{"id":18616,"date":"2017-02-21T11:25:56","date_gmt":"2017-02-21T10:25:56","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=18616"},"modified":"2017-03-27T18:00:37","modified_gmt":"2017-03-27T16:00:37","slug":"ambasadorja-e-turqise-ne-shkup-do-te-jemi-ne-anen-e-gjithkujt-qe-qendron-kunder-feto-s","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=18616","title":{"rendered":"Ambasadorja e Turqis\u00eb n\u00eb Shkup: &#8220;Do t\u00eb jemi n\u00eb an\u00ebn e gjithkujt q\u00eb q\u00ebndron kund\u00ebr FETO-s&#8221;"},"content":{"rendered":"<p class=\"selectionShareable\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/T\u00fclin-Erkal-Kara-e1487698165366.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-18617\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/T\u00fclin-Erkal-Kara-e1487698165366.jpg\" alt=\"\" width=\"854\" height=\"481\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/T\u00fclin-Erkal-Kara-e1487698165366.jpg 854w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/T\u00fclin-Erkal-Kara-e1487698165366-300x169.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/02\/T\u00fclin-Erkal-Kara-e1487698165366-768x433.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 854px) 100vw, 854px\" \/><\/a>Ambasadorja e Turqis\u00eb n\u00eb Shkup, T\u00fclin Erkal Kara, tha se menj\u00ebher\u00eb pas formimit t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Maqedoni do t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb progres n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr FETO-s, duke shtuar se &#8220;Ne do t\u00eb jemi n\u00eb an\u00ebn e gjithkujt q\u00eb q\u00ebndron kund\u00ebr struktur\u00ebs FETO&#8221;, raporton (AA).<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ambasadorja Kara, duke folur p\u00ebr AA, rikujtoi se me detyr\u00eb n\u00eb Shkup \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar para tre muajve dhe se n\u00eb Maqedoni ende nuk \u00ebsht\u00eb formuar qeveri pas zgjedhjeve parlamentare q\u00eb u mbajt\u00ebn m\u00eb 11 dhjetor.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke theksuar se jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje intensive n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr FETO-s n\u00eb Maqedoni, Kara u shpreh se &#8220;I dim\u00eb nj\u00eb nga nj\u00eb t\u00eb gjitha institucionet q\u00eb kan\u00eb lidhje me FETO-n. Luft\u00ebn e kemi filluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb primare q\u00eb k\u00ebtu. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend organizata ka shtat\u00eb shkolla, gazet\u00ebn me emrin Zaman dhe organizata tregtare. Po ashtu, k\u00ebtu ka edhe kompani dhe institucione shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Turqis\u00eb, nd\u00ebrsa ne kemi gjetur se ata jan\u00eb infiltruar aty nj\u00eblloj sikurse n\u00eb Turqi&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Sipas saj, FETO ka ardhur n\u00eb Maqedoni n\u00eb vitet 90-t\u00eb dhe qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb i ka bindur dhe i ka trajnuar dhe pun\u00ebsuar si n\u00eb media, njashtu edhe n\u00eb shkollat e saj, dhe, si\u00e7 tha ajo, duke mos u mjaftuar me k\u00ebt\u00eb, i ka vendosur edhe n\u00eb institucionet turke.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Natyrisht, ne nuk e dim\u00eb numrin e sakt\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre, mir\u00ebpo pronar\u00ebt e shum\u00eb institucioneve me t\u00eb cil\u00ebt jam takuar, jan\u00eb shprehur se jan\u00eb kund\u00ebr tentativ\u00ebs p\u00ebr grusht shteti n\u00eb Turqi m\u00eb 15 korrik. Ne, nga ana tjet\u00ebr, jemi shprehur se sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebnjanohet kjo organizat\u00eb, aq m\u00eb pozitive do t\u00eb jet\u00eb gjendja n\u00eb aspektin e interesave t\u00eb Turqis\u00eb&#8221;, shtoi Kara.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>&#8220;Infiltrohen, vendosen dhe uzurpojn\u00eb&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Kara m\u00eb tej vuri n\u00eb dukje se rezultatet e para &#8220;nuk jan\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme&#8221;. &#8220;Pam\u00eb shum\u00eb qartazi se FETO nuk \u00ebsht\u00eb shpjeguar aq mir\u00eb k\u00ebtu. Informacionet q\u00eb posedojn\u00eb njer\u00ebzit, informacionet e maqedonasve nuk ishin aq t\u00eb qarta sikurse te ne. Duke filluar nga k\u00ebtu, fillimisht nga sfera politike, \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb takohemi me t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebt e partive dhe t&#8217;u shpjegojm\u00eb se sa e rrezikshme \u00ebsht\u00eb kjo organizat\u00eb&#8221;, tha Kara, duke shtuar se atyre \u00ebsht\u00eb dashur t&#8217;u shpjegohet se ajo q\u00eb i ka ndodhur Turqis\u00eb, mund t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb \u00e7do shtet.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nj\u00ebra nga arsyet e rritjes s\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb FETO-s si organizat\u00eb n\u00eb Maqedoni, sipas Kara, \u00ebsht\u00eb &#8220;regjimi pa viza&#8221;. Ajo tha se pjes\u00ebtar\u00ebt e organizat\u00ebs vijn\u00eb dhe vendosen me leht\u00ebsi n\u00eb Maqedoni p\u00ebr shkak t\u00eb regjimit pa viza ose vendin e p\u00ebrdorin si shtet tranzitor.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke treguar se njer\u00ebzve t\u00eb t\u00eb gjitha sferave u kan\u00eb sqaruar dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb t&#8217;u sqarojn\u00eb nj\u00eb nga nj\u00eb mbi FETO-n dhe tentativ\u00ebn e saj p\u00ebr grusht shteti, Kara tha: &#8220;K\u00ebta kan\u00eb tri faza themelore. E para \u00ebsht\u00eb t\u00eb infiltrohen n\u00eb institucion; e dyta t\u00eb marrin dhe t\u00eb vendosin njer\u00ebzit e tyre aty; nd\u00ebrsa e treta t\u00eb uzurpojn\u00eb. Argumenti i tyre themelor \u00ebsht\u00eb t\u00eb uzurpojn\u00eb shtetin. K\u00ebt\u00eb ua kam shpjeguar zyrtar\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb k\u00ebtu&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ambasadorja u shpreh se k\u00ebto tema ua ka shpjeguar ve\u00e7 e ve\u00e7 edhe presidentit t\u00eb Maqedonis\u00eb Gjorge Ivanov dhe lider\u00ebve t\u00eb kat\u00ebr partive politike.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;T\u00eb gjith\u00eb kishin q\u00ebndrimin e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe m\u00eb than\u00eb se &#8216;Po, keni t\u00eb drejt\u00eb se kjo organizat\u00eb \u00ebsht\u00eb e rrezikshme; Nuk do t\u00eb thot\u00eb se ajo q\u00eb ka ndodhur te ju nuk do t\u00eb ndodh\u00eb edhe k\u00ebtu; Duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm&#8217;. Na than\u00eb se do t\u00eb na mb\u00ebshtesin n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim sapo t\u00eb formohet qeveria&#8221;, theksoi Kara, duke th\u00ebn\u00eb m\u00eb tej se kjo gj\u00eb ka ndikuar pozitivisht te ta.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>&#8220;Nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb hap\u00ebsh shkoll\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb huaj&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Kara theksoi nevoj\u00ebn q\u00eb t\u00eb gjitha institucionet t\u00eb vizitohen nj\u00eb nga nj\u00eb dhe t&#8217;u shpjegohet n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb organizat\u00eb. Ajo tha se \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar se kjo struktur\u00eb ka shkolla n\u00eb rreth 115 shtete.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Kjo \u00ebsht\u00eb situat\u00eb shum\u00eb interesante. Sado q\u00eb t\u00eb keni para, t\u00eb hap\u00ebsh shkoll\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb huaj nuk \u00ebsht\u00eb aspak e leht\u00eb. Vini re, k\u00ebta njer\u00ebz, kjo lloj organizate, kan\u00eb mundur t\u00eb hapin shkolla n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe komode n\u00eb cilindo shtet q\u00eb kan\u00eb shkuar. Sado q\u00eb t\u00eb ket\u00eb para nj\u00eb qytetar dhe t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr e t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb t\u00eb hap\u00eb shkoll\u00eb, kjo gj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mundur. Dometh\u00ebn\u00eb, prapa k\u00ebtyre ka nj\u00eb struktur\u00eb. Ekziston sistemi i lobizmit, nd\u00ebrsa ne po flasim p\u00ebr 115 shtete, e jo vet\u00ebm nj\u00eb apo dy&#8221;, vuri n\u00eb pah Kara.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke folur edhe p\u00ebr procesin e paqart\u00ebsis\u00eb qeveritare n\u00eb Maqedoni, ajo vazhdoi: &#8220;Menj\u00ebher\u00eb pas formimit t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Maqedoni, do t\u00eb sh\u00ebnojm\u00eb progres n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr FETO-s, sepse tanim\u00eb ka nj\u00eb vendim p\u00ebr rishqyrtimin e shkollave q\u00eb kan\u00eb lidhje me FETO-n. Vendimi ka dal\u00eb edhe nga K\u00ebshilli i Ministrave, ku vet\u00ebm ministri i Arsimit e ka kund\u00ebrshtuar at\u00eb. Sidoqoft\u00eb, un\u00eb e di mir\u00eb dhe mendoj se n\u00ebse ministrit t\u00eb Arsimit i shpjegohen aktivitetet e v\u00ebrteta t\u00eb k\u00ebsaj organizate, at\u00ebher\u00eb edhe ai nuk do t\u00eb mund ta kund\u00ebrshtoj\u00eb at\u00eb. Jam e mendimit se asnj\u00eb person nuk d\u00ebshiron q\u00eb shteti i tij t\u00eb rrezikohet nga nj\u00eb grusht shteti i k\u00ebtill\u00eb. Rrjedhimisht, jam e bindur se me t&#8217;u formuar qeveria, ne do t\u00eb sigurojm\u00eb me leht\u00ebsi transferimin e kompetencave t\u00eb k\u00ebtyre shkollave n\u00eb Maqedoni&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>&#8220;Synojm\u00eb q\u00eb k\u00ebto shkolla t&#8217;i transferohen Fondacionit Maarif&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Kara b\u00ebri t\u00eb ditur se q\u00ebllimi i tyre nuk \u00ebsht\u00eb mbyllja e shkollave t\u00eb FETO-s, por transferimi i kompetencave t\u00eb tyre fillimisht qeveris\u00eb s\u00eb vendit ku gjenden, nd\u00ebrsa q\u00eb aty transferimi t&#8217;i b\u00ebhet Fondacionit Maarif. &#8220;Kryetari i bordit drejtues t\u00eb Fondacionit Maarif, n\u00eb nj\u00eb bised\u00eb q\u00eb zhvilluam, tha se kan\u00eb em\u00ebruar p\u00ebrfaq\u00ebsues n\u00eb shum\u00eb rajone, pra, duke u bazuar n\u00eb rajone. P\u00ebr shembull, n\u00eb Ballkan \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues. Ai do t\u00eb analizoj\u00eb nj\u00eb nga nj\u00eb t\u00eb gjitha strukturat q\u00eb gjenden k\u00ebtu dhe sipas k\u00ebsaj do t\u00eb fillohen procedurat e transferimit&#8221;, tha ambasadorja Kara.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ajo po ashtu njoftoi se jan\u00eb duke zhvilluar aktivitete edhe p\u00ebr largimin e personave q\u00eb kan\u00eb lidhje me FETO-n nga postet n\u00ebp\u00ebr institucione.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;K\u00ebtu ekziston nj\u00eb spital i syve. K\u00ebta kan\u00eb partner\u00eb n\u00eb Turqi. Mjeku i syve aty vjen nga Turqia tri dit\u00eb t\u00eb jav\u00ebs, b\u00ebn\u00eb operacionet dhe s\u00ebrish kthehet. D\u00ebgjova se emri i k\u00ebtij spitali p\u00ebrmendet si spital i FETO-s. B\u00ebm\u00eb nj\u00eb hulumtim dhe v\u00ebm\u00eb re se personi q\u00eb punonte si drejtor i spitalit kishte punuar p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra n\u00eb gazet\u00ebn Zaman porse ende nuk i ka shk\u00ebputur lidhjet me ta. Duke qen\u00eb k\u00ebshtu, ne e thirr\u00ebm nga Turqia pronarin e spitalit dhe i tham\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb gj\u00ebn\u00eb e duhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Edhe pse na k\u00ebrkoi pak\u00ebz koh\u00eb, ne k\u00ebrkuam q\u00eb kjo pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb sa m\u00eb par\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb dit\u00eb pas k\u00ebtij zhvillimi, na njoftuan se e kan\u00eb shfuqizuar kontrat\u00ebn e personit n\u00eb fjal\u00eb dhe se nuk do t\u00eb punojn\u00eb me t\u00eb&#8221;, theksoi Kara.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Kara \u00ebsht\u00eb e mendimit se n\u00ebse b\u00ebjn\u00eb hulumtime n\u00eb lidhje me institucionet e k\u00ebtij lloji dhe jan\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb \u00e7do vend, at\u00ebher\u00eb kjo struktur\u00eb nuk do t\u00eb mund t\u00eb mbijetoj\u00eb jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p><strong>&#8220;I shqyrtoj t\u00eb gjitha ankesat q\u00eb na vijn\u00eb&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Sipas ambasadores Kara, pjes\u00ebtar\u00ebt e FETO-s gjenden n\u00eb \u00e7do shtet. &#8220;Edhe k\u00ebtu, ata marrin sht\u00ebpi nga i nj\u00ebjti rajon dhe banojn\u00eb aty dhe me gjas\u00eb i vazhdojn\u00eb mbledhjet. I shqyrtoj t\u00eb gjitha ankesat q\u00eb na vijn\u00eb. Shqyrtimet i b\u00ebjm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb hapur dhe t\u00eb qart\u00eb dhe p\u00ebr asnj\u00ebrin nuk b\u00ebjm\u00eb tolerime. Mendoj se \u00e7dokush, \u00e7do institucion, duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb hulumtim t\u00eb qart\u00eb para se t\u00eb marrin nj\u00eb pun\u00ebtor. T\u00eb b\u00ebjn\u00eb hulumtime t\u00eb mira. Edhe dera jon\u00eb k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb e hapur. Duhet t\u00eb jemi af\u00ebr me popullin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye gjendemi k\u00ebtu. Ne si ambasad\u00eb e Turqis\u00eb n\u00eb Shkup do t\u00eb jemi n\u00eb an\u00ebn e gjithkujt q\u00eb q\u00ebndron kund\u00ebr struktur\u00ebs FETO&#8221;, u shpreh Kara, duke th\u00ebn\u00eb se lufta kund\u00ebr k\u00ebsaj strukture nuk duhet zhvilluar e vetme, por nga t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>&#8220;Do ta luftoj k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb deri n\u00eb frym\u00ebn e fundit&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Kara b\u00ebri t\u00eb ditur se t\u00eb gjith\u00eb zyrtar\u00ebt e Maqedonis\u00eb m\u00eb t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb takuar, jan\u00eb shprehur se Republika e Turqis\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr ta. &#8220;K\u00ebt\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi, ata e shprehin duke th\u00ebn\u00eb se Turqia \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb shteteve q\u00eb pranuan pavar\u00ebsin\u00eb e Maqedonis\u00eb. Rrjedhimisht, ata kan\u00eb borxh lojaliteti dhe b\u00ebjn\u00eb q\u00eb ne ta ndiejm\u00eb k\u00ebt\u00eb. Maqedonis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t&#8217;i shpjegohet lufta kund\u00ebr FETO-s. Mjafton q\u00eb ne t\u00eb d\u00ebshirojm\u00eb dhe t&#8217;i vizitojm\u00eb shpesh. Nd\u00ebrkaq, ne do t&#8217;i vizitojm\u00eb deri n\u00eb fund&#8221;, vuri n\u00eb pah Kara, duke shtuar se ajo do t&#8217;i vizitoj\u00eb jo vet\u00ebm maqedonasit, por edhe shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e grupeve t\u00eb tjera etnike.<\/p>\n<p>Teksa vazhdon lufta kund\u00ebr FETO-s, si\u00e7 b\u00ebri t\u00eb ditur Kara, edhe ambasadave dhe diplomat\u00ebve t\u00eb shteteve t\u00eb tjera n\u00eb Maqedoni u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime n\u00eb lidhje me at\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb kjo organizat\u00eb.<\/p>\n<p>&#8220;Kjo organizat\u00eb nuk ka aspak frik\u00eb nga Zoti n\u00eb asnj\u00eb aspekt. \u00c7do njeri duhet t\u00eb punoj\u00eb me forc\u00ebn e tij p\u00ebr \u00e7rr\u00ebnjosjen e k\u00ebsaj strukture. Un\u00eb, T\u00fclin Erkal Kara, do ta luftoj k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb deri n\u00eb frym\u00ebn e fundit&#8221;, n\u00ebnvizoi ambasadorja e Turqis\u00eb n\u00eb Shkup Kara.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasadorja e Turqis\u00eb n\u00eb Shkup, T\u00fclin Erkal Kara, tha se menj\u00ebher\u00eb pas formimit t\u00eb qeveris\u00eb n\u00eb Maqedoni do t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb progres n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr FETO-s, duke shtuar se &#8220;Ne do&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18617,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-18616","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18616"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18616"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18616\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18618,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18616\/revisions\/18618"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18617"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}