{"id":18967,"date":"2017-03-05T10:41:50","date_gmt":"2017-03-05T09:41:50","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=18967"},"modified":"2017-03-05T10:41:50","modified_gmt":"2017-03-05T09:41:50","slug":"19-vjet-nga-beteja-e-jashareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=18967","title":{"rendered":"19 vjet nga Beteja e Jashar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/prekaz-4533.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-18968\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/prekaz-4533.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" height=\"392\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/prekaz-4533.jpg 696w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/prekaz-4533-300x169.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/a>Sulmin e gjer\u00eb q\u00eb e kishte nd\u00ebrmarr\u00eb Serbia n\u00eb Drenic\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhdukur Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs e koncentroi n\u00eb Prekaz, n\u00eb zemr\u00ebn dhe kok\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb duke i b\u00ebr\u00eb asaj nj\u00eb rrethim t\u00eb hekurt.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb fillimet e marsit t\u00eb vitit 1998 do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e gjall\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn e qytet\u00ebruar dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit e saj politik e diplomatik. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kjo ngjarje kaq e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe kaq e fuqishme p\u00ebr nga p\u00ebrmasat e saj t\u00eb flijimit unikat, t\u00eb q\u00ebndres\u00ebs e t\u00eb masakrimit do ta ngrej\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e Kosov\u00ebs n\u00eb krye t\u00eb agjend\u00ebs bot\u00ebrore. K\u00ebshtu, n\u00eb nat\u00ebn e 4 e 5 marsit t\u00eb vitit 1998, Prekazi rrethohet nga forcat e shumta ushtarake dhe policore. Kjo l\u00eb t\u00eb kuptohet se atje do t\u00eb ket\u00eb rrethim t\u00eb hekurt.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht m\u00eb 5 mars b\u00ebhen 19 vjet t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb komandantit legjendar, Adem Jasharit, familjes s\u00eb tij dhe Jashar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Mir\u00ebpo, \u00e7do p\u00ebrvjetor Adem Jasharin e b\u00ebn\u00eb m\u00eb t\u00eb lavdish\u00ebm n\u00eb historin\u00eb e kombit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Me aktin e r\u00ebnies s\u00eb komandantit legjendar Adem Jasharit, familjes s\u00eb tij dhe Jashar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, Kosova mundi frik\u00ebn me \u00e7ka i hapi shtigjet e liris\u00eb dhe t\u00eb ardhm\u00ebris\u00eb. Dhe jo rast\u00ebsisht, n\u00eb Prekaz, n\u00eb Lagjen e Jashar\u00ebve \u00ebsht\u00eb ngritur monumenti m\u00eb i madh i luft\u00ebs p\u00ebr liri, p\u00ebr pavar\u00ebsi e demokraci, q\u00eb k\u00ebdo dit\u00eb dhe data, e pik\u00ebrisht 5,6,7 mars p\u00ebr \u00e7do vit v\u00ebmendja e t\u00eb gjith\u00eb kombit shqiptar kthehet nga Prekazi Legjendar, q\u00eb shekuj e vite i dha Kosov\u00ebs shum\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga viti 1991 deri m\u00eb 1998, Prekazi dhe Drenica ishin t\u00eb rrethuar nga forcat paramilitare serbe. Synimi ishte vrasja e komandantit t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, Adem Jashari dhe familjes s\u00eb tij, p\u00ebr t\u00eb shuar dhe shtypur rezistenc\u00ebn q\u00eb familja Jashari me n\u00eb krye Ademin e Hamz\u00ebn po ia b\u00ebnin regjimit t\u00eb Sllobodan Millosheviqit.<\/p>\n<p>M\u00eb 30 dhjetor t\u00eb vitit 1991 kryhet sulmi i par\u00eb ndaj familjes Jashari. Nd\u00ebrsa sulmin e dyt\u00eb forcat paramilitare serbe e kryen n\u00eb muajin janar, 1998. M\u00eb 22 janar forcat serbe sulmuan familjen Jashari, por edhe k\u00ebsaj beteje, f\u00ebmij\u00ebt dhe grat\u00eb e familjes Jasharaj i rezistuan. Megjithat\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb q\u00eb zgjati af\u00ebr 30 minuta, t\u00eb plagosura mbeten Iliriana, vajza e Rifat Jasharit dhe Selvetja, vajza e Hamz\u00eb Jasharit. Pas k\u00ebtij sulmi, familjes Jashari i erdh\u00ebn miq, shok e bashk\u00ebkombas p\u00ebr t\u2019u solidarizuar me ta. Ata i k\u00ebrkuan kryefamiljarit Jashari q\u00eb t\u2019i t\u00ebrheqin grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt nga aty. Por, edhe grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt kishin marr vendimin q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se \u201cpo t\u00eb vriten djemt\u00eb, nuk na vyen jeta t\u00eb jetojm\u00eb\u201d. Dhe vendosen t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb, q\u00ebndruan p\u00ebr t\u2019i treguar bot\u00ebs se shqiptar\u00ebt nuk shkojn\u00eb askund p\u00ebrtej truallit dhe sht\u00ebpive t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sulmi i tret\u00eb, q\u00eb ndodhi m\u00eb 5, 6 dhe 7 mars t\u00eb vitit 1998, mori jet\u00ebn e 55 njer\u00ebzve n\u00eb fshatin Prekaz, 22 prej t\u00eb cil\u00ebve ishin familjar\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb t\u00eb Adem Jasharit. K\u00ebtij sulmi i mbijetoi vet\u00ebm Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia del q\u00eb mes dat\u00ebs 5-6 mars t\u00eb largohet nga rrethina dhe arrin t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb sulmit, si dhe Besarta, vajza e Hamz\u00ebs, e cila pa dhe p\u00ebrjetoj tmerrin derisa vriteshin an\u00ebtar\u00ebt e familjes s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Historia e familjes Jashari dhe eksponatet e saj jan\u00eb vendosur n\u00eb Muzeun e Epopes\u00eb s\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Ciceroni, Xhevat Imeri, p\u00ebr KosovaPress ka treguar p\u00ebr ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit t\u00eb 1998-\u00ebs n\u00eb Prekaz, por edhe p\u00ebr sulmet e m\u00ebhershme. Ai p\u00ebr 5 mars kujton Drenic\u00ebn e rrethuar, ku n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij rrethimi ishte komandanti Adem Jashari bashk\u00eb me familje.<\/p>\n<p>\u201cPes\u00eb marsin e kujtoj si gjith\u00eb shqiptar\u00ebt. Me pes\u00eb mars t\u00eb cil\u00ebn e gjen Drenic\u00ebn t\u00eb rrethuar, por sh\u00ebnjest\u00ebr e k\u00ebtij rrethimi ishte familja dhe komandanti Adem Jashari. Duke pasur parasysh ardhjen n\u00eb krye t\u00eb Adem Jasharit si komandant i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, dhe duke u munduar q\u00eb ta shuajn\u00eb k\u00ebt\u00eb L\u00ebvizje t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs, regjimi serb dhe familjen Jashari e kishin n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr q\u00eb nga viti 1991, m\u00eb konkretisht me 30 dhjetor t\u00eb vitit 1991 b\u00ebhet edhe sulmi i par\u00eb n\u00eb familjen Jashari. \u00cbsht\u00eb ditur q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb pasoja, \u00ebsht\u00eb ditur q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb sakrifikime por rolin kryesor n\u00eb jet\u00ebn e Ademit e ka luajtur familja, sepse familja ishte ajo e cila p\u00ebrkrahi Adem Jasharin, p\u00ebrkrahi iden\u00eb e tij, por n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ky\u00e7 luante edhe vallua i madh Rifati\u201d, tha Imeri.<\/p>\n<p>Ciceroni Imeri ka treguar se para 5 marsit, komandantin Adem Jashari e kishin lajm\u00ebruar q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb sulme dhe q\u00eb forcat serbe do t\u2019ia m\u00ebsynin Skenderajt. Por ai tregon se ishte menduar q\u00eb fillimisht k\u00ebto forca do t\u00eb kalojn\u00eb n\u00eb Llaush\u00eb, duke e pasur parasysh se aty ka qen\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e njer\u00ebzve t\u00eb Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, k\u00ebto forca nuk e kishin cak Llaush\u00ebn, caku i tyre ishte Prekazi. Komandant Ademi, pasi u informua q\u00eb forcat serbe do t\u00eb sulmojn\u00eb Prekazin, Imeri tregon se ai lajm\u00ebroi familjen e tij, ku iu kishte th\u00ebn\u00eb \u201cp\u00ebrhaj\u00ebr na qoft\u00eb, se lufta do t\u00eb filloj\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLuftimet fillojn\u00eb me 5 mars t\u00eb vitit 98 nga qendra e fabrik\u00ebs s\u00eb municioneve. Por si fshati, lagja Jashari ka qen\u00eb e rrethuar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt. Arsyeja pse \u00ebsht\u00eb rrethuar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt ka qen\u00eb fillimisht q\u00eb t\u00eb mos lejohen njer\u00ebzit q\u00eb t\u00eb hyn\u00eb dhe t\u00eb dalin p\u00ebr ndihm\u00eb, dhe q\u00ebllimi kryesor ndoshta ka qen\u00eb vrasja e Adem Jasharit. Ata kan\u00eb menduar se po t\u00eb vritet Ademi si kryekomandanti i Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs do t\u00eb shuhet edhe L\u00ebvizja Ushtris\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs\u2026 Por, si simbol i k\u00ebsaj lirie, q\u00eb ne kemi merret familja Jashari, ku e gjitha si familje, duke llogaritur gra, f\u00ebmij\u00eb bien heroikisht duke e mbrojtur familjet, duke e mbrojtur Kosov\u00ebn, por bie edhe rrethi m\u00eb i gjer\u00eb i Jasharajve prej 55 vetave ku n\u00eb mesin e tyre, 32 jan\u00eb meshkuj, 23 jan\u00eb femra, dhe 21 prej tyre jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs, n\u00eb familjen Jashari kan\u00eb qen\u00eb prezent\u00eb 22 an\u00ebtar\u00eb\u201d, tha Imeri.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, Rifati me tre djemt\u00eb, Muratin, Bekimi dhe Lulzimin n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishin n\u00eb Gjermani. Po ashtu, n\u00eb k\u00ebt\u00eb sulm munguan edhe dy vajzat e Ademit, Shqipja, Marigona dhe dy vajzat e Rifatit, Ilrijana dhe Fazija, pasi q\u00eb t\u00eb kat\u00ebrtat ishin plagosura. M\u00eb pas ai tregoi se si i mbijetoi vajza e Hamz\u00ebs Besarta sulmit, e cila mbijetoi duke u strehuar n\u00ebn magjen ku gatuhej buka.<\/p>\n<p>\u201cKurse an\u00ebtari i dyt\u00eb dhe i vet\u00ebm i cili sheh dhe e p\u00ebrjeton gjith\u00eb tmerrin e familjes Jashari, ka qen\u00eb Besarta, vajza e Hamz\u00ebs. Edhe si familje, luft\u00ebn nuk e kan\u00eb paramenduar me gra dhe f\u00ebmij\u00eb edhe duke e par\u00eb dy sulmet e para me t\u00eb lehta , grat\u00eb dhe f\u00ebmija kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb podrum, dhe ajo goditja q\u00eb vie nga mbrapa ka qen\u00eb edhe goditja m\u00eb fatale do t\u00eb thot\u00eb k\u00ebsaj predhje i mbijeton vet\u00ebm Besarta duke kaluar n\u00eb kuzhin\u00eb n\u00ebn\u00eb magje dhe duke q\u00ebndruar e strehuar p\u00ebr ato 72 or\u00eb. Ajo thot\u00eb se si obligim do ta ndjej\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr at\u00eb pjes\u00ebn ku k\u00ebrkonin uj\u00eb me pi. Gjithher\u00eb kam provuar t\u2019ua d\u00ebrgoj, mir\u00ebpo thot\u00eb se vazhdimisht kishte gjuajtje dhe granatime dhe nuk ka pasur mund\u00ebsi q\u00eb t\u2019ua ofroj edhe at\u00eb pik\u00eb uj\u00eb\u2019, ka treguar Imeri.<\/p>\n<p>Por, p\u00ebrve\u00e7 trishtimit q\u00eb p\u00ebrjetoi Besarta, sa ishte brenda, ajo u p\u00ebrball edhe me forcat serbe, t\u00eb cilat kishin hyr\u00eb brenda p\u00ebr ta v\u00ebrtetuar q\u00eb kishin vrar\u00eb Adem Jasharin. Me t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, ata gjet\u00ebn edhe Besart\u00ebn q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ishte 11-vje\u00e7are. At\u00eb e mor\u00ebn, por Besarta n\u00eb ato momente pati dhe nj\u00eb lutje p\u00ebr ushtar\u00ebt serb\u00eb, q\u00eb motr\u00ebn e saj, Blerin\u00ebn 7-vje\u00e7are ta merrnin nga dhoma posht\u00eb, pasi ajo ishte e gjall\u00eb. Por, edhe p\u00ebrkund\u00ebr premtimit q\u00eb iu dha asaj, Blerin\u00ebs nuk i ofruan ndihm\u00eb dhe ajo vdiq, bashk\u00eb me an\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes Jashari.<\/p>\n<p>Ciceroni Imeri thot\u00eb se rezistenca \u00ebsht\u00eb zhvilluar n\u00eb t\u00ebr\u00eb lagjen Jashari. M\u00eb pas ai rr\u00ebfeu edhe largimin e forcave serbe nga Kosova, ku me t\u00eb larguar forcat serbe t\u00eb mbijetuarit e familjes Jashari q\u00eb ishin n\u00eb Gjermani kthehen n\u00eb Prekaz.<\/p>\n<p>\u201cFatmir\u00ebsisht pas largimit t\u00eb forcave serbe, familja Jashari kthehet nga Gjermania. E kan\u00eb filluar nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb re, jan\u00eb martuar kat\u00ebr djem kan\u00eb lindur 14 f\u00ebmij\u00eb, 9 djem dhe pes\u00eb vajza me emra t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb Shabani, Ademi, Hamza, Zahidja . Dhe tash duke llogaritur nuset q\u00eb kan\u00eb marr, f\u00ebmij\u00ebt q\u00eb kan\u00eb lindur duhet t\u00eb plot\u00ebsohet edhe nj\u00eb an\u00ebtar\u00eb. Si pasuri, familja thot\u00eb se pasurin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe dhe privilegjin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb kemi fituar \u00ebsht\u00eb populli. Thon\u00eb kemi dh\u00ebn\u00eb gjithsej 55 duke llogaritur krejt njer\u00ebzit e lagjes si familje, por thon\u00eb q\u00eb kemi fituar 7 milion\u00eb duke llogaritur gjith\u00eb shqiptar\u00ebt nga jemi\u201d, tha Imeri.<\/p>\n<p>P\u00ebr nder t\u00eb 19 vjetorit t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb Adem Jasharit, familjes s\u00eb tij dhe t\u00eb tjer\u00ebve, sot n\u00eb Prekaz, si \u00e7do vit, i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb homazhe p\u00ebr t\u00eb nderuar vepr\u00ebn dhe rezistenc\u00ebn dhe sakrific\u00ebn e b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sulmin e gjer\u00eb q\u00eb e kishte nd\u00ebrmarr\u00eb Serbia n\u00eb Drenic\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhdukur Ushtrin\u00eb \u00c7lirimtare t\u00eb Kosov\u00ebs e koncentroi n\u00eb Prekaz, n\u00eb zemr\u00ebn dhe kok\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb duke i b\u00ebr\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18968,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-18967","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18967"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18967"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18967\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18969,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18967\/revisions\/18969"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18968"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18967"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18967"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18967"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}