{"id":18989,"date":"2017-03-06T18:25:37","date_gmt":"2017-03-06T17:25:37","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=18989"},"modified":"2017-03-06T18:25:37","modified_gmt":"2017-03-06T17:25:37","slug":"nese-shqiperia-nuk-eshte-efektive-kunder-feto-s-mund-te-akuzohet-per-financim-terrorizmi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=18989","title":{"rendered":"&#8220;N\u00ebse Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb efektive kund\u00ebr FETO-s, mund t\u00eb akuzohet p\u00ebr financim terrorizmi&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/gjinishi-e1488821121766.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-18990\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/gjinishi-e1488821121766.jpg\" alt=\"\" width=\"851\" height=\"479\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/gjinishi-e1488821121766.jpg 851w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/gjinishi-e1488821121766-300x169.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/03\/gjinishi-e1488821121766-768x432.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 851px) 100vw, 851px\" \/><\/a>Analisti dhe kolumnisti shqiptar, Dr. Ermir Gjinishi, ka deklaruar se Shqip\u00ebria ka mbetur e dob\u00ebt n\u00eb p\u00ebrpjekjet kund\u00ebr organizat\u00ebs terroriste, Fetullah\u00e7\u0131 (FETO) dhe se &#8220;Shqip\u00ebria duhet t\u00eb pengoj\u00eb marrjen e tenderave e koncesioneve nga kompanit\u00eb e FETO-s. N\u00ebse Shqip\u00ebria nuk do t\u00eb jet\u00eb efektive n\u00eb p\u00ebrpjekjet kund\u00ebr FETO-s, n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt ajo rrezikon t\u00eb akuzohet p\u00ebr financim terrorizmi&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr Anadolu Agency (AA), Gjinishi v\u00eb n\u00eb dukje se FETO \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00ebkuptim doktrinar i deformuar me n\u00eb qend\u00ebr kultin e individit, njeriun. &#8220;Fen\u00eb ia indeksojn\u00eb Fetullah Gylenit. Kjo gj\u00eb me koh\u00eb b\u00ebn q\u00eb feja t\u00eb tjet\u00ebrsohet n\u00eb nj\u00eb parti. Prij\u00ebsin e tyre e ngren\u00eb m\u00eb lart se i d\u00ebrguari (Pejgamberi), nd\u00ebrsa n\u00eb Islam Pejgamberi, apo \u00e7do krijes\u00eb tjet\u00ebr nuk adhurohet. Adhurimi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr Krijuesin&#8221;, shton ai.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Gjinishi thot\u00eb se e ka njohur doktrin\u00ebn bashk\u00eb me ndjek\u00ebsit e FETO-s q\u00eb prej 25 vitesh dhe n\u00eb vazhdim ka shtuar se ka qen\u00eb pik\u00ebrisht koncepti i tyre i devijuar &#8220;nj\u00eb fe me qend\u00ebr liderin&#8221; q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb jet\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm e t\u00eb distancohet me koh\u00eb nga doktrina e tyre. &#8220;Shikoja q\u00eb p\u00ebrloteshin her\u00eb her\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb flisnin p\u00ebr Gylenin dhe kuptova q\u00eb ka di\u00e7ka q\u00eb nuk shkon k\u00ebtu kur nuk qajn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb pejgamber e qajn\u00eb p\u00ebr Gylenin&#8221;, thot\u00eb ai.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>&#8220;Ata e keqp\u00ebrdorin besimin p\u00ebr indoktrinim, si nj\u00eb laborator t\u00eb shp\u00eblarjes s\u00eb trurit&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se Gyleni p\u00ebrdor fen\u00eb p\u00ebr t\u00eb shp\u00eblar\u00eb trurin e njer\u00ebzve, Gjinishi n\u00eb vijim t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij thot\u00eb: &#8220;Ata funksionojn\u00eb si laboratore p\u00ebr shp\u00eblarjen e trurit. D\u00ebgjojn\u00eb vet\u00ebm kasetat e Gylenit, shikojn\u00eb vet\u00ebm fjalimet e tij, lexojn\u00eb librat e tij dhe n\u00ebse ai nuk sugjeron nj\u00eb tjet\u00ebr lib\u00ebr, nuk lexojn\u00eb. P\u00ebr shkak se nuk lexojn\u00eb ata u afrohen me paragjykime refuzuese temave jasht\u00eb atyre q\u00eb u shpjegon Gyleni. Gyleni i ka vendosur pranga lidhjes s\u00eb tyre me bot\u00ebn e jashtme dhe u ka marr\u00eb atyre lirin\u00eb nga duart. Ky \u00ebsht\u00eb problemi kryesor.&#8221;<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nd\u00ebrsa duke theksuar se pjes\u00ebtar\u00ebt e organizat\u00ebs nuk pranojn\u00eb asnj\u00eb kritik\u00eb p\u00ebr Gylenin, Gjinishi n\u00eb vijim shton: &#8220;N\u00eb librat e tij ka shembuj t\u00eb shumt\u00eb q\u00eb tregojn\u00eb se ata jan\u00eb kan\u00eb devijuar nga Islami. Si p\u00ebr shembull fetvaja p\u00ebr vendosjen e parukeve n\u00eb vend t\u00eb shamis\u00eb. Muslimani nuk fsheh at\u00eb q\u00eb b\u00ebn dhe mendimin e tij. Dyfytyr\u00ebsia nuk ka vend n\u00eb Islam. K\u00ebtu kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb e nd\u00ebrtuar mbi &#8216;sistemin e abiler\u00ebve&#8217;. Asnj\u00eb musliman n\u00eb bot\u00eb nuk fsheh personalitetin dhe veten e tij. Po p\u00ebrse i fshehin k\u00ebto? Sepse nuk kan\u00eb nj\u00eb q\u00ebllim dhe mendim t\u00eb past\u00ebr. Nj\u00eb nga ve\u00e7orit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb kishte Pejgamberi jon\u00eb (as) ishte &#8216;el-emin&#8217;, nd\u00ebrsa mes sjelljes se Gylenit dhe Pejgamberit ton\u00eb nuk ka asnj\u00eb gj\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt.&#8221;<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>&#8220;KMSH nuk p\u00ebrfaq\u00ebson musliman\u00ebt, por Gylenin&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Gjinishi thot\u00eb se prej vitit 2010 ai vazhdon t\u00eb shpjegoj\u00eb miqve t\u00eb tij FETO-n dhe se k\u00ebto gj\u00ebra ai i ka th\u00ebn\u00eb n\u00eb programe mediatike dhe i ka shkruajtur n\u00eb artikuj t\u00eb shumt\u00eb. &#8220;Kam punuar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb n\u00eb Komunitetin Musliman Shqiptar (KMSH), i cili tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e FETO-s, dhe jam ndar\u00eb nga ky institucion para disa vitesh, nd\u00ebrsa nj\u00eb nga arsyet e ndarjes sime ishte bashk\u00ebpunimi i tij me nj\u00eb parti politike. Isha kund\u00ebr p\u00ebrzierjes s\u00eb fes\u00eb me politik\u00eb dhe hyrjes s\u00eb politik\u00ebs n\u00eb xhami. KMSH nuk p\u00ebrfaq\u00ebson sot musliman\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, por Gylenin.&#8221;<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>&#8220;Veprojn\u00eb kund\u00ebr parimit t\u00eb Islamit tradicional&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se FETO n\u00eb Shqip\u00ebri ka marr\u00eb n\u00ebn kontroll, krahas KMSH-s\u00eb, edhe nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb medreseve, Gjinishi n\u00eb vijim thot\u00eb: &#8220;Ata veprojn\u00eb kund\u00ebr parimit t\u00eb Islamit tradicional. N\u00eb shum\u00eb institucione q\u00eb mor\u00ebn n\u00ebn kontroll hoq\u00ebn punonj\u00ebsit dhe vendos\u00ebn gylenxhinj. Me financat e tyre t\u00eb errta ata punojn\u00eb edhe p\u00ebr pastrimin e parave. Ende pa tentuar p\u00ebr nj\u00eb grusht shteti n\u00eb Turqi, un\u00eb kam shpjeguar n\u00eb shum\u00eb platforma se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb organizat\u00eb kriminale, nj\u00eb organizat\u00eb e cila p\u00ebrdor Islamin p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me t\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>&#8220;An\u00ebtar\u00ebt e FETO-s n\u00eb panik&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Dr. Gjinishi thot\u00eb se pas tentativ\u00ebs p\u00ebr grusht shteti n\u00eb Turqi m\u00eb 15 korrik, ndjek\u00ebsit e FETO-s n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjendje paniku. Ai ka theksuar se ata fillimisht kan\u00eb filluar t\u00eb t\u00ebrhiqen nga media e shkruar, nd\u00ebrsa m\u00eb pas kan\u00eb marr\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebjn\u00eb publikime n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke th\u00ebn\u00eb se ve\u00e7an\u00ebrisht pas tentativ\u00ebs p\u00ebr grusht shteti ndjek\u00ebsit e tyre kan\u00eb zhvilluar taktika t\u00eb ndryshme, ai thot\u00eb se &#8220;Ata jan\u00eb duke punuar p\u00ebr t\u00eb forcuar edhe m\u00eb tej lidhjet e tyre n\u00eb politik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. Duke ndryshuar emrat e aksioner\u00ebve n\u00eb kompanit\u00eb e tyre ata punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb pastruar parat\u00eb e tyre t\u00eb pista.&#8221;<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ai v\u00eb n\u00eb dukje gjithashtu se ndjek\u00ebsit e FETO-s n\u00eb Shqip\u00ebri mundohen q\u00eb situat\u00ebn n\u00eb Turqi ta transmetojn\u00eb si nj\u00eb problem personal t\u00eb Fetullah Gylenit me drejtuesit zyrtar t\u00eb Turqis\u00eb. &#8220;N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt nuk kan\u00eb patur sukses sepse rreziku nga ata k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri nuk mund t\u00eb justifikohet duke e transmetuar realitetin e Turqis\u00eb si mosmarr\u00ebveshje personale. Ata synojn\u00eb formimin e shteteve paralele. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb ata e synojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn ku kan\u00eb shtrir\u00eb tentakulat e tyre.&#8221;<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>&#8220;Lufta kund\u00ebr tyre duhet t\u00eb filloj\u00eb fillimisht me biznesmen\u00ebt e tyre&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nd\u00ebrkaq, duke radhitur disa m\u00ebnyra se si mund t\u00eb luftohet kund\u00ebr tyre, Gjinishi thot\u00eb: &#8220;Strukturat e tyre n\u00eb institucionet shqiptare duhet t\u00eb hetohen dhe t\u00eb nxirren n\u00eb pah, nd\u00ebrsa burimet e tyre financiare duhet t\u00eb merren n\u00ebn kontroll. Puna duhet t\u00eb nis\u00eb nga biznesmen\u00ebt e tyre. Nj\u00eb pjes\u00eb e parave q\u00eb shteti i jep KMSH-s\u00eb shkojn\u00eb tek kjo organizat\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteti shqiptar edhe pse pa dashje b\u00ebn t\u00eb mundur indirekt financimin e atyre q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr grusht shteti n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr vend. Kjo gj\u00eb duhet t\u00eb ndalet dhe duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb model me qend\u00ebr vlerat. Duhet t\u00eb pengohen aktivitetet e tyre t\u00eb jasht\u00ebligjshme duke i mbyllur ato sepse ato nuk jan\u00eb transparent\u00eb. Sh\u00ebrbimet Informative t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb n\u00ebn kontroll sht\u00ebpit\u00eb e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri. Pasi n\u00eb k\u00ebto sht\u00ebpi Gyleni formon ushtrin\u00eb e tij t\u00eb fsheht\u00eb dhe i p\u00ebrdor ato p\u00ebr interesat e veta.&#8221;<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Kompanit\u00eb t\u00eb cilat marrin tendera nga shteti duhet t\u00eb kontrollohen dhe kjo gj\u00eb t\u00eb pengohet. N\u00ebse Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb efektive kund\u00ebr FETO-s, n\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb af\u00ebrt mund t\u00eb mbes\u00eb p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb akuze p\u00ebr financim terrorizmi. \u00cbsht\u00eb e jasht\u00ebligjshme dhe e pamoralshme q\u00eb taksat e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb kasafortat e FETO-s e cila vrau qytetar\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb zgjedhur me vot\u00eb popullore&#8221;, thekson m\u00eb tej ai.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>&#8220;Lufta duhet b\u00ebr\u00eb sy m\u00eb sy, dh\u00ebmb\u00eb m\u00eb dh\u00ebmb\u00eb&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Dr. Gjinishi shprehet gjithashtu se edhe Turqia duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb at\u00eb q\u00eb i takon p\u00ebr sa i p\u00ebrket luft\u00ebs kund\u00ebr FETO-s n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Turqia duhet ti jap\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb list\u00ebn e personave n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb FETO-s n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Pasi kjo t\u00eb ndodh\u00eb at\u00ebher\u00eb shteti shqiptar do ta ket\u00eb m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb veproj\u00eb kund\u00ebr tyre. Struktura e k\u00ebsaj organizate dhe funksionimi i saj duhet t&#8217;i shpjegohet mir\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Nd\u00ebrsa n\u00eb lidhje me metodat e tyre t\u00eb zhvilluara t\u00eb organizimit duhet t\u00eb informohet n\u00eb \u00e7do moment. N\u00eb nj\u00eb sistem demokratik nuk mund t\u00eb tolerohen organizata q\u00eb sovranitetin marrin nga dora e popullit. Lufta kund\u00ebr Gylenit \u00ebsht\u00eb si legjitimja kund\u00ebr t\u00eb paligjshmes, e v\u00ebrteta kund\u00ebr t\u00eb pav\u00ebrtet\u00ebs. Realisht, q\u00eb me fillimin e njer\u00ebzimit n\u00eb tok\u00eb kjo p\u00ebrpjekje dhe luft\u00eb vazhdon. Ne duhet t\u00eb zgjedhim an\u00ebn ton\u00eb. Lufta duhet b\u00ebr\u00eb sy m\u00eb sy, dh\u00ebmb\u00eb m\u00eb dh\u00ebmb\u00eb. N\u00ebse Gyleni d\u00ebshiron t\u00eb merret me politik\u00eb, le t\u00eb formonte nj\u00eb parti politike. Strukturat paralele nuk jan\u00eb demokratike&#8221;, p\u00ebrfundon vler\u00ebsimin e tij Gjinishi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Analisti dhe kolumnisti shqiptar, Dr. Ermir Gjinishi, ka deklaruar se Shqip\u00ebria ka mbetur e dob\u00ebt n\u00eb p\u00ebrpjekjet kund\u00ebr organizat\u00ebs terroriste, Fetullah\u00e7\u0131 (FETO) dhe se &#8220;Shqip\u00ebria duhet t\u00eb pengoj\u00eb marrjen e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18990,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-18989","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18989"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=18989"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18989\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":18991,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/18989\/revisions\/18991"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/18990"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=18989"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=18989"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=18989"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}