{"id":19033,"date":"2017-03-08T14:02:58","date_gmt":"2017-03-08T13:02:58","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=19033"},"modified":"2017-03-08T05:27:38","modified_gmt":"2017-03-08T04:27:38","slug":"maqedonia-bashibozuke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=19033","title":{"rendered":"MAQEDONIA BASHIBOZUKE"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/bardhi-8911-e1482174050340.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-16858\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/bardhi-8911-e1482174050340.jpg\" alt=\"\" width=\"755\" height=\"428\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/bardhi-8911-e1482174050340.jpg 669w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/bardhi-8911-e1482174050340-300x170.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 755px) 100vw, 755px\" \/><\/a>Shkruan: Ismail Bardhi<\/strong><\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr gjah. N\u00eb fakt jo p\u00ebr gjah t\u00eb eg\u00ebr, por p\u00ebr gjah t\u00eb but\u00eb, t\u00eb kultivuar; p\u00ebr gjah t\u00eb fshehur, p\u00ebr gjah mbi ata q\u00eb p\u00ebrkulin shpirtin.\u201d (Nietzche)<\/p>\n<p>M\u00eb kujtohet nj\u00eb ngjarje q\u00eb ndodhi n\u00eb nj\u00eb shtet ku nj\u00eb shkrimtar i njohur tha p\u00ebr popullin e vet se 60 p\u00ebr qind jan\u00eb t\u00eb marr\u00eb; shkaku i k\u00ebsaj nj\u00eb num\u00ebr i madh njer\u00ebzish dol\u00ebn n\u00eb protesta dhe gati sa nuk e lin\u00e7uan. Pas disa dit\u00ebsh doli nj\u00eb tjet\u00ebr dhe tha: 40 p\u00ebr qind prej popullit tim jan\u00eb t\u00eb men\u00e7ur. Populli u \u00e7mend nga g\u00ebzimi.<\/p>\n<p>Me siguri mund t\u00eb pyeteni se \u00e7\u2019lidhje ka kjo me Maqedonin\u00eb: ja u harruan t\u00eb gjitha gj\u00ebrat q\u00eb e mbajn\u00eb gjall\u00eb nj\u00eb shtet p\u00ebr arsye se desh\u00ebn t\u00eb mashtrohen nga fjala 60 p\u00ebr qind. Fjala \u201c60 p\u00ebr qind\u201d nuk ka qen\u00eb mashtrim, por realitet, ngaq\u00eb edhe tjetri e ka provuar kur ka p\u00ebrmendur 40 p\u00ebrqind\u00ebshin. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e dhimbshme kur shesh se shkruhen histori, let\u00ebrsi, filozofi duke u mb\u00ebshtetur mbi hershm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb populli, kur shkohet aq larg e thuhet se \u00ebsht\u00eb \u201cpopull biblik\u201d. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kemi nj\u00eb popull shum\u00eb t\u00eb lasht\u00eb i cili thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i till\u00eb. Ngjarjet e fundit d\u00ebshmojn\u00eb se asnj\u00ebra nga k\u00ebto nuk mban: as hershm\u00ebria, e as mb\u00ebshtetja mbi at\u00eb bibliken. Q\u00eb t\u00eb jet\u00eb paradoksi akoma m\u00eb i madh, n\u00eb bindjen q\u00eb kan\u00eb bazuar mbi at\u00eb q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb Bib\u00ebl, nuk duhet harruar se aty p\u00ebrmenden edhe derri, edhe lavirja. Andaj, duhet qen\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm mbi \u00e7ka mb\u00ebshtetemi, t\u2019i largohemi manipulimit, sepse manipulimi na kthehet si bumerang q\u00eb na turp\u00ebron dhe na \u00e7mend.<\/p>\n<p>Ngjarjet e fundit e d\u00ebshmojn\u00eb k\u00ebt\u00eb bumerang, pra \u00e7mendurin\u00eb ton\u00eb. Faktikisht, edhe n\u00ebp\u00ebr klanet e vjetra primitive asnj\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb shkelur rregullat, sepse gjith\u00e7ka ekziston vet\u00ebm n\u00ebse ka rregulla. E \u00e7\u2019mund t\u00eb themi ne n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb Maqedoni?!? N\u00eb fakt ne nuk kemi shtet, dhe at\u00eb jo p\u00ebr shkak t\u00eb popullit, por nga \u201cju\u201d q\u00eb mundohen t\u00eb jepni drejt\u00ebsi dhe rregulla. Maqedonia jo q\u00eb nuk ka mb\u00ebshtetje n\u00eb mitologji, por as n\u00eb histori, sepse ajo \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mall i nj\u00eb njeriu, respektivisht nj\u00eb grupi, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb bande. Kjo band\u00eb, p\u00ebr ta mbrojtur vetveten, i shkrepi plumbat e vet t\u00eb manipulimit n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb trishtuar nga varf\u00ebria dhe frika nga largimi prej pune. Mashtrimi i plot\u00eb: \u201cpo na ik shteti\u201d! M\u00eb vjen turp t\u2019i p\u00ebrmend termet \u201cjuridike\u201d q\u00eb ka nisur t\u2019i p\u00ebrdor\u00eb edhe masa \u2013 sipas tablos\u00eb tamam beduine: Duam shtet unitar!!! \u00c7\u2019mund t\u00eb them p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, ve\u00e7se: Ju lumt\u00eb, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb na mashtruat; me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb na turp\u00ebruat. Keni pasur mund\u00ebsi t\u2019i largoheni k\u00ebtij manipulimi dhe t\u00eb tregoheni \u201ctrima\u201d: duhej t\u00eb thoni se nuk e l\u00ebshoni pushtetin dhe se pa at\u00eb jemi asgj\u00eb. Por, ju e (keq)p\u00ebrdor\u00ebt rishtas fuqin\u00eb e mas\u00ebs. Tmerr!<\/p>\n<p>At\u00eb q\u00eb d\u00ebgjuam, q\u00eb pam\u00eb besom\u00ebni se u rr\u00ebqeth\u00ebm; nuk u frik\u00ebsuam, por u rr\u00ebqeth\u00ebm, sepse pam\u00eb mas\u00ebn teksa ul\u00ebrin dhe p\u00ebrgatitet p\u00ebr nj\u00eb \u201cluft\u00eb\u201d nd\u00ebrqytetare, nd\u00ebrfamiljare, nd\u00ebrfqinj\u00ebsore, me pretekst se ne jemi n\u00eb gjendje t\u00eb b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka. \u00c7\u2019do t\u00eb thot\u00eb kjo: ne jemi n\u00eb gjendje p\u00ebr gjenocid, gjakderdhje, luft\u00eb t\u00eb brendshme me t\u00eb vetmin q\u00ebllim q\u00eb ju \u201ckopil\u00ebt\u201d e pushtetit t\u00eb mbijetoni. N\u00eb koh\u00ebn e varf\u00ebris\u00eb mund t\u00eb b\u00ebni gjith\u00e7ka, sepse varf\u00ebria verb\u00ebron dhe \u00e7mend; ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dimension n\u00eb t\u00eb cilin mund t\u00eb b\u00ebsh gjith\u00e7ka t\u00eb keqe, ngaq\u00eb ta largon fuqin\u00eb e mendjes dhe urt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb cilat jan\u00eb masat kryesore p\u00ebr bashkekzistimin ton\u00eb. Un\u00eb mund t\u00eb mos dua njeri, por edhe mendja edhe urt\u00ebsia, edhe feja m\u00eb th\u00ebrrasin q\u00eb ta dua dhe ta respektoj t\u00eb drejt\u00ebn, pa marr\u00eb parasysh se k\u00eb kam p\u00ebrball\u00eb. Kjo nuk i n\u00ebnkupton \u201ckopil\u00ebt\u201d.<\/p>\n<p>Ju shkuat aq larg sa ta keqp\u00ebrdorni edhe institucionin fetar, q\u00eb nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ka mb\u00ebshtetje n\u00eb m\u00ebsimet e fes\u00eb, ndaj m\u00eb g\u00ebzoi rasti q\u00eb Kisha nuk doli \u201czyrtarisht\u201d n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb \u00e7menduris\u00eb nga e cila jemi rrethuar dhe pushtuar. Ky moment m\u00eb b\u00ebri disi t\u00eb kem paksa shpres\u00eb, sepse besom\u00ebni se filluam t\u00eb flasim me shok\u00ebt p\u00ebrmes telefonit q\u00eb t\u00eb kujdesemi ku shkojm\u00eb, sepse njer\u00ebzit jan\u00eb \u00e7mendur, kan\u00eb filluar t\u00eb b\u00ebjn\u00eb hata. Nuk duhet harruar rastin e gazetar\u00ebve, sulmin mbi intelektual\u00ebt e t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Un\u00eb pajtohem se n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb manipuluar, por p\u00ebrgjegj\u00ebsia m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb tek ata q\u00eb m\u00ebtojn\u00eb t\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb me num\u00ebr \u201cm\u00eb t\u00eb madh\u201d, ngaq\u00eb ata n\u00eb fakt e kan\u00eb aparatin shtet\u00ebror n\u00eb dor\u00eb. K\u00ebtu do t\u00eb them se ishte k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb ta shoh at\u00eb pjes\u00ebn me p\u00ebrqindje \u201cm\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\u201d, e di se keni aversion ta p\u00ebrmend fjal\u00ebn \u201cshqiptar\u00eb\u201d, por ja po e them. Ata n\u00eb bisedat televizive, n\u00eb debatet e ndryshme treguan nj\u00eb pjekuri, nj\u00eb urt\u00ebsi t\u00eb madhe. Pa marr\u00eb parasysh fyerjet, sharjet me nj\u00eb frym\u00eb fashiste, plot mllef dhe terroriz\u00ebm, ata th\u00ebrrasin n\u00eb urt\u00ebsi dhe n\u00eb durim; nuk e thirr\u00ebn mas\u00ebn q\u00eb t\u2019i kund\u00ebrp\u00ebrgjigjet mas\u00ebn e mashtruar, ashtu si\u00e7 do t\u00eb b\u00ebnin t\u00eb tjer\u00ebt. Do t\u00eb doja q\u00eb ta vazhdojn\u00eb k\u00ebt\u00eb urt\u00ebsi dhe ta demaskojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj \u201cpatriotizmi\u201d t\u00eb vajtimit se kinse na iku shteti, kinse ai po b\u00ebhet dygjuh\u00ebsor; po na ik unitarizmi dhe t\u00eb largohen nga kjo platform\u00eb, p\u00ebr arsye se \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb thon\u00eb se tek ne 40 p\u00ebr qind jan\u00eb t\u00eb men\u00e7ur. Por, me nj\u00eb kusht: ne nuk k\u00ebrkojm\u00eb asgj\u00eb, e para p\u00ebr arsye se nuk ka kush t\u00eb jap\u00eb di\u00e7ka, por k\u00ebrkojm\u00eb shtet juridik, pa gjuh\u00eb, pa ngjyr\u00eb; shtet juridik q\u00eb \u201ckopil\u00ebt\u201d, vagabond\u00ebt do t\u2019i nxjerr\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb nga tmerri q\u00eb jemi duke e par\u00eb.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e dhimbshme kjo tablo e mas\u00ebs s\u00eb tubuar q\u00eb ul\u00ebrim\u00ebn e vet nuk e mb\u00ebshtet mbi asgj\u00eb tjet\u00ebr, pos mbi mashtrim dhe manipulim. Ju a nuk na mashtruar sapo u formua ky shtet; kush ju detyroi ta ndryshoni flamurin: mos vall\u00eb \u201cplatforma\u201d, k\u00ebrkesat e shqiptar\u00ebve \u2013 jo, ishte dikush tjet\u00ebr. E ju heshtni ndaj atij q\u00eb ua ndryshoi flamurin, dhe ja tani kur t\u00eb duan ju pranojn\u00eb, e kur duan jo. Nuk keni mund\u00ebsi ta hapni as goj\u00ebn n\u00eb Parlamentin Europian nga k\u00ebta fqinj\u00ebt tan\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn e b\u00ebjn\u00eb edhe t\u00eb tjer\u00ebt. S\u00eb fundmi e mor\u00ebt nj\u00eb vendim shum\u00eb interesant nga Serbia, q\u00eb ju ktheu aty ku e keni vendin. Ku \u00ebsht\u00eb unitarizmi n\u00eb k\u00ebto raste, ku jan\u00eb ato brohoritje dhe mashtrime?!? E \u00e7\u2019b\u00ebni ju: i thirrni qytetar\u00ebt e k\u00ebtij shteti t\u00eb luftojn\u00eb nj\u00ebri-tjetrin, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb krijoni respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb dhe shtet modern. Besom\u00ebni, sikur numri i serb\u00ebve t\u00eb ishte pak m\u00eb i madh nga ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb e ju t\u00eb silleshit me ta k\u00ebsisoj, \u00e7far\u00eb do t\u2019ju b\u00ebnte Serbia, e t\u00eb mos flas p\u00ebr Greqin\u00eb. A nuk e shihni qytetar\u00eb t\u00eb dashur se jemi mashtruar ne, ose, a nuk jemi t\u00eb mashtruar?<\/p>\n<p>Maqedonia me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb veprimit ka d\u00ebshmuar se nuk \u00ebsht\u00eb e interesuar p\u00ebr shtet as primitiv, e l\u00ebre m\u00eb modern, q\u00eb do t\u00eb bisedonte, planifikonte p\u00ebr modernizimin e vendit dhe sigurin\u00eb dhe rehatin\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb saj. Jeni duke e par\u00eb varf\u00ebrin\u00eb q\u00eb ekziston brenda nesh, shkat\u00ebrrimin e kultur\u00ebs n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aq mitike, aq primitive saq\u00eb kemi frik\u00eb t\u00eb sh\u00ebtisim n\u00ebp\u00ebr qytet. Ju pushtetar\u00ebt jeni b\u00ebr\u00eb mu si ai rasti kur Leka i Madh e pyet filozofin se \u00e7far\u00eb d\u00ebshiron, ai i p\u00ebrgjigjet: vet\u00ebm mos ma z\u00ebr diellin.<\/p>\n<p>K\u00ebto fjal\u00eb q\u00eb i shkrova ka disa dit\u00eb q\u00eb m\u00eb rrotullohen n\u00ebp\u00ebr kok\u00eb; sapo d\u00ebshiroja t\u00eb shkruaj, i thosha vetes: \u00e7\u2019t\u00eb duhet, l\u00ebre se nuk ka kuptim. Por, megjithat\u00eb vendosa t\u00eb shkruaj dhe t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb se po gaboni q\u00eb d\u00ebshironi t\u00eb na manipuloni; nuk keni t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb na thirrni n\u00eb gjakderdhje, e t\u00eb mos flas p\u00ebr n\u00ebn\u00e7mimet dhe fyerjet q\u00eb nuk na kan\u00eb sjell\u00eb asgj\u00eb t\u00eb hairit n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, e nuk do t\u00eb na sjellin as tani. Fjala e urt\u00eb thot\u00eb se: ai q\u00eb b\u00ebn padrejt\u00ebsi, kurdoher\u00eb do t\u00eb ballafaqohet me d\u00ebnimin m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, si para popullit, ashtu edhe para historis\u00eb e Zotit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Ismail Bardhi \u201c\u00cbsht\u00eb koha p\u00ebr gjah. N\u00eb fakt jo p\u00ebr gjah t\u00eb eg\u00ebr, por p\u00ebr gjah t\u00eb but\u00eb, t\u00eb kultivuar; p\u00ebr gjah t\u00eb fshehur, p\u00ebr gjah mbi ata q\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16858,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-19033","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19033"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19033"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19033\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19034,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19033\/revisions\/19034"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16858"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19033"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19033"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19033"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}