{"id":19057,"date":"2017-03-09T18:12:37","date_gmt":"2017-03-09T17:12:37","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=19057"},"modified":"2017-03-09T18:13:15","modified_gmt":"2017-03-09T17:13:15","slug":"kutite-e-votimit-ne-evrope-nen-kthetrat-e-ekstremit-te-djathte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=19057","title":{"rendered":"Kutit\u00eb e votimit n\u00eb Evrop\u00eb n\u00ebn kthetrat e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb"},"content":{"rendered":"<p class=\"selectionShareable\"><span style=\"color: #808080;\"><strong>&#8220;Evropian\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb fjal\u00eb antimuslimane&#8221;, thot\u00eb Amghar, duke vler\u00ebsuar se kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn partit\u00eb e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb do ta vazhdojn\u00eb retorik\u00ebn e tyre antiislame<\/strong><\/span><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/eur-8777-e1481494224806.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter  wp-image-16662\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/eur-8777-e1481494224806.png\" alt=\"\" width=\"668\" height=\"390\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/eur-8777-e1481494224806.png 598w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/12\/eur-8777-e1481494224806-300x175.png 300w\" sizes=\"(max-width: 668px) 100vw, 668px\" \/><\/a>P\u00ebrderisa n\u00eb shtete evropiane si Franca, Holanda dhe Gjermania afrohen zgjedhjet presidenciale ose parlamentare, v\u00ebmendje t\u00ebrheq ngritja e partive ose kandidat\u00ebve t\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb saje t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb refugjat\u00ebve dhe retorik\u00ebs antiislame dhe ksenofobike.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Viteve t\u00eb fundit n\u00eb shtete t\u00eb Evrop\u00ebs si Franc\u00eb, Holand\u00eb, Austri, Gjermani, Itali dhe Greqi \u00ebsht\u00eb rritur numri i votave t\u00eb partive q\u00eb mbrojn\u00eb politikat e djathta ekstreme, nd\u00ebrsa thuhet se duke arritur t\u00eb fusin deputet\u00eb n\u00eb kuvende, ata kan\u00eb ardhur n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb mund t\u00eb konkurrojn\u00eb me partit\u00eb e qendr\u00ebs s\u00eb djatht\u00eb q\u00eb tradicionalisht jan\u00eb n\u00eb qeveri apo partner t\u00eb qeveris\u00eb, ose partit\u00eb e majta.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke folur p\u00ebr Anadolu Agency (AA), ekspert\u00ebt vler\u00ebsojn\u00eb se nj\u00ebri nga faktor\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb ka kontribuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb ngritje t\u00eb partive t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme \u00ebsht\u00eb qasja e tyre ndaj votuesve me &#8220;retorik\u00eb t\u00eb frikshme&#8221; ksenofobike ose antiislame.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Kryetari i Akademis\u00eb s\u00eb Mendimit Islam n\u00eb Franc\u00eb, Jamel El Hamri, duke folur p\u00ebr AA n\u00eb lidhje me rritjen e racizmit n\u00eb shtetet e Bashkimit Evropian (BE) viteve t\u00eb fundit, thot\u00eb se antiislamizmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shkaktar i rritjes s\u00eb partive t\u00eb djathta ekstreme prej 30 vitesh.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">El Hamri konsideron se &#8220;posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb 15 vitet e fundit antiislamizmi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb argumenti m\u00eb i mir\u00eb i ekstremit t\u00eb djatht\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nd\u00ebrkaq, mendimin e nj\u00ebjt\u00eb mb\u00ebshtet edhe Samir Amghar, studiues i Fondaciont Evropian p\u00ebr Demokraci i cili merret me hulumtime mbi m\u00ebnyrat p\u00ebr parandalimin e radikalizimit n\u00eb Evrop\u00eb. Sipas tij, viteve t\u00eb fundit n\u00eb Evrop\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur diskursi kund\u00ebr musliman\u00ebve, teksa partit\u00eb e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb jan\u00eb ushqyer me antiislamiz\u00ebm.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Evropian\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb fjal\u00eb antimuslimane&#8221;, thot\u00eb Amghar, duke vler\u00ebsuar se kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn partit\u00eb e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb do ta vazhdojn\u00eb retorik\u00ebn e tyre antiislame.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Le Pen n\u00eb Franc\u00eb<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nj\u00ebri nga shembujt m\u00eb serioz t\u00eb ngritjes s\u00eb ekstremit t\u00eb djatht\u00eb duket n\u00eb Franc\u00eb. Jean-Marie Le Pen, ish-lideri i Frontit Nacional (FN) i cili t\u00ebrhiqte v\u00ebmendjen me retorik\u00ebn e tij ksenofobike, antimigrante dhe antiislame, n\u00eb zgjedhjet presidenciale n\u00eb vitin 2007 arriti t\u00eb siguroj\u00eb 10.44 p\u00ebrqind t\u00eb votave, teksa e bija e tij Marine Le Pen, e cila zuri vendin e tij, arriti t\u00eb rrit\u00eb numrin e votave n\u00eb zgjedhjet presidenciale t\u00eb vitit 2012 n\u00eb 18 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb anketat e realizuara para zgjedhjeve presidenciale q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb Franc\u00eb n\u00eb dy raunde, 23 prill dhe 7 maj, tregohet se Le Pen ka mb\u00ebshtetjen e nevojshme p\u00ebr ta kaluar raundin e par\u00eb. Sipas anketave t\u00eb fundit, supozohet se Le Pen do ta kaloj\u00eb e para raundin e par\u00eb duke ngritur n\u00eb 27 p\u00ebrqind numrin e votave. Partia e Le Penit, FN, kishte marr\u00eb 27.7 p\u00ebrqind t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2015.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Presidenti francez Fran\u00e7ois Hollande ka shprehur shqet\u00ebsime duke th\u00ebn\u00eb se n\u00eb Franc\u00eb rreziku nga e djathta ekstreme \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. &#8220;Prej 30 vitesh, e djathta ekstreme nuk ka qen\u00eb kaq e fuqishme&#8221;, paralajm\u00ebroi presidenti Hollande, duke theksuar se Franca nuk do t&#8217;i p\u00ebrkulet t\u00eb djatht\u00ebs ekstreme. Ai ka vler\u00ebsuar se zgjedhjet presidenciale do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrcaktuese jo vet\u00ebm p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb e Franc\u00ebs, por edhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Wilders n\u00eb Holand\u00eb<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Shteti tjet\u00ebr ku \u00ebsht\u00eb rritur mb\u00ebshtetja ndaj ekstremit t\u00eb djatht\u00eb \u00ebsht\u00eb Holanda, ku m\u00eb 15 mars do t\u00eb mbahen zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Viteve t\u00eb fundit, votat e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb n\u00eb Holand\u00eb jan\u00eb ndar\u00eb n\u00eb shum\u00eb parti, megjithat\u00eb, ekstremi i djatht\u00eb sh\u00ebnoi ngritje me Partin\u00eb p\u00ebr Liri (PVV) t\u00eb themeluar n\u00eb vitin 2006 nga Geert Wilders. PVV ka arritur t\u00eb ngris\u00eb mbi 10 p\u00ebrqind mb\u00ebshtetjen n\u00eb zgjedhjet e deritanishme q\u00eb nga viti 2006.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Partia p\u00ebr Liri e kryesuar nga Wilders, i cili m\u00eb par\u00eb ishte p\u00ebrfolur me ofendimet ndaj Profetit Muhamed dhe Kuranit, sipas anketave t\u00eb fundit t\u00ebrheq v\u00ebmendjen me mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb e para n\u00eb zgjedhjet q\u00eb do t\u00eb mbahen jav\u00ebn e ardhshme. S\u00eb fundmi, Wilders ka deklaruar se d\u00ebshiron ta ndaloj\u00eb Kuranin n\u00eb Holand\u00eb dhe t\u00eb mbyll\u00eb t\u00eb gjitha xhamit\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 2006 PVV arriti t\u00eb marr\u00eb 5.9 p\u00ebrqind t\u00eb votave, nd\u00ebrsa n\u00eb zgjedhjet fundit t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb vitin 2012 siguroi 10.1 p\u00ebrqind t\u00eb tyre duke fituar 15 vende n\u00eb parlament.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Gjermani<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nd\u00ebrkaq, n\u00eb Gjermani, q\u00eb njihet si lokomotiva e Bashkimit Evropian, thuhet se rritja e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb ka fituar intensitet me kriz\u00ebn e refugjat\u00ebve n\u00eb vitin 2015. Vendimi i qeveris\u00eb gjermane p\u00ebr t\u00eb pranuar nj\u00eb milion refugjat\u00eb ka nxitur qarqet e djathta ekstreme n\u00eb vend.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb krahun e djatht\u00eb ekstrem n\u00eb Gjermani, spikasin Alternativa p\u00ebr Gjermanin\u00eb (AfD) dhe Partia Nacionale Demokratike (NDP) ndaj s\u00eb cil\u00ebs ishte hapur procedim gjyqsor p\u00ebr mbylljen e saj. Edhe pse n\u00eb zgjedhjet e vitit 2014 p\u00ebr Parlamentin Evropian NDP siguroi vet\u00ebm 1 p\u00ebrqind t\u00eb votave, ish-lideri i partis\u00eb Udo Voigt arriti t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb parlament.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb vit m\u00eb pas, l\u00ebvizja Evropian\u00ebt Patriot\u00eb Kund\u00ebr Islamizimit t\u00eb Per\u00ebndimit (PEGIDA) mblodh\u00ebn mij\u00ebra simpatizant\u00eb n\u00eb protestat antiislame q\u00eb zgjat\u00ebn me jav\u00eb. Si efekt i k\u00ebsaj, n\u00eb vend u p\u00ebrshpejtua rritja e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">AfD kishte arritur t\u00eb siguroj\u00eb 4.7 p\u00ebrqind t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb vitin 2013. Nd\u00ebrkaq, anketat e fundit para zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme q\u00eb do t\u00eb mbahen n\u00eb shtator flasin se AfD do t\u00eb fitoj\u00eb rreth 8 p\u00ebrqind t\u00eb votave p\u00ebr t&#8217;u radhitur si partia e tret\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>FP\u00d6 n\u00eb Austri<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Partia e e Liris\u00eb e Austris\u00eb (FP\u00d6) t\u00ebrheq v\u00ebmendjen me mb\u00ebshtetjen e fituar n\u00eb zgjedhjet e viteve t\u00eb fundit. Teksa partia g\u00ebzonte 17.5 p\u00ebrqind t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb vitin 2008, ajo arriti t\u00eb rris\u00eb k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje n\u00eb 20.6 p\u00ebrqind n\u00eb vitin 2013.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">FP\u00d6, e cila m\u00eb par\u00eb p\u00ebrqindjen e votave e kishte rritur n\u00eb nivel federal, brenda viteve rriti mb\u00ebshtetjen edhe n\u00eb nivel shtet\u00ebror. Aktualisht, partia radhitet si partia e tret\u00eb n\u00eb vend.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb zgjedhjet presidenciale n\u00eb vitin 2016, an\u00ebtari i FP\u00d6-s\u00eb Norbert Hofer mori 35 p\u00ebrqind t\u00eb votave n\u00eb raundin e par\u00eb. Hofer, n\u00eb raundin e dyt\u00eb t\u00eb anuluar siguroi 49.7 p\u00ebrqind t\u00eb votave. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrs\u00ebritura ai g\u00ebzoi 46.2 p\u00ebrqind t\u00eb mb\u00ebshtetjes, megjithat\u00eb, u mposht nga kandidati i Partis\u00eb s\u00eb Gjelb\u00ebr Alexander Van der Bellen.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Agimi i Art\u00eb n\u00eb Greqi<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">T\u00eb djatht\u00ebt ekstrem\u00eb n\u00eb Greqi, t\u00eb cil\u00ebt para vitit 2000 nuk ishin efektiv\u00eb, pas k\u00ebtij viti u ngrit\u00ebn me shpejt\u00ebsi. Ajo q\u00eb ka spikatur \u00ebsht\u00eb ngritja e partis\u00eb Agimi i Art\u00eb pas kriz\u00ebs ekonomike n\u00eb vitin 2008.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Agimi i Art\u00eb, parti e cila njihet me aktivitetet e dhun\u00ebs t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb saj kundrejt t\u00eb huajve, fituan t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimi n\u00eb kuvend duke fituar 7 p\u00ebrqind t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb vitin 2012 dhe 2015.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Agimi i Art\u00eb radhitet si partia e tret\u00eb n\u00eb parlament, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb spikat me retorik\u00ebn raciste dhe antiislame dhe q\u00ebndrimin euroskeptik. Thuhet se subjektet e djathta ekstreme n\u00eb Greqi si Agimi i Art\u00eb kan\u00eb fituar forc\u00eb si rezultat i kriz\u00ebs ekonomike dhe problemit me refugjat\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Itali<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb Itali, n\u00eb taborin e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb vitet e fundit spikasin partia Liga Veriore, e cila njihet me tezat e saj kund\u00ebr migrant\u00ebve, dhe L\u00ebvizja Pes\u00eb Yje, retorika populiste e s\u00eb cil\u00ebs ka shfaqur ngjashm\u00ebri me at\u00eb t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Pes\u00eb Yje, l\u00ebvizje euroskeptike dhe antiglobaliste e kryesuar nga komediani Beppe Grillo, shfaqi trend rritjeje n\u00eb zgjedhjet lokale dhe t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb t\u00eb cilat mori pjes\u00eb pas themelimit n\u00eb vitin 2009. Partia arriti t\u00eb radhitet si partia e dyt\u00eb n\u00eb zgjedhjet e fundit n\u00eb vitin 2013 duke siguruar rreth 25 p\u00ebrqind t\u00eb votave, megjith\u00ebse ngeli jasht\u00eb taborit qeveris\u00ebs pasi partit\u00eb e tjera formuan koalicion.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nd\u00ebrkaq, Matteo Salvini, lideri i Lig\u00ebs Veriore, e cila n\u00eb zgjedhjet e vitit 2013 siguroi 4.1 p\u00ebrqind t\u00eb votave, ka shprehur l\u00ebvdata p\u00ebr presidentin amerikan Donald Trump, djathtisten ekstreme Marine Le Pen dhe presidentin rus Vladimir Putin. Liga Veriore k\u00ebrkon krijimin e nj\u00eb sistemi federal dhe autonomi p\u00ebr rajonet n\u00eb veri.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Skandinavi<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Edhe n\u00eb shtetet e Skandinavis\u00eb, e cila m\u00eb s\u00eb shumti njihet p\u00ebr dominimin e partive t\u00eb majta, ideologjia e djatht\u00eb ekstreme ka sh\u00ebnuar ngritje.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb Suedi, Demokrat\u00ebt Suedez\u00eb, parti q\u00eb njihet si ksenofobe dhe antimigrante, derisa n\u00eb zgjedhjet lokale n\u00eb vitin 2002 mor\u00ebn 1 p\u00ebrqind t\u00eb votave, n\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vitit 2014 ajo u ngrit duke siguruar 13 p\u00ebrqind. Partia e kryesuar nga Jimkie Akesson posedon afro 20 ul\u00ebse n\u00eb parlamentin suedez.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb, partia siguroi dy vende n\u00eb Parlamentin Evropian pasi siguroi 9.7 p\u00ebrqind mb\u00ebshtetje n\u00eb zgjedhjet e vitit 2014.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nd\u00ebrkaq, n\u00eb Finland\u00eb, Partia e Finlandez\u00ebve t\u00eb V\u00ebrtet\u00eb, parti populiste dhe nacionaliste e kryesuar nga Timo Soini, n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme n\u00eb vitin 2007 fitoi 4.1 p\u00ebrqind t\u00eb votave, n\u00eb vitin 2011 mori 19.1 p\u00ebrqind kurse n\u00eb vitin 2015 partia siguroi 17.7 p\u00ebrqind t\u00eb votave.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Finlandez\u00ebt e V\u00ebrtet\u00eb ishte partia m\u00eb e vog\u00ebl n\u00eb Parlamentin e Finland\u00ebs n\u00eb vitin 2007, teksa me ngritjen n\u00eb vitet e fundit ajo \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb forc\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike. Lideri i Partis\u00eb, Timo Soini, pas zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb vitin 2015 u em\u00ebrua Minist\u00ebr i Jasht\u00ebm si partner i koalicionit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nga ana tjet\u00ebr, votuesit e djatht\u00eb ekstrem\u00eb n\u00eb Danimark\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebson Partia Popullore e Danimark\u00ebs. N\u00eb Danimark\u00eb, vend i cili m\u00eb her\u00ebt ishte p\u00ebrfolur p\u00ebr ofendimet ndaj Profetit Muhamed dhe Kuranit, partia fitoi 12.3 p\u00ebrqind t\u00eb votave n\u00eb zgjedhjet e vitit 2011 dhe 21.2 p\u00ebrqind n\u00eb vitin 2015, duke ardhur k\u00ebshtu n\u00eb pozit\u00ebn e partis\u00eb s\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vend.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Partia mbron q\u00ebndrimet kund\u00ebr migrant\u00ebve, nd\u00ebrsa politikat e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt kan\u00eb nxitur reagime n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Evropian\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb fjal\u00eb antimuslimane&#8221;, thot\u00eb Amghar, duke vler\u00ebsuar se kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn partit\u00eb e ekstremit t\u00eb djatht\u00eb do ta vazhdojn\u00eb retorik\u00ebn e tyre antiislame P\u00ebrderisa&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":16662,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-19057","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19057"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19057"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19057\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19059,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19057\/revisions\/19059"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/16662"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19057"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19057"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19057"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}