{"id":191,"date":"2015-07-10T19:33:45","date_gmt":"2015-07-10T18:33:45","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=191"},"modified":"2015-07-10T19:33:45","modified_gmt":"2015-07-10T18:33:45","slug":"do-te-pajtohemi-atehere-kur-serbia-ta-njohe-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=191","title":{"rendered":"Do t\u00eb pajtohemi at\u00ebher\u00eb kur Serbia ta njoh\u00eb Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/maxresdefault.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter wp-image-192 size-large\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/maxresdefault-1024x576.jpg\" alt=\"albin kurti\" width=\"640\" height=\"360\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/maxresdefault-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/maxresdefault-300x169.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/maxresdefault-710x401.jpg 710w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/maxresdefault-195x110.jpg 195w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/maxresdefault.jpg 1280w\" sizes=\"(max-width: 640px) 100vw, 640px\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8220;Kosova nuk \u00ebsht\u00eb zemra e Serbis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ajo nganj\u00ebher\u00eb d\u00ebshiron ta ndaj\u00eb, por e v\u00ebrteta e Serbis\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo gjithmon\u00eb d\u00ebshiron ta ndrydh\u00eb. Konflikti nuk \u00ebsht\u00eb rezultat i asaj q\u00eb nuk jemi njoftuar dhe tash na duhen takimet dhe dialogu, sikur q\u00eb mendojn\u00eb disa n\u00eb Bruksel, por pasoj\u00eb e interesave t\u00eb kund\u00ebrta&#8221;, thot\u00eb Kurti.<\/strong><\/p>\n<p><em>Albin Kurti nuk e njeh marr\u00ebveshjen e Brukselit, kurse qeveria pa t\u00eb \u00ebsht\u00eb kushti i vet\u00ebm i serb\u00ebve p\u00ebr ta p\u00ebrkrahur. Mir\u00ebpo, fakti se kryeministri i tash\u00ebm nuk ka partner\u00eb p\u00ebr ta formuar Qeverin\u00eb, ka lansuar VET\u00cbVENDOSJE!-n, t\u00eb plasuar si tret\u00ebn t\u00eb n\u00eb zgjedhje, n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e kapacitetit t\u00eb madh shantazhues dhe Kurtin e ka b\u00ebr\u00eb si negociatorin \u201cm\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb\u201d n\u00eb Kosov\u00ebn e paszgjedhjeve. N\u00eb mes t\u00eb kriz\u00ebs 4 mujore institucione (hera e tret\u00eb e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr konstituimin e Kuvendit \u00ebsht\u00eb caktuar n\u00eb dit\u00ebn kur ky ekzempar i NIN-it do t\u00eb del n\u00eb shitje) Kurti, L\u00ebvizja e t\u00eb cilit nga koalicioni kund\u00ebr Tha\u00e7it ka k\u00ebrkuar dhe e ka fituar t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb udh\u00ebhequr me dialogun e Brukselit p\u00ebr NIN-in flet se si e sheh Bashk\u00ebsin\u00eb e Komunave Serbe, ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe marr\u00ebdh\u00ebnien e Qeveris\u00eb s\u00eb ardhshme me Beogradin. Kurti \u2013 majtist t\u00eb cilin mediat serbe dikur e shp\u00ebrblyen me \u00e7mimin p\u00ebr toleranc\u00eb, nd\u00ebrkaq kund\u00ebrshtar radikal i bashk\u00ebpunimit me Serbin\u00eb, ironikisht \u00ebsht\u00eb nga politikan\u00ebt e rrall\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb intervist\u00ebn ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb serbisht. E para, pas shum\u00eb vitesh munges\u00eb n\u00eb mediat serbe.\u00a0\u201cKoalicioni n\u00eb mes t\u00eb LDK-AAK dhe Nisma, me t\u00eb cilin ne kemi arritur marr\u00ebveshje e ka edhe vullnetin edhe zgjidhjen p\u00ebr tejkalimin e kriz\u00ebs insitucionale. Krejt \u00e7ka duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb mbledhjen e ardhshme t\u00eb Kuvendit t\u00eb b\u00ebjm\u00eb debat dhe t\u00eb votojm\u00eb. N\u00eb mandatin e kaluar, p\u00ebr t\u00eb gjitha iniciativat tona PDK thoshte q\u00eb s\u2019i kemi numrat dhe se demokracia \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje numrash. Edhe pse nuk pajtohem me k\u00ebt\u00eb kuptim t\u00eb demokracis\u00eb, ne tani i kemi numrat, mir\u00ebpo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb q\u00eb kjo nuk i p\u00eblqen PDK-s\u00eb, e cila mundohet me t\u00eb gjitha mjetet t\u00eb bllokoj\u00eb zgjedhjen e Kryetarit t\u00eb ri t\u00eb Kuvendit,\u201d shpjegon Kurti se si koalicioni i tij planifikon ta tejkaloj\u00eb kriz\u00ebn. \u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>\u00c7ka e b\u00ebn p\u00ebr ju Ramush Haradinajn partner t\u00eb pranuesh\u00ebm, e Hashim Tha\u00e7in t\u00eb papranuesh\u00ebm p\u00ebr bisedime p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00ebkur kan\u00eb mbaruar zgjedhjet, q\u00ebndrimet dhe vendimet nuk i kemi marrur duke i krahasuar Haradinajn me Tha\u00e7in. Un\u00eb e ndaj me Haradinajn m\u00eb shum\u00eb brengosjen e madhe q\u00eb Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb akoma kryeminist\u00ebr, se sae breng\u00ebn q\u00eb Haradinaj akoma nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kryeminist\u00ebr. Nominimi i Haradinajt \u00ebsht\u00eb zgjedhje e koalicionit LDK-AAK-Nisma, dhe un\u00eb e respektoj k\u00ebt\u00eb. Mir\u00ebpo, kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e personalitetit politik. Tha\u00e7i \u00ebsht\u00eb personalitet, por jo politik. Ai thot\u00eb: amerikan\u00ebt e duan privatizimin \u2013 ua jep at\u00eb; evropian\u00ebt e duan dialogun me Serbin\u00eb \u2013 ua jep edhe atyre at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A jan\u00eb zgjedhjet e reja opsion p\u00ebr ju?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Jemi gjithmon\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm p\u00ebr zgjedhje t\u00eb reja, mir\u00ebpo tani jemi t\u00eb interesuar p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re, t\u00eb kthehemi kah zhvillimi ekonomik, drejt\u00ebsia sociale, lufta kund\u00ebr korrupsionit, dhe ta \u00e7ojm\u00eb PDK-n\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, ku edhe e ka vendin pas dy mandateve, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt Republika Parlamentare e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndrruar n\u00eb shtet me fare pak republik\u00eb n\u00eb t\u00eb dhe shum\u00eb pushtet mbi t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cilat kan\u00eb qen\u00eb k\u00ebrkesat e juaja p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb koalicionit?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Gjithmon\u00eb kemi menduar q\u00eb s\u00eb pari duhet t\u00eb nd\u00ebrrohet kursi i shtetit, e kjo n\u00ebnkupton para s\u00eb gjithash n\u00eb p\u00ebrfundimin e privatizimit neoliberal n\u00eb ekonomi dhe p\u00ebrfundimin e dialogut joparimor me Serbin\u00eb n\u00eb politik\u00eb. Nga nj\u00ebra an\u00eb, humbnim pron\u00ebn ton\u00eb publike, pasurit\u00eb natyrore dhe buxhetin e shtetit, nd\u00ebrsa, nga ana tjet\u00ebr, integritetin territorial dhe institucional.<\/p>\n<p><strong>Isa Mustafa ka shpjeguar se negociatori me Beogradin duhet t\u00eb jet\u00eb kryeministri i ardhsh\u00ebm. Jeni marr\u00eb vesh q\u00eb ato t\u2019i udh\u00ebheq\u00eb nj\u00eb person nga VET\u00cbVENDOSJE!. \u00c7far\u00eb roli sakt\u00ebsisht prisni? \u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Natyrisht q\u00eb Kryeministri do ta udh\u00ebheq Qeverin\u00eb dhe Qeveria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr dialog apo biseda, mir\u00ebpo ato do t\u2019i udh\u00ebheq dikush nga L\u00ebvizja jon\u00eb VET\u00cbVENDOSJE!, sakt\u00ebsisht si\u00e7 shkruan n\u00eb marr\u00ebveshjen ton\u00eb. Dialogun nuk e kemi ndar\u00eb n\u00eb teknik dhe politik. \u00c7far\u00ebdo dialogu do ta udh\u00ebheqim ne, mir\u00ebpo do t\u00eb jemi aty bashk\u00eb me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e koalicionit, e, n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb, do t\u2019ia mund\u00ebsojm\u00eb edhe opozit\u00ebs t\u00eb na bashkohet.<\/p>\n<p><strong>A do t\u2019i udh\u00ebhiqni personalisht bisedimet apo do ta kandidoni dik\u00eb tjet\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>Dialogun do ta udh\u00ebheq nj\u00ebri nga aktivist\u00ebt e shquar t\u00eb L\u00ebvizjes son\u00eb, e kush do t\u00eb jet\u00eb, vendos Kryesia dhe K\u00ebshilli i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i organizat\u00ebs son\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Keni th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb bisedoni me BE-n\u00eb, KE-n\u00eb dhe serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, por jo edhe me Beogradin?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb bisedojm\u00eb me Bashk\u00ebsin\u00eb Evropiane p\u00ebr integrimet evropiane t\u00eb shtetit ton\u00eb. N\u00eb koh\u00ebn e okupimit nga Serbia, Kosova ka qen\u00eb sikur i burgosuri politik, nd\u00ebrsa Serbia si komandant dhe drejtor i burgut. Pas \u00e7lirimit n\u00eb vitin 1999, dol\u00ebm nga burgu, mir\u00ebpo nuk filloi liria por u fut\u00ebm n\u00eb spital. Tash e 15 vjet protektorati nd\u00ebrkomb\u00ebtar na konsideron si pacient\u00eb, kurse diplomat\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm nd\u00ebrrohen sikur mjek\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt na japin optimiz\u00ebm p\u00ebr terapi. Mjek\u00ebt nuk na mundojn\u00eb fizikisht, mir\u00ebpo nuk kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendosim p\u00ebr vetveten. Un\u00eb jam i vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb jasht\u00eb spitalit prap\u00eb nuk ka liri dhe barazi, mir\u00ebpo duhet t\u00eb dalim nga spitali dhe t\u00eb futemi\u2026 n\u00eb shkoll\u00eb. At\u00eb mar\u00ebdh\u00ebnie duhet ta ndryshojm\u00eb n\u00eb student-profesor. Dhe ta dim\u00eb sa do t\u00eb zgjasin studimet deri n\u00eb diplomim dhe \u00e7ka krejt duhet t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka me Beogradin dhe serb\u00ebt e Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb dialogut diplomatik t\u00eb mbyllur n\u00eb zyr\u00ebn e Ashtonit n\u00eb Bruksel, pas t\u00eb cilit dy kryeministrat duhet ta shesin marr\u00ebveshjen e arritur popujve t\u00eb tyre p\u00ebr t\u2019u treguar si prij\u00ebs historik\u00eb, duhet t\u00eb fillojm\u00eb dijalogun e hapur, demokratik e shoq\u00ebror me serb\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb, ku njeriu dhe qytetari jan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes. Ai i kaluari ishte dialog p\u00ebr pajtim, i cili eventualisht do t\u00eb kuror\u00ebzohej me shp\u00ebrblime nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr paqe, p\u00ebr politikan\u00ebt nga Ballkani ekzotik dhe luft\u00ebnxit\u00ebs, deri sa neve na duhet dialog p\u00ebr zhvillim \u2013 n\u00eb at\u00eb rast do t\u00eb shkonim te pun\u00ebtori e fshatari p\u00ebr t\u00eb biseduar \u00a0dhe p\u00ebr t\u2019u organizuar p\u00ebr prodhim sa m\u00eb t\u00eb mir\u00eb industrial dhe bujq\u00ebsor. \u00c7ka na duhet pajtimi n\u00eb mes t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb?! Konflikti i gjat\u00eb i cili ka filluar n\u00eb shekullin e 19-t\u00eb dhe vazhdon edhe n\u00eb shekullin 21 nuk \u00ebsht\u00eb konflikt n\u00eb mes shqiptar\u00ebve dhe serb\u00ebve, por konflikt n\u00eb mes popullit shqiptar dhe shtetit t\u00eb Serbis\u00eb. Dhe, ky konflikt nuk \u00ebsht\u00eb rezultat i asaj q\u00eb nuk jemi njoftuar dhe tash na duhen takimet, mbledhjet dhe dialogu, sikur mendojn\u00eb disa n\u00eb Bruksel, por pasoj\u00eb e interesave t\u00eb kund\u00ebrta. Pajtimi gjithsesi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fjal\u00eb apo marr\u00ebveshje, por vep\u00ebr: kur Serbia ta njeh pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe \u00ebsht\u00eb e gatshme t\u00eb ballafaqohet me t\u00eb kaluar\u00ebn e saj kriminale n\u00eb Kosov\u00eb, tek at\u00ebher\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet pajtimi. Kosova nuk \u00ebsht\u00eb zemra e Serbis\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo nganj\u00ebher\u00eb d\u00ebshiron ta ndaj\u00eb, por e v\u00ebrteta e Serbis\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo gjithmon\u00eb d\u00ebshiron ta ndrydh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pse d\u00ebshironi t\u2019i udh\u00ebhiqni negociatat t\u00eb cilat nuk keni dashur t\u2019i pranoni?\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Ne i kemi kund\u00ebrshtuar bisedat pa kushte me Serbin\u00eb mbi \u00e7\u00ebshtjet e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs. Tha\u00e7i ka biseduar dhe \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vesh me Da\u00e7iqin sikur Kosova t\u2019i kishte borxh Serbis\u00eb e jo e kund\u00ebrta. Pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e bisedimeve \u00ebsht\u00eb dialogu p\u00ebr dialogun, sepse aty vendoset karakteri dhe formati, parimet dhe kushtet, temat dhe renditja. P\u00ebr k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje duhet s\u00eb pari t\u00eb bisedojm\u00eb me Brukselin.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr shkak t\u00eb bisedimeve me Beogradin, apo ndoshta edhe me Unionin Evropian, a do t\u00eb mund t\u00eb zvog\u00eblohej trupi juaj i zgjedh\u00ebsve?<\/strong><\/p>\n<p>Jo. Ne nuk i nd\u00ebrtojm\u00eb q\u00ebndrimet tona dhe nuk veprojm\u00eb var\u00ebsisht prej asaj \u00e7ka mund t\u00eb parashohim q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb zgjedhjet e ardhshme. Kjo \u00ebsht\u00eb pun\u00eb p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt paguajn\u00eb p\u00ebr matjen e opinionin publik.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka do t\u00eb nd\u00ebrronit n\u00eb bisedime me Beogradin?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mandatin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Kuvendit do t\u00eb hetojm\u00eb \u00e7far\u00eb krejt ka ndodhur gjat\u00eb dialogut trevje\u00e7ar n\u00eb Bruksel dhe \u00e7ka krejt jan\u00eb pajtuar atje Tha\u00e7i dhe Da\u00e7iq dhe ekipet e tyre \u2013 n\u00eb Kosov\u00eb procesi s\u2019ka qen\u00eb transparent. Gjat\u00eb gjith\u00eb rrjedh\u00ebs s\u00eb k\u00ebtyre bisedimeve k\u00ebrkesat e Beogradit ka qen\u00eb e pamundur t\u00eb ngriten n\u00eb nivel parimesh. Ajo \u00e7ka Beogradi ka k\u00ebrkuar p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs nuk kan\u00eb menduar q\u00eb duhet t\u2019ua japin shqiptar\u00ebve n\u00eb Preshev\u00eb, Medvegj\u00eb e Bujanoc, boshnjak\u00ebve n\u00eb Sanxhak, apo hungarez\u00ebve n\u00eb Vojvodin\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Cilat t\u00eb drejta t\u00eb ve\u00e7anta duhet t\u2019i ket\u00eb pakica serbe n\u00eb Kosov\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Duam integrim t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri p\u00ebrparimtare. Integrimi i v\u00ebrtet\u00eb dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebror e jo institucional. P\u00ebr integrimin institucional mund t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm mir\u00ebpo assesi i mjaftuesh\u00ebm. Ai \u00ebsht\u00eb integrim i p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb serb\u00ebve, por jo edhe i serb\u00ebve. Integrimi institucional \u00ebsht\u00eb integrim i elit\u00ebs. N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij integrimi diku mbahet e diku prodhohet elita, mir\u00ebpo nuk integrohet bashk\u00ebsia. Ne iu p\u00ebrkasim kombeve t\u00eb ndryshme por jemi n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb. N\u00eb vend t\u00eb integrimit institucional n\u00ebp\u00ebrmjet privilegjeve, ne angazhohemi p\u00ebr integrim shoq\u00ebror n\u00ebp\u00ebrmjet barazis\u00eb. Mir\u00ebpo, kur them integrim shoq\u00ebror nuk mendoj n\u00eb seminare, konferenca dhe n\u00eb trajnimet e OJQ-ve n\u00eb periudh\u00ebn e pasluft\u00ebs, por n\u00eb barazin\u00eb si vler\u00eb dhe si synim, p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs dhe zhvillimin ekonomik t\u00eb bazuar n\u00eb prodhim. Integrimi \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e barazis\u00eb, e jo \u00e7\u00ebshtje e toleranc\u00ebs. N\u00eb fabrika dhe universitete nd\u00ebrtohet shoq\u00ebria, sepse aty krijohet solidariteti n\u00eb mes pun\u00ebtor\u00ebve dhe bashk\u00ebpunimi n\u00eb mesin e studiuesve.<\/p>\n<p><strong>Me cilin mund t\u00eb merreni vesh m\u00eb par\u00eb, me Nenad Rashiqin apo me List\u00ebn Serbe?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb k\u00ebtu p\u00ebr ndonj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb gatshme por p\u00ebr bashk\u00ebpunim t\u00eb munsh\u00ebm. Nenad Rashiq punon brenda Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn ai e pranon dhe e respekton, gj\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb thuhet p\u00ebr List\u00ebn Serbe. Lista Serbe \u00ebsht\u00eb krijuar n\u00eb Beograd dhe me t\u00eb edhe m\u00eb tej dirigjohet nga Beogradi, derisa edhe emri i saj aludon n\u00eb Republik\u00ebn Serbe n\u00eb Bosnje.<\/p>\n<p><strong>Cili rol i EULEX-it do t\u00eb ishte i pranuesh\u00ebm p\u00ebr ju?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk kemi diskutuar p\u00ebr EULEX-in n\u00eb bisedimet e deritashme. EULEX-i i ka harxhuar gati 2 miliard\u00eb euro gjat\u00eb gjasht\u00eb vjet\u00ebve e gjysm\u00eb. Sundimi i s\u00eb drejt\u00ebs nga pik\u00ebpamja e tyre nuk n\u00ebnkupton s\u00eb pari drejt\u00ebsi p\u00ebr popullin dhe t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve, por stabilitin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm politik. Deri m\u00eb tash, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ndonj\u00eb peshk i mes\u00ebm i korrupsionit ka p\u00ebrfunduar n\u00eb burg, mir\u00ebpo asnj\u00eb peshkaqen i korrupsionit. Peshkaqen\u00ebt kan\u00eb drekuar dhe darkuar s\u00eb bashku me burokrat\u00ebt kryesor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe ambasador\u00ebt me q\u00ebllim t\u00eb ruajtjes s\u00eb paqes, stabilitetit dhe siguris\u00eb. Mbase nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme q\u00eb Eliot Ness nuk ka qen\u00eb francez por amerikan.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka prisni q\u00eb do t\u00eb ndodh me gjykat\u00ebn p\u00ebr krime t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e di \u00e7ka na duhet edhe nj\u00eb gjykat\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. As vet\u00eb bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk e di sakt\u00ebsisht. Sepse nuk dihet as baza e as rregullat, nuk dihet as p\u00ebrb\u00ebrja dhe as misioni i k\u00ebsaj gjykate m\u00eb t\u00eb re, dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nuk dihet se kush do ta financoj\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb. EULEX-i \u00ebsht\u00eb misioni m\u00eb i madh n\u00eb historin\u00eb e BE-s\u00eb. Tani kur ata do t\u00eb duhej t\u00eb mbanin p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr josuksesin n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, kan\u00eb ardhur me iden\u00eb q\u00eb iu duhet edhe nj\u00eb mision, edhe nj\u00eb gjykat\u00eb, gjithnj\u00eb speciale. Ka pasur raste t\u00eb hakmarrjes politike apo personale kund\u00ebr serb\u00ebve, ka pasur raste t\u00eb krimeve kund\u00ebr serb\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr motiv e kan\u00eb pasur marrjen e pasuris\u00eb, dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto raste do t\u00eb duhej t\u00eb gjykoheshin dhe t\u00eb d\u00ebnoheshin. Mir\u00ebpo, k\u00ebto nuk i ka b\u00ebr\u00eb U\u00c7K-ja si organizat\u00eb ushtarake. K\u00ebto i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb individ\u00ebt dhe ne vet\u00eb duhet t\u00eb sjellim drejt\u00ebsin\u00eb dhe ta d\u00ebnojm\u00eb \u00e7do rast individualisht. Gjykata nd\u00ebrkomb\u00ebtare prap\u00eb nuk do ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb. Ata brengosen p\u00ebr stabilitetin politik dhe p\u00ebrs\u00ebri do ta p\u00ebrdorin gjykat\u00ebn p\u00ebr disiplinim politik t\u00eb politikan\u00ebve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Si i majt\u00eb, si e shihni mund\u00ebsin\u00eb e hyrjes s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb NATO?<\/strong><\/p>\n<p>Populli shqiptar i \u00ebsht\u00eb fal\u00ebnderues shum\u00eb NATO-s p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs nga Serbia. Pa intervenimin e NATO-s, okupimi dhe represioni i Serbis\u00eb me siguri do t\u00eb zgjatej. Edhe shum\u00eb vite do t\u00eb kalojn\u00eb para an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb NATO. Mir\u00ebpo, ky q\u00ebllim mund t\u00eb ndihmoj\u00eb q\u00eb Kosova ta ket\u00eb ushtrin\u00eb e vet.<\/p>\n<p><strong>\u00c7ka do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebr karrier\u00ebn tuaj politike, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb ngritje, koha e kaluar n\u00eb burg gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Milosheviqit?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk ka qen\u00eb ai regjim vet\u00ebm i Slobodan Milosheviqit, por edhe i Ivica Da\u00e7iqit dhe Aleksand\u00ebr Vu\u00e7iqit. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb pushtet at\u00ebher\u00eb. Paramendoni, Koshtunica ka qen\u00eb opozita e tyre! Un\u00eb kam qen\u00eb gjithsej 2 vjet e 7 muaj n\u00eb burg. Nj\u00eb vit e 5 muaj gjat\u00eb Milosheviqit, dhe nj\u00eb vit e 2 muaj pas ndryshimeve demokratike dhe gjat\u00eb pushtetit t\u00eb Koshtunic\u00ebs. Aktivitetin politik nuk e shoh dhe nuk e ndjej si karrier\u00eb. Koha e kaluar n\u00eb burg nuk ka ndikuar n\u00eb bindjet e mia politike. N\u00eb burg e humb hap\u00ebsir\u00ebn dhe e fiton koh\u00ebn. Lexon m\u00eb shum\u00eb, por edhe thellohesh m\u00eb shum\u00eb, nuk do t\u00eb nd\u00ebrrosh. P\u00ebrkundrazi. Burgu \u00ebsht\u00eb vend i zhytjes, jo i notimit.<\/p>\n<p><strong>Kush do t\u00eb jet\u00eb kryetari i ardhsh\u00ebm i Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Nuk e di. K\u00ebt\u00eb m\u00eb askush nuk e di. Bile as ambasadat e SHBA-ve dhe vendeve kryesore t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>A e shihni t\u00eb ardhmen e Kosov\u00ebs n\u00eb BE? Ndoshta at\u00ebher\u00eb kur edhe Serbia t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare e saj?<\/strong><\/p>\n<p>Vendet e Ballkanit per\u00ebndimor nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje ta dijn\u00eb se kur, kush mund t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i BE-s\u00eb. N\u00eb fakt, ajo q\u00eb dihet, \u00ebsht\u00eb numri i viteve deri kur sigurisht nuk do t\u00eb b\u00ebhesh an\u00ebtar i BE-s\u00eb. P\u00ebr shembull, Shqip\u00ebria dhe Serbia nuk do t\u00eb b\u00ebhen an\u00ebtar\u00eb s\u00eb paku n\u00eb 5 vitet e ardhshme, Kosova n\u00eb 10 vitet e ardhshme, e t\u00eb tjera. Un\u00eb shpresoj q\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb BE-ja m\u00eb n\u00eb fund do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb organizat\u00eb shoq\u00ebrore me t\u00eb majt\u00ebn panevropiane sesa k\u00ebshtjell\u00eb burokratike n\u00eb rrug\u00ebn e quajtur masat e shkurtimeve. Shihni, realiteti yn\u00eb nuk ka arritur tek pritjet e BE-s\u00eb p\u00ebr neve, por gjithashtu edhe BE-ja ende nuk ka arritur tek \u00ebnd\u00ebrra jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pas marrjes s\u00eb aktivist\u00ebve t\u00eb VET\u00cbVENDOSJE!-s a \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb edhe ju, si\u00e7 shkruan n\u00eb media, keni marr\u00eb thirrje p\u00ebr t\u2019u paraqitur n\u00eb polici? N\u00ebse po p\u00ebrse?<\/strong><\/p>\n<p>Koh\u00ebve t\u00eb fundit aktivist\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb marr\u00eb thirrje t\u00eb ndryshme nga ana e policis\u00eb dhe gjykat\u00ebs. Mua m\u00eb kan\u00eb ftuar n\u00eb Gjykat\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb vitit 2006! Kurdoher\u00eb q\u00eb pushteti \u00ebsht\u00eb n\u00eb kriz\u00eb ai vepron me dhun\u00eb, q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb vazhdoj\u00eb me dominim. Dhuna \u00ebsht\u00eb pafuqi. Qeveria e Tha\u00e7it nuk ka m\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb shes\u00eb nd\u00ebrmarrjet publike n\u00ebp\u00ebrmjet privartizimit neoliberal e as t\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb konesione shtes\u00eb Serbis\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet negociatave joparimore dhe asimetrike.<\/p>\n<p>Aktivist\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb mbajtur n\u00eb paraburgim dhe pastaj kan\u00eb mbajtur burg, mir\u00ebpo gati asnj\u00eb proces gjyq\u00ebsor kund\u00ebr nesh nuk \u00ebsht\u00eb kryer asnj\u00ebher\u00eb deri n\u00eb fund. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktivist\u00ebt tan\u00eb tan\u00eb mbahen zyrtarisht t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn n\u00ebn hetime. Pushteti iu frik\u00ebsohet atyre q\u00eb s\u2019i frik\u00ebsohen pushtetit. Nga ana tjet\u00ebr, ata ata mendojn\u00eb se bashkimin e partive n\u00eb koalicion kund\u00ebr PDK-s\u00eb e mban dhe e b\u00ebn t\u00eb mundur para s\u00eb gjithash L\u00ebvizja jon\u00eb. Dhe, mbi t\u00eb gjitha, kur i godasin aktivist\u00ebt e VET\u00cbVENDOSJE!-s, asnj\u00eb burokrat nd\u00ebrkomb\u00ebtar nuk ka ndonj\u00eb v\u00ebrejtje, pa marr\u00eb parasysh brutalitetin e regjimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Kosova nuk \u00ebsht\u00eb zemra e Serbis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ajo nganj\u00ebher\u00eb d\u00ebshiron ta ndaj\u00eb, por e v\u00ebrteta e Serbis\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ajo gjithmon\u00eb d\u00ebshiron ta ndrydh\u00eb. Konflikti nuk \u00ebsht\u00eb rezultat i&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":192,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-191","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fokus-kryesore"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/191"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=191"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/191\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":193,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/191\/revisions\/193"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}