{"id":19224,"date":"2017-03-18T12:05:47","date_gmt":"2017-03-18T11:05:47","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=19224"},"modified":"2017-03-18T12:05:47","modified_gmt":"2017-03-18T11:05:47","slug":"kazani-ballkanik-zien-nga-krimet-e-vjetra-dhe-nga-marrezite-e-reja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=19224","title":{"rendered":"Kazani ballkanik zien nga krimet e vjetra dhe nga marr\u00ebzit\u00eb e reja"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/milazim-700x380-e1471513270333.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-14040\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/milazim-700x380-e1471513270333.jpg\" alt=\"\" width=\"649\" height=\"379\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/milazim-700x380-e1471513270333.jpg 649w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/08\/milazim-700x380-e1471513270333-300x175.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 649px) 100vw, 649px\" \/><\/a>Demontimi i trash\u00ebgimis\u00eb bizantine n\u00eb shtetet dhe n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb ballkanike, me integrimin e tyre t\u00eb p\u00ebrshpejtuar n\u00eb NATO dhe n\u00eb BE, \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme shp\u00ebtimtare. Ndryshe, k\u00ebto shtete do t\u00eb mbeten t\u00eb paafta p\u00ebr demokraci e liri, t\u00eb paafta p\u00ebr fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb paafta q\u00eb t\u00eb zhvillohen n\u00eb drejtimin e duhur. Jo nj\u00ebra ose disa, por q\u00eb t\u00eb gjitha.<\/em><\/p>\n<p><strong>Shkruan: Milazim KRASNIQI<\/strong><\/p>\n<p>Ballkani po zien si kazan (edhe plehrash) edhe gjat\u00eb k\u00ebtij fillimviti. Gjasat jan\u00eb q\u00eb k\u00ebto tendenca kut\u00ebrbuese do t\u00eb vazhdojn\u00eb jo vet\u00ebm gjat\u00eb k\u00ebtij viti, por edhe n\u00eb vitet q\u00eb vijn\u00eb. Prospekti momental \u00ebsht\u00eb ky: Serbia p\u00ebrgatiti nj\u00eb test-agresion bizar n\u00eb drejtim t\u00eb Kosov\u00ebs, me nj\u00eb tren q\u00eb i ngjante nj\u00eb kishe ortodokse serbe mbi shina hekurudhe, duke l\u00ebvizur si e p\u00ebrhant\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb \u201cJerusalemit serb\u201d. N\u00eb fakt, skenari ishte nj\u00eb hyrje bizare n\u00eb fushat\u00ebn e zgjedhjeve presidenciale t\u00eb Serbis\u00eb, t\u00eb cilat pritet t\u00eb mbahen n\u00eb pranver\u00eb dhe ku s\u00ebrish do t\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb shkulme t\u00eb fashizmit serb nga tandemi mo\u00e7\u00ebm, Shesheli e Vu\u00e7iqi.<\/p>\n<p>Mali i Zi arriti ta parandaloj\u00eb nj\u00eb grusht-shtet dhe vrasjen e ish kryeministrit Gjukanoviq n\u00eb dit\u00ebn e zgjedhjeve parlamentare, por k\u00ebrc\u00ebnimet ruse ndaj k\u00ebtij shteti t\u00eb vog\u00ebl po vazhdojn\u00eb. Ariu rus nuk po heq dor\u00eb nga viktimat e veta, q\u00ebkur i piketon, i llogarit\u00ebsi caqe legjitime t\u00eb doktrin\u00ebs s\u00eb vet pansllaviste e imperialiste. Vet\u00ebm n\u00ebse e fiton an\u00ebtar\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb n\u00eb NATO, Mali i Zi mund t\u00eb llogarit\u00eb se i ka shp\u00ebtuar p\u00ebrfundimisht p\u00ebrqafimit t\u00eb ariut rus. Nd\u00ebrsa, Bosnja e Hercegovina do t\u00eb mbetet e k\u00ebrc\u00ebnuar dhe e shantazhuar nga tendencat separatiste t\u00eb Republika S\u00ebrpsk\u00ebs, e cila po luan loj\u00ebn e vet her\u00eb si apendiks serb e her\u00eb si dominion i ri rus. Strateg\u00ebt rus\u00eb e kalkulojn\u00eb entitetin serb t\u00eb Bosnj\u00ebs si kart\u00eb n\u00ebn m\u00ebng\u00eb p\u00ebr ta luftuar gjoja \u201ctransverzalen e gjelb\u00ebrt\u201d, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj karte duan ta rrisin influenc\u00ebn e tyre n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Maqedonis\u00eb, edhe ajo vitin 2017 e ka filluar ters. Dy muaj pas mbajtjes s\u00eb zgjedhjeve parlamentare, ende nuk po shihet askund t\u00eb horizont gjasa q\u00eb t\u00eb formohet nj\u00eb qeveri stabile, e cila do ta nxirrte nga kriza k\u00ebt\u00eb shtet t\u00eb brisht\u00eb ballkanik. P\u00ebrderisa Maqedonia rrezikon t\u00eb zhytet n\u00eb kriz\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, n\u00ebse nuk e zgjedh shpejt nj\u00eb qeveri evropeiste dhe me mb\u00ebshtetjen substanciale t\u00eb shqiptar\u00ebve, fqinji jugor i saj, Greqia, \u00ebsht\u00eb duke i l\u00ebpir\u00eb plag\u00ebt e veta si ujku i plagosur. Greqia \u00ebsht\u00eb e gjunj\u00ebzuar, por edhe ashtu \u00ebsht\u00eb e mbushur me mllef ndaj fqinj\u00ebve, Shqip\u00ebris\u00eb, Turqis\u00eb e Maqedonis\u00eb. E pllakosur nga kriza ekonomike dhe e v\u00ebrshuar nga refugjat\u00ebt, Greqia e ka humbur edhe at\u00eb pak shk\u00eblqim evropian, q\u00eb ka pasur dhe \u00ebsht\u00eb rikthyer n\u00eb zon\u00ebn e err\u00ebt t\u00eb sinis\u00eb ballkanike. Po pse gjith\u00eb k\u00ebto kriza, gjith\u00eb k\u00ebto mllefe, gjith\u00eb k\u00ebto m\u00ebri?!<\/p>\n<p><strong>Hakmarrja e historis\u00eb <\/strong><\/p>\n<p>Kjo gjendje turbulente e krizave e ka nj\u00eb histori t\u00eb veten, q\u00eb si duket po merr hak. Historia e turpit t\u00eb shteteve t\u00eb hershme t\u00eb Ballkanit fillon me krijimin e tyre si shtete autonome ose t\u00eb pavarura, sepse jan\u00eb krijuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb panatyrshme dhe thjesht gjenocidale. Krimet monstruoze t\u00eb gjenocidit, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb krijimit t\u00eb Greqis\u00eb, t\u00eb Serbis\u00eb e t\u00eb Bullgaris\u00eb, jan\u00eb n\u00eb vet\u00eb themelet e k\u00ebtyre tre shteteve ballkanike. P\u00ebr gjenocidin e kryer nga grek\u00ebt, nga bullgar\u00ebt dhe nga serb\u00ebt, ndaj musliman\u00ebve n\u00eb hap\u00ebsirat ballkanike, kan\u00eb shkruar autor\u00eb me fam\u00eb si Mark Mazoveri (Selaniku \u2013 qyteti i fantazmave) dhe Justin Mc Carthy (Vdekje dhe d\u00ebbim \u2013spastrimi etnik i mysliman\u00ebve osman\u00eb, 1821- 1922.) Ata q\u00eb nuk i kan\u00eb lexuar k\u00ebta autor\u00eb, nuk e kan\u00eb as iden\u00eb e p\u00ebrmasave t\u00eb krimeve t\u00eb gjenocidit q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb krijimit t\u00eb k\u00ebtyre tre shteteve ballkanike dhe shfytyrimit demografik t\u00eb hartave t\u00eb Ballkanit. Gjenocidi i ballkanasve ndaj musliman\u00ebve n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti, filloi q\u00eb me Kongresin e Berlinit (1878.) Por, gj\u00ebma e madhe do t\u00eb vinte n\u00eb luft\u00ebrat ballkanike. Shtetet ballkanike t\u00eb asaj kohe, Serbia, Greqia, Bullgaria dhe Mali i Zi, n\u00ebn pretekstin se po e e luftonin Perandorin\u00eb Osmane, u v\u00ebrsul\u00ebn kund\u00ebr territoreve shqiptare dhe b\u00ebn\u00eb nj\u00eb gjenocid t\u00eb tmerrsh\u00ebm kund\u00ebr k\u00ebtij kombi t\u00eb vetmuar. Popullsia shqiptare u masakrua barbarisht. \u201cVet\u00ebm n\u00eb krahinat e Lum\u00ebs e Dibr\u00ebs, m\u00eb shum\u00eb se 2.000 musliman\u00eb u masakruan nga trupat serbe. V\u00ebzhguesit per\u00ebndimor\u00eb vler\u00ebsonin se p\u00ebraf\u00ebrsisht 5.000 musliman\u00eb shqiptar\u00eb u vran\u00eb \u201cmes Kumanov\u00ebs dhe Shkupit\u201d dhe 5.000 n\u00eb zon\u00ebn e Prishtin\u00ebs\u201d. (McCarthy:173) Krime t\u00eb gjenocidit pati n\u00eb t\u00eb gjitha viset shqiptare, ku shkeli k\u00ebmba e kryqtar\u00ebve sllav\u00eb e grek\u00eb t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Ballkanike. Ata q\u00eb shp\u00ebtuan nga vdekja, u d\u00ebbuan nga vatrat e tyre shekullore. K\u00ebshtu hartat e Ballkanit u riorganizuan, n\u00eb aspektin demografik e shtet\u00ebror, me \u00e7\u2019rast serb\u00ebt, malazez\u00ebt grek\u00ebt e bullgar\u00ebt mor\u00ebn territoret shqiptare, t\u00eb cilat atyre nuk u p\u00ebrkisnin. Ashtu Ballkanin e b\u00ebn\u00eb t\u00ebrkuz\u00eb, duke shkat\u00ebrruar lidhjet normale shum\u00ebshekullore nd\u00ebrmjet qyteteve e krahinave, nd\u00ebrmjet lumenjve e deteve. Ballkani kurr\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb rehabilituar nga ky shkat\u00ebrrim demografik dhe gjeografik. Kryqtar\u00ebt ballkanas nuk u ngop\u00ebn vet\u00ebm me gjakun e shqiptar\u00ebve dhe me cop\u00ebtimin e territoreve t\u00eb tyre. N\u00ebn transin e triumfit t\u00eb tyre barbar, shtetet ballkanike shkuan edhe m\u00eb tej: n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Ballkanike u v\u00ebrsul\u00ebn edhe kund\u00ebr nj\u00ebri-tjetrit, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje irracionale q\u00eb t\u00eb krijonin \u201dSerbin\u00eb e Madhe\u201d, \u201cBullgarin\u00eb e Madhe\u201d dhe \u201cGreqin\u00eb e Madhe\u201d. Pra, kur nuk u ngop\u00ebn me gjakun e shqiptar\u00ebve dhe t\u00eb musliman\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, filluan t\u2019ia hanin kok\u00ebn edhe nj\u00ebri-tjetrit, aq sa u d\u00ebrrmuan. Prandaj, fillimi i Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore i gjeti t\u00eb d\u00ebrrmuar dhe t\u00eb posht\u00ebruar n\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs, p\u00ebr shkak t\u00eb barbarive q\u00eb ekspozuan para syve t\u00eb saj n\u00eb fillimin e shekullit XX. Si rrjedhoj\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, shtetet ballkanike ishin t\u00eb margjinalizuara, objekt pazaresh t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha fitimtare n\u00eb Konferenc\u00ebn e Versaj\u00ebs.<\/p>\n<p>Kombinimet imperialiste, me formimin e nj\u00eb shteti m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb sllav\u00ebve t\u00eb jugut, ku u shkri edhe shteti problematik malazez, me nj\u00eb Bullgari t\u00eb cunguar, me nj\u00eb Shqip\u00ebri uloke e me nj\u00eb Greqi t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebr\u00eb edhe nga lufta civile, nuk kishin si t\u00eb krijonin raporte miq\u00ebsie e stabilitet nd\u00ebrmjet shteteve ballkanike. Prandaj, me t\u00eb filluar Lufta e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, shtetet ballkanike s\u00ebrish u p\u00ebrfshin\u00eb si objekte n\u00eb skemat e konfliktit bot\u00ebror, t\u00eb paafta q\u00eb t\u00eb ndiqnin interesat e veta. Meq\u00eb u shnd\u00ebrruan edhe n\u00eb arena t\u00eb luft\u00ebrave civile, shumica e tyre p\u00ebrfunduan n\u00eb p\u00ebrqafimin e ariut rus, p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb barbaris\u00eb staliniste. Ky sundim barbar zgjati gati gjysm\u00eb shekulli (1944-1990), duke \u00e7moralizuar shoq\u00ebrit\u00eb ballkanike deri n\u00eb palc\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb fashizmit serbomadh, q\u00eb synoi t\u00eb restauronte \u201cSerbin\u00eb e Madhe\u201d, n\u00eb vitet e n\u00ebnt\u00ebdhjeta filluan edhe luft\u00ebrat e p\u00ebrgjakshme, nga t\u00eb cilat dol\u00ebn edhe disa shtete t\u00eb reja n\u00eb hart\u00ebn e Ballkanit (Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia dhe Kosova.) Por, as me shp\u00ebrb\u00ebrjen e ish Jugosllavis\u00eb dhe as me shk\u00ebrmoqjen e komunizmit, Ballkani nuk e ka gjetur paqen e stabilitetin, ngase n\u00eb themelet e disa prej k\u00ebtyre shteteve, ve\u00e7mas Serbis\u00eb e Greqis\u00eb, jan\u00eb\u00a0 p\u00ebrfitimet territoriale me an\u00ebn e gjenocidit t\u00eb pand\u00ebshkuar. Prandaj, k\u00ebto shtete ende e luajn\u00eb loj\u00ebn q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb rezultate, pra k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb e shantazhojn\u00eb shtetet e tjera, duke prodhuar jostabilitet e armiq\u00ebsi. Fjala vjen, Greqia mban ligjin e luft\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb, nuk e pranon Maqedonin\u00eb e as Kosov\u00ebn, nd\u00ebrsa Serbia e k\u00ebrc\u00ebnon vazhdimisht Kosov\u00ebn, nd\u00ebrhyn n\u00eb Bosnj\u00eb e n\u00eb Malin e Zi dhe mban tensione me Kroacin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb till\u00eb, t\u00eb prodhimit serik t\u00eb armiq\u00ebsive, nuk ka mund\u00ebsi t\u00eb zhvillohet demokracia e t\u00eb kultivohet liria n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb ballkanike. Nd\u00ebrkaq, shtetet e vogla, q\u00eb ndjehen t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuara, bien n\u00eb p\u00ebrqafimin e \u201cpartner\u00ebve\u201d, pra shteteve t\u00eb fuqishme, q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb disi derman nga k\u00ebrc\u00ebnimet e fqinj\u00ebve agresiv\u00eb. K\u00ebsisoj, t\u00eb gjitha shtetet ballkanike s\u00eb bashku jan\u00eb shtete t\u00eb paafta p\u00ebr jet\u00eb normale, n\u00eb demokraci, liri dhe paqe. Andaj Ballkani vazhdon t\u00eb jet\u00eb si nj\u00eb kazan (edhe plehrash) q\u00eb zien dhe kut\u00ebrbon vazhdimisht. Krimi n\u00eb themelimin e disa prej shteteve ballkanike dhe pasojat e tij e kan\u00eb prodhuar edhe termin \u201cballkanizim\u201d, si term q\u00eb n\u00ebnkupton eg\u00ebrsin\u00eb, barbarin\u00eb. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe sot, jo vet\u00ebm perceptimi, por edhe realiteti ballkanik. Po t\u00eb mos ishte kujdestaria nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe e NATO-s, krizat, q\u00eb ziejn\u00eb, do t\u00eb shp\u00ebrthenin. Ose nj\u00eb nga nj\u00eb, ose n\u00eb seri.<\/p>\n<p><strong>A ka zgjidhje p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kazan-Ballkan?<\/strong><\/p>\n<p>V\u00ebshtir\u00ebsi serioze p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb shtetet dhe shoq\u00ebrit\u00eb ballkanike nga kriza identitare dhe nga krizat e tjera shum\u00ebplan\u00ebshe, krahas nd\u00ebrtimit t\u00eb disave prej tyre mbi krimin e gjenocidit e t\u00eb disa t\u00eb tjerave si viktima t\u00eb gjenocidit, paraqet edhe trash\u00ebgimia e err\u00ebt bizantine e k\u00ebtyre shoq\u00ebrive dhe t\u00eb k\u00ebtyre shteteve. Pra, ata q\u00eb thon\u00eb se krizat e shteteve ballkanike jan\u00eb si pasoj\u00eb e sundimit osman e kan\u00eb gabim (p\u00ebrve\u00e7 p\u00ebr aq sa trash\u00ebgimia osmane ka brenda vetes edhe elemente bizantine!), sepse trash\u00ebgimia osmane n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb n\u00ebnkupton rregull e hierarki t\u00eb fort\u00eb, nd\u00ebrsa trash\u00ebgimia bizantine n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e saj, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb oscilim nd\u00ebrmjet tiranis\u00eb e anarkis\u00eb, me vet\u00ebshkat\u00ebrrimin si produktin kryesor. Shumica e shteteve dhe shoq\u00ebrive ballkanike e kan\u00eb brenda vetes k\u00ebt\u00eb tharm vet\u00ebshkat\u00ebrrimi, q\u00eb fuqizohet n\u00eb periudha krizash, kur merr hov t\u00ebrbimi anarkist kund\u00ebr shtetit, kund\u00ebr institucioneve e sundimtar\u00ebve (pushtetar\u00ebve). Ky lloj t\u00ebrbimi anarkist \u00ebsht\u00eb m\u00eb autentik n\u00eb Greqi e n\u00eb Shqip\u00ebri, por ndikimin e vet e ka t\u00eb fort\u00eb edhe n\u00eb Serbi (e ka pasur n\u00eb Rumani) e ka elemente t\u00eb tij edhe n\u00eb Kosov\u00eb. Prandaj, pa transformimin e k\u00ebsaj trash\u00ebgimie bizantine, n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb tjet\u00ebr, evropiane, zor se mund t\u00eb dalin k\u00ebto shtete e k\u00ebto shoq\u00ebri nga shtjella e kriz\u00ebs identitare dhe e krizave shum\u00ebplan\u00ebshe, ekonomike, politike, kulturore, fetare etj. Faktikisht, mund\u00ebsia e vetme e transformimit t\u00eb Ballkanit \u00ebsht\u00eb integrimi i p\u00ebrshpejtuar i tij n\u00eb strukturat e NATO-s dhe n\u00eb Bashkimin Evropian. Vet\u00ebm n\u00ebn k\u00ebt\u00eb ombrell\u00eb mund t\u00eb neutralizohet kujtesa e hidhur dhe\u00a0 hakmarrja e historis\u00eb s\u00eb padenj\u00eb t\u00eb shteteve imperiale ballkanike dhe t\u00eb \u00e7montohet trash\u00ebgimia e err\u00ebt bizantine.<\/p>\n<p>Rasti i Bullgaris\u00eb dhe i Rumanis\u00eb,q\u00eb u pranuan n\u00eb NATO e n\u00eb Bashkimin Evropian, pa p\u00ebrmbushur standardet, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi e k\u00ebsaj teze. Edhe menaxhimi i kriz\u00ebs financiare e ekonomike t\u00eb Greqis\u00eb, nuk mund t\u00eb p\u00ebrfytyrohet jasht\u00eb Bashkimit Evropian. M\u00ebsimet nga e kaluara d\u00ebshmojn\u00eb se n\u00eb rast sedo t\u00eb ishte jasht\u00eb BE-s\u00eb, Greqia me at\u00eb kriz\u00eb financiare dhe ekonomike, do t\u00eb p\u00ebrfundonte n\u00eb luft\u00eb civile dhe n\u00eb nj\u00eb vet\u00ebdekompozim, si n\u00eb periudh\u00ebn e Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, kur u nda si nj\u00eb moll\u00eb n\u00eb dy pjes\u00eb. Pra, demontimi i trash\u00ebgimis\u00eb bizantine n\u00eb shtetet dhe n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb ballkanike, me integrimin e tyre t\u00eb p\u00ebrshpejtuar n\u00eb NATO dhe n\u00eb BE, \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme shp\u00ebtimtare. Ndryshe, k\u00ebto shtete do t\u00eb mbeten t\u00eb paafta p\u00ebr demokraci e liri, t\u00eb paafta p\u00ebr fqinj\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb paafta q\u00eb t\u00eb zhvillohen n\u00eb drejtimin e duhur. Jo nj\u00ebra ose disa, por q\u00eb t\u00eb gjitha. Q\u00eb nga fillimi jan\u00eb formuar p\u00ebr t\u00eb mos qen\u00eb shtete normale, qoft\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb jan\u00eb ngritur n\u00eb territore t\u00eb zaptuara. Krimet e vjetra t\u00eb shteteve, si Serbia e Greqia, po vazhdojn\u00eb t\u00eb prodhojn\u00eb marr\u00ebzi t\u00eb reja, si\u00e7 jan\u00eb nd\u00ebrhyrjet n\u00eb Kosov\u00eb e BeH nga Serbia dhe provokimet ndaj Shqip\u00ebris\u00eb e Maqedonis\u00eb nga Greqia. Prandaj, duket sikur ka nj\u00eb mallkim n\u00eb themelet e shteteve ballkanike, q\u00eb jan\u00eb ngritur me gjenocid. Nd\u00ebrsa t\u00eb tjerat jan\u00eb si t\u00eb mallkuara, vet\u00ebm p\u00ebr faktin q\u00eb kan\u00eb fqinj\u00eb gjenocidal\u00eb.<\/p>\n<aside class=\"sidebar c-4-122\"><\/aside>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Demontimi i trash\u00ebgimis\u00eb bizantine n\u00eb shtetet dhe n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb ballkanike, me integrimin e tyre t\u00eb p\u00ebrshpejtuar n\u00eb NATO dhe n\u00eb BE, \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme shp\u00ebtimtare. Ndryshe, k\u00ebto shtete do&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":14040,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-19224","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19224"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19224"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19224\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19225,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19224\/revisions\/19225"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/14040"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19224"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19224"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19224"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}