{"id":19306,"date":"2017-03-22T11:45:23","date_gmt":"2017-03-22T10:45:23","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=19306"},"modified":"2017-03-22T18:47:33","modified_gmt":"2017-03-22T17:47:33","slug":"depresioni-politik-nga-sindromi-zgjedhor","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=19306","title":{"rendered":"Depresioni politik nga sindromi zgjedhor"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1-e1473590204766.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-272\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1-e1473590204766.jpg\" alt=\"\" width=\"960\" height=\"561\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1-e1473590204766.jpg 960w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1-e1473590204766-300x175.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1-e1473590204766-768x449.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 960px) 100vw, 960px\" \/><\/a>P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb fjalimin p\u00ebrurues t\u00eb presidenc\u00ebs m\u00eb 20 janar 2017 presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, kishte dhe nj\u00eb premtim se pushtetin do t\u2019ua kthente qytetar\u00ebve. Kjo fjali shkaktoi huti n\u00eb shum\u00eb mjedise politike n\u00eb bot\u00eb. Ajo u kap fluturimthi si motiv shp\u00ebtimi e justifikmi nga krer\u00ebt opozitar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Lulzim Basha betohet n\u00eb \u00e7do tubim e takim me fjal\u00ebt se \u201cpushtetin do t\u2019ua japim qytetar\u00ebve\u201d.<\/em><\/p>\n<p><strong>Shkruan: Abdi BALETA<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb keqe politike q\u00eb po prek e d\u00ebmton gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb demokracin\u00eb n\u00eb hap\u00ebsirat shqiptare. Kjo e keqe po nxitet m\u00eb duksh\u00ebm pas zgjedhjeve presidenciale n\u00eb SHBA dhe n\u00eb disa vende europiane. Zjarrmia shqet\u00ebsuese parazgjedhore e paszgjedhore po ndjehet sidomos n\u00eb Franc\u00eb, Gjermani e Itali. Nd\u00ebrkaq n\u00eb vendet e Ballkanit sindromi zgjedhor \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb s\u00ebmundje kronike. N\u00eb FYROM nuk po shihet kurrfar\u00eb dobie nga zgjedhjet e parakohshme problematike dhe ende nuk dihet n\u00ebse do t\u00eb krijohet nj\u00eb qeveri sa p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. N\u00eb Serbi kan\u00eb nisur p\u00ebrs\u00ebri ethet politike e diplomatike, q\u00eb lidhen me zgjedhjet presidenciale. N\u00eb Mal t\u00eb Zi nuk vazhdon ankthi i organizimit t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb atentatit p\u00ebr vrasjen e ish-kryeministrit dit\u00ebn q\u00eb mbaheshin zgjedhjet parlamentare. K\u00ebto dit\u00eb kryeprokurori i Malit t\u00eb Zi e akuzon Rusin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb atentat. Nd\u00ebrsa n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb k\u00ebtij qershori v\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar te reforma n\u00eb drejt\u00ebsi dhe kryeprokurori i Shqip\u00ebris\u00eb sulmon ambadasadorin amerikan se po ushtron trysni diplomatike mbi prokurorin\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, nuk ka shenja t\u00eb qarta se si mund t\u00eb ndreqet jeta parlamentare e praktika zgjedhore e d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><b>N\u00eb Shqip\u00ebri kat\u00ebr muaj para dat\u00ebs s\u00eb caktuar p\u00ebr zgjedhjet parlamentare t\u00eb radh\u00ebs, 18 qershor 2017, po krijohen tensione e pasiguri p\u00ebr zhvillimin normal t\u00eb procesit zgjedhor, si dhe po shtohet depresioni politik i shkaktuar nga sindromi i tejzgjatur zgjedhor.<\/b> Nj\u00eb opozit\u00eb tejet laramane, e komanduar nga Partia Demokratike, po tregon padurim t\u00eb madh p\u00ebr t\u2019u rikthyer n\u00eb pushtet. Kjo opozit\u00eb m\u00eb 18 shkurt 2017, ashtu si opozita socialiste m\u00eb 21 janar t\u00eb vitit 2011, b\u00ebn\u00eb demonstrat\u00eb e ngrit\u00ebn \u00e7adrat e protest\u00ebs n\u00eb bulevard, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend, para selis\u00eb s\u00eb kryeministris\u00eb, duke v\u00ebrtetuar se partit\u00eb kryesore politike n\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb robina t\u00eb psikoz\u00ebs se pushteti duhet siguruar para se t\u00eb hysh n\u00eb zgjedhje. Kryetari PD-s\u00eb (dhe i opozit\u00ebs), Lulzim Basha, praktikisht k\u00ebrkoi nj\u00eb proces zgjedhor tipik p\u00ebr zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, \u201cp\u00ebr t\u00eb shporrur qeverin\u00eb aktuale\u201d, para se t\u00eb b\u00ebhen zgjedhjet e 18 qershorit. Pra, k\u00ebrkon t\u00eb imitohet modeli dhe skenari q\u00eb u p\u00ebrdor n\u00eb FYROM p\u00ebr largimin nga qeverisja t\u00eb Gruevskit n\u00ebp\u00ebrmjet krijimit t\u00eb nj\u00eb qeverie teknike si administruese e procesit zgjedhor, edhe pse n\u00eb Shqip\u00ebri b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zgjedhje t\u00eb radh\u00ebs n\u00eb afatin ligjor. Basha k\u00ebrc\u00ebnoi se ndryshe PD-ja nuk do t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zgjedhje dhe po nuk hyri ajo n\u00eb zgjedhje, nuk do t\u00eb b\u00ebhen zgjedhje fare. Opozita shqiptare po k\u00ebrkon k\u00ebshtu ta kthej\u00eb procesin zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri tek praktikat jonormale t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, si ato t\u00eb 22 marsit 1992, dhe t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb 29 qershorit 1997, pas rebelimit t\u00eb armatosur socialist n\u00eb pranver\u00ebn e atij viti. N\u00eb mitingun demonstrues t\u00eb 18 shkurtit Sali Berisha shkoi dhe m\u00eb larg dhe shpalli se \u201ckishte nisur tashm\u00eb nj\u00eb revolucion demokratik i papar\u00eb\u201d n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebshtu, 26 vjet pas fillimit t\u00eb demokracis\u00eb zgjedhore pluraliste n\u00eb Shqip\u00ebri, d\u00ebshmohet edhe nj\u00eb her\u00eb se kjo demokraci ka d\u00ebshtuar plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p><b>Edhe m\u00eb her\u00ebt Shqip\u00ebria nuk ka pasur tradit\u00eb t\u00eb spikatur demokracie zgjedhore.<\/b> N\u00eb fund t\u00eb vitit 1944 Partia Komuniste (e maskuar pas Frontit Antifashist Nacional-\u00c7lirimtar) vendosi pushtetin e saj t\u00eb \u201cdal\u00eb nga gryka e pushk\u00ebs\u201d dhe t\u00eb mb\u00ebshtetur n\u00eb doktrin\u00ebn (dogm\u00ebn) marksiste-leniniste. Komunist\u00ebt shqiptar\u00eb i kap\u00ebrcyen madje shum\u00eb teza t\u00eb k\u00ebsaj dogme p\u00ebr sa i p\u00ebrket shpejt\u00ebsis\u00eb dhe eg\u00ebrsis\u00eb n\u00eb zbatimin e \u201cmasave revolucionare\u201d. Diktatura e proletariatit u b\u00eb gjithnj\u00eb m\u00eb e eg\u00ebr n\u00ebp\u00ebrmjet luft\u00ebs fam\u00ebkeqe t\u00eb klasave. Kjo gjendje u sanksionua n\u00eb vitin 1976 n\u00eb Kushtetut\u00ebn e re t\u00eb \u201cp\u00ebrfundimit t\u00eb hedhjes s\u00eb bazave ekonomike t\u00eb socializmit dhe t\u00eb hapjes s\u00eb rrug\u00ebs drejt shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb plot\u00eb komuniste\u201d. N\u00eb koh\u00ebn kur terrori komunist po merrte hov t\u00eb madh n\u00ebp\u00ebrmjet gjyqeve speciale, konfiskimeve t\u00eb pasurive, burgosjeve, vrasjeve pa gjyq, pushteti komunist pat kurdisur t\u00eb parat zgjedhje t\u00eb p\u00ebrgjithshme, m\u00eb 2 dhjetor 1945. Dyzet vjet m\u00eb von\u00eb Enver Hoxha e p\u00ebrshkruante procesin e votimit t\u00eb par\u00eb si vijon: \u201cN\u00eb ato zgjedhje nuk kishim flet\u00ebvotimi si sot dhe as at\u00eb t\u00eb ndar\u00ebn ku zgjedh\u00ebsi mund t\u00eb prish\u00eb a t\u00eb shtoj\u00eb n\u00eb flet\u00ebn q\u00eb i jepet at\u00eb q\u00eb s\u2019do ose at\u00eb q\u00eb do. \u00c7do zgjedh\u00ebsi i jepej nj\u00eb kok\u00ebrr, nj\u00eb topth i vog\u00ebl gome, ku qe stamposur shqiponja, simboli i flamurit ton\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb ai duhej ta hidhte n\u00eb kutin\u00eb q\u00eb d\u00ebshironte. N\u00eb sall\u00ebn ku votohej kishte dy kuti: nj\u00ebra e Frontit me ngjyr\u00eb t\u00eb kuqe dhe tjetra p\u00ebr raste kur kishte kandidatura t\u00eb ve\u00e7anta, jasht\u00eb atyre t\u00eb Frontit dhe q\u00eb populli e quante \u2018kutia e zez\u00eb\u2019. Votuesi duhej ta fuste dor\u00ebn n\u00eb t\u00eb dyja kutit\u00eb, q\u00eb t\u00eb mos merrej vesh se ku e kishte hedhur vot\u00ebn. Por kishte nga ata q\u00eb nga entuziazmi dhe emocioni e dekonspironin t\u00eb fsheht\u00ebn e vot\u00ebs s\u00eb tyre, sepse pasi futnin dor\u00ebn n\u00eb kutin\u00eb e kuqe th\u00ebrritnin: \u201cRroft\u00eb Partia! Rroft\u00eb Fronti! Votoj p\u00ebr Republik\u00ebn Popullore!\u201d (E. Hoxha, \u201cKur hidheshin themelet e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb re\u201d, f. 520). Fronti Demokratik at\u00ebher\u00eb merrte 90% t\u00eb votave.<\/p>\n<p><strong>N\u00eb koh\u00ebn (viti 1984) kur Enver Hoxha b\u00ebnte p\u00ebrshkrimin e m\u00ebsip\u00ebrm votimet tashm\u00eb prej koh\u00ebsh b\u00ebheshin me flet\u00ebvotimi dhe n\u00eb qendrat e votimit vendoseshin kabina t\u00eb fsheht\u00ebsis\u00eb n\u00eb votim.<\/strong> Por, votimi b\u00ebhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb thjeshtuar e m\u00eb frik\u00ebsuese se ai me topthat e gom\u00ebs m\u00eb 1945. Zgjedh\u00ebsit merrnin flet\u00ebn e votimit me emrin e kandidatit ose t\u00eb kandidat\u00ebve pa konkurrent\u00eb, e palosnin n\u00eb sy t\u00eb komisionit, pa hyr\u00eb fare n\u00eb kabin\u00ebn e fsheht\u00ebsis\u00eb dhe e hidhnin n\u00eb kuti. Fronti Demokratik siguronte 99.99% t\u00eb votave. T\u00eb tilla votime shkaktonin depresion t\u00eb madh, madje dit\u00ebn e votimit njer\u00ebzit ishin n\u00ebn nj\u00eb stres t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse duhej t\u00eb ngriheshin pa gdhir\u00eb mir\u00eb dita e t\u00eb vraponin drejt qendrave t\u00eb votimit, q\u00eb t\u00eb d\u00ebshmonin entuziazmin e tyre.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kjo praktik\u00eb zgjedhore tragjikomike ndryshoi n\u00eb zgjedhjet e 31 marsit 1991, kur pushteti komunist jetonte \u00e7astet e fundit, n\u00eb Shqip\u00ebri ishte vendosur nj\u00eb sistem partiak pluralist dhe n\u00eb zgjedhje konkurronin disa subjekte politike.<\/strong> Por, Shqip\u00ebria ende nuk kishte elektorat n\u00eb kuptimin e mir\u00ebfillt\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs. Votuesit votonin me mllef: disa q\u00eb t\u00eb merrte fund sa m\u00eb par\u00eb pushteti komunist, disa q\u00eb t\u00eb mos vinte ky \u00e7ast. Zgjedhjet i fitoi p\u00ebrs\u00ebri me shumic\u00ebn e dy t\u00eb tretave Partia e Pun\u00ebs (komuniste). Shqiptar\u00ebt ishin ende t\u00eb tromaksur n\u00eb at\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb sfilitur, ku zhvillimet politike kishin mbetur shum\u00eb m\u00eb mbrapa n\u00eb krahasim me vendet e tjera ish-socialiste t\u00eb Europ\u00ebs Lindore. Ishte koh\u00eb e nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimi t\u00eb madh dhe shqiptar\u00ebt k\u00ebrkonin shp\u00ebtim duke e braktisur vendin. Shpresat e vak\u00ebta t\u00eb asaj kohe p\u00ebr vendosjen e demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb zgjedhore pas 26 vitesh jan\u00eb kthyer n\u00eb iluzione t\u00eb humbura. Politika e partit\u00eb ua kan\u00eb zvjerdhur votuesve t\u00eb ndersh\u00ebm zgjedhjet.<\/p>\n<p><b>Formula \u201cOrganizimi t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira, t\u00eb ndershme e t\u00eb drejta\u201d \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb zgjedh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb huaj politike n\u00eb qaf\u00ebn e shqiptar\u00ebve.<\/b> Faktor\u00ebt nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb e p\u00ebrdorin at\u00eb si kamxhik p\u00ebr t\u00eb trullosur mendjet e votuesve shqiptar\u00eb, se pa b\u00ebr\u00eb zgjedhje t\u00eb p\u00ebrsosura p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nuk ka integrim europian, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb duket sheshit se zgjedhje t\u00eb p\u00ebrsosura nuk b\u00ebhen dot m\u00eb as n\u00eb SHBA dhe n\u00eb Europ\u00eb. Eurodeputeti Ilhan Ky\u00e7yk, \u201craportuesi n\u00eb hije p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb parlamentin europian\u201d \u00ebsht\u00eb \u201ckujdesur\u201d edhe nj\u00eb her\u00eb tani s\u00eb fundmi t\u2019i paralajm\u00ebroj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuesh\u00ebm shqiptar\u00ebt \u201cse pa zgjedhje t\u00eb lira nuk kan\u00eb nj\u00eb t\u00eb ardhme t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vendin, sepse zgjedhjet jan\u00eb testi i demokracis\u00eb p\u00ebr \u00e7eljen e bisedimeve t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE\u201d (\u201c55\u201d, 11 shkurt 2017).<\/p>\n<p><b>P\u00ebrfundimisht n\u00eb Shqip\u00ebri zgjedhjet jan\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb l\u00ebngat\u00eb zgjebeje politike, q\u00eb u shkakton t\u00eb kruara t\u00eb padurueshme, si atyre q\u00eb votojn\u00eb dhe atyre q\u00eb nuk votojn\u00eb dhe q\u00eb duket do t\u00eb jen\u00eb e pakurueshme p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb.<\/b> Zgjedhjet po shfryt\u00ebzohen kryesisht si nj\u00eb grafik kohor etapash e fushatash shp\u00ebrthyese t\u00eb luft\u00ebs p\u00ebr pushtet me gjithfar\u00eb manipulimesh: listat e pasakta t\u00eb votuesve, propaganda e kot\u00eb e kushtueshme, nd\u00ebrrimet hileqare t\u00eb sistemit zgjedhor, mungesa e kodit dhe e legjislacionit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm zgjedhor, num\u00ebrimet e falsifikimet skandaloze t\u00eb flet\u00eb votimeve e t\u00eb rezultateve, mbyllja me vones\u00eb e procesit zgjedhor etj. Vot\u00ebvjedhja masive dhe blerja e shitja e paskrupullt e votave i kan\u00eb zhvler\u00ebsuar zgjedhjet n\u00eb syt\u00eb e njer\u00ebzve t\u00eb ndersh\u00ebm. Prandaj edhe zhg\u00ebnjimet e shqiptar\u00ebve me demokracin\u00eb zgjedhore jan\u00eb m\u00eb depresionuese e trondit\u00ebse se para 26 vitesh. Vazhdimisht b\u00ebhet pyetja \u201cPse po ikin shqiptar\u00ebt?\u201d Ikin, sepse u soset durimi, sepse vras\u00ebsit e demokracis\u00eb, kontrabandist\u00ebt politik\u00eb t\u00eb vot\u00ebs nuk ndalen para asnj\u00eb skandali p\u00ebr t\u00eb privatizuar pushtetin. Prandaj, nuk mund t\u00eb organizohen zgjedhje q\u00eb t\u00eb quhen t\u00eb lira, t\u00eb drejta n\u00eb afate t\u00eb rregullta e sidomos t\u00eb pakontestuara. Opozita e sotme shqiptare shpalli m\u00eb 18 shkurt 2017 se nuk do t\u2019i pranoj\u00eb rezultatet e zgjedhjeve n\u00eb qoft\u00eb se ato nuk b\u00ebhen sipas kushteve t\u00eb v\u00ebna prej saj. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nuk do t\u2019i njoh\u00eb po nuk erdhi ajo n\u00eb pushtet. K\u00ebshtu kan\u00eb b\u00ebr\u00eb edhe n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn t\u00eb gjitha opozitat shqiptare.<\/p>\n<p><b>N\u00eb kushtet e nj\u00eb sindromi t\u00eb till\u00eb zgjedhor pjes\u00ebmarrja qytetare n\u00eb procesin zgjedhor dhe paraqitja para kutive t\u00eb votimit n\u00eb dit\u00ebn e caktuar e ka humbur shum\u00eb kuptimin. <\/b>Lexuesve mund t\u2019u duket si \u00e7udi (ndoshta pap\u00ebrgjegj\u00ebsi) q\u00eb un\u00eb kam 20 vjet q\u00eb nuk shkoj t\u00eb votoj. Madje kam b\u00ebr\u00eb thirrje publike q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb shqiptar\u00eb t\u2019i bojkotojn\u00eb zgjedhjet e votimet, si e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ka mbetur p\u00ebr t\u00eb shprehur protest\u00eb qytetare individuale ndaj n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbjes s\u00eb neveritshme (zvjerdhjes) t\u00eb votimit nga partit\u00eb. Bojkotimi i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra e vetme q\u00eb kan\u00eb tani qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb p\u00ebr t\u2019ua \u00e7uar mesazhin e duhur mekanizmave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrdhosur gjithashtu k\u00ebt\u00eb demokraci n\u00eb Shqip\u00ebri. Ato mekanizma e din\u00eb mir\u00eb arsyen pse p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb e mundur t\u00eb b\u00ebhen zgjedhje t\u00eb rregullta, t\u00eb lira e t\u00eb drejta p\u00ebr shqiptar\u00ebt. Por, hiqen sikur nuk e v\u00ebn\u00eb re k\u00ebt\u00eb dukuri. Un\u00eb nuk mund t\u00eb votoj, sepse vota e qytetarit e ka humbur vler\u00ebn dhe ndikimin e saj n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrderisa votuesit e shesin vot\u00ebn, politikan\u00ebt e partiak\u00ebt e t\u00eb pasurit e blejn\u00eb vot\u00ebn, bandit\u00ebt e rr\u00ebmbejn\u00eb vot\u00ebn, nd\u00ebrsa num\u00ebruesit e fshehin vot\u00ebn e hedhur. Nd\u00ebrkaq kryepartiak\u00ebt e disponojn\u00eb dhe tjet\u00ebrsojn\u00eb \u201cme ligj\u201d e pa ligj vot\u00ebn e hedhur sipas qejfit p\u00ebr t\u00eb \u00e7uar n\u00eb parlament me lista t\u00eb mbyllura si t\u00eb deleguar hyzmeqar\u00ebt e tyre m\u00eb t\u00eb bindur. Gjykoj se nuk kam pse ta p\u00ebrlyej vot\u00ebn time n\u00eb nj\u00eb proces zgjedhor, q\u00eb m\u00eb s\u00eb fundi u sh\u00ebrben dy, tre apo kat\u00ebr kryetar\u00ebve partish. K\u00ebto praktika t\u00eb mbrapshta i ka bekuar edhe Europa \u201cdemokratike\u201d. Prandaj, n\u00eb sall\u00ebn e parlamentit \u201cdeputet\u00ebt\u201d shahen, kacafyten, shpifin e k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb. Atje gjejn\u00eb streh\u00eb t\u00eb ngroht\u00eb dallkauk\u00eb, kriminel\u00eb e profan\u00eb politik\u00eb. Nuk dua q\u00eb edhe vota ime t\u00eb shkoj\u00eb si pik\u00eb uji n\u00eb k\u00ebt\u00eb batak.<\/p>\n<p><b>K\u00ebto dukuri jan\u00eb tregues se i gjith\u00eb rendi politik n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb kalb\u00ebzim t\u00eb pandalsh\u00ebm.<\/b> Duhet v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbysje e madhe politike n\u00eb vend. Fatkeq\u00ebsisht sot p\u00ebr sot kjo duket e pamundur. Opinioni publik dhe elektorati jan\u00eb t\u00eb \u00e7orientuar. Vet\u00ebm militant\u00ebt fanatik\u00eb partiak\u00eb dhe p\u00ebrfituesit material\u00eb nga partit\u00eb hyjn\u00eb me vrull n\u00eb loj\u00ebn e zgjedhjeve. Nuk ka forca t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vet\u00ebdijesuara, t\u00eb organizuara e t\u00eb vendosura p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb p\u00ebrmbysje n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb evolucioni t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm. Asnj\u00eb l\u00ebvizje politike radikale nuk mund t\u00eb jet\u00eb e k\u00ebshillueshme dhe e suksesshme n\u00eb qoft\u00eb se nuk b\u00ebhet me nj\u00eb organizim serioz, nga nj\u00eb forc\u00eb e caktuar dhe e p\u00ebrgjegjshme politike, por shkaktohet nga provokime aventureske, nga parulla e fjal\u00eb bombastike dhe pastaj i lihet spontanitetit q\u00eb ta p\u00ebrcaktoj\u00eb rrjedh\u00ebn e zhvillimeve.<\/p>\n<p><b>P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb fjalimin p\u00ebrurues t\u00eb presidenc\u00ebs m\u00eb 20 janar 2017 presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, kishte dhe nj\u00eb premtim se pushtetin do t\u2019ua kthente qytetar\u00ebve.<\/b> Kjo fjali shkaktoi huti n\u00eb shum\u00eb mjedise politike n\u00eb bot\u00eb. Ajo u kap fluturimthi si motiv shp\u00ebtimi e justifikmi nga krer\u00ebt opozitar\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Lulzim Basha betohet n\u00eb \u00e7do tubim e takim me fjal\u00ebt se \u201cpushtetin do t\u2019ua japim qytetar\u00ebve\u201d. Qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb \u00e7\u2019ta duan at\u00eb pushtet q\u00eb u premton ai, sepse as din\u00eb, as mund ta ushtrojn\u00eb dot t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku e nj\u00ebher\u00ebsh. Interesi i qytetar\u00ebve mbrohet kur ata e thon\u00eb fjal\u00ebn e tyre n\u00eb nd\u00ebrtimin e pushtetit dhe sigurojn\u00eb mekanizmat p\u00ebrkat\u00ebse q\u00eb din\u00eb ta ushtrojn\u00eb pushtetin n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tyre. Qytetar\u00ebt e marrin pushtetin n\u00eb duart e tyre n\u00eb nj\u00eb dat\u00eb t\u00eb caktuar, brenda nj\u00eb periudh\u00eb kohore t\u00eb caktuar, dit\u00ebn e votimeve, q\u00eb tani \u00ebsht\u00eb 18 qershor 2017, pas 4 vitesh nga votimet paraardh\u00ebse. At\u00eb dit\u00eb ushtrohet demokracia direkte me votime t\u00eb p\u00ebrgjithshme, p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb ose nd\u00ebrruar pushtetin ekzistues. Gjith\u00eb koh\u00ebn tjet\u00ebr qytetar\u00ebt pushtetin ua besojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb zgjedhur prej tyre dhe e mbik\u00ebqyrin me shum\u00eb forma. Kjo \u00ebsht\u00eb demokracia zgjedhore dhe politike. Nuk jetojm\u00eb as n\u00eb koh\u00ebn e demokracis\u00eb athiniote t\u00eb para shum\u00eb shekujsh, as n\u00eb koh\u00ebn e kuvendeve t\u00eb burrave t\u00eb fshatit ilir\u00eb ose arb\u00ebror\u00eb. Deri m\u00eb sot m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt ta marrin n\u00eb duart e tyre pushtetin ka rezultuar \u201cdemokracia p\u00ebrfaq\u00ebsuese\u201d, q\u00eb ka si premis\u00eb themelore vendimmarrjen nga shumica dhe pranimin e k\u00ebsaj vendimmarrjeje me oponenc\u00ebn paq\u00ebsore nga pakica, deri n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n<p><b>\u201cRevolucioni demokratik\u201d q\u00eb shpall S. Berisha \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7artje dhe p\u00ebr\u00e7apje q\u00eb ngacmon tumorin malinj n\u00eb organizmin e s\u00ebmur\u00eb politik.<\/b> Evolucioni i v\u00ebshtir\u00eb politik \u00e7erekshekullor n\u00eb Shqip\u00ebri nuk duhet nd\u00ebrprer\u00eb m\u00eb me revolucione, sidomos n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb rregullta. Q\u00ebndrimet pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb gj\u00ebma, si\u00e7 ndodhi n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1997, si\u00e7 tentoi opozita socialiste t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste m\u00eb 21 janar 2011. Politikani duhet ta dij\u00eb se nxitja e revolucionit pa vend e pa mend mund t\u00eb pjell\u00eb edhe kund\u00ebrrevolucion. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb m\u00ebsuar di\u00e7ka nga t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb u soll\u00ebn \u201cudh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb fort\u00eb\u201d n\u00eb periudh\u00ebn paskomuniste Nano, Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, n\u00eb gjurm\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve ia ka \u00ebnda t\u00eb ec\u00eb edhe Lulzim Bash\u00ebs. U ka kaluar koha pozave dhe gjestikulimeve \u201cmusoliniane\u201d edhe n\u00eb politik\u00ebn e eg\u00ebrsuar shqiptare. Dikur kam pas botuar nj\u00eb shkrim me titull \u201cDuhet frenuar n\u00eb koh\u00eb yryshi Rama\u201d (26 gusht 2005) kur Rama synonte t\u00eb arrinte sa m\u00eb shpejt maj\u00ebn e pushtetit politik. Sot po shtoj se \u201cDuhet shkurajuar turri Basha\u201d. Por, duhet q\u00eb edhe Berisha t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb sa m\u00eb larg parasken\u00ebs politike, t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga sjelljet e gjuha zjarrndez\u00ebse. Duhet q\u00eb edhe Ilir Meta t\u00eb mos lakmoj\u00eb pa pushim majat e posteve pushtetore, t\u00eb mos sillet m\u00eb si \u201ctradhtari politik model\u201d, apo \u201ckingmejk\u00ebri\u201d n\u00eb politik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, duke kaluar n\u00eb aleanca pa parim sa me nj\u00ebrin krah me tjetrin. P\u00ebrndryshe, zvjerdhja, zgjedha dhe zgjebja zgjedhore do ta b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sindromin zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><b>\u201cRevolucioni demokratik\u201d q\u00eb shpall S. Berisha \u00ebsht\u00eb p\u00ebr\u00e7artje dhe p\u00ebr\u00e7apje q\u00eb ngacmon tumorin malinj n\u00eb organizmin e s\u00ebmur\u00eb politik.<\/b> Evolucioni i v\u00ebshtir\u00eb politik \u00e7erekshekullor n\u00eb Shqip\u00ebri nuk duhet nd\u00ebrprer\u00eb m\u00eb me revolucione, sidomos n\u00eb prag t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb rregullta. Q\u00ebndrimet pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb gj\u00ebma, si\u00e7 ndodhi n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1997, si\u00e7 tentoi opozita socialiste t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriste m\u00eb 21 janar 2011. Politikani duhet ta dij\u00eb se nxitja e revolucionit pa vend e pa mend mund t\u00eb pjell\u00eb edhe kund\u00ebrrevolucion. Shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb m\u00ebsuar di\u00e7ka nga t\u00eb k\u00ebqijat q\u00eb u soll\u00ebn \u201cudh\u00ebheq\u00ebsit politik\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb fort\u00eb\u201d n\u00eb periudh\u00ebn paskomuniste Nano, Berisha, Ilir Meta, Edi Rama, n\u00eb gjurm\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve ia ka \u00ebnda t\u00eb ec\u00eb edhe Lulzim Bash\u00ebs. U ka kaluar koha pozave dhe gjestikulimeve \u201cmusoliniane\u201d edhe n\u00eb politik\u00ebn e eg\u00ebrsuar shqiptare. Dikur kam pas botuar nj\u00eb shkrim me titull \u201cDuhet frenuar n\u00eb koh\u00eb yryshi Rama\u201d (26 gusht 2005) kur Rama synonte t\u00eb arrinte sa m\u00eb shpejt maj\u00ebn e pushtetit politik. Sot po shtoj se \u201cDuhet shkurajuar turri Basha\u201d. Por, duhet q\u00eb edhe Berisha t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb sa m\u00eb larg parasken\u00ebs politike, t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga sjelljet e gjuha zjarrndez\u00ebse. Duhet q\u00eb edhe Ilir Meta t\u00eb mos lakmoj\u00eb pa pushim majat e posteve pushtetore, t\u00eb mos sillet m\u00eb si \u201ctradhtari politik model\u201d, apo \u201ckingmejk\u00ebri\u201d n\u00eb politik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, duke kaluar n\u00eb aleanca pa parim sa me nj\u00ebrin krah me tjetrin. P\u00ebrndryshe, zvjerdhja, zgjedha dhe zgjebja zgjedhore do ta b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb sindromin zgjedhor n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><b>Mendoj se depresioni nga sindromi zgjedhor do t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet edhe tek shqiptar\u00ebt n\u00eb FYROM.<\/b> Prandaj, mendimeve q\u00eb shpreha n\u00eb shkrimin \u201cZgjedhje pa zgjidhje\u201d (\u201cShenja\u201d, janar 2017) d\u00ebshiroj t\u2019u shtoj disa citime nga shkrimi im i m\u00ebhersh\u00ebm \u201cHallv\u00eb e ftoht\u00eb (shqiptare), \u00e7orb\u00eb e nxeht\u00eb (maqedone)\u201d (\u2018Bota Sot\u201d korrik 2006): \u201cMe t\u00eb tilla gatime i ngopin vazhdimisht shqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni (lexo Shqip\u00ebrin\u00eb Lindore) prej vitesh, sidomos n\u00eb koh\u00eb zgjedhjesh, kur votuesve shqiptar\u00eb \u201c\u00e7orb\u00ebn e nxeht\u00eb\u201d (maqedone) ua servirin p\u00ebr hallv\u00eb vet\u00eb politikan\u00ebt shqiptar\u00eb. K\u00ebshtu ndodhi edhe n\u00eb zgjedhjet e fundit parlamentare n\u00eb Maqedoni, q\u00eb sapo p\u00ebrfunduan dhe q\u00eb soll\u00ebn n\u00eb pushtet opozit\u00ebn maqedone bashk\u00eb me bishtin e saj shqiptar dhe larguan pushtetar\u00ebt e deritanish\u00ebm maqedon\u00eb me ndihm\u00ebsit e tyre shqiptar\u00eb. \u00c7orb\u00ebn q\u00eb b\u00ebjn\u00eb maqedon\u00ebt e g\u00eblltisin shqiptar\u00ebt, sepse zihen me nj\u00ebri-tjetrin edhe m\u00eb shum\u00eb se vet\u00eb maqedon\u00ebt se si do t\u00eb jet\u00eb pushteti i maqedonasve. Votat shqiptare n\u00eb Maqedoni po zhvler\u00ebsohen sa her\u00eb vihen n\u00eb qarkullim, jo vet\u00ebm sepse nuk krijojn\u00eb dot nj\u00eb shif\u00ebr absolute n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe se votat sllavomaqedonase, por sepse votat shqiptare hidhen e mblidhen n\u00eb funksion t\u00eb rregullimit t\u00eb balanc\u00ebs s\u00eb pushtetit sllavomaqedonas, sepse sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar edhe nj\u00eb garnitur\u00eb shqiptare n\u00eb pjat\u00ebn e pushtetit q\u00eb e kan\u00eb sllavo-maqedonasit. BDI-ja na habiti me gatishm\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebqeveriste edhe me opozit\u00ebn e deridjeshme sllavomaqedonase, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb mbetej n\u00eb pushtet. Xhaferri (PDSH) na habiti me kund\u00ebrshtimin e tij shum\u00eb t\u00eb vendosur p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb pushtetin edhe me k\u00ebta shqiptar\u00eb me \u201cargumentin\u201d se BDI nuk duhet t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb qeveri, sepse shqiptar\u00ebt mbetkan pa opozit\u00eb t\u00eb tyren n\u00eb Maqedoni. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb at\u00eb gjendje q\u00eb \u00ebsht\u00eb pushteti n\u00eb Maqedoni vendi i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, sepse jan\u00eb ata q\u00eb nuk i g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejtat e barabarta me \u201cshumic\u00ebn\u201d. Loja me \u201cpushtetar\u00eb shqiptar\u00eb\u201d dhe \u201copozitar\u00eb shqiptar\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb hallv\u00eb e ftoht\u00eb q\u00eb u serviret shqiptar\u00ebve. Loja q\u00eb b\u00ebjn\u00eb partit\u00eb sllavomaqedonase p\u00ebr pushtet p\u00ebr shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u201c\u00e7orb\u00eb e nxheht\u00eb\u201d, q\u00eb u p\u00ebrv\u00eblon turinjt\u00eb dhe do t\u2019i neveris\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb nga \u201challva e tyre e ftoht\u00eb\u201d. Por, deri tani shenjat tregojn\u00eb se partit\u00eb e politikan\u00ebt shqiptar\u00eb po vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqen me hallv\u00ebn e ftoht\u00eb e \u00e7orb\u00ebn e nxeht\u00eb.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb demokracia zgjedhore n\u00eb Europ\u00eb e Ballkan, p\u00ebr shqiptar\u00ebt pak gj\u00ebra do t\u00eb ndryshojn\u00eb. Sindromi zgjedhor duhet t\u00eb marr\u00eb fund te shqiptar\u00ebt s\u00eb pari.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb fjalimin p\u00ebrurues t\u00eb presidenc\u00ebs m\u00eb 20 janar 2017 presidenti i ri i SHBA, Donald Trump, kishte dhe nj\u00eb premtim se pushtetin do t\u2019ua kthente qytetar\u00ebve&#8230;.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":272,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-19306","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19306"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19306"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19306\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19310,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19306\/revisions\/19310"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/272"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19306"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19306"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19306"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}