{"id":19507,"date":"2017-04-01T11:52:24","date_gmt":"2017-04-01T09:52:24","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=19507"},"modified":"2017-04-01T11:52:24","modified_gmt":"2017-04-01T09:52:24","slug":"si-komunistet-maqedonas-i-vrisnin-komunistet-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=19507","title":{"rendered":"Si komunist\u00ebt maqedonas i vrisnin komunist\u00ebt shqiptar\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/qerim-lita.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-19508\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/qerim-lita.png\" alt=\"\" width=\"714\" height=\"414\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/qerim-lita.png 714w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/qerim-lita-300x174.png 300w\" sizes=\"(max-width: 714px) 100vw, 714px\" \/><\/a>Fatin e ngjash\u00ebm si t\u00eb Hamdi Dem\u00ebs, i cili u vra, e pat\u00ebn edhe disa komunist\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb, si Abdullah Aliu \u2013 Krashnica, i cili vdiq n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1945 n\u00eb rrethana t\u00eb pasqaruara deri m\u00eb sot, p\u00ebrkat\u00ebsisht dyshohet se ai ishte helmuar nga shok\u00ebt e tij komunist\u00eb maqedonas. Po k\u00ebshtu ndodhi edhe me nj\u00ebrin nd\u00ebr p\u00ebrkrah\u00ebsit e rrall\u00eb t\u00eb LN\u00c7M-s\u00eb nga trevat e K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, Rexh\u00eb Rushit Zajazi, i cili u vra n\u00eb rrethana ende t\u00eb pasqaruara n\u00eb rrug\u00ebn K\u00ebr\u00e7ov\u00eb-Gostivar etj.<\/em><\/p>\n<p><strong>Shkruan: Qerim LITA, Shkup<\/strong><\/p>\n<p>Dihet mir\u00ebfilli se trevat lindore shqiptare (Maqedonia Per\u00ebndimore e sotme) gjat\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore nuk e mb\u00ebshtet\u00ebn l\u00ebvizjen komuniste n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ve\u00e7mas at\u00eb jugosllave, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ishte edhe ajo maqedonase. Burimet arkivore hedhin drit\u00eb se deri n\u00eb vitin 1943 n\u00eb k\u00ebto treva pati gjithsej 6 komunist\u00eb shqiptar\u00eb, edhe at\u00eb 2 n\u00eb Dib\u00ebr, 1 n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb, 1 n\u00eb Tetov\u00eb dhe 2 n\u00eb Kumanov\u00eb. M\u00eb von\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht pas marr\u00ebveshjes s\u00eb arritur n\u00eb korrik t\u00eb vitit 1943 n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, midis t\u00eb deleguarit t\u00eb KQ t\u00eb PKJ-s\u00eb, Svetozar Vukmanoviq \u2013 Tempo dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e lart\u00eb t\u00eb KQ t\u00eb PKSH-s\u00eb, Ko\u00e7i Xoxe, n\u00eb k\u00ebto treva u d\u00ebrguan disa komunist\u00eb shqiptar, si v\u00ebllez\u00ebrit Agolli etj., t\u00eb cil\u00ebve iu dha detyra q\u00eb n\u00eb mesin e popullsis\u00eb shqiptare t\u00eb zhvillojn\u00eb agjitacion e propagand\u00eb, duke e lart\u00ebsuar \u201cluft\u00ebn v\u00ebllaz\u00ebrore\u201d midis komunist\u00ebve shqiptar\u00eb dhe atyre jugosllav\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, n\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 1943 Tempo dhe udh\u00ebheqja e PKM-s\u00eb e themeloi Komitetin Krahinor t\u00eb PKM-s\u00eb p\u00ebr Pollog, Dib\u00ebr, Rek\u00eb e K\u00ebr\u00e7ov\u00eb, ku p\u00ebr kryetar t\u00eb k\u00ebtij komiteti u em\u00ebrua Hamdi Dema, i cili nj\u00ebkoh\u00ebsisht ishte edhe z\u00ebvend\u00ebskomandant i SHK t\u00eb LN\u00c7M-s\u00eb. N\u00eb rrethana kur popullsia shqiptare q\u00ebndronte fuqish\u00ebm pran\u00eb Lidhjes s\u00eb Dyt\u00eb t\u00eb Prizrenit, e cila n\u00eb programin e saj pati \u00e7lirimin dhe bashkimin komb\u00ebtar, Shtabi Kryesor i LN\u00c7M-s\u00eb, n\u00eb Manifestin e l\u00ebshuar n\u00eb tetor t\u00eb vitit 1943, n\u00eb pjes\u00ebn drejtuar shqiptar\u00ebve shprehimisht thuhej: \u201cT\u00eb mos u lejojm\u00eb okupator\u00ebve gjakatar\u00eb gjerman\u00eb t\u2019i p\u00ebr\u00e7ajn\u00eb t\u00eb dy popujt tan\u00eb t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebruar. T\u00eb mos u lejojm\u00eb ta shkat\u00ebrrojn\u00eb unitetin ton\u00eb luftarak dhe t\u2019i ndajn\u00eb dy flamujt tan\u00eb \u2013 flamurin e Sk\u00ebnderbeut dhe flamurin e Republik\u00ebs s\u00eb Krushev\u00ebs, q\u00eb t\u00eb bashkuar, korr\u00ebn aq shum\u00eb fitore\u2026 Dijeni se pas k\u00ebsaj lufte t\u00eb gjith\u00eb popujt e Ballkanit do t\u00eb vendosin vet\u00eb p\u00ebr fatin e vet.\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb janar t\u00eb vitit 1944 Komiteti Krahinor p\u00ebr Pollog, Dib\u00ebr, Rek\u00eb e K\u00ebr\u00e7ov\u00eb, p\u00ebr q\u00ebllime propaganduese, p\u00ebrkat\u00ebsisht mashtruese, l\u00ebshoi nj\u00eb Thirrje, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ftoheshin shqiptar\u00ebt dhe maqedonasit t\u00eb luftojn\u00eb bashk\u00ebrisht kund\u00ebr okupatorit gjerman, ku nd\u00ebr t\u00eb tjerash thuhej: \u201cA asht Tetova e maqedonasve ose e shqiptar\u00ebve, e kujt asht K\u00ebr\u00e7ova etj., at\u00eb do ta zgjidhni Ju veht\u00eb mbas lufte, kurr\u00eb s\u2019do t\u00eb jet\u00eb okupatori gjakatar dhe kurr\u00eb lirisht do t\u00eb mundeni t\u2019i shprehni d\u00ebshirat e veta dhe t\u00eb k\u00ebrkoni t\u00eb drejtat e veta\u2026 Karta Atllantikut midis aleatve t\u00eb mb\u00ebdhej ua siguron k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb\u2026\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e par\u00eb t\u00eb ASNOM-it, punimet e s\u00eb cil\u00ebs u mbajt\u00ebn m\u00eb 2 gusht 1944 n\u00eb manastirin Prohor P\u00e7inski, u miratua Deklarata p\u00ebr t\u00eb drejtat themelore t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb \u201cMaqedonis\u00eb Demokratike\u201d, ku n\u00eb nenin 1 thuhej: \u201cT\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e shtetit federal t\u00eb Maqedonis\u00eb jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe t\u00eb barabart\u00eb para ligjit, pa dallim komb\u00ebsie, gjinie, race dhe besimi\u201d. P\u00ebrve\u00e7 Deklarat\u00ebs, n\u00eb k\u00ebt\u00eb mbledhje u soll edhe Manifesti, p\u00ebrmes t\u00eb cilit ftoheshin t\u00eb gjitha komb\u00ebsit\u00eb n\u00eb Maqedoni p\u00ebr t\u2019iu bashkangjitur luft\u00ebs antifashiste.<\/p>\n<p>Si rrjedhoj\u00eb e vendimeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, m\u00eb 14 gusht t\u00eb vitit 1944 n\u00eb K\u00ebr\u00e7ov\u00eb u formua aradha partizane shqiptare. Duke e pasur parasysh faktin se asaj s\u00eb shpejti iu bashk\u00ebngjit\u00ebn nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i vullnetar\u00ebve shqiptar\u00eb nga regjioni i Strug\u00ebs, Dibr\u00ebs dhe K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, m\u00eb 26 gusht t\u00eb vitit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, n\u00eb malet e Karaormanit nga kjo aradh\u00eb u formua Brigada IV shqiptare, e cila fillimisht num\u00ebronte rreth 450 luft\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrsa me kalimin e koh\u00ebs ky num\u00ebr t\u00eb shkoj\u00eb deri n\u00eb 5000. M\u00eb 7 janar t\u00eb vitit 1945 Brigada mori em\u00ebr tjet\u00ebr \u2013 Brigada VII Sulmuese Shqiptare, e cila me 2.500 luft\u00ebtar\u00ebt e saj mori pjes\u00eb n\u00eb Frontin e Sremit.<\/p>\n<p>Pasi u pushtuan t\u00eb gjitha trevat shqiptare nga Struga e deri n\u00eb Kumanov\u00eb, ku si\u00e7 dihet nj\u00ebsit\u00eb komuniste maqedonase vran\u00eb e pushkatuan mij\u00ebra civil\u00eb t\u00eb pafajsh\u00ebm shqiptar\u00eb, dhjet\u00ebra mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb u arrestuan dhe u d\u00ebrguan n\u00ebp\u00ebr kampet e p\u00ebrqendrimit, me urdh\u00ebr t\u00eb KQ t\u00eb PKM-s\u00eb, n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb dhjetorit 1944 u arrestua z\u00ebvend\u00ebskomandanti i SHK t\u00eb LN\u00c7M-s\u00eb, Hamdi i Dema, i cili disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb u vra nga roja e burgut t\u00eb Prilepit, n\u00ebn pretekst se ka dashur t\u00eb \u201carratiset\u201d.<\/p>\n<p>Fatin e ngjash\u00ebm si t\u00eb Hamdi Dem\u00ebs, i cili u vra, e pat\u00ebn edhe disa komunist\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb, si Abdullah Aliu \u2013 Krashnica, i cili vdiq n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1945 n\u00eb rrethana t\u00eb pasqaruara deri m\u00eb sot, p\u00ebrkat\u00ebsisht dyshohet se ai ishte helmuar nga shok\u00ebt e tij komunist\u00eb maqedonas. Po k\u00ebshtu ndodhi edhe me nj\u00ebrin nd\u00ebr p\u00ebrkrah\u00ebsit e rrall\u00eb t\u00eb LN\u00c7M-s\u00eb nga trevat e K\u00ebr\u00e7ov\u00ebs, Rexh\u00eb Rushit Zajazi, i cili u vra n\u00eb rrethana ende t\u00eb pasqaruara n\u00eb rrug\u00ebn K\u00ebr\u00e7ov\u00eb-Gostivar etj.<\/p>\n<p>Edhe pse shqiptar\u00ebt, numerikisht, krahas maqedonasve p\u00ebrb\u00ebnin elementin e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb Republik\u00ebn Federale t\u00eb Maqedonis\u00eb, ata nuk u p\u00ebrfshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proporcionale n\u00eb strukturat udh\u00ebheq\u00ebse t\u00eb pushtetit. K\u00ebshtu nga 22 an\u00ebtar\u00eb sa num\u00ebronte Presidiumi i ASNOM-it, vet\u00ebm nj\u00eb ishte shqiptar (Qemal Agolli), nd\u00ebrsa prej 115 deputet\u00ebve t\u00eb caktuar, shqiptar\u00eb ishin vet\u00ebm dy Qemal Agolli dhe Nafi Sulejmani. Nd\u00ebr koh\u00eb, n\u00eb mbledhjen e Presidiumit q\u00eb u mbajt m\u00eb 6 gusht 1944 n\u00eb Presidium u kooptua edhe Abdulla Aliu. P\u00ebrfaq\u00ebsues i vet\u00ebm shqiptar n\u00eb Qeverin\u00eb e par\u00eb t\u00eb Maqedonis\u00eb Federale, e cila u zgjodh m\u00eb 16 prill 1945, ishte Dr. Nexhat Agolli, i cili mori postin e ministrit t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Sociale.<\/p>\n<p>Kulminacionin e antishqiptarizmit udh\u00ebheqja komuniste maqedonase e arriti me Kushtetut\u00ebn e par\u00eb, e cila u miratua m\u00eb 31 dhjetor 1946, ku shqiptar\u00ebt u em\u00ebrtuan si pakic\u00eb nacionale, q\u00eb p\u00ebrfshiheshin vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb Kreun III, neni 12, ku shprehimisht thuhej: \u201cPakicat nacionale n\u00eb Republik\u00ebn Popullore t\u00eb Maqedonis\u00eb e g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e mbrojtjen e zhvillimit kulturor dhe n\u00eb p\u00ebrdorimin e lir\u00eb t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb tyre.\u201d.<\/p>\n<p>Pas burgosjeve masive t\u00eb inteligjenc\u00ebs shqiptare dhe proceseve t\u00eb shumta gjyq\u00ebsore, t\u00eb cilat u zhvilluan gjat\u00eb viteve 1945-1947, n\u00eb t\u00eb cilat mbi 100 intelektual\u00eb shqiptar\u00eb u d\u00ebnuan me vuajtje t\u00eb r\u00ebnda d\u00ebnimi, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe d\u00ebnime me pushkatim, si\u00e7 ishte rasti i dy intelektual\u00ebve dhe atdhetar\u00ebve shqiptar\u00eb nga Pollogu, Shuaip Kamberi e Kadri Saliu, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb maj t\u00eb vitit 1945 u dogj\u00ebn p\u00ebr s\u00eb gjalli n\u00eb lumin Shkumbim t\u00eb Tetov\u00ebs, ose rasti i tre veprimtar\u00ebve t\u00eb NDSH-s\u00eb: Azem Marana, Hysni Rudi e Mehmet Bushi, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb 19 maj 1947 u ekzekutuan n\u00eb Kala t\u00eb Shkupit nga Komisioni q\u00eb udh\u00ebhiqej nga Reis Shaqiri, Byroja Politike e KQ t\u00eb PKM-s\u00eb, n\u00eb mbledhjen e saj t\u00eb mbajtur m\u00eb 6 maj 1948 e shkarkoi Dr. Nexhat Agollin nga detyra minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Sociale dhe n\u00eb vend t\u00eb tij p\u00ebr minist\u00ebr e em\u00ebroi Reis Shaqirin, i cili deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mbante postin e kryeshefit t\u00eb UDB-s\u00eb p\u00ebr qarkun e Shkupit. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, n\u00eb mbledhje u mor q\u00ebndrimi q\u00eb Video Smilevski dhe Cvetko Uzonovski t\u00eb kryejn\u00eb hetime ndaj veprimtaris\u00eb s\u00eb Agollit. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, m\u00eb 11 maj 1948, pasi Smilevski dhe Uzonovski raportuan p\u00ebr hetimet e kryera, Byroja Politike e KQ t\u00eb PKM-s\u00eb solli vendim me k\u00ebt\u00eb p\u00ebrmbajtje: \u201cP\u00ebr shkak t\u00eb paraqitjeve t\u00eb shumta shoviniste nga ana e Nexhat Agollit, t\u00eb cilat kan\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim ta p\u00ebrmbysin v\u00ebllaz\u00ebrim-bashkimin e popullit maqedonas dhe pakic\u00ebs shqiptare, te nj\u00eb pjes\u00eb e popullat\u00ebs shqiptare t\u00eb krijohet mosbesim ndaj pushtetit popullor dhe Partis\u00eb ton\u00eb, p\u00ebr shkak se me vet\u00ebdije i ka fshehur bandit\u00ebt ilegal\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ai ka pasur njohuri se i k\u00ebrkojn\u00eb organet e Pushtetit Popullor, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohen para Gjyqit Popullor, Byroja e KQ t\u00eb PKM-s\u00eb, n\u00eb mbledhjen e saj mbajtur me 6 maj 1948, ka sjell\u00eb vendim q\u00eb Nexhat Agolli t\u00eb shkarkohet nga funksioni Minist\u00ebr i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Sociale n\u00eb Qeverin\u00eb e RPM-s\u00eb dhe shok\u00ebt Vidoje Smilevski dhe Cvetko Uzunovski t\u00eb mbajn\u00eb hetime Partiake ndaj t\u00eb gjitha atyre dukurive t\u00eb d\u00ebmshme partiake t\u00eb Nexhat Agollit. Duke e par\u00eb raportin e shok\u00ebve Vidoje Smilevski dhe Cvetko Uzunovski, t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb kryer hetimet partiake ndaj Nexhat Agollit, Byroja Politike e KQ PKM-s\u00eb, n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi i pranon konstatimet dhe propozimet q\u00eb jan\u00eb theksuar n\u00eb raport dhe sjell vendim q\u00eb Nexhat Agolli t\u00eb p\u00ebrjashtohet prej PK-s\u00eb\u201d. M\u00eb pas, Nexhat Agolli arrestohet dhe n\u00eb pranver\u00eb t\u00eb vitit 1949, ngjash\u00ebm sikurse edhe Hamdi Dema, u vra n\u00ebn pretekstin se ka dashur \u201ct\u00eb arratiset\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, organet e UDB-s\u00eb e burgosin edhe v\u00ebllain e tij, Qemal Agollin, i cili asaj kohe q\u00ebndronte me detyr\u00eb n\u00eb Beograd. I nj\u00ebjti u d\u00ebnua me 15 vjet heqje lirie dhe u d\u00ebrgua n\u00eb burgun e famsh\u00ebm n\u00eb Goli Otok.<\/p>\n<p>Burgosjes nuk do t\u2019i shmangen as komunist\u00ebt e tjer\u00eb shqiptar\u00eb, si: Sali Lisi, Shaip Mustafa, Jahja Osmani, Ahmet Pere, Qazim Duka, Shaban Horvati, Bari Ahmeti etj.<\/p>\n<p>N\u00eb vendimin e shkall\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb Gjyqit t\u00eb Qarkut t\u00eb Shkupit, me t\u00eb cilin udh\u00ebheq\u00ebsi komunist shqiptar Sali Lisi u d\u00ebnua me vdekje\/ekzekutim, nd\u00ebr t\u00eb tjerash thuhej: \u201cI akuzuari i par\u00eb Sali Lisi gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb pushtimit armiq\u00ebsor t\u00eb vendit ton\u00eb n\u00eb dat\u00eb t\u00eb pap\u00ebrcaktuar gjat\u00eb muajit maj 1944, pasi nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar q\u00ebndroi n\u00eb territorin e lir\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb Per\u00ebndimore si pjes\u00ebtar i nj\u00ebsive partizane, n\u00eb Gostivar, u fut n\u00eb sh\u00ebrbimin e spiunazhit t\u00eb shefit t\u00eb Gestap-os Breger, dhe ka n\u00ebnshkruar obligim t\u00eb shkruar para kriminelit t\u00eb luft\u00ebs Xhem\u00eb Hasa. Komandat i formacionit ballist n\u00eb territorin e Maqedonis\u00eb Per\u00ebndimore\u2026etj\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00ebn pretekstin e \u201czbatimit me konsekuenc\u00eb\u201d t\u00eb njohjes s\u00eb plot\u00eb s\u00eb t\u00eb drejtave komb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7do pakic\u00eb, udh\u00ebheqja e KQ t\u00eb PKM-s\u00eb vendosi q\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb Per\u00ebndimore t\u00eb hapen shkolla turke. P\u00ebr realizimin sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb k\u00ebtij vendimi nga ana e KQ t\u00eb PKM-s\u00eb u formua nj\u00eb komision, t\u00eb cilin e udh\u00ebhoqi K\u00ebrste C\u00ebrvenkovski, nd\u00ebrsa an\u00ebtar\u00eb tjer\u00eb ishin: Mito Temenugov, Reis Shaqiri, Boge Kuzmanoski, Tome Buklevski-Ma\u00e7uli, Gjore Gjorevski dhe Allojz Pipan. Analiza, q\u00eb rezultoi nga ky aksion dhe do t\u00eb aprovohet pa asnj\u00eb kund\u00ebrshtim, p\u00ebrfshinte 40 faqe, nd\u00ebrsa ishte e ndar\u00eb n\u00eb kat\u00ebr n\u00ebntituj kryesor\u00eb: 1) historiati dhe gjendja politike n\u00eb mesin e popullat\u00ebs shqiptare n\u00eb Maqedoni; 2) \u00e7\u00ebshtja e arsimit; 3) \u00e7\u00ebshtja ekonomike dhe 3) \u00e7\u00ebshtja organizative. N\u00eb t\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjerash vihej n\u00eb pah se \u201cpjesa d\u00ebrmuese e popullat\u00ebs myslimane n\u00eb Maqedonin\u00eb Per\u00ebndimore \u00ebsht\u00eb turke\u201d, sidomos n\u00eb: \u201cTetov\u00eb, Gostivar dhe Strug\u00eb\u201d, dhe se \u201cdetyrimisht duhet t\u00eb hapen n\u00eb ato qytete shkolla turke.\u201d<\/p>\n<p>Ky dokument u shqyrtua n\u00eb mbledhjen e zgjeruar t\u00eb Byros\u00eb Politike t\u00eb KQ t\u00eb PKM-s\u00eb, e cila u mbajt m\u00eb 29 shkurt 1952, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn krahas an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Byros\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e UDB-s\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn e Maqedonis\u00eb Per\u00ebndimore, si Arizon Nestorovski \u2013 Mar\u00e7e, Elisie Popovski etj., t\u00eb cil\u00ebt nuk e fsheh\u00ebn antishqiptarizmin e tyre. K\u00ebshtu Arizon Nestorovski \u2013 Mar\u00e7e, duke e p\u00ebrshkruar gjendjen e siguris\u00eb n\u00eb Pollog, nd\u00ebr t\u00eb tjerash akuzoi an\u00ebtarin e Byros\u00eb s\u00eb Komitetit Komunal t\u00eb LKM-s\u00eb-Tetov\u00eb, Qemal Hajrullau, i cili \u2013 si\u00e7 v\u00eb n\u00eb dukje \u2013 \u201cp\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebs son\u00eb q\u00eb t\u00eb deklarohet turk\u201d ai k\u00ebt\u00eb jo q\u00eb nuk e b\u00ebri, porse t\u00eb nes\u00ebrmit alarmoi opinionin e Tetov\u00ebs se \u201cudh\u00ebheqja maqedonase po b\u00ebn presion ndaj p\u00ebrfaq\u00ebsuesve shqiptar\u00eb p\u00ebr turqizimin e tyre\u201d. Edhe m\u00eb i ashp\u00ebr ishte fjalimi i Elisie Popovskit, i cili k\u00ebrkoi masa t\u00eb rrepta kund\u00ebr \u2013 si\u00e7 do shprehet \u2013 \u201cirredentist\u00ebve shqiptar\u00eb\u201d, t\u00eb cil\u00ebt \u201ci durojm\u00eb q\u00eb nga viti 1943\u201d. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, Qemal Hajrullau u p\u00ebrjashtua nga an\u00ebtar\u00ebsia e LKJ-s\u00eb. M\u00eb von\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vjesht\u00ebn e atij viti, u arrestua ministri i Drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb RP t\u00eb Maqedonis\u00eb, Xhaferr Kodra, i cili u d\u00ebrgua ta vuaj\u00eb d\u00ebnimin e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb burgun e Goli Otokit.<\/p>\n<p>P\u00ebr sa u tha m\u00eb sip\u00ebr, mund t\u00eb arrihet konkluzioni se t\u00eb gjitha premtimet q\u00eb udh\u00ebheqja komuniste maqedonase, t\u00eb dh\u00ebna gjat\u00eb periudh\u00ebs 1943-1944, nuk p\u00ebrb\u00ebnin asgj\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se nj\u00eb propagand\u00eb t\u00eb rrejshme, e cila p\u00ebr q\u00ebllim pati p\u00ebr\u00e7arjen e popullsis\u00eb shqiptare, e m\u00eb pas zbatimin e politik\u00ebs terrorizuese ndaj saj. K\u00ebt\u00eb e kishin kuptuar shum\u00eb her\u00ebt intelektual\u00ebt e atdhetar\u00ebt shqiptar\u00eb, si\u00e7 ishin: Gajur Deralla, Shuaip Kamberi, Kadri Saliu, Remzi Shaqir Beu, Murat Lab\u00ebnishti, Shemsi Hatipi, Dr. Xhafer Sulejmani, Baba Qazimi, Xhem\u00eb Gostivari, Sul\u00eb Hotla, Azem Marana, kapiden Hysni Rudi, Mehmet Bushi, Mahmut Dumani, Jonuz Balla, Mulla Dulla i Hotl\u00ebs, Hajdar Efendiu, Shaban Efendiu, Fetah Efendiu, Xhemal Efendiu, Ferat Efendiu, Mehmet Efendiu, Garip Efeniu, Abdullah ef. Abdullau e shum\u00eb e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr shkak q\u00ebndrimeve t\u00eb tyre atdhetare ose u pushkatuan ose u vran\u00eb pa proces gjyq\u00ebsor ose u d\u00ebnuan me d\u00ebnime t\u00eb r\u00ebnda nga regjimi i at\u00ebhersh\u00ebm komunist maqedonas.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb keq, k\u00ebt\u00eb propagand\u00eb t\u00eb rrejshme, jo q\u00eb nuk e kuptuan komunist\u00ebt shqiptar\u00eb, por madje nj\u00eb pjes\u00eb e tyre me pjes\u00ebmarrje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb proceset gjyq\u00ebsore kund\u00ebr inteligjenc\u00ebs shqiptare (Qemal Agolli gjat\u00eb viteve 1945-1946 ishte Prokuror i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i RP t\u00eb Maqedonis\u00eb, etj.) u b\u00ebn\u00eb bashk\u00ebfajtor me komunist\u00ebt maqedonas p\u00ebr krimet e kryera ndaj popullsis\u00eb shqiptare n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, ve\u00e7mas ndaj inteligjenc\u00ebs shqiptare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatin e ngjash\u00ebm si t\u00eb Hamdi Dem\u00ebs, i cili u vra, e pat\u00ebn edhe disa komunist\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb, si Abdullah Aliu \u2013 Krashnica, i cili vdiq n\u00eb pranver\u00ebn e vitit&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":19508,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-19507","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19507"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19507"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19507\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19509,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19507\/revisions\/19509"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/19508"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19507"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19507"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19507"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}