{"id":19679,"date":"2017-04-09T10:02:09","date_gmt":"2017-04-09T08:02:09","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=19679"},"modified":"2017-04-09T11:34:35","modified_gmt":"2017-04-09T09:34:35","slug":"platforma-shqiptare-vs-qeveria-e-re-ne-maqedoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=19679","title":{"rendered":"Platforma shqiptare vs. Qeveria e re n\u00eb Maqedoni"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/0-e1439983010735.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-1797\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/0-e1439983010735.jpg\" alt=\"\" width=\"870\" height=\"529\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/0-e1439983010735.jpg 870w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/0-e1439983010735-300x182.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/0-e1439983010735-80x50.jpg 80w\" sizes=\"(max-width: 870px) 100vw, 870px\" \/><\/a>Krejt kjo situat\u00eb e krijuar ku matematika thot\u00eb se faktori politik shqiptar \u00ebsht\u00eb ai i cili e rikthen \u00ebndrr\u00ebn europiane t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb Maqedoni. Gj\u00eb q\u00eb nuk u kuptua mir\u00eb pasi q\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb Tiran\u00eb ku me t\u00eb drejt\u00eb u hekuros\u00ebn dallimet dhe u firmos nj\u00eb platform\u00eb e cila i shp\u00ebton shqiptar\u00ebt nga diskriminimi q\u00eb u b\u00ebhet q\u00eb nga ekzistenca e shtetit maqedonas.<\/em><\/p>\n<p><strong>Shkruan: Arsim SINANI<\/strong><\/p>\n<p>Maqedonia po hyn n\u00eb ciklin e fundit t\u00eb nj\u00eb krize, t\u00eb cil\u00ebn nuk e kishim par\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, nj\u00eb dimension i ri, i panjohur q\u00eb nga pavar\u00ebsimi e k\u00ebtej. Situat\u00eb m\u00eb reale Maqedonia realisht nuk ka pasur q\u00eb nga koha kur \u00ebsht\u00eb themeluar si republik\u00eb n\u00eb vitin 1945 si pjes\u00eb e federat\u00ebs jugosllave. Them \u201csituat\u00eb reale\u201d, pasi q\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn shqiptar\u00ebt ishin dekor q\u00eb ky vend e shfryt\u00ebzonte p\u00ebr ta treguar larmin\u00eb e k\u00ebtij vendi, kaq.<\/p>\n<p>Rezultatet e fundit zgjedhore n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nxor\u00ebn n\u00eb pah nj\u00eb moment shum\u00eb interesant: barazimin mes dy subjekteve politike maqedonase, LSDM dhe DPMNE, q\u00eb e faktorizoi skajsh\u00ebm vot\u00ebn shqiptare. Partit\u00eb shqiptare fillimisht u duk se dol\u00ebn dob\u00ebt p\u00ebr shkak se humb\u00ebn 9 mandate deputet\u00ebsh, por n\u00eb plan afatgjat\u00eb ato fituan statusin e faktorit pa t\u00eb cilin nuk b\u00ebhet kalkulim p\u00ebr formim t\u00eb qeveris\u00eb. Me gjas\u00eb, ky moment ishte paksa problematik, pasi q\u00eb nervozizmi t\u00eb cilin e shprehin maqedonasit e sot\u00ebm, q\u00eb protestojn\u00eb, flet p\u00ebr \u00ebndrrat e k\u00ebqija q\u00eb i shohin nat\u00ebn udh\u00ebheq\u00ebsit e tyre dhe q\u00eb dit\u00ebn i p\u00ebrkthejn\u00eb duke e gjykuar gabimisht se jan\u00eb shqiptar\u00ebt ata, fajtor\u00ebt kujdestar\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Krejt kjo situat\u00eb e krijuar thot\u00eb se faktori politik shqiptar \u00ebsht\u00eb ai i cili e rikthen \u00ebndrr\u00ebn europiane t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb Maqedoni. Por, kjo nuk u kuptua mir\u00eb pas nj\u00eb takimi n\u00eb Tiran\u00eb, ku shqiptar\u00ebt me t\u00eb drejt\u00eb i hekuros\u00ebn dallimet dhe u firmos nj\u00eb platform\u00eb, e cila i shp\u00ebton shqiptar\u00ebt nga diskriminimi q\u00eb u b\u00ebhet q\u00eb nga ekzistenca e shtetit maqedonas. Nj\u00ebra nga partit\u00eb (DPMNE) shpejtoi q\u00eb platform\u00ebn e arritur n\u00eb Tiran\u00eb ta prezantoj\u00eb si nj\u00eb prodhim i shtetit shqiptar, i cili e d\u00ebmton qen\u00ebsin\u00eb e shtetit maqedonas. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr q\u00eb i duhet k\u00ebtij mentaliteti p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar nga burgu q\u00eb i pret drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb shtetit maqedonas, t\u00eb cil\u00ebt nga viti 2006 e deri m\u00eb sot abuzuan me shtetin dhe pushtetin.<\/p>\n<p>Por, askush nuk e analizoi se \u00e7ka n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb sjell platforma e Tiran\u00ebs, posa\u00e7\u00ebrisht nj\u00eb element i cili do duhej t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetej e q\u00eb u anashkalua. Elementi i mir\u00ebqenies ekonomike dhe p\u00ebrfitimi q\u00eb do ta ket\u00eb Maqedonia nga fqinji i saj, Shqip\u00ebria, si\u00e7 jan\u00eb portet detare, pasi q\u00eb Maqedonia nuk ka det dhe shfryt\u00ebzimi i porteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, do ishte nj\u00eb shp\u00ebtim p\u00ebr Maqedonin\u00eb. N\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn Greqia ka ditur jo rrall\u00ebher\u00eb t\u2019i bllokoj\u00eb portet e saj, duke i shkaktuar d\u00ebme goxha t\u00eb m\u00ebdha ekonomis\u00eb s\u00eb vendit t\u00eb vog\u00ebl, Maqedonis\u00eb. Por, Gruevski \u2013 i gjendur n\u00eb panik se po i rr\u00ebshqet pushteti dhe nuk i dihet fati politik \u2013 e paketoi platform\u00ebn e Tiran\u00ebs n\u00eb opinion si di\u00e7ka q\u00eb e d\u00ebmton k\u00ebt\u00eb vend. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se Shqip\u00ebria n\u00eb kontinuitet e ka mb\u00ebshtetur Maqedonin\u00eb, por drejtuesit e Shkupit nuk kan\u00eb arritur t\u00eb krijojn\u00eb dashamir\u00ebsi me vendin q\u00eb i garanton l\u00ebvizje t\u00eb lir\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj drejt Detit Adriatik, duke mos mohuar asnj\u00eb nga vlerat q\u00eb i ka shteti i ri me probleme t\u00eb vjetra me t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria, realisht, me veprimet q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb deri m\u00eb tani, n\u00eb asnj\u00eb moment nuk e ka l\u00ebnduar edhe ashtu shtetin e brisht\u00eb, por fatkeq\u00ebsisht Shkupi s\u2019po gjen forc\u00eb q\u00eb ta tejkaloj\u00eb veten dhe Shqip\u00ebrin\u00eb ta shoh\u00eb si nj\u00eb partner ekonomik, tregtar dhe si nj\u00eb aleat t\u00eb fort\u00eb n\u00eb zhvillimet gjeopolitike. Kur bota zien n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt, Shkupi \u2013 n\u00eb vend se t\u00eb b\u00ebj\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb me shqiptar\u00ebt, sepse kjo i siguron prosperitet, k\u00ebrkon dhe e nxit nj\u00eb nacionaliz\u00ebm t\u00eb pakuptuesh\u00ebm, i cili edhe m\u00eb tutje e fut n\u00eb kriz\u00eb vendin e vog\u00ebl e me \u00ebndrra t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Porti i Durr\u00ebsit dhe t\u00eb gjitha rrug\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb nj\u00eb garanci p\u00ebr zhvillim t\u00eb nj\u00eb vendi q\u00eb nuk ka dalje n\u00eb det, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Maqedonia. Duhet theksuar se Maqedonia kufizohet n\u00eb dy an\u00eb me shtete shqiptare dhe me nj\u00eb faktor t\u00eb fuqish\u00ebm shqiptar brenda n\u00eb Maqedoni, i cili i garanton nj\u00eb prosperitet ekonomik, pasi q\u00eb lidhjet shpirt\u00ebrore jan\u00eb t\u00eb forta, gj\u00eb q\u00eb do ta ndihmonte vendin e vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb siguruar rrug\u00eb tregtare q\u00eb ekonomia t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb. Por, nj\u00eb pjes\u00eb e lidershipit maqedonas n\u00eb esenc\u00eb i ka \u00ebndrrat e k\u00ebqija: edhe pse e pranuan platform\u00ebn shqiptare, n\u00eb momentin q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt i than\u00eb jo nj\u00eb qeverie me Nikolla Gruevskin, ai u \u00e7ua si nj\u00eb gjel i keq q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb kafshoj\u00eb gjithkend q\u00eb i del para dhe e demonizoi k\u00ebt\u00eb projekt. Shtetet, t\u00eb cilat mendojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb tyre, mendojn\u00eb se si t\u00eb b\u00ebjn\u00eb aleat\u00eb t\u00eb fort\u00eb, me vizion, q\u00eb u sigurojn\u00eb mir\u00ebqenie vendit t\u00eb vet\u00eb, por rasti i k\u00ebsaj mend\u00ebsie \u00ebsht\u00eb se shqiptarin e shohin si nj\u00eb problem p\u00ebr shkak t\u00eb vog\u00eblsis\u00eb dhe shpirt\u00ebngusht\u00ebsis\u00eb. N\u00eb rastin e kriz\u00ebs politike n\u00eb Maqedoni problemi q\u00ebndron se klasa politike, e cila realisht ka dal\u00eb n\u00eb opozit\u00eb, e sheh t\u00eb rrezikshme q\u00eb Tirana t\u00eb ndikoj\u00eb dhe ta stabilizoj\u00eb Maqedonin\u00eb: jo se nuk i p\u00eblqen, por p\u00ebr shkak se nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e politikan\u00ebve duhet t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb pas grilave. N\u00eb raste t\u00eb k\u00ebtilla, kur zakonisht abuzohet me nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, m\u00eb s\u00eb lehti \u00ebsht\u00eb t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje nga jasht\u00eb dhe si nj\u00eb gjueti shtrigash p\u00ebr ta frik\u00ebsuar qytetarin e r\u00ebndomt\u00eb maqedonas, q\u00eb pasi q\u00eb e vodh\u00ebn, p\u00ebrdhunuan dhe e varf\u00ebruan, tash e frik\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar politikisht.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt s\u2019kan\u00eb se pse t\u00eb frik\u00ebsohen t\u00eb thon\u00eb se platforma shqiptare e Tiran\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak se nj\u00eb projekt i cili e stabilizon Maqedonin\u00eb. Por, \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb n\u00eb rrethana t\u00eb k\u00ebtilla, kur situata \u00ebsht\u00eb e elektrizuar dhe problematike, t\u00eb gjykosh se \u00e7far\u00eb fati \u00ebsht\u00eb ta kesh nj\u00eb fqinj q\u00eb ta ofron dor\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kjo situat\u00eb. Ndryshe nj\u00eb vend i cili \u00ebsht\u00eb i konfrontuar me t\u00eb gjith\u00eb fqinj\u00ebt, por edhe me shqiptar\u00ebt brenda vendit, realisht ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb investuar q\u00eb k\u00ebt\u00eb mentalitet ta ndryshoj\u00eb dhe investimet europiane do t\u00eb duhej t\u00eb fokusoheshin n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, pasi q\u00eb ky mentalitet \u00ebsht\u00eb rrezik p\u00ebr veten dhe rajonin, ngase ai prodhon problem pa nevoj\u00eb.<\/p>\n<p>Sot Gruevski koketon me Mosk\u00ebn dhe kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e dukshme, nd\u00ebrsa shpreson se presidenca e re amerikane e Donald Tramp-it do ta shp\u00ebtoj\u00eb dhe amnistoj\u00eb, gj\u00eb q\u00eb nuk besoj se do t\u00eb ndodh\u00eb. Por, Gruevski tanim\u00eb nuk m\u00ebrzitet shum\u00eb p\u00ebr Maqedonin\u00eb, por p\u00ebr veten e tij, sepse rrethi i \u00ebsht\u00eb ngushtuar jo nga platforma shqiptare e Tiran\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebn e kishte pranuar me t\u00eb dyja duart, por nga frika se do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb gjykime pa fund. Prandaj Gruevski k\u00ebrkon shp\u00ebtim dhe d\u00ebshiron t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb n\u00eb koh\u00eb q\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb mjegulloj\u00eb gjith\u00e7ka, pasi do ta shp\u00ebtoj\u00eb veten dhe rrethin e tij. Maqedonia ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshime, pasi q\u00eb qeverisja BDI-DPMNE u tregua mjaft problematike dhe krijoi situate konfliktuoze, q\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike nuk e duron. Platforma shqiptare e Tiran\u00ebs nuk e rrezikon Maqedonin\u00eb, por at\u00eb e rrezikon mendja e Nikolla Gruevskit dhe e bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij shqiptar\u00eb, q\u00eb e soll\u00ebn deri k\u00ebtu Maqedonin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Krejt kjo situat\u00eb e krijuar ku matematika thot\u00eb se faktori politik shqiptar \u00ebsht\u00eb ai i cili e rikthen \u00ebndrr\u00ebn europiane t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb Maqedoni. Gj\u00eb q\u00eb nuk u kuptua mir\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1797,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-19679","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19679"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=19679"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19679\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":19680,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/19679\/revisions\/19680"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1797"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=19679"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=19679"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=19679"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}