{"id":20,"date":"2015-07-09T16:36:18","date_gmt":"2015-07-09T15:36:18","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=20"},"modified":"2015-07-09T16:37:02","modified_gmt":"2015-07-09T15:37:02","slug":"kur-theksi-vendoset-ne-dioptrine-ekonomike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=20","title":{"rendered":"Kur theksi vendoset n\u00eb dioptrin\u00eb ekonomike!"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/thumbnail.php_1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"  wp-image-21 aligncenter\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/thumbnail.php_1.jpg\" alt=\"\" width=\"715\" height=\"665\" \/><\/a><\/strong><\/p>\n<p><strong>Me kapacitet t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrfaq\u00ebsimi (deri te niveli i \u201cKalit t\u00eb Shem\u00ebs\u201d) bile mir\u00eb paskemi \u201cprogresuar\u201d! Sikur t\u00eb supozojm\u00eb (ah sikur&#8230;.!!!) se do kemi p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb dinjitoz, profesional dhe t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb qeverisjet e ardhshme, p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb duhet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb t\u00eb p\u00ebrafrimit t\u00eb k\u00ebtij hendeku.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkruan: Abdylmenaf BEXHETI, Tetov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Viteve t\u00eb fundit gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb frekuentojne ide p\u00ebr rishikime dhe ridefinime t\u00eb statusit politiko-juridik n\u00eb Maqedoni, bile nga t\u00eb dyja pal\u00ebt e bashk\u00ebsive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha etnike n\u00eb vend. Megjithat\u00eb, un\u00eb nuk preferoj prapavajtje prej 5-6 viteve, q\u00eb kur gjoja \u201copozita\u201d shqiptare shpalli \u201ciden\u00eb\u201d sterile p\u00ebr marr\u00ebveshje t\u00eb re nd\u00ebretnike. P\u00ebrgjimet na treguan p\u00ebr \u00e7far\u00eb marr\u00ebveshje ka qen\u00eb fjala, si ajo e p\u00ebrbetimit p\u00ebr lojalitet argati deri n\u00eb vdekje! Nuk \u00ebsht\u00eb ideja e k\u00ebsaj analize p\u00ebr k\u00ebto \u201cmarr\u00ebveshje\u201d. As p\u00ebr ato t\u00eb Ridefinimit nga L\u00ebvizja Besa. Dilema q\u00eb shtroj n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtjellim \u00ebsht\u00eb se a thua vall\u00eb \u00ebsht\u00eb i mundur nj\u00eb koncept qytetar i nj\u00eb shtetit juridikisht nj\u00ebnacional?<\/p>\n<p>T\u00eb mos g\u00ebnjehet askush se me k\u00ebt\u00eb kushtetut\u00eb, ku q\u00eb n\u00eb preambul\u00eb jemi pjes\u00eb e t\u00ebr\u00ebsis\u00eb, q\u00eb praktikisht \u00ebsht\u00eb pakic\u00eb, t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb koncept qytetar, ku n\u00eb fokus do jet\u00eb individi e jo grupi. N\u00eb ideologjin\u00eb e filozofis\u00eb politike ky \u00ebsht\u00eb koncepti mekanicist karshi atij organik, ku n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes \u00ebsht\u00eb grupi ose kolektivi. Sigurisht q\u00eb idet\u00eb p\u00ebr koncept qytetar t\u00eb shtetit jan\u00eb perspektive dhe n\u00eb t\u00eb ardhmen shtetet qytetare do jen\u00eb m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme karshi atyre nacionale. K\u00ebto trende s\u2019kan\u00eb dilem\u00eb, bile edhe n\u00eb Europ\u00ebn m\u00eb konservatore, sepse shoq\u00ebrit\u00eb b\u00ebhen shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrziera. N\u00eb Franc\u00eb p.sh. sot m\u00eb se 10% jan\u00eb me ngjyr\u00eb ose me prejardhje jo \u201ct\u00eb past\u00ebr\u201d franceze, nj\u00ebsoj si pothuaj n\u00eb gjith\u00eb Europ\u00ebn! Sado parti djathtiste dhe konservatore ta fitojn\u00eb k\u00ebt\u00eb trend, ato mund pak ta zbusin, por s\u2019e ndalin dot, bile sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngrihen mbi k\u00ebt\u00eb ide, aq m\u00eb pak do mund t\u00eb realizojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb jemi realist edhe n\u00eb rastin e Maqedonis\u00eb, pavar\u00ebsisht si prononcohen edhe politikan\u00ebt m\u00eb kozmopolit\u00eb, do jet\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb koncept qytetar t\u00eb shtetit. Marr guximin edhe ta kund\u00ebrshtoj p\u00ebrkoh\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb ide, ashtu si 16 vite m\u00eb par\u00eb kur u \u201cshpalla\u201d euroskeptik vet\u00ebm pse parashikova an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE jo m\u00eb her\u00ebt se 2020! M\u00eb vjen keq q\u00eb paskam pasur t\u00eb drejt! Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, arsyeja \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb pragmatike sesa ideologjike. Thjesht, kemi diferenca t\u00eb m\u00ebdha nd\u00ebretnike p\u00ebr t\u00eb pretenduar tranzicion t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb konceptin qytetar. Neve na duhet edhe nj\u00eb periudh\u00eb e tranzicionit politik, juridik, ekonomik, kulturor,&#8230;etj. derisa t\u00eb p\u00ebrafrohemi nga k\u00ebto distanca. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb barazohemi \u201cmatematikisht\u201d, por duhet t\u00eb p\u00ebrafrohemi politikisht.<\/p>\n<p>Historia e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit na m\u00ebsoi se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces goxha i v\u00ebshtir\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr kur p\u00ebrfaq\u00ebsoheni nga struktura sterile dhe t\u00eb korruptuara politike! Me kapacitet t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrfaq\u00ebsimi (deri te niveli i \u201cKalit t\u00eb Shem\u00ebs\u201d) bile mir\u00eb paskemi \u201cprogresuar\u201d! Sikur t\u00eb supozojm\u00eb (ah sikur&#8230;.!!!) se do kemi p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb dinjitoz, profesional dhe t\u00eb drejt\u00eb n\u00eb qeverisjet e ardhshme, p\u00ebrs\u00ebri do duhet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb p\u00ebr p\u00ebrafrimin e k\u00ebtij hendeku. Ja disa aspekte ku duhet rishikuar statusi, duke filluar nga m\u00eb thelb\u00ebsorja:<\/p>\n<p>&#8211; Aspekti juridiko-kushtetues, q\u00eb nga preambula p\u00ebrmes bart\u00ebsve t\u00eb sovranitetit e deri te format e ndryshme institucionale. Duke l\u00ebn\u00eb emrin anash, m\u00eb kryesorja \u00ebsht\u00eb ridefinimi i mbiemrit, t\u00eb kujt jan\u00eb institucionet, bile edhe gjuh\u00ebsisht? A jemi t\u00eb gatsh\u00ebm q\u00eb \u201cMakedonski zheleznici\u201d dhe shum\u00eb \u201cmakedonski\/a\u201d tjera t\u2019i konvertojm\u00eb n\u00eb \u201cZheleznici na Makedonija\u201d? M\u00eb tej, a thua vall\u00eb duhet zgjedhja e presidentit t\u00eb shtetit, me k\u00ebto ingerenca, t\u00eb mbetet n\u00eb modelin e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb? A mundet t\u00eb ekuilibrohen disa pushtete me p\u00ebrcaktime pozitive normative?! Nuk jam jurist t\u00eb p\u00ebrgjigjem, por nj\u00eb gj\u00eb e di \u2013 p\u00ebr gjith\u00e7ka duhet vullnet politik. Kur do mundet, p\u00ebr shembull, shqiptari t\u00eb jet\u00eb Guvernator i Bank\u00ebs Popullore, Agjencis\u00eb s\u00eb Zbulimit apo Drejtoris\u00eb s\u00eb Siguris\u00eb dhe Kund\u00ebrzbulimit, Drejtoris\u00eb Doganore apo i asaj Tatimore, minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, drejtor i Entit Shtet\u00ebror t\u00eb Statistik\u00ebs apo i Arkivit Shtet\u00ebror? Lista e k\u00ebtyre institucioneve \u201ct\u00eb ndaluara\u201d p\u00ebr shqiptar\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb ideja ta zb\u00ebrthejm\u00eb at\u00eb, por thjesht t\u00eb shohim se si, kur dhe kush mund ta ridefinoj\u00eb k\u00ebt\u00eb koncept, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb edhe funksional dhe jo vet\u00ebm n\u00eb let\u00ebr p\u00ebr n\u00eb sirtar.<\/p>\n<p>&#8211; Aspekti kulturor, p\u00ebrfshir\u00eb edhe gjuh\u00ebn si platform\u00eb fondamentale e identitetit kulturor. T\u00eb jem m\u00eb \u201cvet\u00ebkritik\u201d, akoma kemi shum\u00eb koleg\u00eb n\u00eb Akademin\u00eb e Shkencave dhe Arteve q\u00eb gjykojn\u00eb se shteti ose institucionet jan\u00eb maqedonase dhe se nuk mund t\u00eb detyrohet m\u00ebsimi i gjuh\u00ebs shqipe nga joshqiptar\u00ebt, kurse e kund\u00ebrta domosdo! Pa dashur t\u00eb rikujtoj p\u00ebr skandalet dhe gafat gjuh\u00ebsore dhe kuptimore n\u00ebp\u00ebr tekste m\u00ebsimore, bile edhe atje ku ne si shqiptar\u00eb jemi p\u00ebrgjegj\u00ebs! Neve na duhet 3-4 vite pazarll\u00ebqe (lutje) politike p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrruar 2-3 emra shkollash n\u00eb Shkup, kurse n\u00eb Tetov\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysmat e emrave t\u00eb shkollave, rrug\u00ebve dhe institucioneve, akoma i kemi me \u201ciq\u201d apo \u201cski\u201d! Pa th\u00ebn\u00eb gj\u00eb p\u00ebr financimin e kultur\u00ebs, ku as 5% nuk destinohen mjete p\u00ebr shqiptar\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb shum\u00eb her\u00eb e kemi d\u00ebshmuar me shum\u00eb analiza konkrete!<\/p>\n<p>&#8211; Aspekti ekonomik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb diskriminim sistemor. Edhe pse tregu me fuqin\u00eb e vet \u201cmundohet\u201d t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb gjendjen, ai edhe teorikisht \u00ebsht\u00eb i \u201cpamundsh\u00ebm\u201d (market failure). Rajonet shqiptare, si statistikisht ashtu, edhe ekonomikisht, mbeten m\u00eb t\u00eb pazhvilluarat n\u00eb vend, bile me trend p\u00ebrkeq\u00ebsimi permanent. Sa trupa rregullatore, si ai i energjetik\u00ebs, elektronik\u00ebs, letrave me vler\u00eb apo navigacionit p\u00ebr t\u00eb shtuar edhe nd\u00ebrmarrje publike kapitale si ELEM, MEPSO, GAMA, &#8230;etj., mbeten \u201ct\u00eb ndaluara\u201d p\u00ebr shqiptar\u00ebt? N\u00eb asnj\u00eb bank\u00eb komerciale s\u2019ka aksionar\u00eb t\u00eb konsideruesh\u00ebm shqiptar\u00eb! T\u00eb mos i referohem s\u00ebrish diskriminimit fiskal me dhjet\u00ebra her\u00eb t\u00eb elaboruar dhe d\u00ebshmuar n\u00eb t\u00eb \u201cdy krah\u00ebt\u201d e buxhetit, si n\u00eb at\u00eb t\u00eb ardhurave publike, e aq m\u00eb pak n\u00eb at\u00eb t\u00eb shpenzimeve publike. Nga top 100 kompanit\u00eb m\u00eb t\u00eb fuqishme, si p\u00ebr nga numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve, ashtu edhe nga qarkullimi e profitabiliteti, vet\u00ebm 5 ishin me pronar\u00eb shqiptar\u00eb, edhe at\u00eb n\u00eb list\u00eb n\u00ebn rangun 30 e teposht\u00eb! K\u00ebto dhe shum\u00eb indikator\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb pasqyra e \u201cbarazis\u00eb\u201d son\u00eb ekonomike n\u00eb vend, q\u00eb po ashtu shum\u00eb her\u00eb e kemi d\u00ebshmuar me shtjellime t\u00eb ndryshme n\u00eb po n\u00eb k\u00ebt\u00eb revist\u00eb.<\/p>\n<p>Pa trajtuar struktur\u00ebn e p\u00ebrfaq\u00ebsimit t\u00eb (pa)drejt\u00eb dhe (jo)adekuat t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb administrat\u00ebn e st\u00ebrngarkuar publike dhe shtet\u00ebrore, q\u00eb tmerr\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb e keqe n\u00eb aspektin cil\u00ebsor p\u00ebr nga nivelet e udh\u00ebheqjes. Enti Shtet\u00ebror i Statistik\u00ebs ndoshta ka arritur n\u00eb rreth 15% t\u00eb pun\u00ebsuar shqiptar\u00eb, por asnj\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb drejtuesit t\u00eb sektorit, bile edhe postin e z\u00ebvend\u00ebsdrejtorit q\u00eb para 15 vitesh e kemi pasur ka koh\u00eb q\u00eb nuk e kemi! T\u00eb mos elaborojm\u00eb sektorin e sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb, arsimit, mbrojtjes sociale, bujq\u00ebsis\u00eb&#8230;, ku \u00e7do vit mbarojn\u00eb qindra miliona Euro shp\u00ebrndarje dhe subvencione.<\/p>\n<p>K\u00ebto dhe shum\u00eb aspekte tjera e b\u00ebjn\u00eb hendekun midis bashk\u00ebsive etnike aq t\u00eb gjer\u00eb, saq\u00eb kalimi i rishikimit t\u00eb statusit n\u00eb konceptin qytetar b\u00ebhet i papranuesh\u00ebm, s\u00eb paku deri sa t\u00eb p\u00ebrafrohemi dhe ta zbusim k\u00ebt\u00eb trend. Prandaj, agjenda politike e cil\u00ebsdo struktur\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen akoma duhet t\u00eb jet\u00eb me prioritet p\u00ebr avancim etnik para se t\u00eb debatohet p\u00ebr koncept qytetar. N\u00eb parim kjo duhet t\u00eb jet\u00eb nisma e nj\u00eb platforme \u201ctranzitore\u201d p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb kishte mir\u00ebkuptim edhe faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00ebse nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb do duhej ta arrijm\u00eb \u201cpajtimin\u201d e q\u00ebndruesh\u00ebm nd\u00ebretnik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb koncept qytetar, sado idilik t\u00eb duket me gjith\u00eb k\u00ebto diskrepanca t\u00eb m\u00ebdha, nuk do prodhoj\u00eb efekte t\u00eb q\u00ebndrueshme. Shum\u00eb v\u00ebshtir\u00eb do ta kishte cilado elit\u00eb politike shqiptare q\u00eb do t\u00eb instalohej n\u00eb qeverisje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me koncept qytetar pa nj\u00eb \u201ctranzicion\u201d t\u00eb zbutjes s\u00eb diferencave nd\u00ebretnike. P\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb kishte shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr opozit\u00ebn e ardhshme, ciladoqoft\u00eb ajo, nd\u00ebrsa ne, \u201canalist\u00ebt e kritik\u00ebt\u201d, do t\u00eb kishim goxha material p\u00ebr t\u00eb vazhduar me konstatime t\u00eb ngjashme. Prandaj duhet t\u00eb jemi shum\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm, tani kur fliten dhe p\u00ebrfliten aq shum\u00eb ridefinimet. Premtimet e m\u00ebdha nd\u00ebrtojn\u00eb edhe pritshm\u00ebri t\u00eb larta dhe pik\u00ebrisht nga k\u00ebto dalin edhe zhg\u00ebnjime p\u00ebrpjes\u00ebtimore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb t\u00eb mos ting\u00ebllojm\u00eb pesimist, t\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb t\u00eb mundshme me nj\u00eb agjend\u00eb t\u00eb vullnetshme politike sado politikisht jooportune t\u00eb duket. Pra, nuk \u00ebsht\u00eb problemi vet\u00ebm te emri por edhe te \u201cmbiemri\u201d! I kujt \u00ebsht\u00eb shteti?<\/p>\n<p>N\u00ebse dikush d\u00ebshiron ta vazhdoj\u00eb \u00ebndrr\u00ebn e \u201cshoq\u00ebris\u00eb ortake\u201d p\u00ebr pron\u00ebsi mbi shtetin, perspektiva \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e zbeht\u00eb. Edhe pse n\u00eb kushtetut\u00ebn aktuale sovraniteti vihet mbi qytetarin, s\u00ebrish pushtetar\u00ebt me kombinim marksist-leninist dhe me segmente fashiste, gjithnj\u00eb e kan\u00eb goj\u00ebn plot me fjal\u00ebn \u201cpopull\u201d Ne nuk kemi faj p\u00ebr d\u00ebshtimet e tyre strukturale dhe s\u2019ka pse frustrohen me ne. Edhe n\u00eb teorin\u00eb e neoropsikiatris\u00eb v\u00ebrtetohet kauzaliteti i frustracionit dhe agresivitetit! Sado q\u00eb mundohen ta kuptojn\u00eb k\u00ebt\u00eb lidhje kauzale, nuk mund t\u2019i arsyetoj ata me k\u00ebto sjellje. Sikur ne q\u00eb i kemi votuar me se nj\u00eb dekad\u00eb ju kemi faj q\u00eb po u skadon afati politik \u2013 t\u00eb dy strukturave bashk\u00eb (pozit\u00eb dhe (o)pozit\u00eb)! Le ta din\u00eb edhe tjer\u00ebt q\u00eb e \u00ebnd\u00ebrrojn\u00eb po k\u00ebt\u00eb rol!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me kapacitet t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrfaq\u00ebsimi (deri te niveli i \u201cKalit t\u00eb Shem\u00ebs\u201d) bile mir\u00eb paskemi \u201cprogresuar\u201d! Sikur t\u00eb supozojm\u00eb (ah sikur&#8230;.!!!) se do kemi p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb dinjitoz, profesional dhe t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-20","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20\/revisions\/23"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/21"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}