{"id":2001,"date":"2015-08-23T08:46:21","date_gmt":"2015-08-23T07:46:21","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=2001"},"modified":"2015-08-23T08:47:00","modified_gmt":"2015-08-23T07:47:00","slug":"tragjedia-e-refugjateve-cjerre-maskat-e-shteteve-te-deshtuara","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=2001","title":{"rendered":"Tragjedia e refugjat\u00ebve \u00e7jerr\u00eb maskat e shteteve t\u00eb d\u00ebshtuara"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/krasniqi-fanatik-euml-t-katolik-euml-argat-euml-t-euml-udb-s-euml-e-t-euml-vatikanit_hd.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-2002 alignleft\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/krasniqi-fanatik-euml-t-katolik-euml-argat-euml-t-euml-udb-s-euml-e-t-euml-vatikanit_hd.jpg\" alt=\"Milazim KRASNIQI \" width=\"265\" height=\"149\" \/><\/a>Milazim KRASNIQI\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Skenat e lemerishme t\u00eb refugjat\u00ebve sirian\u00eb, irakien\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb po p\u00ebrpiqen t\u00eb gjejn\u00eb shp\u00ebtim n\u00eb Evrop\u00eb, moti kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrmasat e tragjedis\u00eb. Bllokimi i tyre dit\u00ebve t\u00eb fundit nga autoritetet maqedonase, n\u00eb kufirin nd\u00ebrmjet Maqedonis\u00eb e Greqis\u00eb, sado johuman q\u00eb \u00ebsht\u00eb, vet\u00ebm po e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb dukshme k\u00ebt\u00eb tragjedi t\u00eb refugjat\u00ebve. Ata vuajn\u00eb edhe gjat\u00eb shtegtimeve n\u00ebp\u00ebr Turqi e Greqi, si edhe n\u00ebp\u00ebr Serbi e Hungari. Vuajtja e tyre po b\u00ebhet m\u00eb vizibile me k\u00ebt\u00eb brutalitet t\u00eb shtetit maqedonas, por ajo \u00ebsht\u00eb dhe mbetet vuajtje dhe tragjedi e thell\u00eb njer\u00ebzore edhe pa t\u00eb. Nd\u00ebrsa, at\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrjetuar k\u00ebta refugjat\u00eb n\u00eb vendet e tyre t\u00eb shkat\u00ebrruara nga barbaria, as ata vet\u00eb nuk do t\u00eb din\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruajn\u00eb kurr\u00eb. Prandaj, epiqendra e tragjedis\u00eb s\u00eb tyre mbetet atje.<\/p>\n<p>Pra, epiqendra e kriz\u00ebs mbetet n\u00eb ato shtete t\u00eb d\u00ebshtuara arabe, t\u00eb cilat i vrasin pa asnj\u00eb ngurrim shtetasit e vet p\u00ebr motive sektare, etnike, politike, ideologjike, fetare e gjithfare dhe ku edhe ata q\u00eb luftojn\u00eb si opozitar\u00eb kund\u00ebr qeverive, vrasin e presin me metoda nga m\u00eb barbaret q\u00eb ekzistojn\u00eb. Refugjat\u00ebt sirian\u00eb vemas jan\u00eb rast specifik, sepse ata kan\u00eb ikur nga vendi, ku kan\u00eb qen\u00eb nd\u00ebrmjet zjarrit t\u00eb dy barbarive, barbaris\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb dhe barbarive t\u00eb opozit\u00ebs t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb till\u00eb t\u00eb tmerrsh\u00ebm, kriza e refugjat\u00ebve mund t\u00eb zbutet n\u00eb tok\u00ebn evropiane, por nuk mund t\u00eb zgjidhet. Pa u zgjidhur kriza n\u00eb vet\u00eb ato shtete t\u00eb d\u00ebshtuara, \u00a0nuk ka si t\u00eb ndalet kjo val\u00eb e refugjat\u00ebve dhe kjo tragjedi e tyre n\u00eb shtegtimet e mundimshme dhe me plot pengesa. Por, zgjidhja e kriz\u00ebs n\u00eb ato shtete, ve\u00e7mas n\u00eb Siri, \u00a0nuk duket n\u00eb horizont. Prandaj, shtetet evropiane duhet t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar val\u00eb t\u00eb reja t\u00eb refugjat\u00ebve nga ato zona.<\/p>\n<p>Kur t\u2019i shtohet k\u00ebsaj tablloje edhe ajo nga tragjedia q\u00eb vjen n\u00ebp\u00ebr Detin Mesdhe, ku brenda vitit mbyten me mij\u00ebra refugjat\u00eb q\u00eb nisen nga brigjet libiane, at\u00ebher\u00eb shohim se jemi para nj\u00eb zingjiri tragjedish t\u00eb shteteve e t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb d\u00ebshtuara arabe, t\u00eb cilat kan\u00eb potenciale t\u00eb tmerrshme p\u00ebr t\u2019i ushqyer konfliktet shum\u00ebplan\u00ebshe, (sektare, fisnore, fetare, etnike, ideologjike, politike, pushtetore, etj) por nuk kan\u00eb projekte efikase p\u00ebr t\u00eb zgjidhur krizat.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ka rrezik q\u00eb preokupimi me refugjat\u00ebt, t\u00eb shmang\u00eb nga v\u00ebmendja barbarit\u00eb e paimagjinueshme q\u00eb po ndodhin n\u00eb ato vende, ve\u00e7mas n\u00eb Siri, ku edhe qeveria \u00ebsht\u00eb terroriste e edhe organizatat q\u00eb luftojn\u00eb kund\u00ebr, saj jan\u00eb poashtu terroriste.<\/p>\n<p>Mbetet e pakuptueshme pse shtetet tjera arabe n\u00eb rajonin e dy krizave m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, Siris\u00eb e Irakut, nuk kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb kapacitete e vullnete, p\u00ebr t\u00eb akomoduar refugjat\u00ebt sirian\u00eb e irakien\u00eb. Akomodimi i tyre n\u00eb rajon do t\u00eb kishte kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, psikogjikisht do ta kishin m\u00eb leht\u00eb n\u00eb ambientin e vet kulturor dhe vuajtjet e refugjat\u00ebve nga shtegtimet e gjata do t\u00eb ishin \u00a0m\u00eb t\u00eb pakta. Por, duket sheshit se edhe shtetet \u00a0e pap\u00ebrfshira n\u00eb luft\u00ebrat e hapura e t\u00eb ndyra, potencialisht jan\u00eb t\u00eb d\u00ebshtuara dhe nuk kan\u00eb nd\u00ebrtuar struktura t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr asgj\u00eb normale, pra as p\u00ebr kriza humanitare. Prandaj u ka ardhur puna q\u00eb t\u00eb trajtohen brutalisht bashk\u00ebkombasit e tyre edhe nga nj\u00eb shtet si Maqedonia. I gjith\u00eb degradimi dhe d\u00ebshtimi i atyre shteteve, q\u00eb s\u00eb paku kan\u00eb mundur t\u00eb strehonin n\u00eb rajon refugjat\u00ebt, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr vajtim. \u00a0(22 gusht 2015)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Milazim KRASNIQI\u00a0 Skenat e lemerishme t\u00eb refugjat\u00ebve sirian\u00eb, irakien\u00eb e t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb po p\u00ebrpiqen t\u00eb gjejn\u00eb shp\u00ebtim n\u00eb Evrop\u00eb, moti kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrmasat e tragjedis\u00eb. Bllokimi i tyre dit\u00ebve&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2002,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-2001","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2001"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2001"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2001\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2004,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2001\/revisions\/2004"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2002"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2001"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2001"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2001"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}