{"id":20011,"date":"2017-04-27T13:04:13","date_gmt":"2017-04-27T11:04:13","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=20011"},"modified":"2017-04-27T13:04:13","modified_gmt":"2017-04-27T11:04:13","slug":"ndryshimet-kushtetuese-ne-turqi-do-te-ndikojne-pozitivisht-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=20011","title":{"rendered":"&#8220;Ndryshimet kushtetuese n\u00eb Turqi do t\u00eb ndikojn\u00eb pozitivisht n\u00eb Ballkan&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><strong><span style=\"color: #999999;\">Rezultati &#8220;po&#8221; n\u00eb referendumin p\u00ebr ndryshimet kushtetuese dhe zbatimi i tyre shikohet me interes nga studiuesit dhe analist\u00ebt n\u00eb Ballkan<\/span><\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/FB_IMG_1492372323388-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-20012\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/FB_IMG_1492372323388-1.jpg\" alt=\"\" width=\"720\" height=\"378\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/FB_IMG_1492372323388-1.jpg 720w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/FB_IMG_1492372323388-1-300x158.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 720px) 100vw, 720px\" \/><\/a>M\u00eb 16 prill t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Republik\u00ebn e Turqis\u00eb u mbajt referendumi p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ndryshimesh kushtetuese me t\u00eb cilat sistemi parlamentar do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me sistemin presidencial t\u00eb qeverisjes, nd\u00ebrsa rezultati i k\u00ebtij referendumi tregoi se shumica e qytetar\u00ebve mb\u00ebshtesin ndryshimet e propozuara kushtetuese.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Rezultati &#8220;po&#8221; n\u00eb referendumin p\u00ebr ndryshimet kushtetuese dhe zbatimi i tyre shikohet me interes nga studiuesit dhe analist\u00ebt n\u00eb Ballkan sa i p\u00ebrket efekteve pozitive n\u00eb sistemin politik dhe ekonomik jo vet\u00ebm n\u00eb Turqi, por edhe m\u00eb gjer\u00eb, sidomos n\u00eb rajon.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>&#8220;Ka optimiz\u00ebm p\u00ebr periudh\u00ebn e pasreferendumit n\u00eb Turqi&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Prof.Dr, Ilia Kristo, profesor i Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs, duke folur p\u00ebr Anadolu Agency (AA), ndalet n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje, si n\u00eb t\u00eb ardhmen e Turqis\u00eb, progresin n\u00eb disa fusha n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, periudh\u00ebn pas referendumit, etj.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Duke folur p\u00ebr situat\u00ebn pas referendumit n\u00eb Turqi, Kristo ka th\u00ebn\u00eb se presidenti(Recep Tayyip Erdo\u011fan) \u00ebsht\u00eb presidenti i gjith\u00eb vendit dhe m\u00eb pas duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krahasim edhe mes Turqis\u00eb dhe BE-s\u00eb, ai ka theksuar se ato jan\u00eb dy ekonomi shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb cilat do t\u00eb llogarisin kostot dhe p\u00ebrfitimet q\u00eb kan\u00eb mes tyre.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Kristo \u00ebsht\u00eb shprehur optimist p\u00ebr periudh\u00ebn pasreferendumit n\u00eb Turqi duke theksuar: &#8220;P\u00ebr Turqin\u00eb, p\u00ebr pesh\u00ebn dhe pozicionin q\u00eb ka, integrimi (n\u00eb BE) \u00ebsht\u00eb e ardhmja e saj. Jam optimist p\u00ebr t\u00eb ardhmen e saj dhe ne do t\u00eb presim se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij vendi.&#8221;<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Ai m\u00eb pas shprehet se Turqia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb duhet t\u00eb merret shembull n\u00eb shum\u00eb fusha, sikurse edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb ndarjes administrative, duke e lidhur at\u00eb me zhvillimin ekonomik. Kristo n\u00ebnvizon gjithashtu se Turqia i ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb zhvillimin e modeleve t\u00eb k\u00ebsaj natyre n\u00eb rajon dhe n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>Turqia vend i orientuar drejt progresit teknologjik<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Nd\u00ebrsa duke vler\u00ebsuar zhvillimet e viteve t\u00eb fundit t\u00eb ekonomis\u00eb dhe tregtis\u00eb s\u00eb Turqis\u00eb, Kristo thekson se e vler\u00ebson Turqin\u00eb si nj\u00eb vend t\u00eb orientuar drejt progresit teknologjik t\u00eb industris\u00eb dhe ka treguar si shembull nd\u00ebrtimin dhe funksionimin e teknoparkut GOSB. Ai e ka cil\u00ebsuar at\u00eb si nj\u00eb model q\u00eb edhe Shqip\u00ebria duhet t\u00eb marr\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen duke e par\u00eb si nj\u00eb shtys\u00eb p\u00ebr zhvillimin e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Profesori i Fakultetit t\u00eb Ekonomis\u00eb ka th\u00ebn\u00eb se investimet turke n\u00eb Shqip\u00ebri kan\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb caktuar dhe n\u00eb disa sektor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb sipas tij jan\u00eb p\u00ebr tu p\u00ebrsh\u00ebndetur si model, nd\u00ebrsa ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen tek r\u00ebnd\u00ebsia e nj\u00eb kontrolli t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm t\u00eb kontratave mes kompanive dhe shtetit shqiptar.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">&#8220;N\u00eb periudh\u00ebn pas viteve 1990 krahas investitor\u00ebve nga e gjith\u00eb bota investitor\u00ebt turq kan\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb mire n\u00eb investimet t\u00eb huaja n\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb&#8221;, ka th\u00ebn\u00eb Kristo.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>&#8220;Kosova do t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr vendet e para q\u00eb ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga Turqia e pasreferendumit&#8221;<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Doktor i Filozofis\u00eb Islame dhe analisti kosovar, Mustafa Bajrami, konsideron se Kosova do t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr vendet e para q\u00eb ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga Turqia e pasreferendumit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Duke folur p\u00ebr AA mbi rezultatet e referendumit p\u00ebr ndryshime kushtetuese n\u00eb Turqi, Bajrami thekson se ky ndryshim do t\u00eb reflektohet edhe n\u00eb vendet e rajonit, por edhe n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. \u201cReferendumi ka reflektuar shpresa p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb si t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Turqis\u00eb, ashtu edhe t\u00eb musliman\u00ebve n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb\u201d, tha Bajrami.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Duke theksuar se Turqia e pasreferendumit, do ta jap\u00eb kontributin e saj si shtet edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb politikat globale dhe vendet e ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, Bajrami tha se: \u201cMendoj se Kosova do t\u00eb jet\u00eb nd\u00ebr vendet e para q\u00eb ka mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga Turqia e pasreferendumit, fillimisht duke qen\u00eb sistemi politik i brendsh\u00ebm i Turqis\u00eb shum\u00eb m\u00eb i q\u00ebndruesh\u00ebm, dhe natyrisht duke shpresuar n\u00eb reflektimin e politikave turke n\u00eb rajonin e Ballkanit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Sipas tij, nj\u00eb Turqi e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb garanci p\u00ebr paqen bot\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e shqiptar\u00ebve dhe n\u00eb ve\u00e7anti pik\u00ebrisht t\u00eb shtetit t\u00eb Kosov\u00ebs. \u201cKosova pa Turqin\u00eb do t\u00eb ishte dhe do t\u00eb ndjehej m\u00eb e dob\u00ebt, do t\u00eb ndjehej m\u00eb pa krah, nd\u00ebrsa me Turqin\u00eb e fort\u00eb dhe me k\u00ebt\u00eb politik\u00eb paqedash\u00ebse q\u00eb e zhvillon Turqia kudo n\u00eb bot\u00eb, Kosova do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe do t\u00eb ndjehet edhe m\u00eb e fort\u00eb\u201d, shprehet Bajrami.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Bajrami po ashtu foli p\u00ebr p\u00ebrkrahjen e Turqis\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn si gjat\u00eb periudh\u00ebs para luft\u00ebs ashtu edhe pas saj, n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme si at\u00eb politike, ekonomike, diplomatike, n\u00eb integrimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe n\u00eb procesin e njohjeve. Ai theksoi se roli i shtetit turk, ve\u00e7an\u00ebrisht i presidentit Recep Tayyip Erdo\u011fan, \u00ebsht\u00eb i pakontestuesh\u00ebm, nd\u00ebrsa populli dhe shteti kosovar, si\u00e7 tha ai, &#8220;nuk do ta harroj\u00eb dhe do ta sh\u00ebnoj\u00eb me shkronja t\u00eb arta ndihmes\u00ebn e shtetit dhe presidentit turk ndaj Kosov\u00ebs n\u00eb periudh\u00ebn e kaluar, por edhe sot.&#8221;<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Nd\u00ebrkaq, sipas tij, n\u00eb Kosov\u00eb po v\u00ebrehen disa tendenca negative, t\u00eb cilat po reflektohen n\u00ebp\u00ebrmes portaleve dhe mediave t\u00eb ndryshme, n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb denigrimit t\u00eb rolit historik pozitiv t\u00eb Turqis\u00eb s\u00eb tanishme n\u00eb rajon dhe n\u00eb Kosov\u00eb, si dhe t\u00eb rolit historik t\u00eb cilin e ka pasur perandoria osmane n\u00eb territorin e Ballkanit. Ai vuri n\u00eb dukje se k\u00ebto nuk do t\u00eb mund t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes k\u00ebtyre dy vendeve dhe p\u00ebrg\u00ebzoi elit\u00ebn politike kosovare, e cila sipas tij shkon n\u00eb drejtim t\u00eb forcimit t\u00eb raporteve bilaterale nd\u00ebrshoq\u00ebrore me shtetin turk.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">\u201cMendoj se qarqet t\u00eb cilat punojn\u00eb n\u00eb denigrimin e rolit t\u00eb Turqis\u00eb dhe jan\u00eb kund\u00ebr nj\u00eb bashk\u00ebpunimi m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb mes popullit shqiptar dhe popullit turk, mes Kosov\u00ebs dhe Turqis\u00eb jan\u00eb qarqe t\u00eb izoluara, nuk kan\u00eb ndonj\u00eb pesh\u00eb. Fatmir\u00ebsisht qeveria dhe shteti i Kosov\u00ebs punon n\u00eb drejtimin krejt\u00ebsisht tjet\u00ebr nga ato q\u00eb shkruajn\u00eb dhe punojn\u00eb k\u00ebto qarqe, t\u00eb cil\u00ebt propagandojn\u00eb jo p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb kosovare\u201d, tha Bajrami.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">S\u00eb fundi, Bajrami rikujtoi fjalimin e para disa koh\u00ebsh t\u00eb presidentit t\u00eb Turqis\u00eb, Recep Tayyip Erdo\u011fan, i cili kishte th\u00ebn\u00eb se ishte rritur n\u00eb nj\u00eb lagje me fqinj me prejardhje shqiptare dhe pothuajse nga duart e nj\u00eb n\u00ebne shqiptare fqinje, duke theksuar se dashuria e presidentit Erdo\u011fan ndaj Ballkanit dhe Kosov\u00ebs do t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb q\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie n\u00eb t\u00eb ardhmen t\u00eb jen\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb fuqishme.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>\u201cMaqedonia duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb avancoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Turqin\u00eb\u201d<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">N\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr AA, profesori n\u00eb Fakultetin Ekonomik pran\u00eb Kolegjit Amerikan n\u00eb Shkup, Tome Nenovski, thot\u00eb se rezultatet e referendumit n\u00eb Turqi jan\u00eb pasqyrim dhe reflektim i vullnetit dhe d\u00ebshirave t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb popullit turk. Sipas tij, rezultati \u201cpo\u201d n\u00eb referendum do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij shteti.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">\u201cKrijimi i nj\u00eb sistemi presidencial \u00ebsht\u00eb menduar p\u00ebr t\u00eb rritur efikasitetin dhe shpejt\u00ebsin\u00eb n\u00eb vendimmarrje politike t\u00eb autoriteteve turke, por edhe n\u00eb ato ekonomike. Un\u00eb pres q\u00eb k\u00ebto ndryshime n\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme do t\u00eb p\u00ebrforcojn\u00eb trendin e zhvillimit t\u00eb p\u00ebrshpejtuar t\u00eb ekonomis\u00eb s\u00eb Turqis\u00eb dhe hyrjen graduale nd\u00ebr dhjet\u00eb ekonomit\u00eb m\u00eb t\u00eb zhvilluara n\u00eb bot\u00eb\u201d, thekson Nenovski.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">N\u00eb kontekstin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Turqis\u00eb dhe Bashkimit Evropian, Nenovski konsideron se \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb n\u00eb fillim k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb jen\u00eb t\u00eb avashta, mir\u00ebpo pritjet e tij jan\u00eb se Turqia do t\u00eb p\u00ebrforcoj\u00eb bashk\u00ebpunimin edhe me SHBA-t\u00eb, Rusin\u00eb, vendet e tjera aziatike, si dhe me ato t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Nd\u00ebr t\u00eb tjera, thekson ai, \u201cn\u00eb periudh\u00ebn e ardhshme Turqia do t\u00eb p\u00ebrforcoj\u00eb pranin\u00eb e saj ekonomike n\u00eb Ballkan, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse realizohen parashikimet e p\u00ebrfshirjes s\u00eb saj direkte apo indirekte n\u00eb aktivitetet e Bashkimit Ekonomik Ballkanik t\u00eb paralajm\u00ebruar\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">\u201cS\u00eb pari pritet q\u00eb sistemi presidencial do t\u00eb p\u00ebrforcoj\u00eb stabilitetin politik t\u00eb Turqis\u00eb brenda vendit. S\u00eb dyti, nj\u00eb stabilitet i till\u00eb i mb\u00ebshtetur nga rritja e pritshme e m\u00ebtejshme ekonomike do t\u00eb kthej\u00eb Turqin\u00eb n\u00eb nj\u00eb faktor shum\u00eb t\u00eb respektuar n\u00eb suaza bot\u00ebrore, n\u00eb ve\u00e7anti rajonale\u201d, shprehet Nenovski.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Nenovski n\u00eb vijim thekson se Maqedonia duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb nxitjen dhe zhvillimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb saj me Turqin\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e mundshme dhe t\u00eb pranueshme nga t\u00eb dyja pal\u00ebt, sepse sipas tij, n\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb supozuara t\u00eb Turqis\u00eb \u00ebsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb Maqedonia do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">\u201cBashk\u00ebpunimi duhet t\u00eb avancohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb rritet bashk\u00ebpunimi i tregtis\u00eb s\u00eb jashtme mes dy vendeve. Nga Turqia pres q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb investimet shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb vend, si\u00e7 ishin m\u00eb par\u00eb investimet n\u00eb Aeroportin \u2018Aleksandri i Madh\u2019 n\u00eb kompanin\u00eb \u2018Tav\u2019, e cila u zhvillua n\u00eb perl\u00eb t\u00eb aeroportit t\u00eb Ballkanit. Nga ana tjet\u00ebr, Maqedonia duhet t\u2019i shfryt\u00ebzoj\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb Turqis\u00eb p\u00ebr t\u00ebrheqjen e produkteve maqedonase p\u00ebr t\u00eb cilat Maqedonia ka avantazhe\u201d, thot\u00eb Nenovski, duke theksuar k\u00ebtu bujq\u00ebsin\u00eb, industrin\u00eb ushqimore, industrin\u00eb e tekstilit, mineralet, si dhe mallra t\u00eb tjera q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren nga kompanit\u00eb turke.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rezultati &#8220;po&#8221; n\u00eb referendumin p\u00ebr ndryshimet kushtetuese dhe zbatimi i tyre shikohet me interes nga studiuesit dhe analist\u00ebt n\u00eb Ballkan M\u00eb 16 prill t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb Republik\u00ebn e Turqis\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20012,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-20011","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20011"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=20011"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20011\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":20013,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/20011\/revisions\/20013"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20012"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=20011"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=20011"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=20011"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}