{"id":2037,"date":"2015-08-24T12:40:54","date_gmt":"2015-08-24T11:40:54","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=2037"},"modified":"2015-08-24T12:40:54","modified_gmt":"2015-08-24T11:40:54","slug":"shqiperia-ne-aksion-per-asgjesimin-e-bimeve-narkotike-ne-lazarat-zhduket-fenomeni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=2037","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria n\u00eb aksion p\u00ebr asgj\u00ebsimin e bim\u00ebve narkotike, n\u00eb Lazarat zhduket fenomeni"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/copyright_aabadoluajansi_2015_201508241128111.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-2038\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/copyright_aabadoluajansi_2015_201508241128111.jpg\" alt=\" Fatjon Cuka\" width=\"812\" height=\"551\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/copyright_aabadoluajansi_2015_201508241128111.jpg 812w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/copyright_aabadoluajansi_2015_201508241128111-300x204.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 812px) 100vw, 812px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Fatjon Cuka<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrhyrja e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Shqiptar n\u00eb Lazarat nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb p\u00ebr asgj\u00ebsimin e bim\u00ebve dhe l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb do t\u00eb p\u00ebrbente nj\u00eb kthes\u00eb n\u00eb operacionet anti-drog\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, konkretisht anti-kanabis. P\u00ebrfundimi i atij operacioni t\u00eb komplikuar dhe disa ditor, do t\u00eb shtronte terrenin edhe p\u00ebr nisjen e operacioneve t\u00eb ngjashme n\u00eb zona t\u00eb tjera t\u00eb vendit, si n\u00eb Shkod\u00ebr, Kruj\u00eb, Tepelen\u00eb, Vlor\u00eb, Gjirokast\u00ebr, Durr\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>Por lindin pyetjet pse kaq shum\u00eb kultivim t\u00eb bim\u00ebve narkotike n\u00eb Shqip\u00ebri? Pse konkretisht n\u00eb disa rajone t\u00eb ve\u00e7anta?Si dhe sa \u00ebsht\u00eb i shtrir\u00eb fenomeni i kultivimit t\u00eb kanabisit? Si jan\u00eb rezultatet e operacioneve n\u00eb dy vitet e fundit anti-kanabis?.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb rreth k\u00ebtyre pyetjeve Anadolu Agency (AA) ka marr\u00eb prononcimin e Drejtorit p\u00ebr Parandalimin dhe Hetimin e Krimeve n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit Shqiptar, Sk\u00ebnder Kalemi.<\/p>\n<p>Kalemi shprehet se operacionet anti-kanabis n\u00eb vend kan\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb nga misionet dhe detyrat e policis\u00eb s\u00eb shtetit q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht e angazhuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aktivitetin e mundsh\u00ebm kriminal, por aksionet jan\u00eb edhe sipas planit t\u00eb veprimit komb\u00ebtar miratuar nga ministri i Brendsh\u00ebm \u00a0dhe policia sipas tij \u00ebsht\u00eb e angazhuar totalisht n\u00eb identifikimin, asgj\u00ebsimin e bim\u00ebve narkotike, kudo q\u00eb ato ndodhen.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb p\u00ebr momentin operacioni anti-kanabis \u00ebsht\u00eb duke vazhduar n\u00eb Dukagjin, ku ka nj\u00eb specifike ndryshe nga zonat e tjera sepse shtrihet n\u00eb nj\u00eb terren jasht\u00ebzakonisht malor, q\u00eb paraqet v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb destinacion.<\/p>\n<p>\u201cFenomeni i kultivimit t\u00eb bim\u00ebve narkotike pothuajse \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb brezin malor q\u00eb shtrihet\u00a0 n\u00eb Ult\u00ebsir\u00ebn Per\u00ebndimore. Ky terren dhe af\u00ebrsia me detin krijon kushte t\u00eb mira p\u00ebr kultivimin e bim\u00ebve narkotike, por faktikisht sasia e kultivuar n\u00eb zona t\u00eb ndryshme \u00ebsht\u00eb e ndryshme, m\u00eb tep\u00ebr dallohet n\u00eb Mal\u00ebsin\u00eb e Kruj\u00ebs, n\u00eb zon\u00ebn e mal\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tepelen\u00ebs dhe Vlor\u00ebs, dhe t\u00eb Dukagjinit n\u00eb Shkod\u00ebr. Nd\u00ebrsa pjes\u00ebt e tjera t\u00eb territorit vendit kan\u00eb prani, por jo n\u00eb p\u00ebrmasa t\u00eb m\u00ebdha, por m\u00eb t\u00eb vogla\u201d- shprehet Kalemi p\u00ebr AA.<\/p>\n<p>-Lazarati, nga \u201cKolumbia e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d n\u00eb zero kultivim-<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb nga operacioni m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme anti-drog\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb vitet e fundit ishte ai i nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb Lazarat, n\u00eb muajt qershor-korrik 2014. Gjat\u00eb k\u00ebtij operacioni disa ditor dhe p\u00ebrball\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb shumta u gjet\u00ebn dhe u asgj\u00ebsuan nj\u00eb sasi prej 71 ton e 87\u00a0 kilogram\u00eb kanabis sativa dhe u\u00a0 asgj\u00ebsuan rreth 133.567 rr\u00ebnj\u00ebve bim\u00eb narkotike, s\u00eb dhe u sekuestruan 5 kilogram\u00eb l\u00ebnd\u00eb narkotike e dyshuar heroine.<\/p>\n<p>Zyrtari i lart\u00eb i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Shqiptar, Sk\u00ebnder Kalemi n\u00eb intervist\u00ebn e tij me AA shprehet se operacioni i Lazaratit ishte i mir\u00eb studiuar dhe i p\u00ebrgatitur dhe me nj\u00eb organizim t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr vet\u00eb specifik\u00ebn q\u00eb kishte, pasi p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb kohe, gati p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb ishte jasht\u00eb kontrollit dhe pranis\u00eb policore. \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye ky operacion mori nj\u00eb seriozitet n\u00eb organizim nj\u00ebkoh\u00ebsisht dhe n\u00eb veprim. P\u00ebr momentin n\u00eb Lazarat dhe zonat p\u00ebrreth atje nuk ekziston asnj\u00eb bim\u00eb narkotike. N\u00eb 2014 n\u00eb Lazarat u asgj\u00ebsuan mbi 133 mij\u00eb bim\u00eb narkotike, gati 71 ton mariuan\u00eb, 5 laborator\u00eb t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrpunonin, 426 arm\u00eb zjarri dhe sasi e konsiderueshme municioni\u201d- shprehet Kalemi.<\/p>\n<p>Sipas tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit policia \u00ebsht\u00eb n\u00eb monitorim situat\u00ebs dhe veprim aktiv n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territoret ku \u00ebsht\u00eb prezent fenomeni i kultivimit dhe deri tani ajo ka identifikuar dhe asgj\u00ebsuar p\u00ebr vitin 2015 rreth 425000 rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb bim\u00ebve narkotike.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2014, sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb policis\u00eb jan\u00eb asgj\u00ebsuar 530.177 bim\u00eb narkotike kanabis sativa dhe shtuar t\u00eb dh\u00ebnat e k\u00ebtij vitit, kjo shif\u00ebr po shkon gradualisht n\u00eb rreth 1 milion bim\u00eb narkotike t\u00eb asgj\u00ebsuara p\u00ebr dy vitet e fundit, duke marr\u00eb parasysh se operacionet jan\u00eb n\u00eb vazhdim.<\/p>\n<p>Kalemi deklaron se nj\u00eb ndihm\u00ebse t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, p\u00ebr evidentimin e bim\u00ebve narkotike n\u00eb terren ka dh\u00ebn\u00eb\u00a0 bashk\u00ebpunimi me Interforc\u00eb Italiane, q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb monitorimin nga ajri me avion\u00eb me pajisje speciale, ku kan\u00eb p\u00ebrcaktuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike territoret, vendet dhe koordinatat.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb procesin e fundit n\u00eb Dukagjin nga 224 parcela t\u00eb identifikuara nga Interforca Italiane n\u00ebp\u00ebrmjet monitorimit nga ajri, jan\u00eb hequr 6 m\u00eb tep\u00ebr, me mbi 33 mij\u00eb bim\u00eb narkotike.<\/p>\n<p>Kalemi deklaron n\u00eb fund t\u00eb intervist\u00ebs s\u00eb tij se ky operacion do t\u00eb vazhdoj\u00eb deri n\u00eb asgj\u00ebsimin e bim\u00ebs s\u00eb fundit narkotike t\u00eb evidentuar dhe sipas tij forcat policore do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb angazhuara p\u00ebr t\u00eb asgj\u00ebsuar p\u00ebrfundimisht k\u00ebt\u00eb fenomen.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb substancat psikoaktive q\u00eb p\u00ebrdoren m\u00eb masivisht jan\u00eb prodhimet e kanabisit-<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb fenomeni i p\u00ebrdorimit t\u00eb drog\u00ebs pranohet si m\u00ebse i duksh\u00ebm edhe n\u00eb Shqip\u00ebri nga autoritete shtet\u00ebrore, duke u konsideruar me p\u00ebrmasa tejet shqet\u00ebsuese p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2014 Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb ka raportuar shifra zyrtare rreth k\u00ebtij fenomeni, \u00a0ku referuar k\u00ebtyre t\u00eb dh\u00ebnave numri i p\u00ebrdorues\/abuzuesve n\u00eb Shqip\u00ebri ka kapur shifrat rreth 50-60 mij\u00eb. N\u00eb substancat psikoaktive q\u00eb p\u00ebrdoren m\u00eb masivisht jan\u00eb prodhimet e kanabis (rreth 65 %); p\u00ebrdoruesit e opiateve, kryesisht heroin\u00eb, jan\u00eb 20-25% , rreth 10% jan\u00eb p\u00ebrdorues t\u00eb kokain\u00ebs, etj.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Institut t\u00eb Sh\u00ebndetit Publik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sipas nj\u00eb studimi t\u00eb fundit t\u00eb kryer n\u00eb vitin 2014, n\u00eb Shqip\u00ebri prevalenca e p\u00ebrdorimit t\u00eb drogave ilegale p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs p\u00ebr grupmosh\u00ebn 15-64 vje\u00e7 \u00ebsht\u00eb kanabisi (11.6%), kokaina (4.7%), ekstasi 1%, heroina (0.7%), amfetaminat (0.4%) dhe LSD (0.1%). K\u00ebto shifra tregojn\u00eb se t\u00eb rinjt\u00eb e mosh\u00ebs 15-34 vje\u00e7 jan\u00eb p\u00ebrdoruesit m\u00eb t\u00eb shumt\u00eb t\u00eb drogave ilegale n\u00eb Shqip\u00ebri. Numri i p\u00ebrdorimit t\u00eb substancave ilegale tek t\u00eb rriturit, \u00ebsht\u00eb 8 deri n\u00eb 10 her\u00eb m\u00eb e lart\u00eb te meshkujt sesa te femrat.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn trajtim p\u00ebrdoruesit e drog\u00ebs jan\u00eb hapur qendra, pro edhe shoqata t\u00eb ndryshme operojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ku nj\u00ebra prej tyre \u00ebsht\u00eb edhe Aksion Plus. Nga kjo shoqat\u00eb deklarojn\u00eb se ka 7 vjet qe po zbatojn\u00eb terapine me metadon n\u00eb Tirane p\u00ebr rreth 490 klient\u00eb q\u00eb e marrin terapin\u00eb \u00e7do dit\u00eb. Aktualisht funksionojn\u00eb dhe pese qendra te tjera n\u00eb Durr\u00ebs, Korc\u00eb, Vlor\u00eb, Shkod\u00ebr dhe Elbasan. Vet\u00ebm n\u00eb Tirane, pran\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb Aksion Plus marrin sh\u00ebrbime t\u00eb p\u00ebrditshme rreth 200 p\u00ebrdorues t\u00eb drogave narkotike dhe k\u00ebtu nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb ata p\u00ebrfitues q\u00eb jan\u00eb n\u00eb burg, Sh\u00ebrbim Prove apo n\u00eb Komisariatet e Policis\u00eb, ku kjo organizat\u00eb ka shtrir\u00eb sh\u00ebrbimet p\u00ebr personat p\u00ebrdorues.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb edhe Shqip\u00ebria i \u00ebsht\u00eb bashkangjitur thirrjes s\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr Luft\u00ebn ndaj Drogave dhe Trafikimit Ilegal t\u00eb Tyre (UNODC), p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapa konkrete n\u00ebp\u00ebrmjet promovimit dhe edukimit t\u00eb sjelljeve t\u00eb sh\u00ebndetshme n\u00eb popullat\u00ebn e rrezikuar, dhe p\u00ebr t\u00eb ofruar informacione edukuese t\u00eb bazuara n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna shkencore mbi pasojat e abuzimit t\u00eb substancave ilegale. Strategjia Komb\u00ebtare aktuale Anti-drog\u00eb \u00a0n\u00eb Shqip\u00ebro (2012-2016) \u00ebsht\u00eb konceptuar n\u00eb trajtimin e kat\u00ebr aspekteve thelb\u00ebsore p\u00ebr kontrollin e drog\u00ebs: koordinimin strategjik, reduktimin e ofert\u00ebs dhe aksesit p\u00ebr drog\u00eb, reduktimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs, reduktimit t\u00eb d\u00ebmit, dhe i kushton v\u00ebmendje t\u00eb konsiderueshme frontit jo-represiv t\u00eb k\u00ebtij kontrolli.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fatjon Cuka Nd\u00ebrhyrja e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit Shqiptar n\u00eb Lazarat nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb p\u00ebr asgj\u00ebsimin e bim\u00ebve dhe l\u00ebnd\u00ebve narkotike n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb do t\u00eb p\u00ebrbente nj\u00eb kthes\u00eb n\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2038,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-2037","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-fokus-kryesore"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2037"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2037"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2037\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2040,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2037\/revisions\/2040"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2038"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2037"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2037"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2037"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}