{"id":21898,"date":"2017-09-23T19:54:50","date_gmt":"2017-09-23T17:54:50","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=21898"},"modified":"2017-09-23T19:54:50","modified_gmt":"2017-09-23T17:54:50","slug":"bota-moderne-perballe-shpikjeve-te-myslimaneve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=21898","title":{"rendered":"Bota moderne p\u00ebrball\u00eb shpikjeve t\u00eb mysliman\u00ebve!"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/sali-kabashi.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-20919\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/sali-kabashi.png\" alt=\"\" width=\"850\" height=\"508\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/sali-kabashi.png 850w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/sali-kabashi-300x179.png 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/06\/sali-kabashi-768x459.png 768w\" sizes=\"(max-width: 850px) 100vw, 850px\" \/><\/a>Sali Kabashi \u2013 Historian<\/strong><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p>Sot n\u00eb shekullin XXI p\u00ebrparimet n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb dhe industris\u00eb, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shikohet mbrapa se kush ishin themelet e k\u00ebtij p\u00ebrparimi a\u00e7 t\u00eb hovsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p>Ne dim\u00eb p\u00ebr shum\u00eb shkenc\u00ebtar\u00eb q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb se jan\u00eb pronar\u00eb t\u00eb shum\u00eb zbulimeve dhe shpikjeve t\u00eb ndryshme, por t\u00eb gjitha k\u00ebto iu atribuohen per\u00ebndimor\u00ebve! Por a \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb!?<\/p>\n<p>T\u00eb shohim cil\u00ebt ishin shpikjet e Mesjet\u00ebs dhe nga kush u b\u00ebn\u00eb ato:<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kafeja<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb arab me emrin Halid po i ruante dhit\u00eb e tij n\u00eb rajonin e Kaf-fas ne Etiopin\u00eb Jugore, kur ai v\u00ebrejti se kafsh\u00ebt e tij q\u00eb ishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb energjike pasi q\u00eb kishin ngr\u00ebn\u00eb disa lloj kokrrash. M\u00eb pas ai i ziu ato kokrra ku edhe e p\u00ebrgatiti kafen\u00eb e par\u00eb. Eksportet e para t\u00eb Kafes\u00eb ndodhen nga Etiopia p\u00ebr n\u00eb Jemen. N\u00eb fund t\u00eb shek. XV Kafeja mb\u00ebrriti n\u00eb Mek\u00eb dhe Turqi, prej nga rrug\u00ebtoj drejt Venedikut n\u00eb vitin 1645. N\u00eb Angli ajo mb\u00ebrriti n\u00eb vitin 1650 e sjellur nga nj\u00eb turk Pasqua Rosee, i cili edhe hapi Kafenen\u00eb e par\u00eb n\u00eb \u201cLombard Street\u201d t\u00eb Londr\u00ebs.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Aparati Fotografik<\/strong><\/p>\n<p>Njeriu i par\u00eb q\u00eb e kuptoi se drita dep\u00ebrton n\u00eb sy, n\u00eb vend se t\u00eb reflektohej nga syri, ishte matematikani, astronomi dhe fizikan mysliman i shek.. XX Ibn Haithem. Ai shpiku aparatin e par\u00eb fotografik kur v\u00ebrejti se si drita dep\u00ebrtonte p\u00ebrmes nj\u00eb vrim\u00eb n\u00eb kanatin e dritares. Haithem u bazua n\u00eb faktin se sa m\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb jet\u00eb vrima, a\u00e7 m\u00eb e mir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb fotografia, ai punoi p\u00ebr t\u00eb krijuar aparatin e par\u00eb t\u00eb njohur si Camera Obscura (nga fjala arabe kamara, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb dhom\u00eb e err\u00ebt apo private).<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Distilimi<\/strong><\/p>\n<p>Metoda e ndarjes s\u00eb l\u00ebngjeve nga mbeturinat gjat\u00eb zierjes, Distilimi, \u00ebsht\u00eb zbuluar aty rreth vitit 800 nga shkenc\u00ebtari m\u00eb i shquar i Islamit, Xhabir ibn Hajjan. Ai e transformoi alkimin\u00eb n\u00eb kimi, duke shpikur k\u00ebshtu edhe shum\u00eb nga aparatet dhe metodat baz\u00eb akoma n\u00eb p\u00ebrdorim sot e k\u00ebsaj dite, si: l\u00ebng\u00ebzimin, kristalizimin, distilimin, pastrimin oksidimin, tretjen dhe filtrimin. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ai kishte zbuluar edhe acidin sulfurik dhe nitrik. Ibn Hajjan vuri n\u00eb dukje eksperimentimin sistematik dhe ka qen\u00eb themelues i kimis\u00eb moderne.<\/p>\n<p><strong>Shahu<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb lloj e loj\u00ebs s\u00eb Shahut ishte p\u00ebrdorur dhe luajtur\u00a0 n\u00eb Indi, por loja origjinale e Shahut q\u00eb ne sot e njohim vjen nga Persia. Ku nga atje ishte p\u00ebrhapur drejt Per\u00ebndimit dhe Evrop\u00ebs, p\u00ebr tu sjell\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb nga Murs\u00ebt n\u00eb shek.. X, pastaj rrug\u00ebtimi i tij shkon deri n\u00eb Japoni.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Parashuta dhe Makina fluturuese<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb mysliman i cili ishte poet, astronom, muzikant dhe inxhinier, i quajtur Abas ibn Firnas, nj\u00eb mij\u00eb vjet para v\u00ebllez\u00ebrve Rajt, kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse p\u00ebr t\u00eb onstruktuar nj\u00eb makin\u00eb fluturuese. N\u00eb vitin 852 ai k\u00ebrcej nga minarja e Xhamis\u00eb s\u00eb Madhe t\u00eb Kordov\u00ebs, me nj\u00eb pelerin\u00eb t\u00eb hapur e ngjitur n\u00eb krah\u00eb t\u00eb drunjt\u00eb duke menduar q\u00eb do t\u00eb rr\u00ebshqiste n\u00eb aj\u00ebr si nj\u00eb zog, por nuk ia arriti q\u00ebllimit, megjithat\u00eb pelerina ia ngadal\u00ebsoj r\u00ebnien, duke krijuar k\u00ebshtu at\u00eb q\u00eb mendohet t\u00eb jet\u00eb parashuta e par\u00eb. N\u00eb vitin 875 kur ai ishte 70 vje\u00e7, ishte krijuar nj\u00eb makin\u00eb me m\u00ebndafsh dhe pupla t\u00eb Shqiponj\u00ebs, ai provoj p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb fluturonte nga nj\u00eb maje e nj\u00eb bjeshke. Ai fluturoi n\u00eb lart\u00ebsi duke q\u00ebndruar n\u00eb aj\u00ebr p\u00ebr 10 minuta por ishte p\u00ebrplasur gjat\u00eb l\u00ebshimit, duke konkluduar se shkaktari i p\u00ebrplasjes ishte mosv\u00ebnia e nj\u00eb bishti n\u00eb makin\u00eb i cili do ia ngadal\u00ebsonte uljen. Sot Aeroporti nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb i Bagdadit dhe nj\u00eb Krater n\u00eb H\u00ebn\u00eb, jan\u00eb em\u00ebruar sipas emrit t\u00eb tij, Abas ibn Firnas.<\/p>\n<p><strong>Sapuni<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse nj\u00eb sapun p\u00ebr pastrimin e trupit e kishin p\u00ebrdorur edhe egjiptian\u00ebt dhe romak\u00ebt e hersh\u00ebm, megjithat\u00eb jan\u00eb arab\u00ebt ata t\u00eb cil\u00ebt e kombinuan l\u00ebngun e bim\u00ebve me hidroksid sodiumin dhe elemente t\u00eb tjera aromatike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vaji i trumz\u00ebs. Shampoja e par\u00eb n\u00eb Angli \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb nga nj\u00eb mysliman, i cili n\u00eb vitin 1759 kishte hapur nj\u00eb Banj\u00eb me avull n\u00eb bregdetin e Grighton-it, ku m\u00eb von\u00eb em\u00ebrohet mjesht\u00ebr i shampos n\u00eb oborrin e mbret\u00ebrve\u00a0 George IV dhe Williami IV.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Aparati p\u00ebr ngritjen e ujit nga posht\u00eb lart\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Aparati p\u00ebr ngritjen e ujit nga posht\u00eb lart\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga shpikjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mekanike n\u00eb Historin\u00eb e njer\u00ebzimit dhe \u00ebsht\u00eb fryt i pun\u00ebs s\u00eb palodhshme t\u00eb nj\u00eb inxhinieri mysliman, i quajtur el-Xhazari. Libri i tij i publikuar n\u00eb vitin 1206 \u201cLibri i njohuris\u00eb mbi aparatet e holla mekanike\u201d, tregon se ai kishte shpikur ose p\u00ebrpunuar p\u00ebrdorimin e valvuleve dhe pistonave; kishte krijuar disa nga or\u00ebt e para mekanike q\u00eb l\u00ebviznin me uj\u00eb e pesh\u00eb dhe ishte baba i robot\u00ebve. N\u00eb mesin e m\u00eb se 50 shpikjeve t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb edhe Brava me Kod. Ai b\u00ebri shnd\u00ebrrimin nga l\u00ebvizja rrethore ne at\u00eb lineare me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb boshti dhe shufre l\u00ebviz\u00ebse. Te cilat jan\u00eb te domosdoshme p\u00ebr pompat dhe motor\u00ebt. Nuk mund te imagjinohet revolucioni industrial I qindra viteve me vone, pa k\u00ebt\u00eb shpikje te El-Xhazarit. Por kryevepra e tij ishte makina qe e tregonte kohen Ora e Elefantit.\u00a0 Kjo ore kishte qindra p\u00ebrb\u00ebr\u00ebs t\u00eb zgjedhur nga kultura te ndryshme, greke, indiane, kineze, arabe, egjiptiane.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Arkitektura<\/strong><\/p>\n<p>Karakteristik\u00eb e katedraleve gotike t\u00eb Evrop\u00ebs, \u00ebsht\u00eb harku i mbreht\u00eb, e q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ishte nj\u00eb shpikje e marr\u00eb apo kopjuar nga arkitektura Islame. Huazime t\u00eb tjera nga mysliman\u00ebt p\u00ebrfshijn\u00eb edhe kubet\u00eb e hollizuara, dritaret n\u00eb stil tr\u00ebndafili dhe teknikat p\u00ebr nd\u00ebrtimin e kubeve. K\u00ebshtjellat evropiane gjithashtu ishin t\u00eb p\u00ebrshtatura me arkitektur\u00ebn e k\u00ebshtjellave t\u00eb bot\u00ebs Islame.<\/p>\n<p><strong>Mjek\u00ebsi<\/strong><\/p>\n<p>Dizajni i shum\u00eb instrumenteve kirurgjike moderne \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjt\u00eb me ato t\u00eb krijuara n\u00eb shek.. XX nga kirurgu mysliman i quajtur el-Zahra\u00ebi bisturit\u00eb (skalpelat) e tij, sharra p\u00ebr eshtra, pincetat, g\u00ebrsh\u00ebr\u00ebt e vogla p\u00ebr operimin e syve dhe shum\u00eb nga 200 instrumentet q\u00eb kishte krijuar ai, sot jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr nj\u00eb kirurg modern. Ai zbuloi q\u00eb fijet q\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr qepje t\u00eb brendshme, treten vetvetiu (k\u00ebt\u00eb zbulim e zbuloi tek majmuni i tij i cili i kishte ngr\u00ebn\u00eb telat e lahut\u00ebs s\u00eb tij). N\u00eb shek.. XIII, nj\u00eb mjek tjet\u00ebr mysliman, i quajtur Ibn Nafis, p\u00ebrshkroi qarkullimin e gjakut, 300 vite para se William Harvey ta zbulonte k\u00ebt\u00eb. Mjek\u00ebt mysliman gjithashtu shpik\u00ebn mjete anestezie nga p\u00ebrzierjet e opiumit dhe alkoolit si dhe zhvilluan gjilp\u00ebra me zgavra p\u00ebr t\u00eb thithur perden \u00eb syve, nj\u00eb teknik\u00eb kjo edhe sot n\u00eb p\u00ebrdorim.<\/p>\n<div class=\"bsac bsac-clearfix bsac-post-middle bsac-float-center bsac-align-center bsac-column-1\"><strong>Stilografi<\/strong><\/div>\n<p>N\u00eb vitin 953 \u00ebsht\u00eb shpikur nj\u00eb stilograf p\u00ebr Sulltanin e Egjiptit, pasi ai kishte k\u00ebrkuar nj\u00eb stilolaps q\u00eb nuk do ia njolloste duart apo rrobat. Ky stilograf ruante ngjyr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb rezervuar\u00eb dhe si stilolapsat modern, kalonte ngjyr\u00ebn n\u00eb maje me nj\u00eb veprim kombinues t\u00eb gravitetit dhe kapilarit.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mullinjt\u00eb e Er\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 634 u shpik Mulliri i par\u00eb me Er\u00eb p\u00ebr nj\u00eb kalif persian dhe ishte p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb bluar drith\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb uj\u00eb p\u00ebr vaditje. Mullinjt\u00eb kishin gjasht\u00eb deri n\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb flet\u00eb t\u00eb veshura me p\u00eblhur\u00eb apo me gjethe Palme. Kjo ndodhte 500 vite para se t\u00eb paraqitej n\u00eb Evrop\u00eb Mulliri i par\u00eb i Er\u00ebs.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Vaksinimi<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb mendojn\u00eb se metoda e vaksinimit p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb \u00ebsht\u00eb shpikur nga Janner dhe Pasteur, por n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kjo metod\u00eb ishte zbuluar nga mysliman\u00ebt dhe ishte sjell\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb nga Turqia, p\u00ebrmes bashk\u00ebshortes s\u00eb ambasadorit anglez n\u00eb Stamboll, n\u00eb vitin 1724. N\u00eb Turqi f\u00ebmij\u00ebt ishin vaksinuar kund\u00ebr Lis\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn 50 vite para se ta zbulonte Per\u00ebndimi.<\/p>\n<p><strong>Matematik\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Stili i shifrave t\u00eb num\u00ebrimit, apo numrat, jan\u00eb arab dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb u duken n\u00eb veprat e matematikan\u00ebve si El-Kawarizmi dhe El-Kindi rreth vitit 825. Al-Gjeb\u00ebr (Algjebra) kjo shkenc\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur me k\u00ebt\u00eb em\u00ebr p\u00ebr nder\u00eb t\u00eb Librit t\u00eb El-Ha\u00ebarizmit \u201cAl-Jabr wa-al-Muqabilah\u201d, p\u00ebrmbajtja e s\u00eb cil\u00ebs akoma \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim. 300 vite m\u00eb von\u00eb matematikani italian Fibonaci, k\u00ebto vepra t\u00eb matematikan\u00ebve mysliman i importon n\u00eb Evrop\u00eb. Po ashtu nga Bota Islame vijn\u00eb edhe Algoritmet dhe Teoria e Trigonometris\u00eb. Zbulimet q\u00eb i b\u00ebri El-Kindi rreth zb\u00ebrthimit t\u00eb frekuencave, t\u00eb gjitha kodet e Bot\u00ebs antike i shpjegon, duke krijuar k\u00ebshtu bazat e kriptologjis\u00eb moderne.<\/p>\n<p><strong>Astronomi<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr shkenc\u00ebtar\u00ebt mysliman t\u00eb shekullit IX forma sferike e Tok\u00ebs ishte nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e padiskutueshme. Ibn Hazm thoshte se argument p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb, se Dielli gjithmon\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozit\u00eb vertikale nga cilado pik\u00eb \u00eb Tok\u00ebs. Kjo ishte plot 500 vite para se Galileo ta realizonte dhe ta d\u00ebshmonte k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Llogaritjet e mysliman\u00ebve, po ashtu ishin shum\u00eb t\u00eb sakta dhe t\u00eb p\u00ebrpikta, n\u00eb shekullin IX ata llogaritnin se perimetri i Tok\u00ebs \u00ebsht\u00eb 40.253 km, pasakt\u00ebsia ishte vet\u00ebm 200 km. Shkenc\u00ebtari El-Idris, n\u00eb vitin 1139 i pati ofruar globin e Bot\u00ebs\u00a0 oborrit t\u00eb Mbretit\u00a0 Roger t\u00eb Sicilis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb ushqyerit dhe gotat e kristalta<\/strong><\/p>\n<p>Ali ibn Nafi, i njohur me nofk\u00ebn Zirjab (Zogu i Zi), n\u00eb shek.. IX nga Iraku erdhi n\u00eb Kordov\u00eb dhe sjelli me vete konceptin e ushqimit me tri pjata: sup\u00eb, pastaj peshk ose mish, nd\u00ebrsa n\u00eb fund, fruta dhe arra. Po ashtu ai paraqiti edhe gotat e kristalta, t\u00eb cilat i kishte shpikur pas eksperimentit me gur\u00eb t\u00eb kristalt\u00eb nga Abbas ibn Firnas.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00c7eku<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7eku q\u00eb ne sot e njohim, rrjedh\u00eb nga fjala arabe saqq, e q\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrbetim\u00a0 i shkruar p\u00ebr ta paguar mallin pasi q\u00eb ai t\u00eb shp\u00ebrndahet, p\u00ebr arsye t\u2019u shmangeshin bartjes s\u00eb parave n\u00eb vende t\u00eb rrezikshme. N\u00eb shek. IX, nj\u00eb biznesmen mysliman ka mundur t\u00eb kthente n\u00eb para n\u00eb Kin\u00eb nj\u00eb \u00e7ek q\u00eb i ishte l\u00ebshuar n\u00eb Bagdad.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrpunimi i barutit dhe shpikja e arm\u00ebve<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse kinez\u00ebt ishin ata q\u00eb e zbuluan barutin, ishin arab\u00ebt ata q\u00eb e p\u00ebrpunuan, t\u00eb cilin bashk\u00eb me nitratin e kaliumin, e p\u00ebrdornin p\u00ebr nevojat e tyre ushtarake. Qysh n\u00eb shekullin XV arab\u00ebt kishin shpikur raket\u00ebn e par\u00eb, e cila quhej \u201c Vez\u00eb vet\u00ebl\u00ebviz\u00ebse dhe djeg\u00ebse\u201d si dhe nj\u00eb \u201ctorpedo\u201d e cila ishte lloj bombe me nj\u00eb shtiz\u00eb\u00a0 n\u00eb maj\u00eb, e cila ngulej n\u00eb anijen e armikut dhe pastaj eksplodonte.<\/p>\n<p><strong>Kopshtet e oborreve mbret\u00ebrore<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb kopshtet e bukura mbret\u00ebrore n\u00eb Evrop\u00eb, u hapen n\u00eb Spanj\u00ebn myslimane t\u00eb shek. XIX. Nd\u00ebr lulet q\u00eb e kan\u00eb origjin\u00ebn nga kopshtet myslimane, jan\u00eb edhe tulipani dhe karafili.<strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Kompaset, navigator\u00ebt satelitor<\/strong><\/p>\n<p>Merjem El-Astrolabi, prodhonte astrolab\u00eb nga me t\u00eb sofistikuarit, te cil\u00ebt paraqesin qiellin dhe yjet ne nj\u00eb pjate te vog\u00ebl e te rrafshet qe mbahet ne dore. K\u00ebto mjete p\u00ebrdoreshin p\u00ebr matjen dhe llogaritjen e koh\u00ebs. Sot jan\u00eb or\u00ebt, kompaset, navigator\u00ebt satelitor, qe ndihmojn\u00eb njer\u00ebzit dhe eksploruesit te udh\u00ebtojn\u00eb neper bot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Qilimat<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrderisa Evropa ende i kishte dyshemet\u00eb nga dheu, mysliman\u00ebt kishin qilimin si pjes\u00eb e Parajs\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb Mesjet\u00eb. Qilimat punoheshin fal\u00eb metodave t\u00eb avancuara t\u00eb endjes q\u00eb kishin, ngjyrave, sensit p\u00ebr dizajn si dhe arabeskave q\u00eb ishin baz\u00eb e artit Islam. K\u00ebta qilima udh\u00ebtuan p\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u njoh\u00ebn si arab dhe persian.<\/p>\n<p>Pra, k\u00ebto ishin vet\u00ebm disa nga mij\u00ebra shpikjet dhe zbulimet e shkenc\u00ebtar\u00ebve mysliman, t\u00eb cil\u00ebt lan\u00eb gjurm\u00eb n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore, e q\u00eb sot e k\u00ebsaj dite jan\u00eb themeli i zhvillimeve t\u00eb hovshme t\u00eb shekullit XXI. Mesjeta n\u00eb Histori, njihet si nj\u00eb periudh\u00eb e err\u00ebt e t\u00eb kaluar\u00ebs njer\u00ebzore, por si\u00e7 edhe po shihet, ato periudh\u00eb mund t\u00eb ishte e err\u00ebt p\u00ebr Per\u00ebndimin, por jo edhe p\u00ebr Lindjen, sepse ajo mbizot\u00ebrohej nga mysliman\u00ebt e famsh\u00ebm q\u00eb ndryshuan Bot\u00ebn p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Kabashi \u2013 Historian\u00a0 Sot n\u00eb shekullin XXI p\u00ebrparimet n\u00eb fush\u00ebn e teknologjis\u00eb dhe industris\u00eb, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shikohet mbrapa se kush ishin themelet e k\u00ebtij p\u00ebrparimi a\u00e7&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":20919,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[5],"tags":[],"class_list":["post-21898","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shk-tek"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21898"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=21898"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21898\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":21899,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/21898\/revisions\/21899"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/20919"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=21898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=21898"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=21898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}