{"id":2202,"date":"2015-08-28T11:39:45","date_gmt":"2015-08-28T10:39:45","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=2202"},"modified":"2015-08-28T11:39:45","modified_gmt":"2015-08-28T10:39:45","slug":"martesat-me-emigrantet-boshatisin-shkollat-shqipe-ne-maqedoni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=2202","title":{"rendered":"Martesat me emigrant\u00ebt boshatisin shkollat shqipe n\u00eb Maqedoni"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/nxenes-mk1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-2203\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/nxenes-mk1.jpg\" alt=\"nxenes\" width=\"811\" height=\"577\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga viti n\u00eb vit sh\u00ebnon rritje numri i lindjeve t\u00eb foshnjave jasht\u00eb vendit dhe sipas t\u00eb dh\u00ebnave statistikore, vet\u00ebm n\u00eb vitin 2014 jasht\u00eb kan\u00eb lindur 4.400 foshnje. Shumica e tyre kan\u00eb lindur n\u00eb Zvic\u00ebr, Itali dhe Gjermani, nd\u00ebrsa familjet e tyre jan\u00eb vijn\u00eb nga Gostivari, Struga, Tetova, Vrap\u00e7ishti, Zhelina, Saraji dhe Likova.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb vitin 2013 n\u00eb Maqedoni kan\u00eb lindur 7.488 foshnje shqiptare.<\/p>\n<p>Shkollat fillore nuk mund t\u00eb formojn\u00eb paralele t\u00eb reja n\u00eb klasat e para edhe pse n\u00eb librat am\u00eb t\u00eb lindjes vazhdimisht regjistrohen foshnje t\u00eb sapolindura. Arsyeja kryesore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb trendi shum\u00eb-vje\u00e7ar i emigrimit, p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00eb cilit n\u00eb periudh\u00ebn e fundit gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb foshnje t\u00eb shtetasve t\u00eb Maqedonis\u00eb lindin jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb e konfirmojn\u00eb edhe statistikat zyrtare nga t\u00eb cilat mund t\u00eb shihet se p\u00ebr \u00e7do vit me mij\u00ebra foshnje lindin nga qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb n\u00eb shtete si Zvicra, Italia, Gjermania dhe shtetet p\u00ebrtej oqeanit. Ish drejtori i Entit t\u00eb Statistik\u00ebs, Don\u00e7o Gerasimovski, thot\u00eb se numri i njer\u00ebzve q\u00eb ikin jasht\u00eb vendit nga viti n\u00eb vit sh\u00ebnon rritje. Ai thekson se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr familje t\u00eb reja, andaj edhe numri i lindjeve t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve jasht\u00eb vendit po rritet vazhdimisht.<\/p>\n<p>\u201cDuke pasur parasysh se \u00e7regjistrimi nga vendi shkon v\u00ebshtir\u00eb, nd\u00ebrsa pun\u00ebsimet jasht\u00eb shtetit regjistrohen si shkuarje t\u00eb p\u00ebrkohshme, foshnjat e lindura n\u00eb shtetet e tjera q\u00eb marrin shtet\u00ebsin\u00eb e Maqedonis\u00eb jan\u00eb konfirmimi m\u00eb i mir\u00eb se kemi largim nga shteti\u201d, ka deklaruar Gerasimovski p\u00ebr gazet\u00ebn \u201cNova Makedonija\u201d.<\/p>\n<p>Sipas tij, \u00ebsht\u00eb indikative se t\u00eb dh\u00ebnat statistikore tregojn\u00eb se n\u00eb 41 komuna n\u00eb vitin 2014 ka pasur m\u00eb pak popullat\u00eb se n\u00eb vitin 2013, nd\u00ebrsa kjo n\u00eb p\u00ebrqindje \u00ebsht\u00eb 56 p\u00ebr qind e komunave n\u00eb Maqedoni. Gerasimovski ka theksuar se 50 p\u00ebr qind e rajoneve n\u00eb Maqedoni po boshatisen dhe zvog\u00eblohet numri i banor\u00ebve, nd\u00ebrsa sh\u00ebnohet rritje negative natyrore. Rritja natyrore \u00ebsht\u00eb negative n\u00eb tre rajone, nd\u00ebrsa n\u00eb kat\u00ebr ka nj\u00eb r\u00ebnie q\u00eb nga viti 2002. Karakteristik \u00ebsht\u00eb Rajoni i Vardarit, i cili ka 9 komuna, nd\u00ebrsa n\u00eb 7 komuna ka r\u00ebnie t\u00eb popullsis\u00eb, Rajoni lindor ka 11 komuna, nd\u00ebrsa n\u00eb 10 komuna ka ulje t\u00eb popullat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe n\u00eb rajonin e Pellagonis\u00eb ku n\u00eb 8 nga 9 komuna ka ulje t\u00eb popullsis\u00eb\u201d, v\u00ebren Gerasimovski, nd\u00ebrsa shton se n\u00eb Rajonin e Shkupit dhe Pollogut ka rritje t\u00eb popullat\u00ebs. N\u00eb rajonin Verilindor nga 6 komuna, n\u00eb 4 ka rritje negative. Vet\u00ebm n\u00eb dy komuna me p\u00ebrb\u00ebrje etnike t\u00eb p\u00ebrzier, Kumanov\u00eb dhe Likov\u00eb, ka rritje pozitive dhe vet\u00ebm k\u00ebtu nuk ka ulje t\u00eb popullsis\u00eb. N\u00eb Rajonin jugper\u00ebndimor ka 9 komuna, ku 4 jan\u00eb me rritje negative dhe jan\u00eb kryesisht t\u00eb p\u00ebrziera. N\u00eb Rajonin e Shkupit ku \u00ebsht\u00eb e koncentruar nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e popullat\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjitha komunat ka rritje, p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb Karposh dhe Kisella Vod\u00eb, ku dhjet\u00eb vite me radh\u00eb ka rritje negative natyrore dhe k\u00ebtu popullsia \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsuar, ka shpjeguar ai. Nga ana tjet\u00ebr, Gerasimovski thot\u00eb se nga viti n\u00eb vit sh\u00ebnon rritje numri i lindjeve t\u00eb foshnjave jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb vitin 2014 kishte 4.400 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb lindur jasht\u00eb vendit. Shumica e k\u00ebtyre 4.400 f\u00ebmij\u00ebve m\u00eb s\u00eb shumti kan\u00eb lindur n\u00eb Zvic\u00ebr, Itali dhe Gjermani, nd\u00ebrsa familjet e tyre jan\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti nga Gostivari, Struga, Tetova, Vrap\u00e7ishti, Zhelina, Saraji dhe Likova. P\u00ebr shtetin duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb problem aktual fakti se kemi raste kur n\u00eb komuna t\u00eb caktuara ka m\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb lindur jasht\u00eb vendit se sa n\u00eb vend. P\u00ebr shembull, n\u00eb komun\u00eb Mavrov\u00eb-Rostush\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb t\u00eb lindur n\u00eb nj\u00eb shtet tjet\u00ebr se sa n\u00eb Maqedoni. Gjithashtu kemi raste t\u00eb tilla edhe n\u00eb Qend\u00ebr Zhup\u00eb, Pllasnic\u00eb, Zajaz, Osllome. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb num\u00ebr i madh i popullsis\u00eb ka shkuar jasht\u00eb vendit dhe ato jan\u00eb kryesisht njer\u00ebz t\u00eb rinj t\u00eb cil\u00ebt largohen\u201d, thot\u00eb Gerasimovski.<\/p>\n<p>Ai shton se tregues i uljes s\u00eb natalitetit \u00ebsht\u00eb edhe fakti se n\u00eb 8 komuna n\u00eb Maqedonin\u00eb lindore ka ulje t\u00eb numrit t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve n\u00eb arsimin fillor, gjegj\u00ebsisht n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNumri i nx\u00ebn\u00ebsve \u00ebsht\u00eb ulur n\u00eb Ko\u00e7an, Vinic\u00eb, Makedonska Kamenic\u00eb, Dell\u00e7ev\u00eb, Berov\u00eb, Peh\u00e7ev\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb num\u00ebr masovikisht rritet numri i foshnjave t\u00eb lindura jasht\u00eb vendit\u201d, thekson Gerasimovski.<\/p>\n<p>Sociologu Ilija A\u00e7eski gjithashtu ka deklaruar se shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb fakti se n\u00eb disa rajone dhe komuna, dominon popullsia e moshuar.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna udh\u00ebzojn\u00eb se Maqedonin\u00eb e pret n\u00eb t\u00eb ardhmen p\u00ebrballja me uljen e popullsis\u00eb s\u00eb aft\u00eb p\u00ebr pun\u00eb, nd\u00ebrsa kjo do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb rritje ekonomike dhe zhvillimin e rajoneve. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nataliteti sh\u00ebnon nj\u00eb ulje t\u00eb madhe, nd\u00ebrsa numri i f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb lindur jasht\u00eb vendit rritet. Kjo sjell deri te fakti se popullata po plaket\u201d, shprehet Aceski.<\/p>\n<p>Prej 4400 foshnjave, 595 nga Gostivari, 358 nga Struga<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr fenomen sa i takon lindjeve tek pjesa shqiptare \u00ebsht\u00eb se, gjat\u00eb vitit t\u00eb kaluar, komunat shqiptare kan\u00eb edhe numrin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb foshnjave q\u00eb kan\u00eb lindur jasht\u00eb vendit. P\u00ebr shembull, nga gjithsej 4400 bebe t\u00eb lindura jasht\u00eb, nga Gostivari jan\u00eb 595, Struga 358, K\u00ebr\u00e7ov\u00eb 240, Tetov\u00eb 316, Vrap\u00e7isht 232, Kumanov\u00eb 208, Zhelin\u00eb 177, Tearc\u00eb 110, Likov\u00eb 169, nd\u00ebrsa nga \u00c7ari dhe Saraji respektivisht me nga 101 foshnje. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave statistikore p\u00ebr vitin e kaluar, lindjet n\u00eb rang vendi jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb num\u00ebr n\u00eb rajonin e Shkupit, mbi 8000 t\u00eb tilla, pastaj vjen Pollogu me mbi 3600 foshnje, nd\u00ebrsa m\u00eb pak num\u00ebrohen n\u00eb at\u00eb t\u00eb Vardarit.<\/p>\n<p>N\u00eb 2013-t\u00ebn n\u00eb Maqedoni lind\u00ebn 7.488 foshnje shqiptare<\/p>\n<p>P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb nga viti 1948-t\u00eb, lindja nga etnia maqedonase n\u00eb vitin 2013 u regjistrua se ka r\u00ebn\u00eb n\u00ebn 50 p\u00ebr qind. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Entit Shtet\u00ebror p\u00ebr Statistika, m\u00eb 2013-t\u00eb kan\u00eb lindur 11.602 maqedonas, 7.488 shqiptar\u00eb, 1.088 turq dhe 1.226 rom\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat tregojn\u00eb faktin se mosha mesatare e maqedonasve sa vjen dhe rritet, nd\u00ebrsa ajo e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e re.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga viti n\u00eb vit sh\u00ebnon rritje numri i lindjeve t\u00eb foshnjave jasht\u00eb vendit dhe sipas t\u00eb dh\u00ebnave statistikore, vet\u00ebm n\u00eb vitin 2014 jasht\u00eb kan\u00eb lindur 4.400 foshnje. Shumica e tyre&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-2202","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2202"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2202"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2202\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2204,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2202\/revisions\/2204"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2202"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2202"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2202"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}