{"id":23042,"date":"2017-12-03T21:25:09","date_gmt":"2017-12-03T20:25:09","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=23042"},"modified":"2017-12-03T21:25:09","modified_gmt":"2017-12-03T20:25:09","slug":"ridefinimi-ne-maqedoni-tashme-ka-filluar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=23042","title":{"rendered":"Ridefinimi n\u00eb Maqedoni tashm\u00eb ka filluar"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Screenshot_2017-12-03-21-02-52-1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-23043\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Screenshot_2017-12-03-21-02-52-1.png\" alt=\"\" width=\"659\" height=\"407\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Screenshot_2017-12-03-21-02-52-1.png 659w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/12\/Screenshot_2017-12-03-21-02-52-1-300x185.png 300w\" sizes=\"(max-width: 659px) 100vw, 659px\" \/><\/a>Ndon\u00ebse pak \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar dhe m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb satanizuar e demonizuar, dalja n\u00eb sken\u00eb e L\u00ebvizjes BESA e ngriti tem\u00ebn e emrit n\u00eb rrafsh tjet\u00ebr. BESA tha se kjo tem\u00eb nuk i p\u00ebrket asnj\u00eb partie e asnj\u00eb etnie n\u00eb ve\u00e7anti, por se \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i tangon t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi ose t\u00eb gjith\u00eb shtetasit e tij, sepse nes\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata do t\u00eb identifikohen me emrin e ri t\u00eb shtetit.<\/em><\/p>\n<p><strong>Shkruan: Zeqirija IBRAHIMI<\/strong><\/p>\n<p>Kur n\u00eb vitin 2015, bashk\u00eb me disa shok\u00eb, dol\u00ebm me propozimin se Maqedonia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend i definuar keq dhe se ato definicione t\u00eb gabuara p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shtetit jan\u00eb arsyeja q\u00eb ky vend nuk arrin ta marr\u00eb veten, andaj \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i detyruesh\u00ebm nj\u00eb definim i ri (ose nj\u00eb RIDEFINIM), p\u00ebrve\u00e7 politikan\u00ebve injorant\u00eb, por edhe dinak\u00eb, ishte edhe nj\u00eb num\u00ebr i t\u00eb a.q. \u201canalist\u00eb\u201d e \u201copinionist\u00eb\u201d, r\u00ebndom me \u201ckontrat\u00eb n\u00eb vep\u00ebr\u201d, q\u00eb desh na h\u00ebngr\u00ebn me akuz\u00ebn se po k\u00ebrkojm\u00eb luft\u00eb, federalizim e gjepura t\u00eb tjera, duke e satanizuar k\u00ebshtu iden\u00eb mbase m\u00eb fisnike dhe m\u00eb dobiprur\u00ebse p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vend.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, sipas maksim\u00ebs se koha \u00ebsht\u00eb melhemi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat e pashpjegueshme, k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Maqedoni, p\u00ebrve\u00e7 reformave n\u00eb tre sistemet themelore, si ai i sh\u00ebrbimeve t\u00eb inteligjenc\u00ebs, drejt\u00ebsis\u00eb dhe administrat\u00ebs, sigurisht tema kryesore dhe m\u00eb e paevitueshme \u00ebsht\u00eb zgjidhja e kontestit t\u00eb emrit t\u00eb k\u00ebtij vendi, gjith\u00eb kjo p\u00ebr arsye t\u00eb integrimit t\u00eb tij n\u00eb NATO dhe p\u00ebrgatitjes p\u00ebr integrim n\u00eb BE. Dhe, n\u00ebse definicioni i emrit t\u00eb ri nuk \u00ebsht\u00eb ridefinim, nuk di \u00e7ka mund t\u00eb jet\u00eb ridefinimi. Nejse, ka koh\u00eb dhe njer\u00ebzit do ta kuptojn\u00eb edhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb ides\u00eb son\u00eb. Kjo bot\u00eb nuk do t\u00eb ishte kaq e bukur sikur t\u00eb mos ishin edhe injorant\u00ebt dhe t\u00eb lig\u00ebt. N\u00eb saje t\u00eb tyre krijohet dallimi.<\/p>\n<p>Riem\u00ebrtimi ose ridefinimi i emrit t\u00eb shtetit<\/p>\n<p>Ashtu si\u00e7 tashm\u00eb e din\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, q\u00eb nga viti 1991 Maqedonia p\u00ebrballet me nj\u00eb problem substancial p\u00ebr t\u00eb \u2013 kontestimi i emrit kushtetues t\u00eb shtetit nga fqinji jugor dhe pranimi i saj n\u00eb OKB me referenc\u00ebn \u201cIsh Republika Jugosllave e Maqedonis\u00eb\u201d. Nejse, ka edhe t\u00eb till\u00eb q\u00eb k\u00ebt\u00eb problem e kan\u00eb marr\u00eb vesh n\u00eb vitin 2004, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kryetari i partis\u00eb shqiptare n\u00eb pushtet, por prandaj kjo bot\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq e bukur.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga pranimi i k\u00ebtij shteti n\u00eb OKB me referenc\u00ebn e sip\u00ebrth\u00ebn\u00eb, ajo vazhdon ende t\u00eb negocioj\u00eb me Greqin\u00eb me nd\u00ebrmjet\u00ebsim t\u00eb OKB-s\u00eb. Si\u00e7 e dim\u00eb, n\u00eb samitin e NATO-s n\u00eb Bukuresht, t\u00eb mbajtur m\u00eb 2008, Maqedonia mbeti jasht\u00eb k\u00ebsaj aleance vet\u00ebm p\u00ebr shkak se nuk e ka t\u00eb zgjidhur problemin e emrit t\u00eb shtetit. Dhe, k\u00ebto negociata, q\u00eb kan\u00eb vazhduar m\u00eb shum\u00eb se dy dekada, tashm\u00eb kan\u00eb arritur kah fundi. Madje, duket se edhe krejt p\u00ebrpjekjet p\u00ebr rr\u00ebzimin e regjimit t\u00eb kaluar VMRO-BDI dhe vendosjen e pushtetit t\u00eb ri t\u00eb LSDM-s\u00eb ishin t\u00eb lidhura pik\u00ebrisht me tem\u00ebn e emrin.<\/p>\n<p>Duke dashur ta mbyll\u00eb harkun ushtarak, por edhe politik, si dhe q\u00eb t\u2019i pengoj\u00eb ndikimet e ndryshme lindore, q\u00eb e rrezikojn\u00eb jo vet\u00ebm stabilitetin e k\u00ebtij vendi, por edhe t\u00eb mbar\u00eb rajonit, Aleanca Veri-Atlantike d\u00ebshiron q\u00eb Maqedonia p\u00ebrfundimisht t\u00eb futet n\u00ebn k\u00ebt\u00eb ombrell\u00eb dhe t\u00eb mbyllet kufiri i NATO-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rajon t\u00eb trazuar. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye diplomat\u00eb t\u00eb shumt\u00eb evropian\u00eb dhe, sidomos, amerikan\u00eb jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrkushtuar q\u00eb Maqedonia ta zgjidh\u00eb problemin e emrit t\u00eb shtetit dhe k\u00ebshtu t\u00eb p\u00ebrmbushet detyrimi i integrimit n\u00eb NATO. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, k\u00ebrkesa \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebtij shteti t\u2019i gjendet nj\u00eb em\u00ebr i pranuesh\u00ebm edhe p\u00ebr Greqin\u00eb dhe komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar ose, shprehur ndryshe, t\u00eb ridefinohet emri dhe Maqedonia t\u00eb b\u00ebhet vend an\u00ebtar i NATO-s.<\/p>\n<p>Problemet<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sado q\u00eb n\u00eb shikim t\u00eb par\u00eb kjo tem\u00eb duket si ndonj\u00eb problem i zgjidhsh\u00ebm leht\u00eb \u2013 k\u00ebrkohet nj\u00eb em\u00ebr, fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb negociuar m\u00eb shum\u00eb se 20 vjet dhe nuk \u00ebsht\u00eb gjetur zgjidhje, flet se ka nd\u00ebrlikime t\u00eb llojllojta, q\u00eb e pamund\u00ebsojn\u00eb at\u00eb. P\u00ebr pal\u00ebn greke emri \u201cMaqedoni\u201d n\u00ebnkupton apetite ose ambicie territoriale t\u00eb fqinjit t\u00eb saj verior drejt Greqis\u00eb, sepse ajo pjes\u00ebn e saj veriore e quan pik\u00ebrisht \u201cMaqedoni\u201d. Por, sikur t\u00eb mos mjaftonte kjo, grek\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb emri i shtetit t\u00eb ket\u00eb vet\u00ebm kuptim gjeografik dhe nj\u00eb atribut q\u00eb e p\u00ebrcakton se p\u00ebr cil\u00ebn Maqedoni \u00ebsht\u00eb fjala, madje ata k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb edhe emri i kombit t\u00eb njihet sipas emrit t\u00eb ri t\u00eb shtetit, nd\u00ebrsa kjo t\u00eb p\u00ebr\u00e7ohet edhe n\u00eb em\u00ebrtimin e gjuh\u00ebs. Dhe, k\u00ebtu sharra ka hasur n\u00eb gozhd\u00eb.<\/p>\n<p>Maqedonasit nacionalist\u00eb, t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar ve\u00e7mas n\u00eb VMRO-DPMNE, ndon\u00ebse kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se mund t\u00eb dakordohen p\u00ebr ndonj\u00eb em\u00ebr me p\u00ebrkufizim gjeografik, jan\u00eb deklaruar se nuk jan\u00eb fare dakord q\u00eb ky ndryshim ta prek\u00eb edhe identitetin etnik dhe gjuh\u00ebsor. Dhe, mbase kjo ka qen\u00eb arsyeja q\u00eb u b\u00eb ndryshimi i qeveris\u00eb dhe q\u00eb partia maqedonase, q\u00eb deri dje ishte n\u00eb pushtet, n\u00eb k\u00ebto zgjedhje kaloi si mos m\u00eb keq. N\u00eb Maqedoni di\u00e7ka po zihet\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, tema e emrit mbase ishte edhe arsyeja q\u00eb iu b\u00eb aq shum\u00eb presion partive shqiptare t\u00eb futen n\u00eb qeveri, qoft\u00eb edhe pa asnj\u00eb kusht n\u00eb interes t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, partia shqiptare q\u00eb nuk pranoi t\u00eb rreshtohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri (L. Besa) me kushtet e vendosura nga t\u00eb tjer\u00ebt, duke synuar k\u00ebshtu mbrojtjen e interesave shqiptare, e pagoi k\u00ebt\u00eb \u00e7mim n\u00eb zgjedhjet lokale, kur gjith\u00eb aparati shtet\u00ebror u p\u00ebrdor kund\u00ebr saj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem tjet\u00ebr q\u00eb pakkush nga shqiptar\u00ebt e ka v\u00ebn\u00eb re n\u00eb Maqedoni \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzierja e identiteteve. N\u00ebp\u00ebr dokumente zyrtare dhe n\u00ebp\u00ebr institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb gjith\u00eb shtetasit e Maqedonis\u00eb (rrjedhimisht, edhe shqiptar\u00ebt dhe t\u00eb tjer\u00ebt) njihen si \u201cmacedonian\u201d (maqedonas), nd\u00ebrsa edhe kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr etnin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, p\u00ebrs\u00ebri e kemi em\u00ebrtimin \u201cmacedonian\u201d. Kjo i bie q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shtetasit e Maqedonis\u00eb jan\u00eb maqedonas p\u00ebr nga shtet\u00ebsia, nd\u00ebrsa maqedonasit etnik\u00eb jan\u00eb maqedonas edhe p\u00ebr nga etnia. Por, kjo \u00ebsht\u00eb diskriminuese p\u00ebr etnit\u00eb e tjera, sepse nuk ka asnj\u00eb distinksion q\u00eb e dallon identitetin etnik prej atij shtet\u00ebror t\u00eb maqedonasve etnik\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb ridefinim edhe i identiteteve etnike dhe i identitetit shtet\u00ebror. Edhe pse, duhet theksuar, as maqedonasit vet\u00eb nuk jan\u00eb unik\u00eb se \u00e7ka n\u00ebnkupton identiteti etnik \u201cmaqedonas\u201d: sipas VMRO-DPMNE-s\u00eb, maqedonasit jan\u00eb pasardh\u00ebs t\u00eb maqedonasve antik\u00eb t\u00eb sllavizuar, nd\u00ebrsa sipas LSDM-s\u00eb ata jan\u00eb vet\u00ebm sllav\u00eb. Por, t\u00eb gjith\u00eb ata jan\u00eb n\u00eb ujdi se secili q\u00eb jeton n\u00eb Maqedoni duhet t\u00eb jet\u00eb \u201cmaqedonas\u201d p\u00ebr nga shtet\u00ebsia.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt dhe ridefinimi<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 vendosm\u00ebris\u00eb\u00a0<em>blanco<\/em>\u00a0t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve dhe subjekteve politike shqiptare t\u00eb Maqedonis\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO, k\u00ebtu duke pasur parasysh edhe nevoj\u00ebn panshqiptare q\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb mbrojtur nga forca antishqiptare lindore, e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se partit\u00eb shqiptare n\u00eb Maqedoni nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb gati asnj\u00eb ofert\u00eb n\u00eb lidhje me problemin e emrit dhe, madje, shpesh jan\u00eb sjell\u00eb me indiferenc\u00eb sikur emri i shtetit t\u00eb jet\u00eb interes vet\u00ebm i etnis\u00eb maqedonase. BDI-ja, p\u00ebrkitazi me problemin e emrit, her\u00eb \u00ebsht\u00eb sjell\u00eb si autsajder i ardhur nga Marsi, q\u00eb nuk e di se ka nj\u00eb problem t\u00eb till\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend (si ajo p\u00ebrgjigja e kryetarit t\u00eb saj se k\u00ebt\u00eb problem e ka marr\u00eb vesh m\u00eb 2004) e her\u00eb ka dashur t\u00eb aktroj\u00eb zhvatjen ndaj maqedonasve, duke b\u00ebr\u00eb kontakte t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta me grek\u00ebt n\u00eb Athin\u00eb, por kurr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk u d\u00ebgjua nj\u00eb propozim i saj se \u00e7far\u00eb mendon ajo p\u00ebrkitazi me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb. Ka qen\u00eb komike paraqitja e kryetarit t\u00eb k\u00ebsaj partie nj\u00ebher\u00eb n\u00eb TV, kur shpjegonte se \u201cNikolla m\u00eb ka th\u00ebn\u00eb \u2018si t\u00eb vjen ty n\u00ebse dikush do me ta nd\u00ebrru emrin?\u2019\u201d, duke shprehur injoranc\u00ebn e tij sikur kjo tem\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me nj\u00eb njeri, nj\u00eb parti ose nj\u00eb etni. Nga ana tjet\u00ebr, PDSH-ja gati se nuk ka th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb, pos p\u00ebrs\u00ebritjes s\u00eb refrenit \u201cjemi p\u00ebr NATO\u201d dhe nj\u00eb gafi se \u201ck\u00ebt\u00eb tem\u00eb le ta zgjidhin maqedonasit\u201d, q\u00eb e ka th\u00ebn\u00eb dikur kryetari i k\u00ebsaj partie.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse pak \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar dhe m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb satanizuar e demonizuar, dalja n\u00eb sken\u00eb e L\u00ebvizjes BESA e ngriti tem\u00ebn e emrit n\u00eb rrafsh tjet\u00ebr. BESA tha se kjo tem\u00eb nuk i p\u00ebrket asnj\u00eb partie e asnj\u00eb etnie n\u00eb ve\u00e7anti, por se \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i tangon t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi ose t\u00eb gjith\u00eb shtetasit e tij, sepse nes\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata do t\u00eb identifikohen me emrin e ri t\u00eb shtetit. Dhe, n\u00eb frym\u00eb t\u00eb ridefinimit, BESA kishte k\u00ebrkuar deetnizim t\u00eb shtetit \u2013 at\u00eb q\u00eb kryeministri mundohet ta shes\u00eb sot si model qytetar, por duke e mbuluar k\u00ebshtu shtetin monoetnik \u2013 dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb nuk ka lidhje specifike me asnj\u00ebr\u00ebn etni ose q\u00eb \u00ebsht\u00eb neutral ndaj t\u00eb gjitha atyre. Di\u00e7ka si koncepti amerikan ose zviceran, pa n\u00ebnkuptuar k\u00ebtu edhe rregullimin e brendsh\u00ebm shtet\u00ebror, por vet\u00ebm identitetin e p\u00ebrbashk\u00ebt mbietnik shtet\u00ebror. Ose, edhe m\u00eb af\u00ebr dhe m\u00eb sakt\u00eb, si Kosova, ku emri i shtetit nuk asosocon n\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn etni dhe ku identiteti shtet\u00ebror \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjitha etnit\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, propozimi i BES\u00cbS ka qen\u00eb q\u00eb emri i ri i shtetit, si edhe simbolet e tij, t\u00eb mos ken\u00eb lidhje me asnj\u00ebr\u00ebn etni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb specifike, madje as t\u00eb mos aludojn\u00eb n\u00eb ato, q\u00eb k\u00ebshtu t\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb identitet i p\u00ebrbashk\u00ebt shtet\u00ebror dhe, k\u00ebshtu, shqiptar\u00ebt dhe etnit\u00eb e tjera ta gjejn\u00eb veten t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb at\u00eb identitet. Por, BESA ka qen\u00eb dhe mbetet n\u00eb q\u00ebndrimin se ky ridefinim ose riem\u00ebrtim i shtetit t\u00eb mos e prek\u00eb etnin\u00eb maqedonase (sido q\u00eb ta perceptojn\u00eb ata veten), sepse fundja askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb askujt t\u2019ia mohoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn ta ndjej\u00eb dhe perceptoj\u00eb veten si pjes\u00ebtar i nj\u00eb etnie t\u00eb caktuar. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shteti mund t\u00eb kishte nj\u00eb em\u00ebr neutral, si \u201cKosova\u201d, identiteti shtet\u00ebror n\u00eb baz\u00eb t\u00eb atij emri do t\u00eb ishte si \u201ckosovar\u00eb\u201d (q\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm identitet shtet\u00ebror dhe joetnik), nd\u00ebrsa brenda tij do t\u00eb kishim maqedonas dhe gjuh\u00eb maqedonase, shqiptar\u00eb dhe gjuh\u00eb shqipe, turq dhe gjuh\u00eb turke e k\u00ebshtu me radh\u00eb.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb propozim ne do t\u00eb b\u00ebnim dy zgjidhje: n\u00eb planin global do ta ndihmonim inkuadrimin n\u00eb NATO, nd\u00ebrsa n\u00eb plan t\u00eb brendsh\u00ebm do ta ridefinonim shtetin q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i pranuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe jodiskriminues ndaj asnj\u00eb etnie, madje i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i shuar f\u00ebrkimet etnike, q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebkundur jo pak her\u00eb kohezionin e brendsh\u00ebm nd\u00ebretnik n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Ridefinimi tashm\u00eb ka filluar<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet, do t\u00eb duhej q\u00eb shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb ta ken\u00eb versionin dhe ofert\u00ebn e tyre p\u00ebr emrin e shtetit, sepse ajo zgjidhje e n\u00ebnkupton edhe identitetin e p\u00ebrbashk\u00ebt shtet\u00ebror dhe shtetin e pasaportave t\u00eb tyre. Dhe, sado q\u00eb ziliqar\u00ebt, injorant\u00ebt dhe t\u00eb a.q. analist\u00eb mund ta mohojn\u00eb, kjo q\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb Maqedoni, as m\u00eb shum\u00eb e as m\u00eb pak, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm RIDEFINIM. Dhe, autorit t\u00eb k\u00ebtij teksti (edhe si p\u00ebrfaq\u00ebsues i subjektit q\u00eb e promovon k\u00ebt\u00eb koncept) i vjen mir\u00eb q\u00eb megjithat\u00eb \u2013 pa marr\u00eb parasysh se kjo nuk njihet si mir\u00ebnjohje p\u00ebr BES\u00cbN \u2013 RIDEFINIMI tashm\u00eb ka filluar. Natyrisht, na vjen keq q\u00eb n\u00eb vend se kjo t\u00eb b\u00ebhej me dashamir\u00ebsi dhe n\u00eb interes t\u00eb kohezionit t\u00eb brendsh\u00ebm nd\u00ebretnik, n\u00eb vend se vet\u00eb maqedonasit dhe partit\u00eb e tyre ta inicionin k\u00ebt\u00eb dhe n\u00eb vend se partit\u00eb e tjera shqiptare ta kishin iden\u00eb se p\u00ebr \u00e7ka \u00ebsht\u00eb fjala dhe cili duhet t\u00eb jet\u00eb synimi, kjo po b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve. Por, edhe kjo e ka nj\u00eb t\u00eb mir\u00eb \u2013 t\u00eb gjith\u00eb ata nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, q\u00eb \u2013 duke mos e kuptuar \u2013 e kishin djall\u00ebzuar konceptin e RIDEFINIMIT, tashm\u00eb jan\u00eb bindur se vet\u00ebm RIDEFINIMI i definicioneve t\u00eb gabuara p\u00ebr Maqedonin\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb integruar dhe t\u00eb prosperuar. Populli do t\u00eb thoshte \u201cM\u00eb mir\u00eb von\u00eb se kurr\u00eb!\u201d.<\/p>\n<p>Dhe, ky RIDEFINIM jam i sigurt se do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe n\u00eb sfera t\u00eb tjera t\u00eb shtetnd\u00ebrtimit. Alternativ\u00eb tjet\u00ebr nuk ka. Vet\u00ebm nj\u00eb Maqedoni e ridefinuar \u00ebsht\u00eb projeksioni i nj\u00eb Maqedonie t\u00eb pranuar nga t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00eb gatshme p\u00ebr t\u2019u ballafaquar me sfidat q\u00eb i sjell e ardhmja.<\/p>\n<p>Autori \u00ebsht\u00eb n\u00ebnkryetar i L\u00ebvizjes BESA<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ndon\u00ebse pak \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar dhe m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb satanizuar e demonizuar, dalja n\u00eb sken\u00eb e L\u00ebvizjes BESA e ngriti tem\u00ebn e emrit n\u00eb rrafsh tjet\u00ebr. BESA tha se kjo tem\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23043,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-23042","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23042"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23042"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23042\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23044,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23042\/revisions\/23044"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/23043"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23042"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23042"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23042"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}