{"id":23616,"date":"2018-01-04T00:27:06","date_gmt":"2018-01-03T23:27:06","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=23616"},"modified":"2018-01-04T00:44:57","modified_gmt":"2018-01-03T23:44:57","slug":"viti-2018-viti-i-skenderbeut-te-vjetrit-apo-te-riut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=23616","title":{"rendered":"Viti 2018 \u2013 Viti i Skenderbeut. T\u00eb vjetrit apo t\u00eb riut?"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/FB_IMG_1515014762006-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-23617\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/FB_IMG_1515014762006-1.jpg\" alt=\"\" width=\"720\" height=\"482\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/FB_IMG_1515014762006-1.jpg 720w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/FB_IMG_1515014762006-1-300x201.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/FB_IMG_1515014762006-1-105x70.jpg 105w\" sizes=\"(max-width: 720px) 100vw, 720px\" \/><\/a>Shkruan: Arianit Sllamniku<\/strong><\/p>\n<p>Duke e pasur parasysh\u00eb q\u00eb viti 2018 nga qeveria Rama 2 \u00ebsht\u00eb shpallur \u201cVit i Skenderbeut\u201d dhe duke e ditur se historin\u00eb p\u00ebr kryetrimin shqiptar n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb e kemi t\u00eb m\u00ebsuar nga literatura e koh\u00ebs s\u00eb komunizmit e qe besa edhe filmat artistik i kemi t\u00eb asaj kohe dhe t\u00eb t\u00eb njejt\u00ebs ideologji, derisa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr po dalin hulumtime interesante t\u00eb publikuara nga gjenerata e re e historian\u00ebve dhe hulumtuesve si\u00e7 jan\u00eb Dritan Egro, Oliver Shmid, Ylli Popovina, Aurel Plasari, Ardian Klosi, Sabri Godo, Fatos Lubonja dhe ca studiues tjer\u00eb t\u00eb huaj e shqiptar q\u00eb kan\u00eb ofruar jo pak t\u00eb gjetura q\u00eb m\u00eb shtyn\u00eb t\u00eb dij\u00eb m\u00eb shum\u00eb rreth agjend\u00ebs qeveritare shqiptare p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p>Pra p\u00ebr t\u00eb nxitur kurreshtjen time edhe m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb hulumtuj edhe m\u00eb thell\u00eb, i parashtrova tri pyetje vehtes time:<\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse Gjergj Kastrioti &#8211; Skenderbeu sundoi nga Kruja, pse e ka varrin n\u00eb Lezh\u00eb kur Lezha asokohe ishte tok\u00eb e Venedikut?<\/p>\n<p>&#8211; Ku \u00ebsht\u00eb varri i Donika Kastriotit \u2013 t\u00eb vej\u00ebs s\u00eb Skenderbeut dhe f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tyre?<\/p>\n<p>&#8211; Pasardh\u00ebsit e tyre si quhen dhe ku jan\u00eb?<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr t\u00eb shtjelluar krejt k\u00ebt\u00eb tem\u00eb sa provokative por aq edhe sfiduese, I hyra l\u00ebmshit t\u00eb shprishur q\u00eb t\u2019a p\u00ebshtjelli mbar\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr mua q\u00eb t\u00eb di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebhet k\u00ebt\u00eb vit!<\/p>\n<p>Pra kemi nj\u00eb familje t\u00eb krijuar nga Gjon Kastrioti, i cili sundonte tok\u00ebn e trash\u00ebguar n\u00eb koh\u00ebn e Bizantit nga babai i tij Pal Kastrioti dhe nga gjyshi i tij Gjoni por q\u00eb ky Gjoni i riu e zgjeroi territorin t\u00eb cilin e trash\u00ebgoi n\u00eb Dib\u00ebr dhe erdhi deri n\u00eb bregdet buz\u00eb breigjeve t\u00eb Kepit t\u00eb Rodonit i emruar si Shanxhakbej i Dibr\u00ebs n\u00ebn perandorin\u00eb osmane.<\/p>\n<p>Gjoni para se t\u00eb emroj me tituj osman, ai paraprakisht u martua me Vojsava Brankoviqin, nga familja sundimtar\u00ebve serb t\u00eb Bizantit me t\u00eb cil\u00ebn pati 9 f\u00ebmij\u00eb, djemt\u00eb Stanisha, Reposh, Konstantin, Gjergj dhe vajzat Mara, Jella, Angjelina, Vllajka dhe Mamica, pra si\u00e7 shihet jo vet\u00ebm nga ana e daj\u00ebve por edhe Gjoni, pra babai i tyre zyrtarisht f\u00ebmij\u00ebve i la emra bizantin, pra ishte nj\u00eb familje thell\u00ebsisht ortodokse, si\u00e7 e thot\u00eb edhe Ardian Klosi.<\/p>\n<p>Por Gjonin e vret baxhanku i tij Sulltan Muradi, si\u00e7 e argumenton historiani Oliver Shmidt, i cili e kishte p\u00ebr grua vajz\u00ebn e axh\u00ebs s\u00eb Vojsava Brankoviqit, pra Mara Brankoviqin sepse Gjoni edhe si i emruar me titullin osman &#8220;Sanxhakbej i Dibr\u00ebs&#8221; tentoi q\u00eb p\u00ebrmes luft\u00ebs n\u00eb vitin 1429 kund\u00ebr perandoris\u00eb osmane t\u00eb lidhet me Venedikun por q\u00eb e p\u00ebsoi me kok\u00ebn e vet.<\/p>\n<p>Gjoni varroset n\u00eb manastirin ortodoks t\u00eb Hilandarit ku edhe djali I tij, pra v\u00ebllau I Skenderbeut, Reposhi sh\u00ebrbente si murg dhe kaloi jet\u00ebn aty i cili pas vdekjes, po n\u00eb at\u00eb manastir varroset edhe ai.<\/p>\n<p>Gjergjin si f\u00ebmijun m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Gjonit dhe Vojsav\u00ebs, e merr n\u00eb p\u00ebrkujdesje tezja e tij gjegj\u00ebsisht gruaja e sulltan Muradit e cila m\u00eb von\u00eb po ajo teta Mara e p\u00ebrdor Skenderbeun q\u00eb t\u2019a vret pretendentin e fronit t\u00eb sulltanit nga gruaja tjet\u00ebr, pra Skenderbeu pas vrasjes s\u00eb djalit t\u00eb sulltan Muradit, Alajdin Ali \u00c7elebiun si\u00e7 e konfirmon edhe Oliver Shmidt nga dokumentet e gjetura n\u00eb arkivin e Firences n\u00eb Itali.<\/p>\n<p>Pra me ndihm\u00ebn e tet\u00ebs Mara Brankoviq ik\u00ebn dhe tenton t\u00eb fshihet te dajt\u00eb e tij Brankoviq\u00ebt por ata nuk e pranojn\u00eb pasiq\u00eb e kuptojn\u00eb se ky ia kishte vrar\u00eb djalin sulltanit dhe shfryt\u00ebzon bejtej\u00ebn e Nishit p\u00ebr t\u00eb ikur n\u00eb Kruj\u00eb, ku tezja Mara paraprakisht ia pregatit nj\u00eb ferman t\u00eb falsifikuar kinse Sulltani ia besonte kalan\u00eb e Kruj\u00ebs Skenderbeut dhe ai me t\u00eb arritur, pushton paq\u00ebsisht fortifikat\u00ebn e Kruj\u00ebs, si\u00e7 e interpreton\u00a0\u00a0Lubonja dhe Klosi.<\/p>\n<p>Po t\u00eb mos ishin referencat e Abdi Balet\u00ebs, Oliver Shmidit, Ylli Popovin\u00ebs, Aurel Plasarit, Ardian Klosit, Sabri Godos, Fatos Lubonj\u00ebs e Dritan Egros dhe ca studiuesve t\u00eb tjer\u00eb, fillova t\u00eb mos i besoja syve t\u00eb mi p\u00ebr at\u00eb se \u00e7far\u00eb lexoja!<\/p>\n<p>Pra, Gjergji erdhi n\u00eb Kruj\u00eb dhe aty ngriti flamurin t\u00eb cilin e kemi neve sot, pra shqiponj\u00ebn e bizantit ortodoks sepse edhe nga n\u00ebna por edhe nga babai trash\u00ebgoi besimin ortodoks dhe po atij besim i p\u00ebrkiste edhe ai. N\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb ai fillon komunikimin me republikat tjera si\u00e7 ishte Napoli, Venediku e Raguza p\u00ebr t\u00eb cilin komunikim me raguzian\u00ebt ekziston edhe origjinali i dor\u00ebshkrimit t\u00eb shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn serbo-sllave me shkronja cirilic\u00eb njejt\u00eb si gjuha e shkruar e t\u00eb atit Gjonit me tregtar\u00ebt Kotorrit.<\/p>\n<p>Q\u00eb t\u00eb siguronte vehten p\u00ebrreth, s\u00eb pari nga Lezha e cila ishte n\u00ebn administrimin e Venedikut si\u00e7 e thot\u00eb edhe z. Godo, i b\u00ebri nj\u00eb ftes\u00eb sundimtar\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb trojeve bizantine q\u00eb t\u00eb takohen n\u00eb Lezh\u00eb dhe aty u mblodh\u00ebn t\u00eb gjitha familjet e m\u00ebdha si shqiptare muzakajt, topiajt, aranit\u00ebt, balshajt, dukagjin\u00ebt, serbe si obrenoviq\u00ebt, brankoviq\u00ebt, crnojeviq\u00ebt, bullgare e hungarez\u00eb t\u00eb Hunijadit dhe n\u00eb mars t\u00eb vitit 1444, pra kat\u00ebr muaj pasi kishte mb\u00ebrritur n\u00eb Kruj\u00eb dhe e kishte ngritur flamurin e bizantit si shenj\u00eb t\u00eb shk\u00ebputjes nga perandoria osmane, mban takimin e regjionit n\u00eb protektoratin venedikas, pra n\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>Derisa p\u00ebr t\u00eb siguruar aleanca t\u00eb besueshme p\u00ebrreth, ai vendosi t\u00eb martohet dhe Gjergj Aranitit ia k\u00ebrkon vajz\u00ebn p\u00ebr grua nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 1451, Gjergj Araniti Skenderbeut ia jep p\u00ebr grua vajz\u00ebn e tij Donik\u00ebn nd\u00ebrsa p\u00ebr daj\u00ebn e Skenderbeut, Stefan Brankoviqin vajz\u00ebn tjet\u00ebr Angjelin\u00ebn e cila n\u00eb kish\u00ebn ortodokse serbe edhe sot njihet si Sh\u00ebn Angjelina.<\/p>\n<p>Skenderbeu marton vajz\u00ebn e Gjergj Aranitit i cili kontrollonte territore fqinj\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn jugore t\u00eb Kastriot\u00ebve derisa n\u00eb veri-lindje kishte dajt\u00eb gjegj\u00ebsisht mbret\u00ebrin\u00eb e Brankoviq\u00ebve dhe p\u00ebr t\u2019u siguruar kah veriu edhe m\u00eb mir\u00eb, vendos t\u00eb martoj\u00eb motr\u00ebn e tij Mar\u00ebn me Stefan C\u00ebrrnojeviqin, n\u00eb nj\u00eb familje tjet\u00ebr serbe.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb vitin 1456, pra 5 vjet pas martes\u00ebs, Skenderbeu me Donik\u00ebn sjellin n\u00eb jet\u00eb trash\u00ebgimtarin e vet\u00ebm t\u00eb cilin e bekojn\u00eb me emrin Gjon, derisa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr mbijetesa n\u00eb krahin\u00eb ishte e pap\u00ebrballueshme dhe nevojat p\u00ebr ndihma nga jasht\u00eb, p\u00ebrkund\u00ebr premtimeve dhe thirrjeve t\u00eb shum\u00ebta nga selia e shenjt\u00eb gjegj\u00ebsisht Papa Piu II, q\u00eb s\u00eb pari t\u00eb konvertohet nga ortodoks n\u00eb katolik dhe t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb fonde e armatime por ky nuk e b\u00ebri nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, pra Skenderbeu q\u00ebndroi besnik besimit t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij, si\u00e7 e thot\u00eb z. Klosi, Lubonja edhe Shmidi, dhe p\u00ebrve\u00e7 se Papa Piu II e emron \u201cAtlet I Krishtit\u201d nuk gjen\u00eb asnj\u00eb ngush\u00ebllim tjet\u00ebr nga selia e shenjt\u00eb derisa n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr presioni i madh nga perandoria osmane, p\u00ebrve\u00e7 se ndihm\u00ebn konkrete e gjen tek mbreti i Napolit t\u00eb cilit ia beson gjith\u00eb pron\u00ebn e kalas\u00eb s\u00eb Kruj\u00ebs q\u00eb e kishte k\u00ebndej Adriatikut, si\u00e7 e spjegon z. Lubonja dhe e konfirmojn\u00eb edhe Shmidti e z. Plasari, p\u00ebr \u00e7ka edhe mbreti jo vet\u00ebm armatim por e furrnizon edhe me ushtar\u00eb e me mjete financiare me t\u00eb cilat Skenderbeu pastaj nga Raguza furrnizon vendin me t\u00eb mira materiale p\u00ebr t\u00eb cilin furrnizim dhe komunikim \u00ebsht\u00eb dor\u00ebshkrimi orgjinal I shkruar n\u00eb gjuh\u00ebn serbe me shkronja cirilic\u00eb njejt\u00eb me gjuh\u00ebn e p\u00ebrdorur nga babai I tij n\u00eb raport me tregtar\u00ebt e Kotorit.<\/p>\n<p>Pas shum\u00eb betejave me venedikasit, e n\u00eb luft\u00eb civile n\u00eb Itali n\u00eb krah t\u00eb Ferdinandit, kund\u00ebr osman\u00ebve dhe shum\u00eb orvatje tjera q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb pushtetin e mund\u00ebsisht t\u2019a zgjeroj at\u00eb, pas dor\u00ebzimit t\u00eb kalas\u00eb s\u00eb Kruj\u00ebs e paraprakisht edhe Shkodr\u00ebn Sulltan Muradit II, zhvendoset me familje n\u00eb Lezh\u00eb, pra asokohe tok\u00eb e Venedikut dhe n\u00eb vitin 1468 Skenderbeu nd\u00ebrron jet\u00eb n\u00eb Lezh\u00eb ku edhe varroset n\u00eb varrezat e kalas\u00eb lezhjane t\u00eb protektoratit venedikas.<\/p>\n<p>Pra objekti i sot\u00ebm me simbole t\u00eb Skenderbeut t\u00eb cilin t\u00eb gjith\u00eb e vizitojn\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb asgj\u00eb me varrin Skenderbeut pasiq\u00eb ky objekt ka qen\u00eb e vetmja vendfalje e musliman\u00ebve aty dhe n\u00eb koh\u00ebn e monizmit, pra Enver Hoxha kinse p\u00ebrmes arkeolog\u00ebve t\u00eb koh\u00ebs paskan gjetur varrin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb vendosur brenda xhamis\u00eb e cila sot \u00ebsht\u00eb mazoleum i Skenderbeut por q\u00eb n\u00eb fakt nuk ka asnj\u00eb lidhje me varrin e tij pos tendenc\u00eb e shkat\u00ebrrimit t\u00eb objekteve t\u00eb kultit e ve\u00e7mas ato islame gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb monizmit.<\/p>\n<p>Pra Skenderbeu vdes n\u00eb tok\u00ebn venedikase t\u00eb Lezh\u00ebs p\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb rrug\u00eb ikjes s\u00eb familjes s\u00eb vet fill nj\u00eb vit pas vdekjes s\u00eb tij, pra kur djali i tij Gjoni i mbush 13 vjet, ai me n\u00ebn\u00ebn e tij Donik\u00ebn kaluan detin Adriatik p\u00ebr t\u00eb gjetur strehim te mbreti i Napolit.<\/p>\n<p>Pra Gjoni nga babai Gjergji dhe n\u00ebna Donika n\u00eb mosh\u00ebn 13 vje\u00e7e l\u00ebshon vendin q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb pjekur t\u00eb martohet n\u00eb m\u00ebrgim me kusherir\u00ebn e tij kah gjyshja Vojsav\u00eb gjegj\u00ebsisht bij\u00ebn e despotit t\u00eb Serbis\u00eb, Llazar Brankoviqit, Jerin\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn b\u00ebn\u00eb das\u00ebm matan\u00eb Adriatikut n\u00ebn titullin e zotriut t\u00eb Monte Sant&#8217;Angelo dhe San Giovanni Rotondo e m\u00eb von\u00eb edhe t\u00eb Gagliano del Capo dhe t\u00eb Orias.<\/p>\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb ishte matan\u00eb Adriatikut, ai pati dy tentime p\u00ebr rimarrjen e pushtetit n\u00eb Shqip\u00ebri nga perandoria osmane e cila pas shkuarjes s\u00eb tyre, kishin pushtuar t\u00ebr\u00eb vendin. Kryengritja nga Himara e vitit 1481 e cila ishte e pasukseshme dhe n\u00eb korrik t\u00eb po atij viti kur rimori Zet\u00ebn nga otoman\u00ebt duke i dalur n\u00eb ndihm\u00eb Ivan C\u00ebrnojeviqit serb si\u00e7 e tregon edhe z. Ylli Popovina.<\/p>\n<p>Gjoni nga martesa me Jerin\u00ebn apo sic e njohin italian\u00ebt me emrin Elena sjellin n\u00eb jet\u00eb Gjergjin II (i riu), Kostandinin i cili vdiq n\u00eb moshen 27 vje\u00e7are t\u00eb vitit 1500 dhe i cili ishte peshkop n\u00eb Isernia, Federikon, Alfonson i cili vdiq n\u00eb mosh\u00ebn 15 vje\u00e7are n\u00eb vitin 1503 n\u00eb Valencia t\u00eb Spanj\u00ebs ku sot varri I tij ndodhet s\u00eb bashku me gjyshen e tij Donika Kastrioitin, Ferrante, trash\u00ebgimtarin e titujve at\u00ebror\u00eb, pra Duka II n\u00eb San Pietro in Galatina-Lecce dhe s\u00eb fundi vajz\u00ebn Maria q\u00eb sipas nj\u00eb atestimi t\u00eb besuar, ka vdekur n\u00eb Canosa di Puglia-Kanoza di Pulja, n\u00eb vitin 1505.<\/p>\n<p>Pra, nga t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, si trash\u00ebgimtar i vet\u00ebm mbeti vet\u00ebm Gjergji (i riu), p\u00ebr t\u00eb cilin q\u00eb t\u00eb dy prind\u00ebrit heqin dor\u00eb nga at\u00ebsia p\u00ebr shkak t\u00eb shkuarjes s\u00eb tij n\u00eb Venedik pa miratimin e prind\u00ebrve, duke e pasur parasysh\u00eb q\u00eb ju kishte mbetur si trash\u00ebgimtari i vet\u00ebm i familjes.<\/p>\n<p>Pra Gjergji vendos t\u00eb jetoj\u00eb s\u00eb pari n\u00eb Venedik e pastaj nga atje shkon p\u00ebr n\u00eb Konstantinopoj\u00eb tek sulltan Sylejmani ku Gjergj Kastrioti i riu i lindur n\u00eb Napoli kishte kthyer historin\u00eb prapa duke e marrur emrin e gjyshit t\u00eb tij &#8220;Skenderbej&#8221; bashk\u00eb me besimin islam dhe ishte emruar Simkeshbashi apo Kryeargjendar i cili nga buxheti personal pastaj la trash\u00ebgimi nj\u00eb shkoll\u00eb fillore af\u00ebr xhamis\u00eb dhe medreses\u00eb s\u00eb Zall Mahmud Pash\u00ebs n\u00eb Ejup dhe nj\u00eb \u00e7ezm\u00eb q\u00eb ndodhet posht\u00eb xhamis\u00eb Ajvansaraj Koruxhu Mehmet \u00c7elebi n\u00eb breg t\u00eb hali\u00e7it ku e mban\u00eb dat\u00ebn 975 hixhri\/ 1567 gregorian, d\u00ebshmi t\u00eb cilat i kam personalisht un\u00eb si autor i k\u00ebtij shkrimi.<\/p>\n<p>Varri i kryeargjendarit &#8220;Skenderbej&#8221; apo Gjergj Kastriotit t\u00eb riut gjendet bashk\u00eb me familjar\u00ebt e tij q\u00eb vinte nga dera e Dukagjinasve, pra n\u00eb varrezat &#8220;Dugacinz\u00e2de&#8221; apo &#8220;Vrarrezat e Pricave t\u00eb Dukagjinit&#8221;.<\/p>\n<p>Prandaj edhe Donika, n\u00ebna e Gjonit dhe gjyshja e pes\u00eb nipave dhe nj\u00eb mbese nga Napoli, p\u00ebrkund\u00ebr q\u00eb deri n\u00eb vitin 1498 mbante pozita t\u00eb larta pran\u00eb mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb Napolit pran\u00eb Giovana III, vendosi t\u00eb shkonte t\u00eb sh\u00ebrbente bashk\u00eb me t\u00eb mbret\u00ebresh\u00ebn pran\u00eb oborrit mbret\u00ebror spanjoll ku edhe nd\u00ebrroi jet\u00eb dhe varroset me ceremoni mbret\u00ebrore n\u00eb kish\u00ebn e Valencias n\u00eb Spanj\u00eb n\u00eb mars t\u00eb vitit 1505, prandaj edhe nuk ju gjend asnj\u00eb pasardh\u00ebs q\u00eb t\u00eb kujdeseshin q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn trupin e saj t\u00eb pajet\u00eb t&#8217;a sjellnin n\u00eb Napoli e aq m\u00eb pak t\u00eb mprehet trupi i saj pran\u00eb burrit dhe kryetrimit shqiptar n\u00eb Lezh\u00eb.<\/p>\n<p>USe agjenda e qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb krye me Edi Ram\u00ebn do t\u00eb jet\u00eb ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrpiluar por se a do t\u00eb nd\u00ebrmarrin ndonj\u00eb hap n\u00eb lidhje me bashkimin e familjar\u00ebve t\u00eb varrosur an\u00eb e k\u00ebnd europ\u00ebs q\u00eb nga Spanja e deri n\u00eb Turqi, kjo mbetet t\u00eb shihet por se pyetja kryesore q\u00eb mua do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb m\u00eb preokupoj\u00eb \u00ebsht\u00eb se bashk\u00eb me p\u00ebrvjetorin e Skenderbeut a do t\u00eb filloj\u00eb edhe rishkrimi i historis\u00eb ton\u00eb komb\u00ebtare ashtu si\u00e7 duhet t\u00eb jet\u00eb apo do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbehemi me versionin e historis\u00eb t\u00eb shkruar nga Nexhmija, Enveri, Miladini e Dushani?!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Arianit Sllamniku Duke e pasur parasysh\u00eb q\u00eb viti 2018 nga qeveria Rama 2 \u00ebsht\u00eb shpallur \u201cVit i Skenderbeut\u201d dhe duke e ditur se historin\u00eb p\u00ebr kryetrimin shqiptar n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":23617,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-23616","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23616"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23616"}],"version-history":[{"count":7,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23616\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23624,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23616\/revisions\/23624"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/23617"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23616"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23616"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23616"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}