{"id":23650,"date":"2018-01-06T11:38:54","date_gmt":"2018-01-06T10:38:54","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=23650"},"modified":"2018-01-06T11:47:56","modified_gmt":"2018-01-06T10:47:56","slug":"top-sekreti-i-ramush-haradinajt-me-pazarin-e-udb-se-se-istogut-ja-edhe-vendimi-i-gjykates-kushtetuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=23650","title":{"rendered":"Top sekreti i Ramush Haradinajt me pazarin e UDB-s\u00eb s\u00eb Istogut \u2013 Ja edhe vendimi i Gjykat\u00ebs Kushtetuese"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/haradinaj--e1483630008534.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-17268\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/haradinaj--e1483630008534.jpg\" alt=\"\" width=\"651\" height=\"380\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/haradinaj--e1483630008534.jpg 651w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/01\/haradinaj--e1483630008534-300x175.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 651px) 100vw, 651px\" \/><\/a>Nga: Isa Mulaj<\/strong><\/p>\n<p>Ky shkrim u dedikohet t\u00eb gjith\u00eb atyre qytetar\u00ebve t\u00eb Istogut t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb dhunuar e drejta e vot\u00ebs, p\u00ebrballen me \u00e7njer\u00ebzimin e dinjitetit t\u00eb tyre, dhe shtypjen sistematike nga regjimi i UDB-s\u00eb i cili udh\u00ebheq nga n\u00ebntoka p\u00ebrmes shqipfol\u00ebsve n\u00eb pushtetin qendror dhe lokal.<\/p>\n<p>Armiku num\u00ebr 1 n\u00eb bot\u00eb i Ramush Haradinajt p\u00ebr momentin \u00ebsht\u00eb Gani Dreshaj ose kandidati p\u00ebr kryetar t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Istogut nga radh\u00ebt e Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs (AAK), parti t\u00eb cil\u00ebn e udh\u00ebheq kryeministri aktual i Kosov\u00ebs, Ramush Haradinaj. Ramushi duket se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vesh me LDK-n\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebn p\u00ebr t\u2019ia futur nd\u00ebrskamz\u00ebn Ganiut dhe t\u00eb mos e lejoj\u00eb t\u00eb b\u00ebhet kryetar i Istogut. Ju do t\u00eb mendoni se \u00ebsht\u00eb e pamundur Ramushi t\u2019ia b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb njeriut t\u00eb tij i cili i pagoi 70 000 euro p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Ramushin nga kthetrat e Serbis\u00eb n\u00eb Franc\u00eb, por le t\u00eb shikojm\u00eb se \u00e7ka thon\u00eb ngjarjet nga realiteti.<\/p>\n<p>Fillimisht, ju do t\u00eb mendoni se Ramushi po e sakrifikon Ganiun p\u00ebr ta shp\u00ebtuar veten atje n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebrmes LDK-s\u00eb, prandaj edhe ka b\u00ebr\u00eb pazar me udbash\u00ebt n\u00eb Istog q\u00eb vendi i kryetarit t\u00eb Istogut n\u00eb \u00e7far\u00ebdo rrethane duhet t\u2019i takoj Haki Rugov\u00ebs, pavar\u00ebsisht se a i fiton votat apo jo. Kjo tradhti e Ramushit kund\u00ebr Gani Dreshajt \u00ebsht\u00eb intensifikuar duksh\u00ebm sidomos koh\u00ebve t\u00eb fundit kur Ramushi po mundohet t\u00eb mbledh\u00eb mb\u00ebshtetje nga LDK p\u00ebr ta shfuqizuar Gjykat\u00ebn Speciale. Mir\u00ebpo, Isa Mustafa e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se pas Istogut tash shkojm\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb p\u00ebr ta rr\u00ebzuar Ramushin, dhe ka gjasa q\u00eb ashtu edhe do t\u2019i del.<\/p>\n<p>Gani Dreshaj i ka fituar dy her\u00eb zgjedhjet n\u00eb Istog, por n\u00eb t\u00eb dyja rastet kan\u00eb qen\u00eb pazaret e Ramushit me kreun e UDB-s\u00eb n\u00eb LDK q\u00eb t\u00eb kontestohet fitorja. Her\u00ebn e dyt\u00eb ose m\u00eb 19 n\u00ebntor 2017, Gani Dreshaj fitoj bindsh\u00ebm me votat e diaspor\u00ebs, edhe pse disa vota dol\u00ebn nga personat q\u00eb ishin t\u00eb vdekur. K\u00ebto vota ishin ilegale dhe k\u00ebt\u00eb shum\u00eb shpejt ose automatikisht e kuptoj Haki Rugova sepse edhe vet\u00eb kishte porositur nga Serbia hiq m\u00eb pak se 795 vota n\u00eb raundin e par\u00eb. Edhe po t\u00eb eliminoheshin diku 50 vota q\u00eb u v\u00ebrtetuan se jan\u00eb ilegale n\u00eb raundin e dyt\u00eb, Ganiu p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb fitonte bindsh\u00ebm. Gjykata Supreme e kontrolluar nga LDK-ja ka mundur t\u00eb dal\u00eb me vendimin p\u00ebr heqjen e s\u00ebcil\u00ebs vot\u00eb q\u00eb nuk mund t\u00eb v\u00ebrtetohet, me \u00e7ka Ganiu p\u00ebrs\u00ebri do t\u00eb fitonte, por n\u00eb vend t\u00eb k\u00ebsaj vendosi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten zgjedhjet m\u00eb 17 dhjetor. Dhe \u00e7ka ndodhi n\u00eb mbr\u00ebmjen e 17 dhjetorit 2017?<\/p>\n<p>Pas shpalljes s\u00eb rezultateve t\u00eb zgjedhjeve nga KQZ, Gani Dreshaj doli fitues dhe printe me 52 vota. Menj\u00ebher\u00eb filloj festa e simpatizant\u00ebve t\u00eb tij n\u00eb Istog. Mediat u interesuan t\u00eb marrin nj\u00eb deklarat\u00eb nga Ganiu, dhe ky s\u00eb pari tha: \u201cNuk do t\u00eb lejoj q\u00eb fitorja t\u00eb m\u00eb merret n\u00eb tavolin\u00eb.\u201d Se \u00e7ka tha n\u00eb at\u00eb moment nuk i b\u00ebri p\u00ebrshtypje asnj\u00eb simpatizanti t\u00eb tij q\u00eb po festonin, por ajo ishte fjal\u00eb kuptimin e s\u00eb cil\u00ebs votuesit e tij do ta kuptojn\u00eb m\u00eb von\u00eb. Ganiu nuk mbajti fjalim p\u00ebrball\u00eb simpatizant\u00ebve t\u00eb tij q\u00eb po festonin. T\u00eb gjith\u00eb thonin se \u00ebsht\u00eb duke e pritur Ramushin. Prej momentit n\u00eb moment pritej ardhja e Ramushit, sepse ky kishte qen\u00eb aktiv n\u00eb thuajse secil\u00ebn fushat\u00eb t\u00eb Ganiut, deri edhe n\u00ebp\u00ebr fshatrat e thella t\u00eb Istogut me balt\u00eb. Ardhjen e Ramushit at\u00eb nat\u00eb festive n\u00eb Istog e besonin t\u00eb gjith\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb zyr\u00ebn e deg\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb n\u00eb Istog, ku ishin mbledhur kokat kryesore t\u00eb LDK-s\u00eb, mbret\u00ebroj nj\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim pas shpalljes s\u00eb rezultateve t\u00eb KQZ-s\u00eb. Kryetari i LDK-s\u00eb, Isa Mustafa, nxori telefonin dhe fliste me dik\u00eb. Gjersa me dor\u00ebn e majt\u00eb e mbante telefonin n\u00eb vesh, dor\u00ebn e djatht\u00eb e kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb kok\u00eb, i mrrolur dhe me fytyr\u00ebn pleh nga shqet\u00ebsimi. Me k\u00eb ka biseduar nuk e dijm\u00eb. Mandej shp\u00ebrthej ai skandali dhe k\u00ebrc\u00ebnimi i Afrim Alidemaj p\u00ebr 50 000 franga zvicerane, por nuk kishte r\u00ebnd\u00ebsi. Pas telefonat\u00ebs s\u00eb Isa Mustaf\u00ebs q\u00eb shihet edhe n\u00eb fotografi dhe video-xhirim, doli Armend Zemaj me njoftimin se \u201c\u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gabim n\u00eb KQZ gjat\u00eb num\u00ebrimit dhe sigurisht se Haki Rugova \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara.\u201d Bravooo, brohorit\u00ebn disa t\u00eb pranish\u00ebm aty n\u00eb zyr\u00ebn e LDK-s\u00eb, por pak kujt i b\u00ebri p\u00ebrshtypje sepse at\u00eb nat\u00eb, udh\u00ebheq\u00ebsia e LDK-s\u00eb iku kok\u00ebulur nga Istogu. Simpatizant\u00ebt e Ganiut vazhduan ta prisnin Ramushin n\u00eb Istog deri n\u00eb mesnat\u00eb, por kot. Ramushi nuk erdhi. A thua pse? Sepse ishte marr\u00eb vesh me LDK-n\u00eb q\u00eb Ganiut gjithsesi t\u2019ia marrim fitoren n\u00eb tavolin\u00eb, apo \u00e7ka ishte n\u00eb pyetje? Realisht, Ramushi duhej t\u00eb ishte n\u00eb gjendje t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb zjarr p\u00ebr Ganiun ose njeriun q\u00eb e nxori nga kthetrat serbe n\u00eb Franc\u00eb. Gjersa e t\u00ebr\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsia e LDK-s\u00eb e kishte rrethuar Haki Rugov\u00ebn n\u00eb Istog dhe shumica prej tyre ende jan\u00eb t\u00eb mendimit se edhe nj\u00eb dreq do t\u00eb ishte m\u00eb i mir\u00eb se Hakiu por u duhej vet\u00ebm fitorja e LDK-s\u00eb e jo si Haki, Ramushi vendosi ta bojkotoj q\u00ebllimsh\u00ebm Ganiun, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se ishte kund\u00ebr fitores s\u00eb tij. Po q\u00eb se ekziston ndonj\u00eb p\u00ebrgjim i telefonit t\u00eb Ramushit me dat\u00ebn 17 dhjetor 2017 vet\u00ebm prej or\u00ebs 20 \u2013 22, do t\u00eb dilte n\u00eb shesh di\u00e7ka shum\u00eb interesante. M\u00eb k\u00eb bisedoj ai n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, dhe me k\u00eb Isa Mustafa?<\/p>\n<p>T\u00eb n\u00ebserm\u00ebn ose m\u00eb 18 dhjetor, ndryshoj rezultati i zgjedhjeve dhe k\u00ebt\u00eb e kumtoj Isa Mustafa nga Prishtina. Po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, nga g\u00ebzimi, tre fanatik\u00eb t\u00eb LDK-s\u00eb nga qendra e numrimit t\u00eb votave postuan nj\u00eb fotografi me parull\u00ebn \u201cGardian\u00ebt e votave\u201d, ku tregonin se si i kan\u00eb \u201cruajtur\u201d votat gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb nat\u00ebs nd\u00ebrmjet 17 dhe 18 dhjetorit, ose derisa t\u00eb nes\u00ebrmen doli rezultati n\u00eb favor t\u00eb Haki Rugov\u00ebs. Kush jan\u00eb ata tre gardian\u00ebt e famsh\u00ebm? Haki Zeqirja, v\u00ebllai i udbashit t\u00eb vrar\u00eb Kosov\u00eb Zeqiraj i cili ishte shofer dhe truproje e Fadil Feratit (ish-kryetarit t\u00eb K.K. t\u00eb Istogut dhe n\u00ebnkryetarit t\u00eb LDK-s\u00eb). Kosova ishte vras\u00ebs i ushtarit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb, Mahir Laj\u00e7i n\u00eb janar t\u00eb vitit 2001 n\u00eb Gjakov\u00eb. I dyti ose n\u00eb mes ishte djali i Fadil Feratit, Ilir Ferati. I treti ishte Genc Ademaj, kush\u00ebri i ish-n\u00ebnkryrtarit t\u00eb K. K. t\u00eb Istogut, Agim Ademaj. V\u00ebllai i Agimit, Bashkimi, \u00ebsht\u00eb kryetar i KKZ-s\u00eb (Komisioni Komunal i Zgjedhjeve) n\u00eb Istog. P\u00ebrndryshe, Agimi dhe Bashkimi jan\u00eb djemt e Ram\u00eb Tull\u00ebs, udbashit m\u00eb fam\u00ebkeq q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb Kosova. Fotografin\u00eb e tre gardian\u00ebve e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00ebri nga ta, respektivisht Genc Ademaj, kush\u00ebriri i Ram\u00eb Tull\u00ebs. Iliri ose djali i Fadil Feratit shihet n\u00eb fotografi duke biseduar n\u00eb telefon. Me k\u00eb mendoni se ka qen\u00eb duke biseduar at\u00eb nat\u00eb ose n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kur edhe Isa Mustafa bisedonte n\u00eb telefon? Pse e b\u00ebn\u00eb at\u00eb fotografi ashtu \u201cgardian\u00ebt e votave?\u201d q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen ajo t\u00eb b\u00ebhet fotografi historike, dhe d\u00ebshmi se si ia siguruan Haki Rugov\u00ebs fitoren duke e futur n\u00eb p\u00ebrdorim \u201ctrenin bullgar.\u201d E b\u00ebn\u00eb sepse kan\u00eb merita t\u00eb m\u00ebdha dhe u takon shp\u00ebrblimi nga LDK. Ata nuk kan\u00eb dashur t\u2019ia lejojn\u00eb k\u00ebt\u00eb merit\u00eb tjet\u00ebrkujt, dhe shum\u00eb leht\u00eb ua mbyllin goj\u00ebn: \u201cQe fakti, e ju thuani \u00e7ka t\u00eb doni.\u201d Kjo mbase \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr penale shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb, por LDK jep garancion se nuk guxon t\u00eb preket kush nga ata \u201cgardian\u00eb t\u00eb votave.\u201d K\u00ebt\u00eb garancion e jep edhe Ramushi p\u00ebr llogarit\u00eb e tij t\u00eb marra q\u00eb nuk do t\u2019i dalin ashtu si\u00e7 po mendon ai, p\u00ebrkund\u00ebr manipulimit t\u00eb gjykatave dhe drejt\u00ebsis\u00eb, dhe bindjen se \u00ebsht\u00eb shkelur gjith\u00e7ka me pazare nd\u00ebrmjet tij dhe LDK-s\u00eb. Si ndodhi ky manipulim dhe deri ku ka arritur?<a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Screenshot_2018-01-06-11-17-47-1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-23651\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Screenshot_2018-01-06-11-17-47-1.png\" alt=\"\" width=\"643\" height=\"465\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Screenshot_2018-01-06-11-17-47-1.png 643w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/01\/Screenshot_2018-01-06-11-17-47-1-300x217.png 300w\" sizes=\"(max-width: 643px) 100vw, 643px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #993300;\"><em>Treshja e ajk\u00ebs s\u00eb UDB-s\u00eb e cila me krenari vet\u00eb identifikohet si \u201cgardian\u00eb t\u00eb votave\u201d n\u00eb qendr\u00ebn e ruajtjes s\u00eb votave. Nga e majta n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb: Genc Ademaj (kush\u00ebriri i Ram\u00eb Tull\u00ebs), Ilir Ferati (i biri i Fadil Feratit), dhe Haki Zeqiraj (v\u00ebllai i udbashit vras\u00ebs Kosov\u00eb Zeqiraj).<\/em><\/span><\/p>\n<p>AAK dor\u00ebzoj hi\u00e7 m\u00eb pak se 14 ankesa n\u00eb PZAP p\u00ebr parregullsi dhe keqp\u00ebrdorime n\u00eb procesin zgjedhor t\u00eb 17 dhjetorit. PZAP-i i hudhi posht\u00eb 100%. Pastaj, t\u00eb nj\u00ebjtat ankesa u dor\u00ebzuan n\u00eb Gjykat\u00ebn Supreme t\u00eb kontrolluar nga LDK-ja, \u00e7ka dihejt se edhe k\u00ebtu do t\u00eb hidhen posht\u00eb 100%. Gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb k\u00ebsaj beteje p\u00ebr drejt\u00ebsi Ramushi ka qen\u00eb i heshtur, e me gjas\u00eb m\u00eb i lumturi pse po hedhen posht\u00eb ankesat e bazuara edhe n\u00eb fakte t\u00eb parregullsis\u00eb n\u00eb vota. Votuesit e Gani Dreshajt filluan t\u00eb shprehin habi p\u00ebr anashkalimin e q\u00ebllimsh\u00ebm nga Ramushi t\u00eb kandidatit t\u00eb tij p\u00ebr Istogun. Megjithat\u00eb, gjat\u00eb asaj kohe Ramushi ishte i z\u00ebn\u00eb tjet\u00ebrkah, duke i shkaktuar diskreditim t\u00eb madh Gani Dreshajt, aq sa mundte dhe ku i jepej rasti. Fillimisht, vazhdoj ta rris\u00eb numrin e z\u00ebvend\u00ebs ministrave, e pas k\u00ebsaj t\u2019ua rris\u00eb rrogat, por s\u00eb pari e dyfishoj rrog\u00ebn p\u00ebr veti. Gjat\u00eb koh\u00ebs kur beteja e Gani Dreshajt p\u00ebr Istogun vazhdonte, Ramushi vendos\u00eb t\u00eb ik\u00eb p\u00ebr pushime diku jasht\u00eb, dhe jo \u00e7do kund jasht\u00eb, por n\u00eb nj\u00eb hotel super t\u00eb shtrenjt\u00eb n\u00eb Zvic\u00ebr t\u00eb cilin e kishte refuzuar kancelarja e Gjermanis\u00eb Angela Merkel me arsyetimin se \u00ebsht\u00eb i shtrenjt\u00eb. Por Ramushi ka pare boll, e kancelarja e shkret\u00eb gjermane jo. Ajo duhet t\u00eb mbroj interesat e shtetit m\u00eb t\u00eb populluar dhe ekonomin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Evrop\u00ebs, e Ramushi duhet ta rrjep\u00eb vendin dhe popullin e tij m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr taraqillakun e tij n\u00eb hotelet luksoze t\u00eb Zvicr\u00ebs. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Ramushi zvog\u00eblon shum\u00ebn e bursave p\u00ebr student\u00eb nga 900 n\u00eb 500 euro. Dhe nuk ndalet vet\u00ebm me kaq. Mos i shkoft\u00eb mendja se edhe pensionet e pleq\u00ebris\u00eb nga 75 euro sa jan\u00eb pa u rritur thuajse kurr\u00eb prej se shp\u00ebrndahen, do t\u2019i zbres n\u00eb 40 euro. E pastaj do t\u2019i hapet rruga p\u00ebr dyfishimin e numrit aktual tep\u00ebr t\u00eb lart\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebs ministrave dhe e rritjen pag\u00ebs s\u00eb tij edhe p\u00ebr 100% n\u00eb 100 dit\u00ebt e ardhshme. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Gani Dreshaj jep nga kapitali tij p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit dhe investon n\u00eb infrastruktur\u00ebn publike. Parimisht, askush nuk mund ta besoj se k\u00ebto dy kontraste jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti politike, madje \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besohet se mund t\u00eb ndodhin brenda nj\u00eb vendi. Gjersa n\u00eb Istog \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb num\u00ebrohen krimet dhe skandalet n\u00eb sektorin e arsimit, Ramushi e ka problem ta dij\u00eb se sa z\u00ebvend\u00ebs ministra t\u00eb arsimit i ka. Ministri i tij i arsimit, Shyqyri Bytyqi, i thot\u00eb se jan\u00eb kat\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsa t\u00eb tij. Ramushit i duken ende pak.<\/p>\n<p>Pyk\u00ebn n\u00eb KQZ dhe PZAP duket se e ka futur Ramushi kund\u00ebr Gani Dreshaj, ose s\u00eb paku \u00ebsht\u00eb pajtuar q\u00eb LDK-ja q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Prandaj edhe kishte refuzime arbitrare dhe t\u00eb qind p\u00ebr qindta t\u00eb ankesave t\u00eb AAK-s\u00eb nga Istogu p\u00ebr kandidatin e saj. Pas refuzimit nga Gjykata Supreme, Gani Dreshaj e d\u00ebrgon l\u00ebnd\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, me nj\u00eb ankes\u00eb q\u00eb paraqet shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Kushtetut\u00ebs \u2013 mohimin e votave t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb i kishin 18 vjet, kan\u00eb votuar, por KQZ nuk i ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb listat e votuesve. A ka \u201cpyka\u201d edhe n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nga politika? Mund t\u00eb ket\u00eb. Dol\u00ebn n\u00eb sken\u00eb thashethemet se Ramushi dhe Ganiu nuk kan\u00eb b\u00ebr\u00eb z\u00eb p\u00ebr refuzimet e ankesave nga PZAP dhe Gjykata Supreme, sepse kan\u00eb vendosur t\u2019ia l\u00ebjn\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, e kur t\u00eb vendos\u00eb kjo, at\u00ebher\u00eb s\u2019ka t\u00eb drejt\u00eb ankese LDK-ja, pra \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfundimtare. Kjo duket nj\u00eb teori e mir\u00eb konspiracioni, deri-diku e besueshme nga shumica d\u00ebrrmuese e popullsis\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb bindur (me arsye t\u00eb forta) se \u00e7\u00ebshtja e drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb pazar politik, e kurrsesi drejt\u00ebsi. Pavar\u00ebsisht k\u00ebtyre bindjeve t\u00eb forta sepse edhe p\u00ebrvoja nga KQZ, PZAP dhe Gjykata Supreme deri m\u00eb tani e ka v\u00ebrtetuar k\u00ebt\u00eb, t\u00eb shohim se cilat jan\u00eb gjasat p\u00ebr pazare apo drejt\u00ebsi nga Gjykata Kushtetuese.<\/p>\n<p>Gani Dreshaj e ka dor\u00ebzuar l\u00ebnd\u00ebn n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese pas fest\u00ebs s\u00eb vitit t\u00eb ri, m\u00eb 3 janar 2018, p\u00ebrmes avokatit Arianit Koci. Kush \u00ebsht\u00eb ky? \u00cbsht\u00eb nj\u00ebri prej avokat\u00ebve m\u00eb t\u00eb fort\u00eb q\u00eb ka Kosova. Ky ishte avokati q\u00eb e mbronte Ramushin n\u00eb Franc\u00eb. Tani, varet n\u00ebse n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese Arianiti do ta mbroj p\u00ebrs\u00ebri Ramushin, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb konfirmin i pazarit me LDK-n\u00eb se Haki Rugova duhet t\u00eb jet\u00eb kryetar i Istogut, apo drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb mund ta rr\u00ebzoj Hakiun dhe n\u00eb vend t\u00eb tij ta sjell\u00eb Ganiun. Gjykata Kushtetuese si institucioni m\u00eb i lart\u00eb ka fuqi ta rr\u00ebzoj edhe kryetarin e shtetit. U kujtohet se si Behgjet Pacolli ishte zgjedhur kryetar i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 22 shkurt 2011, por Gjykata Kushtetuese e kishte rr\u00ebzuar m\u00eb 4 prill? Kur e rr\u00ebzon edhe kryetarin e shtetit, pse nuk mundet, me d\u00ebshmi, edhe kryetarin e nj\u00eb komune t\u00eb vog\u00ebl n\u00ebse ka shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs? Me k\u00ebt\u00eb pajtoheni edhe ju, por dyshoni te k\u00ebto \u201cpykat\u201d q\u00eb po i fusin t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb n\u00eb gjykata. Le t\u00eb shohim vendimin e mundsh\u00ebm t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese.<\/p>\n<p>I pari mund t\u00eb jet\u00eb i ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb PZAP-it dhe t\u00eb Gjykat\u00ebs Supreme, pra refuzimi, \u00e7ka do t\u00eb shkaktoj pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb skajshme jo vet\u00ebm tek votuesit e Gani Dreshajt, por edhe n\u00ebp\u00ebr Kosov\u00eb, sepse krijohet bindja se qytetarin nuk e mbron as institucioni dhe akti me i lart\u00eb juridik i shtetit. P\u00ebr pasoj\u00eb, pjes\u00ebmarrja n\u00eb votimet e ardhshme do t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr e ult\u00eb, dhe shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve u mbetet vet\u00ebm t\u00eb ikin nga Kosova dhe nga vet\u00eb emri i saj. Vendimi i dyt\u00eb, q\u00eb ka m\u00eb shum\u00eb gjasa t\u00eb sillet, \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i k\u00ebrkohet KQZ-s\u00eb num\u00ebrimi i votave t\u00eb mbetura dhe p\u00ebrfshierja e tyre n\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar. Mund t\u00eb sillet edhe vendim tjet\u00ebr ose t\u00eb tjera, por po ndalemi tek ky vendimi i dyt\u00eb dhe t\u00eb paramendojm\u00eb se \u00e7ka mund t\u00eb ndodh\u00eb. Sipas avokatit Arianit Koci, ekzistojn\u00eb s\u00eb paku 52 vota t\u00eb panum\u00ebruara. AAK deri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb pretendonte se ishin 56 gjithsej, prej t\u00eb cilave jepte dy versione se kuj i takojn\u00eb: i pari, 45 vota ishin p\u00ebr Ganiun, nd\u00ebrsa n\u00eb versionin e dyt\u00eb t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm ishin 37. N\u00eb t\u00eb dy versionet, fitues del Gani Dreshaj pasi Haki Rugova ka nj\u00eb ep\u00ebrsi prej 14 votave. N\u00eb t\u00eb parin ose me 56 vota: Hakiu 19+11=30 vota, ose 15 m\u00eb pak se 45 t\u00eb Ganiut. N\u00eb t\u00eb dytin ose me 52 vota: Hakiu 19+15=33 ose 4 vota m\u00eb pak se 37 t\u00eb Gani Dreshaj. Kontrolli i k\u00ebtyre votave \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb list\u00ebs s\u00eb votuesve dhe ka qen\u00eb e ditur se shumica e tyre kan\u00eb votuar p\u00ebr Ganiun. Ata ishin kryesisht student\u00eb, sportist\u00eb ose kategori q\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti identifikohej me programin e premtimit t\u00eb Ganiut p\u00ebr ta (kthimi i Istogut n\u00eb superlig\u00ebn e futbollit t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrtimi i konviktit t\u00eb student\u00ebve n\u00eb Prishtin\u00eb, etj.). Vet\u00ebm f\u00ebmij\u00ebt e udbash\u00ebve kan\u00eb votuar p\u00ebr Haki Rugov\u00ebn.<\/p>\n<p>Edhe pse nuk dihet ende se a do t\u00eb jen\u00eb 52 apo m\u00eb shum\u00eb numri i votave, me dat\u00ebn 5 janar 2018, Haki Rugova e b\u00ebn\u00eb betimin si kryetar i Istogut, t\u00eb cilin e kishte bojkotuar opozita ose partit\u00eb n\u00eb koalicion me Gani Dreshajn. Hakiu e dinte mir\u00eb se ende nuk ka p\u00ebrfunduar kontesti derisa t\u00eb sjell\u00eb vendim Gjykata Kushtetuese, por para se ta b\u00ebj\u00eb betimin, ndodh\u00ebn disa l\u00ebvizje t\u00eb dyshimta. Me t\u2019u kthyer nga Zvicra, Ramushi i ofrohet LDK-s\u00eb p\u00ebr ndihm\u00eb n\u00eb shfuqizimin e Gjykat\u00ebs Speciale. LDK natyrisht se i k\u00ebrkon koncesione Ramushit, e k\u00ebrkesa e par\u00eb e saj \u00ebsht\u00eb pazari me Istogun nga i cili Gani Dreshaj duhet t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u2019ia l\u00ebn\u00eb Haki Rugov\u00ebs. Ramushi pajtohet ta shes\u00eb jo vet\u00ebm Istogun por t\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn p\u00ebr l\u00ebkur\u00ebn e tij, pavar\u00ebsisht se menj\u00ebher\u00eb pas manipulimit t\u00eb rezultatit zgjedhor n\u00eb Istog, Isa Mustafa ishte shprehur se pas Istogut tash po shkojm\u00eb ta largojm\u00eb Ramushin nga Qeveria. Ramushi n\u00eb qeveri edhe ashtu po sillet sikur t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje me ta p\u00ebr pla\u00e7kitjen e shpejt\u00eb dhe sistematike t\u00eb shtetit. N\u00ebse Ramushi dhe LDK nuk mund t\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb vendimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese, at\u00ebher\u00eb ka gjasa q\u00eb ata t\u00eb fusin pyk\u00ebn (n\u00ebse nuk e kan\u00eb futur deri m\u00eb tani dhe \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00eb e kryer) p\u00ebr t\u2019ia vjedhur fitoren Gani Dreshajt edhe me k\u00ebto votat e panum\u00ebruara dhe t\u00eb pap\u00ebrfshira n\u00eb rezultat. N\u00eb skenarin e vendimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i mundur nga Gjykata, i cili do ta detyronte KQZ-n\u00eb t\u2019i num\u00ebroj votat e mbetura dhe t\u2019i p\u00ebrfshij\u00eb ato n\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar t\u00eb zgjedhjeve, \u201cgardian\u00ebt n\u00eb qendr\u00ebn e ruajtjes s\u00eb votave\u201d e fusin edhe nj\u00eb \u201ctren bullgar\u201d, ashtu si\u00e7 e fut\u00ebn nd\u00ebrmjet nat\u00ebs s\u00eb 17 dhe 18 dhjetorit. K\u00ebsaj radhe e kan\u00eb edhe bekimin e Ramushit. Me k\u00ebt\u00eb synohet t\u2019i hidhet pluhur syve publikut se edhe Gjykata Kushtetuese e konfirmon fitoren e Haki Rugov\u00ebs. Armend Zemaj nuk do ta akuzoj m\u00eb kurr\u00eb Ramushin ose grupin e tij p\u00ebr vrasjen e Tahir Zemajt. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, pedofil\u00ebt dhe kriminel\u00ebt e UDB-s\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u2019ua thithin gjakun me pambuk shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Istogut, sepse me k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb pajtuar edhe Ramushi si kryeminist\u00ebr dhe ushtria e tij prej z\u00ebvend\u00ebs ministrave. N\u00eb rastin e mrekullis\u00eb, do t\u00eb fitonte Gani Dreshaj, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fitore m\u00eb i d\u00ebshp\u00ebruari do t\u00eb jet\u00eb Ramushi, e jo Haki Rugova. A e dini pse? Sepse LDK-ja do t\u2019i orientoj\u00eb t\u00ebr\u00eb kapacitetet n\u00eb Prishtin\u00eb, p\u00ebr rr\u00ebzimin e Qeveris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb presim se \u00e7far\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb Gjykata Kushtetuese dhe si do t\u00eb ndikoj n\u00eb rezultatin p\u00ebrfundimtar. Haki Rugova duket se nuk e ka b\u00ebr\u00eb betimin pa iz\u00ebn e dikujt, edhe pse e ka ditur se m\u00eb mir\u00eb do t\u00eb ishte q\u00eb k\u00ebt\u00eb ta b\u00ebnte vet\u00ebm pas disa dit\u00ebsh ose pas p\u00ebrgjigjes s\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Se a ka marr\u00eb konfirmim p\u00ebr shkeljen edhe t\u00eb variantin t\u00eb vet\u00ebm i cili ia rrezikonte drejtp\u00ebrdrejt\u00eb pozit\u00ebn (futjen e \u201ctrenit bullgar\u201d n\u00eb votat e injoruara nga KQZ-ja), kjo do t\u00eb del n\u00eb shesh menj\u00ebher\u00eb brenda dit\u00ebve pas betimit t\u00eb tij ose vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese dhe situat\u00ebs s\u00eb krijuar n\u00eb KQZ nga \u201cgardian\u00ebt e votave.\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Isa Mulaj Ky shkrim u dedikohet t\u00eb gjith\u00eb atyre qytetar\u00ebve t\u00eb Istogut t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb dhunuar e drejta e vot\u00ebs, p\u00ebrballen me \u00e7njer\u00ebzimin e dinjitetit t\u00eb tyre, dhe&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":17268,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-23650","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23650"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=23650"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23650\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":23657,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/23650\/revisions\/23657"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/17268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=23650"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=23650"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=23650"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}