{"id":24714,"date":"2018-04-05T17:00:26","date_gmt":"2018-04-05T15:00:26","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=24714"},"modified":"2018-04-05T17:04:22","modified_gmt":"2018-04-05T15:04:22","slug":"lotet-e-krokodilit-per-6-gylenistet-e-deportuar-ne-turqi-dhe-kujtimet-per-shqiptaret-e-ekstraduar-ne-maqedoni-shperqendrim-i-vemendjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=24714","title":{"rendered":"Lot\u00ebt e krokodilit p\u00ebr 6 gylenist\u00ebt e deportuar n\u00eb Turqi dhe kujtimet p\u00ebr shqiptar\u00ebt e ekstraduar n\u00eb Maqedoni! Shp\u00ebrqendrim i v\u00ebmendjes!"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Screenshot_2018-03-25-21-27-14-1-1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-24571\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Screenshot_2018-03-25-21-27-14-1-1.png\" alt=\"\" width=\"666\" height=\"427\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Screenshot_2018-03-25-21-27-14-1-1.png 666w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Screenshot_2018-03-25-21-27-14-1-1-300x192.png 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/03\/Screenshot_2018-03-25-21-27-14-1-1-310x200.png 310w\" sizes=\"(max-width: 666px) 100vw, 666px\" \/><\/a>Sali Kabashi &#8211; Historian<\/strong><\/p>\n<p>Jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb polemike t\u00eb jasht\u00ebzakonshme k\u00ebto dit\u00eb, si nga mediat, ashtu edhe nga persona t\u00eb caktuar, t\u00eb cil\u00ebt vajtojn\u00eb e &#8220;kukasin&#8221;, p\u00ebr disa njer\u00ebz q\u00eb deri sot as nuk kan\u00eb dit\u00eb q\u00eb ekzistojn\u00eb!<\/p>\n<p>Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr deportimin e 6 gylenist\u00ebve nga Kosova n\u00eb shtetin e origjin\u00ebs, n\u00eb Turqi, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt u b\u00eb nj\u00eb buj e madhe, se pse jan\u00eb deportuar atje n\u00eb Turqi. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, u mbajt edhe nj\u00eb seanc\u00eb parlamentare e thirrur na LDK dhe VV, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkohet &#8220;fajtori&#8221; dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi i deportimit t\u00eb gylenist\u00ebve!<\/p>\n<p>Nga Kryeministri Haradinaj u tha se ai \u201cnuk ishte i informuar p\u00ebr rastin e deportimit t\u00eb tyre n\u00eb Turqi\u201d, por jam i sigurt\u00eb se nuk e thoshte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn!<\/p>\n<p>Kujtojm\u00eb kur Kryeministri Haradinaj nuk reagoj plot 24 or\u00eb p\u00ebr arrestimin e Gjuriqit, kur e pa q\u00eb qytetar\u00ebt dhe mediat po i shpallin &#8220;heronj&#8221; ata q\u00eb e b\u00ebn\u00eb arrestimin e tij, at\u00ebher\u00eb doli n\u00eb sken\u00eb Kryeministri dhe tha: &#8220;un\u00eb isha i informuar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb aksionin&#8221;! Nd\u00ebrsa p\u00ebr rastin e 6 gylenist\u00ebve, kur pa q\u00eb mediat, analist\u00ebt, politikan\u00ebt dhe disa qytetar\u00eb, nuk po e p\u00ebrkrahin arrestimin e tyre, ai tha: &#8220;un\u00eb nuk kam qen\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr deportimin e gylenist\u00ebve&#8221; dhe p\u00ebr ta kamufluar edhe m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb, Kryeministri &#8220;q\u00eb s\u2019din\u00eb asgj\u00eb&#8221; p\u00ebr pun\u00ebt e Kosov\u00ebs, e shkarkoj Ministrin e Brendshme nd\u00ebrsa at\u00eb t\u00eb AKI-s\u00eb nuk kishte kompetenca ta shkarkonte!<\/p>\n<p>N\u00eb qoft\u00eb se Organizata &#8220;FETO&#8221; dhe an\u00ebtar\u00ebt e saj, ishin akter\u00ebt kryesor\u00eb t\u00eb Puqit t\u00eb 15 korrikut 2016 n\u00eb Turqi, pse mendohet se k\u00ebta njer\u00ebz jan\u00eb t\u00eb m\u00ebshirsh\u00ebm p\u00ebr Kosov\u00ebn? \u00c7ka n\u00ebse pas 5 vitesh apo di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb, k\u00ebta gylenist\u00eb dhe t\u00eb shkolluarit e t\u00eb edukuarit n\u00eb shkollat e FETO-s n\u00eb Kosov\u00eb, shkaktojn\u00eb luft\u00eb civile v\u00ebllavras\u00ebse? Kur ishin a\u00e7 t\u00eb eg\u00ebr p\u00ebr vendin e tyre, pse mendojn\u00eb disa njer\u00ebz se ata do ishin t\u00eb but\u00eb me Kosov\u00ebn?<\/p>\n<p>N\u00eb media t\u00eb shkruara doli edhe nj\u00eb hulumtim p\u00ebr k\u00ebta 6 gylenist\u00eb, ku vet\u00ebm nj\u00ebri, qarkullim vjetor kishte plot 60 milion euro! A nuk jan\u00eb pak shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb profesor t\u00eb nj\u00eb Shkolle?<br \/>\nNd\u00ebrsa, n\u00eb mediat turke, nj\u00ebri nga ta, i quajtur Cihan Ozkan, akuzohet si mbledh\u00ebs i fondeve t\u00eb bamir\u00ebsis\u00eb n\u00eb Ballkan, fonde t\u00eb cilat i ka d\u00ebrgua n\u00eb Pensilvani te kreu i tyre Fetullah Gylen!<\/p>\n<p>Lot\u00ebt dhe vajtimi q\u00eb u b\u00eb k\u00ebto dit\u00eb p\u00ebr k\u00ebta gylenist\u00eb, nuk ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e ekstraduar n\u00eb Maqedoni, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb dh\u00ebne d\u00ebnime jasht\u00ebzakonisht t\u00eb ashpra, deri n\u00eb d\u00ebnim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm!<br \/>\nT&#8217;i kujtojm\u00eb disa raste:<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2004 shteti maqedonas b\u00ebri nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb zyrtare tek Policia e UNMIK-ut p\u00ebr ekstradimin e ish-Komandantit t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb Jakup Avdyli (Komandant \u00c7akalla), i cili kishte ikur n\u00eb Kosov\u00eb nga Maqedonia, pas nj\u00eb kohe ishte vet\u00ebdor\u00ebzuar te KFOR-i amerikan, ku pastaj edhe ekstradohet n\u00eb Maqedoni.<br \/>\nAi lirohet pas plot 14 vite e 2 muaj, pas lirimit ai thot\u00eb se do t\u00eb kujdeset p\u00ebr sh\u00ebndetin e tij, sepse \u00ebsht\u00eb i s\u00ebmur\u00eb nga veshkat p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve t\u00eb tmerrshme n\u00eb burgjet e Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013 Policia kosovare arrestoi dhe ekstradoi menj\u00ebher\u00eb n\u00eb Maqedoni Hoxh\u00ebn Shukri Aliu, ish-pjes\u00ebtar i tri luft\u00ebrave shqiptare (Kosov\u00eb, Preshev\u00eb dhe Maqedoni)!<br \/>\nAi ishte me n\u00ebnshtet\u00ebsi kosovare dhe si i till\u00eb nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ekstradohej, por ja q\u00eb ekstradimi ndodhi!<br \/>\nI akuzuar p\u00ebr organizim t\u00eb protestave n\u00eb Shkup, n\u00eb vitin 2016 ai lirohet si i pafajsh\u00ebm!<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015 Policia e Kosov\u00ebs i dor\u00ebzon autoriteteve maqedonase ish-ushtarin e U\u00c7K-s\u00eb, Almir Drlanjin, i cili u d\u00ebnua me burg t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm nga Gjykata maqedonase.<br \/>\nK\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa raste p\u00ebr t\u00eb cilat askush nuk reagoj dhe nuk derdhi lot t\u00eb till\u00eb t\u00eb tipit \u201cbuzhaljan\u201d, q\u00eb t\u00eb &#8220;k\u00ebpusin&#8221; shpirtin.<\/p>\n<p>Pastaj, u tha se Erdogani ka nd\u00ebrhyr\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Kosov\u00ebs, kur tha: &#8220;kosovar\u00ebt nuk do t&#8217;i japin kredibilitet nj\u00eb Kryeministri si Haradinaj&#8221;! Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrhyrje, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konkludim nga i pari i Turqis\u00eb, se kosovar\u00ebt meritojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb Kryeminist\u00ebr si ky!<br \/>\nPastaj, pse po kan\u00eb guxim disa t\u00eb tregohen &#8220;ujq\u00ebr&#8221; karshi Erdoganit, nd\u00ebrsa &#8220;lepuj&#8221; ndaj t\u00eb tjer\u00ebve? A nuk ju kujtohet se Presidentja Atifete Jahjaga erdhi n\u00eb zarf, e paketuar nga ambasadori Amerikan dhe q\u00ebndroi 5 vite Presidente? A nuk \u00ebsht\u00eb kjo nd\u00ebrhyrje n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb shtetit ton\u00eb? Dhe jo vet\u00ebm nd\u00ebrhyrje, por imponim i nj\u00eb Presidente, q\u00eb askush nuk e ka njohur deri at\u00eb dit\u00eb kur u zgjedh! Pse nuk reaguan at\u00ebher\u00eb disa q\u00eb sot po turren drejt Erdoganit?<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb na shesin moral e patriotiz\u00ebm, hajnat e tre p\u00ebrqind\u00ebshit dhe fondit &#8220;Vendlindja th\u00ebrret&#8221;! Nuk mund t\u00eb na shesin moral e patriotiz\u00ebm, ata q\u00eb e vjedhin shtetin dhe b\u00ebhen milioner me taksa t\u00eb qytetar\u00ebve! Nuk mund t\u00eb na shesin moral e patriotiz\u00ebm, hajdut\u00ebt e varrezave t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve dhe lapidareve t\u00eb heronjve! Nuk mund t\u00eb na shesin moral e patriotiz\u00ebm, njer\u00ebzit q\u00eb u pasuruan nga autostrada e Kosov\u00ebs! Nuk mund t\u00eb na shesin moral e patriotiz\u00ebm, ata q\u00eb vjelin haraq n\u00eb biznese private! Nuk mund t\u00eb na shesin moral e patriotiz\u00ebm, ata q\u00eb p\u00ebrzun\u00eb investitor\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrqindjes q\u00eb k\u00ebrkonin! Nuk mund t\u00eb na shesin moral e patriotiz\u00ebm, ata q\u00eb p\u00ebrfituan e mashtruan qytetar\u00eb me viza!<br \/>\nE gjith\u00eb kjo ngjarje, ishte thjesht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrqendrim i v\u00ebmendjes nga \u00e7\u00ebshtjet kryesore, si falja e 8200 hektar\u00ebve shtetit t\u00eb Malit t\u00eb Zi, mos-liberalizimi i vizave, Asociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe, etj. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politik\u00eb mir\u00eb e koordinuar nga krer\u00ebt e shtetit, t\u00eb cil\u00ebt v\u00ebrtet\u00eb, jan\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm p\u00ebr vendin dhe qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>Andaj, b\u00ebj thirrje p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe politikan\u00ebt e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb t\u00eb merremi me \u00e7\u00ebshtjet tona q\u00eb na preokupojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb, si: Krimi i organizuar, korrupsioni, klientelizmi, papun\u00ebsia, padrejt\u00ebsia, degjenerimi i t\u00eb rinjve me drog\u00eb dhe rrug\u00eb pa dalje, ngritja e cil\u00ebsis\u00eb n\u00eb arsim n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, etj., sepse fundja, nuk jemi ne shtet q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb p\u00ebrhapje t\u00eb Demokracis\u00eb globale! T\u00eb merremi me vet\u00ebn dhe ta dim\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb armiku dhe kush \u00ebsht\u00eb miku yn\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sali Kabashi &#8211; Historian Jemi d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb polemike t\u00eb jasht\u00ebzakonshme k\u00ebto dit\u00eb, si nga mediat, ashtu edhe nga persona t\u00eb caktuar, t\u00eb cil\u00ebt vajtojn\u00eb e &#8220;kukasin&#8221;, p\u00ebr disa njer\u00ebz&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24571,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-24714","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24714"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24714"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24714\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24716,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24714\/revisions\/24716"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/24571"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24714"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24714"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24714"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}