{"id":24867,"date":"2018-04-19T08:18:46","date_gmt":"2018-04-19T06:18:46","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=24867"},"modified":"2018-04-19T08:18:46","modified_gmt":"2018-04-19T06:18:46","slug":"agjenda-krishteriziuese-e-haradinajt-dhe-aak-fryt-i-anton-kcires-apo-i-ndikimit-serb","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=24867","title":{"rendered":"Agjenda krishteriziuese e Haradinajt dhe AAK, fryt i Anton K\u00e7ir\u00ebs apo i ndikimit serb?"},"content":{"rendered":"<p><em><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/lajmet-e-fundit-ekuiliber.com-...-101.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-24868\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/lajmet-e-fundit-ekuiliber.com-...-101.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" height=\"522\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/lajmet-e-fundit-ekuiliber.com-...-101.jpg 696w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/04\/lajmet-e-fundit-ekuiliber.com-...-101-300x225.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/a>A po ec Haradinaj hapave t\u00eb d\u00ebshtuara t\u00eb cernagorit Sav\u00eb Batarja\u2026?<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Promovimi q\u00eb Haradinaj po i b\u00ebn\u00eb krishterimit si \u201cvler\u00eb\u201d personale, si vler\u00eb e partis\u00eb e pse jo t\u2019ia mvesh\u00eb k\u00ebt\u00eb edhe si vler\u00eb e kombit ka intensifikuar shum\u00eb n\u00eb muajt e fundit. Ai k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn\u00eb qoft\u00eb duke shfryt\u00ebzuar emisione, televizione, ceremoni t\u00eb festave fetare, aktivitete n\u00eb organizata e shkolla katolike dhe kudo q\u00eb i jepet mund\u00ebsia. Ai k\u00ebt\u00eb e b\u00ebn\u00eb para shqiptar\u00ebve, nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve por me nj\u00eb entuziaz\u00ebm t\u00eb pa par\u00eb e b\u00ebn\u00eb edhe para serb\u00ebve, me kryekriminel\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve lidh edhe miq\u00ebsi dhe pranon q\u00eb i pret edhe tek sht\u00ebpia.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej mb\u00ebshtetjes mediale dhe politike Haradinaj po b\u00ebn mb\u00ebshtetje enorme duke abuzuar me buxhetin e shtetit p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur k\u00ebt\u00eb \u201cagjend\u00eb krishterizuese\u201d.<\/p>\n<p>Qeveria e Kosov\u00ebs e b\u00ebri k\u00ebt\u00eb duke i dhuruar miliona para organizat\u00ebs katolike Caritas, duke nxitur praktika joligjore dhe korruptive n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb dhe financiar t\u00eb Kosov\u00ebs, duke e mb\u00ebshtetur Ipeshkvin\u00eb n\u00eb forma t\u00eb ndryshme (duke diskriminuar BIK), duke i kamufluar donacionet edhe p\u00ebrmes \u201cprojekteve patriotike\u201d si\u00e7 ishte projekti Viti i Sk\u00ebnderbeut \u2013 p\u00ebrmes t\u00eb cilit dhurohen rreth 500 mij\u00eb euro n\u00eb k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb (ani pse Haradinaj kishte k\u00ebrkuar 943 mij\u00eb) ku 250 mij\u00eb euro p\u00ebr restaurimin e kish\u00ebs \u201cZonja Ndihm\u00ebtare\u201d n\u00eb Prizren dhe t\u00eb tjera p\u00ebr botime t\u00eb triologjive si ato t\u00eb Marin Barletit dhe t\u00eb ngjashme.\u00a0Ajo q\u00eb e r\u00ebndon m\u00eb shum\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb \u00ebsht\u00eb se k\u00ebto financime b\u00ebhen nga rezervat shtet\u00ebrore dhe pa planifikime paraprake apo miratime n\u00eb Kuvend. Pra ky njeri rrezikon buxhetin financiar dhe stabilitetin financiar t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr projekte dhe kauz\u00eb t\u00eb krishterizimit. Kjo\u00a0\u00ebsht\u00eb flagranca ma e madhe e shkeljes s\u00eb \u201claicitetit t\u00eb shtetit\u201d. Vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebta muaj kemi edhe projekte t\u00eb tjera publike si financimi i shkoll\u00ebs private katolike Loyola me mbi 1.5 milion\u00eb euro (t\u00eb zotuara nga Haradinaj publikisht), jemi ende n\u00eb gjysm\u00ebn e prillit dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto kan\u00eb ndodhur publikisht, \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb von\u00eb?<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb vet\u00ebm disa nga dhjet\u00ebra projekte publike, por p\u00ebr mos ta lodhur lexuesin besojm\u00eb se jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb ilustruar se k\u00ebto \u00e7far\u00eb po b\u00ebn Haradinaj nuk jan\u00eb incidente, por jan\u00eb agjend\u00eb.<\/p>\n<p>Por duket q\u00eb kjo nuk \u00ebsht\u00eb agjend\u00eb vet\u00ebm personale e Haradinajt, ai duket q\u00eb i ka dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb agjend\u00eb edhe vet partis\u00eb s\u00eb tij, Aleanc\u00ebs p\u00ebr Ardhm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por ku u \u201cshartua\u201d ky filokatoliciz\u00ebm kur dihet se gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs shum\u00eb vendbanime me shqiptar katolik nuk e duronin Haradinajn, ata i refuzonin ushtar\u00ebt e tij, refuzonin ndihm\u00ebn ndaj tij dhe n\u00eb disa raste akuzohen edhe p\u00ebr spiunazh\u00eb dhe ndihmes\u00eb ndaj serb\u00ebve n\u00eb organizimin e pritave m\u00eb fatale t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb.\u00a0Nuk mjafton me ka\u00e7 por edhe disa nga d\u00ebshmitar\u00ebt ky\u00e7 kund\u00ebr Haradinajt n\u00eb Hag\u00eb ishin mu nga komuniteti katolik dhe urrejtja ndaj tij ishte shum\u00eb e madhe, aq sa edhe akuzat p\u00ebr bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb regjimit q\u00eb i kishte Haradinaj. Katolik\u00ebt e Kosov\u00ebs p\u00ebrtej partis\u00eb Demokristiane dhe asaj Liberale nuk delnin jasht\u00eb umbrell\u00ebs s\u00eb LDK-s\u00eb. Por \u201charrimi i armiq\u00ebsive\u201d nga nevoja p\u00ebr mb\u00ebshtetje me vota dhe m\u00eb von\u00eb mb\u00ebshtetje financiare \u201carmiq\u00ebsin\u00eb\u201d dhe urrejtjen i kthej n\u00eb \u201cdashuri reciproke\u201d. Krejt kjo kulmon\u00a0me kalimin e Anton K\u00e7ir\u00ebs n\u00eb AAK.<\/p>\n<p>K\u00e7ira i urryer e i le\u00e7itur nga shqiptar\u00ebt an\u00ebemban\u00eb bot\u00ebs pas skandalit ku mallkonte Millosheviqin q\u00eb nuk i shfarosi 1.7 milion\u00eb shqiptar musliman\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, gjeti vet\u00ebm nj\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebs, \u2013 Haradinajn. Ishte i vetmi q\u00eb pas skandalit e priti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb madh\u00ebshtore n\u00eb zyrat e AAK. K\u00e7ira duke qen\u00eb figur\u00eb me ndikim tek shqiptar\u00ebt n\u00eb SHBA, sidomos tek krahu katolik q\u00eb p\u00ebrkrahte LDK-n\u00eb nd\u00ebrroj \u201cbigat\u201d dhe u kthye tek AAK. N\u00eb zgjedhjet vijuese lista e kandidat\u00ebve p\u00ebr deputet nga AAK v\u00ebrshohej nga shqiptar katolik, e cila nuk p\u00ebrfaq\u00ebsonte asesi proporcionin q\u00eb kan\u00eb n\u00eb popullsin\u00eb e Kosov\u00ebs. Disa syresh t\u00eb pasuar nga lideri i partis\u00eb filluan qysh at\u00ebher\u00eb ofenziv\u00ebn ndaj fes\u00eb islame dhe bashk\u00ebkombasve t\u00eb tyre musliman\u00eb, duke e fshehur helmin dhe shigjetat n\u00ebn nishanin e anti-ekstremizmit dhe radikalizmit.<\/p>\n<p>Pra kjo agjend\u00eb duhet t\u00eb tregohet n\u00ebse\u00a0\u00ebsht\u00eb agjend\u00eb e K\u00e7ir\u00ebs dhe bashk\u00ebbesimtar\u00ebve t\u00eb tij, apo agjend\u00eb e ndikuar nga Serbia. Ngase n\u00eb \u00e7do deklarim publik q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me serb\u00ebt, para serb\u00ebve dhe me Serbin\u00eb, Haradinaj ngash\u00ebrehet duke u identifikuar si i krishter\u00eb dhe duke t\u00ebrhequr paralele t\u00eb \u201cv\u00ebllaz\u00ebris\u00eb me serb\u00ebt e krishter\u00eb\u201d nga koha e Car Llazarit, p\u00ebrmendor\u00ebt e t\u00eb cilit i mb\u00ebshteti vet sipas deklarimeve publike t\u00eb qeveritar\u00ebve serb. Dhe duke treguar se ai kishte mbiemrin Gjokovi\u00e7, si\u00e7 e kan\u00eb sot shum\u00eb serb\u00eb q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb Beograd ai d\u00ebshmon se sa p\u00ebrzem\u00ebr e ka k\u00ebt\u00eb kauz\u00eb dhe sa thell\u00eb kan\u00eb shkuar komplotet e tij. Por p\u00ebrtej k\u00ebsaj kjo agjend\u00eb e d\u00ebshtuar disa her\u00eb n\u00eb historin\u00eb e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs, rrezikon destabilizimin komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs. Haradinaj me kaq pak pushtet e me t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb makineri rrezikon t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb\u00a0cernagorin Sav\u00eb Batarja, duke p\u00ebrdorur pushtetin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb presion q\u00eb shqiptar\u00ebt musliman\u00eb t\u00eb kthehen n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p>Turpi e m\u00eb pas pendimi qoft\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb e mb\u00ebshtet\u00ebn nj\u00eb \u201clider\u201d t\u00eb paturp, pa nd\u00ebrgjegje fetare dhe q\u00eb e b\u00ebn\u00eb t\u00eb diskutueshme edhe at\u00eb komb\u00ebtare kur tenton t\u2019i nj\u00ebsoj shqiptar\u00ebt e serb\u00ebt dhe e b\u00ebn\u00eb at\u00eb identitet me t\u00eb cilin krenohet.<\/p>\n<p>Ani pse shenja t\u00eb tilla t\u00eb mohimit, n\u00ebn\u00e7mimit dhe nxitjes s\u00eb urrjejtjes ndaj identitetit fetar t\u00eb 96% t\u00eb\u00a0bashk\u00ebkombasve t\u00eb vet Haradinaj ka shfaqur here pas here, por ato arsyetoheshin si incidente nga mungesa e kultur\u00ebs dhe edukat\u00ebs personale, deklarimet e fundit nuk jane gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se kultur\u00eb e agjende politike dhe fetare e Haradinajt dhe AAK.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A po ec Haradinaj hapave t\u00eb d\u00ebshtuara t\u00eb cernagorit Sav\u00eb Batarja\u2026? Promovimi q\u00eb Haradinaj po i b\u00ebn\u00eb krishterimit si \u201cvler\u00eb\u201d personale, si vler\u00eb e partis\u00eb e pse jo t\u2019ia mvesh\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":24868,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-24867","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24867"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=24867"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24867\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":24869,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/24867\/revisions\/24869"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/24868"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=24867"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=24867"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=24867"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}