{"id":25461,"date":"2018-06-25T10:55:41","date_gmt":"2018-06-25T08:55:41","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=25461"},"modified":"2018-06-26T11:00:50","modified_gmt":"2018-06-26T09:00:50","slug":"erdoganizmi-si-fabrikim-i-armiqesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=25461","title":{"rendered":"\u201cErdoganizmi\u201d si fabrikim i armiq\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/zeka.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-25462\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/zeka.jpg\" alt=\"\" width=\"693\" height=\"422\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/zeka.jpg 693w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/06\/zeka-300x183.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 693px) 100vw, 693px\" \/><\/a>Shkruan<\/strong>:\u00a0<strong>Zeqirija Ibrahimi<\/strong><\/p>\n<p><em>(Shkas: Alon Ben-Meir &amp; Arbana Xharra, \u201cKali i Troj\u00ebs s\u00eb Erdoganit n\u00eb Maqedoni\u201d, https:\/\/alonben-meir.com\/writing\/kali-i-trojes-se-erdoganit-ne-maqedoni\/?lang=sq \u2013 14.06.2018) \u201cQeveria e Turqis\u00eb dhe z. Erdogan ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn aq, sa k\u00ebta q\u00eb flasin nuk do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnin sikur t\u00eb kishin edhe shtat\u00eb jet\u00eb\u201d (Edi Rama)<\/em><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb koh\u00eb tashm\u00eb q\u00eb disa gazetar\u00eb marrin e i japin zor dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk prodhojn\u00eb, pos q\u00eb rrin\u00eb duke shpikur armiq\u00ebsi t\u00eb reja dhe armiq t\u00eb rinj t\u00eb shqiptar\u00ebve, thuajse ne shqiptar\u00ebt i kemi pak ata armiq q\u00eb i kemi realisht. Dhe, \u201canaliza\u201d (n\u00eb i th\u00ebn\u00e7in analiz\u00eb!) i ka vet\u00ebm dy-tri fjali dhe nj\u00eb kosh vrer e mllef. Urrejtja e ka emrin \u201cTurqia dhe Erdogani\u201d, nd\u00ebrsa p\u00ebr ta justifikuar \u201canaliz\u00ebn\u201d e tyre, nuk prajn\u00eb pa m\u00eb p\u00ebrmendur edhe mua si fajtor kujdestar q\u00eb ua turbullon ujin. Ndon\u00ebse niveli i shkrimeve t\u00eb tilla mund t\u00eb mos meritoj\u00eb v\u00ebmendje serioze n\u00eb ve\u00e7anti, ngase jan\u00eb shkrime t\u00eb tipit \u201cu dridh mali dhe polli nj\u00eb mi\u201d (b\u00ebjn\u00eb zhurm\u00eb dhe prodhojn\u00eb nj\u00eb koment t\u00eb thjesht\u00eb), por opinioni shqiptar meriton t\u2019i njoh\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz, q\u00eb mbulohen me vellon e shqiptaris\u00eb, nd\u00ebrsa jan\u00eb n\u00eb agjend\u00eb puro-antishqiptare dhe jan\u00eb vet\u00ebm mercenar\u00eb t\u00eb armiqve t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>\u201cErdoganizmi\u201d si gogol<\/strong><\/p>\n<p>Termin \u201cerdoganiz\u00ebm\u201d e kam vendosur gjithkund n\u00eb thonj\u00ebza, sepse ky nocion nuk paraqet asgj\u00eb n\u00eb shkencat politike dhe n\u00eb komunikimin publik, pos q\u00eb \u00ebsht\u00eb tendencioz dhe nuk ka asnj\u00eb p\u00ebrmbajtje reale ideologjike-politike. Si t\u00eb till\u00eb do ta p\u00ebrdorim edhe n\u00eb tekst, pra si metafor\u00eb p\u00ebr urrejtjen dhe insinuatat e fabrikuesve t\u00eb k\u00ebsaj armiq\u00ebsie t\u00eb panevojshme. Shkojm\u00eb tutje! Gogoli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb mitologjike e tradit\u00ebs gojore q\u00eb n\u00ebnkupton nj\u00eb qenie t\u00eb tmerrshme, e cila r\u00ebndom p\u00ebrdoret q\u00eb t\u00eb tremben f\u00ebmij\u00ebt kur nuk i merr gjumi.\u00a0N\u00eb kuptim publicistik e politik gogoli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie e tmerrshme dhe e rrezikshme me t\u00eb cil\u00ebn autori ngre panik e frik\u00eb, q\u00eb t\u2019i frik\u00ebsoj\u00eb lexuesit se \u201cpara der\u00ebs e keni nj\u00eb armik q\u00eb mund t\u2019ju g\u00eblltis\u00eb\u201d. Nj\u00eb gogol i till\u00eb p\u00ebr disa opinionist\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb, sot \u00ebsht\u00eb Presidenti i Turqis\u00eb, Rexhep Taip Erdogan. Emri i tij p\u00ebrdoret prej tyre p\u00ebr t\u00eb sajuar frik\u00eb se shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rrezikuar prej tij, se ai ka plane ekspansioniste ndaj nesh, se ai e d\u00ebshiron asimilimin ton\u00eb, se e synon islamizimin e kombit ton\u00eb, se e d\u00ebshiron zmbrapsjen ton\u00eb nga agjenda europiane, se e d\u00ebshiron tjet\u00ebrsimin ton\u00eb etj. Natyrisht, p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb mendojn\u00eb me tru t\u00eb kthjell\u00ebt k\u00ebto jan\u00eb p\u00ebrralla me t\u00eb cilat as f\u00ebmij\u00ebt nuk mashtrohen, por ata vazhdojn\u00eb t\u2019i rr\u00ebfejn\u00eb si pa t\u00eb keq. Si e para, nuk ka asnj\u00eb argument se Turqia dhe Presidenti Erdogan ka pretendime territoriale ndaj tokave shqiptare. Madje, historia e vonshme e k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve ka d\u00ebshmuar se, kur \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb mbrohen k\u00ebto toka, ka qen\u00eb pik\u00ebrisht Turqia ajo q\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb an\u00ebn e shqiptar\u00ebve. Edhe pretendimi se ai e d\u00ebshiron asimilimin e shqiptar\u00ebve nuk q\u00ebndron, sepse shqiptar\u00ebt i b\u00ebn\u00eb pes\u00eb shekuj me turqit dhe nuk asimiluan, pra edhe kur nuk kishin libra e shkolla, e le m\u00eb tash kur identiteti etnik shqiptar \u00ebsht\u00eb kaq fort\u00eb i kristalizuar. As pretendimet p\u00ebr islamizim e p\u00ebr agjenda politike nuk z\u00ebn\u00eb vend, e aq m\u00eb pak ato q\u00eb e akuzojn\u00eb TIKA-n, q\u00eb ka investuar n\u00eb projekte zhvillimore, arsimore, shkencore, kulturore e q\u00eb paska meremetuar disa xhami, q\u00eb n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb dashur t\u2019i b\u00ebjn\u00eb vet\u00eb shqiptar\u00ebt e t\u00eb mos presin sadaka. As shpifja se d\u00ebshiron t\u00eb na ndaj\u00eb nga Europa nuk q\u00ebndron, sepse edhe Turqia \u00ebsht\u00eb vend an\u00ebtar i NATO-s, ka vite q\u00eb pret p\u00ebr integrim n\u00eb BE dhe nuk ka hequr dor\u00eb nga kjo agjend\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, \u00e7do q\u00ebndrim i Turqis\u00eb kundrejt shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb publik dhe transparent dhe aty nuk ka asgj\u00eb shqet\u00ebsuese. Prandaj, pretendimi se Erdogani \u00ebsht\u00eb \u201ci rrezikshmi\u201d dhe \u201carmiku i shqiptar\u00ebve\u201d \u00ebsht\u00eb pretendim i rrem\u00eb dhe dashakeq, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gogol, q\u00eb megjithat\u00eb meriton t\u00eb analizohet se \u00e7ka fshihet pas tij.<\/p>\n<p><strong>\u201cErdoganizmi\u201d si antishqiptari<\/strong><\/p>\n<p>Kur shqyrtohen marr\u00ebdh\u00ebniet e shqiptar\u00ebve me Turqin\u00eb, ekziston nj\u00eb paradoks. Krer\u00ebt e shteteve shqiptare, Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kosov\u00ebs, por edhe politikan\u00ebt e Maqedonis\u00eb, flasin me admirim p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet e shqiptar\u00ebve m\u00eb Turqin\u00eb dhe me Presidentin Erdogan, sepse e vler\u00ebsojn\u00eb lart dhe sakt\u00eb ndihm\u00ebn q\u00eb e ka dh\u00ebn\u00eb viteve t\u00eb fundit ky vend dhe drejtuesi i par\u00eb i saj p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb Ballkan, nd\u00ebrsa k\u00ebto gazetaret gjith\u00eb dit\u00ebn e lume flasin se \u201cne jemi t\u00eb rrezikuar nga ky shtet\u201d. Pastaj, populli shqiptar gjithandej, n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb e Maqedoni, ka admirim p\u00ebr miq\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka shfaqur Presidenti Erdogan dhe shteti turk p\u00ebr shqiptar\u00ebt, andaj edhe dalin e presin me shum\u00eb dashamir\u00ebsi kur vjen k\u00ebndej, nd\u00ebrsa k\u00ebto gazetaret vazhdojn\u00eb t\u00eb rrahin uj\u00eb n\u00eb havan, duke th\u00ebn\u00eb \u201cikni, se vjen Erdogani!\u201d. Pra, n\u00ebse shtetet shqiptare e kan\u00eb shpall\u00eb si interes strategjik bashk\u00ebpunimin me Turqin\u00eb dhe Presidentin Erdogan, n\u00ebse populli shqiptar e respekton at\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb sh\u00ebrben nxitja e urrejtjes ndaj tij? Kujt i konvenon q\u00eb shqiptar\u00ebt dhe shtetet shqiptare t\u2019i armiq\u00ebsoj\u00eb me Turqin\u00eb? Pse u duhet shqiptar\u00ebve nj\u00eb armik si Turqia? Cilat jan\u00eb ato forca q\u00eb nuk e duan nj\u00eb miq\u00ebsi t\u00eb till\u00eb? Derisa shqiptar\u00ebt i kan\u00eb armiq t\u00eb konfirmuar Serbin\u00eb e Rusin\u00eb, q\u00eb e pengojn\u00eb dhe luftojn\u00eb Kosov\u00ebn, pse i duhet dikujt t\u00eb na prodhoj\u00eb edhe nj\u00eb armik tjet\u00ebr? Apo, ta sakt\u00ebsojm\u00eb pyetjen, a mos ndoshta ky \u00ebsht\u00eb interesi i Beogradit: q\u00eb armiq\u00ebsia me Serbin\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet me armiq\u00ebsin\u00eb ndaj Turqis\u00eb dhe k\u00ebshtu shteti i Millosheviqit dje e i Vu\u00e7iqit sot t\u00eb paraqitet si \u201cshp\u00ebtimtari i shqiptar\u00ebve\u201d n\u00eb koh\u00ebn e Pashiqit, kur n\u00eb em\u00ebr t\u00eb \u201cdetyr\u00ebs p\u00ebr civilizimin e shqiptar\u00ebve\u201d para bot\u00ebs arsyetohej dhuna, d\u00ebbimet, masakrat dhe gllab\u00ebrimi i tokave tona? Ia vlen p\u00ebr t\u00eb menduar, por e v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb media kemi lexuar her\u00eb pas here se n\u00eb Kosov\u00eb hidhen para t\u00eb majme nga Rusia dhe Serbia pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb opinion prorus e proserb.<\/p>\n<p>Dhe, \u00ebsht\u00eb naivitet t\u00eb besohet n\u00eb koincidenc\u00eb. Sepse, t\u2019ia shtosh edhe nj\u00eb armik aq t\u00eb madh Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, agjend\u00eb m\u00eb antishqiptare se kjo nuk ka si b\u00ebhet ndryshe. Vet\u00ebm dikush q\u00eb nuk ua d\u00ebshiron t\u00eb mir\u00ebn shqiptar\u00ebve dhe shteteve shqiptare d\u00ebshiron t\u00eb na prodhoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb armiq, q\u00eb ashtu ta pengoj\u00eb zhvillimin dhe p\u00ebrparimin e kombit ton\u00eb. Ndryshe nuk ka si shpjegohet. Kjo i ngjan koh\u00ebs kur Kosova po zbrazej prej shqiptar\u00ebve, sepse serb\u00ebt i d\u00ebbonin me dhun\u00eb, nd\u00ebrsa Enver Hoxha i quante serb\u00ebt \u201cv\u00ebllez\u00ebr\u201d, nd\u00ebrsa armiqt\u00eb ishin per\u00ebndimor\u00ebt. K\u00ebshtu n\u00eb faqet e librit me kujtime \u201cRezistenca kosovare mes dy zjarresh\u201d autori Sabri Maxhuni-Novosella tregon se nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb i kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrshtypje nga bisedat q\u00eb kishte pasur me funksionar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Pun\u00ebs dhe me njer\u00ebz t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb asaj kohe n\u00eb Shqip\u00ebri, ishte fakti se, ai, nuk duhej t\u00eb fliste keq p\u00ebr serb\u00ebt. \u201cAta i kemi v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb arm\u00ebs dhe t\u00eb luft\u00ebs. Me serbin e luftuam bashk\u00eb gjermanin. Ne armik kemi Titon dhe bashk\u00ebmendimtar\u00ebt e tij q\u00eb i tradh\u00ebtuan Stalinin dhe komunizmin!\u201d, i thoshin enverist\u00ebt.<\/p>\n<p><strong>\u201cErdoganizmi\u201d si islamofobi<\/strong><\/p>\n<p>\u201cErdoganizmi\u201d \u00ebsht\u00eb sinonim edhe p\u00ebr islamofobin\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb krishter\u00eb ekstremist\u00eb ose ateist\u00eb t\u00eb krisur, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe e djathta n\u00eb Europ\u00eb, kan\u00eb urrejtje p\u00ebr Turqin\u00eb dhe Presidentin e saj, sepse n\u00eb suksesin e saj e shohin shtrirjen e Islamit, nd\u00ebrsa \u2013 sipas tyre \u2013 kjo \u00ebsht\u00eb anticivilizuese, terroriste etj. P\u00ebrve\u00e7 injoranc\u00ebs s\u00eb d\u00ebshmuar, sepse Islami \u00ebsht\u00eb religjioni q\u00eb p\u00ebr 800 vjet ishte n\u00eb Spanj\u00eb (madje para se t\u00eb arrij\u00eb Krishterimi n\u00eb Skandinavi), dhe prej atje ndihmoi p\u00ebr Rilindjen europiane, ata d\u00ebshmojn\u00eb edhe fobie, q\u00eb kalon n\u00eb urrejtje. \u00cbsht\u00eb evidente se ka plot ekstremist\u00eb mysliman\u00eb, si\u00e7 ka t\u00eb till\u00eb edhe n\u00eb religjionet e tjera, por t\u00eb nd\u00ebrtohen postulate absolute n\u00eb baz\u00eb t\u00eb frym\u00ebs s\u00eb till\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe injoranc\u00eb edhe lig\u00ebsi. Edhe n\u00eb mjedisin shqiptar n\u00ebnteksti i urrejtjes s\u00eb prodhuar ndaj Turqis\u00eb dhe Presidentit Erdogan \u00ebsht\u00eb \u201cprej atje vjen Islami dhe ajo \u00ebsht\u00eb fe e rrezikshme p\u00ebr kombin\u201d. Harrojn\u00eb t\u00eb gjor\u00ebt se shqiptar\u00ebt jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 5 shekuj mysliman\u00eb dhe kjo nuk ka qen\u00eb kurrfar\u00eb rreziku, por bile ka qen\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi.<\/p>\n<p>T\u00eb kujtojm\u00eb Lidhjen e Prizrenit, q\u00eb udh\u00ebhiqej nga nj\u00eb klerik mysliman ose Kongresin e Manastirit, ku hoxha Rexhep Voka i Tetov\u00ebs i duartrokiste dhe e p\u00ebrqafonte me admirim At Gjergj Fisht\u00ebn. Ose, tjet\u00ebr: tashm\u00eb pranohet edhe shkenc\u00ebrisht se shqiptar\u00ebve q\u00eb mbet\u00ebn n\u00eb Jugosllavi vet\u00ebm Islami ua mbrojti kombin, sepse kjo i b\u00ebnte t\u00eb dalluesh\u00ebm me sllav\u00ebt. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, shqiptar\u00ebt, q\u00eb jan\u00eb me shumic\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Islamit, gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb komb\u00ebtare kan\u00eb d\u00ebshmuar se kan\u00eb nj\u00eb fe q\u00eb i b\u00ebn t\u00eb dashur dhe tolerant\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebkomb\u00ebsit e tyre t\u00eb feve t\u00eb tjera. Jan\u00eb dhjet\u00ebra shembuj t\u00eb till\u00eb, nd\u00ebrsa ia vlen t\u00eb kujtohet fjalimi historik i Hafiz Ali Kraj\u00ebs n\u00eb varrimin e At Gjergj Fisht\u00ebs si shembull se jo q\u00eb nuk ka pasur animozitet, por ka pasur bashk\u00ebpunim e respekt t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb. Kujtojm\u00eb po ashtu edhe nj\u00eb rast tjet\u00ebr interesant, q\u00eb edhe bota e ka vler\u00ebsuar. N\u00eb mbledhjen e Lidhjes s\u00eb Kombeve, m\u00eb 17.12.1920, nj\u00eb delegat i Indis\u00eb, do t\u00eb deklaronte: \u201cKur n\u00eb bot\u00eb zhvilloheshin ende luft\u00ebra nd\u00ebrfetare, n\u00eb Shqip\u00ebri, mysliman\u00ebt, katolik\u00ebt e ortodoks\u00ebt, jetonin n\u00eb harmoni dhe ishte fakt i shk\u00eblqyesh\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb vend me shumic\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb popullsis\u00eb myslimane t\u00eb kishte k\u00ebtu p\u00ebrfaq\u00ebsues nj\u00eb t\u00eb krishter\u00eb dhe nj\u00eb prift.\u201d Edhe n\u00eb Shkup shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb kan\u00eb pasur respekt p\u00ebr katolik\u00ebt dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar asnj\u00eb problem. Mjafton t\u00eb kujtojm\u00eb se nj\u00eb katolik si Gjon Sere\u00e7i ishte krah p\u00ebr krah me medresantin Azem Morana n\u00eb NDSH (Organizat\u00ebn Nacional-Demokrate Shqiptare) dhe t\u00eb merret vesh se toleranca nd\u00ebrfetare ka qen\u00eb di\u00e7ka e natyrshme n\u00eb Shkupin e diversiteteve. Dhe, k\u00ebtu duhet ta themi bot\u00ebrisht se p\u00ebr k\u00ebt\u00eb toleranc\u00eb e respekt meritor\u00eb kan\u00eb qen\u00eb mysliman\u00ebt shqiptar\u00eb, kjo jo p\u00ebr tifozeri, por p\u00ebr shkak se ata ishin shumica. Andaj, t\u00eb ngrihesh sot ta baltos\u00ebsh shumic\u00ebn kombit vet\u00ebm se i ke gjetur disa injorant\u00eb ekstremist\u00eb q\u00eb b\u00ebjn\u00eb zhurm\u00eb n\u00eb Facebook, por q\u00eb nuk jan\u00eb as 1%-shi i shqiptar\u00ebve mysliman\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb tendencioze. T\u00eb ndez\u00ebsh urrejtje nd\u00ebrfetare te shqiptar\u00ebt, kjo \u00ebsht\u00eb t\u2019i hidhet zjarrit benzin\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 q\u00eb \u00ebsht\u00eb islamofobi, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebherazi edhe antishqiptari. Sepse, t\u2019ua zhvler\u00ebsosh shqiptar\u00ebve mysliman\u00eb fen\u00eb, vet\u00ebm p\u00ebr shkak se je injorant n\u00eb kuptimin e doktrin\u00ebs fetare ose je ateist, ekstremist kristian a mercenar, ky \u00ebsht\u00eb provokim antikomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt kan\u00eb investuar vite e pun\u00eb q\u00eb ta ruajn\u00eb toleranc\u00ebn nd\u00ebrfetare, andaj \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta rr\u00ebnuar k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb hi\u00e7 m\u00eb pak se goditje e kombit n\u00eb palc\u00eb. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb kryeministri Rama, para ca dit\u00ebsh, deklaroi: \u201cShprehjet e islamofobis\u00eb apo turkofobis\u00eb jan\u00eb shprehje t\u00eb nj\u00eb padije dhe t\u00eb nj\u00eb arrogance q\u00eb buron n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb nga padija. T\u00eb godas\u00ebsh fen\u00eb islame dhe t\u00eb mbash q\u00ebndrime islamofobe do t\u00eb thot\u00eb n\u00eb fakt t\u00eb godas\u00ebsh nj\u00eb rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb pem\u00ebs s\u00eb shqiptaris\u00eb dhe t\u00eb vet\u00eb burimit, burimit t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb kombit ton\u00eb\u201d. Kjo p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn \u00ebsht\u00eb luftuar edhe nga prift\u00ebrinjt\u00eb edhe nga hoxhallar\u00ebt dhe prandaj gjithnj\u00eb kam insistuar q\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt dhe mysliman\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb, sepse jan\u00eb t\u00eb kombit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe, s\u00eb dyti, jan\u00eb n\u00eb fen\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt abrahamike (n\u00eb Kuran quhen \u201cithtar\u00eb t\u00eb Librit\u201d). Dhe, si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb promovim t\u00eb librave t\u00eb Dom Viktor Sopit, \u00ebsht\u00eb ofendim p\u00ebr shqiptar\u00ebt besimtar\u00eb, t\u00eb krishter\u00eb e mysliman\u00eb, q\u00eb ateist\u00ebt e liberal\u00ebt t\u2019ua m\u00ebsojn\u00eb toleranc\u00ebn derisa ata jan\u00eb t\u00eb edukuar p\u00ebr dashuri t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrfetare.<\/p>\n<p><strong>\u201cErdoganizmi\u201d si mercenariz\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p>Dhe, kur \u201cerdoganizmi\u201d dekonstruktohet k\u00ebshtu lakuriq, se beteja kund\u00ebr Turqis\u00eb dhe Presidentit t\u00eb saj \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb betej\u00eb q\u00eb fsheh brenda nj\u00eb agjend\u00eb antishqiptare, detyrimisht vijm\u00eb te pyetjet se cilat jan\u00eb ato forca q\u00eb e d\u00ebshirojn\u00eb armiq\u00ebsimin e shqiptar\u00ebve me nj\u00eb aleat aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe cilat jan\u00eb ato forca q\u00eb e d\u00ebshirojn\u00eb v\u00ebllavrasjen shqiptare? Mund t\u00eb duket konspirative, por kur \u00e7\u00ebshtja shtrohet k\u00ebshtu, p\u00ebrgjigjja e par\u00eb e logjikshme q\u00eb na vjen n\u00eb mend \u00ebsht\u00eb \u201carmiqt\u00eb e shqiptar\u00ebve: Serbia e Rusia\u201d.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm armiqve t\u00eb shqiptar\u00ebve u leverdis p\u00ebr\u00e7arja e brendshme e kombit deri n\u00eb v\u00ebllavrasje dhe vet\u00ebm armiqt\u00eb e shqiptar\u00ebve e duan q\u00eb shqiptar\u00ebve t\u2019u shtohen armiqt\u00eb e jasht\u00ebm. P\u00ebrve\u00e7 forcave serbo-ruse, t\u00eb dyt\u00ebt n\u00eb radh\u00eb, q\u00eb mund ta sponsorizojn\u00eb k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb, jan\u00eb zgjatimet e organizat\u00ebs FETO, t\u00eb prir\u00eb nga kleriku Fethullah Gylen, q\u00eb shteti turk e ka shpallur p\u00ebr terroriste, si dhe disa forca t\u00eb a.q. liberale q\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes i fusin shqiptar\u00ebt n\u00eb \u201cfilma\u201d t\u00eb mbrojtjes s\u00eb demokracis\u00eb, t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, liris\u00eb shprehjes etj. Sikur shqiptar\u00ebt i kan\u00eb p\u00ebrfunduar pun\u00ebt e veta dhe tash u ka mbetur t\u2019i drejtojn\u00eb pun\u00ebt e dynjas\u00eb. Aty ku Serbia na lufton p\u00ebrdit\u00eb, aty ku lul\u00ebzon krimi, korrupsioni, droga e n\u00ebntoka, mrekullisht paskan lindur njer\u00ebz q\u00eb do ta rregullojn\u00eb diktatur\u00ebn e djatht\u00eb t\u00eb Orbanit n\u00eb Hungari, t\u00eb drejtat e gazetar\u00ebve n\u00eb Turqi dhe t\u00eb djatht\u00ebn ekstreme n\u00eb Austri. Ciniz\u00ebm pa karar! Kjo i ngjason koh\u00ebs kur Enver Hoxha gati i zhb\u00ebri shqiptar\u00ebt, nd\u00ebrsa \u201ckujdesej\u201d ta shp\u00ebtoj\u00eb komunizmin n\u00eb BRSS, n\u00eb Kin\u00eb, n\u00eb Venezuel\u00eb e n\u00eb Vietnam. Shikuar k\u00ebshtu, del se gjith\u00eb ky opinion antiturk, q\u00eb prodhohet n\u00eb mediat shqiptare, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mercenariz\u00ebm q\u00eb paguhet shtrenjt\u00eb nga Serbia (ose Rusia), nga FETO ose nga disa ekstremist\u00eb liberal\u00eb per\u00ebndimor\u00eb, q\u00eb besojn\u00eb ende n\u00eb babadim\u00ebr, nd\u00ebrsa nuk e shohin se \u00e7ka po ndodh\u00eb n\u00eb oborrin e tyre n\u00eb Per\u00ebndim. Madje, edhe atje \u2013 n\u00eb SHBA \u2013 gjen disa profesor\u00eb q\u00eb vijn\u00eb e shesin kopalla t\u00eb k\u00ebtilla n\u00eb Shkup, duke i tutur shqiptar\u00ebt nga Turqia, bile edhe nga L\u00ebvizja BESA, nd\u00ebrsa kur pyeten se nga i kan\u00eb informacionet (si\u00e7 i ndodhi nj\u00ebrit prej tyre n\u00eb Shkup), p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb \u201cNga mediat\u201d. Logjik\u00eb tipike e shpif\u00ebsve: shpif sa m\u00eb shum\u00eb, se di\u00e7ka mbetet! K\u00ebtu mbase duhet t\u00eb pyetemi edhe pse disa gazetar\u00eb emrin m\u00eb shpesh t\u00eb shkruar n\u00eb tastier\u00ebn e tyre e kan\u00eb \u201cErdogan\u201d, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt kan\u00eb dhjet\u00ebra probleme, p\u00ebr t\u00eb cilat asnj\u00ebher\u00eb nuk flasin gj\u00eb?\u00a0\u00c7udi q\u00eb ata asnj\u00ebher\u00eb nuk shkruan kritik\u00eb p\u00ebr emrat Vu\u00e7iq, Da\u00e7iq, Sheshel, Zajednic\u00eb, Demarkacion ose Putin! Atyre ose nuk u b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrshtypje fare ose e kan\u00eb detyr\u00eb ashtu t\u00eb shkruajn\u00eb, sepse Serbia tash \u2013 n\u00eb faz\u00ebn finale t\u00eb bisedimeve p\u00ebr Kosov\u00ebn \u2013 pasi e ka fituar simpatin\u00eb e Rusis\u00eb, t\u00eb Kin\u00ebs, madje edhe t\u00eb BE-s\u00eb, ve\u00e7mas t\u00eb Gjermanis\u00eb, duke e shfryt\u00ebzuar edhe k\u00ebt\u00eb animozitet fals t\u00eb k\u00ebtyre \u201canalist\u00ebve\u201d, d\u00ebshiron t\u2019i mund\u00eb shqiptar\u00ebt edhe n\u00eb miq\u00ebsin\u00eb me Turqin\u00eb, q\u00eb t\u2019i l\u00ebr\u00eb \u201cme gisht n\u00eb goj\u00eb\u201d dhe t\u2019u krijoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb armiq. Prandaj p\u00ebr mua fushata anti-Turqi nuk m\u00eb duket krejt e rast\u00ebsishme. E p\u00ebrs\u00ebris: nuk duhet besuar n\u00eb koincidenc\u00eb. Kjo i bie se ata shkruajn\u00eb p\u00ebr honorar. Ndryshe nuk ka si shpjegohet se \u00e7ka e rrok\u00eb zori nj\u00eb gazetare t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb aq shum\u00eb t\u00eb brengoset p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut n\u00eb Turqi.<\/p>\n<p><strong>Shqiptar\u00ebt dhe Turqia si aleat\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se drejtuesit e shteteve shqiptare nuk bien n\u00ebn ndikimin e k\u00ebtyre gjepurave dhe, megjithat\u00eb, i shohin interesat komb\u00ebtare e shtet\u00ebrore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ata e shohin Turqin\u00eb, natyrisht me SHBA-t\u00eb, si nj\u00eb aleate n\u00eb rrug\u00ebn euroatlantike. Edhe shqiptar\u00ebt edhe Turqia jan\u00eb deklaruar p\u00ebr agjend\u00eb pro-europiane dhe perspektiva europiane \u00ebsht\u00eb vija q\u00eb i lidh k\u00ebto dy kombe. E dyta, por edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, \u00ebsht\u00eb se Turqia \u00ebsht\u00eb fuqi e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb NATO. P\u00ebr nj\u00eb komb q\u00eb nuk ka thuaja fare ushtri, nd\u00ebrsa ka fqinj q\u00eb kan\u00eb ushtri e arm\u00eb pa hesap, nj\u00eb shtet mik si Turqia \u2013 q\u00eb edhe deri tash \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar si aleat ushtarak i shqiptar\u00ebve \u2013 u duhet si qiriri n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e nat\u00ebs. Duke u gjendur pran\u00eb nj\u00eb Serbie q\u00eb armatoset pa hesap dhe si ia ka \u00ebndja, vet\u00ebm an\u00ebtar\u00ebsimi i shqiptar\u00ebve n\u00eb NATO mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb ball\u00eb asaj. Nd\u00ebrkaq NATO n\u00eb rajonin ton\u00eb pa dyshim n\u00ebnkupton SHBA-t\u00eb, Kroacin\u00eb dhe Turqin\u00eb. Pra, bashk\u00ebpunimi shqiptar me Turqin\u00eb para s\u00eb gjithash dhe mbi t\u00eb gjitha duhet t\u00eb jet\u00eb euro-atlantik. Pastaj vjen bashk\u00ebpunimi zhvillimor ekonomik, q\u00eb i duhet aq shum\u00eb rajonit ton\u00eb, nd\u00ebrsa tek pastaj vijn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e bashk\u00ebpunimit n\u00eb fush\u00ebn e arsimit, kultur\u00ebs, artit, sportit, pse jo edhe mendimit islam turk, q\u00eb p\u00ebrkon mjaft mir\u00eb me Islamin e tradit\u00ebs shqiptare etj. T\u00eb men\u00e7urit k\u00ebrkojn\u00eb miq dhe aleat\u00eb, nd\u00ebrsa mercenar\u00ebt e b\u00ebjn\u00eb vazifen e vet. Un\u00eb jam i bindur se ne si komb kemi shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr aleat\u00eb dhe p\u00ebr sa m\u00eb pak armiq. Nd\u00ebrsa, ata q\u00eb na i z\u00ebn\u00eb k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb jan\u00eb pik\u00ebrisht mercenar\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan:\u00a0Zeqirija Ibrahimi (Shkas: Alon Ben-Meir &amp; Arbana Xharra, \u201cKali i Troj\u00ebs s\u00eb Erdoganit n\u00eb Maqedoni\u201d, https:\/\/alonben-meir.com\/writing\/kali-i-trojes-se-erdoganit-ne-maqedoni\/?lang=sq \u2013 14.06.2018) \u201cQeveria e Turqis\u00eb dhe z. Erdogan ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebr Kosov\u00ebn aq, sa&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25462,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-25461","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25461"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25461"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25461\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25463,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25461\/revisions\/25463"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25462"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25461"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25461"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25461"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}