{"id":25701,"date":"2018-07-28T07:21:24","date_gmt":"2018-07-28T05:21:24","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=25701"},"modified":"2018-07-28T17:12:55","modified_gmt":"2018-07-28T15:12:55","slug":"shkaterrimi-i-bregliqenit-te-dibres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=25701","title":{"rendered":"Shkat\u00ebrrimi i bregliqenit t\u00eb Dibr\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Screenshot_2018-07-28-07-15-19.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-25702\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Screenshot_2018-07-28-07-15-19.png\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"720\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Screenshot_2018-07-28-07-15-19.png 1280w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Screenshot_2018-07-28-07-15-19-300x169.png 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Screenshot_2018-07-28-07-15-19-768x432.png 768w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Screenshot_2018-07-28-07-15-19-1024x576.png 1024w\" sizes=\"(max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a>Shkruan: Alpin Ollogu<\/strong><\/p>\n<p>T\u00eb nd\u00ebrtosh dhe zaptosh hap\u00ebsirat e bregut t\u00eb liqenit n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, estetiken dhe funksionalitetin minimal t\u00eb nj\u00eb bregliqeni, t\u00eb jap\u00ebsh leje nd\u00ebrtimi dhe te legalizosh objekte aty ku ligji e ndalon, t\u00eb nxjer\u00ebsh jasht\u00eb funskioni nj\u00eb bregliqen dhe, ta vendosesh at\u00eb n\u00eb interes individ\u00ebve apo grupeve t\u00eb caktuar, por n\u00eb d\u00ebmin e nj\u00eb popullate t\u00eb ter\u00eb dhe brezave q\u00eb vijn\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb shkat\u00ebrrosh, n\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs.<\/p>\n<p>Pa pardon, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i sinqert\u00eb deri n\u00eb skaj, dhe p\u00ebr t\u00eb mos i b\u00ebr\u00eb padrejt\u00eb askujt, sepse ashtu e k\u00ebrkon nevoja ekstreme e gj\u00ebrave q\u00eb po ndodhin rreth liqenit, shkat\u00ebrrimin masiv t\u00eb bregliqenit e filloi kryetari paraardh\u00ebs i Komunes Dib\u00ebr, ztr. Arg\u00ebtim Fida, n\u00eb mandatit e tij t\u00eb dyt\u00eb, i cili n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin p\u00ebr nd\u00ebrtimet e egra, n\u00eb bashk\u00ebveprim faji edhe me\u00a0Ministrine e Mjedisit Jet\u00ebsor\u00eb dhe Planifikimit Hapsinor\u00eb,\u00a0q\u00eb jep dakordimin p\u00ebr legalizmin e objekteve pran\u00eb brigjeve te liqeneve natyrore apo artificiale, legalizoi objekte n\u00eb kund\u00ebrshtim me normat ligjore t\u00eb nd\u00ebrtimeve pran\u00eb brigjeve te liqeneve natyrore apo artificial. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht lejoi nd\u00ebrtimet e shum\u00eb objekteve te tjera t\u00eb egra, t\u00eb cil\u00ebt sot faktikisht jan\u00eb t\u00eb palegalizuara, por nd\u00ebrtuesit e t\u00eb cil\u00ebve presin \u201cdit\u00ebn e tyre t\u00eb bardh\u00eb\u201d shenj\u00ebn e fsheht\u00eb jeshile t\u00eb Komun\u00ebs, p\u00ebr ti legalizuar objektet n\u00eb kurrizin e popullat\u00ebs, duke bler\u00eb edhe tok\u00ebn e zaptuar shtet\u00ebrore, nj\u00eblloj si me praktik\u00ebn e disa legalizimeve t\u00eb bera n\u00eb shkelje flagrante te ligjit.<\/p>\n<p>Sipas ligjit ata objekte q\u00eb nuk plotesojn\u00eb kushtet p\u00ebr legalizim, prishen, dhe n\u00ebse nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb nuk ndodh, ligji parashe gjoba t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr mosveprim, p\u00ebr kompetentet e pushtetin lokal n\u00eb territorin e t\u00eb cilit jan\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrtime.<\/p>\n<p>Pastaj p\u00ebr t\u00eb vazhduar me kryetarin aktual ztr.Ruzhdi Lata, i cili e r\u00ebndoi edhe m\u00eb shum\u00eb situat\u00ebn, q\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb me tragjike, vet\u00eb kryetari n\u00eb fjal\u00eb) deklaroi para mediave dhe popullat\u00ebs se, do ti shemb\u00eb t\u00eb gjitha objektet e egra q\u00eb e kan\u00eb shkat\u00ebruar bukurin\u00eb e breg liqenit t\u00eb Dibr\u00ebs, objekte k\u00ebto n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin (deklarata t\u00eb cilat mund ti gjehen leht\u00eb me nj\u00eb k\u00ebrkim amator n\u00eb internet).<\/p>\n<p>Por cudit\u00ebrisht pas disa vitesh n\u00eb udh\u00ebheqjen komunale, kryetari aktual pati nj\u00eb kthes\u00eb 180 shkall\u00eb t\u00eb deklarimeve t\u00eb tij, me nj\u00eb form\u00eb t\u00eb papercedente t\u00eb nj\u00eb kryetari t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm apo t\u00eb d\u00ebgjuar komune, i cili b\u00ebn thirje publike jo p\u00ebr t\u00eb ndaluar ndertimin e objekteve te ne kundershtim me ndertimet prane brigjeve te liqenit, planit urbanisitik, ligjit per ndertimet e egra, por b\u00ebri thirje publike p\u00ebr shkelje t\u00eb ligjit, intepretime krejt\u00ebsisht antiligjore dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ofenduese p\u00ebr intelegjenc\u00ebn e nj\u00eb popullate: si psh ajo se \u201ccdo objekt q\u00eb ka frym\u00eb, \u00ebsht\u00eb legal, por ka problem vet\u00ebm me dokumentacion\u201d, ose: \u201cnuk mund ta l\u00ebm\u00eb bregun e liqenit shkret\u00ebtir\u00eb\u201d, etj. deklarata k\u00ebto antiligjore dhe antilogjike, p\u00ebr thirjen e shkat\u00ebrimit t\u00eb rendit ligjor nga nj\u00eb person zyrtar (p\u00ebr t\u00eb cilat n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duhet t\u00eb reagonte organi i akuz\u00ebs \u2013 prokuroris\u00eb kompetente, e cila mjerisht \u00ebsht\u00eb e shurdh\u00ebt dhe e verber). Thirje t\u00eb rrezikshme k\u00ebto n\u00ebse b\u00ebhen shembull aplikimi n\u00eb raste t\u00eb ngjashme, ku pasojat do t\u00eb ishin katastrofale.<\/p>\n<p>Bregu i liqenit t\u00eb Dibr\u00ebs \u00ebsht\u00eb sh\u00ebndruar n\u00eb nj\u00eb brutalitet total nd\u00ebrtimi, pa nj\u00eb plan urbanistik, me nd\u00ebrtime t\u00eb egra kaotike, sh\u00ebmti estetike, pa funskionalitetit, duke penguar edhe shfrytezimin m\u00eb minimal t\u00eb popullat\u00ebs bregun e liqenit, distanc\u00ebs mes nd\u00ebrtimeve dhe kuot\u00ebs maksimale t\u00eb ujit, gjat\u00eb pjes\u00ebs m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb vitit, etj. Pos disa interesave vetjake t\u00eb nd\u00ebrtuesve, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, disa prej tyre jan\u00eb futur n\u00eb lajthitje, sepse jane motivuar t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nga deklaratat e sip\u00ebrp\u00ebrmendura, por q\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjeter po p\u00ebrballen me procese penale t\u00eb ngritura nga sektori i Ministris\u00eb s\u00eb pun\u00ebve t\u00eb brend\u00ebshme, me akuz\u00ebn p\u00ebr nd\u00ebrtime pa leje dhe uzurpim t\u00eb tok\u00ebs shtet\u00ebrore, me cka kan\u00eb d\u00ebmtuar buxhetin e shtetit.<\/p>\n<p>Gjendja e liqenit vjen e p\u00ebrkeq\u00ebsohet edhe m\u00eb shum\u00eb, shkat\u00ebrrimi merr p\u00ebrmasa t\u00eb pariparueshme. Nd\u00ebrtuesit do t\u00eb gjejn\u00eb shtigje t\u00eb paligjshme p\u00ebr ti legalizuar objektet e tyre dhe me pastaj do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr ti prishur dhe kompensuar t\u00eb njejt\u00ebt nga Komuna e Dibr\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb ardh\u00ebshme.<\/p>\n<p>Ne jemi shoq\u00ebri q\u00eb vecan\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebt e fundit vuajm\u00eb nga frika dhe kapja e nd\u00ebrgjegjes p\u00ebr interesat e barkut, egos, ndoshta diku p\u00ebr interesat minimale t\u00eb barkut p\u00ebr t\u00eb vazhduar jeta, por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr interesa karieriste apo pasurore. Gjendje e cila na ka katandisur n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkall\u00eb shkat\u00ebrrimi, sepse tani e disa kohe jemi edukuar me edukat\u00ebn e n\u00ebnshtrimit, edukat\u00ebn e servilizmit dhe frik\u00ebs nga kjo bot\u00eb dhe e keqja brenda saj.<\/p>\n<p>Personalisht si antar i Forumit rinor t\u00eb BDI-s\u00eb, bashkarisht me t\u00eb tjer\u00ebt, me mund\u00ebsit\u00eb dhe rolin q\u00eb kemi pasur, kemi kontribuar q\u00eb edhe ztr.Arg\u00ebtim Fida, n\u00eb dy mandatet e tij, por edhe Ruzhdi Lata n\u00eb mandatin e tij t\u00eb par\u00eb, t\u00eb dalin fitues n\u00eb gar\u00ebn zgjedhore p\u00ebr kryetar komune. Kemi kontribuar edhe p\u00ebrtej k\u00ebsaj, kur kryetar\u00ebt n\u00eb fjal\u00eb nuk ishin aty, megjithat\u00eb kemi bashk\u00ebpunuar dhe l\u00ebvduar kur kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pune t\u00eb mira. Prandaj nuk e shoh t\u00eb arsyeshme t\u00eb kompleksohemi apo frik\u00ebsohemi p\u00ebr asgj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb duhet th\u00ebn\u00eb, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn emergjente. P\u00ebrkundrazi besimi q\u00eb ju jepe t\u00eb tjer\u00ebve, duhet t\u00eb mos keqp\u00ebrdoret dhe, kritika t\u00eb pranohet me mir\u00ebkuptim sepse \u00ebsht\u00eb e dobishme.<\/p>\n<p>Flasim p\u00ebr bregun e liqenit t\u00eb Dibr\u00ebs, flasim p\u00ebr interesat e gj\u00ebra, pa ju mohuar projektet e mund\u00ebshme pozitive kryetar\u00ebve n\u00eb fjal\u00eb, megjithat\u00eb asgj\u00eb nuk e arsyeton nj\u00eb shkat\u00ebrrim, sic nuk mund ta arsyetoj\u00eb kryes i nj\u00eb vepre penale, vepren penale, me at\u00eb se sa pun\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb mira ka b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Kam bindjen se pohimeve t\u00eb mia i bashkangjiten z\u00ebsh\u00ebm dhe heshturazi shumica e antar\u00ebve t\u00eb BDI-se dega Dib\u00ebr, shok\u00ebt e mi t\u00eb bashk\u00ebpunimit t\u00eb hersh\u00ebm ne koh\u00ebt e v\u00ebshtira, pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu shumic\u00ebn e opinionit t\u00eb popullat\u00ebs se Dibr\u00ebs, q\u00eb sigurisht ndan t\u00eb njejtin shqet\u00ebsim. Pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu edhe emigrant\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb dhe kan\u00eb p\u00ebr rekreacion n\u00eb forma t\u00eb ndryshm\u00eb liqenin e Dibr\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt vecan\u00ebrisht jan\u00eb t\u00eb shqet\u00ebsuar dhe kund\u00ebrshtojn\u00eb shkat\u00ebrrimin e k\u00ebtij breg liqeni, edhe ata mergimtar\u00eb q\u00eb me aq mund sakrifikojn\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb investime \/ ndihma n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet.<\/p>\n<p>Kryetari n\u00eb detyr\u00eb i Komun\u00ebs Dib\u00ebr duhet t\u00eb mbaj\u00eb fjal\u00ebn dhe t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin, jo vet\u00ebm si nj\u00eb ish Myfti, si karakter i nj\u00eb muslimani q\u00eb nuk e han fjal\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb besatar me vullnetin e sovranit, por edhe si qytetar i thjesht\u00eb i k\u00ebtij vendi, minimalisht p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij, jo m\u00eb shum\u00eb. Ai gisht q\u00eb ngritet lart\u00eb me sinqeritet, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar Nj\u00ebshm\u00ebrin\u00eb e Allahut, nuk mund t\u00eb n\u00ebnshrkuaj\u00eb vendime dhe pun\u00eb antiligjore, qoft\u00eb kjo n\u00eb d\u00ebmin e nj\u00eb milingone, e jo m\u00eb t\u00eb nj\u00eb popullate (shkas nga fotot e kryetarit aktual me gishtin tregues lart\u00eb, kur riparon ndonje rrug\u00eb me asfalt).<\/p>\n<p>Prandaj Kryetari i Komun\u00ebs duhet ti shemb\u00eb t\u00eb gjitha nd\u00ebrtimet e egra q\u00eb bien ndesh me ligjin, t\u00eb mos lejoj\u00eb uzurpimin e m\u00ebtejsh\u00ebm. T\u00eb kompensoj\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb legalizuar, t\u00eb cil\u00ebve do tu shemben objekjet (pavar\u00ebsisht se legalizimet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim ligjor, ata nuk p\u00ebrgjegjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, por p\u00ebrgjegjen ata q\u00eb ju kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb legalizimet). T\u00eb rishikohen dhe k\u00ebrkohet p\u00ebrgjegj\u00ebsi se si jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb legalizimet e objekteve, t\u00eb k\u00ebrkohet d\u00ebmshp\u00ebrblimi p\u00ebr d\u00ebmtimin e buxhetit t\u00eb komun\u00ebs, djersa e taksapaguesve, p\u00ebr kompenzimin e pronareve t\u00eb objekteve, nga buxheti i komun\u00ebs. Me k\u00ebt\u00eb kryetari n\u00eb fjal\u00eb do t\u00eb rehabilitonte edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e kryetarit t\u00eb kaluar, ju shmangte edhe vet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore n\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen, do t\u00eb largonte edhe shqet\u00ebsimin dhe disfavorin q\u00eb i ka sjell\u00eb forc\u00ebs politike q\u00eb e kandidoi p\u00ebr kryetar (rezultati i zgjedhjeve t\u00eb fundit), c\u00ebshtja e bregut te liqenit, aq shqet\u00ebsuese p\u00ebr qytetin.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, fitues m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej n\u00eb rehabilitim do t\u00eb jen\u00eb qytetar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve pas kthimit t\u00eb bregut t\u00eb liqenit n\u00eb gjendjen natyrore, tju b\u00ebhet urbanizimi dhe nd\u00ebrtimi me kritere, lirimi i hap\u00ebsirave publike, nd\u00ebrtimesh k\u00ebnde rekreative sportive, mospengesa n\u00eb qarkullim njer\u00ebzish dhe mjetesh motorike, p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb ambient estetik, funskional, ku edhe ata q\u00eb d\u00ebshirojne t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb, t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb dicka me vler\u00eb shoq\u00ebrore, sigurisht n\u00eb p\u00ebrputhje me tenderimet publike t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, si n\u00eb cdo vend normal t\u00eb bot\u00ebs, pa i ber\u00eb d\u00ebm askujt. T\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb sh\u00ebndrohet n\u00eb p\u00ebrgjasim minimal t\u00eb bregliqeneve t\u00eb Strug\u00ebs apo qytetit t\u00eb Ohrit. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, bregu i liqenit t\u00eb Dibr\u00ebs mbetet njoll\u00eb e madhe p\u00ebr secilin administrator lokal q\u00eb abuzon me t\u00eb, kjo n\u00eb kujtes\u00ebn karakteristike t\u00eb dibran\u00ebve. Po p\u00ebrtej njoll\u00ebs, humb\u00ebs m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhej mbeten dibran\u00ebt dhe turizmi, n\u00ebse nuk b\u00ebhet ajo q\u00eb duhet b\u00ebr\u00eb. Mos presim t\u00eb nd\u00ebrhyje pushteti q\u00ebndror, ata sjan\u00eb dhe skan\u00eb qen\u00eb asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr bregun e liqenit t\u00eb Dibr\u00ebs, thjesht kan\u00eb vepruar sipas urdh\u00ebrave politik n\u00eb c\u00ebshtjet lokale.<\/p>\n<p>Shpresoj t\u00eb d\u00ebgjohet dhe respektohet ky shqet\u00ebsim serioz. Kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim edhe t\u00eb vet\u00eb administrator\u00ebve t\u00eb qytetit, pavar\u00ebsisht interesave t\u00eb ngushta t\u00eb mund\u00ebshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb kalimtare.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb kisha heshtur si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si ata q\u00eb heshtjen e shohin interes vetanak, rehati, siguri apo mencuri, megjithat\u00eb un\u00eb n\u00eb t\u00eb k\u00ebtilla raste si ceshtja e bregut te liqenit, e konsideroj heshtjen krim, sic besoj e konsiderojn\u00eb edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. T\u00eb kam mik e t\u00eb kam v\u00eblla, por mik dhe v\u00eblla m\u00eb t\u00eb madh kam t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, do t\u00eb thoshin t\u00eb mencurit. N\u00eb fund t\u00eb fundit askush nuk mund t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb shp\u00ebrblej\u00eb si shp\u00ebrblimi i Zotit, apo ti shmanget nd\u00ebshkimit t\u00eb Tij. T\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr ata q\u00eb e din\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n<p>T\u00eb motivohemi p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb dinjitetshme dhe jo n\u00ebnshtruese, nj\u00eb shoq\u00ebri kryengrit\u00ebse dhe jo kok\u00ebulur ndaj s\u00eb keqes, shoq\u00ebri q\u00eb ju prin proceseve p\u00ebr mir\u00ebqenien e vet\u00eb, dasht\u00eb Zoti. Kjo pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb politike, opozitare apo bashk\u00ebpartiake. E d\u00ebmshmja \u00ebsht\u00eb armiku i t\u00eb gjith\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: Alpin Ollogu T\u00eb nd\u00ebrtosh dhe zaptosh hap\u00ebsirat e bregut t\u00eb liqenit n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin, estetiken dhe funksionalitetin minimal t\u00eb nj\u00eb bregliqeni, t\u00eb jap\u00ebsh leje nd\u00ebrtimi dhe te legalizosh&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25702,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-25701","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25701"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25701"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25701\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25721,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25701\/revisions\/25721"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25701"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25701"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25701"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}