{"id":25837,"date":"2018-08-07T11:26:20","date_gmt":"2018-08-07T09:26:20","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=25837"},"modified":"2018-08-07T11:27:28","modified_gmt":"2018-08-07T09:27:28","slug":"vettingu-si-domosdoshmeri-ne-r-maqedonise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=25837","title":{"rendered":"Vettingu si domosdoshm\u00ebri\u00a0n\u00eb R.Maqedonis\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/Screenshot_2018-08-07-11-20-41-1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-25838\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/Screenshot_2018-08-07-11-20-41-1.png\" alt=\"\" width=\"720\" height=\"616\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/Screenshot_2018-08-07-11-20-41-1.png 720w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/Screenshot_2018-08-07-11-20-41-1-300x257.png 300w\" sizes=\"(max-width: 720px) 100vw, 720px\" \/><\/a>Shkruan:\u00a0Alpin Ollogu<\/strong><\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kushti thelb\u00ebsor p\u00ebr an\u00ebtarsimin e R. Maqedonis\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropjan. Ngritja e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, gjykata t\u00eb paanshme, t\u00eb drejta dhe efikase, prokurori t\u00eb pakorruptuar dhe t\u00eb pakompromist\u00eb n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr kriminalitetit, jan\u00eb themelet e drejt\u00ebsis\u00eb, mbrojt\u00ebs s\u00eb individit dhe interesit publik.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Sipas statistikave t\u00eb b\u00ebra nga institute kompetente nd\u00ebrkomb\u00ebtare, R. Maqedonis\u00eb ka nj\u00eb nd\u00ebr sistemet m\u00eb t\u00eb korruptuara t\u00eb gjyq\u00ebsorit dhe prokuroris\u00eb n\u00eb Ballkan, fakt i cili u d\u00ebshmua\u00a0\u00a0nga skandali i p\u00ebrgjimeve.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Politika dhe njer\u00ebs me influenc\u00eb qeveritare, montonin procese gjyq\u00ebsore, em\u00ebronin gjykat\u00ebs me urdh\u00ebra t\u00eb drejt\u00ebp\u00ebrdrejta, stisnin aktgjykime sipas interesit, blenin gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb me presionin e shkarkimeve dhe em\u00ebrime pozicionesh. T\u00eb njejt\u00ebt gjykat\u00ebs dhe prokuror\u00eb q\u00eb sot akoma vazhdojne detyr\u00ebn.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Skandali i p\u00ebrgjimeve, d\u00ebshmoi ajo q\u00eb dihej n\u00eb popull, se sa i kalbur \u00ebsht\u00eb sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. U d\u00ebshmua\u00a0\u00a0se n\u00ebp\u00ebr gjykata kalojn\u00eb kriminel\u00eb t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb fund t\u00eb proceseve mbesin t\u00eb pafajsh\u00ebm. Se si personat e fuqish\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet paras\u00eb dhe forc\u00ebs politike, kalojn\u00eb cdo penges\u00eb ligjore q\u00eb sanskionon pun\u00ebt\u00a0\u00a0e tyre t\u00eb d\u00ebnueshme penalisht ose n\u00eb c\u00ebshtjet civile, gjithmon\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb pal\u00ebs s\u00eb pafuqishme ekonomike \u2013 politike, viktim\u00eb e k\u00ebsaj drejt\u00ebsie t\u00eb kalbur, gjithashtu edhe n\u00eb d\u00ebmin e buxhetit t\u00eb shtetit, p\u00ebr keqp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs zyrtare, krimet e evazioneve fiskale, tenderimeve t\u00eb manipuluara, e t\u00eb tjera. Duke vazhduar me padrejt\u00ebsit\u00eb n\u00eb aktgjykime, kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje p\u00ebrkat\u00ebsia etnike dhe fetare, krijimi i krizave t\u00eb montuara etnike p\u00ebr interesa politike t\u00eb forcave t\u00eb caktuara qeveritare.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, reformimi i sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb madhore q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb qeveria e Maqedonis\u00eb, me bindje se kjo reform\u00eb mb\u00ebshtetet nga shumica e popullat\u00ebs, viktima e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo t\u00ebrthorazi e k\u00ebtij sistemi t\u00eb fundosur te drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Bashkimi Evropian dhe\u00a0\u00a0Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, jan\u00eb flamurtari i thirjes p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, kjo edhe si premtim q\u00eb qeveria e kryemnistrit Zoran Zaev e premtoi n\u00eb fillimin e pun\u00ebs s\u00eb saj qeveris\u00ebse. Megjithat\u00eb kaluan muaj e vite dhe, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb inekzistente,\u00a0\u00a0p\u00ebr vet\u00eb faktin se formula e reform\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb qeveria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb formul\u00eb q\u00eb jep t\u00eb njejtin rezultat negative, njejt\u00eb\u00a0si me qeverit\u00eb e kaluara.\u00a0Rrotacioni i gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve nga nj\u00eb gjykat\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, nga nj\u00eb prokurori n\u00eb tjetr\u00ebn, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb l\u00ebvizje pa efikasitet,\u00a0\u00a0p\u00ebrpjekje e nj\u00eb reforme boshe. Ngase llumi i gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve\u00a0mbetet po aty, dhe se ata t\u00eb ri q\u00eb do futen n\u00eb sistem, futen pa nj\u00eb kontroll t\u00eb detajuar t\u00eb figur\u00ebs dhe aft\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Kryeministri Zoran Zaev n\u00eb disa intervista televizive kur \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, ai me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi kupton pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb null-itet reforme, si psh: ndryshimin e K\u00ebshillit gjyq\u00ebsor, kryetar\u00ebve t\u00eb gjykatave, prokurorive, zgjidhja e disa rasteve t\u00eb montuara si Monstra, Sopoti, dhuna ne parlament etj. Megjithat\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb demagogji e rradh\u00ebs, e praktikuar edhe m\u00eb par\u00eb nga qeveri t\u00eb tjera, sepse edhe vete kryeministri Zaev e kupton se zgjidhja e disa rasteve t\u00eb montuara nuk \u00ebsht\u00eb pasoje e ndonj\u00eb reforme n\u00eb drejt\u00ebsi, por si pasoj\u00eb e ndryshimit t\u00eb qeveris\u00eb, publikimit t\u00eb p\u00ebrgjimeve, me cka detyron nga opinioin dhe frika e qeveris\u00eb, gjykat\u00ebsit dhe prokuror\u00ebt e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb lart\u00ebp\u00ebrmendura, p\u00ebr arsye t\u00eb mbrojtes s\u00eb pozitave t\u00eb tyre, t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me sensibilizmin e qeveris\u00eb n\u00eb lend\u00eb t\u00eb caktuara.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi n\u00ebnkupton dicka krejt tjet\u00ebr, n\u00ebnkupton gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb t\u00eb pakorruptuar dhe t\u00eb aft\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn e tyre, t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vendime antiligjore, nuk kan\u00eb mbuluar kriminel\u00ebt, nuk kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb gjykime n\u00eb favor t\u00eb paras\u00eb apo politik\u00ebs. Kjo reform\u00eb vjen vet\u00ebm me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shp\u00ebtuese, me mekanizmin e vettingut t\u00eb subjekteve t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Reforma n\u00ebnkupton pastrimin e llumit t\u00eb subjekteve t\u00eb paparshtac\u00ebm nga sistemi, q\u00eb nj\u00ebherazi edhe popullat\u00ebs ti kthehet besimi n\u00eb gjyq\u00ebsorin dhe organin e akuz\u00ebs, barazi ligjore p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, si shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb vazhdur t\u00eb b\u00ebhet\u00a0\u00a0i jetuesh\u00ebm ky vend kaq i pajetuesh\u00ebm, i cili boshatiset dit\u00eb e p\u00ebr dit\u00eb, sepse qytetar\u00ebt p\u00ebr vec t\u00eb tjerave nuk ndjehen t\u00eb sigurt\u00eb.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Vettingu parasheh q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nes\u00ebr do ti qasen sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, ti n\u00ebnshtrohen\u00a0\u00a0skanerit\u00a0\u00a0t\u00eb ndershm\u00ebris\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe profesionalizmit.\u00a0Nj\u00eb reform\u00eb e k\u00ebtill\u00eb jorast\u00ebsisht po ndodh n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebrise me ligjin e miratuar t\u00eb \u201cvettingut\u201d,\u00a0\u00a0mekaniz\u00ebm ligjor\u00a0\u00a0i njohur p\u00ebr kontrollin e imt\u00ebsish\u00ebm t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb personave publik t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb apo k\u00ebrkojn\u00eb tju prin\u00eb proceseve publike. Me rezultatet e para t\u00eb k\u00ebtij procesi t\u00eb verifikimit, bindemi se gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve tranzicion n\u00eb R.Shqip\u00ebris\u00eb (n\u00eb rrethana t\u00eb ngjashme si n\u00eb R.Maqedonis\u00eb), se sa krime kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh i gjykat\u00ebsve dhe prokuror\u00ebve,\u00a0\u00a0pasuri t\u00eb pajustifikuar e aktgykime skandaloze, si rezultat i shitjes s\u00eb vendimeve n\u00eb favor t\u00eb paras\u00eb apo politik\u00ebs, n\u00eb proceset penale dhe civile.\u00a0P\u00ebr ironi t\u00eb fatit, kriminalizohen pik\u00ebrisht ata subjekte q\u00eb duhet t\u00eb ndajn\u00eb drejt\u00ebsi. Formojn\u00eb komoditet p\u00ebr qeverit\u00eb e korruptuara.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Vettingu ne R.Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb i mb\u00ebshtetur dhe monitoruar nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt drejt\u00ebp\u00ebrdrejt n\u00eb komisionet e verifikimit. I njejti shembull\u00a0\u00a0mund t\u00eb aplikohet edhe tek ne, sepse nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb reforma serioze, nd\u00ebrsa vettingu \u00ebsht\u00eb reforma m\u00eb serioze p\u00ebr t\u00eb shkundur pluhurin e korrupsionit nga gjykatat.\u00a0N\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb Vettingu fillimisht filloi n\u00eb polici, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e saj, me nj\u00eb kontroll nga lart\u00eb posht\u00eb, ashtu sic ndodh aktualisht edhe n\u00eb gjykata e prokurori, prej organeve m\u00eb t\u00eb larta, deri n\u00eb instancat e fundit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, e njejta metodologji duhet t\u00eb ndiqet me procesin e mund\u00ebsh\u00ebm t\u00eb vettingut n\u00eb R.Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Vettingu \u00ebsht\u00eb shpresa e vetme p\u00ebr t\u00eb vendosur n\u00eb kantarin e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata protagonist t\u00eb padrejt\u00ebsive, p\u00ebr tju kujtuar se asnj\u00eb pushtet nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrhersh\u00ebm dhe i pakontrolluar, dhe se nj\u00eb dit\u00eb do japin llogari p\u00ebr gjithcka t\u00eb d\u00ebshme q\u00eb i kan\u00eb sjell\u00eb k\u00ebtij populli nga dyert e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Para disa muajsh zv. Ministri i pun\u00ebve t\u00eb brend\u00ebshme t\u00eb R.Maqedonis\u00eb, Agim\u00a0\u00a0Nuhiu, n\u00eb takim me homologun e tij nga R.Shqip\u00ebris\u00eb, paralajm\u00ebroi q\u00eb edhe n\u00eb Maqedoni do t\u00eb filloj\u00eb procesi i vettingut, fillimisht n\u00eb polici pastaj n\u00eb organet e drejt\u00ebsis\u00eb.\u00a0\u00a0Megjithat\u00eb kjo deklarat\u00eb e tij u l\u00eb n\u00eb heshtje, u mbulua nga politikat tjera ditore, bashk\u00eb me deklarime boshe t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb b\u00ebj\u00eb kryeministri Zaev, me \u201creform\u00ebn\u201d e rrotacionit te gjykat\u00ebsve nga nj\u00eb pozicion n\u00eb tjetrin, zgjidhja\u00a0\u00a0e disa krimieve nga p\u00ebrgjimet apo rasteve t\u00eb montuara.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Kur e pyeten kryeministrin Zaev n\u00eb nj\u00eb interviste televizive, se si do ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb, me gjykat\u00ebs t\u00eb korruptuar dhe paaft\u00eb, kryeministri u p\u00ebrgjigj se t\u00eb korruptuarit dhe t\u00eb shkel\u00ebsit e ligjit do ti z\u00ebvend\u00ebsojm\u00eb dhe shkarkojm\u00eb.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Tani shtrohet pyetja m\u00eb logjike, kush e ka tagrin ta caktoj\u00eb se a \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjykat\u00ebs apo prokuror i korruptuar e i padrejt\u00eb, Kryemininistri, Ministri, K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor i vet\u00ebkorruptuar,\u00a0\u00a0apo kush?! Cfar\u00eb u b\u00eb sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, sejcili q\u00eb t\u00eb vij\u00eb n\u00eb pushtet t\u00eb b\u00ebj\u00eb zev\u00ebndesime e shkarkime sipas tekeve t\u00eb tij, dhe k\u00ebt\u00eb ta quaj reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, absurde?!<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">T\u00eb korruptuarit verifikohen nga insituticione kompetente q\u00eb b\u00ebjn\u00eb vler\u00ebsimin se a \u00ebsht\u00eb apo jo nj\u00eb subjekt i korruptuar, sipas nj\u00eb mekanizmi t\u00eb qart\u00eb kontrollues t\u00eb detajuar, i cili mekaniz\u00ebm fillimisht vet\u00eb i n\u00ebnshtrohet k\u00ebtij kontrolli vettingu. Pastaj\u00a0\u00a0a ka ndonj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor p\u00ebr k\u00ebt\u00eb korrupsion, a ka kaluar n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb proces verifikimi t\u00eb pasuris\u00eb dhe l\u00ebnd\u00ebve q\u00eb ka gjykuar\u00a0\u00a0subjekti i drejtesise etj. E m\u00eb pastaj na lind e drejta t\u00eb b\u00ebjm\u00eb z\u00ebvend\u00ebsime dhe shkarkime me arsyen e korrupsionit, p\u00ebr mosjustifikimin e pasurise ose epilogu i aktgjykimeve antiligjore t\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb bujshme.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Prandaj ligji i vettingut \u00ebsht\u00eb e vetmja shpres\u00eb e reformimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Lum ajo qeveri q\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, meritat e t\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb ishin tejet t\u00eb medha dhe gati historike, nj\u00ebsoj sic po b\u00ebn qeveria ne R.Shqip\u00ebris\u00eb, proces ky q\u00eb deri tani \u00ebsht\u00eb vleresuar tejmase nga nd\u00ebrkombetaret q\u00eb mbikqyrin p\u00ebrmbushjen e standarteve p\u00ebr antarsimin n\u00eb Bashkimin Evropian. K\u00ebt\u00eb reform\u00eb mund ta b\u00ebje edhe qeveria e R.Maqedonis\u00eb, n\u00ebse v\u00ebrtet do t\u00eb kuptonte deri diku dobin\u00eb e k\u00ebtij mekanizmi p\u00ebr mbar\u00eb shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, si nj\u00eb akt historik p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Vettingu padyshim q\u00eb \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm edhe n\u00eb polici, me pastrimin e korrupsionit t\u00eb shefave t\u00eb lart\u00eb dhe deri te polici m\u00eb i thjesht\u00eb, profesionalizmin dhe shkollimi adekuat, p\u00ebr ti dh\u00ebn\u00eb k\u00ebsaj godine t\u00eb mbrojtes fizike, ndjekjes fizike t\u00eb kryesve t\u00eb veprave penale, mbajt\u00ebs se rendit dhe sigurise publike, nj\u00eb bazament t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb dhe produktiv.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">\u00a0E si mund t\u00eb b\u00ebhet ndryshe reforma n\u00eb polici, me rrotacione?! P\u00ebrs\u00ebri me em\u00ebrime politike t\u00eb personave t\u00eb korruptuar dhe paaft\u00eb, pa kaluar k\u00ebta n\u00eb verifikimin e pasurise, detyrave q\u00eb kan\u00eb pasur dhe aft\u00ebsive profesionale. Jo, kjo nuk b\u00ebhet pa vetting, pa vetting reforma n\u00eb polici \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr e rradh\u00ebs e nj\u00eb qeverie t\u00eb rradh\u00ebs, thjesht sepse \u00ebsht\u00eb e pamundur p\u00ebr n\u00eb rrethanat e shteteve tona ballkanike.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Sa p\u00ebr sqarim n\u00eb pikat kryesore, ligji i vettingut q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb fuqi n\u00eb R.Shqip\u00ebris\u00eb, i cili ligj shpresojm\u00eb t\u00eb aplikohet edhe tek ne, ka p\u00ebr q\u00ebllim rivler\u00ebsimin e figur\u00ebs s\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, mbi baz\u00ebn e tre kritereve: a) vler\u00ebsimi i pasuris\u00eb; b) kontrolli i figur\u00ebs; dhe c) vler\u00ebsimi i aft\u00ebsive profesionale.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Objekti i vler\u00ebsimit t\u00eb pasuris\u00eb \u00ebsht\u00eb deklarimi dhe kontrolli i pasurive, i ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb burimit t\u00eb krijimit t\u00eb tyre, i p\u00ebrmbushjes s\u00eb detyrimeve financiare, p\u00ebrfshir\u00eb interesat privat\u00eb p\u00ebr gjyqtarin dhe prokurorin, p\u00ebr personat e lidhur t\u00eb tij. Gjyqtaret dhe prokuroret dhe personat e lidhur me ta, s\u00eb bashku me deklarat\u00ebn e pasuris\u00eb, paraqesin t\u00eb gjitha dokumentet q\u00eb justifikojn\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb e deklarimeve p\u00ebr ligjshm\u00ebrin\u00eb e burimit t\u00eb krijimit t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Objekti i kontrollit t\u00eb figur\u00ebs \u00ebsht\u00eb verifikimi i deklarimeve t\u00eb gjyqtareve dhe prokuroreve, me q\u00ebllim identifikimin e atyre subjekteve q\u00eb kan\u00eb kontakte t\u00eb pap\u00ebrshtatshme me personat e p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb krimin e organizuar, sipas parimeve dhe kushteve t\u00eb parashikuara t\u00eb Kushtetut\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Objekti i vler\u00ebsimit t\u00eb aft\u00ebsive profesionale \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsimi i veprimtaris\u00eb etike dhe profesionale t\u00eb subjekteve t\u00eb rivler\u00ebsimit n\u00eb p\u00ebrputhje me k\u00ebt\u00eb ligj dhe me legjislacionin q\u00eb rregullon statusin e gjyqtar\u00ebve ose prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">\u0401sht\u00eb interesant t\u00eb p\u00ebrmendim faktit\u00a0\u00a0se si gjat\u00eb procesit te vettingut ne R.Shqip\u00ebris\u00eb,\u00a0\u00a0gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt t\u00eb shkarkuar nga detyra, jan\u00eb munduar t\u00eb justifikojn\u00eb pasurin\u00eb e tyre, kryesisht me 9 teknika, p\u00ebr t\u00eb treguar se deri ku shkon maskimi i tyre n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb, por q\u00eb fatmirsisht nuk kan\u00eb mundur t\u00eb manipulojn\u00eb komisionet\u00a0\u00a0e specializuara t\u00eb vettingut, edhe at\u00eb me teknik\u00ebn<b>:<\/b><\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\"><b>\u00a01.<\/b>\u00a0Kredit\u00eb bankare, me afat deri n\u00eb 35 vjet, jan\u00eb forma m\u00eb masive e p\u00ebrdorur nga gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e pasurive t\u00eb paluajtshme, n\u00eb vite t\u00eb ndryshme kalendarike;<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\"><b>2.<\/b>\u00a0<strong>Huaja pa interes.<\/strong><strong>\u00a0<\/strong>Disa gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb, si burim p\u00ebr justifikimin e transaksioneve apo investimin n\u00eb pasuri t\u00eb paluajtshme, deklarojn\u00eb edhe hua n\u00eb shuma t\u00eb konsiderueshme, pa interes;<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\"><b>3.<strong>\u00a0<\/strong><\/b><strong>Parat\u00eb dhurat\u00eb. D<\/strong>huratat nga t\u00eb af\u00ebrmit jan\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr form\u00eb e p\u00ebrdorur masivisht nga gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb justifikuar blerjen e pasurive t\u00eb paluajtshme apo shlyerjen para afatit t\u00eb kredive bankare;<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">\u00a0<strong>4.\u00a0<\/strong><strong>Trash\u00ebgimia.<\/strong><strong>\u00a0<\/strong>Sht\u00ebpit\u00eb, parat\u00eb dhe pronat t\u00eb l\u00ebna trash\u00ebgim nga prind\u00ebrit, z\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\"><strong>5.\u00a0<\/strong><strong>Bashk\u00ebshortet dhe bashk\u00ebjetueset.<\/strong><strong>\u00a0<\/strong>Burimi i pasurive t\u00eb disa gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve jan\u00eb bashk\u00ebshortet;<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\"><strong>6.\u00a0<\/strong><strong>Shet shtrenjt\u00eb dhe blen lire<\/strong><strong>.\u00a0<\/strong>Blerja e pasurive me \u00e7mim t\u00eb lir\u00eb dhe shitja me \u00e7mim m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, n\u00eb nj\u00eb hark t\u00eb shkurt\u00ebr kohor, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr praktik\u00eb e p\u00ebrdorur nga gjyqtar\u00ebt dhe prokuror\u00ebt;<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">\u00a0<strong>7.\u00a0<\/strong><strong>Qirat\u00eb nga lokalet, zyrat dhe pronat.\u00a0<\/strong>Qirat\u00eb e lokaleve, zyrave dhe ambienteve t\u00eb ndryshme, z\u00ebn\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb t\u00eb ardhurave vjetore t\u00eb gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve;<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">\u00a0<strong>8<\/strong><strong>. Bizneset e \u00e7uditshme.\u00a0<\/strong>Disa gjyqtar\u00eb dhe prokuror\u00eb deklarojn\u00eb t\u00eb ardhura nga biznese t\u00eb \u00e7uditshme;<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\"><strong>9.\u00a0<\/strong><strong>Kursimet nga paga<\/strong><b>,\u00a0<\/b>Disa prokuror\u00eb dhe gjyqtar\u00eb deklarojn\u00eb blerjen e apartamenteve me kursime nga paga.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Nj\u00eb rrjet\u00eb kontrolli n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kapen t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtac\u00ebm p\u00ebr tu futur apo vazhdur n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb,\u00a0\u00a0p\u00ebr t\u00eb nxjer\u00eb n\u00eb krye pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb prokuror\u00ebve dhe gjyqtar\u00ebve, ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb dhe do t\u00eb jen\u00eb korekt me ligjin dhe moralin, pavar\u00ebsisht joshjes s\u00eb paras\u00eb dhe pozicionit brenda hierkarkis\u00eb s\u00eb sistemit q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb kanosur apo ofruar, \u00ebsht\u00eb padyshim mekanizmi i vettingut.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">\u00a0P\u00ebr subjektet e drejt\u00ebsis\u00eb qs kalojn\u00eb vettingun parashikohen benificione t\u00eb ndryshme dhe ngritje t\u00eb pagave, p\u00ebr betonizimin e q\u00ebndrushmsris\u00eb s\u00eb tyre karshi ligjit.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Shembull tjet\u00ebr, Kryeministri i R.Shqip\u00ebris\u00eb deklaroi se procesi i vettingut do t\u00eb vazhdoj\u00eb edhe me politikan\u00ebt, kabinetin qeveritar, deputet\u00ebt, udh\u00ebheq\u00ebsit e komunave, drejtor\u00ebve,\u00a0\u00a0drejtuesit e partieve politike, biznesmen\u00ebve, avokat\u00ebt si seksere t\u00eb mund\u00ebsh\u00ebm mes pal\u00ebve n\u00eb procese gjyq\u00ebsore,\u00a0\u00a0dhe t\u00eb gjith\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb garojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb post partiak apo publik. N\u00eb rrjet\u00ebn e vettingut, a do t\u00eb mund t\u00eb arsyetojn\u00eb pasurin\u00eb n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat ligjore, past\u00ebrtin\u00eb morale dhe p\u00ebrgaditjen profesionale, dhe n\u00ebse jo, t\u00eb hapin rrug\u00eb dhe largohen nga aty ku nuk e meritojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb apo kandidojn\u00eb.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Vettingu \u00ebsht\u00eb tejet i nevojsh\u00ebm n\u00eb R.Maqedonis\u00eb. T\u00eb clirohemi nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb nga k\u00ebta uzurpator\u00eb t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs publike, q\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjithcka n\u00eb em\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, por vet\u00ebm drejt\u00ebsi nuk b\u00ebjn\u00eb. Ata t\u00eb cil\u00ebt marin p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike p\u00ebr fatin e popullat\u00ebs, dhe e sh\u00ebndrojn\u00eb at\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb interes vetanak, te till\u00ebt duhet t\u00eb shkarkohen nga detyra.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Forcat politike apozitare apo n\u00eb qeveri, pavar\u00ebsisht p\u00ebrkatesive nacionale ose bindjeve fetare, le ta k\u00ebrkojn\u00eb sa m\u00eb par\u00eb\u00a0\u00a0k\u00ebt\u00eb proces vettingu t\u00eb reformimit t\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, si e vetmja mund\u00ebsi reale e reformimit dhe p\u00ebrshpejtimit t\u00eb an\u00ebtarsimit n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">T\u00eb p\u00ebrpiqet kush e kush m\u00eb par\u00eb ta promovoje k\u00ebt\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb padyshim do ti shtonte edhe fuqine politike sejcil\u00ebs parti protagonist e k\u00ebsaj nismeje aq t\u00eb domosdoshme p\u00ebr popullat\u00ebn dhe institucionet\u00a0\u00a0e R.Maqedonis\u00eb.\u00a0Dasht\u00eb Zoti t\u00eb ndodh\u00eb dicka e k\u00ebtill\u00eb dobiprur\u00ebse, sa me shpejt t\u00eb jet\u00eb e mundur!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan:\u00a0Alpin Ollogu Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kushti thelb\u00ebsor p\u00ebr an\u00ebtarsimin e R. Maqedonis\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropjan. Ngritja e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, gjykata t\u00eb paanshme, t\u00eb drejta dhe efikase, prokurori&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25838,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-25837","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25837"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25837"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25837\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25840,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25837\/revisions\/25840"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25838"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25837"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25837"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25837"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}