{"id":25893,"date":"2018-08-11T11:17:16","date_gmt":"2018-08-11T09:17:16","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=25893"},"modified":"2018-08-11T11:17:16","modified_gmt":"2018-08-11T09:17:16","slug":"lojerat-mediatike-te-perendimit-ne-ballkan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=25893","title":{"rendered":"Loj\u00ebrat mediatike t\u00eb Per\u00ebndimit n\u00eb Ballkan"},"content":{"rendered":"<p><em><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/adnan-idriz.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-25894\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/adnan-idriz.jpg\" alt=\"\" width=\"758\" height=\"423\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/adnan-idriz.jpg 758w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/08\/adnan-idriz-300x167.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 758px) 100vw, 758px\" \/><\/a>Sikurse n\u00eb shum\u00eb vende, Turqia, e cila ka sh\u00ebnuar progres ekonomik, teknologjik, politik dhe kulturor n\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit, ka qen\u00eb nj\u00eb vend me ndikim n\u00eb Ballkan. N\u00ebse shikohet m\u00ebnyra e raportimeve t\u00eb lajmeve n\u00eb mediumet e mb\u00ebshtetura nga Per\u00ebndimi n\u00eb rajon, shihet se ky ndikim i Turqis\u00eb i ka shqet\u00ebsuar mjaft per\u00ebndimor\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><strong>Shkruan: Adnan IDRIZ, Shkup<\/strong><\/p>\n<p>Megjith\u00ebse dikur luft\u00ebrat zhvilloheshin me m\u00ebnyra dhe arm\u00eb konvencionale, n\u00eb epok\u00ebn e sotme t\u00eb teknologjive informative mediumet elektronike dhe rrjetet sociale jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb \u201carm\u00eb\u201d dhe mjete atraktive t\u00eb nj\u00eb \u201clufte mediatike\u201d t\u00eb drejtuar nga fuqi t\u00eb caktuara. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, p\u00ebrmes rrjeteve t\u00eb lartp\u00ebrmendura, ato p\u00ebrpiqen t\u00eb zgjerohen dhe t\u00eb ken\u00eb ndikim, duke imponuar pik\u00ebpamje me gj\u00ebra q\u00eb shp\u00ebrfaqen si t\u00eb v\u00ebrteta.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga p\u00ebrfundimi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb n\u00eb vitet e \u201890-ta e deri m\u00eb tani, n\u00eb rendin bot\u00ebror u shfaq\u00ebn ndryshime jo vet\u00ebm n\u00eb metodat e luft\u00ebs, por edhe n\u00eb ndikimin e fuqive. Ashtu sikurse \u00e7do cep i bot\u00ebs, edhe Ballkani, i cili gjat\u00eb historis\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb fokusin e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, kjo p\u00ebr shkak t\u00eb pozit\u00ebs strategjike, historis\u00eb s\u00eb pasur dhe multikulturalizmit, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb sken\u00eb e luft\u00ebrave t\u00eb interesit t\u00eb forcave per\u00ebndimore, t\u00eb cilat duan t\u2019i promovojn\u00eb \u201cpik\u00ebpamjet bot\u00ebrore\u201d.<\/p>\n<p>Sikurse n\u00eb shum\u00eb vende, Turqia, e cila ka sh\u00ebnuar progres ekonomik, teknologjik, politik dhe kulturor n\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit, ka qen\u00eb nj\u00eb vend me ndikim n\u00eb Ballkan. N\u00ebse shikohet m\u00ebnyra e raportimeve t\u00eb lajmeve n\u00eb mediumet e mb\u00ebshtetura nga Per\u00ebndimi n\u00eb rajon, shihet se ky ndikim i Turqis\u00eb i ka shqet\u00ebsuar mjaft per\u00ebndimor\u00ebt. Se kjo nuk bazohet n\u00eb teori konspirative, por n\u00eb fakte konkrete, mund t\u00eb konstatohet leht\u00eb duke i analizuar organet mediatike n\u00eb Ballkan, t\u00eb financuara p\u00ebrmes ambasadave dhe fondacioneve t\u00eb shteteve per\u00ebndimore. N\u00eb portalet dhe faqet e internetit t\u00eb programeve t\u00eb mb\u00ebshtetura nga ambasadat dhe fondacionet per\u00ebndimore shihet haptazi se kush i financon projektet.<\/p>\n<p>N\u00eb mediumet elektronike shpesh rastisen shkrime n\u00eb t\u00eb cilat theksohet se programi dhe p\u00ebrmbajtjet e k\u00ebtyre organeve mediatike financohen p\u00ebrmes ambasadave per\u00ebndimore, se imponohen p\u00ebrmbajtje pro-per\u00ebndimore dhe madje, ndonj\u00ebher\u00eb, Turqia sulmohet, nd\u00ebrsa si shembull i mir\u00eb q\u00eb duhet marr\u00eb \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndimi. Nd\u00ebrkaq, kur incidentet politike nuk jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr manipulim, ajo q\u00eb vihet n\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr \u00ebsht\u00eb feja. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, feja shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb fush\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr manipulimin e opinionit.<\/p>\n<p><strong>Vonimi i proceseve: \u201cOhri p\u00ebrmes UNESCO-s\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mesin e shum\u00eb shembujve, si p\u00ebrpjekje p\u00ebr manipulim, mund t\u00eb p\u00ebrmendet ndalimi i punimeve p\u00ebr restaurimin e xhamis\u00eb s\u00eb Ali Pash\u00ebs n\u00eb Oh\u00ebr q\u00eb kryhej nga Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Vak\u00ebfeve nga Turqia. Ish ministri i Kultur\u00ebs i Maqedonis\u00eb, Robert Allagjozovski, n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb, teksa takohej me drejtor\u00ebt e institucioneve kulturore n\u00eb Oh\u00ebr, kishte njoftuar ndalimin e restaurimit pas reagimeve t\u00eb shoqatave n\u00eb Oh\u00ebr ndaj m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb restaurimit t\u00eb xhamis\u00eb pes\u00ebshekullore. Procesi n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje ishte aktualizuar n\u00eb UNESCO me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb grupit punues, t\u00eb formuar nga Ministria e Kultur\u00ebs, edhe pse projekti p\u00ebr restaurimin e xhamis\u00eb ishte pranuar nga ana e qeveris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme, ajo e VMRO-DPMNE-s\u00eb, parti me prirje t\u00eb djathta, e cila v\u00eb theksin mbi Krishterimin. Disa organe mediatike u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb thon\u00eb se problemi me restaurimin e xhamis\u00eb mb\u00ebshtetej jo n\u00eb shkaqe fetare, por n\u00eb shkaqe t\u00eb tjera q\u00eb duhen zbardhur.<\/p>\n<p>Kur flitet p\u00ebr luft\u00ebn e ndikimit mediatik n\u00eb Ballkan, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb Maqedoni, duhet shikuar posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebrpjekjet e m\u00ebdha t\u00eb ambasadave dhe fondacioneve amerikane. Gjithsesi, media amerikane nuk ndien nevoj\u00eb t\u2019i fsheh\u00eb k\u00ebto p\u00ebrpjekje. K\u00ebshtu, n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb publikuar n\u00eb qershor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar n\u00eb \u201cIndependent Journal Review\u201d, p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e opinionit amerikan lidhur me at\u00eb se ku shpenzohen parat\u00eb e popullit, analizohej se si USAID-i (institucioni q\u00eb ofron ndihma sociale dhe ekonomike orientuese p\u00ebr interesat e SHBA-s\u00eb) dhe George Soros i financojn\u00eb mediumet dhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile n\u00eb Maqedoni. N\u00eb shkrimin me firm\u00ebn e Wes Martin me titull \u201cGoerge Soros i shfryt\u00ebzon parat\u00eb e taksapaguesve n\u00eb SHBA p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur interesat socialiste n\u00eb Maqedoni\u201d thuhej se viteve t\u00eb fundit n\u00eb Maqedoni jan\u00eb shpenzuar miliona dollar\u00eb. K\u00ebt\u00eb shkrim lexuesve t\u00eb saj ua p\u00ebr\u00e7oi edhe gazeta \u201cVe\u00e7er\u201d n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, nj\u00eb kanal televiziv, i cili p\u00ebrhap pik\u00ebpamje antiturke n\u00eb p\u00ebrmbajtjet e publikuara dhe vihet kund\u00ebr interesave t\u00eb Turqis\u00eb, financohet nga USAID-i dhe ambasada e Holand\u00ebs dhe e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe n\u00eb Shkup. N\u00eb ueb-faqen e nj\u00eb programi t\u00eb transmetuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb televizion, n\u00eb t\u00eb cilin disa her\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb pik\u00ebpamje antiturke, shihet qart\u00eb lidhja e k\u00ebtyre financimeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr q\u00ebndrimin e till\u00eb t\u00eb k\u00ebtij kanali, i cili transmeton p\u00ebrmbajtje antiturke n\u00eb programet informative dhe analizat e saj, mund t\u00eb jepen si shembull edhe pozicionet n\u00eb programet e p\u00ebrgatitura me rastin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb tentativ\u00ebs p\u00ebr grusht-shtet t\u00eb organizat\u00ebs terroriste FETO m\u00eb 15 korrik t\u00eb vitit 2016. Mediumet pro-per\u00ebndimore i dhan\u00eb kontekst negativ afisheve t\u00eb varura n\u00eb Shkup n\u00eb lidhje me aktivitetet q\u00eb do t\u00eb organizoheshin n\u00eb Maqedoni me rastin e p\u00ebrvjetorit t\u00eb tentativ\u00ebs s\u00eb p\u00ebrgjakshme p\u00ebr grusht shteti. Sado q\u00eb k\u00ebto mediume v\u00ebn\u00eb theksin mbi vlerat demokratike, ato nuk hezituan t\u2019i mb\u00ebshtesin p\u00ebrpjekjen p\u00ebr rr\u00ebzimin jodemokratik t\u00eb nj\u00eb qeverie t\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb legjitime dhe vrasjen e njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Si shembull i metodave t\u00eb transmetimit t\u00eb lajmeve t\u00eb k\u00ebtyre organeve mediatike mund t\u00eb jepen lajmet e disa kanaleve televizive me koncesion komb\u00ebtar, t\u00eb cilat transmetohen n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe dhe at\u00eb maqedonase. Nj\u00eb lajm p\u00ebr l\u00ebshimin e urdhrave t\u00eb arrestit p\u00ebr 170 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb FETO-s u komunikua me titullin \u201cAutoritetet turke urdh\u00ebr arresti p\u00ebr 170 persona\u201d, pa p\u00ebrmendur fare se k\u00ebta persona ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs terroriste, si dhe lidhjet e tyre me tentativ\u00ebn p\u00ebr grusht-shtet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tem\u00eb tjet\u00ebr e mediumeve t\u00eb mb\u00ebshtetura nga ambasadat dhe fondacionet per\u00ebndimore, e cila u p\u00ebr\u00e7ua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb anshme dhe me paragjykime, ishte edhe referendumi i vitit t\u00eb kaluar p\u00ebr kalimin e Turqis\u00eb n\u00eb sistem presidencial t\u00eb qeverisjes.<\/p>\n<p><strong>Serialet turke n\u00eb gjuh\u00ebn maqedonase<\/strong><\/p>\n<p>Viteve t\u00eb fundit, shtetet t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb llogariten aq admiruese t\u00eb Turqis\u00eb dhe kultur\u00ebs turke, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre kan\u00eb ngelur t\u00eb detyruara t\u00eb p\u00ebrdorin veprat turke p\u00ebr shkak t\u00eb avancimit t\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb industrin\u00eb filmike dhe televizive. Ajo q\u00eb t\u00ebrheq v\u00ebmendjen \u00ebsht\u00eb edhe q\u00ebndrimi i kanaleve televizive n\u00eb Maqedoni, t\u00eb financuara nga Per\u00ebndimi kundrejt k\u00ebtyre serialeve. Ata nuk i shfaqin k\u00ebta filma me titra dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, pamund\u00ebsojn\u00eb d\u00ebgjimin dhe m\u00ebsimin e turqishtes. Kanalet e tilla, m\u00eb par\u00eb, serialet n\u00eb gjuh\u00ebn spanjolle i shfaqnin me gjuh\u00ebn origjinale dhe me titra.<\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti disa mediume n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, gjat\u00eb p\u00ebrkthimit t\u00eb serialeve, i p\u00ebrkthejn\u00eb ndryshe disa fjal\u00eb turke, q\u00eb p\u00ebrdoren nj\u00ebjt\u00eb edhe n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, si\u00e7 bie fjala: \u201cselam\u201d dhe \u201czaten\u201d, me iden\u00eb se nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb mund \u201ct\u00eb evokoj\u00eb turqiz\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb simptomatike, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrzgjedhja e serialeve q\u00eb i shp\u00ebrfaqin negativisht vlerat e shoq\u00ebris\u00eb turke nga ana e kanaleve q\u00eb i shfaqin ato.<\/p>\n<p>Serialet turke shfaqen edhe n\u00eb kanalin televiziv n\u00eb t\u00eb cilin transmetohet nj\u00eb program edukativ i financuar nga USAID-i. Teksa nga nj\u00ebra an\u00eb sulmohet Turqia, nga ana tjet\u00ebr shp\u00ebrfillen ose bojkotohen aktivitetet e fondacioneve dhe institucioneve zyrtare turke n\u00eb vend. K\u00ebto lloj aktivitetesh nuk njoftohen nga disa organe mediatike, nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjera p\u00ebrpiqen t\u2019i shfaqin shum\u00eb m\u00eb ndryshe nga ajo q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb jan\u00eb.<\/p>\n<p>Duke u nisur nga shembujt e lartp\u00ebrmendur, mund t\u00eb themi se sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb Turqia b\u00ebhet faktor i fuqish\u00ebm n\u00eb Ballkan, aq m\u00eb shum\u00eb Per\u00ebndimi p\u00ebrpiqet \u201ct\u2019i rr\u00ebnoj\u00eb\u201d synimet turke p\u00ebrmes mediumeve dhe organizatave joqeveritare q\u00eb i financon.<\/p>\n<p><strong>Maqedonia: 600 projekte \u2013 32 milion\u00eb euro<\/strong><\/p>\n<p>Turqia ka marr\u00ebdh\u00ebnie shekullore t\u00eb miq\u00ebsis\u00eb me Ballkanin me n\u00eb krye Maqedonin\u00eb. Ajo e ka firmosur Marr\u00ebveshjen e Partneritetit Strategjik me Maqedonin\u00eb, nd\u00ebrsa e ka mb\u00ebshtetur gjithnj\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, p\u00ebrfshir\u00eb edhe procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb saj n\u00eb NATO, e ka njohur at\u00eb q\u00eb nga fillimi me emrin kushtetues dhe e ka p\u00ebrkrahur t\u00eb drejt\u00ebn e saj t\u00eb vet\u00ebvendosjes.<\/p>\n<p>Turqia, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, gjendet edhe n\u00eb mesin e donator\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb pajisjeve p\u00ebr forcat e armatosura t\u00eb Maqedonis\u00eb. N\u00eb dhjetor t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, qeveria e Maqedonis\u00eb e pranoi marr\u00ebveshjen e firmosur mes ministrive t\u00eb Mbrojtjes t\u00eb t\u00eb dyja vendeve, e cila parasheh financim ushtarak prej 1,5 milion\u00eb eurosh nga ana e Turqis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb aktiviteteve dhe synimeve n\u00eb Maqedoni, buxheti p\u00ebr mbi 600 projekte t\u00eb realizuara deri n\u00eb muajin shkurt t\u00eb vitit t\u00eb kaluar nga Agjencia Turke p\u00ebr Bashk\u00ebpunim dhe Koordinim (TIKA) arriti n\u00eb 32 milion\u00eb euro. Projektet u realizuan n\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsi, higjien\u00eb t\u00eb ujit, bujq\u00ebsi dhe blegtori, p\u00ebr fuqizimin e administrat\u00ebs dhe infrastruktur\u00ebs civile, p\u00ebr zhvillimin e arsimit profesional dhe kapaciteteve, si p\u00ebr bashk\u00ebpunim dhe restaurime.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sikurse n\u00eb shum\u00eb vende, Turqia, e cila ka sh\u00ebnuar progres ekonomik, teknologjik, politik dhe kulturor n\u00eb dhjet\u00eb vitet e fundit, ka qen\u00eb nj\u00eb vend me ndikim n\u00eb Ballkan. N\u00ebse shikohet&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25894,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-25893","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25893"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=25893"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25893\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":25895,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/25893\/revisions\/25895"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25894"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=25893"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=25893"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=25893"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}