{"id":26160,"date":"2018-09-08T20:24:36","date_gmt":"2018-09-08T18:24:36","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=26160"},"modified":"2018-09-08T20:29:28","modified_gmt":"2018-09-08T18:29:28","slug":"konflikti-shqiptaro-serb-ne-zonen-e-dibres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=26160","title":{"rendered":"KONFLIKTI SHQIPTARO-SERB N\u00cb ZON\u00cbN E DIBR\u00cbS"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/Screenshot_2018-09-08-20-21-43-1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-26161\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/09\/Screenshot_2018-09-08-20-21-43-1.png\" alt=\"\" width=\"675\" height=\"419\" \/><\/a>(shtator-tetor 1913)<br \/>\n(Roli i Vjen\u00ebs, Rom\u00ebs dhe Berlinit)<\/p>\n<p>Situata e krijuar n\u00eb kufirin e shqiptaro-serb, t\u00eb caktuar nga Konferenca e Londr\u00ebs, u acarua n\u00eb shtator 1913, n\u00eb zon\u00ebn Veri-lindore. Qarqet qeveritare i g\u00ebzoi fitorja, me shpres\u00eb se mund t\u00eb shqyrtohej kufija n\u00eb favor t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, megjith\u00eb at\u00eb Qeveria e P\u00ebrkohshme kishte frik\u00eb e nuk dinte si t\u00eb sillej, sidomos nuk dinte \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte me arm\u00ebt e fishek\u00ebt e pla\u00e7kitur, me rob\u00ebrit serb\u00eb dhe si te vepronte p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb sulmit t\u00eb p\u00ebrgjaksh\u00ebm q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebnin serb\u00ebt kund\u00ebr shqiptar\u00ebve kryengrit\u00ebs e p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar k\u00ebta nga barbarizmat e serb\u00ebve.<\/p>\n<p>Prandaj vendosi tu lutej t\u00eb gjasht\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha q\u00eb t\u00eb hynin nd\u00ebrmjet\u00ebs p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund konfliktit, p\u00ebr t\u00eb mos u derdhur m\u00eb gjak dhe p\u00ebr t\u2019i v\u00ebn\u00eb sa m\u00eb shpejt gur\u00ebt e kufis\u00eb duke marr\u00eb parasysh sa m\u00eb shpejt q\u00eb t\u00eb ishte e mundur d\u00ebshirat e popullit shqiptar. Ismail Qemali po u lutej sidomos Qeveris\u00eb s\u00eb Austro-Hungaris\u00eb e Italis\u00eb q\u00eb t\u00eb mbronin interesat e kombit shqiptar.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb 29 shtator 1913<\/strong>, ministri i Jasht\u00ebm i Austro-Hungaris\u00eb, Berchtold, i telegrafoi konsullit n\u00eb Beograd q\u00eb t\u2019i thoshte qeveris\u00eb serbe miq\u00ebsisht q\u00eb, n\u00ebse b\u00ebnte ndonj\u00eb operacion kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb duhet ta dinte se do t\u00eb kishte konseguenca t\u00eb pap\u00eblqyera p\u00ebr Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria serbe b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb, ku theksonte se Serbia nuk do t\u00eb b\u00ebnte gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se do t\u00eb mbrohej nga sulmet e shqiptar\u00ebve dhe s\u2019kishte nd\u00ebrmend t\u00eb shkelte kurr\u00ebsesi tokat shqiptare dhe se kishte v\u00ebndosur nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb q\u00eb t\u2019i respektonte vendimet e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, k\u00ebshilltari i Legat\u00ebs austriake n\u00eb Bukuresht, Franz Baron von Haymerli, e informonte Vjen\u00ebn p\u00ebr konfliktin shqiptaro-serb. Sipas tij, lajmet q\u00eb kishte botuar shtypi serb mbi luftime t\u00eb p\u00ebrgjakshme af\u00ebr Gjakov\u00ebs e Prizrenit ishin shpifje dhe se k\u00ebto shpifje e falsifikime do t\u2019i kishin b\u00ebr\u00eb serb\u00ebt me q\u00ebllim q\u00eb Serbia t\u00eb mb\u00ebshtetej n\u00eb to p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb kufi strategjik duke k\u00ebputur di\u00e7ka nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb 3 tetor 1913,<\/strong> Nikola Pashiq i b\u00ebri nj\u00eb vizit\u00eb Berchtoldit n\u00eb Vjen\u00eb dhe midis t\u00eb tjerave, biseduan edhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb.<br \/>\nPashiqi i kishte th\u00ebn\u00eb se kryengritja shqiptare ishte n\u00eb t\u00eb shtypur e sip\u00ebr dhe Serbia kishte q\u00ebllimet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr tu pajtuar me shqiptar\u00ebt fqinj dhe p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb paqe me ta.<\/p>\n<p>Berchtold i theksoi se sipas gjith\u00eb lajmeve q\u00eb kishte marr\u00eb nga Shqip\u00ebria, ajo s\u2019kishte kurrfar\u00eb q\u00ebllimi armiq\u00ebsor kund\u00ebr Serbis\u00eb dhe se Qeveria e P\u00ebrkohshme s\u2019kishte pas\u00eb gisht aspak n\u00eb kryengritjen shqiptare p\u00ebrtej kufirit.<\/p>\n<p>Gazetat e pasmesdit\u00ebs s\u00eb 3 tetorit botonin nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb Pashiqit p\u00ebr qendrimin ndaj kryengritjes s\u00eb shqiptar\u00ebve. Duke qen\u00eb se intervista linte vend p\u00ebr interpretime t\u00eb ndryshme, Konti Berchtold i d\u00ebrgoi nj\u00eb let\u00ebr private Pashiqit, ku i theksonte pikpamjet e Vjen\u00ebs p\u00ebr at\u00eb kryengritje.<\/p>\n<p>N\u00eb let\u00ebr ai vinte n\u00eb dukje se Vjena nuk p\u00ebrziehej n\u00eb masat q\u00eb merrte Serbia jasht\u00eb kufijve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por nga ana tjet\u00ebr kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb kishte vendosur Konferenca e Ambasador\u00ebve n\u00eb Lond\u00ebr i quante t\u00eb papreksh\u00ebm dhe k\u00ebrkonte q\u00eb ushtar\u00ebt serb\u00eb t\u00eb mos i preknin ato kufij dhe shtonte se nuk luanin nga deklarata q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb qeveris\u00eb serbe.<\/p>\n<p>Pas marrjes s\u00eb letr\u00ebs, Pashiq i kishte th\u00ebn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit t\u00eb Vjen\u00ebs n\u00eb Beograd, se do t\u00eb k\u00ebrkonte menj\u00ebher\u00eb informata se ku ndodheshin forcat ushtarake serbe dhe angazhohej se do t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulte q\u00eb t\u00eb respektohej patjet\u00ebr kufiri i Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n-Edhe n\u00eb qoft\u00eb se ushtar\u00ebt serb\u00eb mund t\u00eb kishin shkelur ndonj\u00eb vend pran\u00eb kufis\u00eb, kjo shkelje, -theksonte ai, &#8211; do t\u00eb ishte thjesht e p\u00ebrkoh\u00ebshme.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb 7 tetor 1913,<\/strong> k\u00ebshilltari i Legat\u00ebs austriake n\u00eb Beograd pati nj\u00eb bised\u00eb me Pashiqin, mbi marr\u00ebdh\u00ebniet midis Serbis\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Pashiqi i kishte th\u00ebn\u00eb se Serbia nuk kishte nd\u00ebrmend q\u00eb t\u00eb zaptonte toka t\u00eb tjera, sapo Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Fuqit\u00eb e M\u00ebdha t\u00eb vinin gur\u00ebt e kufirit dhe rregull e qet\u00ebsi n\u00eb Shqip\u00ebri, forcat serbe do t\u00eb prapseshin me nj\u00eb her\u00eb p\u00ebrk\u00ebtej kufirit. Ai shpresonte se Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar ndofta mund t\u00eb b\u00ebnte ndonj\u00eb shqyrtim p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb kufi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb mbrohej dhe m\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Vjen\u00ebs ia preu fjal\u00ebn duke i p\u00ebrmendur se kufiri do t\u00eb vihej doemos si ishte caktuar n\u00eb Lond\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb s\u2019mund t\u00eb l\u00ebshojm\u00eb pe kurr\u00ebsesi, &#8211; tha ai, &#8211; sepse ndryshe do t\u00eb na delnin p\u00ebrpara dhe Greqia e Mali i Zi me d\u00ebshira t\u00eb k\u00ebtilla.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb 9 tetor 1913,<\/strong> Pashiq u tha p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb Fuqive t\u00eb M\u00ebdha n\u00eb Beograd se pikpamja e qeveris\u00eb serbe n\u00eb \u00e7eshtjen shqiptare ishte fare me vend dhe se Fuqit\u00eb e M\u00ebdha duhej t\u00eb p\u00ebrpiqeshin q\u00eb \u00e7etat kriminale (si\u00e7 i quante ai, &#8211; sh\u00ebnimi im, XH.S), t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb mos u binin m\u00eb qaf\u00eb viseve kufitare serbe.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb 14 tetor 1913,<\/strong> Berchtold thirri ambasadorin e Serbis\u00eb n\u00eb Vjen\u00eb dhe i paraqiti nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb prer\u00eb ku k\u00ebrkonte nga qeveria serbe t\u00eb hiqte trupat ushtarake nga viset e Shqip\u00ebris\u00eb autonome. Ai i tha zotit Jovanovi\u00e7 se, n\u00eb kund\u00ebrshtim me bisedimet e b\u00ebra me Pashiq dhe deklaratat e tij, serb\u00ebt nuk po i respektonin kufijt\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb jan\u00eb caktuar n\u00eb Lond\u00ebr e q\u00eb s\u2019mund t\u00eb b\u00ebheshin serbe kurr\u00ebsesi. Q\u00eb t\u00eb mos dilnin keqkuptime midis Vjen\u00ebs dhe Beogradit, ai k\u00ebrkoi q\u00eb Serbia t\u00eb jepte nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb prer\u00eb se do t\u00eb respektonte kufijt\u00eb q\u00eb ishin caktuar n\u00eb Lond\u00ebr.<\/p>\n<p>Ambasadori serb e siguroi se qeveria e tij s\u2019kishte nd\u00ebrmend t\u00eb zaptonte asnj\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb tok\u00eb shqiptare. N\u00eb qoft\u00eb se me t\u00eb v\u00ebrtet qeveria serbe k\u00ebrkon nj\u00eb rektifikim t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb kufis\u00eb q\u00eb ishte caktuar n\u00eb Lond\u00ebr, kjo gj\u00eb s\u2019mund t\u00eb ishte tjet\u00ebr ve\u00e7se nj\u00eb rektifikim i par\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb siguruar kufirin q\u00eb t\u00eb mos futeshin \u00e7etat shqiptyare.<\/p>\n<p>Por Berchtoldi iu p\u00ebrgjigj se ishte e pamundur q\u00eb t\u00eb ndryshohej kufiri n\u00eb favor t\u00eb Serbis\u00eb, qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb ratifikim sado t\u00eb vog\u00ebl, sepse m\u00eb nj\u00eb an\u00eb kufijt\u00eb e tanish\u00ebm jan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt e Serbis\u00eb m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, por dhe nga ana tjet\u00ebr po t\u00eb c\u00ebnohet kufija q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr do t\u00eb tronditej patjet\u00ebr nd\u00ebrtesa q\u00eb ishte ngrehur atje me mundime t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb 15 tetor,<\/strong> Pashic b\u00ebri nj\u00eb deklarat\u00eb ku theksonte se ushtrive serbe u ishte dh\u00ebn\u00eb urdh\u00ebr q\u00eb ta ndalnin hovin e t\u00eb mos futeshin m\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<br \/>\nPor, Pashiqi pretendonte se gjersa p\u00ebrball\u00eb pozitave t\u00eb ushtris\u00eb serbe gjendeshin \u00e7eta shqiptar\u00ebsh gati p\u00ebr luft\u00eb, forcat ushtarake serbe nuk mund t\u00eb t\u00ebrhiqeshin nga viset shqiptare q\u00eb kishin pushtuar. As Fuqit\u00eb e M\u00ebdha as Austro-Hungaria, tha ai, nuk kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr t\u2019ia shp\u00ebrblejn\u00eb Serbis\u00eb d\u00ebmet q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Pashiq shpresonte te ndihma e Fuqive t\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ndryshimin e kufirit. -Mejtimin e tij se Komisioni i Kufis do t\u00eb ver\u00eb kufi t\u00eb reja apo q\u00eb e kishte k\u00ebt\u00eb kompetenc\u00eb, e kund\u00ebrshtova, un\u00eb kategorisht, &#8211; theksonte Storck. I thash\u00eb se ky Komision s\u2019ka tjet\u00ebr detyr\u00eb, ve\u00e7 se t\u00eb sh\u00ebnoj\u00eb, apo m\u00eb mir\u00eb, t\u00eb ngul\u00eb gur\u00ebt e kufis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar pothuaj se qart\u00eb e kthjell\u00ebt n\u00eb Konferenc\u00ebn e Londr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Po m\u00eb 15 tetor<\/strong>, Storck i raportonte Vjen\u00ebs se kishte pasur nj\u00eb bised\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr me Pashiqin dhe se qeveria serbe i kishte g\u00ebnjyer dit\u00ebn p\u00ebr diell.<br \/>\n&#8211; Kam frik\u00eb se Serbia nuk do t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb pe aq leht\u00eb, &#8211; theksonte ai. P\u00ebr ta sht\u00ebrnguar at\u00eb q\u00eb t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb gjunj\u00eb, duhet t\u2019i tregojn\u00eb grushtin t\u00eb gjitha Fuqit\u00eb e M\u00ebdha me nj\u00eb z\u00eb, kurse k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk e b\u00ebn Rusia e ndoshta as Franca jo. Le t\u00eb shpresojm\u00eb se s\u00eb paku Inglija, q\u00eb lot rolin kryesor, do t\u00eb ngul\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr respektimin absolut t\u00eb kufis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb caktuar n\u00ebn kryesin\u00eb e saj\u2026 Pa e v\u00ebn\u00eb Serbin\u00eb me shpatulla p\u00ebr muri n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebrngim fizik a me k\u00ebrc\u00ebnim nuk besoj q\u00eb t\u2019ia arrijm\u00eb dot q\u00ebllimit. N\u00eb vajt\u00eb puna gjer n\u00eb at\u00eb shkall\u00eb, padyshim Serbia do t\u00eb bjer\u00eb n\u00eb gjunj\u00eb aty p\u00ebr aty si kurdoher\u00eb gjer m\u00eb sot dhe do t\u00eb k\u00ebnaqet q\u00eb e futi p\u00ebrs\u00ebri Monarkin\u00eb n\u00eb telashe t\u00eb m\u00ebdha e n\u00eb sakrifica materiale.<\/p>\n<p>Vjena u konsultua me Rom\u00ebn, por Markezi Di Sangiuliano ishte i mendimit q\u00eb duhej verifikuar m\u00eb par\u00eb me siguri, se ku gjendej ushtria serbe.<br \/>\nPor, si\u00e7 raportonte p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Vjen\u00ebs n\u00eb Rom\u00eb, qarqe politike t\u00eb atjeshme nuk u p\u00eblqente q\u00eb Italia t\u00eb bashk\u00ebpunonte me Austro-Hungarin\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7eshtje. Disa thoshin se p\u00ebr shkakun e Shqip\u00ebris\u00eb, Italia u prish me Greqin\u00eb e me Malin e Zi dhe ishte frik\u00eb e madhe q\u00eb t\u2019i prishte relacionet e saj politike e ekonomike me Serbin\u00eb. Megjithate, ministri i Jasht\u00ebm i Italis\u00eb nuk i p\u00ebrfilli k\u00ebto z\u00ebra.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb 16 tetor 1913,<\/strong> ambasadori gjerman n\u00eb Beograd mori instruksione nga Berlini q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkrahte Vjen\u00ebn duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb qeveris\u00eb serbe q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqte forcat e saj nga Shqip\u00ebria.<\/p>\n<p>Pashiqi pretendonte se sa her\u00eb ishin prapsur forcat ushtarake serbe, kurdoher\u00eb kishte pasur nj\u00eb sulm t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>M\u00eb 17 tetor 1913,<\/strong> Berchtold iu drejtua Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, ku b\u00ebnte nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr pretendimet e Serbis\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebnguljen e saj p\u00ebr t\u00eb pushtuar tokat shqiptare q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb brenda kufirit t\u00eb saj nga Konferenca e Londr\u00ebs. Ai i vinte n\u00eb dijeni p\u00ebr masat q\u00eb do t\u00eb merrte Vjena p\u00ebr t\u00eb detyruar Beogradin t\u00eb largonte forcat ushtarake nga Shqip\u00ebria.<br \/>\nBerchtold shpresonte se qeveria e Italis\u00eb dhe e Gjermanis\u00eb, si aleate t\u00eb saj, do t\u2019i gjenin me vend arsyet e forta q\u00eb e kishin shtyr\u00eb Vjen\u00ebn t\u00eb merrte nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb till\u00eb.<br \/>\nN\u00ebn presionin e Vjen\u00ebs, Belinit dhe Rom\u00ebs, Serbia i t\u00ebrhoqi repartet e saj p\u00ebrtej kufirit t\u00eb caktuar nga Konferenca e Londr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Xhafer Sadiku<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(shtator-tetor 1913) (Roli i Vjen\u00ebs, Rom\u00ebs dhe Berlinit) Situata e krijuar n\u00eb kufirin e shqiptaro-serb, t\u00eb caktuar nga Konferenca e Londr\u00ebs, u acarua n\u00eb shtator 1913, n\u00eb zon\u00ebn Veri-lindore. Qarqet&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26161,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-26160","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26160"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26160"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26160\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26164,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26160\/revisions\/26164"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/26161"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}