{"id":26178,"date":"2018-09-08T11:10:12","date_gmt":"2018-09-08T09:10:12","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=26178"},"modified":"2018-09-10T11:22:58","modified_gmt":"2018-09-10T09:22:58","slug":"referendumi-si-traktat-nderetnik-ne-dobi-te-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=26178","title":{"rendered":"Referendumi si traktat nd\u00ebretnik n\u00eb dobi t\u00eb shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p class=\"x_x_x_MsoNormal\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Screenshot_2018-07-28-07-15-19.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-25702\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Screenshot_2018-07-28-07-15-19.png\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"720\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Screenshot_2018-07-28-07-15-19.png 1280w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Screenshot_2018-07-28-07-15-19-300x169.png 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Screenshot_2018-07-28-07-15-19-768x432.png 768w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/07\/Screenshot_2018-07-28-07-15-19-1024x576.png 1024w\" sizes=\"(max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Nga:\u00a0Alpin Ollogu<\/strong><\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">\u0401sht\u00eb i padiskutuesh\u00ebm pozicioni shqiptar n\u00eb mb\u00ebshtetjen e referendumit p\u00ebr ndryshimin e emrit t\u00eb R.Maqedonis\u00eb, si nga organizatat politike, apolitike, shoq\u00ebria civile, mb\u00ebshtetur nga Tirana dhe Prishtina zyrtare. Nj\u00eb pro\u00e7es i kuptuesh\u00ebm drejt dhe i pakontestuesh\u00ebm nga asnj\u00eb element faktorial shqiptar, brenda dhe jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">N\u00eb kuptimin gjuh\u00ebsor, traktati \u00ebsht\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet dy ose me shum\u00eb shtetesh apo pal\u00ebsh, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme politiko-ekonomike. N\u00eb aspektin formalo\u2013juridik, me ratifikimin e tij, pasojn\u00eb obligimet ligjore mes kontraktuesve. I kemi t\u00eb njohura traktatet evropiane t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet shteteve, p\u00ebr marr\u00ebveshje n\u00eb shum\u00eb sfera, madje praktika nd\u00ebrkomb\u00ebtare njeh edhe traktatet e fshehura p\u00ebr t\u00eb arritur pal\u00ebt synimet e tyre n\u00eb forma tjera. Popujt n\u00ebp\u00ebrmjet traktateve kan\u00eb kaluar n\u00eb etapa t\u00eb reja emancipuese shoq\u00ebrore, akte q\u00eb shuajn\u00eb urrejtjet dhe luft\u00ebrat e nd\u00ebrsjella, n\u00eb zgjidhje paqesore t\u00eb gj\u00ebrave. Sic ndodhi edhe tek ne, me n\u00ebnshkrimin nd\u00ebretnik t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">N\u00ebse referendumi p\u00ebr ndryshimin e emrit kalon me nj\u00eb epilog pozitiv, si\u00e7 edhe pritet,\u00a0\u00a0do t\u00eb pasoj\u00eb me pro\u00e7esin e zhbllokimit t\u00eb vetos greke, q\u00eb hap rrug\u00ebn p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e R.Maqedonis\u00eb n\u00eb Aleanc\u00ebn ushtarake t\u00eb NATO-se, me pastaj mund\u00ebsin\u00eb e afrimit me strukturat e Bashkimit Evropian; zhvillimin e shtetit n\u00eb sfer\u00ebn ekonomike; l\u00ebvizjen e lir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve; shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrfolur\u00ebn e stopimit t\u00eb ndikimit Rus, e t\u00eb tjera me radh\u00eb.\u00a0\u00a0Referendumi n\u00eb vete, n\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb lexuar mes rreshtash, shnd\u00ebrrohet n\u00eb traktat nd\u00ebrmjet etnive q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb ket\u00eb shtet, ve\u00e7an\u00ebrisht etnive shumic\u00eb, shqiptare dhe asaj maqedonase. Referendumi si traktat i n\u00ebnkuptuar, marr\u00ebveshje barazie e lirive dhe t\u00eb drejtave etnike, dakorduar mes partner\u00ebve t\u00eb koalicionit qeveritar, p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb vullnetit qytetar, t\u00eb etnive m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Me nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, integrimin n\u00eb strukturat evropiane \u2013 per\u00ebndimore, struktura q\u00eb parimisht garantojn\u00eb lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e barabarta t\u00eb njeriut, t\u00eb \u00e7do vendi an\u00ebtar t\u00eb k\u00ebsaj bashk\u00ebsie t\u00eb madhe evropiane.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">\u201cDe jure\u201d n\u00eb R.Maqedonis\u00eb shqiptar\u00ebt dhe maqedonasit \u201ctraktatin\u201d e par\u00eb e arrit\u00ebn\u00a0\u00a0si pasoj\u00eb e mekanizmit t\u00eb dhun\u00ebs, gjakderdhjes, luft\u00ebs s\u00eb armatosur t\u00eb cil\u00ebn e b\u00ebri e famshmja Ushtria Clirimtare Komb\u00ebtare, me arritjen e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit. Kjo detyroi t\u00eb gjith\u00eb pal\u00ebn maqedonase sllavo-fol\u00ebse, n\u00eb pranimin e k\u00ebrkesave p\u00ebr avancimin e lirive dhe t\u00eb drejtave shqiptare n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira, si popull i padiskutuesh\u00ebm shtetformues. K\u00ebrkesa t\u00eb cilat pasuan me ndryshimet kushtetuese dhe fillimin e zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, pati shum\u00eb pengesa, intriga, u vunua n\u00eb implementim dhe akoma nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur e gjitha. Shtuar at\u00eb se nevojat e shqiptar\u00ebve p\u00ebr nj\u00eb barazi t\u00eb plot\u00eb, jan\u00eb edhe p\u00ebrtej Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Nga e gjitha kjo, si frym\u00eb qytetare p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet integruese, \u00ebsht\u00eb e kuptueshme dhe pranueshme domosdoshm\u00ebria e ndryshimit t\u00eb emrit, e cila gjeneron \u201cde fakto\u201d traktatin e nd\u00ebretnive p\u00ebr barazi shoq\u00ebrore, n\u00eb mekanizmin e garantuar t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">K\u00ebsaj radhe, ky lloj i traktatit nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr gjakderdhje ose ndonj\u00eb sakrific\u00eb tjet\u00ebr sublime, pos asaj q\u00eb dit\u00ebn e mbajtjes s\u00eb referendumit, m\u00eb 30 Shtator, t\u00eb gjendet koh\u00eb dhe t\u00eb dil\u00ebt paq\u00ebsisht e gezuesh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb votim masiv, p\u00ebr alternativ\u00ebn \u201cPRO\u201d ndryshimit t\u00eb emrit.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">\u0401sht\u00eb nj\u00eb referendum nd\u00ebretnik, p\u00ebr arsyen se mekanizmat e Bashkimit Evropian do t\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi t\u00eb zakonshmen pal\u00eb intrigante dhe stopuese maqedonase, kundrejt t\u00eb drejtave t\u00eb shqiptar\u00ebve, ta detyrojn\u00eb at\u00eb q\u00eb sa m\u00eb shpejt dhe cil\u00ebsisht t\u00eb implementoj\u00eb Marr\u00ebveshjen e Ohrit dhe gjith\u00eb t\u00eb drejtat q\u00eb dalin si pasoj\u00eb e kartave dhe konventave nd\u00ebrkomb\u00ebtare, t\u00eb zbatuara nga ky bashkim ekonomik dhe ushtarake shtetesh, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Bashkimi Evropian dhe NATO-ja. Ky fakt i detyrimit t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb \u00ebsht\u00eb i njohur dhe i kuptuesh\u00ebm p\u00ebr pal\u00ebn maqedonase, pal\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht \u201cPro\u201d referendimit, fituesen e shumic\u00ebs s\u00eb besimit nga elektorati maqedonas, qeveris\u00ebse n\u00eb koalicionin me shqiptar\u00ebt e besimit t\u00eb shumic\u00ebs popullore.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Integrimi n\u00eb strukturat per\u00ebndimore, jo vet\u00ebm q\u00eb garanton t\u00eb drejtat e lartp\u00ebrmendura, por rregullon edhe shum\u00eb sfera tjera t\u00eb cilat sot jan\u00eb ganrgren\u00eb shoq\u00ebrore, si lufta ndaj korrupsionit; gjykata t\u00eb drejta dhe pakorruptuara; shtet i mir\u00ebqenies qytetare. Kujdesje p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb, pa diskriminime etnike, religjioze, pakic\u00eb apo shumic\u00eb etnike. P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto, pal\u00ebt \u201cpro\u201d referendumit bien dakord t\u00eb vazhdojn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, marr\u00ebveshje ose traktat i n\u00ebnkupuar historik, drejt ardhm\u00ebris\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, referendumi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen e ndryshimit t\u00eb emrit, heshturazi shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb re nd\u00ebretnike, pavar\u00ebsisht se opozita maqedonase p\u00ebr shkaqe elektoralo \u2013 politike i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb ndryshimit t\u00eb emrit, p\u00ebr arsyet e ngritura n\u00eb humbjen e identitetit maqedonas. Por n\u00eb\u00a0\u00a0realitet, si\u00e7 na \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e njohur nga dokumentet e publikuara t\u00eb \u201cWikileaks-it\u201d,\u00a0n\u00eb t\u00eb cilat zbardhen bisedat e vitit 2008 t\u00eb ambasadores s\u00eb at\u00ebhershme t\u00eb SHBA-ve Gillan Milovanoviq me ish kryeministrin Nikolla Gruevski, ku Gruevski citon nj\u00eb sondazh t\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij dhe tregon se vet\u00ebm 13% e maqedonasve do ta mb\u00ebshtesnin nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb till\u00eb. Megjithat\u00eb, sipas Gruevskit me nj\u00eb fushat\u00eb dy mujore, populli do t\u00eb bindej p\u00ebr emrin \u201cRepublika e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut\u201d.<\/p>\n<p>Me ndryshimin e emrit t\u00eb R.Maqedonis\u00eb dhe dispozitat obligative mes pal\u00ebve, t\u00eb dala nga marr\u00ebveshja me Greqin\u00eb, se a do t\u00eb humbin apo jo maqedonasit \u2013 sllavo fol\u00ebs nga identiteti i tyre komb\u00ebtar, real apo imagjinar, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje irrelevante p\u00ebr shqiptar\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb disi ngush\u00eblluese, n\u00ebse k\u00ebta t\u00eb fundit v\u00ebrtet humbin di\u00e7ka nga identiteti\u00a0\u00a0kontradiktor, q\u00eb me aq sakrifica dhe kosto financiare, e kan\u00eb ngritur rrejsh\u00ebm. Ngush\u00eblluese p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb se etnia shqiptare n\u00eb k\u00ebt\u00eb shtet, q\u00eb prej formimit t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb viktima m\u00eb e madhe e vazhdueshme e maqedonasve sllavo-fol\u00ebs, p\u00ebr arsyet tashm\u00eb t\u00eb njohura, t\u00eb cilat arsye u konkretizuan me luft\u00ebn e armatosur t\u00eb vitit 2001, por edhe q\u00eb vazhduan pas 2001-shit, me margjinalizimin e pjes\u00ebrish\u00ebm t\u00eb etnis\u00eb shqiptare, si n\u00eb t\u00eb drejta etnike ligjore, ashtu edhe n\u00eb ndarjen e pabarabart\u00eb t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e karakterit fetar dhe kulturor komb\u00ebtar.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Po ndodh ajo q\u00eb maqedonasit sllavo-fol\u00ebs, me loj\u00ebrat- kurthet identitare q\u00eb ja kan\u00eb ngritur vetes, me kapitulllimin e luft\u00ebs s\u00eb 2001-shit, pastaj nevoja p\u00ebr t\u00eb pasur element shqiptar\u00ebsh n\u00eb organizatat e tyre politike, element q\u00eb b\u00ebhet faktorial brenda trupit t\u00eb tyre politik, por q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen mund t`ju shnd<span lang=\"SQ\">\u00eb<\/span>rrohet n\u00eb kal\u00eb troje (p\u00ebr arsyet e njohura t\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimit elektoral q\u00eb ndodhin r\u00ebndom n\u00eb k\u00ebto hap\u00ebsira, papjekuris\u00eb politike, nacionalizmit t\u00eb karakterizuar ballkanas, ose larg t\u00eb qenit prej v\u00ebrteti koncepti i partive qytetare, koncept ky q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb pasoj\u00eb e barazis\u00eb s\u00eb plot\u00eb etnike dhe jo mekaniz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb arritur barazin\u00eb e plot\u00eb, sepse leht\u00eb mund t\u00eb instrumentalizohet vetem si luft\u00eb p\u00ebr pushtet), n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb shlyejn\u00eb m\u00ebkatet e keqb\u00ebrjeve t\u00eb m\u00ebdha historike kundrejt shqiptar\u00ebve etnik, duke humbur pozicione n\u00eb shkall\u00eb t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Turbullirat dhe akrobacit\u00eb identitare t\u00eb maqedonasve, \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrfundimisht n\u00eb identitetin e tyr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, at\u00eb t\u00eb popujve sllav, q\u00eb si\u00e7 dihet \u00ebsht\u00eb etni e ardhur von\u00eb n\u00eb k\u00ebto troje. E si rrjedhoj\u00eb logjike, shqiptar\u00ebt, pasardh\u00ebsit e ilirive, do t\u00eb konsideroheshin t\u00eb vetmit autokton\u00eb n\u00eb shtet. Megjithat\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb fundit, bashk\u00ebqytetar\u00ebt sllavo-fol\u00ebs, le t\u00eb besojn\u00eb dhe thirren n\u00eb cilindo identitet t\u00eb duan, e kaluara i takon historis\u00eb, \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb besojn\u00eb edhe at\u00eb se mund t\u00eb jen\u00eb qendra e universit, popull i zgjedhur nga Zoti, e t\u00eb tjera, tashm\u00eb pak r\u00ebnd\u00ebsi ka kjo. Parimisht, shqiptar\u00ebve u\u00a0intereson mosc\u00ebnimi i lirive dhe t\u00eb drejtave, q\u00eb n\u00eb rastin e R.Maqedonis\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb p\u00ebrmbushja sa m\u00eb e plot\u00eb e tyre.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Pala shqiptare si t\u00ebr\u00ebsi e plot\u00eb e vullnetit \u201cpro\u201d referendumit dhe ajo maqedonase si vullnet i shumic\u00ebs fituese n\u00eb elektorat, kan\u00eb r\u00ebn\u00eb dakord t\u00eb mbeshtesin fuqish\u00ebm referendumin me nj\u00eb p\u00ebrfundim pozitiv. Ky dakordim i vullneteve t\u00eb dy etnive t\u00eb shumic\u00ebs elektorale, q\u00eb faktikisht qeverisin shtetin, fuqizon dhe legjitimon traktatin e ri mes etnive. Maqedonasit e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr tu integruar n\u00eb mekanizmin evropian dhe t\u00eb fitojn\u00eb n\u00eb aspektin ekonomik, pavar\u00ebsisht humbjes s\u00eb mundshme t\u00eb identitetit q\u00eb thirret opozita maqedonase. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ne shqiptar\u00ebt jemi fituesit e shum\u00ebfisht\u00eb, sepse fitojm\u00eb si n\u00eb aspektin nacional t\u00eb lirive dhe t\u00eb drejtave t\u00eb lartp\u00ebrmendura, dobis\u00eb ekonomike, si dhe planit strategjik. I bashkangjitemi aleatit ton\u00eb t\u00eb madh mbarshqiptar, Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, n\u00eb aleanc\u00ebn ushtarake t\u00eb NATO-s.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Nga cilido aspekt, referendumi p\u00ebr ndryshimin e emrit, p\u00ebr shqiptar\u00ebt, \u00ebsht\u00eb i mir\u00ebseardhur. Ngadal\u00eb ngadal\u00eb kalojm\u00eb n\u00eb shtetformues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe popull me histori dhe identitet serioz, kundrejt identitetit t\u00eb hutuar maqedonas. P\u00ebr t\u00eb mos u futur pastaj n\u00eb p\u00ebrllogaritjet e natalitetit dhe mortalitetit, se cil\u00ebs etni mund ti takoj\u00eb e ardhmja dhe udh\u00ebheq\u00ebsia e k\u00ebtij shteti multietnik. Pastaj, skemi pse ta fshehim ambicien p\u00ebr udh\u00ebheqje. N\u00eb demokraci \u00ebsht\u00eb e natyrshme dhe legjitime kjo d\u00ebshir\u00eb konkurruese.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Mbasi \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, domosdoshm\u00ebria k\u00ebrkon aksionin, t\u00eb lobojm\u00eb dhe mb\u00ebshtesim masovikisht referendumin me t\u00eb gjitha m\u00ebnyrat ligjore. Pse jo, ata q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi edhe t\u00eb ndihmojn\u00eb financiarisht me mjete vetanake, sigurisht t\u00eb kontrolluar ligj\u00ebrisht, si\u00e7 e parashohin dispozitat. \u00c7do l\u00ebvizje p\u00ebr suksesin e k\u00ebtij referendumi, \u00ebsht\u00eb akt i lart\u00eb patriotik.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">M\u00ebrgimtar\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb m\u00ebnyrat m\u00eb t\u00eb mund\u00ebshme p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb prezent n\u00eb referendum, pavar\u00ebsisht kostos financiare dhe lodhjes fizike, ngase \u00ebsht\u00eb shanc historik t\u00eb marim gj\u00ebrat q\u00eb na p\u00ebrkasin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore dhe demokratike, p\u00ebr ne dhe pasardh\u00ebsit tan\u00eb.<\/p>\n<p class=\"x_x_x_MsoNormal\">Dikur luftonim me gjak p\u00ebr traktate barazie dhe paqeje nd\u00ebretnike, nd\u00ebrsa tani mund ta b\u00ebjm\u00eb k\u00ebt\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb vog\u00ebl dhe t\u00eb thjesht\u00eb, t\u00eb orientojm\u00eb vullnetin dhe \u201cduart\u201d p\u00ebr nj\u00eb referendum t\u00eb suksessh\u00ebm, si nj\u00eb traktat i ri nderetnik, dobiprur\u00ebs. Dasht\u00eb i Gjith\u00ebpushtetshmi Zot.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga:\u00a0Alpin Ollogu \u0401sht\u00eb i padiskutuesh\u00ebm pozicioni shqiptar n\u00eb mb\u00ebshtetjen e referendumit p\u00ebr ndryshimin e emrit t\u00eb R.Maqedonis\u00eb, si nga organizatat politike, apolitike, shoq\u00ebria civile, mb\u00ebshtetur nga Tirana dhe Prishtina zyrtare&#8230;.<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":25702,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-26178","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26178"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26178"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26178\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26184,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26178\/revisions\/26184"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/25702"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26178"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26178"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26178"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}