{"id":26281,"date":"2018-09-25T12:19:05","date_gmt":"2018-09-25T10:19:05","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=26281"},"modified":"2018-09-25T12:19:42","modified_gmt":"2018-09-25T10:19:42","slug":"maqedonia-ne-prag-te-referendumit-historik-te-30-shtatorit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=26281","title":{"rendered":"Maqedonia n\u00eb prag t\u00eb referendumit historik t\u00eb 30 shtatorit"},"content":{"rendered":"<p class=\"selectionShareable\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/vot-maq-4332-e1456920472473.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-8243\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/vot-maq-4332-e1456920472473.jpg\" alt=\"\" width=\"837\" height=\"497\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/vot-maq-4332-e1456920472473.jpg 837w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/vot-maq-4332-e1456920472473-300x178.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2016\/03\/vot-maq-4332-e1456920472473-768x456.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 837px) 100vw, 837px\" \/><\/a>Maqedonia ndodhet n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb referendumi tjet\u00ebr, t\u00eb planifikuar p\u00ebr 30 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, i cili do t\u00eb jet\u00eb i treti me radh\u00eb n\u00eb nivel shtet\u00ebror n\u00eb 27 vitet e fundit, aq sa edhe shteti \u00ebsht\u00eb i pavarur, shkruan Anadolu (AA).<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Kronologjia e referendumeve n\u00eb Maqedoni<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Referendumi i par\u00eb n\u00eb Maqedoni ishte p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb, nj\u00eb referendum i mbajtur m\u00eb 8 shtator t\u00eb vitit 1991 q\u00eb rezultoi me shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Maqedonis\u00eb nga Republika Socialiste Federative e Jugosllavis\u00eb. At\u00ebher\u00eb, qytetar\u00ebve iu parashtrua pyetja \u201cA jeni p\u00ebr shtetin e pavarur dhe sovran t\u00eb Maqedonis\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aleanca t\u00eb ardhshme t\u00eb shteteve sovrane t\u00eb Jugosllavis\u00eb?\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare, 71,85 p\u00ebr qind e numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve me t\u00eb drejt\u00eb vote dol\u00ebn n\u00eb votime. Prej tyre 95,26 p\u00ebr qind e qytetar\u00ebve votuan pozitivisht n\u00eb referendum.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Pas pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vendit, referendumi i dyt\u00eb n\u00eb 27 vitet e fundit u mbajt n\u00eb vitin 2004. U shpall me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb qart\u00ebsohen qytetar\u00ebt lidhur me Ligjin p\u00ebr ndarjen territoriale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedoni dhe u mbajt m\u00eb 7 n\u00ebntor t\u00eb vitit 2004.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">N\u00eb referendum shumica u shpreh\u00ebn kund\u00ebr ndarjes territoriale, por referendumi nuk ishte i suksessh\u00ebm p\u00ebr shkak se pjes\u00ebmarrja n\u00eb votim ishte 26,58 p\u00ebr qind, respektivisht nuk u arrit p\u00ebrqindja e nevojshme ligore apo 51 p\u00ebr qind e numrit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb votuesve.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Referendumi i ardhsh\u00ebm i tret\u00eb q\u00eb nga pavar\u00ebsia \u00ebsht\u00eb planifikuar m\u00eb 30 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti dhe \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Marr\u00ebveshjes p\u00ebr zgjidhjen e kontestit t\u00eb emrit dhe p\u00ebr partneritet strategjik, e cila u n\u00ebnshkrua n\u00eb muajin qershor nga Qeveria e Maqedonis\u00eb dhe ajo e Greqis\u00eb. Sipas k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje, Republika e Maqedonis\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb emrin e saj kushtetues n\u00eb Republika e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Pyetja n\u00eb referendum do t\u00eb jet\u00eb \u201cA jeni p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE dhe NATO me pranimin e Marr\u00ebveshjes nd\u00ebrmjet Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb dhe Republik\u00ebs s\u00eb Greqis\u00eb\u201d. Me k\u00ebt\u00eb rast nga 10 shtatori, zyrtarisht filloi edhe fushata n\u00eb prag t\u00eb referendumit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>Fushata n\u00eb prag t\u00eb referendumit<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Partia n\u00eb pushtet, Lidhja Social-Demokrate e Maqedonis\u00eb (LSDM) kryeson Koalicionin \u201cS\u00eb bashku p\u00ebr Maqedoni Evropiane\u201d. Koalicioni p\u00ebrb\u00ebhet nga 30 parti t\u00eb cilat jan\u00eb bashkuar n\u00eb thirrje p\u00ebr qytetar\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb rezultat pozitiv n\u00eb referendum dhe p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme euro-atlantike t\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">P\u00ebrve\u00e7 partive politike, edhe organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb fushat\u00ebn \u201cp\u00ebr\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Ata theksojn\u00eb se zbatimi i suksessh\u00ebm i referendumit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap para n\u00eb integrimin euro-atlantik t\u00eb vendit, nd\u00ebrsa kjo, sipas tyre, vendit do t\u2019i sjell\u00eb prosperitet m\u00eb t\u00eb madh, t\u00eb ardhme m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, siguri, rritje t\u00eb investimeve, si dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e jetes\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Kryeministri i Maqedonis\u00eb, Zoran Zaev, n\u00eb adresimet e tij gjat\u00eb fushat\u00ebs thekson se ky \u00ebsht\u00eb referendum p\u00ebr \u201cpavar\u00ebsin\u00eb e dyt\u00eb\u201d t\u00eb vendit. Ai thot\u00eb se sondazhet tregojn\u00eb se shumica e qytetar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb duan q\u00eb vendi t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e NATO-s dhe BE-s\u00eb, si dhe beson se m\u00eb 30 shtator n\u00eb vend do t\u00eb mbahet referendum i suksessh\u00ebm.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Fushat\u00ebn \u201cp\u00ebr\u201d e mb\u00ebshtet edhe Bashkimit Demokratik p\u00ebr Integrim (BDI), partia shqiptare n\u00eb Maqedoni, q\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e koalicionit qeveris\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Zyrtar\u00ebt e k\u00ebsaj partie theksojn\u00eb se qytetar\u00ebt duhet t\u00eb dalin n\u00eb referendum dhe t\u00eb votojn\u00eb \u201cp\u00ebr\u201d, sepse si\u00e7 thon\u00eb, kjo do t\u00eb ndihmoj\u00eb q\u00eb vendi shum\u00eb m\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb bashkohet me BE-n\u00eb dhe NATO-s. Po ashtu, sipas tyre, Marr\u00ebveshja p\u00ebr zgjidhjen e kontestit t\u00eb emrit \u00ebsht\u00eb parakusht p\u00ebr nj\u00eb progres t\u00eb fort\u00eb t\u00eb vendit, garanci p\u00ebr qytetar\u00ebt, stabilitet p\u00ebr paqen dhe zhvillimin ekonomik, por edhe p\u00ebrforcim i identitetit t\u00eb t\u00eb gjitha komuniteteve etnike n\u00eb vend.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Nga ana tjet\u00ebr, partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve q\u00eb n\u00eb referendumin e ardhsh\u00ebm t\u00eb votojn\u00eb sipas bindjes s\u00eb tyre dhe t\u00eb marrin vendim. Ata besojn\u00eb se Marr\u00ebveshja p\u00ebr zgjidhjen e kontestit rreth emrit me Greqin\u00eb \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesat komb\u00ebtare t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Sipas udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb opozit\u00ebs, Hristijan Mickovski, \u201cpyetja me m\u00eb shum\u00eb kuptime dhe manipuluese qytetar\u00ebt i \u00e7on n\u00eb konfuzion, sepse pyetja nuk i referohet thelbit, ndryshimin e emrit t\u00eb shtetit\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">P\u00ebrve\u00e7 fushatave \u201cp\u00ebr\u201d dhe \u201ckund\u00ebr\u201d, ka edhe shoqata civile q\u00eb besojn\u00eb se referendumi duhet bojkotuar.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">I ashtuquajturi \u201cShtabi i krizave kund\u00ebr referendumit\u201d \u00ebsht\u00eb formuar nga disa organizata qytetare dhe shfaqet n\u00ebn sloganin \u201cMaqedonia \u2013 bojkoton\u201d. Ata besojn\u00eb se referendumi i ardhsh\u00ebm duhet t\u00eb bojkotohet, sepse sipas mendimit t\u00eb tyre, NATO nuk \u00ebsht\u00eb organizat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Maqedonia duhet t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet, nd\u00ebrkoh\u00eb kan\u00eb edhe v\u00ebrejtje n\u00eb lidhje me marr\u00ebveshjen e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb emrit. Sipas tyre, marr\u00ebveshja \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesat komb\u00ebtare t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">N\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb pik\u00ebpamjeve mbi referendumin t\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb n\u00eb Maqedoni, me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb t\u00eb theksohet se presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, beson se Marr\u00ebveshja p\u00ebr zgjidhjen e kontestin rreth emrit \u00ebsht\u00eb e d\u00ebmshme p\u00ebr interesat komb\u00ebtare t\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Pasi marr\u00ebveshja me Greqin\u00eb u ratifikua n\u00eb Parlament, presidenti Ivanov n\u00eb muajin qershor t\u00eb k\u00ebtij viti deklaroi se ka vendosur q\u00eb mos ta n\u00ebnshkruaj\u00eb dekretin e Ligjit p\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes p\u00ebr tejkalimin e kontestit rreth emrit midis Maqedonis\u00eb dhe Greqis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb ai d\u00ebrgoi n\u00eb Parlament, nd\u00ebr t\u00eb tjera presidenti Ivanov thot\u00eb se nuk do t\u00eb pranoj\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb kushtetut\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ndryshuar emrin kushtetutes dhe se nuk pranon ide q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb identitetin komb\u00ebtar maqedonas.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>Ivanov: Nuk do t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb referendumin e 30 shtatorit<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">N\u00eb takimin me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, Ivanov n\u00eb njoftimet e tij p\u00ebr opinionin thekson se edhe m\u00eb tej do t\u2019i mb\u00ebshtes\u00eb integrimet evropiane dhe euroatlantike t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr prosperitetin e shtetit, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht porositi se \u201cq\u00ebllimet strategjike nuk guxojn\u00eb t\u00eb keqp\u00ebrdoren n\u00eb llogari t\u00eb interesave nacionale dhe interesave t\u00eb popullit maqedonas\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Po ashtu, presidenti i Ivanov n\u00eb fjalimin e tij para t\u00eb pranishm\u00ebve t\u00eb ngjarjes t\u00eb organizuar nga ana e Diaspor\u00ebs s\u00eb Bashkuar Maqedonase n\u00eb Detroit, SHBA, theksoi se nuk do t\u00eb dal\u00eb t\u00eb votoj\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e referendumit m\u00eb 30 shtator, meq\u00eb, si\u00e7 tha, dy her\u00eb ka marr\u00eb besimin e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb mos lejuar ndryshimin e Kushtetut\u00ebs, me q\u00ebllim t\u00eb ndryshimit t\u00eb emrit kushtetues.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>Vizita t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb vigjilje t\u00eb referendumit<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">N\u00eb historin\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb nuk mbahen mend vizita intensive t\u00eb diplomat\u00ebve, ministrave dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb rasti k\u00ebt\u00eb muaj, n\u00eb vigjilje t\u00eb referendumit. Ata porosisin se nuk d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme t\u00eb vendit, meq\u00eb, si\u00e7 theksojn\u00eb, parakushti p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e vendit n\u00eb BE dhe NATO \u00ebsht\u00eb zbatimi i suksessh\u00ebm i Marr\u00ebveshjes p\u00ebr emrin.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, i cili m\u00eb 17 shtator q\u00ebndroi p\u00ebr vizit\u00eb zyrtare n\u00eb Republik\u00ebn e Maqedonis\u00eb theksoi se referendumi \u00ebsht\u00eb vota m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb historin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Mattis gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb arritjes n\u00eb Maqedoni, e akuzoi Rusin\u00eb se i p\u00ebrdor parat\u00eb dhe fuqin\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb forcuar an\u00ebn opozitare n\u00eb vigjilje t\u00eb referendumit n\u00eb Maqedoni, i cili do t\u00eb trasoj\u00eb rrug\u00ebn e vendit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb NATO, gj\u00eb t\u00eb cil\u00ebs i kund\u00ebrvihet Rusia. Sekretari amerikan theksoi se nuk ka dyshim se Moska financon grupe proruse, me q\u00ebllim q\u00eb referendumi p\u00ebr ndryshimin e emrit, i cili duhet t\u00eb mbahet nga fundi i muajit shtator, t\u00eb mos ket\u00eb sukses.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili n\u00eb fillim t\u00eb k\u00ebtij muaji e vizitoi Shkupin pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev tha se vendi ka mund\u00ebsi historike q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, por q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, doemos duhet t\u00eb pajtohet me Marr\u00ebveshjen p\u00ebr emrin, meq\u00eb, si\u00e7 tha, nuk ka rrug\u00eb tjet\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb NATO.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Kancelarja gjermane Angela Merkel po ashtu q\u00ebndroi p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Maqedoni dhe porositi se q\u00eb vendi t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e familjes evropiane nevojitet edhe shum\u00eb pun\u00eb, por parakusht \u00ebsht\u00eb t\u00eb ket\u00eb referendum t\u00eb suksessh\u00ebm m\u00eb 30 shtator.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">P\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Lart\u00eb p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme dhe Siguri e BE-s\u00eb, Federica Mogherini, pas takimeve me lider\u00ebt politik\u00eb n\u00eb Maqedoni apeloi qytetar\u00ebt me mesazhin se vota e tyre n\u00eb referendumin e 30 shtatorit \u00ebsht\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Sekretari shtet\u00ebror i SHBA-ve p\u00ebr \u00c7\u00ebshtje Evropiane dhe Euroaziatike, Wess Mitchel, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Maqedoni, deklaroi se referendumi i 30 shtatorit, \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsi historike p\u00ebr qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i porositi ta realizojn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e tyre themelore dhe t\u00eb votojn\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Mes tjerash, n\u00eb Maqedoni, n\u00eb prag t\u00eb referendumit q\u00ebndruan edhe ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme i Republik\u00ebs Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb, Heiko Mass, kancelari austriak Sebastian Kurz, ministri p\u00ebr Evrop\u00eb dhe Amerik\u00eb n\u00eb Forin Offis-in britanik, Alan Duncan, si dhe shum\u00eb politikan\u00eb tjer\u00eb t\u00eb huaj.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>Rusia mohon nd\u00ebrhyrjen n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme n\u00eb Maqedoni<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Lidhur me akuzat e SHBA-ve p\u00ebr nd\u00ebrhyrje t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme t\u00eb Maqedonis\u00eb, reagoi ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Rusis\u00eb, Sergej Lavrov, i cili mohoi nd\u00ebrhyrjen e Rusis\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme t\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Shefi i diplomacis\u00eb ruse Lavrov, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb paradokohshme zyrtare n\u00eb Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00eb, duke komentuar \u00e7\u00ebshtjen lidhur me Maqedoni\u00eb, tha se \u201cRusia nuk flet asgj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb interpretohet si nd\u00ebrhyrje n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme, nd\u00ebrsa lider\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb k\u00ebt\u00eb e b\u00ebjn\u00eb direkt, angazhohen p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje n\u00eb referendumin e caktuar\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>T\u00eb pakt\u00ebn 903 mij\u00eb votues p\u00ebr referendum t\u00eb suksessh\u00ebm<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Komisioni Shtet\u00ebror Zgjedhor i Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb para do kohe p\u00ebrmbylli list\u00ebn zgjedhore p\u00ebr referendumun e ardhsh\u00ebm. T\u00eb drejt\u00eb vote m\u00eb 30 shtator kan\u00eb gjithsej 1.806.336 votues. Sipas k\u00ebsaj, q\u00eb t\u00eb arrihet cenzusi i parapar\u00eb duhet t\u00eb dalin t\u00eb pakt\u00ebn 903.169 votues, apo 50 p\u00ebr qind plus nj\u00eb vot\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Referendumi p\u00ebr marr\u00ebveshjen e emrit \u00ebsht\u00eb konsultativ, q\u00eb sipas rregullativ\u00ebs s\u00eb referendumit, n\u00ebnkupton se rezultatet e tij nuk jan\u00eb obliguese p\u00ebr institucionet. Megjithat\u00eb, porosit\u00eb e Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Maqedonis\u00eb jan\u00eb se vullneti q\u00eb qytetar\u00ebt do ta theksojn\u00eb m\u00eb 30 shtator do t\u00eb llogaritet si obligues.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Pas zbatimit t\u00eb referendumit m\u00eb 30 shtator, nevojitet q\u00eb n\u00eb Kuvendin e Maqedonis\u00eb me nj\u00eb shumic\u00eb prej dy t\u00eb tretave duhet deputet\u00ebt t\u00eb votojn\u00eb ndryshimet kushtetuese q\u00eb burojn\u00eb nga Marr\u00ebveshja p\u00ebr emrin.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Pasi k\u00ebto procese t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb Maqedoni, nevojitet q\u00eb Marr\u00ebveshja rreth kontestit p\u00ebr emrin t\u00eb ratifikohet n\u00eb Parlamentin e Greqis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Ministri i Jasht\u00ebm gjerman Maas, lidhur me pyetjen \u201cn\u00eb rast se referendumi kalon pozitivisht, cila \u00ebsht\u00eb porosia e tij deri tek pala greke, meq\u00eb m\u00eb pas zbatimi i marr\u00ebveshjes do t&#8217;i mbetet pal\u00ebs greke\u201d, ministri gjerman theksoi se porosia e nj\u00ebjt\u00eb e d\u00ebrguar deri tek pala maqedonase do t\u00eb vlej\u00eb edhe p\u00ebr pal\u00ebn greke.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">\u201cGrek\u00ebve nuk do t\u2019u them asgj\u00eb m\u00eb ndryshe nga ajo q\u00eb ju thash\u00eb juve. Mendoj se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast historik, meq\u00eb ky mospajtim m\u00eb shum\u00eb se dy dekada, ka mund\u00ebsi t\u00eb zgjidhet, edhe at\u00eb me mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb pranohet nga ana e popujve t\u00eb t\u00eb dyjave vendeve. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb interes t\u00eb maqedonasve por edhe n\u00eb interes t\u00eb grek\u00ebve\u201d, tha shefi i diplomacis\u00eb gjermane.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Sipas asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb parashikuar, pasi Maqedonia dhe Greqia t\u2019i p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi obligimet e tyre t\u00eb Marr\u00ebveshjes mbi emrin, pritet q\u00eb Maqedonia zyrtarisht t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtarja e 30-t\u00eb e NATO-s, por me emrin e ri Republika e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>Problemi i emrit<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Pavar\u00ebsisht se shum\u00eb shtete e njohin Maqedonin\u00eb me emrin kushtetues \u201cRepublika e Maqedonis\u00eb\u201d, Greqia k\u00ebrkonte ndryshimin e emrit p\u00ebr shkak se brenda kufijve t\u00eb ekziston nj\u00eb territor i em\u00ebruar si \u201cMaqedoni\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Maqedonia e ka patur t\u00eb pamundur an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb BE dhe NATO p\u00ebr shkak t\u00eb problemit t\u00eb emrit, i cili vazhdon q\u00eb prej vitit 1991 me fqinjin e saj jugor, Greqin\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Njohshm\u00ebria nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Maqedonis\u00eb u b\u00eb e p\u00ebrcaktuar n\u00eb prill t\u00eb vitit 1993, kur vendi u zgjodh unanimisht si an\u00ebtar i OKB-s\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, por me kund\u00ebrshtimin e fqinjit t\u00eb saj jugor u pranua n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim si referenc\u00eb e p\u00ebrkohshme me emrin \u201cIsh-Republika Jugosllave e Maqedonis\u00eb (FYROM)\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Kryeministri i Greqis\u00eb, Alexis Tsipras dhe kryeministri i Maqedonis\u00eb, Zoran Zaev, n\u00ebp\u00ebrmjet konferencave p\u00ebr media n\u00eb vendet e tyre njoftuan se si rezultat i bisedime kan\u00eb arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr emrin \u201cRepublika e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut\u201d, ku dhe m\u00eb 17 qershor me pjes\u00ebmarrjen e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb t\u00eb dy vendeve u n\u00ebnshkrua marr\u00ebveshja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Maqedonia ndodhet n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb referendumi tjet\u00ebr, t\u00eb planifikuar p\u00ebr 30 shtator t\u00eb k\u00ebtij viti, i cili do t\u00eb jet\u00eb i treti me radh\u00eb n\u00eb nivel shtet\u00ebror n\u00eb 27&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":8243,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-26281","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26281"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26281"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26281\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26283,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26281\/revisions\/26283"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/8243"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26281"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26281"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26281"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}