{"id":26342,"date":"2018-10-02T12:07:12","date_gmt":"2018-10-02T10:07:12","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=26342"},"modified":"2018-10-02T12:07:12","modified_gmt":"2018-10-02T10:07:12","slug":"pas-referendumit-maqedonine-e-pret-nje-axhende-intensive","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=26342","title":{"rendered":"Pas referendumit, Maqedonin\u00eb e pret nj\u00eb axhend\u00eb intensive"},"content":{"rendered":"<p class=\"selectionShareable\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbs_b_c_31328e6b5baa34c372b98a6685c58ee5-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-21399\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbs_b_c_31328e6b5baa34c372b98a6685c58ee5-1.jpg\" alt=\"\" width=\"840\" height=\"467\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbs_b_c_31328e6b5baa34c372b98a6685c58ee5-1.jpg 840w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbs_b_c_31328e6b5baa34c372b98a6685c58ee5-1-300x167.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2017\/08\/thumbs_b_c_31328e6b5baa34c372b98a6685c58ee5-1-768x427.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 840px) 100vw, 840px\" \/><\/a>Politik\u00ebn e Maqedonis\u00eb e pret nj\u00eb axhend\u00eb intensive pas referendumit konsultativ i cili u mbajt t\u00eb diel\u00ebn p\u00ebr pranimin e Marr\u00ebveshjes me Greqin\u00eb p\u00ebr ndryshimin e emrit dhe an\u00ebtar\u00ebsimin e vendit n\u00eb NATO dhe Bashkimin Evropian (BE), shkruan AA.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Referendumi, i cil\u00ebsuar si \u00e7el\u00ebsi i an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE dhe NATO, u konsiderua si i pasuksessh\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb pamjaftueshme, edhe pse 91,46 p\u00ebr qind e votuesve i than\u00eb &#8220;po&#8221; marr\u00ebveshjes.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Cilido rezultati i referendumit, p\u00ebr miratimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs t\u00eb n\u00ebnshkruar me Greqin\u00eb nevojitet mb\u00ebshtetja e dy t\u00eb tret\u00ebs s\u00eb deputet\u00ebve n\u00eb Kuvendin e Maqedonis\u00eb, konkretisht 81 deputet\u00ebve nga gjithsej 120.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Kryeministri i Maqedonis\u00eb Zoran Zaev, i cili b\u00ebri fushat\u00eb &#8220;p\u00ebr&#8221; marr\u00ebveshjen n\u00eb referendum, do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb mb\u00ebshtetjen e krahut opozitar q\u00eb zhvilloi fushat\u00eb &#8220;bojkoti&#8221; n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb siguroj\u00eb miratimin e marr\u00ebveshjes. Bisedimet p\u00ebr miratim n\u00eb Kuvend pritet t\u00eb zgjasin gjat\u00eb jav\u00ebs.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">N\u00eb rend dite mund t\u00eb jet\u00eb edhe skenari i zgjedhjeve t\u00eb parakohshme, n\u00eb rast se brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr marr\u00ebveshja nuk miratohet n\u00eb Kuvend.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Kryeministri Zaev pas referendumit theksoi se vullneti i votuesve n\u00eb referendum duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb aktivitet politik n\u00eb Kuvend, duke u shprehur se pret q\u00eb deputet\u00ebt e partis\u00eb opozitare VMRO-DPMNE t\u00eb respektojn\u00eb preferenc\u00ebn e shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb votuan.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">&#8220;N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrdorim mjetet e tjera demokratike. Kjo do t\u00eb thot\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme, menj\u00ebher\u00eb&#8221;, ishte shprehur Zaev pas referendumit, duke dh\u00ebn\u00eb sinjal p\u00ebr zgjedhje t\u00eb hershme.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Nga ana tjet\u00ebr, kryetari i VMRO-DPMNE-s\u00eb, Hristijan Mickoski, tha se ata q\u00eb nuk votuan ose votuan &#8220;kund\u00ebr&#8221;, kund\u00ebrshtuan ndryshimin e emrit dhe dhan\u00eb mesazhin se &#8220;k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb Maqedoni&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Mickoski theksoi se referendumi paraqet disfat\u00eb si p\u00ebr marr\u00ebveshjen me Greqin\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr qeverin\u00eb, nd\u00ebrsa duke e komentuar deklarat\u00ebn e Zaevit p\u00ebr zgjedhje t\u00eb parakohshme, tha se &#8220;Zaev nuk duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb zgjedhje, por n\u00eb pension&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, arsye kryesore e nxitimit t\u00eb Maqedonis\u00eb dhe Greqis\u00eb p\u00ebr zgjidhjen e problemit me emrin thuhet t\u00eb jet\u00eb afrimi i zgjedhjeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb Greqi, ku marr\u00ebveshja mund t\u00eb ngelet e pavlefshme n\u00ebse qeveria aktuale nuk arrin t\u00eb dal\u00eb fituese. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, skenar i nj\u00ebjt\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb edhe n\u00eb Maqedoni, n\u00ebse shkohet n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme dhe n\u00ebse qeveria aktuale humb zgjedhjet.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>Per\u00ebndimi e cil\u00ebsoi si &#8220;t\u00eb suksessh\u00ebm&#8221; referendumin<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Edhe pse jehona e votuesve ishte e pamjaftueshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm referendumin, zyrtar\u00ebt e BE-s\u00eb dhe NATO-s e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn rezultatin, konkretisht ep\u00ebrsin\u00eb e madhe t\u00eb atyre q\u00eb votuan &#8220;p\u00ebr&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Komisioneri evropian p\u00ebr zgjerim, Johannes Hahn, uroi qytetar\u00ebt e Maqedonis\u00eb q\u00eb votuan, duke k\u00ebrkuar nga lider\u00ebt politik\u00eb n\u00eb vend q\u00eb ta respektojn\u00eb vullnetin e popullit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Hahn n\u00ebnvizoi se Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs ka marr\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb madhe.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">\u201cI uroj ata qytetar\u00eb q\u00eb votuan n\u00eb referendumin e sot\u00ebm konsultativ dhe realizuan t\u00eb drejt\u00ebn e tyre demokratike. Me vota shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme &#8216;p\u00ebr&#8217;, ekziston mb\u00ebshtetje e gjer\u00eb p\u00ebr Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs dhe p\u00ebr rrug\u00ebn euroatlantike t\u00eb vendit&#8221;, vler\u00ebsoi Hahn.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Nd\u00ebrkaq, Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i NATO-s, Jens Stoltenberg, p\u00ebrsh\u00ebndeti fitoren e votave &#8220;p\u00ebr&#8221; n\u00eb referendum. &#8220;Urgjentisht u b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb lider\u00ebve dhe partive t\u00eb angazhohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb konstruktive dhe t\u00eb p\u00ebrgjegjshme p\u00ebr t\u00eb kapur k\u00ebt\u00eb rast historik&#8221;, u shpreh Stoltenberg.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Greqia, pala tjet\u00ebr e marr\u00ebveshjes, e cil\u00ebsoi rezultatin e referendumit si &#8220;kontradiktor&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">&#8220;Nj\u00eb &#8216;po&#8217; dominuese pa pjes\u00ebmarrje t\u00eb mjaftueshme. Nj\u00eb pjes\u00eb e gjer\u00eb e popullat\u00ebs s\u00eb vendit fqinj mb\u00ebshteti marr\u00ebveshjen, mir\u00ebpo nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e priti me dyshim&#8221;, thuhej n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Jashtme greke, e cila theksoi se do t\u00eb respektoj\u00eb preferenc\u00ebn e qytetar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Si\u00e7 thuhej n\u00eb deklarat\u00eb, Greqia do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbetet e p\u00ebrkushtuar n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Presp\u00ebs dhe do t\u00eb ndjek\u00eb nga af\u00ebr zhvillimet n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>Marr\u00ebveshja duhet t\u00eb miratohet edhe nga Greqia<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Procesi i finalizimit t\u00eb marr\u00ebveshjes nuk p\u00ebrfundon vet\u00ebm me miratimin n\u00eb Kuvendin e Maqedonis\u00eb. Marr\u00ebveshja e Presp\u00ebs duhet t\u00eb miratohet edhe n\u00eb Parlamentin grek.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Marr\u00ebveshja thuhet se do t\u00eb miratohet n\u00eb Parlamentin grek, edhe pa mb\u00ebshtetjen e partnerit t\u00eb vog\u00ebl qeveritar n\u00eb Greqi, &#8220;Grek\u00ebt e Pavarur&#8221; (ANEL).<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Politikan\u00ebt e huaj q\u00eb vizituan Maqedonin\u00eb para referendumit, jan\u00eb shprehur se marr\u00ebveshja nuk \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme vet\u00ebm p\u00ebr Maqedonin\u00eb, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb edhe p\u00ebr Greqin\u00eb, duke shtuar se edhe zgjidhja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes vet\u00ebm t\u00eb Maqedonis\u00eb, por edhe n\u00eb interesin e pal\u00ebs greke.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">N\u00ebse marr\u00ebveshja pranohet n\u00eb Kuvendin e Greqis\u00eb, at\u00ebher\u00eb ajo do t&#8217;i informoj\u00eb shtetet NATO-s p\u00ebr zgjidhjen e problemit p\u00ebrmes nj\u00eb letre q\u00eb do t&#8217;ua d\u00ebrgoj\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebse procesi i ligj\u00ebsimit t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs nuk arrin t\u00eb finalizohet n\u00eb Maqedoni, ajo nuk do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb Greqi dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, marr\u00ebveshja e cil\u00ebsuar si &#8220;historike&#8221; do t\u00eb bie n\u00eb uj\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Pyetja e referendumit p\u00ebr pranimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Presp\u00ebs, e cila parasheh q\u00eb Maqedonia t\u00eb ndryshoj\u00eb emrin n\u00eb Republika e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, ishte: &#8220;A jeni p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE dhe NATO, duke pranuar marr\u00ebveshjen midis Maqedonis\u00eb dhe Greqis\u00eb?&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare t\u00eb shpalosura nga Komisioni Shtet\u00ebror i Zgjedhjeve (KSHZ), n\u00eb referendumin konsultativ i cili nuk \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrisht detyrues jehona e votuesve ishte 36,91 p\u00ebr qind. Sipas KSHZ-s\u00eb, nga 1.806.336 votues t\u00eb regjistruar, t\u00eb drejt\u00ebn e vot\u00ebs e shfryt\u00ebzuan 666.743 qytetar\u00eb, prej t\u00eb cil\u00ebve 91,46 p\u00ebr qind ose 609.813 votuan &#8220;p\u00ebr&#8221;, kurse 5,65 p\u00ebr qind ose 37.700 votuan &#8220;kund\u00ebr&#8221;. Nd\u00ebrkoh\u00eb, 2,89 p\u00ebr qind e votave ishin t\u00eb pavlefshme.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\"><strong>Kontesti i emrit<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">\u2028 Pavar\u00ebsisht se shum\u00eb shtete e njohin Maqedonin\u00eb me emrin kushtetues \u201cRepublika e Maqedonis\u00eb\u201d, Greqia k\u00ebrkonte ndryshimin e emrit p\u00ebr shkak se brenda kufijve t\u00eb saj ekziston nj\u00eb territor i em\u00ebruar si \u201cMaqedoni\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">\u2028Maqedonia e ka patur t\u00eb pamundur an\u00ebtar\u00ebsimin e saj n\u00eb BE dhe NATO p\u00ebr shkak t\u00eb problemit t\u00eb emrit, i cili vazhdon q\u00eb prej vitit 1991 me fqinjin e saj jugor, Greqin\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">\u2028Njohja nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Maqedonis\u00eb u b\u00eb n\u00eb prill t\u00eb vitit 1993, kur vendi u zgjodh unanimisht si an\u00ebtar i OKB-s\u00eb n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb OKB-s\u00eb, por me kund\u00ebrshtimin e fqinjit t\u00eb saj jugor u pranua n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim me emrin e p\u00ebrkohsh\u00ebm referues \u201cIsh-Republika Jugosllave e Maqedonis\u00eb (FYROM)\u201d.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Kryeministri i Greqis\u00eb, Alexis Tsipras dhe kryeministri i Maqedonis\u00eb, Zoran Zaev, n\u00ebp\u00ebrmjet konferencave p\u00ebr media n\u00eb vendet e tyre njoftuan se si rezultat i bisedimeve kan\u00eb arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr emrin \u201cRepublika e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut\u201d, ku dhe m\u00eb 17 qershor me pjes\u00ebmarrjen e p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb t\u00eb dy vendeve u n\u00ebnshkrua marr\u00ebveshja.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable selectionSharer\">Pas plot\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb gjitha dispozitave t\u00eb marr\u00ebveshjes s\u00eb arritur mes dy vendeve, pritet q\u00eb Maqedonia t\u00eb ndryshoj\u00eb emrin n\u00eb Republika e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut dhe t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtarja e 30-t\u00eb e NATO-s.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Politik\u00ebn e Maqedonis\u00eb e pret nj\u00eb axhend\u00eb intensive pas referendumit konsultativ i cili u mbajt t\u00eb diel\u00ebn p\u00ebr pranimin e Marr\u00ebveshjes me Greqin\u00eb p\u00ebr ndryshimin e emrit dhe an\u00ebtar\u00ebsimin e&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":21399,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[28],"tags":[],"class_list":["post-26342","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26342"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26342"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26342\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26343,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26342\/revisions\/26343"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/21399"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26342"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26342"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26342"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}