{"id":26373,"date":"2018-10-07T09:16:51","date_gmt":"2018-10-07T07:16:51","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=26373"},"modified":"2018-10-07T09:16:51","modified_gmt":"2018-10-07T07:16:51","slug":"vrimat-e-zeza-te-prokurorise-dhe-reformat-integruese-ne-r-maqedonise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=26373","title":{"rendered":"Vrimat e zeza t\u00eb prokuroris\u00eb dhe reformat integruese\u00a0n\u00eb R.Maqedonis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Screenshot_2018-10-07-09-10-49-1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-26374\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Screenshot_2018-10-07-09-10-49-1.png\" alt=\"\" width=\"720\" height=\"515\" \/><\/a>Nga: Alpin Ollogu<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, sesa ndjekja dhe vendosja para drejt\u00ebsis\u00eb e kryer\u00ebsve t\u00eb veprave penale?! Asgj\u00eb, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se sa detyra e nj\u00eb prokurori t\u00eb aft\u00eb dhe moralsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ndershm\u00ebri pun\u00ebn e p\u00ebrcaktuar nga ligji. Mbrojtja e popullat\u00ebs nga kriminaliteti, me mekanizmin inicues t\u00eb denoncimit, mund\u00ebson ngritjen dhe funskionimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb vend me drejt\u00ebsi, prokurori publik me detyr\u00eb zyrtare, heton dhe konstaton shkeljet ligjore, ngre aktin e denoncimit pran\u00eb gjykatave kompetente, dhe i njejti vazhdon t\u00eb b\u00ebj\u00eb mbrojte sa m\u00eb t\u00eb duhur t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb ngritur, deri n\u00eb dh\u00ebnien e aktgjykimeve meritore. N\u00eb raste t\u00eb duhura, ai heton dhe denoncon gjykat\u00ebsit e korruptuar, ata q\u00eb japin aktgjykime n\u00eb p\u00ebrfshirje korruptive. Roli i prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr shtetin e mir\u00ebfillt\u00eb juridik, drejt\u00ebsi q\u00eb reflekton n\u00eb pun\u00ebn e \u00e7do institucioni me p\u00ebrgjegj\u00ebsi publike q\u00eb zyrtarisht heton dhe denoncon lloj\u00eb t\u00eb specifikuara t\u00eb veprave penale.<\/p>\n<p>D\u00ebshp\u00ebrimisht, n\u00eb R.Maqedonis\u00eb roli i prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb krimi, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, pos ndjekjes dhe d\u00ebnimit p\u00ebr vjedhje dhe korrupsione t\u00eb disa individ\u00ebve pa mbrojtje politiko &#8211; financiare; vrasje \u2013 plagosjet e r\u00ebndomta, ato t\u00eb z\u00ebn\u00eb me \u201cpresh n\u00eb duar\u201d; burgosjeve t\u00eb hesapeve politike, ose kryer\u00ebsit e veprave penale t\u00eb vet\u00ebdor\u00ebzuar. Sa i takon vrasjeve t\u00eb komplikuara, atentateve t\u00eb ndryshme; vjedhjeve masive nga njer\u00ebzit e fuqish\u00ebm politiko \u2013 financiar, mbesin vet\u00ebm statistike zyrtare, sepse nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e prokuror\u00ebve tjet\u00ebrsohen n\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb krimi.<\/p>\n<p>Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb alarmin e nj\u00eb prokurorie t\u00eb korruptuar dhe t\u00eb politizuar, prandaj, n\u00eb kusht \u2013 plot\u00ebsimet p\u00ebr integrimet evropiane, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb kushti m\u00eb thelb\u00ebsor dhe emergjent q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb Republika e Maqedonis\u00eb, ose e ardhmja Republik\u00eb e Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut (n\u00ebse referendumi p\u00ebr c\u00ebshtjen e emrit kalon me sukses).<\/p>\n<p>Shum\u00eb prej prokuror\u00ebve, nga t\u00eb gjitha nivelet e organizmit t\u00eb prokuroris\u00eb, n\u00eb shtetin e kalbur juridik, si ky i yni, gjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tyre p\u00ebrfshihen kryesisht n\u00eb pikat e posht\u00ebsh\u00ebnuara, ose th\u00ebn\u00eb figurativisht, n\u00eb vrimat e zeza t\u00eb prokuroris\u00eb:<\/p>\n<p>Korrupsion me ryshfet &#8211; paraje;<\/p>\n<p>Shantazhi jetik;<\/p>\n<p>Paaft\u00ebsia profesionale;<\/p>\n<p>Shantazhi politik.<\/p>\n<p>Nga treguesit vendor; Barometri Global i Korrupsionit nga Transparency international; p\u00ebrvoja ankuese e popullates, aktet e prokuror\u00ebve kan\u00eb treguar qartazi ekzistimin real t\u00eb k\u00ebtyre vrimave t\u00eb zeza, t\u00eb cilat karakterizojn\u00eb veprimtarin\u00eb e nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm prokuror\u00ebsh, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb dekad\u00ebn e fundit, gj\u00eb e cila ka ndikuar n\u00eb krijimin dhe shtimin e korrupsionit galopant n\u00eb R.Maqedonis\u00eb. Puna e dob\u00ebt dhe korruptuese e Prokuroris\u00eb publike, pashmangsh\u00ebm jep rezultatet negative edhe n\u00eb sfera tjera ky\u00e7e t\u00eb organizmit shtet\u00ebror. N\u00eb vitin 2017-t\u00eb, sipas indeksit t\u00eb Korrupsionit n\u00eb sektorin publik dhe politik t\u00eb Transparency International p\u00ebr 180 vende t\u00eb bot\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb sistem vler\u00ebsimi nga 0 n\u00eb 100 pik\u00eb, ku sa m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta pik\u00ebt aq m\u00eb i lart\u00eb korrupsioni, Maqedonia ka marr\u00eb 35 pik\u00eb,\u00a0 Shqip\u00ebria\u00a0 dhe Bosnj\u00eb-Herzegovina 38, Kosova 39, Serbia 41 dhe Mali i Zi 46 pik\u00eb. Fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr korrupsion n\u00eb sektorin publik dhe n\u00eb at\u00eb politik. Maqedonia rezulton vendi me korrupsionin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb rajon, e ndjekur nga Bosnj\u00eb-Hercegovina dhe\u00a0 Shqip\u00ebria. Skandali i p\u00ebrgjimeve na b\u00ebri me dije se korrupsioni n\u00eb sektorin e biznesit \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i friksh\u00ebm, lidhja e biznesit me politik\u00ebn, pasurimi i nj\u00eb numri t\u00eb vog\u00ebl individ\u00ebsh n\u00eb kurrizin e taksapaguesve. Pastaj stopimi i investitor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm, zhdukja e konkurrenc\u00ebs s\u00eb barabart\u00eb ligjore n\u00eb biznes, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb n\u00eb vete.<\/p>\n<p>Sigurisht, jo t\u00eb gjith\u00eb prokuror\u00ebt p\u00ebrfshihen n\u00eb k\u00ebto vrima t\u00eb zeza, por jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nga Prokuroria publike aq sa kan\u00eb mund\u00ebsuar p\u00ebrhapjen dhe mos pengimin e kriminalitetit. E gjitha n\u00eb d\u00ebmin e viktimave t\u00eb vepr\u00ebs penale, pasuris\u00eb publike, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjet\u00ebr, n\u00eb d\u00ebmin e gjithansh\u00ebm shoq\u00ebror. Ata t\u00eb ndershmit e akuz\u00ebs &#8211; prokuror\u00eb, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb hije; kan\u00eb humbur fuqin\u00eb e ndikimit pozitiv, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jan\u00eb izoluar dhe kan\u00eb humbur shpres\u00ebn p\u00ebrball\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tyre hajdut\u00eb dhe t\u00eb paaft\u00eb, servil\u00eb t\u00eb krimit ekonomiko-politik. P\u00ebrjashtuar k\u00ebtu Prokuroria speciale si organ i posa\u00e7\u00ebm i rregulluar me ligj specifik, i kufizuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e skandalit t\u00eb p\u00ebrgjimeve (organ q\u00eb doli nga kompromisi politik, bashkarisht me ndihm\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare).<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb korruptohet nj\u00eb prokuror me an\u00eb t\u00eb ryshfetit? Ndoshta n\u00eb shumic\u00ebn e opinionit egziston ideja se si ndodh di\u00e7ka e k\u00ebtill\u00eb. Se si \u201cdhelprat\u201d e drejt\u00ebsis\u00eb keqp\u00ebrdorin detyr\u00ebn zyrtare. Ndodh q\u00eb prokurori drejtp\u00ebrdrejt ose n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrmjet\u00ebsuesve (zakonisht p\u00ebrdorin nd\u00ebrmjet\u00ebsues, ngase \u00ebsht\u00eb m\u00eb e sigurt\u00eb n\u00eb moszbulim e marrjes s\u00eb ryshfetit) b\u00ebn marr\u00ebveshje korruptive me pal\u00ebn q\u00eb rrezikohet nga sanskioni penal, d\u00ebnimi me para apo burg. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb prokurori, i thirruri i ligjit p\u00ebr hetim dhe ngritje t\u00eb veprave penale, cfar\u00eb b\u00ebn?! E zvarrit hetimin dhe ngritjen e denoncimit penal, me q\u00ebllim q\u00eb l\u00ebnda t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb vjet\u00ebrsim dhe t\u00eb mos ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ngrihet aktakuz\u00eb, apo t`ju shqiptohet d\u00ebnimi kryer\u00ebsve t\u00eb veprave t\u00eb d\u00ebnueshme ligjore. Si\u00e7 po ndodh aktualisht me disa l\u00ebnd\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb speciale, nga gjyqtar\u00ebt bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb t\u00eb ish Kryeministrit Gruevski me shok\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb shum\u00eb forma po zvarrisin kalimin n\u00eb vjet\u00ebrsim t\u00eb veprave penale t\u00eb \u201cpadron\u00ebve\u201d te tyre. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast vjet\u00ebrsimin e b\u00ebjn\u00eb gjyqtar\u00ebt, pasi prokuror\u00ebt e Prokuroris\u00eb publike sigurisht q\u00eb nuk do t\u00eb kishin levizur as shikimin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb hetim t\u00eb ketyre veprave kriminale, e jo m\u00eb t\u00eb ngrinin denoncime.<\/p>\n<p>Ky lloj korrupsioni n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve \u00ebsht\u00eb korrupsion vertikal, sidomos n\u00eb rastet e bujshme t\u00eb figurave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politiko-financiare. Ryshfet dh\u00ebn\u00ebsi drejt\u00ebp\u00ebrdrejt ose t\u00ebrrthorazi me sekser (t\u00eb profilit t\u00eb ndrysh\u00ebm, politik ose jo), korrupton vertikalen e prokuror\u00ebve t\u00eb sistemit, p\u00ebr l\u00ebnd\u00ebn konkrete, q\u00eb nga shkalla e par\u00eb e prokuroris\u00eb e deri n\u00eb K\u00ebshillin e Prokuror\u00ebve. N\u00eb popull njihet shprehja: \u201c<em>e fut l\u00ebnd\u00ebn nd\u00ebr tavolin\u00eb<\/em>\u201d, dmth b\u00ebn vjet\u00ebrsimin e l\u00ebnd\u00ebs konform ligjit. Pasi dihet q\u00eb \u00e7do vep\u00ebr penale ka afatin e vet\u00eb t\u00eb vjet\u00ebrsimit dhe ekzekutimit t\u00eb sanksionit, ashtu si dhe n\u00eb ngritjen e aktakuz\u00ebs. Prandaj ne i shohim p\u00ebrsonat me fuqi politiko- financiare, krimit t\u00eb organizuar, etj., se si kalojn\u00eb \u201cpa u lagur\u201d nga sht\u00ebpia e drejt\u00ebsis\u00eb, me gjith\u00eb ato veprat penale q\u00eb u r\u00ebndojn\u00eb mbi shpin\u00eb.<\/p>\n<p>Vjet\u00ebrsimi i l\u00ebnd\u00ebs ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb si n\u00eb rastin kur n\u00eb organin e akuz\u00ebs \u00ebsht\u00eb denoncuar nj\u00eb kriminel nga pala e d\u00ebmtuar ose ajo me interes juridik; qytetar i cili \u00ebsht\u00eb i njoftuar me nj\u00eb vep\u00ebr penale dhe q\u00eb ka obligim ligjor ta paraqes\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn para organeve kompetente; kur prokuror\u00ebt nxitur nga presioni shoq\u00ebror &#8211; mediatik p\u00ebr raste t\u00eb caktuara, detyrohen t\u00eb hetojn\u00eb dhe ngren\u00eb denoncim penal (si p.sh. ngjarjet e sulmit n\u00eb parlament); ato t\u00eb ngritura nga institucionet tjera shtet\u00ebrore q\u00eb hetojn\u00eb dhe kan\u00eb obligim ngritjen e denoncimeve penale, etj. Megjithat\u00eb, me metodologjine e vet\u00eb t\u00eb korruptuar, prokuror\u00ebt zvarrisin procedurat hetimore, n\u00eb disa raste edhe gjat\u00eb procesit penal pran\u00eb gjykatave, shkaktojn\u00eb qellimisht vjet\u00ebrsimin, me metodologjin\u00eb e p\u00ebrvet\u00ebsuar nd\u00ebr vite, at\u00eb t\u00eb pala\u00e7ove t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Ne raste te tjera, ryshfeti i nxit prokuror\u00ebt t\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00ebllimisht interpretime t\u00eb gabuara t\u00eb Ligjit penal dhe Ligjit t\u00eb procedur\u00ebs penale. Pastaj n\u00eb vertikalen e ryshfetit, i arsyetojn\u00eb aktgjykimet p\u00ebr t\u00eb mbuluar nj\u00ebri- tjetrin. M\u00ebnyra tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb kur prokurori ligj\u00ebrisht obligohet t\u00eb ndjek\u00eb dhe denoncoj\u00eb kryer\u00ebsin e nj\u00eb vepre penale, megjithat\u00eb b\u00ebn \u201csy gjum\u00eb\u201d, i mbyll syt\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb, e i hap syt\u00eb e gryk\u00ebsis\u00eb, bashk\u00ebpunon me krimin q\u00eb n\u00eb faz\u00ebn hetuese, ju tregon mund\u00ebsin\u00eb e denoncimit ose d\u00ebnimit t\u00eb mundsh\u00ebm autor\u00ebve, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe \u00e7mimin e n\u00ebnkuptuar t\u00eb mosngritjes s\u00eb k\u00ebtij denoncimi. Madje sjell situat\u00ebn n\u00eb at\u00eb pik\u00eb q\u00eb propozimin e ryshfetit ta b\u00ebj\u00eb vet\u00eb i rrezikuari nga drejt\u00ebsia, n\u00eb form\u00eb \u201cmir\u00ebnjohjeje\u201d p\u00ebr subjektin e drejt\u00ebsis\u00eb &#8211; prokurorin.<\/p>\n<p>Vrima e dyt\u00eb e zez\u00eb n\u00eb organin e akuz\u00ebs, \u00ebsht\u00eb shantazhi jetik, k\u00ebrc\u00ebnimi i jet\u00ebs dhe i familjar\u00ebve t\u00eb prokuror\u00ebve kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje ndjekja dhe denoncimi i kriminel\u00ebve me rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb. Rreziku mund t\u00eb jet\u00eb edhe i n\u00ebnkuptuar, kur prokurori nuk e nd\u00ebrmerr aktin e duhur, nga frika e rrezikshm\u00ebris\u00eb q\u00eb i paraqet i kryer\u00ebsi i vepr\u00ebs antiligjore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00e7far\u00eb b\u00ebn subjekti i drejt\u00ebsis\u00eb?! Struket n\u00eb \u201czyr\u00ebn e tij\u201d \u2013 mosveprim, k\u00ebrkon t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t`ju shmangur pun\u00ebs s\u00eb obliguar ligjore, gjithmon\u00eb n\u00eb d\u00ebmin e t\u00eb mir\u00ebs publike, por aman n\u00eb interesin e ruajtes s\u00eb vendit t\u00eb pun\u00ebs, karrier\u00ebs prej prokurori, qoft\u00eb ky prokuror kukull. Her\u00eb \u2013 her\u00eb, ndodh q\u00eb edhe pse prokurori ka ngritur denoncimin penal, gjat\u00eb procedur\u00ebs se met\u00ebjshme, nga presioni i frik\u00ebs, ndryshon kualifikimin e vepr\u00ebs penale, n\u00eb dobi t\u00eb krimit, ose heq dor\u00eb nga ndjekja penale, me justifikime antiligjore q\u00eb pijne uj\u00eb vet\u00ebm n\u00eb shtetin e kalbur juridik.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb a mund t\u00eb arsyetohet humanisht nj\u00eb veprim i k\u00ebtill\u00eb n\u00eb rast shantazhi jetik?!, Absolutisht jo, p\u00ebrkundrazi, subjekti i akuz\u00ebs \u2013 prokurori, me k\u00ebt\u00eb akt b\u00ebn keqp\u00ebrdorimin e detyr\u00ebs, shkel ligjin dhe besimin e qytetar\u00ebve. N\u00eb fund t\u00eb fundit, si \u00e7do person tjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e tij ka rrezik, si\u00e7 jan\u00eb polic\u00ebt, ushtar\u00ebt, zjarrfik\u00ebsit, minator\u00ebt, nj\u00ebsit\u00eb speciale, e t\u00eb tjer\u00eb, ashtu edhe prokuror\u00ebt obligohen ta b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn me ndershm\u00ebri dhe t\u00eb rrezikojn\u00eb n\u00ebse duhet, pavar\u00ebsisht rrethanave t\u00eb v\u00ebshtira. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, le t\u00eb japin dor\u00ebheqje nga detyra e caktuar, t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr, p\u00ebrshtatsh\u00ebm me karakterin e tyre e jo t\u00eb shtryt\u00ebzojn\u00eb pozit\u00ebn dhe pag\u00ebn e prokurorit, n\u00eb d\u00ebmin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, mir\u00ebqenies s\u00eb pergjithshme. Duhet t\u00eb dim\u00eb dicka q\u00eb shum\u00eb her\u00eb kjo lloj\u00eb frike, \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e padituris\u00eb, injoranc\u00ebs, munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb procesi t\u00eb drejt\u00eb mendor, p\u00ebr idealizimin e veprimtaris\u00eb edhe n\u00eb rrethana t\u00eb v\u00ebshtira. Kemi parasysh p\u00ebrndjek\u00ebsin e madh t\u00eb mafies italiane, gjykat\u00ebsin hetimor Giovani Falcone, p\u00ebrball\u00ebsin e fort\u00eb kund\u00ebr kriminalitetit, shkaktari i shkat\u00ebrrimit t\u00eb mafias fam\u00ebkeqe \u201cCosa nostra\u201d. Pavar\u00ebsisht se k\u00ebt\u00eb e pagoi me nj\u00eb cmim t\u00eb lart\u00eb, jet\u00ebn e tij. Falkone, raportin me frik\u00ebn dhe k\u00ebrc\u00ebnimet i pa n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb dinjitoze. Ai deklaronte: \u00a0\u201c<em>Kush hesht dhe kthen kok\u00ebn m\u00ebnjan\u00eb vdes \u00e7doher\u00eb q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb; kush ec\u00ebn me kok\u00ebn lart, vdes ve\u00e7 nj\u00ebher\u00eb\u201d.<\/em><\/p>\n<p>Si vrime e tret\u00eb e zez\u00eb e prokuror\u00ebve, na paraqitet paaft\u00ebsia juridike, atje ku krimi gjen hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb duhur p\u00ebr t\u00eb vazhduar tutje. Prokuror q\u00eb nuk kan\u00eb lidhje me profesionin e prokurorit, analfabet\u00eb juridik q\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend pune. Si mundet ky lloj personi t\u00eb b\u00ebhet avokat i interesit publik, kur ai nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb dhe ngreje nj\u00eb denoncim t\u00eb duhur; nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiloj\u00eb dhe mbroj\u00eb me sukses akuz\u00ebn para gjykat\u00ebs, edhe n\u00ebse shpirt\u00ebrisht do ta d\u00ebshironte dicka t\u00eb till\u00eb, por thjesht \u00ebsht\u00eb i pamundsh\u00ebm, i pashkolluar sa duhet p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb p\u00ebrfaqson. Aq m\u00eb tep\u00ebr me munges\u00eb vullneti p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb dicka t\u00eb till\u00eb. Nj\u00eb klloun i veshur me postin e njeriut t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, kur para hund\u00ebs s\u00eb tij b\u00ebhen krime, q\u00ebndron shurdhmemec!<\/p>\n<p>N\u00eb r\u00ebnditjen e vrimave t\u00eb zeza t\u00eb prokuris\u00eb, si ajo me rrezikshmja, \u00ebsht\u00eb padyshim ndikimi politik mbi organin e akuz\u00ebs. Politika n\u00ebp\u00ebrmjet mekanizmave ligjore ndikon tek veprimtaria e prokuror\u00ebve, pasi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe t\u00ebrthort\u00eb, ndikon n\u00eb em\u00ebrimin dhe shkarkimin e tyre, duke filluar nga Prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm, prokurorit\u00eb themelore, Apelit, e m\u00eb pastaj te K\u00ebshilli gjyq\u00ebsor. Mjerisht, n\u00eb katrahur\u00ebn ton\u00eb t\u00eb jurisprudenc\u00ebs, pavar\u00ebsia e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm ilizion, formalitet i shkruar n\u00eb ligj. N\u00eb shtete t\u00eb dob\u00ebta, sic \u00ebsht\u00eb R.Maqedonis\u00eb, raporti mes politik\u00ebs dhe organit t\u00eb akuz\u00ebs, \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb var\u00ebsi t\u00eb verb\u00ebr. Tregues m\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb i k\u00ebsaj vrime t\u00eb zez\u00eb, jan\u00eb d\u00ebshmit\u00eb e dala nga skandali i p\u00ebrgjimeve.<\/p>\n<p>Prokuror\u00ebt e t\u00eb gjitha niveleve, ata q\u00eb b\u00ebhen pal\u00eb me krimin politik, i n\u00ebnshtrohen presionit t\u00eb pushtetar\u00ebve p\u00ebr interesat karrieriste ose mbajtjes s\u00eb pozicioneve nga frika e hakmarrjes s\u00eb pushtetit, frika e shkarkimit ose delegimit n\u00eb pozicione m\u00eb t\u00eb pavolitshme brenda institucionit t\u00eb akuz\u00ebs, me \u00e7ka shesin dinjitetin e vetes dhe profesionit. Jo rast\u00ebsisht gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb ekzistimit t\u00eb shtetit, nuk kemi politikan\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb d\u00ebnuar ose ndjekur penalisht, qoft\u00eb edhe t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs, nga n\u00ebnktoka e krimit apo biznesit. P\u00ebrjashtuar l\u00ebnd\u00ebt e Prokuroris\u00eb speciale, si organ i pavarur nga Prokuroria e p\u00ebrgjithshme, nd\u00ebr vite, kemi vet\u00ebm disa persona \u2013 figura publike, t\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr hesape politike nga partit\u00eb n\u00eb pushtet, asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Arsyet e lartp\u00ebrmendura &#8211; vrimat e zeza t\u00eb prokuroris\u00eb, jan\u00eb disa prej shkaktar\u00ebve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb kapjen e organit t\u00eb akuz\u00ebs nga kriminaliteti. E n\u00ebse nj\u00eb dit\u00eb qeveria do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb reforma prej v\u00ebrteti, duhet pik\u00ebrisht t\u00eb filloj\u00eb n\u00eb asgj\u00ebsimin e k\u00ebtyre shkaqeve, me an\u00eb t\u00eb skanerit t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb prokuror\u00ebve, si\u00e7 po b\u00ebn qeveria e R.Shqip\u00ebris\u00eb me reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Esht\u00eb e nevojshme t\u00eb kuptojm\u00eb reformat e d\u00ebshtuara t\u00eb qeverive t\u00eb kaluara, mosfunskionimin dhe demagogjin\u00eb qeveritare, vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb fillojm\u00eb t\u00eb rrug\u00ebtojm\u00eb n\u00eb zgjidhjen e v\u00ebrtet\u00eb. Problemi nuk \u00ebsht\u00eb sistemi m\u00eb vete, por individi brenda sistemit, \u00ebsht\u00eb prokurori, korrupsioni dhe paaft\u00ebsia e tij, m\u00eb pastaj ky individ e krijon sistemin automatikisht. Shkarkimi dhe z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsimi i \u201cmoll\u00ebve t\u00eb kalbura\u201d \u2013 \u00ebsht\u00eb hapi i par\u00eb i reform\u00ebs serioze, pastaj p\u00ebrgatitja profesionale, q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs tek pala shqiptare \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb mjeruesh\u00ebm, si aspekti i korrupsionit ashtu edhe profesionalizmit, p.sh., Prokuroria dhe gjyq\u00ebsori i Apelit n\u00eb Gostivar, nj\u00eb \u201cxhung\u00ebl\u201d e v\u00ebrtet\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, e cila fatkeq\u00ebsisht p\u00ebrfshin me shumic\u00eb vendbanimet shqiptare.<\/p>\n<p>I referohemi gjendjes aktuale n\u00eb shtet, ku edhe gati pas dy vitesh t\u00eb qeveris\u00eb se re, edhe m\u00eb tej shohim nj\u00eb Prokurori publike t\u00eb padukshme me reforma, gati me t\u00eb nj\u00ebjtat figura t\u00eb inkriminuara t\u00eb korrupsionit t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, ndoshta me Prokuror t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt se paraardh\u00ebsi i tij (theksojm\u00eb qasjen e gabuar q\u00eb pati Kryeprokurori, me procesin penal t\u00eb vrasjes s\u00eb vog\u00eblushit shqiptar, Almirit) dhe pavar\u00ebsisht vullnetit qeveritar p\u00ebr tu ringritur ky sistem, por me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u00ebsht\u00eb e kot\u00eb.<\/p>\n<p>Me \u201cmoll\u00eb t\u00eb kalbura\u201d nuk ngrihet ky sistem, \u00ebsht\u00eb si ta spostosh moll\u00ebn e kalbur brenda shport\u00ebs s\u00eb moll\u00ebve, nga nj\u00eb cep n\u00eb tjetrin, ajo p\u00ebrseri do prish\u00eb gjith\u00eb shport\u00ebn. Paralajm\u00ebrimet e radh\u00ebs s\u00eb Kryeministrit Zaev, se pas procesit p\u00ebrmbyll\u00ebs me \u00e7\u00ebshtjen e referendumit p\u00ebr emrin, t\u00eb fillohet me reformat n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, duket deri diku shpres\u00ebdh\u00ebn\u00ebse n\u00eb ket\u00eb tunel t\u00eb err\u00ebt kriminaliteti, pavar\u00ebsisht se kjo reform\u00eb nuk do duhej t\u00eb anashkalohet nga asnj\u00eb pro\u00e7es tjet\u00ebr, sado e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr lind nevoja p\u00ebr reforma serioze n\u00eb organin e akuz\u00ebs, n\u00eb shkat\u00ebrrimin e k\u00ebtyre vrimave t\u00eb zeza q\u00eb gllab\u00ebrojne drejt\u00ebsin\u00eb, mir\u00ebqenien shoq\u00ebrore. K\u00ebrkesa p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb strukturat euro-atlantike, me prokurori t\u00eb kapur prej krimit, paras\u00eb dhe pushtetit, \u00ebsht\u00eb absurde. Rivl\u00ebr\u00ebsimi i figur\u00ebs s\u00eb prokurorit, duhet t\u00eb jet\u00eb bazik n\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Rishikimi i procedimeve dhe vendimeve q\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb prokurori n\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e bujshme; aft\u00ebsia profesionale; pasuria e tij dhe familjareve n\u00eb raport me t\u00eb ardhurat ligjore; shantazhet politike dhe jetike, t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb rishikim nga organe t\u00eb specializuara me monitorim nd\u00ebrkomb\u00ebtar, p\u00ebr t\u00eb pastruar \u201cmoll\u00ebt e kalbura\u201d nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. Pastrimi i t\u00eb korruptuarve pastaj le t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb \u201cvath ne vesh\u201d p\u00ebr prokuror\u00ebt e rinj q\u00eb do ti bashkangjiten sistemit, se edhe ata n\u00eb nj\u00eb t\u00eb neserme, mund ti n\u00ebnshtrohen procesit t\u00eb rivler\u00ebsimit t\u00eb figur\u00ebs s\u00eb prokurorit, deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb s\u00eb personit dhe familjar\u00ebve t\u00eb tij; past\u00ebrtia e kandidatit p\u00ebr prokuror n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e krimit t\u00eb organizuar; aft\u00ebsia profesional\u00eb, heqja dor\u00eb nga privat\u00ebsia (me t\u00eb cil\u00ebn prokurori n\u00ebp\u00ebrmjet paisjeve t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kontroll t\u00eb vazhduesh\u00ebm nga organe mbykqyr\u00ebse).<\/p>\n<p>Korrupsioni i Prokurorise publike, kalb gjith\u00eb aparatin shtet\u00ebror, varf\u00ebron popullat\u00ebn si pasoj\u00eb e t\u00ebrrthort\u00eb e saj. Mos flasim pastaj p\u00ebr pasojat psikike q\u00eb lind situata e r\u00ebnduar ekonomike, depresionet masive, dhuna dhe devijimet shoq\u00ebrore q\u00eb gjeneron ky fenomen i tmerrsh\u00ebm. Sipas t\u00eb dhenave statistikore, n\u00eb R.Maqedonis\u00eb jetojn\u00eb n\u00ebn pragun e varf\u00ebris\u00eb mbi 445.000 njer\u00ebz, nd\u00ebrsa \u00e7do i kat\u00ebrti f\u00ebmij\u00eb sipas UNICEF- jeton n\u00eb varf\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ngrihemi, sensibilizojm\u00eb dhe p\u00ebrkrahim qeverin\u00eb e re, p\u00ebr reforma sa m\u00eb t\u00eb duhura n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb. Referendumi i suksessh\u00ebm mund t\u00eb jet\u00eb sipas t\u00eb gjitha gjasave, fillimi i mbar\u00eb i k\u00ebsaj reforme t\u00eb shum\u00ebpritur n\u00eb drejt\u00ebsi, me mb\u00ebshtetje t\u00eb parezerv\u00eb edhe t\u00eb komunitetit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, mb\u00ebshtetje e cila v\u00ebrehet n\u00eb perkrahjen intensive t\u00eb Marr\u00ebveshjes me Greqin\u00eb, stimulit p\u00ebr referendum t\u00eb suksessh\u00ebm, sigurisht edhe n\u00eb integrimet e nes\u00ebrme n\u00eb aleancat ushtarake dhe evropiane, do t\u00eb jet\u00eb e njejta p\u00ebrkrahje.<\/p>\n<p>\u201c<em>Bashk\u00ebpunimi n\u00eb krimin e korrupsionit shpesh \u00ebsht\u00eb indiferenca jon\u00eb<\/em>\u201d \u2013 thot\u00eb ish politikanja amerikane Bess Majerson. Andaj duhet t\u00eb jemi aktiv n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje jetike p\u00ebr shtetin e se drejt\u00ebs, e jo t\u00eb shnd\u00ebrohemi n\u00eb militante t\u00eb verb\u00ebr partiak; servil\u00eb q\u00eb nuk i hetojn\u00eb as prangat e veta t\u00eb varf\u00ebris\u00eb; puthador t\u00ebrbues p\u00ebr udh\u00ebheq\u00ebs hajdut\u00eb, n\u00eb shpres\u00ebn e nj\u00eb vendi pune apo \u201ckore buke\u201d. Nj\u00eb popull i dinjitetsh\u00ebm k\u00ebrkon asgjesimin e shkaktar\u00ebve t\u00eb s\u00eb keqes, e nuk pajtohet me kriminalitetin, por d\u00ebshiron reforma serioze n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb mir\u00ebqenies mbar\u00eb shoq\u00ebrore. Le t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb dinjitetsh\u00ebm, dasht\u00eb i Gjith\u00ebmundshmi Zot!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Alpin Ollogu \u00c7far\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, sesa ndjekja dhe vendosja para drejt\u00ebsis\u00eb e kryer\u00ebsve t\u00eb veprave penale?! Asgj\u00eb, asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26374,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-26373","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26373"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26373"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26373\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26375,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26373\/revisions\/26375"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/26374"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26373"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26373"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26373"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}