{"id":26447,"date":"2018-10-16T17:30:35","date_gmt":"2018-10-16T15:30:35","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=26447"},"modified":"2018-10-16T17:30:35","modified_gmt":"2018-10-16T15:30:35","slug":"turqia-pastori-brunson-gazetari-khashoggi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=26447","title":{"rendered":"Turqia, pastori Brunson, gazetari Khashoggi"},"content":{"rendered":"<p class=\"entry-title\"><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Screenshot_2018-10-16-17-25-59-1.png\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-26448\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Screenshot_2018-10-16-17-25-59-1.png\" alt=\"\" width=\"720\" height=\"473\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Screenshot_2018-10-16-17-25-59-1.png 720w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Screenshot_2018-10-16-17-25-59-1-300x197.png 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/10\/Screenshot_2018-10-16-17-25-59-1-105x70.png 105w\" sizes=\"(max-width: 720px) 100vw, 720px\" \/><\/a>Nga Bujar M. HOXHA<\/strong><\/p>\n<p>Pesha rajonale dhe globale gjithnj\u00eb e n\u00eb shtim e Turqis\u00eb v\u00ebrtetohet me fuqin\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb prodhuar lajm nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb \u00e7do moment. Me fare pak p\u00ebrjashtime, media bot\u00ebrore e ka at\u00eb p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb n\u00eb lajmet kryesore. Askush nuk mund ta mohoj\u00eb m\u00eb faktin se ky vend, me rolin dhe z\u00ebrin spikat\u00ebs n\u00eb rendin e ri global ende n\u00eb trajt\u00ebsim, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb aktor v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb nxjerrsh\u00ebm jasht\u00eb skene, v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ulsh\u00ebm n\u00eb gjunj\u00eb. Dy ngjarjet e fundit tregojn\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, qoft\u00eb lirimi i nj\u00eb pastori amerikan apo zhdukja e nj\u00eb gazetari arab n\u00eb konsullat\u00ebn saudite n\u00eb Stamboll.<\/p>\n<p>Andrew Brunson, pastori amerikan i mbajtur p\u00ebr dy vite pas hekurave n\u00eb Turqi, iu g\u00ebzua m\u00eb n\u00eb fund para tre dit\u00ebsh lirimit t\u00eb tij. Nj\u00eb gjykat\u00eb turke e liroi at\u00eb pasi e d\u00ebnoi me m\u00eb tep\u00ebr se tre vite burg p\u00ebr ndihm\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb organizatave terroriste. Koha e kaluar n\u00eb burg dhe n\u00eb arrest sht\u00ebpie i mjaftuan pastorit p\u00ebr t\u2019u liruar dhe p\u00ebr ta par\u00eb veten pas pak or\u00ebsh n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb.<\/p>\n<p>Ky person nuk u shpall i pafajsh\u00ebm, por u d\u00ebnua p\u00ebr aq sa u mund t\u00eb provohej veprimtaria e tij n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtetit turk. Kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme! Nj\u00eb pjes\u00eb e akuz\u00ebs nuk mundi t\u00eb provohej p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit t\u00eb d\u00ebshmive t\u00eb ca prej d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Lirimi i tij ishte nj\u00eb vendim gjykate, jo nj\u00eb vendim politik!<\/p>\n<p>Pas nj\u00ebzet e kusur vitesh n\u00eb Turqi, pastori u p\u00ebrcoll me shprehjen, t\u00eb huazuar nga nj\u00eb e p\u00ebrditshme turke, \u201cSe mos e provon p\u00ebrs\u00ebri!\u201d P\u00ebr lirimin e tij u p\u00ebrdor shum\u00eb\u00e7ka, q\u00eb nga retorika agresive e Trump-it dhe Mike Pence-it te sanksionet dhe goditja e lir\u00ebs turke. Gjat\u00eb dy muajve t\u00eb fundit, a di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb, Turqia u p\u00ebrball me presionin e partnerit strategjik, aleatit t\u00eb NATO-s, n\u00eb m\u00eb t\u00eb fundit segment t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb midis dy vendeve. Sanksionet ndaj dy zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb turke, ato ekonomike, dhe sulmi financiar mbi monedh\u00ebn vendase ishin pjesa m\u00eb e dukshme e k\u00ebtij presioni. Kriza p\u00ebrfundoi me fal\u00ebnderimin e Trump-it p\u00ebr presidentin turk, me bekimin teatral t\u00eb presidentit amerikan n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb nga pastori Brunson.<\/p>\n<p>Gjuha e Trump-it dhe e z\u00ebvend\u00ebsit t\u00eb tij ka qen\u00eb, mes t\u00eb tjerash, pa p\u00ebrjashtuar faktorin gjeopolitik, n\u00eb funksion t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb n\u00ebntorit n\u00eb SHBA, t\u00eb mesmandatit, ky\u00e7e p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb n\u00eb detyr\u00eb, teksa \u00ebsht\u00eb i domosdosh\u00ebm p\u00ebr suksesin elektoral mobilizimi i votuesve evangjelist\u00eb. A nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur me sukses retorika antiturke m\u00eb her\u00ebt dhe n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Holand\u00eb dhe n\u00eb Gjermani, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur ve\u00e7 k\u00ebto dy shtete? N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kriz\u00ebs, gabon ai q\u00eb e sheh lirimin e pastorit Brunson si zmbrapsje t\u00eb Erdo\u011fan-it, si l\u00ebshim t\u00eb detyruar prej turqve. T\u00eb dyja pal\u00ebt mohuan q\u00eb t\u00eb ket\u00eb patur negociata ose l\u00ebshime t\u00eb n\u00ebndheshme. Por edhe n\u00eb qoft\u00eb k\u00ebshtu, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq, kjo tregon ve\u00e7 q\u00eb amerikan\u00ebt e kan\u00eb patur t\u00eb pamundur t\u00eb gjejn\u00eb tjet\u00ebr rrug\u00ebdalje p\u00ebrball\u00eb q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb hapur turke, vendosm\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos iu dor\u00ebzuar presionit, dhe respektimit t\u00eb rrug\u00ebs gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Lira turke rezistoi, ka fituar goxha terren gjat\u00eb dy jav\u00ebve t\u00eb fundit, ekonomia turke vazhdon t\u00eb mbahet n\u00eb binar\u00eb t\u00eb fort\u00eb, dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, kriza ka sh\u00ebrbyer n\u00eb nj\u00eb aspekt dhe p\u00ebr mir\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsi nisjes n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb aksioni antiinflacionist me rezultate t\u00eb dukshme q\u00eb n\u00eb fillim. Lirimi i pastorit nuk n\u00ebnkupton gjithsesi mbarimin e mosmarr\u00ebveshjeje mes dy aleat\u00ebve strategjik\u00eb, as rifitimin e besimit. Nj\u00eb varg \u00e7\u00ebshtjesh t\u00eb tjera e mbajn\u00eb kriz\u00ebn t\u00eb gjall\u00eb, mes t\u00eb tjerash mb\u00ebshtetja amerikane p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb kurde t\u00eb YPG-s\u00eb n\u00eb Siri, t\u00eb vler\u00ebsuar si terroriste nga Ankaraja zyrtare dhe si krahu i armatosur i PKK-s\u00eb n\u00eb vendin fqinj. Presidenti turk ka paralajm\u00ebruar s\u00eb fundi p\u00ebr nj\u00eb aksion tjet\u00ebr ushtarak n\u00eb tok\u00ebn siriane, t\u00eb ngjash\u00ebm me dy pararend\u00ebsit, n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb shmangur krijimin e nj\u00eb korridori k\u00ebrc\u00ebnues terrorist p\u00ebrgjat\u00eb kufirit turk, posa\u00e7\u00ebrisht n\u00eb lindje t\u00eb Eufratit.<\/p>\n<p>T\u00eb vijm\u00eb te \u00e7\u00ebshtja tjet\u00ebr, po aq e ndjeshme. Jamal Khashoggi, gazetari arab i nj\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshmeje amerikane, nj\u00eb her\u00eb e nj\u00eb koh\u00eb i af\u00ebrt me oborrin mbret\u00ebror saudit dhe me poste drejtuese, ve\u00e7mas n\u00eb shtypin saudit, p\u00ebr t\u2019u kthyer m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb z\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm kund\u00ebrv\u00ebn\u00ebs ndaj politikave m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb princit t\u00eb kuror\u00ebs, hyri plot dy jav\u00eb t\u00eb shkuara n\u00eb konsullat\u00ebn e Arabis\u00eb Saudite n\u00eb Stamboll p\u00ebr t\u00eb mos u par\u00eb m\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e m\u00ebpastajme, pavar\u00ebsisht pretendimeve t\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb konsullat\u00ebs, tregojn\u00eb se ai nuk ka dal\u00eb q\u00eb andej. Njer\u00ebzit me m\u00eb shum\u00eb njohje me t\u00eb n\u00eb Turqi e b\u00ebjn\u00eb eliminimin e tij fakt t\u00eb kryer, di\u00e7ka q\u00eb e kan\u00eb shprehur q\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e para.<\/p>\n<p>Eliminimi i tij n\u00eb Stamboll nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i thjesht\u00eb i heqjes qafe t\u00eb nj\u00eb z\u00ebri t\u00eb bezdissh\u00ebm p\u00ebr saudit\u00ebt. Ai ngjan m\u00eb shum\u00eb me rr\u00ebzimin e avionit rus tre vite t\u00eb shkuara, si nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta v\u00ebn\u00eb Turqin\u00eb me shpatulla pas muri n\u00eb bot\u00ebn arabe pik\u00ebrisht nga ata q\u00eb ndihmuan n\u00eb organizimin e grushtit t\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb shtetit t\u00eb korrikut t\u00eb 2016-s. Vrasja nuk \u00ebsht\u00eb kaq e \u201cpafajshme\u201d, por me pasoja gjeostrategjike n\u00eb rajon e m\u00eb gjer\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha pistat t\u00eb \u00e7ojn\u00eb te vrasja gjakftohte. Mosfunksionimi i kamerave brenda konsullat\u00ebs, d\u00ebrgimi n\u00eb sht\u00ebpi at\u00eb t\u00eb mart\u00eb i punonj\u00ebsve turq t\u00eb t\u00eb gjitha ambienteve t\u00eb saj, ardhja me dy avion\u00eb e 15 personave po at\u00eb dit\u00eb dhe largimi i shpejt\u00eb i tyre pas pak or\u00ebsh n\u00eb dy vendmb\u00ebrritje t\u00eb ndryshme, jan\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb element\u00eb q\u00eb i m\u00ebshojn\u00eb teoris\u00eb s\u00eb vrasjes. Ka z\u00ebra po ashtu p\u00ebr filmime dhe p\u00ebr regjistrime z\u00ebri n\u00eb duart e autoriteteve turke, por gjer m\u00eb tani t\u00eb pakonfirmuara. Pas k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb para nj\u00eb jave, m\u00eb n\u00eb fund nj\u00eb ekip turk hetimi ka mundur t\u00eb hyj\u00eb mbr\u00ebmjen e s\u00eb h\u00ebn\u00ebs n\u00eb konsullat\u00ebn saudite. Rezultatet priten t\u00eb jepen brenda pak k\u00ebtyre dy apo tre dit\u00ebve.<\/p>\n<p>Mbreti saudit ka biseduar n\u00eb telefon m\u00eb s\u00eb pari me presidentin turk, e pastaj me at\u00eb amerikan. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, do t\u00eb vizitoj\u00eb Ankaran\u00eb pas Riadit. Sipas medias amerikane, Arabia Saudite po b\u00ebhet gati ta pranoj\u00eb vrasjen si nj\u00eb, \u201cmarrje n\u00eb pyetje q\u00eb shkoi keq\u201d, duke mohuar kategorikisht p\u00ebrfshirjen e qeveris\u00ebsve t\u00eb saj n\u00eb t\u00eb. \u201c<em>Arab News<\/em>\u201d citon sot presidentin Trump, q\u00eb flet p\u00ebr \u201crogue killers\u201d, p\u00ebr \u201cvras\u00ebs jasht\u00eb kontrollit\u201d, sipas p\u00ebrkthimit t\u00eb \u201cZ\u00ebrit t\u00eb Amerik\u00ebs\u201d. T\u00eb pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb personat e mb\u00ebrritur at\u00eb dit\u00eb n\u00eb konsullat\u00eb, q\u00eb u pretendua t\u00eb ken\u00eb ardhur n\u00eb Stamboll p\u00ebr turiz\u00ebm por q\u00eb q\u00ebndruan vet\u00ebm pak or\u00eb, aq sa p\u00ebr t\u00eb mbaruar pun\u00ebn, si\u00e7 duket, flitet se jan\u00eb arrestuar. Drama e gazetarit Xhemal Kash\u00ebk\u00e7\u00eb (Cemal Ka\u015f\u0131k\u00e7\u0131), i njohur k\u00ebshtu n\u00eb Turqi, ngjan se po vjen drejt fundit, me daljen m\u00eb t\u00eb but\u00eb t\u00eb mundshme prej kriz\u00ebs, duke ua l\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb ca personave t\u00eb pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Jeta do t\u2019i kthehet k\u00ebshtu normalitetit me nj\u00eb kapak t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb ngjarjes, ama jeta e gazetarit nuk do t\u00eb jet\u00eb e mundur t\u00eb kthehet m\u00eb. Ngjarja \u00ebsht\u00eb sidoqoft\u00eb nj\u00eb njoll\u00eb e fort\u00eb p\u00ebr pushtetin mbret\u00ebror saudit.<\/p>\n<p>Turqia, si pal\u00eb e interesuar p\u00ebr zbardhjen e ngjarjes, ka vepruar me kujdes, por vendosm\u00ebrisht. Autoritetet turke kan\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulur p\u00ebr sqarimin e \u00e7\u00ebshtjes, pa e th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e fundit, ndryshe, duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet n\u00eb opinion se kan\u00eb shpresuar n\u00eb nj\u00eb lajm t\u00eb mir\u00eb. Kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb hapur p\u00ebr bashk\u00ebpunim p\u00ebr zbardhjen e misterit t\u00eb zhdukjes s\u00eb gazetarit, por pa toleruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Q\u00ebndrimi korrekt ka shmangur kthimin e Turqis\u00eb n\u00eb nj\u00eb objekt goditjeje, duke e shfaqur at\u00eb si vendin m\u00eb t\u00eb interesuar p\u00ebr zbulimin e fatit t\u00eb Khashoggi-t.<\/p>\n<p><strong>\/tesheshi.com\/\u00a0 \u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar M. HOXHA Pesha rajonale dhe globale gjithnj\u00eb e n\u00eb shtim e Turqis\u00eb v\u00ebrtetohet me fuqin\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse t\u00eb saj p\u00ebr t\u00eb prodhuar lajm nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb \u00e7do moment. Me fare&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26448,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-26447","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26447"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26447"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26447\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26449,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26447\/revisions\/26449"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/26448"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26447"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26447"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26447"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}