{"id":26744,"date":"2018-12-02T15:32:10","date_gmt":"2018-12-02T14:32:10","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=26744"},"modified":"2018-12-02T15:32:10","modified_gmt":"2018-12-02T14:32:10","slug":"autorja-e-romanit-ezan-osmanlinjte-nuk-rrenuan-dhe-nuk-dogjen-por-ndertuan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=26744","title":{"rendered":"Autorja e romanit &#8220;Ezan&#8221;: Osmanlinjt\u00eb nuk rr\u00ebnuan dhe nuk dogj\u00ebn, por nd\u00ebrtuan"},"content":{"rendered":"<p class=\"selectionShareable\"><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/thumbs_b_c_505316cc43635126aba1cb76c04841c6-1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-26745\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/thumbs_b_c_505316cc43635126aba1cb76c04841c6-1.jpg\" alt=\"\" width=\"816\" height=\"486\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/thumbs_b_c_505316cc43635126aba1cb76c04841c6-1.jpg 816w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/thumbs_b_c_505316cc43635126aba1cb76c04841c6-1-300x179.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/thumbs_b_c_505316cc43635126aba1cb76c04841c6-1-768x457.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 816px) 100vw, 816px\" \/><\/a>Romani &#8220;Ezan&#8221;, i shkrimtares s\u00eb shp\u00ebrblyer nga Osijeku i Kroacis\u00eb, Ivana Shojat, u kthye n\u00eb historin\u00eb e larg\u00ebt t\u00eb shekullit t\u00eb 16-t\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn e Sulejmanit t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm, kur Perandoria Osmane p\u00ebrjetoi kulmin e saj kulturor dhe territorial. Personazhi kryesor i romanit \u00ebsht\u00eb Ibrahimi, i cili n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij i rr\u00ebfen djalit t\u00eb tij, duke shikuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn dhe jet\u00ebn e tij. Ibrahimi dikur ishte Luka, nj\u00eb djal q\u00eb u dor\u00ebzohet turqve n\u00eb devshirme, i cili d\u00ebrgohet m&#8217;u n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Perandoris\u00eb s\u00eb madhe Osmane, ku Ibrahimi b\u00ebhet jeni\u00e7er.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke pasur parasysh terma t\u00eb shumta nga ajo koh\u00eb, t\u00eb cilat Shojat n\u00eb k\u00ebt\u00eb roman i &#8220;rip\u00ebrcakon&#8221; nga negative n\u00eb pozitive dhe anasjelltas, hyrja n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb sigurisht ishte e rrezikshme dhe k\u00ebrkohen shum\u00eb informacione, ashtu q\u00eb autorja t\u00eb mos bie n\u00eb at\u00eb q\u00eb e quan falsifikim, di\u00e7ka e shpikur dhe prodhim t\u00eb mitologjive t\u00eb reja. Prandaj, p\u00ebrve\u00e7 let\u00ebrsis\u00eb, ajo \u00ebsht\u00eb konsultuar me miqt\u00eb e saj dervish\u00eb dhe miq t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb cil\u00ebt e njohin tem\u00ebn e Islamit dhe historin\u00eb e rajonit nga kjo perspektiv\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet rrjeteve sociale ajo mori mij\u00ebra fotografi t\u00eb vendeve ku zhvillohet ngjajrja e romanit t\u00eb saj.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Mitizimi \u00ebsht\u00eb puna m\u00eb e sh\u00ebmtuar q\u00eb i ndodh njer\u00ebzimi n\u00eb vazhdim\u00ebsi, e cila at\u00eb, pra pal\u00ebn tjet\u00ebr, q\u00eb nuk jemi ne, e shnd\u00ebrron n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh. Nd\u00ebrkaq, kam k\u00ebrkuar q\u00eb t&#8217;i shmangem kurthit p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb ekstremin tjet\u00ebr&#8221;, thot\u00eb Shojat n\u00eb nj\u00eb prononcim p\u00ebr Anadolu Agency (AA).<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Kocka nga varrezat turke si nj\u00eb frym\u00ebzim p\u00ebr romanin<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Djali Luka nga Ostrozhaci i Hercegovin\u00ebs, pran\u00eb Jabllanic\u00ebs, n\u00eb fillim t\u00eb tregimit dhe rr\u00ebfimit t\u00eb Ibrahimit p\u00ebr t\u00eb birin, udh\u00ebton larg n\u00eb lindje, n\u00eb Stamboll, dhe n\u00eb fund t\u00eb romanit kthehet n\u00eb varrezat turke n\u00eb Sllavoni, pran\u00eb Danubit, ku pas zbulimit t\u00eb eshtrave t\u00eb njeriut, filloi frym\u00ebzimi i v\u00ebrtet\u00eb i autorit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Shkrimtarja Shojat disa vjet m\u00eb par\u00eb, gjat\u00eb shoq\u00ebrimit me koleg\u00ebt, mbrojt\u00ebsit e atdheut (ushtar\u00ebt kroat\u00eb), diku n\u00eb fush\u00ebn e Sllavonis\u00eb midis Erdutit dhe Almashit, nga nj\u00eb koleg u paralajm\u00ebrua se pik\u00ebrisht ndodhen n\u00eb vendin q\u00eb dikur ishin varrezat osmane.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Mora nj\u00eb lopat\u00eb ushtarake dhe fillova t\u00eb g\u00ebrmoj, dhe isha me fat, gjeta nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb kock\u00ebs t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs t\u00eb njeriut. K\u00ebt\u00eb pas analiz\u00ebs ma konfirmoi nj\u00eb mik patolog i cili tha se kocka \u00ebsht\u00eb e vjet\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn 300 vjet&#8221; thot\u00eb Shojat.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Duke menduar, pjes\u00ebrisht duke imagjinuar fatin e mundsh\u00ebm t\u00eb ish &#8220;pronarit&#8221; t\u00eb kock\u00ebs s\u00eb gjetur, autorja Shojat filloi t\u00eb shkruaj\u00eb historin\u00eb e k\u00ebtij romani.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Shojat thot\u00eb se ishte e inkurajuar t\u00eb shkruaj\u00eb romanin &#8220;Ezan&#8221; me nj\u00eb tem\u00eb t\u00eb till\u00eb specifike nga dy k\u00ebndv\u00ebshtrime:<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;K\u00ebndv\u00ebshtrimi i par\u00eb \u00ebsht\u00eb se ngjarjet historike gjithmon\u00eb shihen nj\u00ebansh\u00ebm, e cila u shkon p\u00ebr shtati disa grupeve t\u00eb njer\u00ebzve dhe mitologjist\u00ebve. Shpesh harrohet se sa i p\u00ebrgjaksh\u00ebm ishte shekulli i 16-t\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb reformimit dhe kund\u00ebr-reformimit q\u00eb po ndodhte. Ishte nj\u00eb koh\u00eb e masakr\u00ebs s\u00eb madhe mes t\u00eb krishter\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebn shpesh e harrojm\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">K\u00ebndv\u00ebshtrimi i dyt\u00eb i autores p\u00ebr romanin \u00ebsht\u00eb motivimi p\u00ebr pjes\u00ebn mistike e cila e inkurajon shkrimtaren.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Devshirma, marrja peng si metod\u00eb e arratisjes nga rob\u00ebria<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Rr\u00ebfimet e kryeheroit Ibrahim n\u00eb shtratin e vdekjes n\u00eb romanin &#8220;Ezan&#8221; fillojn\u00eb me kujtimet se si duke qen\u00eb djalosh merret n\u00eb devshirme. Ajo p\u00ebrshkruan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb emocionale ndarjen me n\u00ebn\u00ebn e tij, dhe pastaj edhe mb\u00ebrritjen n\u00eb qendr\u00ebn e Perandoris\u00eb Osmane, ku i vendoset emri Ibrahim, nd\u00ebrsa me vet\u00eb aktin e sunetimit, Luka pushon t\u00eb jet\u00eb m\u00eb nj\u00eb i krishter\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Marrja peng n\u00ebp\u00ebr t\u00ebr\u00eb historin\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb kroate, por edhe n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb e popujve tjer\u00eb t\u00eb rajonit, gjithmon\u00eb portretizohet si rr\u00ebmbimi i dhunsh\u00ebm i f\u00ebmij\u00ebve nga prind\u00ebrit e tyre, si nj\u00eb akt i tmerrsh\u00ebm dhe i pashpirt t\u00eb pushtuesve osman\u00eb, por Shojat n\u00eb romanin e saj ofron nj\u00eb pamje krejt\u00ebsisht t\u00eb ndryshme:<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Sa m\u00eb shum\u00eb kalonte koha, kjo p\u00ebr devshirm\u00ebt ishte nj\u00eb mund\u00ebsi e madhe pasi q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt ishin lindur n\u00eb feudaliz\u00ebm, n\u00eb an\u00ebn krishtere, ishin bujkrob\u00ebr nga familjet bujkrob\u00ebrish, t\u00eb gjykuar t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb aty. Nuk ka pasur zhvillime, m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar, pavar\u00ebsisht aft\u00ebsive dhe shkatht\u00ebsive t\u00eb tyre. Thjesht, ke lindur i till\u00eb dhe k\u00ebshtu do t\u00eb q\u00ebndroje deri n\u00eb vdekje. F\u00ebmij\u00ebt q\u00eb p\u00ebrfundonin n\u00eb devshirme, marrja peng, dhe q\u00eb do t\u00eb shkonin n\u00eb disa vende rreth Stambollit, ku do t\u00eb merrnin arsimin baz\u00eb &#8211; vazhduan t\u00eb zhvillohen, u shkolluan, nd\u00ebrsa n\u00eb disa raste edhe arrit\u00ebn deri n\u00eb pozita t\u00eb larta. Kemi disa vezir\u00eb q\u00eb jan\u00eb nga zonat tona&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Osmanlinjt\u00eb vazhduan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb mbi romak\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb, n\u00eb shkolla kemi m\u00ebsuar se kufijt\u00eb q\u00eb lindin mes qytet\u00ebrimeve n\u00eb zgjerimin dhe ata q\u00eb e mbrojn\u00eb veten jan\u00eb t\u00eb forta si nj\u00eb gardh i gurit, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. K\u00ebta kufij jan\u00eb t\u00eb dep\u00ebrtuesh\u00ebm,&#8230; Nuk ka asnj\u00eb kufi q\u00eb do t\u00eb ndalte tregtar\u00ebt, kultura vazhdon t\u00eb shk\u00ebmbehet. Ne duam t\u00eb themi se kemi qen\u00eb nj\u00eb mburoj\u00eb e krishterimit, por n\u00eb fakt Islami dhe Krishterimi kan\u00eb komunikuar vazhdimisht, me vet\u00ebdije apo pa vet\u00ebdije, p\u00ebrmes g\u00ebrshetimit t\u00eb kulturave&#8221;, thot\u00eb Shojat.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Nj\u00eb nga mitet m\u00eb t\u00eb zakonshme n\u00eb lidhje me pushtimin osman dhe nd\u00ebshkimin e t\u00eb pabindurve n\u00eb let\u00ebrsi shpesh \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur &#8220;ngulitja n\u00eb hu&#8221;, p\u00ebr \u00e7ka autorja e pohon se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr historike dhe se kjo n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zakon i nd\u00ebshkimit q\u00eb vjen nga banor\u00ebt e lasht\u00eb n\u00eb Ballkan, vlleh\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Ne vazhdimisht e prezantojm\u00eb Perandorin\u00eb Osmane si di\u00e7ka q\u00eb erdhi tek ne p\u00ebr t\u00eb djegur dhe shembur. Perandoria Osmane ka nd\u00ebrtuar. Jan\u00eb nd\u00ebrtuar ura mbi lumenj q\u00eb deri n\u00eb ardhjen e turqve n\u00eb rajonin ton\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb kalueshme, por jan\u00eb p\u00ebrdorur ekskluzivisht skela ose di\u00e7ka t\u00eb ngjashme p\u00ebr t\u00eb kaluar p\u00ebrtej lumit. Ata ndoq\u00ebn romak\u00ebt dhe vazhduan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb. Romak\u00ebt nd\u00ebrtuan rrug\u00eb mbi t\u00eb cilat ne sot kemi shtruar asfalt&#8221;, tregon autorja e romanit &#8220;Ezan&#8221;.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Ajo konsideron se kultura vendore tenton t\u00eb tregoj\u00eb t\u00eb ardhurit si nj\u00eb lloj t\u00eb err\u00ebsir\u00ebs q\u00eb gllab\u00ebron gjith\u00e7ka dhe se para ardhjes s\u00eb tyre ka qen\u00eb m\u00eb mir\u00eb nd\u00ebrsa autorja e sheh nevoj\u00ebn e ridefinimit t\u00eb k\u00ebsaj dhe vetes ton\u00eb.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">N\u00eb Sllavoni nuk mbeti asnj\u00eb xhami pas t\u00ebrheqjes t\u00eb Osmanlinj\u00ebve, thot\u00eb Shojat, nd\u00ebrsa ishin 5 xhami:<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Kaq p\u00ebr toleranc\u00ebn. Le t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb me veten&#8221;, porosit lexuesit e saj.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">P\u00ebr autoren, Sulejmani i Madh\u00ebrish\u00ebm, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb shfaqet n\u00eb romanin &#8220;Ezan&#8221;, nj\u00eb figur\u00eb historike q\u00eb meriton v\u00ebmendje, sepse ajo beson se nj\u00eb shtrirje e till\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane nuk mund t\u00eb arrinte dikush q\u00eb nuk kishte nj\u00eb konisderat\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb personalitetit dhe edukimit.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;M\u00eb vjen keq q\u00eb her\u00eb pas here e shtremb\u00ebrojn\u00eb&#8221;, thot\u00eb shkrimtarja Shojat.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Sulejmanin e kam p\u00ebrjetuar si nj\u00eb personalitet kompleks, i cili sikur t\u00eb ket\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb dy dhoma. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb poet dhe nj\u00eb i dashuruar q\u00eb shkruan poezi, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00ebtar i pam\u00ebshirsh\u00ebm, njeriu q\u00eb fiton, i cili nuk heq dor\u00eb, i cili ngacmonte Vjen\u00ebn. Ai ishte nj\u00eb sundimtar jasht\u00ebzakonisht inteligjent dhe i zgjuar, pa m\u00ebshir\u00eb edhe ndaj f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt nuk i fal, n\u00ebse d\u00ebshirojn\u00eb ta shembin bot\u00ebn e tij&#8221;, thot\u00eb autorja e romanit Ezan.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\"><strong>Fush\u00ebbeteja pas luft\u00ebs kund\u00ebrmon<\/strong><\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">Autorja Shojat ka nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb pasi ka qen\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse e luft\u00ebs s\u00eb fundit n\u00eb Kroaci, e cila ka sh\u00ebrbyer n\u00eb mbrojtje t\u00eb Osijekut.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Dua t\u00eb heq mask\u00ebn nga lufta. T\u00eb gjitha mitologjit\u00eb nacionale dhe t\u00eb tjera duan t\u00eb rrisin trim\u00ebrin\u00eb dhe heroizmin n\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb, duke injoruar plot\u00ebsisht realitetin. Njeriu kur \u00ebsht\u00eb i plagosur, ai \u00ebsht\u00eb i pafuqish\u00ebm, atij nuk i bien nd\u00ebrmend fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, ai nuk d\u00ebrgon mesazhe t\u00eb m\u00ebdha. Kam par\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb ishin pran\u00eb meje t\u00eb plagosur, disa jan\u00eb sh\u00ebruar, disa kan\u00eb vdekur. Nuk mbaj mend se ndonj\u00ebri prej tyre tha di\u00e7ka mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse, asgj\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. K\u00ebtu ka dhimbje, th\u00ebrritet n\u00ebna, ka t\u00eb qara, k\u00ebto jan\u00eb momente n\u00eb t\u00eb cilat nuk mund t\u00eb kontrollohen&#8221;, thot\u00eb Shojat.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Fush\u00ebbeteja pas luft\u00ebs kund\u00ebrmon er\u00eb t\u00eb keqe, ajo mbetet me kufoma t\u00eb gjymtuara. Vijn\u00eb grabitqar\u00ebt dhe hajdut\u00ebt, k\u00ebtu nuk ka asgj\u00eb t\u00eb bukur. N\u00ebse koha \u00ebsht\u00eb me diell, p\u00ebr disa or\u00eb ajo fillon t\u00eb kund\u00ebrmon er\u00eb t\u00eb keqe dhe mbushet me miza&#8221;, shtoi ajo.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">P\u00ebr sa k\u00ebrkon q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb gjej\u00eb nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tjet\u00ebr rreth ngjarjeve historike, po ashtu edhe personazhet e romanit &#8220;Ezan&#8221; e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb duke treguar pap\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore. Gruaja e dashur e Ibrahimit, Vasilis u rrit si nj\u00eb ortodokse dhe kurr\u00eb nuk e braktisi Profetin Isa, edhe pse burri i saj ishte nj\u00eb musliman.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">&#8220;Dashuria e tij p\u00ebr Vasilis\u00ebn nuk ka gardh, sepse p\u00ebr dashuri nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi as dallimi kulturor, as fetar, as gjuh\u00ebsor, as ndonj\u00eb dallim tjet\u00ebr&#8221;, thot\u00eb autorja.<\/p>\n<p class=\"selectionShareable\">E pyetur n\u00ebse ajo sheh stilin e saj t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb dhe af\u00ebrsin\u00eb tematike me Ivo Andri\u00e7 ose Ivana Aralica, Shojat thot\u00eb se ajo n\u00eb fakt ka m\u00eb shum\u00eb af\u00ebrsi me Mesha Selimovi\u00e7, i cili, sikurse ajo, i qaset m\u00eb shum\u00eb nivelit metafizik, sepse edhe pse shkrimi \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb qasjen historike, vazhdimisht k\u00ebrkon disa shk\u00ebmbime shpirt\u00ebrore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Romani &#8220;Ezan&#8221;, i shkrimtares s\u00eb shp\u00ebrblyer nga Osijeku i Kroacis\u00eb, Ivana Shojat, u kthye n\u00eb historin\u00eb e larg\u00ebt t\u00eb shekullit t\u00eb 16-t\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn e Sulejmanit t\u00eb Madh\u00ebrish\u00ebm, kur Perandoria&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26745,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-26744","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26744"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=26744"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26744\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26746,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/26744\/revisions\/26746"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/26745"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=26744"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=26744"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=26744"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}