{"id":2688,"date":"2015-09-08T11:50:19","date_gmt":"2015-09-08T10:50:19","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=2688"},"modified":"2015-09-08T11:51:32","modified_gmt":"2015-09-08T10:51:32","slug":"vetem-fjale-per-asociacionin-e-komunave-shqiptare-ne-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=2688","title":{"rendered":"Vet\u00ebm fjal\u00eb p\u00ebr Asociacionin e Komunave Shqiptare n\u00eb Serbi"},"content":{"rendered":"<p><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/IMG_1907.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\" wp-image-1868 alignleft\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/IMG_1907.jpg\" alt=\"sh-Riza Halimi\" width=\"299\" height=\"168\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/IMG_1907.jpg 832w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/IMG_1907-300x169.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/IMG_1907-316x176.jpg 316w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/IMG_1907-710x401.jpg 710w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/08\/IMG_1907-195x110.jpg 195w\" sizes=\"(max-width: 299px) 100vw, 299px\" \/><\/a>Kryetari i Partis\u00eb p\u00ebr Veprim Demokratik\u00eb n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs, Riza Halimi, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate ka qortuar subjektet dhe individ\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb disa nga institucionet e tri komunave shqiptare n\u00eb Serbi, t\u00eb cilat nj\u00eb gj\u00eb thon\u00eb e tjet\u00ebr b\u00ebjn\u00eb<\/p>\n<p>K\u00ebto kritika ai i adreson n\u00eb rrethana kur Kosova ka b\u00ebr\u00eb Marr\u00ebveshjen me Serbin\u00eb p\u00ebr formimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb Serbe, nj\u00eb e drejt\u00eb e k\u00ebrkuar edhe nga shqiptar\u00ebt n\u00eb k\u00ebto tri komuna n\u00eb Serbi, p\u00ebr realizimin e t\u00eb cil\u00ebs as ka hapa, as unitet.<\/p>\n<p>Po e sjellim t\u00eb plot\u00eb Deklarat\u00ebn e kryetarit t\u00eb PVD-s\u00eb:<\/p>\n<p>Kryetari i K\u00ebshillit Nacional t\u00eb Shqiptar\u00ebve, Jonuz Musliu deklaroi k\u00ebto dit\u00eb se n\u00eb konsultim me kryetar\u00ebt e subjekteve politike ka caktuar p\u00ebr 12 shtator mbledhjen e Kuvendit t\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve Shqiptar\u00eb t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte p\u00ebrgjigje ndaj Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit p\u00ebr formimin e Asocioacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb Serbe n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb takimin e par\u00eb konsultativ t\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb subjekteve politike, q\u00eb kan\u00eb k\u00ebshilltar\u00eb n\u00eb kuvendet komunale t\u00eb Preshev\u00ebs, Bujanocit e Medvegj\u00ebs, kishte unitet t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e mbajtjes s\u00eb nj\u00eb seance t\u00eb k\u00ebtij Kuvendi lidhur me k\u00ebt\u00eb tem\u00eb t\u00eb ndjeshme dhe shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, por pas p\u00ebrgatitjeve serioze dhe shqyrtimeve e analizave paraprake t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme jet\u00ebsore aktuale q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb kuvendet e komunave t\u00eb Preshev\u00ebs e Bujanocit si dhe n\u00eb Kuvendin e KNSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i njohur q\u00ebndrimi i qart\u00eb i Kuvendit t\u00eb K\u00ebshilltar\u00ebve Shqiptar\u00eb t\u00eb Lugin\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs, i formuluar me an\u00eb t\u00eb Platform\u00ebs politike t\u00eb vitit 2006 p\u00ebr zgjidhjen e pozit\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb parimit t\u00eb reciprocitetit me nivelin e t\u00eb drejtave q\u00eb iu sigurohen serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb situat\u00eb kur pas Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb filluar aktivitetet p\u00ebr p\u00ebrpilimin dhe aprovimin e Statutit t\u00eb Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb Serbe, do t\u00eb ishte krejt\u00ebsisht bajate dhe kontraproduktive vet\u00ebm p\u00ebrs\u00ebritja verbale e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr reciprocitet pa e b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb hap konkret p\u00ebrgatitor p\u00ebr krijimin e parakushteve p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes aktuale shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb dhe p\u00ebr avancimin e pozit\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>Do t\u00eb ishte n\u00eb parim krejt\u00ebsisht n\u00eb rregull q\u00eb iniciativ\u00ebn p\u00ebr organizimin e k\u00ebtij tubimi po e paraqet kryetari aktual i KNSH po t\u00eb mos ishte kontestuar dhe injoruar padrejt\u00ebsisht edhe at\u00eb nga vet\u00eb z. Musliu, paraardh\u00ebsi i tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>K\u00ebtij fakti patjet\u00ebr duhet t\u2019i shtohet edhe gjendja absurde dhe e papranueshme aktuale e KNSH \u2013 s\u00eb kur q\u00eb nga konstituimi i k\u00ebsaj p\u00ebrb\u00ebrje po injorohen plot\u00ebsisht 7 nga 15 p\u00ebrfaq\u00ebsuesit q\u00eb u zgjodh\u00ebn nga votuesit shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu jan\u00eb legjitime, deri n\u00eb k\u00ebto momente vet\u00ebm verbale, interesimet edhe t\u00eb dy kryetar\u00ebve t\u00eb komunave p\u00ebr zgjerimin e kompetencave t\u00eb pushteteve lokale n\u00eb Serbi sipas modelit t\u00eb Ahtisarit p\u00ebr komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb cilat po avancohen duksh\u00ebm edhe me Asociacionin q\u00eb po p\u00ebrgatitet p\u00ebr zbatim n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Brukselit.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo shtrohet pyetja se a mund t\u00eb realizohet ky reciprocitet vet\u00ebm me p\u00ebrs\u00ebritjen e k\u00ebrkesave verbale pa tentuar t\u00eb b\u00ebhen veprime konkrete, t\u00eb cilat n\u00eb vazhdim\u00ebsi po i praktikojn\u00eb homolog\u00ebt e tyre n\u00eb komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Madje, \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb se sa jan\u00eb serioze deklaratat e kryetar\u00ebve t\u00eb komunave, kur verbalisht k\u00ebrkojn\u00eb reciprocitet e autonomi, madje edhe bashk\u00ebngjitje Kosov\u00ebs gjat\u00eb fushatave zgjedhore dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ata me d\u00ebgjueshm\u00ebri po i n\u00ebnshtrohen vullnetarisht diktatit arbitrar\u00eb t\u00eb kryetarit t\u00eb Trupit Koordinues t\u00eb Qeveris\u00eb serbe p\u00ebr komunat Preshev\u00eb, Bujanoc e Medvegj\u00eb, me t\u00eb cilin seriozisht po cungohen edhe kompetencat q\u00eb me ligj i garantohen pushteteve lokale n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, edhe pse me kompetenca shum\u00eb m\u00eb t\u00eb reduktuara se n\u00eb rastin e komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, edhe pushtetet lokale n\u00eb Serbi n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit aktual kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb krijojn\u00eb institucione t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta. Andaj shtrohet pyetja e logjikshme pse deri m\u00eb tani udh\u00ebheqjet e dy komunave me shumic\u00eb shqiptare nuk jan\u00eb angazhuar t\u00eb krijojn\u00eb organe dhe institucione me interes t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Por \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb keq edhe kur me ndihm\u00ebn e USAID \u2013 it ishte formuar Zyra e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr zhvillim n\u00eb vitin 2005, ajo u shua pas disa viteve p\u00ebr shkak t\u00eb mos interesimit t\u00eb udh\u00ebheqjeve t\u00eb pushteteve lokale n\u00eb Preshev\u00eb e Bujanoc.<\/p>\n<p>Kuvendi i K\u00ebshilltar\u00ebve Shqiptar\u00eb patjet\u00ebr duhet t\u00eb nxjerr\u00eb konkluzione dhe q\u00ebndrime konkrete p\u00ebr avancimin e t\u00eb drejtave individuale dhe kolektive. Mir\u00ebpo ky avancim nuk mund as t\u00eb mendohet e lere m\u00eb t\u00eb realizohet pa veprime konkrete t\u00eb strukturave t\u00eb pushteteve lokale n\u00eb komunat me shumic\u00eb shqiptare dhe t\u00eb KNSH \u2013 s\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb n\u00eb k\u00ebto organe t\u00eb shqyrtohen urgjentisht dhe t\u00eb nd\u00ebrmerren masat p\u00ebrkat\u00ebse lidhur me t\u00eb gjitha problemet jet\u00ebsore t\u00eb paraqitura me Programin e vitit 2013 e posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb aktuale si\u00e7 jan\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Vizita e kryeministrit Vu\u00e7iq n\u00eb Preshev\u00eb e Bujanoc dhe ndarja e mir\u00ebnjohjes nga ana e kryetarit t\u00eb komun\u00ebs s\u00eb Preshev\u00ebs;<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrgatitjet p\u00ebr fillimin e vitit t\u00eb ri shkollor me aksent t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb lidhur me munges\u00ebn drastike t\u00eb teksteve m\u00ebsimore n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe;<\/p>\n<p>&#8211; Informata lidhur me vler\u00ebsimin manipulues t\u00eb numrit t\u00eb banor\u00ebve n\u00eb komunat e Preshev\u00ebs, Bujanocit e Medvegj\u00ebs;<\/p>\n<p>Refuzimi i shumic\u00ebs n\u00eb Kuvendin Komunal n\u00eb Bujanoc q\u00eb sheshi apo rruga kryesore t\u00eb em\u00ebrohet me Gjergj Kastrioti Sk\u00ebnderbeu;<\/p>\n<p>Shqyrtimi i raportit t\u00eb pushteteve lokale dhe KNSH \u2013 s\u00eb ndaj Trupit Koordinues t\u00eb Qeveris\u00eb serbe p\u00ebr komunat Preshev\u00eb, Bujanoc e Medvegj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse udh\u00ebheqjet e pushteteve lokale dhe KNSH nuk jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ballafaqohen me k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndjeshme jet\u00ebsore, q\u00eb jan\u00eb kryesisht kompetenc\u00eb e tyre ligjore, at\u00ebher\u00eb nuk jan\u00eb fare serioze pretendimet e tyre q\u00eb me organ p\u00ebrfaq\u00ebsues q\u00eb aktualisht ka vet\u00ebm karakter politik, t\u00eb avancojn\u00eb pozit\u00ebn e shqiptar\u00ebve n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht jan\u00eb krejt\u00ebsisht demagogjike dhe bajate deklaratat p\u00ebr unitet komb\u00ebtar\u00eb kur ata jo vet\u00ebm q\u00eb n\u00eb format m\u00eb drastike i injorojn\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e opozit\u00ebs shqiptare, por me procedura krejt\u00ebsisht joligjore po e vazhdojn\u00eb fushat\u00ebn e eg\u00ebr t\u00eb shkarkimeve t\u00eb k\u00ebshillave t\u00eb shkollave dhe drejtor\u00ebve n\u00eb shkollat shqipe, e \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb drastike k\u00ebto udh\u00ebheqje shqiptare po i diskriminojn\u00eb institucionet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb arsimit n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, e madje edhe po i rikthejn\u00eb diferencimet fam\u00ebk\u00ebqija t\u00eb regjimit t\u00eb Millosheviqit dhe largimin e pun\u00ebtor\u00ebve Shqiptar\u00eb bazuar vet\u00ebm n\u00eb interesat e ngushta partiake.<\/p>\n<p>N\u00eb situat\u00eb kur p\u00ebrb\u00ebrja e re e KNSH \u2013 s\u00eb ka nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb 10 muajt e fundit aktivitetet p\u00ebr sigurimin e teksteve m\u00ebsimore p\u00ebr shkollat shqipe, madje edhe nga Shqip\u00ebria, duke dh\u00ebn\u00eb premtime joserioze se kjo \u00e7\u00ebshtje shum\u00eb e ndjeshme do t\u00eb zgjidhet duke i sjell\u00eb t\u00eb gjitha tekstet nga Kosova pa asnj\u00eb procedur\u00eb paraprake, madje edhe pa ndonj\u00eb marr\u00ebveshje n\u00eb mes t\u00eb ministrive p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, qoft\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb apo me an\u00eb t\u00eb Brukselit, tregon se sa shkurtpam\u00ebse dhe e d\u00ebmshme \u00ebsht\u00eb politika e poenave t\u00eb lir\u00eb politik q\u00eb po zbatohet nga udh\u00ebheqjet aktuale n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs.<\/p>\n<p>Andaj porosia nga kryesia e PVD \u2013 s\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se k\u00ebrkesa p\u00ebr t\u00eb drejtat e shqiptar\u00ebve n\u00eb Serbi konform nivelit t\u00eb t\u00eb drejtave q\u00eb po i realizojn\u00eb serb\u00ebt e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht legjitime, por duhet t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se ky reciprocitet nuk arrihet me loj\u00ebrat politike me t\u00eb cilat po tentohet mbajtja e mbledhjes e 12 shtatorit, por me angazhim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb, i cili themelet i ka n\u00eb funksionimin shum\u00eb m\u00eb efikas e m\u00eb serioz t\u00eb pushteteve lokale dhe t\u00eb KNSH \u2013 s\u00eb, por natyrisht edhe me unitet n\u00eb veprim t\u00eb gjitha subjekteve politike shqiptare n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs, p\u00ebrfundon Deklarata e kryetarit t\u00eb PVD \u2013 s\u00eb dhe deputetit popullor n\u00eb Kuvendin e Serbis\u00eb, Riza Halimi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Partis\u00eb p\u00ebr Veprim Demokratik\u00eb n\u00eb Lugin\u00eb t\u00eb Preshev\u00ebs, Riza Halimi, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate ka qortuar subjektet dhe individ\u00ebt p\u00ebrgjegj\u00ebs n\u00eb disa nga institucionet e tri komunave shqiptare n\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":1868,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[7],"tags":[],"class_list":["post-2688","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2688"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=2688"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2688\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":2691,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/2688\/revisions\/2691"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/1868"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=2688"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=2688"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=2688"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}