{"id":269,"date":"2015-07-12T18:52:28","date_gmt":"2015-07-12T17:52:28","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=269"},"modified":"2015-07-12T18:54:26","modified_gmt":"2015-07-12T17:54:26","slug":"jo-me-kurban-shqiptar-i-shtetit-sllav","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=269","title":{"rendered":"Jo m\u00eb kurban shqiptar i shtetit sllav"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"  alignleft wp-image-272\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/07\/11716995_1453924771596776_694922191_n1.jpg\" alt=\"11716995_1453924771596776_694922191_n\" width=\"315\" height=\"218\" \/><\/a>M\u00eb 9 maj 2015 regjimi sllavo-maqedonas i Nikolla Gruevskit me nj\u00eb m\u00ebsymje t\u00eb beft\u00eb ushtarako-policore mbi popullsin\u00eb shqiptare n\u00eb \u201cLagjen e Trimave\u201d n\u00eb Kumanov\u00eb, e hodhi p\u00ebrfundimisht FYROM-in n\u00eb gremin\u00ebn e shkat\u00ebrrimit. Zhb\u00ebrja e FYROM-it tani mbetet vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje kohe, si n\u00eb rastin e ish-Jugosllavis\u00eb. At\u00eb nuk e shmang dot m\u00eb arroganca e pakufishme e pushtetit dhe e politik\u00ebs shoviniste sllavo-maqedonase, as nj\u00eb rikthim n\u00eb \u201cmodus vivendin\u201d e m\u00ebparsh\u00ebm delikat nd\u00ebretnik. Nuk b\u00ebjn\u00eb m\u00eb pun\u00eb mb\u00ebshtetja nga politikat e squllura t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb Kosov\u00ebs dhe as p\u00ebrkujdesja e tep\u00ebrt euro-atlantike p\u00ebr shtetin artificial kushinet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Ballkanit. <\/strong><\/p>\n<p><strong>Shkruan: Abdi Baleta<br \/>\n<\/strong><\/p>\n<p><strong>1<\/strong>. Ngjarjet e r\u00ebnda t\u00eb nat\u00ebs s\u00eb 9 majit 2015 n\u00eb Kumanov\u00eb p\u00ebr shumic\u00ebn e njer\u00ebzve ishin t\u00eb papritura dhe ende mbeten misterioze. Shkaqet dhe rrjedhojat e tyre jan\u00eb ende t\u00eb paanalizuara dhe po i mjegullojn\u00eb ata q\u00eb i kurdis\u00ebn. Deri m\u00eb 9 maj 2015 autoritetet dhe forcat ushtarako-policore sllavo-maqedonase asnj\u00ebher\u00eb nuk kishin guxuar t\u00eb nd\u00ebrmerrnin nj\u00eb m\u00ebsymje t\u00eb atill\u00eb masive e t\u00eb p\u00ebrqendruar, me arm\u00eb shkat\u00ebrruese t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve dhe kalibrave kund\u00ebr popullsis\u00eb civile shqiptare. \u201cOperacioni i rrufesh\u00ebm\u201d u kthye n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb t\u00eb zgjatur, kund\u00ebr nj\u00eb armiku q\u00eb nuk po e identifikonin qart\u00eb as autoritetet e politikan\u00ebt fyromas, as mekanizmat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, as shtypi ose sh\u00ebrbimet sekrete. T\u00eb gjith\u00eb b\u00ebnin t\u00eb habiturin e t\u00eb paditurin dhe ankoheshin p\u00ebr terrin informativ. Forcat elitare ushtarako-policore, q\u00eb u hodh\u00ebn n\u00eb sulm me vet\u00ebbesim t\u00eb tepruar dhe t\u00ebrbim t\u00eb papar\u00eb, e p\u00ebsuan keq p\u00ebr vete. Opinioni publik, brenda e jasht\u00eb FYROM-it, u trullos nga gjithfar\u00eb hipotezash e hamend\u00ebsimesh dhe nga legjenda se gjith\u00e7ka b\u00ebhej si n\u00eb xhirimin e nj\u00eb \u201cfilmi horrorr\u201d, me skenar dhe regji \u201ct\u00eb p\u00ebrsosur\u201d t\u00eb kryeministrit fyromas, Gruevski, p\u00ebr disa q\u00ebllime: a) t\u00eb largonte v\u00ebmendjen nga kriza politike ku ishte zhytur qeverisja; b) t\u00eb ndalonte vrullin e m\u00ebsymjes nga opozita e Zaevit; c) t\u00eb mbulonte shkeljet e ligjit dhe aferat e pista korruptive t\u00eb qeveris\u00eb; d) t\u2019u jepte nj\u00eb m\u00ebsim t\u00eb mir\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb t\u00eb mos u shkonte n\u00eb mendje t\u00eb p\u00ebrfitonin nga situata; \u00e7) t\u00eb trembte nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt se nga destabilizimi i FYROM-it rrezikohej Ballkani.<\/p>\n<p><strong>2.<\/strong> Reagimet e para nga qendrat e politik\u00ebb\u00ebrjes bot\u00ebrore, BE, NATO e OKB, ishin burokratike e t\u00eb shp\u00eblara: thirrje bajate p\u00ebr qet\u00ebsi, maturi, gjakftoht\u00ebsi, ndalim t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimit, p\u00ebr hetime serioze, t\u00eb hapura e objektive. Rusia reagoi politikisht n\u00eb stilin e saj k\u00ebrc\u00ebnues: \u201clarg duart nga Maqedonia\u201d. M\u00eb 15 maj n\u00eb Beograd, ministri i jasht\u00ebm rus, Llavrov paralajm\u00ebroi se Rusia nuk mund t\u00eb lejonte krijimin e \u201cShqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Madhe\u201d. Serbia e para vuri n\u00eb gatishm\u00ebri dhe nxori n\u00eb kufi forcat ushtarake. Pas saj edhe Bullgaria. N\u00eb Shqip\u00ebri nuk pati t\u00eb tilla l\u00ebvizje drejt kufirit. Kosova p\u00ebrforcoi sh\u00ebrbimin policor kufitar. T\u00eb gjith\u00eb shqet\u00ebsoheshin vet\u00ebm p\u00ebr FYROM-in.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt b\u00ebn\u00eb thirrjen e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb p\u00ebrplasjeve me arm\u00eb t\u00eb mos u jepej ngjyrim konflikti etnik. Gruevski tha se nuk po b\u00ebhej luft\u00eb me shqiptar\u00ebt, por me disa terrorist\u00eb. Eksperti p\u00ebr Europ\u00ebn Juglindore, Florian Bieber, pasi e cil\u00ebsonte nd\u00ebrhyrjen e policis\u00eb n\u00eb Kumanov\u00eb \u201cbrutale, t\u00eb dyshimt\u00eb, por jo t\u00eb rast\u00ebsishme\u201d, nxitonte t\u00eb theksonte se: \u201cSfondi i k\u00ebtij konflikti \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kriza e demokracis\u00eb n\u00eb Maqedoni\u201d (\u201cTema online\u201d, 14 maj 2015). Por si \u201cBeteja e Kumanov\u00ebs\u201d dhe zhvillimet e m\u00ebpasme e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb krejt t\u00eb qart\u00eb se n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb n\u00eb FYROM nuk ishte m\u00eb ai konflikti kalimtar, partiako-social midis Gruevskit e Zaevit, por ai etno-komb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>3.<\/strong> Ringritja e FYROM-it \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb mision i pamundur. Shqiptar\u00ebt v\u00ebrtiteshin kot rreth dilem\u00ebs se me cilin krah sllavo-maqedonas ia vlente t\u00eb radhiteshin. Zhurma mobilizuese e \u201ctym\u00ebseve\u201d t\u00eb Zaevit ishte mbytur nga gj\u00ebmimet tmerruese t\u00eb arm\u00ebve t\u00eb Gruevskit. Shqiptar\u00ebt nuk pat\u00ebn ndonj\u00eb dobi nga zbulimi i p\u00ebrgjimeve policore. Dihej q\u00eb ata t\u00eb p\u00ebrgjuar e t\u00eb p\u00ebrndjekur kan\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb. Pushtetit autoritarist t\u00eb Gruevskit iu mpin\u00eb mjaft muskujt e dhun\u00ebs. Furia e intrig\u00ebs politike e Zaevit i humbi vrullin dhe energjit\u00eb fillestare pa arritur q\u00ebllimin, rr\u00ebzimin e qeveris\u00eb. Gruevski dhe Zaevi po p\u00ebrp\u00ebliten n\u00eb bisedimet e Brukselit q\u00eb t\u00eb gjejn\u00eb kompromisin e daljes nga bataku q\u00eb krijuan. Humb\u00ebsit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj jan\u00eb, natyrisht, partit\u00eb politike shqiptare, q\u00eb qysh n\u00eb em\u00ebrtimet e tyre e kan\u00eb pas shmangur misionin komb\u00ebtar shqiptar. P\u00ebr mbijetes\u00eb politike atyre u duhet t\u00eb vihen m\u00eb sh\u00ebmtuesh\u00ebm n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb \u201cdemokracis\u00eb\u201d sllavo-maqedonase. Por, politikan\u00ebve shqiptar\u00eb, q\u00eb pas luft\u00ebs s\u00eb U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb vitin 2001 i mor\u00ebn me radh\u00eb ofiqet pushtetare, u ka firuar shum\u00eb kapitali politik kallp. Ata nuk jan\u00eb as p\u00ebr vete, as p\u00ebr ortak\u00ebt.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb para shp\u00ebrthimit t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Kumanov\u00eb Ali Ahmeti kishte shtjelluar edhe nj\u00eb her\u00eb kredon e tij politiko-diplomatike mbi kompakt\u00ebsimin e shtetit unitar dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb multietnike n\u00eb Maqedoni: \u201c\u00c7do gjenerat\u00eb ka idealet dhe idealist\u00ebt e vet, por un\u00eb mendoj se tanim\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb duhet t\u2019i materializojn\u00eb duke u an\u00ebtar\u00ebsuar n\u00eb NATO dhe BE. Ne, t\u00eb ardhmen e shohim tek pajtimi, integrimi, heqja e kufijve dhe jo vendosja e kufijve t\u00eb rinj. Shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb nuk kan\u00eb tjet\u00ebr alternativ\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit\u201d (\u201cShqiptarja. com\u201d, 28 prill 2015). \u00cbsht\u00eb pun\u00eb e tij si i p\u00ebrfytyron idealet dhe idealist\u00ebt e gjenerat\u00ebs s\u00eb tanishme shqiptare, por luftimet n\u00eb Kumanov\u00eb ia p\u00ebrg\u00ebnjeshtruan ato predikime, sidomos p\u00ebr sa u p\u00ebrket \u201cvlerave\u201d t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit, q\u00eb p\u00ebr 14 vjet rresht ka mbetur nj\u00eb let\u00ebr bakalli e zhubrosur, si\u00e7 ka humbur kuptimin edhe koncepti \u201cshqiptar\u00ebt-element shteformues\u201d n\u00eb FYROM. Po v\u00ebrtetohet paralajm\u00ebrimi i hersh\u00ebm i Arben Popocit se \u201cShqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb nuk kan\u00eb arsye t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb shteformues sepse\u2026 Maqedonia nuk do t\u00eb ekzistoj\u00eb si shtet\u201d (\u201cRepublika\u201d, 19 shtator 1993). T\u00eb pakt\u00ebn nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb si shtet unitar. Edhe M. Tha\u00e7i, rivali n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi politike i Ali Ahmetit, ka shpallur se p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr shqiptar\u00ebt n\u00eb FYROM mbeten integrimet euro-atlantike.<\/p>\n<p><strong>4.<\/strong> Edhe nga Shqip\u00ebria nuk ndalen mesazhet publike se shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb duhet t\u00eb mendojn\u00eb e t\u00eb veprojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr forcimin e shtetit unitar fyromas e t\u00eb (vet\u00eb)p\u00ebrjashtohen nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb luajtur rolin q\u00eb u takon n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt shqiptare. K\u00ebshilla: \u201cPartit\u00eb politike shqiptare t\u00eb Maqedonis\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb rithemelimin e k\u00ebtij shteti mbi baza qytetare dhe jo mbi diferenca etnike\u201d (Ilir Kulla, \u201cShekulli\u201d 10 maj 2015) edhe sikur t\u00eb jepet thjesht nga na\u00efviteti \u00ebsht\u00eb utopike, jasht\u00eb realitetit dhe zhvillimeve t\u00eb koh\u00ebs. Sllavo-maqedonasit e tejfryr\u00eb me shoviniz\u00ebm anti-shqiptar n\u00eb dekada, nuk mund t\u00eb b\u00ebhen si me magji demokrat\u00eb t\u00eb kulluar ose nacionalist\u00eb normal\u00eb. Jan\u00eb fyese, faj\u00ebsuese e \u00e7orientuese k\u00ebshillat se: \u201cShqiptar\u00ebt n\u00eb Maqedoni duhet t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe rolin e tyre n\u00eb mbrojtje t\u00eb siguris\u00eb dhe paqes n\u00eb Ballkan dhe n\u00eb Europ\u00eb. As ndarja dhe as federalizimi i Maqedonis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb interes t\u00eb shqiptar\u00ebve. Interesi i tyre i madh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Maqedoni demokratike, thell\u00ebsisht civile, ku respektohen n\u00eb maksimum liria dhe t\u00eb drejtat e njeriut, e hapur ndaj Per\u00ebndimit dhe e integruar n\u00eb NATO dhe BE. Shqiptar\u00ebt dhe maqedonasit duhet ta kuptojn\u00eb se nuk mund t\u00eb integrohen n\u00eb Europ\u00eb n\u00ebse nuk integrohen fillimisht me nj\u00ebri-tjetrin n\u00eb vendin e tyre\u201d (Neritan Alibali \u201cBallkani, \u201dPanorama\u201d 8 qershor 2015). Maqedonia q\u00eb k\u00ebrkohet n\u00eb t\u00eb tilla mesazhe as ka ekzistuar, as do t\u00eb b\u00ebhet, si\u00e7 nuk ka ekzistuar e nuk do t\u00eb b\u00ebhet ndonj\u00ebher\u00eb shoq\u00ebria njer\u00ebzore e p\u00ebrshkruar n\u00eb librat e shenjt\u00eb dhe e predikuar nga klerik\u00ebt. Pamjet e r\u00ebnda t\u00eb vrasjeve e rr\u00ebnimeve n\u00eb Kumanov\u00eb e b\u00ebn\u00eb \u201cLagjen e Trimave\u201d t\u00eb duket si nj\u00eb \u201cGaza shqiptare\u201d. N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb shtypi n\u00eb Lond\u00ebr, n\u00eb vitin 1969, Golda Meir, kryeministrja e famshme e Izraelit, ka pas th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebt rr\u00ebqeth\u00ebse: \u201cKurr\u00eb nuk do t\u2019ua falim arab\u00ebve q\u00eb na detyruan t\u2019u b\u00ebjm\u00eb at\u00eb q\u00eb u kemi b\u00ebr\u00eb\u201d (Ilan Pape: \u201cThe Idea of Israel\u2026\u201d, 2014, fq. 34). E nj\u00ebjta psikologji p\u00ebrshkon politik\u00ebn e historiografin\u00eb sllavo-maqedonase kund\u00ebr shqiptar\u00ebve! Ata nuk ua falin shqiptar\u00ebve q\u00ebndres\u00ebn ndaj asimilimit e d\u00ebbimit, kryengritjen e vitit 2001, mospranimin e statusit t\u00eb pakic\u00ebs komb\u00ebtare, ankesat p\u00ebr moszbatimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit etj. Prandaj Jankullovska shp\u00ebrthente me histeriz\u00ebm e raciz\u00ebm politik se shqiptar\u00ebt duhen zhdukur nga faqja e dheut si rac\u00eb e p\u00ebshtir\u00eb. Lufta n\u00eb Kumanov\u00eb ka qen\u00eb konceptuar si fillimi i spastrimit etnik. Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme dhe fisnike pas betej\u00ebs s\u00eb Kumanov\u00ebs q\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb t\u2019u b\u00ebhen nga Tirana predikime, t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura deri n\u00eb topitjen e ndjeshm\u00ebris\u00eb komb\u00ebtare, se duhet t\u00eb shtrojn\u00eb kurrizin edhe m\u00eb tutje. Nuk \u00ebsht\u00eb fisnike as k\u00ebshilla m\u00eb e \u201cbut\u00eb\u201d e t\u00eb huajve se nuk qenka n\u00eb interes t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb ket\u00eb luft\u00eb n\u00eb Ballkan. K\u00ebt\u00eb shqiptar\u00ebt e din\u00eb me koh\u00eb. Por, nuk varet prej tyre dhe nuk \u00ebsht\u00eb detyrim vet\u00ebm i tyre ta shp\u00ebtojn\u00eb Ballkanin nga luft\u00ebrat.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb rreshtoja plot \u201cxhevahire\u201d t\u00eb p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb politike e diplomatike shqiptare, por po hidhem n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vij\u00ebs ndar\u00ebse t\u00eb mendimit politik shqiptar. Ish-kongresmeni amerikan (me origjin\u00eb arb\u00ebreshe), Xhozef Dioguardi, \u00ebsht\u00eb shprehur disa her\u00eb koh\u00ebt e fundit, madje dhe n\u00eb mjediset e Kongresit Amerikan, se \u00e7\u00ebshtja e shqiptar\u00ebve duhet zgjidhur me bashkimin e tyre n\u00eb nj\u00eb shtet (ideja e hedhur nga senatori Xhesi Helms qysh m\u00eb 1983). Ai ka deklaruar se: \u201cMaqedonia nuk mund t\u00eb ekzistoj\u00eb si shtet n\u00ebse 800.000 shqiptar\u00ebve nuk u jepet m\u00eb shum\u00eb pushtet politik\u201d (\u201cGSH\u201d, 11 maj 2015). N\u00eb k\u00ebt\u00eb frym\u00eb po shkruajn\u00eb tani, pas betej\u00ebs s\u00eb Kumanov\u00ebs edhe disa analist\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Por sllavo-maqedonasit e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb me koh\u00eb se ata parap\u00eblqejn\u00eb zhb\u00ebrjen e FYROM-it n\u00ebse vjen puna p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb pushtet politik shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>5.<\/strong> Duket q\u00eb fijet e zhvillimeve n\u00eb Kumanov\u00eb kan\u00eb qen\u00eb endur e pleksur edhe n\u00eb shtabe politike agjenturore jasht\u00eb FYROM-it e Ballkanit. Ndoshta nuk ishte rast\u00ebsi q\u00eb sulmi barbar sllavo-maqedonas shp\u00ebrtheu m\u00eb 9 maj 2015, dit\u00ebn q\u00eb n\u00eb Mosk\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej parada e madhe ushtarake n\u00eb 70-vjetorin e fitores mbi Gjermanin\u00eb naziste. Dihej se n\u00eb Sheshin e Kuq do t\u00eb parakalonte dhe nj\u00eb nj\u00ebsi ushtarake serbe. Presidenti i FYROM-it, Ivanov, para se t\u00eb nisej p\u00ebr pelegrinazhin e tij politik, i b\u00ebri nj\u00eb paralajm\u00ebrim kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb: t\u00eb mos e zinte m\u00eb me goj\u00eb bashkimin e Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb. Ka ngjashm\u00ebri situatash n\u00eb Maqedonin\u00eb Per\u00ebndimore me ato t\u00eb Ukrain\u00ebs Juglindore. Diplomacia per\u00ebndimore, q\u00eb ka d\u00ebnuar aneksimin e Krimes\u00eb nga Rusia dhe shk\u00ebputjen e Donbasit nga Ukraina, gjithsesi nuk mund t\u00eb mos vej\u00eb re q\u00eb bashk\u00ebjetesa po b\u00ebhet e pamundur edhe midis \u201cpopujsh v\u00ebllez\u00ebr\u201d sllav\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb Maqedoni, ku jetojn\u00eb dy popuj krejt t\u00eb ndrysh\u00ebm. Shpresojm\u00eb e urojm\u00eb q\u00eb diplomacia per\u00ebndimore t\u00eb priret edhe m\u00eb shum\u00eb drejt rregullimit politik e shtet\u00ebror t\u00eb situatave q\u00eb nuk p\u00ebrputhen me realitetet e m\u00ebsimet historike. Nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb krijohet nga ruajtja me \u00e7do kusht e shtetit unitar n\u00eb Maqedoni.<\/p>\n<p><strong>6.<\/strong> Nd\u00ebrkoh\u00eb politikat e diplomacit\u00eb shtet\u00ebrore shqiptare duhet t\u00eb dalin vendosm\u00ebrisht nga amullia dhe \u00e7oroditja rreth trajtimit t\u00eb problemit shqiptar n\u00eb Maqedoni. Pushtetar\u00ebt dhe mjetet e informimit n\u00eb Tiran\u00eb e Prishtin\u00eb u treguan t\u00eb ngath\u00ebt e t\u00eb p\u00ebrhumbur n\u00eb reagimet fillestare ndaj luftimeve n\u00eb Kumanov\u00eb, t\u00eb paqart\u00eb e kontradiktor\u00eb n\u00eb zbulimin e shkaqeve, n\u00eb vler\u00ebsimin e pasojave dhe p\u00ebrcaktimin e q\u00ebndrimeve m\u00eb von\u00eb. Gjesti i vonuar i kryeministrit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Rama, se FYROM-i duhet t\u00eb zbatoj\u00eb Marr\u00ebveshjen e Ohrit (k\u00ebrkes\u00eb pa kurrfar\u00eb vlere tani) para se t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb NATO, u prit me nj\u00eb furtun\u00eb sulmesh absurde nga komentator\u00eb e opinionist\u00eb pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi e sed\u00ebr atdhetare, nga tre ish-ministra t\u00eb jasht\u00ebm t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Kastriot Islami, Tritan Shehu e Besnik Mustafaj dhe nga deputeti Ben Blushi, q\u00eb po merr poza si Ciprasi i Shqip\u00ebris\u00eb. Islami i quajti \u201cprovokim ndaj fqinj\u00ebve e nacionaliz\u00ebm aguridh\u201d q\u00ebndrimet e Ram\u00ebs dhe fjal\u00ebt e tij p\u00ebr \u201cbashkim komb\u00ebtar brenda ose jasht\u00eb BE-s\u00eb\u201d (\u201cPanorama, 27 maj 2015). Ben Blushi e akuzoi Ram\u00ebn p\u00ebr \u201cPengmarrje t\u00eb t\u00eb dob\u00ebtit, Maqedonis\u00eb, hile ndaj Greqis\u00eb dhe p\u00ebrulje hileqare ndaj t\u00eb fortit, Turqis\u00eb\u201d (\u201cPanorama\u201d, 25 maj 2015). Blushi nuk ka ndryshuar asgj\u00eb n\u00eb mend\u00ebsit\u00eb antishqiptare q\u00eb nga koha kur Arben Popoci shkruante p\u00ebr \u201choroskopin e zymt\u00eb q\u00eb b\u00ebnte Blushi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb kishte hidh\u00ebruar per\u00ebndit\u00eb serbe\u201d (\u201cRepublika\u201d, 27 shkurt 1994).<\/p>\n<p><strong>7.<\/strong> Megjithat\u00eb, pas ngjarjeve n\u00eb Kumanov\u00eb ka nisur nj\u00eb p\u00ebrmbysje opinionesh dhe nj\u00eb kthes\u00eb e re n\u00eb vet\u00ebdijen politike shqiptare. Gabuan ata q\u00eb apriori p\u00ebrjashtuan nga p\u00ebrfaq\u00ebsimi i idealizmit shqiptar ata q\u00eb dhan\u00eb jet\u00ebn ose ran\u00eb rob\u00ebr n\u00eb bes\u00eb shqiptare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Trauma e r\u00ebnd\u00eb q\u00eb p\u00ebsuan shqiptar\u00ebt nga ngjarjet e Kumanov\u00ebs b\u00ebri ndoshta q\u00eb n\u00eb \u00e7astet e para bashk\u00ebsia shqiptare n\u00eb Maqedoni t\u00eb mos mblidhte veten p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb si\u00e7 e meritonin arkivolet drejt kufirit shqiptaro-shqiptar n\u00eb Hanin e Elezit. Por, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb kufirit arkivolet kaluan p\u00ebrmes rreshtave t\u00eb gjat\u00eb flamur\u00ebsh komb\u00ebtar\u00eb. Varrimet n\u00eb Kosov\u00eb ishin me pjes\u00ebmarrje masive popullore, me roje nderi n\u00eb uniform\u00ebn e U\u00c7K-s\u00eb, me fjal\u00eb atdhetare p\u00ebrjet\u00ebsuese p\u00ebr d\u00ebshmor\u00ebt e kombit. Pam\u00eb Kosov\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb ndryshme nga Kosova e ndrydhur zyrtare.<\/p>\n<p><strong>8.<\/strong> Edhe n\u00eb rastin e Kumanov\u00ebs politikan\u00ebt, propagandist\u00ebt dhe analist\u00ebt shqiptar\u00eb nuk i ik\u00ebn dot tundimit t\u00eb mbrapsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur dyshime e shp\u00ebrfillur U\u00c7K-n\u00eb. K\u00ebshtu u veprua ndaj Jasharajve t\u00eb Prekazit, q\u00eb u sakrifikuan familjarisht p\u00ebr lirin\u00eb e pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe bashkimin e saj me Shqip\u00ebrin\u00eb. P\u00ebr U\u00c7K-n\u00eb e Kosov\u00ebs fillimisht u p\u00ebrhap\u00ebn z\u00ebra se ishte krijes\u00eb e UDB-s\u00eb serbe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pozit\u00eb t\u00eb pahijshme ran\u00eb dhe dy udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor\u00eb shqiptar\u00eb, Ibrahim Rugova e Sali Berisha. Kur nisi lufta e U\u00c7K-s\u00eb n\u00eb Maqedoni m\u00eb 2001, u vun\u00eb re t\u00eb nj\u00ebjtat dyshime e shp\u00ebrfillje. Ismail Kadareja shquhej p\u00ebr prognozat se kjo luft\u00eb do t\u2019i d\u00ebmtonte shum\u00eb shqiptar\u00ebt. K\u00ebto p\u00ebrvoja t\u00eb k\u00ebqija duhej t\u00eb sh\u00ebrbenin q\u00eb v\u00ebzhguesit e ngjarjeve t\u00eb Kumanov\u00ebs t\u00eb mos shpejtoheshin p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cnuk ka U\u00c7K\u201d, por jan\u00eb terrorist\u00eb ose mercenar\u00eb t\u00eb huaj, q\u00eb nuk dihet kush i manipulon.<\/p>\n<p>Para 17 vitesh, kur U\u00c7K-ja p\u00ebrgojohej, jam shprehur se \u201cU\u00c7K-ja ishte rrjedhoj\u00eb e natyrshme e zhvillimeve n\u00eb Kosov\u00eb\u2026 ishte b\u00ebr\u00eb faktori m\u00eb dinamik p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs dhe po e ndryshonte rr\u00ebnj\u00ebsisht gjendjen n\u00eb Ballkanin qendror\u201d (intervist\u00eb n\u00eb revist\u00ebn e ilustruar \u201cBlic\u201d, Tiran\u00eb, prill 1998). T\u00eb nj\u00ebjtat mendime i kam edhe tani p\u00ebr rastin e Maqedonis\u00eb. U\u00c7K-ja n\u00eb Kosov\u00eb u b\u00eb faktori i brendsh\u00ebm vendimtar p\u00ebr ushtrimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb vet\u00ebvendosjes nga shqiptar\u00ebt dhe krijimin e shtetit t\u00eb sot\u00ebm t\u00eb pavarur. N\u00eb \u201cBlic\u201d, para 17 vitesh jam shprehur se: \u201cPopulli shqiptar i Kosov\u00ebs parimin e vet\u00ebvendosjes duhet ta kuptoj\u00eb dhe ta ushtroj\u00eb vet\u00ebm si VET\u00cbZHVENDOSJE (territoriale dhe shtet\u00ebrore) nga Serbia\u201d. Jam i lumtur q\u00eb k\u00ebshtu ndodhi. Edhe shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrjashtohen nga nj\u00eb drejt\u00eb e till\u00eb e vet\u00ebvendosjes dhe nuk kan\u00eb p\u00ebrse ta ushtrojn\u00eb parimin e vet\u00ebvendosjes n\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb ndrysh\u00ebm e n\u00eb caqe m\u00eb t\u00eb ngushta nga sa e kan\u00eb ushtruar shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs. P\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebtu rruga nuk mund t\u00eb jet\u00eb e leht\u00eb e nuk p\u00ebrjashtohen kompromiset e arsyeshme. N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1992, kur kryesoja nj\u00eb delegacion t\u00eb gjer\u00eb zyrtar shtet\u00ebror t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Selin\u00eb e NATO-s n\u00eb Bruksel, n\u00eb Komitetin Politik t\u00eb Aleanc\u00ebs na u b\u00eb pyetja: \u201cCila do t\u00eb ishte zgjidhja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr problemin e Kosov\u00ebs?\u201d. P\u00ebrgjigjja ime ishte pa m\u00ebdyshje: \u201cBashkimi i Kosov\u00ebs me Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d. Pas shtjellimit t\u00eb 5 argumenteve mb\u00ebshtet\u00ebse vazhdimi i arsyetimit ishte: \u201cTani p\u00ebr tani kjo duket e pamundur. Shqiptar\u00ebt nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje ta imponojn\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb till\u00eb. Serbia as nuk do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tilla. Bota nuk \u00ebsht\u00eb ende e gatshme t\u00eb mir\u00ebkuptoj\u00eb argumentet tona. Ne shqiptar\u00ebt duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb kompromis. I vetmi kompromis i arsyesh\u00ebm mund t\u00eb jet\u00eb: Kosova shtet i pavarur e sovran, si faz\u00eb kalimtare drejt bashkimit\u201d. Fjal\u00eb t\u00eb tilla n\u00eb vitin 1992 priteshin me ftoht\u00ebsi edhe nga dashamir\u00ebt. Por, ngjarjet kan\u00eb rrjedhur n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe drejt bashkimit t\u00eb Kosov\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb. T\u00eb nj\u00ebjtin arsyetim e b\u00ebj edhe p\u00ebr rastin e shqiptar\u00ebve t\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>9.<\/strong> Tashm\u00eb nga Kumanova kan\u00eb ardhur dy mesazhe t\u00eb qart\u00eb: i) \u00c7\u00ebshtja shqiptare n\u00eb Maqedoni po hyn n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl t\u00eb ri zgjimi e veprimi. ii) U\u00c7K-ja do t\u00eb jet\u00eb e pranishme n\u00eb jet\u00ebn komb\u00ebtare shqiptare deri n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb bashkimit komb\u00ebtar. Shqiptar\u00ebt n\u00eb FYROM jan\u00eb para sprov\u00ebs s\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb ri ndaj zhvillimeve t\u00eb fundit. R\u00ebnia n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim t\u00eb thell\u00eb nga dhimbja nuk \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrim. Rregullimi i d\u00ebmeve materiale t\u00eb shkaktuara ose ndonj\u00eb gjest p\u00ebr riaktivizimin ose rifreskimin e marr\u00ebveshjes s\u00eb Ohrit n\u00eb thelb nuk ndreqin asgj\u00eb. Nxitjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr rivendosjen e \u201cmir\u00ebbesimit\u201d etnik \u00e7ojn\u00eb vet\u00ebm drejt theqafjeve e zhg\u00ebnjimeve t\u00eb tjera. N\u00eb FYROM duhet t\u00eb ndodhin ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore e thelb\u00ebsore q\u00eb t\u00eb largohen ankthet e makthet e shqiptar\u00ebve. Duhet t\u00eb merren seriozisht n\u00eb konsiderat\u00eb e t\u00eb nis\u00eb pa vones\u00eb procesi i (kon)federalizimit si faz\u00eb kalimtare e zgjidhjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb problemit shqiptar, sipas shembullit t\u00eb Kosov\u00ebs. Vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb marr\u00eb kuptimin e v\u00ebrtet\u00eb dhe brendin\u00eb e duhur k\u00ebrkesa e K\u00ebshillit Qendror t\u00eb L\u00ebvizjes Besa p\u00ebr \u201cRIDEFINIMIN e Maqedonis\u00eb si shtet i p\u00ebrbashk\u00ebt konsensual i shqiptar\u00ebve dhe maqedonasve\u201d, parashtruar n\u00eb thirrjen p\u00ebr marsh protestues n\u00eb Shkup m\u00eb 13 qershor 2015. Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb thuhet hapur se shqiptar\u00ebt e Maqedonis\u00eb nuk mund t\u00eb mbeten jasht\u00eb zgjidhjes p\u00ebrfundimtare t\u00eb problemit shqiptar n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi. Askush nuk ka t\u00eb drejt\u00eb politike e morale t\u2019u k\u00ebrkoj\u00eb atyre t\u00eb pranojn\u00eb edhe m\u00eb tej ujdira n\u00eb d\u00ebm t\u00eb vetes, t\u00eb b\u00ebhen s\u00ebrish kurban i shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb FYROM-it, si\u00e7 u b\u00ebn\u00eb kur u n\u00ebnshkrua marr\u00ebveshja e Ohrit, q\u00eb sanksionoi shtetin unitar sllav, shp\u00ebrfilli variantin e zgjidhjes me federalizim, i vuri shqiptar\u00ebt n\u00eb pozit\u00ebn e nj\u00eb popullate raja n\u00eb \u201cshoq\u00ebrin\u00eb multietnike\u201d t\u00eb Maqedonis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 9 maj 2015 regjimi sllavo-maqedonas i Nikolla Gruevskit me nj\u00eb m\u00ebsymje t\u00eb beft\u00eb ushtarako-policore mbi popullsin\u00eb shqiptare n\u00eb \u201cLagjen e Trimave\u201d n\u00eb Kumanov\u00eb, e hodhi p\u00ebrfundimisht FYROM-in n\u00eb gremin\u00ebn&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":272,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-269","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/269"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=269"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/269\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":274,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/269\/revisions\/274"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/272"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=269"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=269"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=269"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}