{"id":27170,"date":"2019-03-18T19:29:17","date_gmt":"2019-03-18T18:29:17","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=27170"},"modified":"2019-03-19T19:31:08","modified_gmt":"2019-03-19T18:31:08","slug":"masakra-ne-zelanden-e-re-rreziqet-qe-na-vijne-nga-heshtja-dhe-apatia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=27170","title":{"rendered":"Masakra n\u00eb Zeland\u00ebn e Re, rreziqet q\u00eb na vijn\u00eb nga heshtja dhe apatia"},"content":{"rendered":"<p><strong><a href=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Arben-Ramkaj-e1505074727189.jpg\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"aligncenter size-full wp-image-27171\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Arben-Ramkaj-e1505074727189.jpg\" alt=\"\" width=\"696\" height=\"413\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Arben-Ramkaj-e1505074727189.jpg 696w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/03\/Arben-Ramkaj-e1505074727189-300x178.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/a>Shkuan Dr. Arben RAMKAJ<\/strong><\/p>\n<p>Ishte realisht e trisht\u00eb dhe e frikshme, ngjarja q\u00eb ndodhi n\u00eb qytetin Krist\u00e7\u00ebr\u00e7 t\u00eb Zeland\u00ebs s\u00eb Re, pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur 28-vje\u00e7ari nga Australia, Brendon Tarrant, nj\u00eb terrorist i l\u00ebvizjes s\u00eb supremacist\u00ebve t\u00eb bardh\u00eb, i p\u00ebrgatitur me nj\u00eb infrastruktur\u00eb t\u00eb madhe arm\u00ebsh zjarri, tamam si n\u00eb nj\u00eb videoloj\u00eb n\u00eb playstation, hyri n\u00eb nj\u00eb xhami t\u00eb premten e shkuar, dhe ekzekutoi dhjetra besimtar\u00eb.<\/p>\n<p>Ai zgjodhi t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb aktin makab\u00ebr pik\u00ebrisht t\u00eb premten, nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr besimtar\u00ebt mysliman\u00eb, n\u00eb nj\u00eb vend ku ndodheshin bashk\u00eb burra, gra dhe f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb kryenin lutjet e jav\u00ebs, i k\u00ebrkonin falje Zotit p\u00ebr m\u00ebkatet e tyre, dhe lypnin mir\u00ebsi nga Krijuesi i Gjith\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb moment solemn n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb nj\u00eb besimtari mysliman, goditi dora gjakftoht\u00eb e pabesis\u00eb, duke marr\u00eb jet\u00ebn e mbi 50 besimtar\u00ebve, dhe plagosur r\u00ebnd\u00eb dhjetra t\u00eb tjer\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ngjarje t\u00eb tilla i kemi par\u00eb shpesh vitet e fundit, dhe ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh besimtar\u00ebt mysliman\u00eb.<\/p>\n<p>Tejet dramatike kan\u00eb qen\u00eb edhe sulmet e tjera terroriste, ku jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb besimtar\u00eb t\u00eb feve t\u00eb tjera. Jan\u00eb ende t\u00eb pashlyeshme n\u00eb kujtes\u00ebn e njer\u00ebzve, ngjarjet e Londr\u00ebs, Parisit, Nis\u00ebs, Barcelon\u00ebs, Torontos, Berlinit Ankaras\u00eb apo Stokholmit. Por sulmi i 15 marsit n\u00eb Zeland\u00ebn e Re, ishte i friksh\u00ebm edhe p\u00ebr disa element\u00eb shtes\u00eb, q\u00eb autori i masakr\u00ebs pretendon se e movituan p\u00ebr t\u00eb kryer aktin e tmerrsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ashtu si norvegjezi Anders Breivik, q\u00eb n\u00eb korrikun e vitit 2011 vrau n\u00eb Oslo dhe rrethinat e tij 77 njer\u00ebz brenda disa minutash, edhe Tarrant kishte publikuar paraprakisht nj\u00eb \u201cmanifest\u201d n\u00eb internet, t\u00eb dominuar nga fryma e ideologjis\u00eb s\u00eb dhun\u00ebs dhe urrejtjes ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, q\u00eb e p\u00ebrshkon n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi l\u00ebvizjen e supremacist\u00ebve t\u00eb bardh\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb \u201cmanifest\u201d, Tarrant ndalet shpesh tek sulmet e Breivik, dhe frym\u00ebzohet prej tij. Sipas shum\u00eb studimeve, njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb nuk u radikalizuan befas muajt apo vitet e fundit. Hetimet e m\u00ebvonshme t\u00eb policis\u00eb, zbuluan se Breivik kishte 9 vite q\u00eb p\u00ebrgatitej p\u00ebr t\u00eb gjitha detajet e atij sulmi q\u00eb nd\u00ebrmori.<\/p>\n<p>Zakonisht individ\u00eb t\u00eb till\u00eb, b\u00ebhen pjes\u00eb e forumeve t\u00eb l\u00ebvizjeve ekstremiste q\u00eb n\u00eb adoleshenc\u00ebn e hershme, pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur sipas psikolog\u00ebve kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb formojn\u00eb identitetin e tyre, t\u00eb ken\u00eb ndjenj\u00ebn e nj\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsie, t\u00eb nj\u00eb kauze, dhe nj\u00eb q\u00ebllimi, t\u00eb cilit do t\u2019i p\u00ebrkushtojn\u00eb jet\u00ebn.<\/p>\n<p>Ata jan\u00eb kaq shum\u00eb t\u00eb indoktrinuar, u provua edhe n\u00eb rastin e fundit, saq\u00eb e kryejn\u00eb aktin terrorist me nj\u00eb vet\u00ebdije dhe kthjellt\u00ebsi kriminale t\u00eb frikshme.<\/p>\n<p>Breivik n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit shfaqej triumfues, p\u00ebrshendeste si nazist\u00ebt e Hitlerit dikur, dhe pretendonte se 77 t\u00eb vrar\u00ebt prej tij, ishin nj\u00eb nd\u00ebshkim p\u00ebr politikat liberale t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet, q\u00eb kishte lejuar \u201cpushtimin mysliman t\u00eb Norvegjis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Edhe Tarrant pasi kreu masakr\u00ebn, iu dor\u00ebzua pa b\u00ebr\u00eb rezistenc\u00eb forcave t\u00eb policis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, si gjat\u00eb marrjes n\u00eb pyetje, ashtu edhe n\u00eb seanc\u00ebn paraprake n\u00eb gjykat\u00eb p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb, ai u shfaq tejet i qet\u00eb, duke mos shfaqur asnj\u00eb tronditje p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb, dhe madje pohoi me goj\u00ebn e tij se nuk pendohej p\u00ebr aktin barbar.<\/p>\n<p>Dhe ashtu sikurse ka ndodhur vazhdimisht gjat\u00eb historis\u00eb, terrorist\u00ebt jan\u00eb gjithnj\u00eb n\u00eb nj\u00eb hap me risit\u00eb e fundit teknologjike, t\u00eb cilat i shfryt\u00ebzojn\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb arritjes s\u00eb q\u00ebllimeve t\u00eb tyre. Masakra u transmetua drejtp\u00ebrs\u00ebdrejti n\u00eb rrjetin social Facebook nga llogaria e autorit, nd\u00ebrsa \u201cmanifesti\u201d ishte postuar prej tij n\u00eb Twitter.<\/p>\n<p>K\u00ebto kompani, k\u00ebrkuan ndjes\u00eb q\u00eb nuk nd\u00ebrhyn\u00eb n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar transmetimin e atyre imazheve dramatike. Megjithat\u00eb d\u00ebmi ishte b\u00ebr\u00eb, dhe sipas raportimeve ajo video ndodhet tashm\u00eb n\u00eb shum\u00eb forume t\u00eb l\u00ebvizjeve ekstremiste. Sado q\u00eb kompanit\u00eb e m\u00ebdha t\u00eb internetit, mund t\u00eb marrin masa, materiale t\u00eb tilla shokuese q\u00eb motivojn\u00eb shum\u00eb ndjek\u00ebsit e ideologjive radikale, magazinohen n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin \u201cdark web\u201d, uebsajte t\u00eb kriptuara me nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrzgjedhur, ku edhe vet\u00eb institucionet shtet\u00ebrore e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb.<\/p>\n<p>Terroristi i supremacist\u00ebve t\u00eb bardh\u00eb, p\u00ebrdori si baz\u00eb t\u00eb \u201cmanifestit\u201d t\u00eb tij ekstremist, historin\u00eb e urrejtjes s\u00eb eg\u00ebr dhe nacionalizimit t\u00eb verb\u00ebr n\u00eb Ballkan dhe Evrop\u00eb, q\u00eb ka shkaktuar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn aq shum\u00eb drama njer\u00ebzore. Ky element, nuk mund t\u00eb na linte indiferent p\u00ebr disa arsye t\u00eb forta.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb xhami, ai po d\u00ebgjonte n\u00eb makin\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb nacionaliste serbe kushtuar kriminelit t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Bosnjes, Radovan Karaxhi\u00e7, njeriu i d\u00ebnuar nga Haga si p\u00ebrgjegj\u00ebsi kryesor p\u00ebr organizimin e masakr\u00ebs s\u00eb Srebrenic\u00ebs n\u00eb korrikun e vitit 1995, ku u vran\u00eb mbi 8 mij\u00eb burra dhe t\u00eb rinj mysliman\u00eb t\u00eb Bosnjes.<\/p>\n<p>T\u00eb nj\u00ebjtat k\u00ebng\u00eb nacionaliste, shoq\u00ebronin Tigrat e Arkanit, gjat\u00eb masakrave q\u00eb kryenin mbi shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Por edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb ishte njollosja e imazhit t\u00eb heroit ton\u00eb komb\u00ebtar Sk\u00ebnderbeut, emrin e t\u00eb cilit terroristi supremacist Australian e kishte shkruar n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn nga arm\u00ebt me t\u00eb cilat kreu krimin e tmerrsh\u00ebm. Jo vet\u00ebm kaq, por n\u00eb \u201cmanifestin\u201d e tij, Tarrant i quan shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs \u201cpushtues islamik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb transmetuar n\u00eb mediat shqiptare thjesht si elemente ekzotik\u00eb, pa u shoq\u00ebruar me ndonj\u00eb reagim t\u00eb fort\u00eb distancues. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb dallim nga ngjarjet e m\u00ebparshme t\u00eb ngjashme, duke nisur q\u00eb nga sulmi i Charlie Hebdo n\u00eb Franc\u00eb, munguan mesazhet e ngush\u00ebllimit dhe solidarizimit nga ana e Presidentit, Kryeministrit, Ministrit t\u00eb Jasht\u00ebm etj.<\/p>\n<p>Terrozimi nuk ka ngjyr\u00eb, fe, dhe as komb\u00ebsi, dhe heshtja e autoriteteve shqiptare ndaj k\u00ebsaj masakre, \u00ebsht\u00eb nje neglizhim I pavend, aq m\u00eb tep\u00ebr kur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje reaguan shum\u00eb shpejt t\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit kryesor\u00eb t\u00eb bot\u00ebs nga presidenti amerikan Donald Trump, lider\u00ebt e BE, Papa Fran\u00e7esku, presidenti turk Erdogan dhe drejtuesit e tjer\u00eb t\u00eb bot\u00ebs myslimane.<\/p>\n<p>Duke pasur parasush q\u00eb dogmat dhe ideologjit\u00eb, luftohen vet\u00ebm me ideologji t\u00eb moderuara, mendoj se kjo heshtje p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb lloj gracke, ku rrezikon t\u00eb bjer\u00eb edhe shoq\u00ebria shqiptare, n\u00eb rast se nuk reagon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb solidare.<\/p>\n<p>Kombi shqiptar mburret me t\u00eb drejt\u00eb me bashk\u00ebjetes\u00ebn fetare.<\/p>\n<p>Ai mburret edhe me t\u00eb shkuar\u00ebn e tij, q\u00eb nuk mund t\u00eb lejohet kurrsesi t\u00eb njolloset nga ekstemist\u00ebt e dhunsh\u00ebm me karakter lindor apo per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Kjo ngjarje, mund t\u00eb perceptohet nga disa si sporadike. Por \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb fakt, q\u00eb rritja e val\u00ebs islamofobe n\u00eb Per\u00ebndim, por edhe n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e frikshme.Studime te fundit te shoqeris civile ne Shqiperi tregojn se mbi 20 p\u00ebr qind e shqiptar\u00ebve, i shohin element\u00ebt fetare si xhamia apo Meka si premisa t\u00eb eksremizmit dhe radikalizimit fetar.<\/p>\n<p>Dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb e frikshme, pik\u00ebrisht sepse e drejta e besimit \u00ebsht\u00eb e mbrojtur universalisht. Ajo \u00ebsht\u00eb fituar n\u00ebp\u00ebrmjet betejave t\u00eb m\u00ebdha dhe jo t\u00eb lehta, dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye k\u00ebto t\u00eb drejta duhen mbrojtur me \u00e7do \u00e7mim.<\/p>\n<p>Kjo ngjarje, na b\u00ebn t\u00eb reflektojm\u00eb n\u00ebse rrezikojm\u00eb t\u00eb biem pre e gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, e ndasive, t\u00eb lin\u00e7imit t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve p\u00ebr shkak t\u00eb besimit fetar, apo shoq\u00ebrit\u00eb moderne do t\u00eb mundohen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb gjith\u00e7ka, p\u00ebr ta kaluar edhe k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Duke iu rikthyer edhe nj\u00ebher\u00eb ngjarjes, solidarizimi i shprehur n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn, duke ve\u00e7uar apelin p\u00ebr paqe e bashk\u00ebjetes\u00eb t\u00eb Mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, tregon se shpresa p\u00ebr multikulturalizmin dhe bashk\u00ebjetes\u00ebn, shpresa q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb jetojn\u00eb t\u00eb lir\u00eb, nuk ka humbur.<\/p>\n<p>N\u00eb mbyllje, lutja ime shkon p\u00ebr ata besimtar\u00eb q\u00eb humb\u00ebn jet\u00ebn, p\u00ebr familjar\u00ebt e tyre, dhe p\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb sensibilizim t\u00eb sinqert\u00eb mbi aktin barbar q\u00eb ndodhi t\u00eb premten e shkuar n\u00eb Krist\u00e7\u00ebr\u00e7 t\u00eb Zeland\u00ebs s\u00eb Re.<\/p>\n<p>\/tesheshi.com\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkuan Dr. Arben RAMKAJ Ishte realisht e trisht\u00eb dhe e frikshme, ngjarja q\u00eb ndodhi n\u00eb qytetin Krist\u00e7\u00ebr\u00e7 t\u00eb Zeland\u00ebs s\u00eb Re, pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, kur 28-vje\u00e7ari nga Australia, Brendon&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27171,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-27170","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27170"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27170"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27170\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27172,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27170\/revisions\/27172"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/27171"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27170"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27170"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27170"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}