{"id":27816,"date":"2019-08-17T18:35:21","date_gmt":"2019-08-17T16:35:21","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=27816"},"modified":"2019-08-17T18:35:22","modified_gmt":"2019-08-17T16:35:22","slug":"bashkepunimi-haftar-mossad-nuk-eshte-surprize","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=27816","title":{"rendered":"Bashk\u00ebpunimi Haftar-MOSSAD nuk \u00ebsht\u00eb surpriz\u00eb!"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"973\" height=\"575\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Screenshot_20190817_183409.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-27817\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Screenshot_20190817_183409.jpg 973w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Screenshot_20190817_183409-300x177.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Screenshot_20190817_183409-768x454.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 973px) 100vw, 973px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se Khalifa Haftar, i cili i ka hapur luft\u00eb qeveris\u00eb legjitime t\u00eb Pajtimit Komb\u00ebtar n\u00eb Libi mb\u00ebshtetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Izraeli, si dhe nga disa shtete per\u00ebndimore, ve\u00e7an\u00ebrisht Franca. Ata mbrojn\u00eb iden\u00eb e tyre se k\u00ebto forca duan nj\u00eb qeveri q\u00eb t&#8217;i sh\u00ebrbej\u00eb interesave t\u00eb tyre sesa paqes dhe stabilitetit n\u00eb Libi. <\/p>\n\n\n\n<p>Konfliktet, gjaku dhe lot\u00ebt nuk kan\u00eb mundur t\u00eb pushojn\u00eb n\u00eb Libi q\u00eb kur qeveria 42-vje\u00e7are e Gaddafit u rr\u00ebzua me grushtin e maskuar &#8220;pranvera arabe&#8221;, e mb\u00ebshtetur nga SHBA dhe Per\u00ebndimi. Gjenerali Khalifa Haftar, i mb\u00ebshtetur nga forcat nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb duan t\u00eb ken\u00eb autoritetin e tyre n\u00eb vend, pretendohet se ka bashk\u00ebpunuar me MOSSAD, sh\u00ebrbimin sekret izraelit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ka shkaktuar debate postimi i Yossi Melman, analistit t\u00eb inteligjenc\u00ebs n\u00eb gazet\u00ebn Maariv q\u00eb publikohet n\u00eb Izrael, i cili n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb twitter postoi se &#8220;gjenerali libian Khalifa Haftar \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontakt (lidhje) me MOSSAD-in, sh\u00ebrbimin sekret izraelit&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekspert\u00ebt q\u00eb kan\u00eb vler\u00ebsuar p\u00ebr gazetarin e AA-s\u00eb deklaratat e Yossi Melman dhe Salih Al Nami, theksojn\u00eb se ata q\u00eb mb\u00ebshtesin Haftarin n\u00eb vend t\u00eb qeveris\u00eb s\u00eb Pajtimit Komb\u00ebtar, e cila njihet nga Kombet e Bashkuara (OKB), nuk d\u00ebshirojn\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb fort\u00eb dhe demokratik n\u00eb rajon.<\/p>\n\n\n\n<p>Shkrimtari palestinez Salih Al Nami, q\u00eb ri-postoi deklarat\u00ebn e Yossi Melman-it n\u00eb twitter, ka shtuar se Haftar krahas MOSSAD-it ka lidhje edhe me Franc\u00ebn, Egjiptin dhe EBA-n .<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Haftar p\u00ebsoi humbje pavar\u00ebsisht mb\u00ebshtetjes s\u00eb jashtme q\u00eb ka marr\u00eb&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Drejtori i Institutit t\u00eb Studimeve p\u00ebr Lindjen dhe Afrik\u00ebn n\u00eb Universitetin e Shkencave Sociale t\u00eb Ankaras\u00eb, Prof. Dr. Enver Arpa, tha se n\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr pushtet q\u00eb po p\u00ebrjetohet pas p\u00ebrmbysjes s\u00eb Gaddafit n\u00eb Libi nga viti 2011, pal\u00ebt kan\u00eb p\u00ebrshpejtuar k\u00ebrkimet e tyre p\u00ebr nj\u00eb aleanc\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjenerali Haftar po p\u00ebrpiqet t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll qeverin\u00eb duke p\u00ebrdorur forc\u00ebn kund\u00ebr Qeveris\u00eb s\u00eb Pajtimit Komb\u00ebtar, e cila njihet nga OKB, Bashkimi Evropian (BE) e institucionet e tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe gjithashtu e cila pranohet nga Turqia si bashk\u00ebbiseduese legjitime, tha Prof. Dr. Arpa, duke shtuar se, &#8220;Haftar n\u00eb vitin 2014 b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr grusht shteti kund\u00ebr qeveris\u00eb legjitime, por d\u00ebshtoi. Gjeneral Hafter, i cili n\u00eb prill t\u00eb vitit 2015 u shpall udh\u00ebheq\u00ebsi i Ushtris\u00eb Komb\u00ebtare Libiane nga Dhoma e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve me qend\u00ebr n\u00eb Tobruk, sulmoi kryeqytetin e Tripolit m\u00eb 4 prill, gj\u00eb e cila e t\u00ebrhoqi vendin n\u00eb nj\u00eb tension t\u00eb ri&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00ebrheqja e sulmeve t\u00eb Haftarit drejt Tripolit, si dhe rimarrja e qytetit Gharyan q\u00eb \u00ebsht\u00eb qend\u00ebr logjistike dhe pik\u00eb operacionale nga forcat e Qeveris\u00eb s\u00eb Pajtimit Komb\u00ebtar n\u00eb Tripoli, ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb Haftar t\u00eb humb\u00eb nj\u00eb prestigj t\u00eb madh, ka shpjeguar Prof. Dr. Arpa.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Pavar\u00ebsisht se Haftar, i cili duke pretenduar se lufton me forcat radikale n\u00eb vend mori mb\u00ebshtetjen e hapur t\u00eb vendeve si Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fshehur nga Franca e Rusia, ai nuk ka mundur q\u00eb t\u00eb jet\u00eb i suksessh\u00ebm n\u00eb k\u00ebto sulme&#8221;, ka deklaruar Prof. Dr. Arpa, i cili m\u00eb tej theksoi se, &#8220;Haftar p\u00ebsoi nj\u00eb humbje t\u00eb madhe. P\u00ebr t\u00eb pak\u00ebsuar efektin e k\u00ebsaj humbjeje ai ka zgjedhur rrug\u00ebn e faj\u00ebsimit t\u00eb Turqis\u00eb, e cila ofron mb\u00ebshtetje p\u00ebr qeverin\u00eb legjitime. Haftar ka humbur nj\u00eb reputacion t\u00eb madh me k\u00ebto zhvillime t\u00eb p\u00ebrjetuara muajt e fundit dhe ka filluar t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb aleanca t\u00eb reja p\u00ebr tu rikuperuar&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb hapur nga Franca, shpesh her\u00eb n\u00eb media reflektohet se Haftar merr mb\u00ebshtetje t\u00eb konsiderueshme nga Franca. Prania e raketave t\u00eb ndryshme t\u00eb ushtris\u00eb franceze n\u00eb qendrat logjistike t\u00eb Haftarit zbuloi k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje. Arrestimi i 13 shtetasve francez\u00eb me pasaporta diplomatike, t\u00eb cil\u00ebt dyshohet se erdh\u00ebn n\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si k\u00ebshilltar\u00eb ushtarak\u00eb t\u00eb trupave t\u00eb Haftarit gjat\u00eb p\u00ebrpjekjes s\u00eb planifikuar p\u00ebr grusht shteti n\u00eb prill, konsiderohet si nj\u00eb prov\u00eb tjet\u00ebr e k\u00ebsaj mb\u00ebshtetje. Pas k\u00ebtij zhvillimi, Qeveria e Pajtimit Komb\u00ebtar n\u00eb Tripoli njoftoi se ka pezulluar t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e bashk\u00ebpunimit t\u00eb siguris\u00eb me Franc\u00ebn&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Marr\u00ebdh\u00ebnia Haftar-MOSSAD u injorua n\u00eb shtypin bot\u00ebror&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pasi ka theksuar se \u00ebsht\u00eb zbuluar se Haftar krahas Franc\u00ebs dhe Rusis\u00eb ka bashk\u00ebpunuar edhe me shtetin e Izraelit, Prof. Dr. Arpa, tha se, &#8220;N\u00eb postimin q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb m\u00eb 7 gusht t\u00eb vitit 2019 n\u00eb llogarin\u00eb e tij n\u00eb twitter Yossi Melman, analisti i inteligjenc\u00ebs n\u00eb gazet\u00ebn izraelite Maariv, ka deklaruar se Khalifa Haftar ka bashk\u00ebpunuar me sh\u00ebrbimin sekret izraelit MOSSAD. Kjo deklarat\u00eb pa pasur nj\u00eb reflektim t\u00eb madh n\u00eb rrjetin social \u00ebsht\u00eb injoruar nga shtypi bot\u00ebror, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato t\u00eb vendeve si EBA, Egjipti dhe Arabia Saudite&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;N\u00ebse v\u00ebrehet e shkuara e Haftarit nuk duhet t\u00eb paragjykohet se ai ka kryer marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb tilla&#8221;, tha Prof. Dr. Arpa, duke b\u00ebr\u00eb vler\u00ebsuar m\u00eb tej se, &#8220;Thuhet se ai \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb aktor n\u00eb rritje n\u00eb Libi me marr\u00ebdh\u00ebniet q\u00eb ka zhvilluar n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn. Haftar, i cili u kap rob gjat\u00eb luft\u00ebs q\u00eb Gaddafi zhvilloi kund\u00ebr \u00c7adit n\u00eb vitet 1978-1987, u shp\u00ebtua me ndihm\u00ebn e ushtris\u00eb amerikane dhe ai u vendos n\u00eb Amerik\u00eb me t\u00eb drejt\u00ebn e azilit. Haftar akuzohet se ka bashk\u00ebpunuar me CIA-n dhe se gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Amerik\u00eb ka kryer aktivitete t\u00eb ndryshme kund\u00ebr Gaddafit. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb err\u00ebta, Haftar ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb pozicionin e nj\u00eb personi t\u00eb dyshimt\u00eb n\u00eb mesin e popullit libian. Nj\u00eb tjet\u00ebr element q\u00eb e forcon k\u00ebt\u00eb akuz\u00eb \u00ebsht\u00eb se ai banon n\u00eb nj\u00eb rajon pran\u00eb qendr\u00ebs s\u00eb CIA-s n\u00eb Amerik\u00eb. Pas nj\u00eb jetese 20 vje\u00e7are n\u00eb Amerik\u00eb ai u rikthye n\u00eb Libi nj\u00eb muaj pas fillimit t\u00eb kryengritjes ndaj Gaddafit n\u00eb vitin 2011 dhe filloi nj\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb legjitime t\u00eb formuar n\u00eb vend me p\u00ebrpjekjet e OKB-s\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Haftar, tani punon m\u00eb ngusht\u00eb me Izraelin&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edhe Kryetari i Qendr\u00ebs p\u00ebr Studime t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme (ORSAM), Prof. Dr. Ahmet Uysal, \u00ebsht\u00eb shprehur se nuk \u00ebsht\u00eb surpriz\u00eb informacioni q\u00eb &#8220;Gjenerali Libian Khalifa Haftar \u00ebsht\u00eb n\u00eb kontakt me sh\u00ebrbimin izraelit t\u00eb spiunazhit MOSSAD&#8221;, q\u00eb u pstua n\u00eb twitter nga Yossi Melman.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e natyrshme se Izraeli ka pjes\u00eb n\u00eb kaosin e p\u00ebrjetuar n\u00eb Lindjen e Mesme, tha Prof. Dr. Uysal, duke u shprehur se, &#8220;Si nj\u00eb zgjatje e Per\u00ebndimit, Izraeli nuk d\u00ebshiron nj\u00eb vend t\u00eb fort\u00eb n\u00eb rajon. Per\u00ebndimi nuk d\u00ebshiron q\u00eb demokracia dhe fuqia e popullat\u00ebs s\u00eb rajonit t\u00eb pasqyrohen n\u00eb administrat\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Izraeli vepron n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tyre, edhe Emiratet e Bashkuara Arabe zbatojn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat politika n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Izraelit dhe Per\u00ebndimit&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi ka theksuar se pas atyre q\u00eb mb\u00ebshtesin grushtet e shtetit dhe nxitin konflitket e brendshme q\u00ebndrojn\u00eb EBA dhe Izraeli, Prof. Dr. Uysal, ka vler\u00ebsuar se, &#8220;Askush nuk i k\u00ebrkon llogari EBA-s dhe Izraelit p\u00ebr shkeljet dhe praktikat anti-demokratike t\u00eb tyre. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb edhe ndaj Haftarit q\u00eb mb\u00ebshtetet nga k\u00ebto vende nuk i k\u00ebrkohet llogari p\u00ebr masakrat, atentatet dhe shkeljet e drejtave t\u00eb njeriut q\u00eb ai kryen. Haftar, i cili vepron n\u00eb koordinim me SHBA-t\u00eb, tani punon m\u00eb ngusht\u00eb me Izraelin dhe kuptohet se SHBA \u00ebsht\u00eb t\u00ebrhequr. Sidoqoft\u00eb, megjith\u00ebse nuk ka shum\u00eb dallim p\u00ebrsa i p\u00ebrket thelbit t\u00eb ngjarjes, vihet re se interesi i SHBA-ve p\u00ebr Libin\u00eb \u00ebsht\u00eb ulur pak gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Trumpit&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Po k\u00ebrkohet nj\u00eb kthim n\u00eb periudh\u00ebn e Gadaffit&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa lektori n\u00eb Departamentin e Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Fakultetin e Ekonomis\u00eb dhe Shkencave Administrative t\u00eb Universitetit K\u0131rklarel, nj\u00ebher\u00ebsh k\u00ebshilltar p\u00ebr sigurin\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb ANKASAM, Dr. Emre Ozan, b\u00ebri t\u00eb ditur se zhvilimet e fundit n\u00eb Libi kan\u00eb zbuluar kontradiktat themelore t\u00eb \u2018Pranver\u00ebs Arabe\u2018.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Libia pas rr\u00ebzimit t\u00eb regjimit t\u00eb Kadafit \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb pa-suksessh\u00ebm. Sigurisht q\u00eb k\u00ebto paqart\u00ebsi i shqet\u00ebsojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb&#8221;, tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Libia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej qendrave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb rrug\u00ebve n\u00eb migrimin e paligjsh\u00ebm drejt Evrop\u00ebs, ka theksuar Dr. Ozan, i cili ka shtuar se, &#8220;Destabiliteti n\u00eb Libi gjithashtu rrit rreziqet p\u00ebr vendet e rajonit. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekziston nj\u00eb struktur\u00eb kaq e fragmentuar, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe k\u00ebrkon koh\u00eb t\u00eb krijosh nj\u00eb qeveri t\u00eb bazuar n\u00eb konsensusin shoq\u00ebror. Krijimi i nj\u00eb qeverie t\u00eb centralizuar dhe t\u00eb fuqishme, si dhe rivendosja e stabilitetit p\u00ebrmes sundimit autoritar ashtu si n\u00eb periudh\u00ebn e Gaddafit \u00ebsht\u00eb pranuar si nj\u00eb alternativ\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mbuluar nga shumica e aktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Shkurt, mund t\u00eb themi se ekziston k\u00ebrkimi p\u00ebr kthim n\u00eb periudh\u00ebn e Gadafit&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Haftar n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb legjitimitetit&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edhe k\u00ebshilltarja p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe Afrik\u00ebn n\u00eb Qendr\u00ebn e K\u00ebrkimeve Strategjike t\u00eb Ankaras\u00eb (ANKASAM), lektorja Dr. Ceren G\u00fcrseler, ka deklaruar se q\u00eb nga p\u00ebrmbysja e Muammar Gadafit n\u00eb vitin 2011 e deri tani n\u00eb Libi vazhdon konkurrenca ushtarake mes elementeve t\u00eb ndrysh\u00ebm, q\u00eb si rrjedhoj\u00eb nuk mund t\u00eb arrihet konsensusi politik dhe se konkurrenca n\u00eb t\u00eb dy fushat sa vjen e rritet.<\/p>\n\n\n\n<p>Haftar duke marr\u00eb n\u00ebn kontroll Tripolin synon t\u00eb fitoj\u00eb legjitimitetin, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb ditur Dr. G\u00fcrseler, duke komentuar se, &#8220;Haftar, duke marr\u00eb mb\u00ebshtetjen e vendeve, kryesisht si Arabia Saudite, Egjipti dhe Izraeli, d\u00ebshiron t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll Tripolin si nj\u00eb fakt t\u00eb kryer dhe t\u00eb shpall\u00eb veten si aktorin e vet\u00ebm politik ku dhe me shum\u00eb mund\u00ebsi ai mendon q\u00eb edhe arena nd\u00ebrkomb\u00ebtare do ta njoh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Haftar p\u00ebrkat\u00ebsisht ka marr\u00eb kontrollin e rajoneve t\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Benghazi, n\u00eb jug t\u00eb vendit. Duke marr\u00eb kontrollin e Tripolit nga Qeveria e Pajtimit Komb\u00ebtar, Haftar mund t\u00eb refuzoj\u00eb procesin e arritur deri m\u00eb tani. Mund t\u00eb mendohet gjithashtu q\u00eb Haftar \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb bisedimet e zgjedhjeve presidenciale dhe synon t\u00eb rris\u00eb fuqin\u00eb e tij t\u00eb negociatave n\u00eb tryez\u00ebn e bisedimeve dhe t\u00eb tregoj\u00eb forc\u00ebn e tij si n\u00eb terren ashtu edhe n\u00eb tryez\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Doli n\u00eb sken\u00eb me mb\u00ebshtetjen e forcave t\u00eb jashtme&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dr. G\u00fcrseler pasi ka theksuar se nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u habitur nga informacioni se analisti Yossi Melman ka postuar se Haftar \u00ebsht\u00eb n\u00eb bashk\u00ebpunim me MOSSA-in, ajo ka njoftuar se edhe dalja n\u00eb sken\u00eb e Haftarit n\u00eb Libi \u00ebsht\u00eb realizuar si rezultat i nd\u00ebrhyrjes dhe mb\u00ebshtetjes s\u00eb forcave t\u00eb jashtme.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Kryetari i K\u00ebshillit Presidencial t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Pajtimit Komb\u00ebtar t\u00eb Libis\u00eb, Fayez Mustafa al-Sarraj, duke u ankuar p\u00ebr mb\u00ebshtetjen kryesisht t\u00eb Parisit ndaj Haftarit ka njoftuar se \u2018n\u00ebse nuk ndryshon ky q\u00ebndrim mund t\u00eb pezullohen marr\u00ebveshjet dypal\u00ebshe t\u00eb siguris\u00eb\u2018. Al-Sarraj nga K\u00ebshilli i Siguris\u00eb s\u00eb OKB-s\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb Haftar t\u00eb mbahet p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr sulmet&#8221;, tha Dr. G\u00fcrseler, duke shtuar se Haftar mb\u00ebshtetet ushtarakisht dhe politikisht nga Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Rusia dhe Franca.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;\u00cbsht\u00eb njoftuar se ata do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb gjykimin e Haftarit n\u00eb Gjykata Penale Nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr krime lufte dhe krime kund\u00ebr njer\u00ebzimit me qend\u00ebr n\u00eb Tripoli. Britania dhe Gjermania n\u00eb p\u00ebrputhje me reagimin e administrat\u00ebs Al-Sarraj k\u00ebrkojn\u00eb zbatimin e nj\u00eb embargoje ndaj Haftarit. Kund\u00ebrshtimi i Rusis\u00eb ndaj element\u00ebve t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb efektiv dhe n\u00ebse K\u00ebshilli i Sigurimit i OKB-s\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur akoma nj\u00eb deklarat\u00eb e ashp\u00ebr kundrejt Haftarit&#8221;, shtoi G\u00fcrseler.<\/p>\n\n\n\n<p>\/Anadolu Agency\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ekspert\u00ebt theksojn\u00eb se Khalifa Haftar, i cili i ka hapur luft\u00eb qeveris\u00eb legjitime t\u00eb Pajtimit Komb\u00ebtar n\u00eb Libi mb\u00ebshtetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Egjipti dhe Izraeli, si dhe&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27817,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-27816","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27816"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27816"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27816\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27818,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27816\/revisions\/27818"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/27817"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27816"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27816"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27816"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}