{"id":27846,"date":"2019-08-21T17:35:50","date_gmt":"2019-08-21T15:35:50","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=27846"},"modified":"2019-08-21T17:35:51","modified_gmt":"2019-08-21T15:35:51","slug":"ndalohet-katica-janeva-prokuroria-kerkon-paraburgimin-e-saj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=27846","title":{"rendered":"Ndalohet Katica Janeva, prokuroria k\u00ebrkon paraburgimin e saj"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1010\" height=\"583\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Screenshot_20190821_173434.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-27847\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Screenshot_20190821_173434.jpg 1010w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Screenshot_20190821_173434-300x173.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/08\/Screenshot_20190821_173434-768x443.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1010px) 100vw, 1010px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Hetimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cZhvatja\u201d po zgjerohet, tha prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Ljubomir Joveski, i cili theksoi se Prokuroria publike do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga gjykata t\u00eb parashtroj\u00eb mas\u00ebn paraburgim p\u00ebr prokuroren speciale t\u00eb Prokuroris\u00eb Speciale Publike p\u00ebr ndjekjen penale t\u00eb krimeve q\u00eb dalin nga p\u00ebrgjimet e paligjshme, Katica Janeva. <\/p>\n\n\n\n<p>Prokuria Themelore Publike p\u00ebr ndjekjen penale t\u00eb krimit t\u00eb organizuar dhe korrupsionit q\u00eb nga 15 korriku po kryen procedura hetimore (rastin Zhvatja) kund\u00ebr dy personave, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, p\u00ebr krime t\u00eb marrjes s\u00eb ryshfetit p\u00ebr ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm, pastrim parash dhe t\u00eb ardhura t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Prokuror\u00ebt po hetojn\u00eb n\u00ebse dy t\u00eb dyshuarit kan\u00eb lidhje me prokuroren speciale Janeva. Sipas Prokuroris\u00eb, t\u00eb dy t\u00eb dyshuarit k\u00ebrkuan fonde nga biznesmeni Jordan Kam\u00e7ev, i cili \u00ebsht\u00eb i akuzuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen \u201cPerandoria\u201d. Ky rast \u00ebsht\u00eb n\u00ebn juridiksionin e Prokuroris\u00eb Speciale Publik. N\u00eb dit\u00ebn kur filloi hetimi, prokurorja Janeva dha dor\u00ebheqje.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr procesin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb hetimit t\u00eb rastit \u201cZhvatja\u201d, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr media ka informuar sot prokurori Joveski. Ai tha se nga provat verbale dhe materialet e deritanishme t\u00eb siguruara n\u00eb hetim \u00ebsht\u00eb konstatuar se arsyet e dyshimit ishin ngritur n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb arsyeshme t\u00eb dyshimit se Janeva kishte kryer nj\u00eb vep\u00ebr penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb pozicionit zyrtar dhe autoritetit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cProkurori publik q\u00eb udh\u00ebheq procedurat ka urdh\u00ebruar zgjerimin e hetimeve ndaj prokurores publike, e cila \u00ebsht\u00eb ndaluar, dhe prokuroria do t\u00eb propozoj\u00eb urdhrin e ndalimit nga gjykata kompetente. Nga provat e parashikuara \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtetuar se prokurori publik ka p\u00ebrdorur pozicionin dhe autoritetin zyrtar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb Ligjit t\u00eb Prokurorit Special dhe dispozitave t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale dhe ka marr\u00eb p\u00ebrfitime thelb\u00ebsore p\u00ebr veten dhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, tha Joveski.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 b\u00ebri t\u00eb ditur Joveski, nga n\u00ebntori i vitit 2018 deri n\u00eb prill t\u00eb vitit 2019 nj\u00eb nga t\u00eb dyshuarit n\u00eb hetim, duke p\u00ebrdorur ndikimin e tij t\u00eb pretenduar mbi prokuroren speciale p\u00ebrmes marr\u00ebdh\u00ebnieve miq\u00ebsore t\u00eb paracaktuar, ndikoi n\u00eb kryerjen e nj\u00eb veprimi zyrtar q\u00eb nuk duhet t\u00eb lejohet t\u00eb kryhet.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Me m\u00eb shum\u00eb masa t\u00eb nd\u00ebrmarra dy t\u00eb dyshuarit p\u00ebr ta bindur t\u00eb dyshuarin n\u00eb rastin &#8216;Perandoria&#8217; n\u00eb ndikimin t\u00eb cilin nj\u00ebri prej personave e ka me prokurorin publik, n\u00eb m\u00eb shum\u00eb takime ka biseduar p\u00ebrmes spikerfonit me prokurorin publik dhe pas bisedimeve dhe takimeve pasi i dyshuari n\u00eb rasin &#8216;Perandoria&#8217; dhe gruaja e tij jan\u00eb bindur n\u00eb ndikimin dhe dy personat kund\u00ebr t\u00eb cil\u00ebve zhvillohet hetimi, nga ky i dyshuar kan\u00eb k\u00ebrkuar 8 milion\u00eb euro p\u00ebr leht\u00ebsimin e situat\u00ebs s\u00eb tij dhe n\u00eb 20 shkurt t\u00eb vitit 2019 dy t\u00eb dyshuarit kan\u00eb ardhur n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e t\u00eb dyshuarit n\u00eb rastin &#8216;Perandoria&#8217; kan\u00eb marr\u00eb nj\u00eb \u00e7ant\u00eb t\u00eb tipit Louis Vuitton me nj\u00eb milion euro nd\u00ebrsa p\u00ebrderisa ai ishte n\u00eb paraburgim nga gruaja e tij kan\u00eb marr\u00eb 500 mij\u00eb euro&#8221;, tha Joveski, duke shtuar:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Prokurori publik ka pranuar ndikimin e t\u00eb dyshuarit dhe ka dh\u00ebn\u00eb propozim q\u00eb paraburgimi kund\u00ebr t\u00eb dyshuarit n\u00eb rastin &#8216;Perandoria&#8217; t\u00eb nd\u00ebrpritet dhe t&#8217;i shqyrtohet masa m\u00eb e leht\u00eb e paraburgimin sht\u00ebpiak, pas \u00e7ka m\u00eb 27 dhjetor t\u00eb vitit 2018 Gjykata e Apelit n\u00eb Shkup ka sjell\u00eb vendim p\u00ebr shqiptimin e mas\u00ebs paraburgim sht\u00ebpiak&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai rikujtoi se n\u00eb periudh\u00ebn mars-prill t\u00eb vitit 2019, Gjykata ia ka kthyer dokumentet e udh\u00ebtimit t\u00eb dyshuarit n\u00eb rastin &#8220;Perandoria&#8221; pasi paraprakisht ia kishte marr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8220;Prokurori publik p\u00ebr t\u00eb leht\u00ebsuar situat\u00ebn e tij q\u00eb t\u00eb merr statusin e d\u00ebshmitarit t\u00eb mbrojtur, ka shfryt\u00ebzuar pozit\u00ebn e saj zyrtare dhe autorizimin q\u00eb e ka n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjet dhe p\u00ebr vete dhe p\u00ebr dy t\u00eb dyshuarit kund\u00ebr t\u00eb cil\u00ebve zhvillohet hetim ka p\u00ebrfituar pron\u00eb n\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme, edhe at\u00eb p\u00ebr vete (ka marr\u00eb) mobilje dhe gj\u00ebsende n\u00eb vler\u00eb prej 298.000 denar\u00ebve, t\u00eb cilat p\u00ebr prokurorin publik i ka porositur nj\u00ebri nga t\u00eb dyshuarit, nd\u00ebrsa p\u00ebr dy t\u00eb dyshuarit ka p\u00ebrfituar pron\u00eb n\u00eb vler\u00eb prej 1,5 milion\u00eb euro&#8221;, tha prokurori Joveski.<\/p>\n\n\n\n<p>Mes tjerash, ai theksoi se provat e deritanishme v\u00ebrtetojn\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb ekskluzivisht p\u00ebr nj\u00eb ngjarje kriminale-juridike dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00e7\u00ebshtja nuk duhet t\u00eb politizohet ose t\u00eb nd\u00ebrlidhet me pjes\u00ebmarrjen e personave nga vendet e tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Kujtojm\u00eb q\u00eb prokurorja Katica Janeva mbr\u00ebm\u00eb u thirr n\u00eb Prokurori p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb deklarat\u00eb, nd\u00ebsa sot \u00ebsht\u00eb ndaluar.<\/p>\n\n\n\n<p>Prokurorja publike Villma Ruskovska nga Zyra e Prokuroris\u00eb Publike p\u00ebr Ndjekjen e Krimit t\u00eb Organizuar dhe Korrupsionit, e cila merret me rastin &#8220;Zhvatja&#8221;, konfirmoi sot p\u00ebr mediat se nga Zyra e PSP-s\u00eb \u00ebsht\u00eb marr\u00eb kompjuteri zyrtar i Janev\u00ebs dhe se po kontrollohet sht\u00ebpia e saj n\u00eb Gjevgjeli, nd\u00ebrsa konfirmoi se n\u00eb Gjykat\u00eb \u00ebsht\u00eb parashtruar propozim p\u00ebr shqiptimin e mas\u00ebs s\u00eb paraburgimit p\u00ebr Janev\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Dit\u00ebve t\u00eb fundit, gazeta italiane &#8220;La Verita&#8221; publikoi video dhe audio in\u00e7izime n\u00eb t\u00eb cilat paraqiten t\u00eb dyshuarit n\u00eb rastin &#8220;Zhvatja&#8221;.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Hetimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen \u201cZhvatja\u201d po zgjerohet, tha prokurori i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Ljubomir Joveski, i cili theksoi se Prokuroria publike do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga gjykata t\u00eb parashtroj\u00eb mas\u00ebn&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27847,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-27846","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27846"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27846"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27846\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27848,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27846\/revisions\/27848"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/27847"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27846"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27846"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27846"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}