{"id":27917,"date":"2019-08-28T14:41:04","date_gmt":"2019-08-28T12:41:04","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=27917"},"modified":"2019-08-28T14:41:05","modified_gmt":"2019-08-28T12:41:05","slug":"lufta-e-turqise-kunder-narko-terrorit-te-pyd-pkk-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=27917","title":{"rendered":"Lufta e Turqis\u00eb kund\u00ebr narko-terrorit t\u00eb PYD\/PKK-s\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/cdnuploads.aa.com.tr\/uploads\/Contents\/2019\/07\/18\/thumbs_b_c_47eff190288240919c026662b8824b68.jpg?v=143943\" alt=\"Lufta e Turqis\u00eb kund\u00ebr narko-terrorit t\u00eb PYD\/PKK-s\u00eb\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>Shkruan: \u00dcmit TET\u0130K<\/p>\n\n\n\n<p>Bashk\u00eb me fillimin e operacionit &#8220;Kthetra&#8221; n\u00eb veri t\u00eb Irakut, vazhdon shkat\u00ebrrimi i strehimoreve, pozicioneve dhe streh\u00ebzave q\u00eb i p\u00ebrkasin organizat\u00ebs terroriste PKK. P\u00ebrmasat e municioneve dhe materialeve jet\u00ebsore t\u00eb organizat\u00ebs terroriste q\u00eb jan\u00eb konfiskuar kan\u00eb \u00e7uar s\u00ebrish n\u00eb rendin e dit\u00ebs burimet financiare dhe materiale t\u00eb PKK-s\u00eb. T\u00eb dh\u00ebnat e marra nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme dhe burimet e hapura tregojn\u00eb se droga \u00ebsht\u00eb pika m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme mes burimeve financiare t\u00eb organizat\u00ebs, raporton Anadolu Agency (AA).<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 40 vjet PKK-ja ka formuar nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb organizuar me emra t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb Turqi, Irak, Siri, Iran dhe vendet evropiane. PKK p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb &#8220;popull&#8221; \/ masivitet t\u00eb shk\u00ebputur nga shteti, p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb t\u00eb ashtuquajtur struktur\u00eb shtet\u00ebrore dhe p\u00ebr t\u00eb vazhduar sulmet e saj terroriste ka patur nevoj\u00eb p\u00ebr burime financiare dhe po ashtu ajo ka aplikuar aktivitete kriminale si t\u00eb gjitha organizatat terroriste. N\u00eb mesin e k\u00ebtyre aktiviteteve, v\u00ebmendjen e t\u00ebrheqin kryesisht prodhimi, shp\u00ebrndarja dhe shitja e drogave. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, destinacionet, rrug\u00ebt e p\u00ebrfitimeve t\u00eb PYD\/PKK-s\u00eb nga droga si dhe operacionet e kryera nga forcat turke t\u00eb siguris\u00eb ndaj organizat\u00ebs tregojn\u00eb buxhetin e mundsh\u00ebm vjetor t\u00eb organizat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Destinacionet, rrug\u00ebt e drog\u00ebs t\u00eb PKK-s\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Kur shikohen burimet e hapura, v\u00ebrehet se PYD\/PKK ka kat\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, Ballkanin, Afrik\u00ebn Veriore dhe Jugore dhe Kaukazin. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, organizata ka stacione n\u00eb vende t\u00eb ndryshme n\u00eb Afrik\u00eb, ku ajo siguron ose transporton drog\u00ebn. PKK n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi duke p\u00ebrdorur k\u00ebto rrug\u00eb pa zbuluar veten, ajo e transporton drog\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e konsideron si tregun kryesor.<\/p>\n\n\n\n<p>Ballkani \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb rrug\u00ebve q\u00eb organizata p\u00ebrdor dhe trafikon shpeshher\u00eb drog\u00eb. Kjo rrug\u00eb, destinacion gjeografikisht p\u00ebrb\u00ebhet respektivisht nga drejtimi Afganistan-Iran-Turqi-vendet e Ballkanit-Evrop\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb droga e prodhuar n\u00eb Afganistan, ashtu sikurse transportohet n\u00eb Iran, n\u00eb Irak apo Siri, pasi transportohet nga Irani dhe Kaukazi n\u00eb Turqi, ajo gjithashtu p\u00ebrmes Ballkanit mund t\u00eb transportohet n\u00ebp\u00ebrmjet rrug\u00ebve t\u00eb ndryshme, n\u00eb vendet me tregjet e m\u00ebdha t\u00eb drog\u00ebs t\u00eb tilla si Holanda, Belgjika dhe Franca t\u00eb cilat ndodhen n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Evrop\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas raporteve t\u00eb EUROPOL-it dhe raporteve t\u00eb inteligjenc\u00ebs s\u00eb arritshme n\u00ebp\u00ebrmjet burimeve t\u00eb hapura, PKK n\u00eb rrug\u00ebt q\u00eb p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb zgjeruar rrjetin e saj kriminal dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur zbulimin e saj n\u00eb trafikimin e drog\u00ebs ajo dakordohet me organizata t\u00eb ndryshme kriminale n\u00ebnkontraktore. P\u00ebr shembull, gjat\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb Kaukazit, PKK mund dakordohet me organizata kriminale gjeorgjiane dhe iraniane ku n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t&#8217;i transferoj\u00eb produktet e drogave n\u00eb tregjet e Evrop\u00ebs Lindore.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb shembull i njohur q\u00eb reflektohet n\u00eb media n\u00eb k\u00ebt\u00eb tem\u00eb \u00ebsht\u00eb ngjarja e v\u00ebllez\u00ebrve Bayba\u015fin. V\u00ebllez\u00ebrit Bayba\u015fin duke p\u00ebrdorur lidhjet familje\/fisnore n\u00eb Diyarbakir, kan\u00eb formuar rrjetin e drog\u00ebs n\u00eb trek\u00ebnd\u00ebshin Britani, Holand\u00eb dhe Turqi ku dhe jan\u00eb angazhuar pothuajse me t\u00eb gjith\u00eb shit\u00ebsit\/trafikant\u00ebt e drog\u00ebs n\u00eb Evrop\u00eb. Bashk\u00eb me k\u00ebt\u00eb, sipas trafikant\u00ebve t\u00eb drog\u00ebs t\u00eb kapur nga forcat turke t\u00eb siguris\u00eb, thuhet se asnj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb nuk krijon lidhje me PKK-n\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb shitjen e drog\u00ebs brenda Turqis\u00eb apo n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, disa forca t\u00eb siguris\u00eb me detyr\u00eb n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb Evrop\u00ebs deklarojn\u00eb se statusi i &#8220;azilit politik&#8221; p\u00ebr PYD\/PKK n\u00eb Evrop\u00eb ka funksionin e &#8220;\u00e7el\u00ebsit kopil&#8221; dhe se an\u00ebtar\u00ebt e nivelit t\u00eb lart\u00eb organizat\u00ebs duke abuzuar me k\u00ebt\u00eb status mund t\u00eb vijn\u00eb dhe q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb Evrop\u00eb. P\u00ebr shembull, Z\u00fcbeyir Aydar, nj\u00eb nga drejtuesit e lart\u00eb t\u00eb organizat\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar nga Turqia dhe ka parashtruar k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr azil politik, Remzi Kartal i neutralizuar koh\u00ebt e fundit n\u00eb operacionet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb (MIT-TSK) (inteligjenca turke dhe Forcave t\u00eb Armatosura Turke) si dhe Ali R\u0131za Altun i njohur si kasaforta e organizat\u00ebs jan\u00eb shpallur &#8220;trafikant\u00eb t\u00eb drog\u00ebs&#8221; nga Zyra e Kontrollit t\u00eb Pasurive t\u00eb t\u00eb Huajve t\u00eb Departamentit Amerikan t\u00eb Thesarit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Destinacioni i ri Siria<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pas &#8216;Pranver\u00ebs Arabe&#8217; n\u00eb vitin 2011, PKK, e cila hyri n\u00eb k\u00ebrkime t\u00eb reja p\u00ebrmes pranis\u00eb s\u00eb saj n\u00eb Siri, p\u00ebrshpejtoi l\u00ebvizjet e organizat\u00ebs drejt Evrop\u00ebs p\u00ebrmes zgjerimit t\u00eb saj PYD\/YPG n\u00eb Siri. N\u00eb vitin 2014, kur DEASH sulmoi rajonin Ayn al-Arab t\u00eb Siris\u00eb dhe struktura PYD\/YPG n\u00eb rajon filloi t\u00eb merrte mb\u00ebshtetje nga SHBA, PKK mori n\u00ebn dominim rajonin n\u00ebp\u00ebrmjet PYD\/YPG-s\u00eb. Struktura e PYD\/PKK-s\u00eb pasi fitoi dominimin territorial n\u00eb rajon, ajo filloi t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb drog\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Siris\u00eb nga rajoni Kandil i cili \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga qendrat e organizat\u00ebs p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e drog\u00ebs dhe q\u00eb ndodhet n\u00eb veri t\u00eb Irakut.<\/p>\n\n\n\n<p>Organizata e cila filloi kultivimin e marihuan\u00ebs dhe kanabisit n\u00eb Qamishli, Malikiye, Ras al-Ain, Raqqa, Haseke, Ayn al-Arab dhe Tel Abyad si dhe rreth lumit Julab n\u00eb Siri, ajo nuk e b\u00ebri rajonin vet\u00ebm si nj\u00eb rrug\u00eb kalimi t\u00eb drog\u00ebs por edhe si qend\u00ebr prodhimi t\u00eb drog\u00ebs. PYD\/PKK vazhdon t\u00eb prodhoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fshehur drog\u00ebn me l\u00ebnd\u00ebn e par\u00eb t\u00eb mbjell\u00eb kryesisht n\u00eb mes t\u00eb fushave t\u00eb misrit dhe pambukut. Organizata i kryen t\u00eb gjitha k\u00ebto aktivitete nga t\u00eb ashtuquajturat Ministria e Bujq\u00ebsis\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kontrollin e t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs Administrata Autonome e Siris\u00eb s\u00eb Veriut dhe ajo Lindore. Droga e p\u00ebrfituar nuk d\u00ebrgohet vet\u00ebm n\u00eb Evrop\u00eb, por gjithashtu shp\u00ebrndahet edhe brenda Siris\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb kontrollohet &#8220;leht\u00eb&#8221; nga an\u00ebtar\u00ebt e PYD\/PKK-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Lufta e Turqis\u00eb kund\u00ebr narko-terrorit t\u00eb PYD\/PKK-s\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Rrjeti narkotik q\u00eb PYD\/PKK, i ngritur kryesisht n\u00eb Turqi dhe zonat p\u00ebrreth \u00ebsht\u00eb penguar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe me operacionet q\u00eb Turqia ka nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb vitet e fundit n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb luft\u00ebs gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse kund\u00ebr terrorizmit. Lufta e Turqis\u00eb kund\u00ebr narko-terrorit t\u00eb PYD\/PKK-s\u00eb, q\u00eb nga vitit 2016 ka fituar vrull n\u00ebp\u00ebrmjet operacioneve t\u00eb nd\u00ebrmarra nga forcat e siguris\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit si dhe n\u00ebp\u00ebrmjet komunikimit t\u00eb fort\u00eb me institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Q\u00eb nga gjysma e dyt\u00eb e vitit 2016, fakti q\u00eb menaxhuesit dhe drejtuesit e p\u00ebrpjekjes p\u00ebr grusht shteti t\u00eb FETO-s u larguan nga institucionet shtet\u00ebrore q\u00eb kryenin luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit dhe drog\u00ebs ka kryer nj\u00eb efekt t\u00eb madh n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr metodave t\u00eb krimit t\u00eb organizuar t\u00eb organizatave si PYD\/PKK.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe operacionet \u2018Mburoja Eufratit\u2018 dhe \u2018Dega e Ullirit\u2018 q\u00eb Forcat e Armatosura t\u00eb Turqi (TSK) kryen m\u00eb pas n\u00eb Siri, eliminuan an\u00ebtar\u00ebt e organizat\u00ebs dhe grupet e krimit t\u00eb n\u00ebnkontraktuar t\u00eb organizat\u00ebs n\u00eb rajon. Po ashtu edhe operacionet \u2018Vendosm\u00ebria\u2018 dhe \u2018Kthetra\u2018 n\u00eb pjes\u00ebn veriore t\u00eb Irakut, kan\u00eb siguruar ve\u00e7an\u00ebrisht pengimin e kalimeve ilegale kufitare dhe neutralizimin e terrorist\u00ebve t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb q\u00eb marrin vendime p\u00ebr t\u00eb gjitha veprimtarit\u00eb kriminale dhe terroriste t\u00eb organizat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Si rezultat, kur v\u00ebrejm\u00eb nga af\u00ebr luft\u00ebn e Turqis\u00eb kund\u00ebr narko-terrorit, t\u00ebrheq v\u00ebmendjen vrulli i fituar q\u00eb nga viti 2016. Si rezultat i operacioneve t\u00eb kryera me vendosm\u00ebri nga nj\u00ebsit\u00eb p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme gjat\u00eb viteve 2016, 2017 dhe 2018, jan\u00eb konfiskuar 88,239 kilogram kanabis, 16,454 kilogram heroin\u00eb dhe 11,411 kilogram\u00eb kokain\u00eb. P\u00ebr t\u00eb kuptuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb materiali i drog\u00ebs s\u00eb konfiskuar ka p\u00ebr strukturimin e PYD\/PKK-s\u00eb, mjafton t\u00eb shikojm\u00eb vler\u00ebn e saj n\u00eb tregun evropian t\u00eb drog\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke pasur parasysh sasin\u00eb e drogave t\u00eb konfiskuara nga PYD\/PKK dhe fondet q\u00eb sigurojn\u00eb k\u00ebto droga p\u00ebr organizat\u00ebn, kuptohet q\u00eb PKD\/PKK, ka t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb fitoj\u00eb rreth 1.5 miliard dollar\u00eb n\u00eb vit vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet drog\u00ebs. Sipas raporteve t\u00eb publikuara t\u00eb inteligjenc\u00ebs parashikohet se PKK aktualisht siguron gjithsej rreth 50 miliard\u00eb dollar\u00eb t\u00eb ardhura nga droga, trafikimi i qenieve njer\u00ebzore, parat\u00eb e mbledhura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme dhe t\u00eb ardhura t\u00eb ngjashme.<\/p>\n\n\n\n<p>Turqia e cila vazhdon n\u00eb \u00e7do drejtim luft\u00ebn e saj me strukturimin e PKK-s\u00eb q\u00eb ka n\u00ebn kontroll m\u00eb shum\u00eb se 80 p\u00ebr qind t\u00eb tregut evropian t\u00eb drog\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7 inteligjenc\u00ebs (MIT) dhe Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme ajo vazhdon bashk\u00ebpunimin edhe me institucione nd\u00ebrkomb\u00ebtare si Zyr\u00ebn e Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Drog\u00ebn dhe Krimin, Organizat\u00ebn Evropiane p\u00ebr Siguri dhe Bashk\u00ebpunim, Organizata e Bashk\u00ebpunimit Ekonomik, Bashk\u00ebpunimi Ekonomik t\u00eb Detit t\u00eb Zi, Qendr\u00ebn e Evrop\u00ebs Juglindore p\u00ebr Zbatimin e Ligjit dhe Qendr\u00ebn Evropiane p\u00ebr Monitorimin e Drog\u00ebs dhe Var\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><em>(\u00dcmit Tetik, i cili ka p\u00ebrfunduar arsimin e tij pasuniversitar n\u00eb Universitetin e Ekonomis\u00eb dhe Teknologjis\u00eb TOBB n\u00eb Ankara, vazhdon k\u00ebrkimet e tij n\u00eb fush\u00ebn e studimeve t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Fondacionin p\u00ebr Hulumtime Ekonomike dhe Sociale (SETA)].<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>\/Anadolu Agency\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shkruan: \u00dcmit TET\u0130K Bashk\u00eb me fillimin e operacionit &#8220;Kthetra&#8221; n\u00eb veri t\u00eb Irakut, vazhdon shkat\u00ebrrimi i strehimoreve, pozicioneve dhe streh\u00ebzave q\u00eb i p\u00ebrkasin organizat\u00ebs terroriste PKK. P\u00ebrmasat e municioneve dhe&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":27918,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-27917","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27917"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=27917"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27917\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":27919,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/27917\/revisions\/27919"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/27918"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=27917"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=27917"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=27917"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}