{"id":28157,"date":"2019-09-09T15:31:25","date_gmt":"2019-09-09T13:31:25","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=28157"},"modified":"2019-09-09T15:31:26","modified_gmt":"2019-09-09T13:31:26","slug":"rasti-i-tarik-ramadanit-si-u-orkestrua-nje-fushate-e-tere-per-ta-shkaterruar-akademikun-musliman","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=28157","title":{"rendered":"Rasti i Tarik Ramadanit: si u orkestrua nj\u00eb fushat\u00eb e t\u00ebr\u00eb p\u00ebr ta shkat\u00ebrruar akademikun musliman"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"926\" height=\"566\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190909_152712.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-28155\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190909_152712.jpg 926w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190909_152712-300x183.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190909_152712-768x469.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 926px) 100vw, 926px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>T\u00eb dh\u00ebnat e fundit t\u00eb gjetura nga hetimet e Brigad\u00ebs Penale t\u00eb Parisit e nxjerrin t\u00eb pafajsh\u00ebm Profesor Tarik Ramadanit nga akuzat e pabaza si dhe zbulojn\u00eb natyr\u00ebn politike t\u00eb \u2018fiaskos gjyq\u00ebsore\u2019, sipas Organizat\u00ebs Horizons.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Prof. Ramadani, nj\u00eb akademik i njohur musliman i ndjekur nga miliona njer\u00ebz nga e gjith\u00eb bota, u arrestua vitin e kaluar pas akuzave p\u00ebr p\u00ebrdhunim.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb tetor 2017, Henda Ayari, nj\u00eb feministe 41-vje\u00e7are dhe aktiviste shekullariste, e akuzoi Prof. Ramadanin p\u00ebr nj\u00eb sulm seksual n\u00eb vitin 2012 n\u00eb Paris. Po at\u00eb muaj, nj\u00eb akuz\u00eb tjet\u00ebr pasoi nga nj\u00eb 40-vje\u00e7are anonime me pseudonimin \u2018Christelle\u2019, e cila pretendonte se Prof. Ramadani kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb me t\u00eb n\u00eb vitin 2009 n\u00eb qytetin e Lyon-it n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, akuzat u pasuan nga rr\u00ebfime q\u00eb u ndyshuan disa her\u00eb, prova t\u00eb mang\u00ebta dhe n\u00eb fund nga histori q\u00eb nuk q\u00ebndronin.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb pik\u00ebpyetje u ngrit\u00ebn pas arrestimit dhe trajtimit q\u00eb iu b\u00eb m\u00eb pas dijetarit t\u00eb njohur musliman, i cili u shtrua n\u00eb spital gjat\u00eb burgosjes. Prof. Ramadani u arrestua n\u00eb Paris pasi mori pjes\u00eb me vullnetin e tij n\u00eb nj\u00eb seanc\u00eb pyetjesh.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb tetor 2018, Prof. Ramadani u lirua me kusht pas nj\u00eb seance d\u00ebgjimore n\u00eb gjykat\u00ebn e apelit n\u00eb Franc\u00eb, e cila vendosi ta lironte.<\/p>\n\n\n\n<p>Zyra europiane e Tarik Ramadanit deklaroi:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cM\u00eb n\u00eb fund prokuror\u00ebt v\u00ebrtetuan koh\u00ebn e mesazheve t\u00eb Paule-Emma Aline (Christelle-s), e cila pretendonte se i kishte d\u00ebrguar ato&nbsp; p\u00ebrpara takimit t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb kishte patur me Tarik Ramadanin pas nj\u00eb diskutimi me an\u00eb t\u00eb Skype. Megjithat\u00eb, k\u00ebto mesazhe ishin d\u00ebrguar p\u00ebrpara takimit t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb kishin pasur m\u00eb 9 tetor 2009. Paule-Emma kishte g\u00ebnjyer. P\u00ebrmbajtja e mesazheve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e pamohueshme se nuk kishte ndodhur asnj\u00eb p\u00ebrdhunim.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Brigada Penale po ashtu zbuloi&nbsp; mesazhe t\u00eb tjera nga Paule-Emma Aline, t\u00eb dat\u00ebs 3 dhe 4 tetor 2009, gjasht\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara takimit, ku ajo qart\u00eb flet rreth nj\u00eb plani p\u00ebr \u201ct\u2019i ngritur nj\u00eb kurth\u201d Tarik Ramadanit \u201cn\u00eb nj\u00eb hotel\u201d. Ajo i thot\u00eb bashk\u00ebfol\u00ebsit (padit\u00ebsit zviceran, sipas provave) rreth planit t\u00eb saj p\u00ebr ta futur n\u00eb kurth duke marr\u00eb n\u00eb telefon nj\u00eb \u201cpaparazzi\u201d i cili do t\u00eb shkrepte foto kompromentuese e k\u00ebshtu ta \u201cshpartallonin at\u00eb\u201d. Ajo flet rreth disa artikujve dhe nj\u00eb libri q\u00eb ishte duke p\u00ebrgatitur me q\u00ebllim q\u00eb ta shkat\u00ebrronte reputacionin e Tarik Ramadanit. Ajo thot\u00eb se asaj \u201ci ishte k\u00ebrkuar\u201d q\u00eb t\u00eb bashk\u00ebpunonte.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cEmrat e Ian Hamelit dhe Khalil Zeguendit, dy kundershtar\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb Tarik Ramadanit, jan\u00eb p\u00ebrmendur dhe kan\u00eb q\u00ebn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb p\u00ebrgatitjen e nj\u00eb \u201cplani\u201d kund\u00ebr profesorit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, gjasht\u00eb dit\u00eb para takimit, Paule-Emma Aline kisht\u00eb marr\u00eb tashm\u00eb peng identitetin e Tarik Ramadanit duke krijuar nj\u00eb adres\u00eb emaili t\u00eb rreme me emrin e tij, si\u00e7 zbulohet edhe n\u00eb mesazhet e listuara n\u00eb raportin e Brigad\u00ebs Penale. Ajo i kishte rr\u00ebfyer m\u00eb her\u00ebt policis\u00eb se po ashtu kishte hapur disa llogari n\u00eb Facebook me emrin e tij. P\u00ebrpara takimit, Paule-Emma Aline kishte planifikuar, manipuluar dhe g\u00ebnjyer: prandaj, argumenti i parashtruar nuk q\u00ebndron.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, sjella e prokuror\u00ebve hetues ngre pik\u00ebpyetje. Kat\u00ebr analiza t\u00eb identifikimit t\u00eb fytyr\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb foton q\u00eb ishte k\u00ebrkuar nga vet\u00eb gjykat\u00ebsit, ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb provuar se Paule-Emma Aline ishte n\u00eb foton e shkrepur gjat\u00eb nj\u00eb konference ku merrte pjes\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin moment q\u00eb ajo pretendonte se ishte sekuestruar n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb hoteli. Sidoqoft\u00eb, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb dhe sugjerimet e vet\u00eb Paule-Emma Aline, ishin d\u00ebgjuar tet\u00eb p\u00ebrsona nga rrethi i ngusht\u00eb i padit\u00ebsve, p\u00ebrfshir\u00eb motr\u00ebn e saj, n\u00ebn\u00ebn, babain, kush\u00ebririn, ish-konkubin\u00ebn e saj, nj\u00eb mikesh\u00eb, Nacira Menadi-n dhe Caroline Fourest-in. E gjitha kjo p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb vesh n\u00ebse ishte ajo n\u00eb foto apo jo! Megjithat\u00eb, gjykat\u00ebsit i besuan mendimit t\u00eb miqve, duke neglizhuar analizat shkencore t\u00eb kryera nga kompanit\u00eb e specializuara komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. M\u00eb e pakta q\u00eb mund t\u00eb thuhet \u00ebsht\u00eb se kjo qasje ngre pik\u00ebpyetje!\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nj\u00eb padi tjet\u00ebr ishte kryer m\u00eb dat\u00eb 31 maj 2019, ku nj\u00eb grua 54 vje\u00e7e (e cila kishte t\u00eb njejtin avokat me nj\u00eb padit\u00ebse tjet\u00ebr) e akuzonte Prof. Ramadanin p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrdhunim t\u00eb kryer bashk\u00eb me nj\u00eb burr\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb 23 maj 2014 n\u00eb hotelin Sofitel n\u00eb qytetin e Lionit (n\u00eb Franc\u00eb). Sidoqoft\u00eb, sipas raportimeve t\u00eb shumta, jo vet\u00ebm q\u00eb Prof. Ramadani nuk kishte v\u00ebn\u00eb k\u00ebmb\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb at\u00eb hotel, por \u00ebsht\u00eb po ashtu e qart\u00eb se ai gjendej n\u00eb Baltimor\u00eb n\u00eb datat 23, 24 dhe 25 maj 2014 ku po mbante nj\u00eb ligjerat\u00eb me mbi 10 mij\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, rasti kund\u00ebr Prof. Ramadanit ka qen\u00eb i mbushur me kunderth\u00ebnie dhe nj\u00eb mosp\u00ebrfillje t\u00eb frikshme t\u00eb standardeve dhe protokolleve. N\u00eb dit\u00ebt q\u00eb pasuan burgosjen e tij, u zbulua se prova ky\u00e7e q\u00eb tregonte se Prof. Ramadani po udh\u00ebtonte n\u00eb koh\u00ebn e nj\u00ebrit prej krimeve t\u00eb pretenduara, kishte \u201chumbur\u201d nga prokurori i \u00e7\u00ebshjtes.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas&nbsp;<em>Le Point,&nbsp;<\/em>historia e nj\u00eb tjet\u00ebr padit\u00ebsje ishte af\u00ebr kolapsit pasi rezultoi se ajo gjendej n\u00eb fakt n\u00eb dasm\u00ebn e v\u00ebllait t\u00eb saj nat\u00ebn q\u00eb pretendonte se Prof. Ramadani e kishte p\u00ebrdhunuar.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, pas arrestimit t\u00eb Prof. Ramadanit u zbulua se ai po mbahej n\u00eb izolim n\u00eb nj\u00eb burg t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb lart\u00eb, pavar\u00ebsisht se nuk kishte asnj\u00eb prov\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr nj\u00eb trajtim t\u00eb till\u00eb. Prof. Ramadanit ju mohua apelimi n\u00eb disa raste, duke q\u00ebn\u00eb se mbahej n\u00ebn \u201cmbikqyrje t\u00eb p\u00ebrkohshme\u201d, nj\u00eb trajtim q\u00eb zakonisht \u00ebsht\u00eb i rezervuar p\u00ebr ata q\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb rrezikm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Raportimet e dala n\u00eb drit\u00eb tregojn\u00eb se sh\u00ebndeti i Prof. Ramadanit po p\u00ebrkeq\u00ebsohej gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si pasoj\u00eb e skleroz\u00ebs s\u00eb shum\u00ebfisht\u00eb dhe neuropatis\u00eb. Pavar\u00ebsisht vizitave mjek\u00ebsore dhe konfirmimeve t\u00eb shum\u00eb doktor\u00ebve se sh\u00ebndeti i tij nuk p\u00ebrputhej me burgosjen, autoritetet franceze e mbajt\u00ebn n\u00eb izolim dhe fillimish ia mohuan t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u00eb pasur vizita p\u00ebr 45 dit\u00ebt e para.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Menj\u00ebher\u00eb pas arrestimit t\u00eb tij, pati nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr t\u00eb njollosur figur\u00ebn e tij nga mediat t\u00eb cilat i mor\u00ebn akuzat e pabaza pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb hetim t\u00eb pavarur.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, shum\u00eb komentues kan\u00eb treguar moskok\u00eb\u00e7arje duke e bazuar narrativ\u00ebn e tyre mbi akuza t\u00eb pav\u00ebrtetuara, t\u00eb ngritura nga nj\u00eb e vet\u00ebquajtur \u201caktiviste liberale shekullare\u201d e cila e lidh \u201clirin\u00eb\u201d e saj me heqjen e hixhabit dhe shum\u00eb normave e zakoneve t\u00eb tjera t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb mesin e muslman\u00ebve, t\u00eb cilat ajo i etiketon si \u201cselefiz\u00ebm\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb z\u00ebra islamofob\u00eb nis\u00ebn nj\u00eb fushat\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskredituar figur\u00ebn e Prof. Ramadanit, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur kund\u00ebr prejardhjen e tij nga themeluesi i V\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Muslimane, Hassan El-Benna. Kjo p\u00ebrfshinte mediat n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb oligark\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt e kan\u00eb futur V\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb Muslimane n\u00eb list\u00ebn e organizatave terroriste, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shembull&nbsp; Al Arabiya, rivalja e d\u00ebshp\u00ebruar e Al Jazeeras.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ishte e tmerrshme t\u00eb shikoje se si disa grupe n\u00eb komunitetin musliman hesht\u00ebn p\u00ebrball\u00eb situat\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballej nj\u00eb bashk\u00ebbesimtar i tyre, nj\u00eb v\u00eblla q\u00eb po shuhej n\u00eb izolim si pasoj\u00eb e nj\u00eb burgosjeje t\u00eb padrejt\u00eb nga autoritetet raciste, shekullare dhe anti-islame franceze. Megjithat\u00eb, akom\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb ishte fakti se disa individ\u00eb n\u00eb komunitetin musliman shkuan aq larg sa ta akuzonin dhe t\u00eb shpifnin ndaj Prof. Ramadanit p\u00ebr shkak t\u00eb padive t\u00eb ngritura kund\u00ebr tij.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p>Pas lajmeve t\u00eb fundit dhe r\u00ebnies s\u00eb akuzave ndaj tij, nuk kemi si t\u00eb mos pyesim: ku jan\u00eb t\u00eb gjitha ato media q\u00eb ishin aq t\u00eb etura p\u00ebr ta vrar\u00eb karakterin e Profesorit? Ku jan\u00eb ata musliman\u00eb q\u00eb shpif\u00ebn ndaj tij? P\u00ebrve\u00e7 nevoj\u00ebs q\u00eb kan\u00eb k\u00ebta individ\u00eb p\u00ebr t\u00eb rishikuar veprimet e tyre, ata duhet t\u00eb marrin n\u00eb konsiderat\u00eb leximin e Sures Huxhurat. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kapitull t\u00eb Kuranit, ku vazhdimisht p\u00ebrmenden normat q\u00eb duhen ndjekur nga bashk\u00ebsia muslimane, Allahu thot\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cO ju q\u00eb keni besuar, n\u00ebse ndonj\u00eb i pand\u00ebrgjegjsh\u00ebm u sjell ndonj\u00eb lajm, ju shqyrtojeni mir\u00eb, ashtu q\u00eb t\u00eb mos e goditni ndonj\u00eb popull pa e ditur realitetin, e pastaj t\u00eb pendoheni p\u00ebr at\u00eb q\u00eb keni b\u00ebr\u00eb.\u201d (Huxhurate, ajeti 6).&nbsp;<\/em><\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><a href=\"http:\/\/observer.al\/\">Observer.al<\/a><\/h4>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dh\u00ebnat e fundit t\u00eb gjetura nga hetimet e Brigad\u00ebs Penale t\u00eb Parisit e nxjerrin t\u00eb pafajsh\u00ebm Profesor Tarik Ramadanit nga akuzat e pabaza si dhe zbulojn\u00eb natyr\u00ebn politike t\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28155,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-28157","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28157"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28157"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28157\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28158,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28157\/revisions\/28158"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28155"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28157"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28157"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28157"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}