{"id":28236,"date":"2019-09-15T10:08:10","date_gmt":"2019-09-15T08:08:10","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=28236"},"modified":"2019-09-15T10:10:59","modified_gmt":"2019-09-15T08:10:59","slug":"mbi-rrezikun-dhe-armikun-kryesor-te-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=28236","title":{"rendered":"Mbi rrezikun dhe armikun kryesor t\u00eb Shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"696\" height=\"465\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/abdi-baleta-696x465.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-28235\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/abdi-baleta-696x465.jpg 696w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/abdi-baleta-696x465-300x200.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/abdi-baleta-696x465-105x70.jpg 105w\" sizes=\"(max-width: 696px) 100vw, 696px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong><em>Islamofobioa dhe turkofobia shqiptare nuk jan\u00eb thjesht shfaqje degradimi t\u00eb brendsh\u00ebm shqiptar, q\u00eb k\u00ebrkon vet\u00ebshkat\u00ebrrim t\u00eb k\u00ebtij indi komb\u00ebtar, si ajo s\u00ebmundja e vet\u00ebshkat\u00ebrrimit t\u00eb imunitetit n\u00eb trupin e sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb njeriut, por \u00ebsht\u00eb kjo loj\u00eb mercenare e politikave p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e k\u00ebtij kombi shqiptar, k\u00ebshtu si \u00ebsht\u00eb krijuar etnikisht gjat\u00eb shekujsh dhe si\u00e7 u form\u00ebsua edhe n\u00eb procesin e myslimanizmit n\u00eb suazat e Perandoris\u00eb Osmane<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shkruan:&nbsp;Abdi BALETA<\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb dy tema q\u00eb shkrihen leht\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhe q\u00eb jan\u00eb trajtuar shpesh, bashk\u00eb ose ve\u00e7 e ve\u00e7, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme e nga k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme n\u00eb mendimin politik shqiptar. Rreth k\u00ebtyre temave kam shkruar shpesh nga nj\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim nacionalist. Por, p\u00ebr konsekuenc\u00eb q\u00ebndrimi e mendimi, jam i prir\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshihem n\u00eb trajtimin e tyre sa her\u00eb ato b\u00ebhen papritmas pjes\u00eb e ligj\u00ebrimit politik e publicistik t\u00eb dit\u00ebs dhe k\u00ebt\u00eb e diktojn\u00eb zhvillimet e reja t\u00eb ngjarjeve ose ashp\u00ebrsia e debatit rreth tyre. K\u00ebshtu ndodhi gjat\u00eb muajit gusht 2019, kur dol\u00ebn edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb pah me mpreht\u00ebsi dy probleme t\u00eb njohura: rreziqet me t\u00eb cilat ndeshen shqiptar\u00ebt dhe p\u00ebrcaktimi sa m\u00eb qart\u00eb i armikut kryesor t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ta shtruar k\u00ebshtu problemin, m\u00eb nxiti s\u00eb pari sugjerimi i redaksis\u00eb s\u00eb revist\u00ebs \u201cShenja\u201d, q\u00eb tem\u00eb e numrit t\u00eb muajit shtator t\u00eb jen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet shqiptaro-turke qysh nga koha e Perandoris\u00eb Osmane, si dhe nj\u00eb shkrim i shkrimtarit Kim Mehmeti me titullin shum\u00eb ngacmues e shqet\u00ebsues \u201cShqiptaria po shkon udh\u00ebs s\u00eb vet\u00ebshkat\u00ebrrimit\u201d (gazeta \u201cMAPO\u201d n\u00eb Tiran\u00eb, m\u00eb 20 gusht 2019). Sugjerimi nga redaksia e \u201cShenja\u201d u b\u00eb edhe m\u00eb aktual n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb muajit gusht nga shp\u00ebrthimi n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb i nj\u00eb cikli t\u00ebri t\u00eb islamofobis\u00eb e turkofobis\u00eb, q\u00eb gjithnj\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb q\u00ebndrimet e mend\u00ebsit\u00eb politike, intelektuale, madje dhe popullore, tek shtresa t\u00eb caktuara t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Islamofobia tek shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb dukuri e importuar, ve\u00e7an\u00ebrisht agresive n\u00eb k\u00ebto 30 vjet\u00ebt e fundit t\u00eb \u201cepok\u00ebs s\u00eb demokracis\u00eb\u201d, kurse turkofobia \u00ebsht\u00eb kultivuar me her\u00ebt p\u00ebr nevoja t\u00eb zgjimit komb\u00ebtar shqiptar dhe t\u00eb p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr shk\u00ebputje nga Perandoria Osmane, kur ajo po l\u00ebngonte n\u00eb shtatin e vdekjes. Por, \u00ebsht\u00eb e \u201c\u00e7uditshme\u201d se si mendimi politik, intelektual dhe propaganda shqiptare asnj\u00ebher\u00eb nuk i kan\u00eb kushtuar v\u00ebmendje nj\u00eb p\u00ebrshkrimi shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs mbi rrjedhojat e p\u00ebrplasjeve midis shqiptar\u00ebve sipas ndarjes fetare t\u00eb p\u00ebrshkruar e t\u00eb shpjeguar nga Sami Frash\u00ebri (\u201cShqip\u00ebria \u00e7\u2019ka qen\u00eb\u2026\u201d, Tiran\u00eb 1980, f.80). Ka shenja mjaft t\u00eb dukshme se q\u00eb, mesa po duket, po ringjallen tani s\u00ebrish, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb n\u00eb trojet shqiptare. E vlen t\u00eb citoj pak\u00ebz gjat\u00eb mendimin e Samiut:&nbsp;<em>\u201cN\u00eb koh\u00ebrat e pastajme shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb kan\u00eb punuar e jan\u00eb vrar\u00eb p\u00ebr turqit e shqiptar\u00ebt e krishter\u00eb p\u00ebr grek\u00ebt, p\u00ebr k\u00ebto dy kombe, t\u00eb cil\u00ebt asnj\u00ebri, as tjetri s\u2019ua din\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e ua shp\u00ebrblejn\u00eb me t\u00eb keqe, duke u p\u00ebrpjekur p\u00ebr humbjen kombit shqiptar. Bo\u00e7ari, Xhavella, Miauli e t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb t\u00eb shum\u00ebt e trimave q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrpjekur p\u00ebr ngjalljen e lirin\u00eb e Greqis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb fjesht\u00eb shqiptar\u00eb e jo fare grek\u00eb; po nga trim\u00ebria e tyre fitoi shum\u00eb Greqia e jo fare Shqip\u00ebria. N\u00eb syt\u00eb e bot\u00ebs luftonin grek\u00ebt me turqit, po n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb luftonin shqiptar\u00ebt e krishter\u00eb me shqiptar\u00ebt mysliman\u00eb. Kur mundnin ata fitonte Greqia, kur mundnin k\u00ebta fitonte Turqia, por gjaku q\u00eb derdhej nga t\u00eb dy an\u00ebt ishte gjak shqiptari. Shqiptar\u00ebt vriten v\u00eblla me v\u00eblla t\u00eb tjer\u00ebt fitojn\u00eb\u201d<\/em>. Ka shum\u00eb shenja q\u00eb tregojn\u00eb se b\u00ebhen p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ngjallur s\u00ebrish nj\u00eb atmosfer\u00eb si kjo, n\u00eb dobi t\u00eb Greqis\u00eb e t\u00eb fqinj\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve sot. Por, k\u00ebt\u00eb radh\u00eb islamofobia po p\u00ebrdoret brenda tokave shqiptare si forc\u00eb zjarrndez\u00ebse. Ve\u00e7se kjo \u00ebsht\u00eb forc\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga jasht\u00eb bot\u00ebs shqiptare sesa nj\u00eb dukuri brenda radh\u00ebve shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cShqip\u00ebria po shuhet\u201d<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shkrimi i Kim Mehmetit e paraqet me shum\u00eb pez\u00ebm, por drejt, gjendjen e r\u00ebnd\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet shqiptaria. Por, ai faj\u00ebson n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme vet\u00ebm nj\u00eb krah t\u00eb politikave shqiptare si p\u00ebgjegj\u00ebse (burim primar) p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje dhe kalon shkarazi mbi armikun e faktorin e jasht\u00ebm armiq\u00ebsor, q\u00eb un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb burimi kryesor i rreziqeve p\u00ebr zhb\u00ebrjen e kombit shqiptar. Shkrimtari nga Shkupi gjasat p\u00ebr fundin e shqiptaris\u00eb i sheh kryesisht si p\u00ebrfundimin e nj\u00eb procesi \u201cvet\u00ebshkat\u00ebrrimi\u201d, q\u00eb armikun joshqiptar t\u00eb shqiptar\u00ebve do ta g\u00ebzoj\u00eb shum\u00eb, sepse i sh\u00ebrben atij. Ai nuk e individualizon ndonj\u00eb armik t\u00eb jasht\u00ebm, q\u00eb po i \u00e7on shqiptar\u00ebt n\u00eb shkat\u00ebrrim, duke i nxitur, shtyr\u00eb e manipuluar ata drejt vet\u00ebshkat\u00ebrrimit. Un\u00eb mendoj se \u201cvet\u00ebshkat\u00ebrrimi\u201d i shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e veprimtaris\u00eb shkat\u00ebrruese t\u00eb t\u00eb huajve ndaj tyre. Nj\u00eb debat i ngjash\u00ebm \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e b\u00ebhet edhe rreth dukuris\u00eb s\u00eb \u201cvetizolimit e izolimit\u201d t\u00eb shqiptar\u00ebve nga bota demokratike gjat\u00eb gjysm\u00eb shekulli diktature komuniste. Akuza e t\u00eb huajve dhe e shum\u00eb shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb se \u201cShqip\u00ebria u vetizolua\u201d. Un\u00eb gjithnj\u00eb kam menduar se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cvetizolim\u201d ka ndikuar izolimi q\u00eb i kan\u00eb b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb fuqit\u00eb demokratike p\u00ebr kombinacione diplomatike.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky shtjellim i rreziqeve p\u00ebr shqiptar\u00ebsin\u00eb dhe i burimeve t\u00eb tyre vlen p\u00ebr t\u00eb rihapur nj\u00eb debat m\u00eb t\u00eb madh, jasht\u00eb kuadrit t\u00eb nj\u00eb shkrimi publicistik, duke shtruar pyetjen q\u00eb kap\u00ebrcen kufijt\u00eb e nj\u00eb shkrimi publicistik: Jan\u00eb t\u00eb huajt q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb shqiptarin\u00eb apo jan\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb e gjejn\u00eb aleat\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb shkat\u00ebrruar vetveten? N\u00eb shtypin e Shqip\u00ebris\u00eb nuk nd\u00ebrpriten shkrimet alarmdh\u00ebn\u00ebse se para fundit t\u00eb shekullit XXI, brenda pas 50 viteve t\u00eb ardhme, popullsia e Shqip\u00ebris\u00eb do t\u00eb katandiset n\u00eb 500,000 banor\u00eb, pra n\u00eb nj\u00eb popullsi edhe m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se ajo q\u00eb kishte shteti i cunguar shqiptar, q\u00eb u njoh n\u00eb vitin 1913. Sipas studimeve q\u00eb paskan b\u00ebr\u00eb mekanizmat e OKB-s\u00eb, \u201cShqip\u00ebria po shuhet\u201d. Nga Shqip\u00ebria gjat\u00eb vitit 2018 qenkan larguar 52,000 njer\u00ebz (nga Serbia \u2013 51,000; nga BeH \u2013 53,300; nga Kosova \u2013 34,500; nga Maqedonia e Veriut \u2013 24,300; nga Mali i Zi \u2013 3,000) (\u201cTema\u201d, 21.8 2019). Kuptohet q\u00eb nga zona q\u00eb quhet Ballkani Per\u00ebndimor, numri m\u00eb i madh i t\u00eb ikurve jan\u00eb shqiptar\u00eb. Joshqiptar\u00ebt e k\u00ebsaj zone k\u00ebt\u00eb ikje shqiptare e kan\u00eb dashur gjithnj\u00eb. Edhe tani, ministri i Jasht\u00ebm serb, Da\u00e7iq b\u00ebn sarkaz\u00ebm pse nuk po lejohet l\u00ebvizja e lir\u00eb p\u00ebr shqiptar\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe premton t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb dispozicion autobus\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb ikin sa m\u00eb shum\u00eb. Tashm\u00eb dihet se \u201cshqiptarnia\u201d e Ballkanit ka mbetur me koh\u00eb pjesa m\u00eb e vog\u00ebl e diaspor\u00ebs shqiptare. Nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs i lart\u00eb turk, para pak vitesh, deklaroi n\u00eb Sarajev\u00eb se n\u00eb Turqi ka m\u00eb shum\u00eb shtetas turq me origjin\u00eb shqiptare sesa jan\u00eb numri i gjith\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor, pra n\u00eb zonat etnike shqiptare. Miliona shqiptar\u00eb, gjat\u00eb emigrimeve t\u00eb m\u00ebhershme dhe qindra mij\u00eb t\u00eb emigracionit t\u00eb 30 viteve t\u00eb fundit jan\u00eb n\u00eb Greqi. Shum\u00eb shqiptar\u00eb jan\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, SHBA e vende t\u00eb tjera. Pra, \u201cshqiptarnia\u201d \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cDiaspor\u00eb shqiptare\u201d si dikur diaspora \u00e7ifute. Fjala \u201cDiaspor\u00eb\u201d ka qen\u00eb sajuar enkas p\u00ebr \u00e7ifut\u00ebt q\u00eb u shp\u00ebrndan\u00eb gjithandej para 2500 vitesh dhe q\u00eb e shtuan numrin e tyre duke konvertuar n\u00eb judaiz\u00ebm edhe popullsi jo\u00e7ifute.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, cili do t\u00eb jet\u00eb fati i shqiptar\u00ebve tani e tutje, sepse shqiptar\u00ebt ndryshe nga \u00e7ifut\u00ebt jan\u00eb n\u00eb gjendjen e ik\u00ebsve e t\u00eb hap\u00ebrdam\u00ebve n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb jo n\u00eb gjendjen e grumbullimit si \u00e7ifut\u00eb n\u00eb shekullin XIX e XX? P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shqiptar\u00ebt asnj\u00ebher\u00eb nuk kan\u00eb shfaqur fanatiz\u00ebm refuzues p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb tjera, nuk kan\u00eb treguar aft\u00ebsi asimiluese t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. P\u00ebrkundrazi, shqiptar\u00ebt kan\u00eb treguar gatishm\u00ebri e dhunti p\u00ebr t\u2019u asimiluar atje ku kan\u00eb shkuar, madje dhe brenda n\u00eb trojet e tyre etnike. Shqiptar\u00ebt sot jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrfundimisht etni, popull e komb diasporist modern. P\u00ebr t\u00eb gjykuar mbi pasojat e k\u00ebsaj gjendjeje t\u00eb tyre dhe p\u00ebr t\u00eb hamend\u00ebsuar p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre duhet t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb paralele historike. P\u00ebrqasja q\u00eb mund t\u00eb na ndihmoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb zgjohemi sot \u00ebsht\u00eb ajo e rastit t\u00eb shqiptar\u00ebve me \u00e7ifut\u00ebt, si diaspora m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare n\u00eb krahasim me popullsin\u00eb n\u00eb shtetin komb\u00ebtar. \u00c7ifut\u00ebt vuajt\u00ebn n\u00eb shekuj nga antijudaizmi fetar, nga antisemitizmi politik, nga politika e p\u00ebrbindshme Holokaustit (edhe kjo \u00ebsht\u00eb fjal\u00eb e sajuar enkas p\u00ebr tragjedin\u00eb e tyre). Por, ata kan\u00eb arritur t\u00eb ruajn\u00eb e afirmojn\u00eb indiviualitetin n\u00eb tyre, n\u00eb saje t\u00eb sionizmit politik (nacionaliz\u00ebm laik \u00e7ifut), b\u00ebn\u00eb dhe shtetin e tyre atje ku desh\u00ebn dhe tani jan\u00eb komb e shtet q\u00eb imponon ambiciet e veta n\u00eb shkall\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb jet\u00eb utopi budallaqe t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb marrin shembull nga kjo e t\u00eb synojn\u00eb objektiva t\u00eb tilla si \u00e7ifut\u00ebt. Shqiptar\u00ebt nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfytyrojn\u00eb veten si \u201cpopull i zgjedhur\u201d, por ta kuptojn\u00eb si duhet se jan\u00eb popull, komb e diaspor\u00eb e n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur, q\u00eb p\u00ebr objektiv racional dhe t\u00eb arritsh\u00ebm duhet ta ken\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosin qenien e tyre kolektive, deri n\u00eb nivelin e kombeve t\u00eb tjera normal\u00eb t\u00eb Europ\u00ebs. Nuk mund t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrojm\u00eb e nuk ka gjasa q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb me diaspor\u00ebn shqiptare ajo ecuri fatlume q\u00eb rezultoi pas 2500 vitesh p\u00ebr diaspor\u00ebn \u00e7ifute. Por, duhet t\u00eb shqet\u00ebsohemi se mos me kombin e diaspor\u00ebn shqiptare mund t\u00eb ndodhin tragjedi si ato q\u00eb i kan\u00eb goditur \u00e7ifut\u00ebt n\u00eb Europ\u00eb, para se ta krijonin shtetin e vet n\u00eb Lindjen e Mesme. Gjasat jan\u00eb q\u00eb diaspora shqiptare, q\u00eb po rritet e hap\u00ebrdahet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, m\u00eb shum\u00eb t\u00eb jet\u00eb objekt i proceseve t\u00eb egra e t\u00eb lehta asimiluese, q\u00eb mund t\u00eb japin p\u00ebr shqiptarin\u00eb rrjedhoja edhe m\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme se nj\u00eb \u201cholokaust\u201d, si ai q\u00eb iu n\u00ebnshtruan \u00e7ifut\u00ebt. Shqiptar\u00ebt diasporist\u00eb mund t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb \u201cholokaust\u201d ose \u201cgjenocid\u201d t\u00eb nj\u00eb lloji tjet\u00ebr, t\u00eb \u201ckulturuar\u201d, \u201celegant\u201d, \u201clumturues\u201d p\u00ebr shum\u00eb shqiptar\u00eb q\u00eb po ikin nga syt\u00eb k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb asaj \u201cjet\u00ebs m\u00eb t\u00eb mir\u00eb\u201d, atje ku gjen me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb jetese se n\u00eb Shqip\u00ebri. Por, p\u00ebr \u201cshqiptarin\u00eb\u201d, m\u00eb sakt\u00eb\u201c shqiptarnin\u00eb\u201d, ky proces do t\u00eb jet\u00eb gjithsesi nj\u00eb \u201cholokaust i llojit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb\u201d, q\u00eb do t\u00eb lej\u00eb trevat shqiptare si t\u00eb shkretuara nga rrallimi i popullsis\u00eb etnike autoktone, q\u00eb do ta prodhoj\u00eb kolapsin demografik, q\u00eb shqiptarnia nuk e ka njohur asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb till\u00eb, me gjith\u00eb emigrimet e m\u00ebdha t\u00eb vullnetshme ose t\u00eb dhunshme t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shqip\u00ebria pas shqiptar\u00ebve &nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj po i rikthehem ides\u00eb q\u00eb shkrova n\u00eb artikullin tim n\u00eb numrin e muajit gusht se \u201ckush do t\u00eb vendoset n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e bukur, kur t\u00eb mbetet pa njer\u00ebzit e vet\u201d. Do t\u00eb vin\u00eb ata q\u00eb do t\u00eb din\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb?! \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar q\u00eb k\u00ebta \u201cpopullues t\u00eb rinj\u201d t\u00eb jen\u00eb n\u00eb num\u00ebr sa m\u00eb t\u00eb madh nga nj\u00eb mjedise me gjak shqiptar, qoft\u00eb dhe i larg\u00ebt. \u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb uruar q\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb shtetasve turq me prejardhje shqiptare t\u2019u lind\u00eb d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb tokat shqiptare, n\u00ebse v\u00ebrtet do t\u00eb ndodh\u00eb katastrofa e boshatisjes prej banuesve t\u00eb tyre t\u00eb tanish\u00ebm. Pas nj\u00eb hamend\u00ebsimi t\u00eb till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb thjesht hamend\u00ebsim t\u00eb thuhet se ja ku mund t\u00eb rezultojn\u00eb shum\u00eb t\u00eb dobishme ato lidhjet e vjetra q\u00eb jan\u00eb krijuar midis Shqip\u00ebris\u00eb e Turqis\u00eb, qysh n\u00eb koh\u00ebn e Perandoris\u00eb Osmane, si dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e mira q\u00eb kan\u00eb ekzistuar midis Shqip\u00ebris\u00eb e Turqis\u00eb s\u00eb sotme e q\u00eb nuk duhet lejuar t\u00eb cenohen ose shkat\u00ebrrohen nga shp\u00ebrthimet e islamofobis\u00eb e t\u00eb turkofobis\u00eb, q\u00eb i shkojn\u00eb p\u00ebrshtat politik\u00ebs q\u00eb ndiqet prej shekujsh p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e shqiptarnis\u00eb n\u00eb Ballkan.<\/p>\n\n\n\n<p>Islamofobioa dhe turkofobia shqiptare nuk jan\u00eb thjesht shfaqje degradimi t\u00eb brendsh\u00ebm shqiptar, q\u00eb k\u00ebrkon vet\u00ebshkat\u00ebrrim t\u00eb k\u00ebtij indi komb\u00ebtar, si ajo s\u00ebmundja e vet\u00ebshkat\u00ebrrimit t\u00eb imunitetit n\u00eb trupin e sh\u00ebndosh\u00eb t\u00eb njeriut, por \u00ebsht\u00eb kjo loj\u00eb mercenare e politikave p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e k\u00ebtij kombi shqiptar, k\u00ebshtu si \u00ebsht\u00eb krijuar etnikisht gjat\u00eb shekujsh dhe si\u00e7 u form\u00ebsua edhe n\u00eb procesin e myslimanizmit n\u00eb suazat e Perandoris\u00eb Osmane. K\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebra t\u00eb th\u00ebna, por duhen p\u00ebrs\u00ebritur.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, para se t\u00eb biem n\u00eb pesimiz\u00ebm nga arsyetime e hamend\u00ebsime t\u00eb tilla, le t\u00eb mendojm\u00eb: a do t\u00eb ndodh\u00eb v\u00ebrtet ajo katastrof\u00eb t\u00eb cil\u00ebs i trembet me t\u00eb drejt\u00eb Kim Mehmeti \u201cvet\u00ebshkat\u00ebtrimi i shqiptar\u00ebve\u201d? Ta b\u00ebjm\u00eb pyetjen edhe m\u00eb shkoqur: cili \u00ebsht\u00eb armiku m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve, armiku i jasht\u00ebm q\u00eb do t\u2019i zhb\u00ebj\u00eb si komb e si shtet apo armiku i brendsh\u00ebm q\u00eb e b\u00ebn pun\u00ebn e armikut t\u00eb jasht\u00ebm, meqen\u00ebse nuk po pengon shqiptar\u00ebt ta mbrojn\u00eb e sigurojn\u00eb qenien e tyre si shqiptar\u00eb? P\u00ebr k\u00ebto jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb debate, sidomos gjat\u00eb 30 viteve t\u00eb fundit n\u00eb publicistik\u00eb e mendimin politik n\u00eb Shqip\u00ebri. Rreth k\u00ebtyre dy tezave debatet m\u00eb serioze kan\u00eb nisur n\u00eb periudh\u00ebn e zgjimit komb\u00ebtar shqiptar dhe piketa t\u00eb forta e t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb debatit jan\u00eb ngulur edhe pas krijimit t\u00eb shtetit t\u00eb pavarur shqiptar. Ato q\u00eb jan\u00eb th\u00ebn\u00eb e shkruar me koh\u00eb krijojn\u00eb bindje se \u201cprocesi i vet\u00ebshkat\u00ebrrimit t\u00eb shqiptaris\u00eb\u201d nuk duhet pranuar si fatalitet, as n\u00eb kushtet e sotme tejet t\u00eb r\u00ebnda. N\u00eb platform\u00ebn e par\u00eb komb\u00ebtare, t\u00eb titulluar \u201cE v\u00ebrteta mbi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe shqiptar\u00ebt\u201d Pashko Vasa qysh n\u00eb fillim theksonte: \u201cJeta e popujve si dhe ajo e njer\u00ebzve p\u00ebson anomali dhe cop\u00ebtime\u201d. Ai p\u00ebrshkruante tri kategori popujsh: \u201cpopuj q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb historin\u00eb, q\u00eb kan\u00eb njohur fatbardh\u00ebsi, lavdi e begati; popuj, kujtimi i t\u00eb cil\u00ebve na \u00ebsht\u00eb transmetuar n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb err\u00ebt, pavar\u00ebsisht nga p\u00ebrpjekjet e peripecit\u00eb q\u00eb kishin kaluar; popuj me prejardhje t\u00eb lasht\u00eb, q\u00eb kan\u00eb kaluar v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb gjata dhe q\u00eb \u201chistoria e tyre p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb qytet\u00ebnimit t\u00eb p\u00ebrparuar ose rrethanash q\u00eb ikin nga kuptimi jon\u00eb mbetet nj\u00eb problem zgjidhja e t\u00eb cilit pritet akoma. S\u2019ka dyshim se populli shqiptar hyn n\u00eb kategorin\u00eb e tret\u00eb\u201d. Edhe sot e k\u00ebsaj dite populli shqiptar nuk ka dal\u00eb nga kjo kategori e tret\u00eb dhe ideja e shkat\u00ebrrimit mbetet k\u00ebrc\u00ebnuese. Por, gjith\u00eb rilind\u00ebsit tan\u00eb kan\u00eb pasur besim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e popullit shqiptar p\u00ebr ta z\u00ebn\u00eb vendin e vet midis popujve t\u00eb qytet\u00ebruar. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon vepra e p\u00ebrmendur e Pashko Vas\u00ebs e pas tij vepra e Sami Frash\u00ebrit. K\u00ebt\u00eb besim e kan\u00eb pasur dhe e kan\u00eb shprehur t\u00eb huajt e ndersh\u00ebm e v\u00ebzhgues serioz\u00eb. \u201cKy popull \u00ebsht\u00eb shembull i madh i t\u00eb mbajturit t\u00eb moralit dhe t\u00eb meritave t\u00eb trash\u00ebguara\u2026\u201d, ka shkruar diplomati amerikan Xhorxh Fred Uilliams m\u00eb 1915 n\u00eb librin e tij \u201cShqiptar\u00ebt\u201d. K\u00ebshtu kan\u00eb shkruar dhe t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb von\u00eb dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb shkruajn\u00eb edhe sot.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Rreziku kund\u00ebr shqiptar\u00ebve<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Po si mund t\u00eb shpjegohet at\u00ebher\u00eb q\u00eb deri tani kombi shqiptar mbetet i rrezikuar n\u00eb qenien, individualitetin e dinjitetin e tij, sa t\u00eb dyshtohet se ai po ec\u00ebn n\u00eb rrug\u00ebn e vet\u00ebshkat\u00ebrrimit? P\u00ebrgjigjja duhet k\u00ebrkuar n\u00eb rolin q\u00eb kan\u00eb luajtur e luajn\u00eb armiqt\u00eb e jasht\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve dhe dinak\u00ebrit\u00eb e faktor\u00ebve t\u00eb jasht\u00ebm, q\u00eb e kan\u00eb penguar dhe e pengojn\u00eb popullin shqiptar q\u00eb ta p\u00ebrsos\u00eb qenien tij si komb i barabart\u00eb me gjith\u00eb kombet europian\u00eb. Kur shqiptar\u00ebt duhej ta p\u00ebrsosnin qenien e tyre komb\u00ebtare n\u00eb epok\u00ebn e nacionalizmit n\u00eb Europ\u00eb e Ballkan \u201cFakti kryesor \u00ebsht\u00eb se fuqit\u00eb europiane e p\u00ebrkrah\u00ebn sundimin turk\u2026\u201d (Uilliams). P\u00ebr rezultatet q\u00eb pati mbi shqiptar\u00ebt Lufta Ballkanike diplomati amerikan \u00ebsht\u00eb shprehur se fuqit\u00eb per\u00ebndimore \u201cpren\u00eb copa me r\u00ebnd\u00ebsi nga tokat shqiptare dhe ua dhan\u00eb fqinj\u00ebve n\u00eb Veri, Jug dhe n\u00eb Lindje, duke shkaktuar k\u00ebshtu ngat\u00ebrresa dhe luft\u00ebra t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb mes k\u00ebtyre shteteve. Cop\u00ebn q\u00eb mbeti nga g\u00ebrsh\u00ebra e tyre e quajt\u00ebn shteti i pavarur i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Uilliams-i ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb vler\u00ebsime qortuese p\u00ebr diplomacin\u00eb amerikane dhe europiane lidhur me trajtimin e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare. K\u00ebtu po sjell edhe pak rreshta: \u201cAsnj\u00ebher\u00eb Europa nuk doli fituese n\u00eb planet e saj q\u00eb me an\u00eb traktatesh e lidhjesh \u00ebsht\u00eb munduar ta fshij\u00eb emrin e k\u00ebtij populli nga radha e popujve. Shqip\u00ebria nuk e njohu Traktatin e Berlinit dhe tani e kund\u00ebrshton edhe marr\u00ebveshjen e Londr\u00ebs (1913)\u201d. K\u00ebshtu ka ndodhur edhe n\u00eb fund t\u00eb shekullit XX. K\u00ebshtu po trajtohet \u00e7\u00ebshtja shqiptare dhe n\u00eb dy dekadat e para t\u00eb shekullit XXI. Veprimet e faktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb e jan\u00eb burimet kryesore t\u00eb rreziqeve q\u00eb i kanosen kombit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Por vet\u00eb shqiptar\u00ebt, sigurisht, nuk jan\u00eb pa faj. Strukturat e tyre pushtetore, politike, intelektuale e elitare, madje dhe opinioni i r\u00ebndomt\u00eb publik nuk e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb secili si duhet pun\u00ebn e vet p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb me maksimumin e kund\u00ebrshtimit t\u00eb veprimtaris\u00eb armiq\u00ebsore dhe diplomacis\u00eb mosp\u00ebrfill\u00ebse nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes shqiptare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim bashkohem me mendimin se shqiptar\u00ebt ecin n\u00eb rrug\u00ebn e vet\u00ebshkat\u00ebrrimit t\u00eb shqiptaris\u00eb, duke mos i penguar p\u00ebrpjekjet e huaja p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e k\u00ebsaj shqiptarie. Edhe gjendja e r\u00ebnd\u00eb politike, plot tensione e p\u00ebrplasje e ngat\u00ebrresa, brenda shqiptar\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha hap\u00ebsirat shqiptare, \u00ebsht\u00eb rrjedhoj\u00eb, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, e ndikimeve negative t\u00eb faktor\u00ebve nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, q\u00eb p\u00ebr 30 vjet i mb\u00ebshtesin element\u00ebt e forcat m\u00eb regresive shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Duhet t\u00eb p\u00ebrpiqemi seriozisht q\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb di\u00e7ka nga shembulli i izraelit\u00ebve, q\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e tyre e parashtrojn\u00eb gjithnj\u00eb me forc\u00eb kudo e n\u00eb \u00e7do rast, jo vet\u00ebm para armiqve, por edhe para aleat\u00ebve e miqve, q\u00eb i kan\u00eb mbrojt\u00ebsit m\u00eb t\u00eb vendosur.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Islamofobioa dhe turkofobia shqiptare nuk jan\u00eb thjesht shfaqje degradimi t\u00eb brendsh\u00ebm shqiptar, q\u00eb k\u00ebrkon vet\u00ebshkat\u00ebrrim t\u00eb k\u00ebtij indi komb\u00ebtar, si ajo s\u00ebmundja e vet\u00ebshkat\u00ebrrimit t\u00eb imunitetit n\u00eb trupin e sh\u00ebndosh\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28235,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-28236","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28236"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28236"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28236\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28239,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28236\/revisions\/28239"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28235"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28236"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28236"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28236"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}