{"id":28265,"date":"2019-09-17T12:40:37","date_gmt":"2019-09-17T10:40:37","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=28265"},"modified":"2019-09-17T13:12:07","modified_gmt":"2019-09-17T11:12:07","slug":"letrat-e-abdyl-frasherit-per-abdylhamitin-ii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=28265","title":{"rendered":"Letrat e Abdyl Frash\u00ebrit p\u00ebr Abdylhamitin II"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image is-resized\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/IMG_20190915_123441.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-28266\" width=\"674\" height=\"417\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/IMG_20190915_123441.jpg 530w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/IMG_20190915_123441-300x186.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 674px) 100vw, 674px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>&#8220;<em>Evropian\u00ebt p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb dor\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, po p\u00ebrdorin kund\u00ebr mysliman\u00ebve individ\u00eb t\u00eb caktuar nga vilajetet e krishtera t\u00eb rajonit, duke hapur shkolla dhe zhvilluar gjuh\u00ebt latine, sllave dhe greke, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shkaktohet ndarjet fetare e gjuh\u00ebsore n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebshtu rr\u00ebmuj\u00eb. Shkaku kryesor i k\u00ebsaj gjendje tashm\u00eb t\u00eb krijuar \u00ebsht\u00eb mungesa e shkollave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Komshinjt\u00eb e krishter\u00eb tashm\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb obligim m\u00ebsimin e gjuh\u00ebve t\u00eb tyre. Zaten, nuk gjenden shkolla t\u00eb rregullta p\u00ebr mysliman\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, meq\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb nuk e njohin gjuh\u00ebn osmane, p\u00ebrve\u00e7 disa shkollave q\u00eb gjendet tek-tuk, shumica ka mbetur n\u00eb injoranc\u00eb\u2026\u201d,&nbsp;<\/em>raportonte Abdyl Frash\u00ebri<\/p>\n\n\n\n<p><\/p>\n\n\n\n<p>Shkruan:&nbsp;Shasivar KABASHI, Rahovec<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 30 maj 1880 qeveria e Stambollit, n\u00eb nj\u00eb mbledhje q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb, kishte vendosur q\u00eb n\u00eb parim t\u2019i pranonte k\u00ebrkesat e Lidhjes Shqiptare t\u00eb Prizrenit. Por, nj\u00eb telegram i ardhur vet\u00ebm tre jav\u00eb m\u00eb von\u00eb nga Valiu i Prizrenit do t\u00eb ndryshonte gjith\u00e7ka. Valiu, duke i raportuar Stambollit p\u00ebr gjendjen dhe fjal\u00ebt q\u00eb qarkullonin n\u00eb Prizren, i p\u00ebrdori fjal\u00ebt \u201cautonomi e plot\u00eb\u201d dhe \u201cndarje\u201d, \u00e7ka b\u00ebri q\u00eb Porta e Lart\u00eb ta rimendonte edhe nj\u00ebher\u00eb vendimin e marr\u00eb. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb korrik t\u00eb po atij viti, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimeve greke e malaziase n\u00eb kufijt\u00eb jugor\u00eb e veriper\u00ebndimor\u00eb t\u00eb vendit, n\u00eb Gjirokast\u00ebr do t\u00eb mblidheshin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e veriut dhe jugut p\u00ebr t\u00eb formuar k\u00ebshtu nj\u00eb \u201cqeveri t\u00eb p\u00ebrkohshme shqiptare\u201d. Nd\u00ebrkaq &nbsp;n\u00eb muajin tetor Dibra e Madhe do t\u00eb priste p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Lidhjes, p\u00ebr t\u00eb kaluar n\u00eb k\u00ebrkesa direkt autonomiste p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto zhvillime, p\u00ebr ta sqaruar k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb krijuar, m\u00eb 14 tetor 1880 Abdyl Frash\u00ebri, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Tosk\u00ebris\u00eb n\u00eb Lidhjen e Prizrenit, kishte p\u00ebrgatitur nj\u00eb raport t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr vet\u00eb t\u00eb parin e shtetit, sulltan Abdulhamitin II. \u201cRaporti i Abdullah Hysniut rreth Shqip\u00ebris\u00eb\u201d \u2013 mbajn\u00eb titullin dokumentet q\u00eb gjenden tashm\u00eb n\u00eb Arkivin Osman t\u00eb Kryeministris\u00eb n\u00eb Stamboll. Nd\u00ebrkaq nj\u00eb studim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm mbi k\u00ebto dokumente tashm\u00eb ka b\u00ebr\u00eb edhe shefja e departamentit t\u00eb Historis\u00eb n\u00eb Universitetin e Ankaras\u00eb, Prof. Dr. Selda Kili\u00e7. P\u00ebr t\u00eb paraqitur sa m\u00eb mir\u00eb gjendjen e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb asaj kohe, Abdullah Hysni Frash\u00ebri, e kishte ndar\u00eb n\u00eb tre pjes\u00eb kryesore raportin e tij. Pjesa e par\u00eb flet mbi shtetet evropiane, kurse dy t\u00eb tjerat rreth arsimit dhe ndarjes administrative t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fuqit\u00eb evropiane<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Raporti i par\u00eb fillon mbi mendimet rreth planeve dhe q\u00ebndrimeve t\u00eb shteteve evropiane rreth Shqip\u00ebris\u00eb. Duke analizuar q\u00ebndrimin e fuqive evropiane, n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, dhe duke pasur parasysh, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sulltan Abdylhamitin, q\u00eb ishte nj\u00eb nga padishah\u00ebt q\u00eb luajti m\u00eb s\u00eb shumti me kart\u00ebn fetare t\u00eb Islamit dhe aplikoi politikat e pan-islamizmit, Abdyl Frash\u00ebri, q\u00eb n\u00eb hyrje p\u00ebrdor\u00eb nj\u00eb doz\u00eb dhe kart\u00eb fetare:&nbsp;<em>\u201cNuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt evropian\u00eb punojn\u00eb kund\u00ebr popujve mysliman\u00eb. Historia na ka treguar shum\u00eb raste n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb. Bota e krishter\u00eb evropiane, q\u00eb pretendon t\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel qytet\u00ebrimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb shekullin ton\u00eb, e maskuar n\u00eb nj\u00eb perde t\u00eb rreme t\u00eb humanizmit, po ushqen armiq\u00ebsi t\u00eb madhe me Islamin dhe bot\u00ebn islame. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ata vler\u00ebsojn\u00eb \u00e7do mund\u00ebsi dhe aleanc\u00eb t\u00eb mundshme kund\u00ebr nesh, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019i shkat\u00ebrrojn\u00eb popujt e Islamit.\u201d<\/em>&nbsp;\u2013 do ta fillonte k\u00ebshtu raportin Frash\u00ebri. Sipas tij, planet e evropian\u00ebve jan\u00eb t\u00eb fshehta dhe ato duhet t\u00eb nuhaten mir\u00eb:&nbsp;<em>\u201cK\u00ebto synime armiq\u00ebsore t\u00eb shteteve evropiane dhe ide negative kund\u00ebr bot\u00ebs islame tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb njohura. Jan\u00eb t\u00eb pasionuar t\u00eb punojn\u00eb kund\u00ebr shtetit osman, q\u00eb \u00ebsht\u00eb mbrojt\u00ebsi kryesor i gjith\u00eb bot\u00ebs islame. Evropian\u00ebt nuk i shpalosin q\u00ebllimet e k\u00ebqija dhe idet\u00eb negative p\u00ebr shtetin osman. Sepse, n\u00ebse e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb do t\u00eb ngjallej reagim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn islame dhe ku mund t\u00eb krijohej nj\u00eb situat\u00eb lufte nd\u00ebrmjet mysliman\u00ebve dhe t\u00eb krishter\u00ebve, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, nga frika se do t\u00eb humbin ndikimin n\u00eb shtetin osman dhe gjith\u00eb bot\u00ebn islame, punojn\u00eb me q\u00ebllime t\u00eb fshehura dhe metoda t\u00eb ndryshme\u201d<\/em>. Evropian\u00ebt, sipas tij, tashm\u00eb po synojn\u00eb q\u00eb shtetin osman ta d\u00ebbojn\u00eb nga pjesa evropiane e tij, duke i ndar\u00eb vilajetet mes popujsh krishter\u00eb t\u00eb rajonit.&nbsp;<em>\u201cEvropian\u00ebt, jan\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb vazhduar p\u00ebr t\u2019i dob\u00ebsuar dhe tkurrur ngadal\u00eb otoman\u00ebt. Nuk mund ta tolerojn\u00eb ekzistenc\u00ebn osmane n\u00eb Rumeli, pra n\u00eb Evrop\u00eb. E para e k\u00ebtyre synimeve \u00ebsht\u00eb q\u00eb tokat osmane q\u00eb ndodhen n\u00eb Rumeli t\u2019i ndajn\u00eb nga shteti osman dhe k\u00ebto toka ta shk\u00ebpusin t\u00ebr\u00ebsisht kontaktin me shtetin. Maqedonia dhe rreth saj, pra vilajetet e Selanikut dhe Edirnes\u00eb, q\u00eb s\u00eb voni u ri dizajnuan n\u00eb Elajetin e Rumelis\u00eb Lindore, do t\u00eb futen n\u00ebn administrimin e principat\u00ebs bullgare, ku veprimet e k\u00ebtyre t\u00eb fundit po shihen me sy t\u00eb mir\u00eb nga evropian\u00ebt\u201d<\/em>. Duke shkuar nga e p\u00ebrve\u00e7mja dhe duke u b\u00ebr\u00eb m\u00eb konkret, ai prek edhe thelbin e problemit q\u00eb trajton, \u00e7\u00ebshtjen shqiptare:&nbsp;<em>\u201cPor, n\u00eb an\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb Rumelis\u00eb, popullsia dominuese jan\u00eb mysliman\u00ebt, pra shqiptar\u00ebt, q\u00eb me nj\u00eb guxim t\u00eb rrall\u00eb ishin kund\u00ebr Evrop\u00ebs, duke mos pranuar asnj\u00eb administrat\u00eb tjet\u00ebr, pos shtetit osman, dhe gjithashtu mbet\u00ebn besnik ndaj Islamit dhe Kalifatit. K\u00ebshtu, duke kuptuar q\u00eb do jen\u00eb penges\u00eb n\u00eb realizimin e synimeve t\u00eb tyre, ata kan\u00eb vendosur ta zhdukin k\u00ebt\u00eb popull t\u00eb shtetit osman. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, gjasht\u00eb shtete t\u00eb m\u00ebdha sulmuan me flotat e tyre sikurse grabitqar\u00ebt mbi nj\u00eb kasaba t\u00eb vog\u00ebl (Ulqin), p\u00ebr t\u2019u ndeshur me nj\u00eb grusht burrash q\u00eb ishin betuar t\u00eb vdesin p\u00ebr Din dhe Dovlet.\u201d<\/em>&nbsp;Frash\u00ebri trumbeton q\u00eb Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt jan\u00eb kryesor\u00ebt e mysliman\u00ebve n\u00eb Evrop\u00eb.&nbsp;<em>\u201cSikurse dihet, n\u00eb Rumeli, nuk ka vend tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb fort\u00eb, m\u00eb me ndikim dhe me shumic\u00eb myslimane, pos Shqip\u00ebris\u00eb. Prandaj, tokat e Shqip\u00ebris\u00eb dhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e Evrop\u00ebs. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, diplomat\u00ebt evropian\u00eb, p\u00ebr t\u00eb nisur k\u00ebshtu fushat\u00ebn kund\u00ebr bot\u00ebs islame, synojn\u00eb ta zhdukin k\u00ebt\u00eb popull, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi kryesor i islamit n\u00eb kontinentin evropian\u201d<\/em>. I gjith\u00eb Kongresi i Berlinit, sipas tij, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje p\u00ebr ta zvog\u00ebluar sa m\u00eb shum\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb myslimane, madje nj\u00eb p\u00ebrpjekje edhe p\u00ebr t\u00eb futur p\u00ebr\u00e7arje nd\u00ebrmjet qeveris\u00eb dhe shqiptar\u00ebve, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihet m\u00eb leht\u00eb dominimi.&nbsp;<em>\u201cP\u00ebr ta zhdukur Shqip\u00ebrin\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Kalifatit t\u00eb Madh Islam dhe shtetit osman n\u00eb Evrop\u00eb, ata sulmuan nga \u00e7do an\u00eb; Kongresi i Berlinit i dha toka Malit t\u00eb Zi, Serbis\u00eb dhe Bullgaris\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb lejoi Austrin\u00eb t\u00eb zbres\u00eb deri n\u00eb Pazar t\u00eb Ri, duke e l\u00ebn\u00eb k\u00ebshtu Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrezik t\u00eb madh. Por, kur ata pan\u00eb besnik\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve ndaj shteti t\u00eb tyre dhe vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar kund\u00ebr tyre, armiqt\u00eb kuptuan se d\u00ebshirat e tyre nuk mund t\u00eb realizoheshin aq kollaj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje, si me nguti, d\u00ebshiruan ta pushtojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb vende t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme sa Malit t\u00eb Zi sa Greqis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, Porta e Lart\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar p\u00ebrmes notave t\u00eb protestave e nd\u00ebrhyrjeve ushtarake q\u00eb krahinat q\u00eb jan\u00eb pika ky\u00e7e t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, si Preveza, Janina, Manastiri e Shkodra, t\u2019i jepeshin Malit t\u00eb Zi, Bullgaris\u00eb e Greqis\u00eb. N\u00eb fakt, pa e vendosur n\u00eb pik\u00ebpyetje besnik\u00ebrin\u00eb e shqiptar\u00ebve ndaj shtetit osman, p\u00ebr t\u2019i arritur q\u00ebllimet e tyre d\u00ebshiruan q\u00eb shteti osman t\u00eb p\u00ebrdorte ushtrin\u00eb kund\u00ebr shqiptar\u00ebve. P\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme dhe selamet t\u00eb shtetit e miletit, shqiptar\u00ebt treguan gajret dhe p\u00ebrkushtim nat\u00eb e dit\u00eb kund\u00ebr q\u00ebllimeve dashakeqe t\u00eb armiqve dhe shteti osman, p\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj rezistence t\u00eb shqiptar\u00ebve, refuzoi ta p\u00ebrdorte forc\u00ebn ushtarake. Pra, shqiptar\u00ebt i q\u00ebndruan pran\u00eb shtetit osman edhe kur vet\u00eb drejtuesit e shtetit k\u00ebrkuar t\u00eb mos p\u00ebrdorim arm\u00ebt kund\u00ebr armiqve\u201d<\/em>. Frash\u00ebri, duke e mbyllur raportin e par\u00eb, v\u00eb n\u00eb pah rrezikun e vazhduesh\u00ebm nga fqinj\u00ebt dhe thekson r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vigjilenc\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb:&nbsp;<em>\u201cPor tashm\u00eb dihet k\u00ebmb\u00ebngulja dhe vendosm\u00ebria e armikut. Por ky rrezik p\u00ebr momentin duket i kaluar. N\u00eb t\u00eb ardhmen duhet marr\u00eb parasysh ky rrezik dhe duhet p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrplasje ushtarake q\u00eb mund t\u00eb vije nga jasht\u00eb. Gjithashtu duhet merren edhe masat politike\u201d<\/em>.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7\u00ebshtja e gjuh\u00ebs dhe edukimit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Raporti i dyt\u00eb flet kryesisht p\u00ebr gjendjen mbi arsimin dhe edukimin e shqiptar\u00ebve n\u00eb shtetin osman. Munges\u00ebn e shkollave shqipe, mosintegrimin e shqiptar\u00ebve dhe moskrijimi i kushteve t\u00eb p\u00ebrshtatshme p\u00ebr aktivitete edukativo-arsimore, shihen si faktor\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb gjendjes s\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, aktivitetet e shteteve fqinje, p\u00ebrmes shkollave dhe p\u00ebrhapjes s\u00eb gjuh\u00ebs nd\u00ebr shqiptar\u00eb, shihen si politika asimiluese dhe aspirata politike e territoriale mbi shqiptar\u00ebt.&nbsp;<em>\u201cEvropian\u00ebt p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb dor\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, po p\u00ebrdorin kund\u00ebr mysliman\u00ebve individ\u00eb t\u00eb caktuar nga vilajetet e krishtera t\u00eb rajonit, duke hapur shkolla dhe zhvilluar gjuh\u00ebt latine, sllave dhe greke, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb shkaktohet ndarjet fetare e gjuh\u00ebsore n\u00eb mes t\u00eb popullit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, e p\u00ebr t\u00eb krijuar k\u00ebshtu rr\u00ebmuj\u00eb. Shkaku kryesor i k\u00ebsaj gjendje tashm\u00eb t\u00eb krijuar \u00ebsht\u00eb mungesa e shkollave n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe. Komshinjt\u00eb e krishter\u00eb tashm\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb obligim m\u00ebsimin e gjuh\u00ebve t\u00eb tyre. Zaten, nuk gjenden shkolla t\u00eb rregullta p\u00ebr mysliman\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak, meq\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb nuk e njohin gjuh\u00ebn osmane, p\u00ebrve\u00e7 disa shkollave q\u00eb gjendet tek-tuk, shumica ka mbetur n\u00eb injoranc\u00eb. Disa, p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve sociale dhe veprimtarive tregtare q\u00eb kan\u00eb, m\u00ebsojn\u00eb greqisht, sllavisht ose nj\u00eb gjuh\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb fqinj\u00ebve krishter\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb Janin\u00eb dhe rrethet e saj, dita-dit\u00ebs gjuha shqipe po braktiset dhe nga mosp\u00ebrdorimi i shqipes, greqishtja po e z\u00eb vendin e saj. N\u00eb pjes\u00ebt e Kosov\u00ebs dhe Manastirit \u2013 bullgarishtja, kurse n\u00eb ato t\u00eb Shkodr\u00ebs \u2013 italishtja, kan\u00eb filluar t\u00eb fliten. K\u00ebshtu, pretendimet e grek\u00ebve, bullgar\u00ebve, serb\u00ebve dhe popujve tjer\u00eb, s\u00eb bashku me gjuh\u00ebt, po p\u00ebrparojn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb fund, po fitojn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb pretendimet e tyre mbi gjuh\u00ebn. Zgjidhja e k\u00ebtij problemi \u00ebsht\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb gjuha shqipe duhet t\u00eb aplikohet dhe pranohet n\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnien n\u00ebp\u00ebr shkollat shqipe. N\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, qofshin mysliman\u00eb ose t\u00eb krishter\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 gjuh\u00ebs s\u00eb tyre q\u00eb duhet ta m\u00ebsojn\u00eb, duhet q\u00eb t\u00eb kan\u00eb t\u00eb detyrueshme edhe m\u00ebsimin e gjuh\u00ebs zyrtare t\u00eb shtetit, osmanishtes. Arsimi nuk duhet t\u00eb lihet n\u00eb duart e t\u00eb huajve dhe shkollimi q\u00eb merret nga shkollat dhe m\u00ebsuesit e huaj duhet t\u00eb nd\u00ebrpritet. K\u00ebshtu Shqip\u00ebria duhet t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb nga kjo\u201d.<\/em>&nbsp;P\u00ebrve\u00e7 shteteve fqinje q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga situata, gjendje e pashpres\u00eb shihet edhe n\u00eb reformat evropiane mbi rajonin, n\u00eb t\u00eb cilat, sipas Abdullah Hysniut, shqipja q\u00ebllimsh\u00ebm po anashkalohet:&nbsp;<em>\u201cGreqia k\u00ebrkon vilajetin e Janin\u00ebs. Popullsia shumic\u00eb n\u00eb vilajetin Janin\u00ebs jan\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt. Me p\u00ebrjashtim t\u00eb popullsis\u00eb myslimane, t\u00eb cil\u00ebt nuk ishin p\u00ebrfshir\u00eb me rregull n\u00eb regjistrime n\u00eb vilajetet e Manastirit dhe Kosov\u00ebs, popullsia shihet n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve. T\u00eb krishter\u00ebt, pra, p\u00ebrpjekjet e grek\u00ebve dhe serb\u00ebve kan\u00eb v\u00ebn\u00eb dor\u00eb mbi arsimin dhe tregojn\u00eb aktivitet t\u00eb lart\u00eb n\u00eb lidhje me gjuh\u00ebt e tyre. N\u00eb k\u00ebto vende, dita dit\u00ebs greqishtja dhe bullgarishtja po z\u00ebn\u00eb vendin e shqipes. M\u00eb e keqja e k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb rast se fillon t\u00eb zbatohet planet dhe rregulloret evropiane mbi Rumelin\u00eb, ku shqipja do t\u00eb humbet t\u00ebr\u00ebsisht. Evropian\u00ebt do t\u00eb thon\u00eb q\u00eb pasi deri tani shqipja nuk ka qen\u00eb gjuh\u00eb n\u00ebp\u00ebr shkolla, nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme edhe tani. Greqishtja dhe bullgarishtja q\u00eb flitet nga popullsia e krishter\u00eb do t\u00eb pranohen zyrtarisht si gjuh\u00eb lokale. Ky do t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00eb hap drejt synimeve t\u00eb tyre. Nd\u00ebrsa popullsia myslimane, p\u00ebrve\u00e7 prapambetjes n\u00eb arsim, si edhe mbetjes mbrapa n\u00eb aspektin tregtar dhe kapital, edhe fuqin\u00eb dhe ndikimin do t\u00eb ken\u00eb tek popullsia e krishter\u00eb. Kjo gjendje do t\u00eb jet\u00eb shkaktar kryesor i trazirave brenda pak vitesh.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ndarja administrative e Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet kryesore q\u00eb i ka shqet\u00ebsuar shqiptar\u00ebt q\u00eb nga fillimi i Kriz\u00ebs Lindore jan\u00eb kufijt\u00eb politiko-administrativ\u00eb. Pas rezultateve q\u00eb solli Lufta Ruso-Osmane e viteve 1877-78, me humbjen e thell\u00eb t\u00eb ushtris\u00eb osmane, shtetet fqinje ballkanike ishin trim\u00ebruar tashme\u00eb me ndihm\u00ebn ruse dhe po k\u00ebrkonin tokat e shqiptar\u00ebve. Prandaj, q\u00eb nga kjo koh\u00eb e deri n\u00eb krijimin e nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb cunguar m\u00eb 1913, intelektual\u00eb dhe politikan\u00eb shqiptar\u00eb nuk resht\u00ebn s\u00eb k\u00ebrkuari unifikim politik t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb shtetit osman. Lidhja e Prizrenit ishte organizata q\u00eb me k\u00ebmb\u00ebngulje k\u00ebrkonte unifikimin n\u00ebn nj\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb vetme administrative. Por, p\u00ebr shkak se kjo hera-her\u00ebs interpretohej si shk\u00ebputje e shqiptar\u00ebve nga shteti osman, Abdullah Frash\u00ebri kishte vendosur q\u00eb t\u2019ia sqaronte dhe argumentonte nevoj\u00ebn e nj\u00eb gj\u00ebje t\u00eb till\u00eb vet\u00eb sulltanit osman.&nbsp;<em>\u201cShqip\u00ebria p\u00ebrb\u00ebhet nga vilajeti i Shkodr\u00ebs, Kosov\u00ebs, Manastirit dhe Janin\u00ebs. Shqip\u00ebria ka nj\u00eb popullsi me m\u00eb shum\u00eb se dy milion\u00eb banor\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt nj\u00eb milion\u00eb e gjysm\u00eb jan\u00eb mysliman\u00eb dhe pjesa e mbetur jan\u00eb t\u00eb krishter\u00eb. N\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb k\u00ebsaj zone nuk jan\u00eb aplikuar fare reformat e Tanzimatit. Zonat ku nuk u aplikuan reformat q\u00eb solli Tanzimati jan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e elajetit, si Dibra e Madhe, Dibra e Vog\u00ebl, Mati, Luma, Prizreni, Gjakova, Peja, Shkodra dhe gjysma e kazas\u00eb s\u00eb Elbasanit.<\/em>&nbsp;<em>Duke i n\u00ebnvler\u00ebsuar, jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb gjendjen e m\u00ebparshme. Njer\u00ebzit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto vende, p\u00ebr shkak t\u00eb injoranc\u00ebs dhe konflikteve mes vete, nuk kan\u00eb mundur t\u2019i shohin armiqt\u00eb e tyre, t\u2019i kuptojn\u00eb q\u00ebllimet e tyre ose t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebrball\u00eb tyre. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr kohore duhet t\u00eb rregullohen k\u00ebto gjera. Kjo, gjithashtu, mund t\u00eb arrihet duke e unifikuar t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb vilajet t\u00eb vet\u00ebm. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb fund ndikimit t\u00eb fqinj\u00ebve mbi Shqip\u00ebrin\u00eb, duhet q\u00eb t\u00eb mblidhen t\u00eb gjitha tokat shqiptare n\u00eb nj\u00eb vilajet t\u00eb vet\u00ebm dhe t\u00eb krijohet nj\u00eb vilajet i ri n\u00ebn emrin \u201cVilajeti i Shqip\u00ebris\u00eb\u201d<\/em>. \u2013 do t\u00eb argumentonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb form\u00eb Frash\u00ebri. Nga nj\u00eb unifikim i mundsh\u00ebm administrativ, sipas tij nuk do t\u00eb p\u00ebrfitonin vet\u00ebm shqiptar\u00ebt, por edhe vet\u00eb Perandoria, si n\u00eb aspektin e efikasitetit t\u00eb administrat\u00ebs e t\u00eb siguris\u00eb, por edhe n\u00eb at\u00eb ekonomik:&nbsp;<em>\u201cN\u00ebse e gjith\u00eb Shqip\u00ebria do t\u00eb futej n\u00eb nj\u00eb administrat\u00eb t\u00eb vetme, t\u00eb ardhurat e p\u00ebrgjithshme (varidat-i umumiyesi) do t\u00eb trefishoheshin. Jasht\u00eb k\u00ebsaj, shum\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb krijohet edhe nj\u00eb ushtri jasht\u00ebzakonisht trime dhe besnike. N\u00ebse arrihet t\u00eb krijohet nj\u00eb ushtri e fort\u00eb, q\u00ebllimet e armiqve do t\u00eb priten, ve\u00e7an\u00ebrisht intrigave t\u00eb sllav\u00ebve dhe grek\u00ebve nuk do t\u2019u krijohet hap\u00ebsir\u00eb veprimi, duke siguruar k\u00ebshtu pavar\u00ebsin\u00eb e plot\u00eb dhe sigurin\u00eb e t\u00eb gjitha territoreve t\u00eb Rumelis\u00eb si pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e shtetit osman n\u00eb Evrop\u00eb.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria nj\u00eb e vetme, kurse fjal\u00ebve q\u00eb valinjt\u00eb dhe burokrat\u00ebt osman\u00eb, q\u00eb vepronin n\u00ebp\u00ebr trojet shqiptare ia p\u00ebrcillnin Stambollit, Abdyli nuk ua v\u00eb veshin dhe, aq m\u00eb tep\u00ebr, i quan g\u00ebnjeshtra:&nbsp;<em>\u201cShqip\u00ebria nuk duhet t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb specifik\u00eb tjet\u00ebr si \u201cadministrat\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb\u201d, por duhet t\u00eb administrohet sikurse statutet e tjera t\u00eb vilajeteve. Vet\u00ebm se duhet t\u00eb bashkohen t\u00eb kat\u00ebr vilajetet n\u00eb nj\u00eb t\u00eb vet\u00ebm dhe p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet e nj\u00eb administrate efikase duhet t\u00eb em\u00ebrohet nj\u00eb vali q\u00eb \u00ebsht\u00eb administrator i fuqish\u00ebm. N\u00ebse d\u00ebshirohet q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb jet\u00eb e lidhur me shtetin osman, at\u00ebher\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb zgjidhja e vetme. Sepse, ndarja e tanishme administrative, sikurse fol\u00ebm dhe m\u00eb lart, u sh\u00ebrben planeve armiq\u00ebsore t\u00eb Greqis\u00eb, Bullgaris\u00eb, Serbis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi. \u00cbsht\u00eb e kot\u00eb t\u00eb merresh me thashetheme q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb aleanc\u00eb me mysliman\u00ebt e Greqis\u00eb dhe Malit t\u00eb Zi p\u00ebr t\u00eb shpallur nj\u00eb \u2018administrat\u00eb t\u00eb pavarur\u2019 t\u00eb ndar\u00eb nga shteti osman, kjo p\u00ebr shkak se mbijetesa fetare tek shqiptar\u00ebt \u00ebsht\u00eb ruajtur n\u00eb saje t\u00eb shtetit osman. Shqiptar\u00ebt e din\u00eb shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb n\u00eb rast ndarjeje nga shteti osman, do t\u00eb shkat\u00ebrrohet vatani dhe nderi i tyre. Nuk ka as edhe nj\u00eb shqiptar t\u00eb vet\u00ebm q\u00eb nuk e di k\u00ebt\u00eb. K\u00ebshtu q\u00eb, fjal\u00ebt q\u00eb nuk p\u00ebrkojn\u00eb me arsyen e sh\u00ebndosh\u00eb, nuk jan\u00eb tjet\u00ebr pos g\u00ebnjeshtra.\u201d<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Abdyl Frash\u00ebri duke qen\u00eb aktiv\u00eb n\u00eb politik\u00ebn e koh\u00ebs, kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr barr\u00ebn e drejtimit politik t\u00eb shqiptar\u00ebve, q\u00eb \u2013 p\u00ebrmes mendimit politik \u2013 \u00e7\u00ebshtjen shqiptare e avancoi n\u00eb stade t\u00eb larta. K\u00ebto raporte t\u00eb shkruara direkt p\u00ebr sulltanin e koh\u00ebs jan\u00eb tregues i qart\u00eb p\u00ebr nivelin e lart\u00eb intelektual dhe argumentues t\u00eb rilind\u00ebsit t\u00eb shquar, si dhe vler\u00eb e \u00e7muar p\u00ebr historin\u00eb e mendimit politik shqiptar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Evropian\u00ebt p\u00ebr t\u00eb futur n\u00eb dor\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, po p\u00ebrdorin kund\u00ebr mysliman\u00ebve individ\u00eb t\u00eb caktuar nga vilajetet e krishtera t\u00eb rajonit, duke hapur shkolla dhe zhvilluar gjuh\u00ebt latine, sllave dhe greke,&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28266,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-28265","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28265"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28265"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28265\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28271,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28265\/revisions\/28271"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28266"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28265"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28265"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28265"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}