{"id":28341,"date":"2019-09-20T12:39:49","date_gmt":"2019-09-20T10:39:49","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=28341"},"modified":"2019-09-20T12:39:50","modified_gmt":"2019-09-20T10:39:50","slug":"ben-ali-ish-presidenti-miliarder-i-tunizise-qe-ndaloi-praktikimin-e-islamit-e-u-struk-ne-arabine-saudite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=28341","title":{"rendered":"Ben Ali, ish-presidenti miliarder i Tunizis\u00eb q\u00eb ndaloi praktikimin e Islamit e u struk n\u00eb Arabin\u00eb Saudite"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1020\" height=\"610\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190920_123815.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-28342\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190920_123815.jpg 1020w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190920_123815-300x179.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190920_123815-768x459.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1020px) 100vw, 1020px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Zine al-Abidine Ben Ali, ish-presidenti autokratik i Tunizis\u00eb i cili u arratis n\u00eb Arabin\u00eb Saudite n\u00eb vitin 2011 pas nj\u00eb kryengritjeje popullore, ka vdekur n\u00eb mosh\u00ebn 83-vje\u00e7are. Revolucioni q\u00eb \u00e7oi n\u00eb rr\u00ebzimin e tij frym\u00ebzoi kryengritjet n\u00eb vendet fqinje q\u00eb erdh\u00ebn n\u00ebn etiket\u00ebn \u201cPranvera Arabe\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ben Ali u b\u00eb president n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 1987 pasi Habib Bourguiba, themeluesi i Tunizis\u00eb moderne dhe presidenti i par\u00eb, u vler\u00ebsua se ishte \u201c i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm\u201d p\u00ebr t\u00eb sunduar. Bourguiba e kishte em\u00ebruar Ben Ali si kryeministr\u00ebr, e ky i fundit nisi nj\u00eb grusht shteti popullor kund\u00ebr tij, pa gjakderdhje por me ndryshim.<\/p>\n\n\n\n<p>Udh\u00ebheq\u00ebsi i ri i vendit m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Afrik\u00ebs s\u00eb Veriut, i vendosur midis Algjeris\u00eb dhe Libis\u00eb, dhe me nj\u00eb popullsi prej m\u00eb shum\u00eb se 11 milion njer\u00ebzish, ishte me pik\u00ebpamje pro-per\u00ebndimore. Ai zhvilloi lidhje me Bashkimin Evropian, partneri kryesor tregtar i Tunizis\u00eb. Investimet e huaja, prodhimi dhe turizmi u rrit\u00ebn, por papun\u00ebsia mbeti e lart\u00eb. Me gjith\u00eb pamjen relativisht liberale, politikat sociale dhe ekonomike t\u00eb Ben Ali, si dhe p\u00ebrparimi drejt demokracis\u00eb pluraliste i ishte i ngadalt\u00eb, e nga ana tjet\u00ebr, abuzimet e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut vlonin, ve\u00e7an\u00ebrisht ndaj aktivist\u00ebve fetar\u00eb musliman\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ben Ali ishte kritik ndaj udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb Libis\u00eb Muammar Gaddafi. N\u00eb vitin 1986, Libia kishte d\u00ebbuar 30,000 pun\u00ebtor\u00eb tunizian\u00eb, dhe vitin pasues, Ben Ali, si minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm, besohej se ishte pas vetos q\u00eb pengoi q\u00eb Libia t\u00eb bashkohej me traktatin e miq\u00ebsis\u00eb s\u00eb Tunizis\u00eb me Algjerin\u00eb dhe Mauritanin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai lindi n\u00eb nj\u00eb familje modeste n\u00eb Hammam Sousse, nj\u00eb qytet bregdetar n\u00eb veri-lindje t\u00eb vendit, n\u00eb koh\u00ebn kur Tunizia ishte akoma protektorat francez. N\u00eb shkoll\u00ebn e mesme, ai u bashkua me rezistenc\u00ebn anti-franceze, duke punuar p\u00ebr partin\u00eb rajonale Neo-Destur. Kjo i shkaktoi burgosje dhe d\u00ebbim, por jo p\u00ebr shum\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai m\u00eb pas u transferua n\u00eb Franc\u00eb, ku u diplomua n\u00eb akademin\u00eb ushtarake t\u00eb Parisit, m\u00eb pas n\u00eb shkoll\u00ebn e artileris\u00eb n\u00eb Ch\u00e2lons-sur-Marne, p\u00ebrpara se t\u00eb vazhdonte arsimin e tij ushtarak n\u00eb SHBA. Pas kthimit t\u00eb tij n\u00eb Tunizi, ai u bashkua me inteligjenc\u00ebn e vendit. Ben Ali sh\u00ebrbeu si atashe militar i Tunizis\u00eb n\u00eb Marok p\u00ebr tre vjet nga 1974, dhe m\u00eb pas u em\u00ebrua gjeneral i plot\u00eb, grada m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb ushtri.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 1980 shkoi n\u00eb Poloni si ambasador dhe n\u00eb 1984 u em\u00ebrua minist\u00ebr p\u00ebr Sigurin\u00eb Komb\u00ebtare. At\u00eb vit, Ali u kritikua p\u00ebr shtypjen e pak\u00ebnaq\u00ebsive q\u00eb erdh\u00ebn si pasoj\u00eb e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve. Shum\u00eb njer\u00ebz u vran\u00eb, e megjithat\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi nuk u mor. N\u00eb vitin 1986 ai u b\u00eb minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Si president, Ben Ali premtoi nj\u00eb l\u00ebvizje graduale drejt demokracis\u00eb dhe filloi t\u00eb fus vendin n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe parimeve demokratike. Tunizian\u00ebt mir\u00ebprit\u00ebn ndryshimin, dhe reformat ligjore t\u00eb viteve 1987-89 p\u00ebrfshinin lirimin e t\u00eb burgosurve politik\u00eb dhe p\u00ebrfundimin e kufizimeve p\u00ebr partit\u00eb politike.<\/p>\n\n\n\n<p>Ekonomia po rritej me rreth 5% n\u00eb vit dhe u fut\u00ebn reformat mbi sh\u00ebndetin dhe arsimin. Ben Ali nisi t\u00eb njoh t\u00eb drejtat e grave, nj\u00eb proces q\u00eb i priu gruaja e tij e dyt\u00eb, Leila Trabelsi, nj\u00eb ish-floktare, me t\u00eb cil\u00ebn u martua n\u00eb 1992.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri n\u00eb vitet 1990, ai u kujdes q\u00eb opozita t\u00eb mos b\u00ebzante, e n\u00eb ve\u00e7anti lideri i partis\u00eb fetare \u201cEnhada\u201d, Rashid Ganushi.<\/p>\n\n\n\n<p>Partia \u201cEnhada\u201d, e cila u ndalua n\u00eb vitin 1989, humbi t\u00eb drejtat politike, pasi Ali kishte p\u00ebrdorur mediat p\u00ebr propagand\u00eb dhe kishte goditur aktivist\u00ebt p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Kund\u00ebrshtar\u00ebt p\u00ebrfunduan n\u00eb burg.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zgjedhjet e para shum\u00ebpal\u00ebshe presidenciale, n\u00eb 1999, Ben Ali fitoi nj\u00eb shumic\u00eb zyrtare prej 99,44% t\u00eb votave. N\u00eb maj 2002 ai mbajti nj\u00eb referendum p\u00ebr t\u00eb ndryshuar kushtetut\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt. Ai u rizgjodh n\u00eb tetor 2004, duke marr\u00eb zyrtarisht 94,48% t\u00eb votave dhe partia e tij fitoi 152 vende n\u00eb parlamentin me 189 vende.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb n\u00ebntor 2009 ai u zgjodh n\u00eb nj\u00eb mandat t\u00eb pest\u00eb pes\u00eb-vje\u00e7ar, dhe k\u00ebsaj here vota ra n\u00ebn 90%. Ai kritikoi pretendimet se zgjedhjet ishin mashtruese, e megjthat\u00eb bindja e oponent\u00ebve ishte e qart\u00eb: \u201cvota vinte nga njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb harruar detyr\u00ebn e tyre morale t\u00eb sjelljes s\u00eb mir\u00eb dhe rezervave ndaj atyre q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb d\u00ebmtojn\u00eb atdheun\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Trazirat mor\u00ebn vrull n\u00eb dhjetor t\u00eb 2010, pasi policia konfiskoi karroc\u00ebn e Muhamed Bouazizi e cili po shiste fruta dhe perime pa leje.<\/p>\n\n\n\n<p>Shit\u00ebsi, nj\u00eb i papun\u00eb me diplom\u00eb, i futi vetes benzin\u00ebn dhe vdiq. Kjo ndodhi n\u00eb kontekstin e rritjes s\u00eb \u00e7mimeve dhe nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomike. Por ngjarja pati pasoj\u00eb demonstratat pasuese ku u eliminuan rreth 300 njer\u00ebz.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa po iu afrohej r\u00ebnies, Ben Ali u hutua. M\u00eb 28 Dhjetor 2010 ai i quajti protestuesit \u201cekstremist\u00eb dhe mercenar\u00eb\u201d dhe paralajm\u00ebroi d\u00ebnim t\u00eb fort\u00eb, por m\u00eb pas u p\u00ebrpoq t\u2019i qet\u00ebsonte ata duke riorganizuar kabinetin e tij dhe duke premtuar se do t\u00eb krijonte 300,000 vende pune. Vet\u00ebm disa dit\u00eb para se t\u00eb largohej nga Tunizia, ai tha se nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb kushtetut\u00ebn, gj\u00eb q\u00eb jepte t\u00eb kuptohej se planifikonte t\u00eb mbetej president deri n\u00eb vitin 2014. Pastaj, m\u00eb 26 janar, ai u arratis, s\u00eb pari n\u00eb Malt\u00eb n\u00ebn mbrojtjen e Libis\u00eb dhe m\u00eb pas n\u00eb Xhide t\u00eb Arabis\u00eb Saudite.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte ironike se si nj\u00eb njeri q\u00eb kishte luftuar shamin\u00eb e grave muslimane k\u00ebrkonte azil n\u00eb nj\u00eb vend ku d\u00ebnoheshin grat\u00eb q\u00eb nuk mbanin shami.<\/p>\n\n\n\n<p>Ben Ali mbeti pa asnj\u00eb mik. Franca ia ndaloi t\u00eb zbriste n\u00eb tok\u00ebn franceze. Nj\u00eb pilot i Air Tunis i cili refuzoi t\u00eb fluturonte nga Tunisi me pes\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb familjes s\u00eb Ben Ali, u shnd\u00ebrrua n\u00eb hero komb\u00ebtar. Ben Ali u z\u00ebvend\u00ebsua nga Fouad Mebezaa si kryesues i detyr\u00ebs, dhe ai e zgjodhi ish-presidentin e pensionuar Beji Caid Essebsi p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si kryeminist\u00ebr deri n\u00eb zgjedhjet n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria zvicerane u zotua t\u00eb ngrij\u00eb pasurit\u00eb q\u00eb i p\u00ebrkisnin Ben Ali dhe familjes s\u00eb tij. Revista Forbes ka vler\u00ebsuar pasurin\u00eb e tij n\u00eb rreth 5 miliard\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vitin 2008. Pasi ai u arratis, ai u d\u00ebnua n\u00eb munges\u00eb p\u00ebr akuza t\u00eb ndryshme t\u00eb vjedhjes dhe nxitjes p\u00ebr dhun\u00eb dhe eliminime.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr vitet n\u00eb vijim e deri dje, Ben Ali mbeti n\u00eb Arabin\u00eb Saudite, por rehati nuk gjeti asnj\u00ebher\u00eb. Ai u s\u00ebmur nga kanceri i prostat\u00ebs, q\u00eb ishte edhe shkak i vdekjes s\u00eb tij. La pas gruan, dy vajzat dhe djalin, dhe tre vajza nga martesa e tij e par\u00eb.&nbsp;<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\/tesheshi.com\/<\/strong><br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Zine al-Abidine Ben Ali, ish-presidenti autokratik i Tunizis\u00eb i cili u arratis n\u00eb Arabin\u00eb Saudite n\u00eb vitin 2011 pas nj\u00eb kryengritjeje popullore, ka vdekur n\u00eb mosh\u00ebn 83-vje\u00e7are. Revolucioni q\u00eb \u00e7oi&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28342,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-28341","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28341"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28341"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28341\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28343,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28341\/revisions\/28343"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28341"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28341"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28341"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}