{"id":28490,"date":"2019-09-26T21:32:01","date_gmt":"2019-09-26T19:32:01","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=28490"},"modified":"2019-09-26T21:32:57","modified_gmt":"2019-09-26T19:32:57","slug":"perse-historiografia-e-jone-eshte-tmerresisht-antiosmane-dhe-antiturke","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=28490","title":{"rendered":"P\u00ebrse historiografia e jon\u00eb \u00ebsht\u00eb tmerr\u00ebsisht Antiosmane dhe Antiturke?"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"961\" height=\"605\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190926_211855.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-28492\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190926_211855.jpg 961w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190926_211855-300x189.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190926_211855-768x483.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 961px) 100vw, 961px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong><em>Kur iu vun\u00eb bazat e historiografis\u00eb shqiptare, Shqip\u00ebria e Enver Hoxh\u00ebs ishte e radhitur p\u00ebrkrah Rusis\u00eb, q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e koh\u00ebs moderne kishte qen\u00eb kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb e shqiptar\u00ebve. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Shqip\u00ebria e Enver Hoxh\u00ebs ishte radhitur kund\u00ebr NATO-s, d.m.th. kund\u00ebr aleat\u00ebve tan\u00eb t\u00eb natyrsh\u00ebm historik\u00eb: anglez\u00ebve, gjerman\u00ebve, italian\u00ebve, turqve, amerikan\u00ebve<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Shkruan: Nexhmedin SPAHIU<\/p>\n\n\n\n<p>Para ca dit\u00ebsh takova disa diplomat\u00eb anglez\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve u kishin b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje reagimet n\u00eb Facebook ndaj ambasadorit Ruairi O\u2019Connell se p\u00ebrse Londra i ka cop\u00ebtuar trojet shqiptare?! E para, Anglia n\u00eb kulmin e saj ka pushtuar 3\/4 e globit, por asnj\u00ebher\u00eb trojet shqiptare. E dyta, Konferenca e Londr\u00ebs e vitit 1913 ishte ajo q\u00eb e formoi dhe njohu Shqip\u00ebrin\u00eb shtet. Prej nga k\u00ebto akuza n\u00eb vend t\u00eb mir\u00ebnjohjes?!<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb se historia q\u00eb e kemi m\u00ebsuar n\u00ebp\u00ebr shkollat tona k\u00ebshtu na ka m\u00ebsuar. Pyetja q\u00eb pasoi ishte si mund t\u00eb shkoni p\u00ebrpara me histori t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt?!<\/p>\n\n\n\n<p>Mu kujtua viti 1995 kur n\u00eb Tiran\u00eb, bashk\u00eb me poetin Adem Istrefi, regjisorin Bekim Lumi, profesorin Hysamedin Feraj, juristin Kreshnik Spahiu, gjuh\u00ebtarin Bahri Brisku e shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, e themeluam Fondacionin \u201cHasan Prishtina\u201d, me q\u00ebllim q\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, p\u00ebrball\u00eb p\u00ebrmendoreve t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Frash\u00ebri t\u2019ia ngrem\u00eb p\u00ebrmendoren Hasan Prishtin\u00ebs, si dhe bulevardin q\u00eb at\u00ebher\u00eb dhe tash quhet \u201cD\u00ebshmor\u00ebt e Kombit\u201d ta riem\u00ebrojm\u00eb n\u00eb bulevardi \u201cHasan Prishtina\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ishte mesi i viteve t\u00eb\u201890-ta kur Kosova me shpirt n\u00ebp\u00ebr dh\u00ebmb\u00eb p\u00ebrp\u00eblitej p\u00ebr t\u2019u shtruar si \u00e7\u00ebshtje n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bulevard gjendet Presidenca, Kryeministria, zyrat e Parlamentit, Gjykata Kushtetuese dhe rektorati i Universitetit t\u00eb Tiran\u00ebs. Mendonim q\u00eb kur k\u00ebto institucione t\u00eb komunikojn\u00eb me institucionet p\u00ebrkat\u00ebse n\u00eb bot\u00eb, do t\u00eb figuroj\u00eb adresa \u201cBulevardi Hasan Prishtina\u201d dhe k\u00ebsisoj, automatikisht, \u00e7do komunikim i Tiran\u00ebs zyrtare do ta ket\u00eb emrin Prishtina. Prandaj e organizuam nj\u00eb tubim madh\u00ebshtor n\u00eb sall\u00ebn e Muzeut Komb\u00ebtar t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ku mor\u00ebn pjes\u00eb kryebashkiaku i at\u00ebhersh\u00ebm i Tiran\u00ebs, Sali Kelmendi, dhe mbi 300 intelektual\u00eb dhe diplomat\u00eb t\u00eb huaj. Un\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij fondacioni, i pata ftuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb tubim edhe disa nga ambasador\u00ebt e huaj t\u00eb akredituar n\u00eb Tiran\u00eb, q\u00eb i njihja personalisht.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb bordin drejtues t\u00eb Fondacionit plasi sherri p\u00ebrse un\u00eb e kisha ftuar ambasadorin anglez. Hysamedin Feraj thoshte se Anglia i ka cop\u00ebtuar tokat shqiptare dhe se ta ftosh ambasadorin anglez n\u00eb manifestimin p\u00ebr nder t\u00eb Hasan Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tradhti komb\u00ebtare e barabart\u00eb me at\u00eb sikur ta kisha ftuar ambasadorin jugosllav (serb). P\u00ebr t\u00eb si n\u00ebnkryetar Fondacioni kjo ishte e pafalshme, kurse pik\u00ebllimi im m\u00eb i madh ishte me t\u00eb tjer\u00ebt n\u00eb Bord, q\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim donin t\u00eb ma falnin, por q\u00eb gjithsesi e konsideronin nj\u00eb gabim timin. Historia e g\u00ebnjesht\u00ebrt ishte ngulitur thell\u00eb n\u00eb kokat e intelektual\u00ebve shqiptar\u00eb dhe un\u00eb kot klithja se pa ndihm\u00ebn angleze Kosova nuk mund t\u00eb \u00e7lirohej.<\/p>\n\n\n\n<p>Me Bekim Lumin u pat\u00ebm pajtuar dikur fal\u00eb faktit q\u00eb ia dhurova librin e Xhafer Dev\u00ebs, t\u00eb cilin m\u00eb pas ai e admiroi, por me Hysamedin Ferajn e Adem Istrefin nuk komunikojm\u00eb as sot pas 24 viteve edhe pse 4 vite m\u00eb von\u00eb nga ftesa p\u00ebr ambasadorin britanik, pra m\u00eb 1999, kryeministri britanik, Tony Blair, u shnd\u00ebrrua n\u00eb hero t\u00eb Kosov\u00ebs. Historia e jon\u00eb e g\u00ebnjesht\u00ebrt nuk u rishkrua as pas kontributit heroik t\u00eb kryeministrit britanik m\u00eb 1999.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrse shkruhet historia dhe p\u00ebrse historia shqiptare u shkrua ashtu si u shkrua? Historia shkruhet p\u00ebr t\u2019ia treguar nj\u00eb populli sfidat me t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga p\u00ebrvojat dhe gabimet n\u00eb sfidat e s\u00eb ardhmes.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri n\u00eb Luft\u00ebn e Dyt\u00eb Bot\u00ebrore n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe pothuajse nuk ekzistonin tekste t\u00eb historis\u00eb. Historia e Sk\u00ebnderbeut m\u00ebsohej nga poema romantike e Naim Frash\u00ebrit (1846-1900) me t\u00eb nj\u00ebjtin titull dhe nga dy poemat po ashtu romantike t\u00eb Jeronim De Rades (1814-1903): \u201cK\u00ebng\u00ebt e Milosaos\u201d dhe \u201cSkenderbeu i pa fan\u201d ose edhe nga \u201cK\u00ebnga e sprasme e Bal\u00ebs\u201d (po ashtu romantike) e Zef Serembes (1844-1901). Nd\u00ebrkaq historia e Oso Kuk\u00ebs dhe e \u201cLidhjes s\u00eb Prizrenit\u201d m\u00ebsohej nga poema e Gjergj Fisht\u00ebs \u201cLahuta e Malsis\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Tri tekste historike nd\u00ebrmjet dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore meritonin respekt: \u201cKujtimet\u201d e Hasan Prishtin\u00ebs nga kryengritja e madhe e Kosov\u00ebs, e botuar m\u00eb 1921, doktorata e Rexhep Krasniqit e mbrojtur n\u00eb Vjen\u00eb m\u00eb 1926 mbi Lidhjen e Prizrenit dhe libri i Xhefer Belegut \u201cLidhja e Prizrenit\u201d. Kjo ishte e t\u00ebr\u00eb historiografia shqiptare deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Historiografia q\u00eb u krijua n\u00eb Shqip\u00ebri pas ardhjes s\u00eb komunist\u00ebve n\u00eb pushtet ishte t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb regjimit komunist t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Baballar\u00ebt e k\u00ebsaj historiografie ishin Aleks Buda, Kristo Frash\u00ebri e Arben Puto. K\u00ebt\u00eb historiografi Ali Hadri e transferoi n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebsisoj fakultetet e historis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri e Kosov\u00eb e zhvilluan k\u00ebt\u00eb historiografi, ashtu q\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb historian\u00ebve i kemi produkt t\u00eb k\u00ebsaj shkolle, e cila ka prodhuar, n\u00eb thelb, nj\u00eb histori t\u00eb falsifikuar. N\u00eb Kosov\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrjashtim ca historian\u00eb q\u00eb kan\u00eb studiuar n\u00eb Beograd, si Hasan Kaleshi e Zekeria Cana, e ndonj\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs nuk u kontaminua nga kjo historiografi (Skender Rizaj etj.).<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb histori shum\u00eb m\u00eb pran\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs u shkrua n\u00eb emigracion dhe n\u00eb burgje. P\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb shkruar nj\u00eb histori t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb p\u00ebrbotshme e b\u00ebri Mustafa Kruja (1887-1958), i cili paraprakisht kishte sh\u00ebrbyer si kryeminist\u00ebr i 16-t\u00eb i Shqip\u00ebris\u00eb (1941-1943). N\u00eb emigracion ose edhe n\u00eb burgjet e Enver Hoxh\u00ebs u shkruan kujtimet e personazheve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme politike nd\u00ebr shqiptar\u00eb. K\u00ebto memoare paraqesin historin\u00eb ton\u00eb reale. K\u00ebto iu ofruan publikut t\u00eb gjer\u00eb tek pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb histori e koh\u00ebs moderne nd\u00ebr shqiptar\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nga librat e kujtimeve t\u00eb: Ismail Qemal Vlor\u00ebs (1844-1919), Syrja Vlor\u00ebs (1860-1940), Dom Ndoc Nikajt (1864-1951), Mehdi Frash\u00ebrit (1872-1963), Hasan Prishtin\u00ebs (1873-1933), Mit\u2019hat Frash\u00ebrit (1880-1949), Fan Nolit (1882-1965), Sejfi Vllamasit (1883-1975), Eqrem Vlor\u00ebs (1885-1964), Mustafa Kruj\u00ebs (1887-1958), Rexhep Mitrovic\u00ebs (1888-1967), Ago Agajt (1897-1994), Xhafer Dev\u00ebs (1904-1978), At Zef Pllumit (1924-2007). Azem Vllasit (1948-), Muhamet Mustaf\u00ebs (1950-). N\u00eb fakt, me p\u00ebrshkrimin e ngjarjeve historike, k\u00ebta autor\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve e konfirmojn\u00eb nj\u00ebri tjetrin dhe t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi e kund\u00ebrshtojn\u00eb historiografin\u00eb zyrtare t\u00eb shkruar nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e \u201cShokut Enver\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>I ndodhur n\u00eb nj\u00eb debat televiziv me nj\u00eb nga historian\u00ebt e shquar, q\u00eb \u00ebsht\u00eb produkt i shkoll\u00ebs enveriste, e pyeta se kush \u00ebsht\u00eb shteti i par\u00eb q\u00eb e ka njohur pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. Nuk diti t\u00eb p\u00ebrgjigjet. N\u00eb fakt, e dija q\u00eb nuk do ta dinte p\u00ebrgjigjen, sepse fakti q\u00eb Egjipti ka qen\u00eb shteti i par\u00eb q\u00eb e ka njohur Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb fshehur nga historian\u00ebt sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb \u201cShokut Enver\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb historian tjet\u00ebr, q\u00eb po p\u00ebrpiqej t\u00eb m\u00eb bindte se katedra e historis\u00eb e Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs \u00ebsht\u00eb e nivelit t\u00eb lart\u00eb akademik e pyeta se a e di kush e ka propozuar Ismail Qemal Vlor\u00ebn n\u00eb Kuvendin e Vlor\u00ebs m\u00eb 1912 p\u00ebr kryeminist\u00ebr? U hutua. Nuk mund t\u00eb besonte se nj\u00eb pyetjeje aq t\u00eb thjesht\u00eb nuk ia dinte p\u00ebrgjigjen. Natyrisht historian\u00ebve sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs nuk iu ka dashur t\u00eb p\u00ebrmendet emri i Rexhep Mitrovic\u00ebs, prandaj e kan\u00eb fshehur k\u00ebt\u00eb fakt.<\/p>\n\n\n\n<p>Tani t\u2019i kthehemi asaj se p\u00ebrse historiografia e jon\u00eb \u00ebsht\u00eb tmerr\u00ebsisht antiosmane dhe antiturke?<\/p>\n\n\n\n<p>Kur iu vun\u00eb bazat e historiografis\u00eb shqiptare, Shqip\u00ebria e Enver Hoxh\u00ebs ishte e radhitur p\u00ebrkrah Rusis\u00eb, q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e koh\u00ebs moderne kishte qen\u00eb kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb e shqiptar\u00ebve. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Shqip\u00ebria e Enver Hoxh\u00ebs ishte radhitur kund\u00ebr NATO-s, d.m.th. kund\u00ebr aleat\u00ebve tan\u00eb t\u00eb natyrsh\u00ebm historik\u00eb: anglez\u00ebve, gjerman\u00ebve, italian\u00ebve, turqve, amerikan\u00ebve. Turqia ishte an\u00ebtare e NATO-s dhe meq\u00eb amerikan\u00ebt e larg\u00ebt nuk kishin pasur pun\u00eb me ne, pos q\u00eb na kishin ndihmuar pas Luft\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Bot\u00ebrore, at\u00ebher\u00eb bjeri samarit q\u00eb t\u00eb marr\u00eb vesh gomari. Shahej Turqia q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjonte Amerika.<\/p>\n\n\n\n<p>Amerika, pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore, paraqiste at\u00eb \u00e7far\u00eb Perandoria Osmane kishte paraqitur n\u00eb mesjet\u00eb. Shtremb\u00ebrimi i historis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, paraqitja e shqiptar\u00ebve vet\u00ebm si kund\u00ebrshtar\u00eb t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane e si armiq t\u00eb p\u00ebrbetuar t\u00eb saj, i shkonte p\u00ebrshtat regjimit enverist.<\/p>\n\n\n\n<p>Aluzioni mes Perandoris\u00eb Osmane dhe Amerik\u00ebs ishte i gjall\u00eb kudo n\u00eb \u00e7do pore t\u00eb jet\u00ebs. Meq\u00eb at\u00ebher\u00eb nuk kishte internet dhe rrjete sociale, ashtu si\u00e7 shkruhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrt p\u00ebr Amerik\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn shqiptar\u00ebt e kishin t\u00eb ndaluar ta shihnin qoft\u00eb edhe n\u00eb TV, ashtu g\u00ebnjehej edhe p\u00ebr Perandorin\u00eb e dikurshme Osmane, q\u00eb shqiptar\u00ebt e koh\u00ebs s\u00eb Enverit nuk e kishin jetuar. K\u00ebsisoj propaganda e p\u00ebrditshme ndihmonte n\u00eb historiografin\u00eb e g\u00ebnjesht\u00ebrt dhe anasjelltas.<\/p>\n\n\n\n<p>Tani jemi n\u00eb fund t\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb shekullit XXI dhe regjimi enverist ka kolapsuar qe 3 dekada. Njer\u00ebzit i kan\u00eb hapur syt\u00eb nga rrjetet sociale q\u00eb nuk lejojn\u00eb q\u00eb g\u00ebnjeshtra t\u00eb livadhis\u00eb p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Propaganda enveriste ka ngelur vet\u00ebm n\u00eb kokat e ca enverist\u00ebve t\u00eb shkret\u00eb kosovar\u00eb, q\u00eb rinin\u00eb e kan\u00eb fikur n\u00ebp\u00ebr burgje. Por, historiografia e prodhuar nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e \u201cShokut Enver\u201d akoma \u00ebsht\u00eb n\u00eb diskursin ton\u00eb publik. Ajo akoma m\u00ebsohet n\u00eb shkolla fillore e t\u00eb mesme. Madje, edhe f\u00ebmij\u00ebt e diaspor\u00ebs son\u00eb helmohen akoma me k\u00ebt\u00eb historiografi. M\u00ebsohet ajo ende n\u00eb universitete publike e private n\u00eb Shqip\u00ebri, Kosov\u00eb, e Maqedoni dhe me k\u00ebto g\u00ebnjeshtra jepen mastera e doktorata.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb koha q\u00eb t\u00eb k\u00ebndellemi e t\u00eb lirohemi edhe nga kjo mbeturin\u00eb e enverizmit. Kujtimet e personaliteteve q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart jan\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e historis\u00eb son\u00eb. Arkivat osmane tani jan\u00eb t\u00eb qasshme p\u00ebr studiuesit tan\u00eb t\u00eb rinj. Stambolli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb or\u00eb fluturim larg. Arkivat amerikane e evropiane po ashtu. P\u00ebrse t\u00eb besojm\u00eb qindra libra t\u00eb pavler\u00eb t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Enverit e pas tij, p\u00ebr mij\u00ebra gjerman\u00eb t\u00eb vrar\u00eb nga partizan\u00ebt, duke pasur mund\u00ebsi t\u00eb futemi n\u00eb arkivat e Berlinit dhe ta marrim list\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb vrar\u00eb gjerman\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, teknologjia bashk\u00ebkohore mund\u00ebson edhe hulumtime nga distanca. Deri von\u00eb \u00ebsht\u00eb menduar se babai i ides\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs ka qen\u00eb Presidenti Ibrahim Rugova. Tani, s\u00eb fundi, CIA publikoi dokumentet q\u00eb deri von\u00eb ishin sekret dhe aty e pam\u00eb q\u00eb iden\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs e ka dh\u00ebn\u00eb Xhafer Deva q\u00eb n\u00eb vitet e \u201860-ta t\u00eb shekullit XX. Hapja e arkivave t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr historin\u00eb deri para 50 vjet\u00ebve, na mund\u00ebson ta kemi nj\u00eb pasqyr\u00eb m\u00eb reale t\u00eb historin\u00eb son\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur iu vun\u00eb bazat e historiografis\u00eb shqiptare, Shqip\u00ebria e Enver Hoxh\u00ebs ishte e radhitur p\u00ebrkrah Rusis\u00eb, q\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e koh\u00ebs moderne kishte qen\u00eb kund\u00ebr Shqip\u00ebris\u00eb e shqiptar\u00ebve. P\u00ebr m\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28492,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-28490","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28490"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28490"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28490\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28493,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28490\/revisions\/28493"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28492"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28490"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28490"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28490"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}