{"id":28532,"date":"2019-09-29T00:04:55","date_gmt":"2019-09-28T22:04:55","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=28532"},"modified":"2019-09-29T00:04:56","modified_gmt":"2019-09-28T22:04:56","slug":"pse-nuk-e-degjuan-shqiptaret-hafiz-ali-korcen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=28532","title":{"rendered":"PSE NUK E D\u00cbGJUAN SHQIPTAR\u00cbT HAFIZ ALI KOR\u00c7\u00cbN"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1020\" height=\"619\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190928_235557.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-28533\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190928_235557.jpg 1020w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190928_235557-300x182.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190928_235557-768x466.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 1020px) 100vw, 1020px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Nga: Milazim Krasniqi<\/p>\n\n\n\n<p>Traktati \u201cBolshevizma a \u00e7kat\u00ebrimi i njer\u00ebzimit\u201d i Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb mars t\u00eb vitit 1925, por ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr si n\u00eb koh\u00ebn kur \u00ebsht\u00eb botuar, ashtu edhe deri n\u00eb dit\u00ebt tona, duke qen\u00eb d\u00ebshmi e gjall\u00eb se shqiptar\u00ebt e injoruan alarmin e autorit t\u00eb saj. Arsyet e k\u00ebtij injorimi kolosal ndaj nj\u00eb alarmi kaq t\u00eb theksh\u00ebm, jan\u00eb t\u00eb shumta, po k\u00ebsaj radhe po i ve\u00e7ojm\u00eb dy, e para, ne shqiptar\u00ebt shpesh her\u00eb kemi nj\u00eb shprehi t\u00eb refuzimit t\u00eb dijes, ve\u00e7mas asaj dije q\u00eb e ka burimin te Shpalljet e Shenjta dhe e dyta, e kemi b\u00ebr\u00eb si zakon q\u00eb nj\u00ebher\u00eb ta p\u00ebsojm\u00eb e vet\u00ebm pastaj t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb. K\u00ebto dy arsye e kan\u00eb shkaktuar edhe injorimin pothuajse t\u00eb plot\u00eb t\u00eb traktatit vizionar t\u00eb Ali Kor\u00e7\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrse Haveli kishte t\u00eb drejt\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Fillimisht \u00ebsht\u00eb refuzuar me arroganc\u00eb \u201cp\u00ebrrallisja\u201d e nj\u00eb dijetari me \u00e7allm\u00eb, nd\u00ebrsa pas p\u00ebsimit nga bolshevizma, jan\u00eb nxjerr\u00eb disa m\u00ebsime parciale, kryesisht nga fatkeq\u00ebsia e p\u00ebsuar, e jo nga mendimi intelektual paraprak. Por, me k\u00ebso qasjesh posttraumatike v\u00ebshtir\u00eb mund t\u00eb mbyllen plag\u00ebt e shkaktuara nga murtaja e kuqe. Sot po q\u00eb ka shum\u00eb antikomunist\u00eb llafazan\u00eb, por shumica prej tyre nuk jan\u00eb t\u00eb lidhur me tradit\u00ebn e mendimit antikomunist shqiptar, n\u00eb krye t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve pa dyshim \u00ebsht\u00eb Ali Kor\u00e7a, ve\u00e7se jan\u00eb produkt i fatkeq\u00ebsive t\u00eb \u00ebpsuar ose i fraksioneve t\u00eb rebeluara brenda vet\u00eb stalinizmit shqiptar. Si t\u00eb till\u00eb jan\u00eb n\u00eb diskontinuitet me tradit\u00ebn e mendimit antibolshevik shqiptar dhe nuk kan\u00eb fuqi t\u00eb mjaftueshme argumentimi e as alibi morale. Kjo ndodh\u00eb ngase e kan\u00eb p\u00ebrjashtuar vler\u00ebsimin moral dhe fetar mbi bolshevizmin, duke hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb ideologjike me bolshevik\u00ebt\/stalinist\u00ebt, t\u00eb zhveshur edhe vet\u00eb nga morali dhe nga besimi. Besoj se kjo munges\u00eb e aspekti moral dhe fetar n\u00eb angazhimet e antibolshebik\u00ebve\/antikomunist\u00ebve, ka qen\u00eb arsyeja pse Vacllav Haveli pati th\u00ebn\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb se se m\u00eb t\u00eb k\u00ebqinj se komunist\u00ebt, jan\u00eb vet\u00ebm antikomunist\u00ebt. Antikomunist\u00ebt q\u00eb nuk bazohen n\u00eb vlera morale dhe fetare, s\u2019kan\u00eb si t\u00eb jen\u00eb ndryshe ve\u00e7se nj\u00eb fraksion komunist i eg\u00ebrsuar p\u00ebr hakmarrje. Nd\u00ebrsa, vet\u00ebm falja e mb\u00ebshtetur n\u00eb Shpalljet Hyjnore do t\u2019i lart\u00ebsonte ata n\u00eb vendin e nderit t\u00eb vlerave morale. Realiteti i sot\u00ebm ideologjik, politik dhe fetar nd\u00ebr shqiptar\u00eb, e konfirmon nayr\u00ebn imorale t\u00eb jo pak antikomunist\u00ebve. Fjala vjen, politikan\u00eb e gazetar\u00eb q\u00eb deklarohen se jan\u00eb t\u00eb djatht\u00eb, antikomunist\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebj\u00ebtn koh\u00eb deklarohen si t\u00eb t\u00ebrbuar kund\u00ebr lirive dhe t\u00eb drejtave fetare. Esencialisht jan\u00eb kund\u00ebr t\u00eb gjitha feve, tamam si bolshevik\u00eb e \u00e7artur, por me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb kund\u00ebr besimit fetar t\u00eb shumic\u00ebs nd\u00ebr shqiptar\u00eb, pra, kund\u00ebr fes\u00eb islame. Jam i bindur se po t\u00eb arrinin t\u00eb q\u00ebronin hesapet me k\u00ebt\u00eb komunitet dhe me k\u00ebt\u00eb fe, pa humbur koh\u00eb do t\u2019u v\u00ebrsuleshin edhe komuniteteve t\u00eb tjera fetare, sepse n\u00eb bot\u00ebkuptimin e tyre ideologjkik e kan\u00eb t\u00eb ruajtur virusin e bolshevizmit. Nj\u00eb shkrimtar i shquar shqiptar, i angazhuar fort gjat\u00eb viteve t\u00eb tranzicionit edhe si nj\u00eb nga frym\u00ebzuesit e islamofobis\u00eb nd\u00ebr ne, n\u00eb periudh\u00ebn e realizmit socialist e pati krahasuar librin e shenjt\u00eb, Bibl\u00ebn, me vepr\u00ebn monstruoze Mein kampf dhe profetin ton\u00eb t\u00eb dashur, Jezu Krishtin (Isain, a.s) me Hitlerin!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7far\u00eb po u paralajm\u00ebronte shqiptar\u00ebve Ali Kor\u00e7a<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pse jan\u00eb k\u00ebshtu antifetar\u00eb, politikan\u00eb e gazetar\u00eb q\u00eb e mbajn\u00eb veten si demokrat\u00eb ose edhe \u201ct\u00eb djatht\u00eb\u201d, kur kjo \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me k\u00ebto doktrina politike? Sigurisht jan\u00eb t\u00eb till\u00eb p\u00ebr shkak se nuk jan\u00eb produkt i kontinuitetit t\u00eb mendimit e t\u00eb veprimit politik e ideologjik demokratik a as t\u00eb djatht\u00eb nd\u00ebr shqiptar\u00eb. Rrjedhimisht, nuk jan\u00eb produkt e nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje as me idet\u00eb e Ali Kor\u00e7\u00ebs p\u00ebr bolshevizmin, si nj\u00eb rrezik p\u00ebr shkat\u00ebrrimin e njer\u00ebzimit. Meq\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb lidhur n\u00eb nyjen e mendimit esencial shqiptar, at\u00ebher\u00eb e p\u00ebrcjellin mod\u00ebn e mendimit t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, nd\u00eb rt\u00eb ci\u00eblt pas vitit 2001 spsikat\u00eb m\u00eb s \u00eb shumti islamofobia. Por, t\u00eb tjer\u00ebt edhe jan\u00eb komod\u00eb. Ata jan\u00eb komod\u00eb edhe kur lancojn\u00eb pasione islamofobike, sepse n\u00eb kombin e vet nuk kan\u00eb nj\u00eb shumic\u00eb muslimane. Sikund\u00ebr q\u00eb jan\u00eb komod\u00eb edhe kur e analizojn\u00eb dhe e vler\u00ebsojn\u00eb me ftoht\u00ebsi akadmeike bolshevimzin e komunizmin, sepse nuk i kan\u00eb vuajtur pasojat \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb tij. Nd\u00ebrsa, ne shqiptar\u00ebt do t\u00eb duhej t\u00eb mos e shikonim me \u201cftoht\u00ebsi akademike\u201d analiz\u00ebn dhe vler\u00ebsimin e pasojave q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb bolshevizmi n\u00eb kultur\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb ekonomin\u00eb dhe n\u00eb besimet tona fetare. Nuk po k\u00ebrkohet gjaknxeht\u00ebsi, po k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebsi q\u00eb t\u00eb ndri\u00e7ohet deri n\u00eb fund e v\u00ebrteta lidhur me shkaqet q\u00eb e soll\u00ebn triumfin e bolshevizmit nd\u00ebr shqiptar\u00eb dhe lidhur me pasojat kulturore, ekonomike, morale e fetare q\u00eb kan\u00eb mbetur si nj\u00eb varrez\u00eb masive e pambuluar.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ta kishin d\u00ebgjuar alarmin e Ali Kor\u00e7\u00ebs bashk\u00ebkohanik\u00ebt dhe bashk\u00ebkombasit e tij dhe po ta kishin refuzuar ofert\u00ebn tin\u00ebzare bolshevike, sot nuk do t\u00eb ishte kjo tem\u00eb aktuale. Por, ata nuk e d\u00ebgjuan alarmin e tij, edhe pse ai ishte bile pak si tep\u00ebr gj\u00ebmues?<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7far\u00eb po u paralajm\u00ebronte shqiptar\u00ebve n\u00eb traktatin \u201cBolshevizma a \u00e7kat\u00ebrimi i njer\u00ebzimit\u201d hafiz Ali Kor\u00e7a n\u00eb vitin 1925? Ai q\u00eb n\u00eb fjalin e par\u00eb u tha se po u fliste si atdhetar: \u201c Si \u00e7do atdhetar q\u00eb d\u00ebsh\u00ebron, q\u00eb Shteti dhe kombit t\u00eb vet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb sipas fuqis\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb\u201d (f.13) Por, ata nuk ia d\u00ebgjuan fjal\u00ebn atdhetare, p\u00ebr arsye se fjala atdhetar ishte b\u00ebr\u00eb nga fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb konsumuara, m\u00eb t\u00eb desemantizuara. Pse? P\u00ebrmbysja e madhe pas grushtetit revolucionar t\u00eb Fan Nolit t\u00eb vitit 1924, shkaktoi p\u00ebrzierje t\u00eb madhe politike e ideologjike. Atdhetar\u00ebt e deridjesh\u00ebm u shpall\u00ebn tradhtar\u00eb dhe u procesuan n\u00eb procese gjyq\u00ebsore, ku do t\u00eb merrnin edhe d\u00ebnime kapitale. Edhe Ahmet Zogu ishte nj\u00ebri prej atyre q\u00eb gjykata revolucionare e d\u00ebnoi me vdekje n\u00eb munges\u00eb. Kur ky i mbijetuar i d\u00ebnimit me vdekje u kthye n\u00eb pushtet, me ndihm\u00ebn e anglez\u00ebve dhe jugosllav\u00ebve, ai i shpalli ata t\u00eb tjer\u00ebt tradhtar\u00eb dhe i p\u00ebrndoqi si mos m\u00eb keq. Shumica u arratis\u00ebn dhe p\u00ebrfunduan n\u00eb shtete t\u00eb tjera, ku sipas r\u00ebrfimit t\u00eb Sejfi Vllamasit, shumica absolute, meq\u00eb ishin refugjat\u00eb e nuk kishin mjete p\u00ebr jetes\u00eb, p\u00ebrfundan n\u00eb listat e rrogave t\u00eb shteteve p\u00ebrkat\u00ebsisht t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete italiane, franceze, jugosllave, greke dhe t\u00eb Kominternit etj. Praktikisht, ata ose u b\u00ebn\u00eb spiun\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb shteteve armiq\u00ebsore, ose u kompromentuan politikisht dhe ashtu u doli edhe boja e atdhetarizmit. Disa prej tyre e leht\u00ebsuan m\u00eb von\u00eb edhe pushtimin fashist, nd\u00ebrsa disa t\u00eb tjer\u00eb e leht\u00ebsuan penetrimin e bolshevizmit. K\u00ebsisoj, lufta e eg\u00ebr politike p\u00ebr pushtet nd\u00ebrmjet dy kampeve t\u00eb m\u00ebdha, me Zogun n\u00eb krye t\u00eb nj\u00ebrit e me Nolin n\u00eb krye t\u00eb tjetrit, shkat\u00ebruan at\u00eb elit\u00eb politike, intelektuale e fetare, q\u00eb ishte formuar dhe q\u00eb ishte e vetmja shpres\u00eb p\u00ebr zhvillimin paq\u00ebsor t\u00eb vendit dhe p\u00ebr refuzimin me sukses t\u00eb ideologjive ekstemiste si ajo e fashizmit dhe ajo e bolshevizmit. Shkat\u00ebrrimi i asaj elite komb\u00ebtare u hapi rrug\u00ebn edhe eksponent\u00ebve t\u00eb bolshevizmit n\u00eb Shqip\u00ebri. Prandaj fjala atdhetar t\u00eb cil\u00ebn e theksonte Ali Kor\u00e7a n\u00eb vitin 1925 n\u00eb krye t\u00eb traktatit t\u00eb vet, ishte e konsumuar dhe e desemantizuar, ndon\u00ebse autori vet\u00eb ishte v\u00ebrtet nj\u00eb atdhetar i pakonsumuar, q\u00eb po alarmonte p\u00ebr rrezikun e murtaj\u00ebs s\u00eb kuqe. Ishte atdhetar i pakonsumuar, por n\u00eb rr\u00ebmuj\u00ebn e shkat\u00ebrrimit t\u00eb vlerave komb\u00ebtare nga lufta e eg\u00ebr p\u00ebr pushtet, edhe ai mbeti i pakuptuar. Shqiptar\u00ebt nuk e d\u00ebgjuan fjal\u00ebn e tij. Prandaj edhe jemi k\u00ebtu ku jemi sot.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u00c7ka mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb sot?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse me vones\u00eb prej kund n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh, edhe sot fjala e tij duhet t\u00eb lexohet me v\u00ebmendje, sepse edhe sot i vuajm\u00eb pasojat e bolshevizmit, si n\u00eb kultur\u00eb ashtu edhe n\u00eb ekonomi, n\u00eb moral e n\u00eb besimet fetare. Njeriu i ri socialist nuk \u00ebsht\u00eb avulluar, nuk ka emigruar n\u00eb h\u00ebn\u00eb. Ai soj njeriu, i xhveshur nga besimi n\u00eb Zotin, i xhveshur nga dinjiteti dhe nga vet\u00ebrespekti, nga respekti p\u00ebr pron\u00ebn private, nga dashuria dhe dhembshuria p\u00ebr familjen, nga atdhedashuria dhe nga nacionalizmi, edhe sot \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe duket se n\u00eb shum\u00eb raste e ligjin n\u00eb shoq\u00ebri. Ku? Q\u00eb nga fyerjet e parreshtura t\u00eb ndjenjave fetare t\u00eb besimtar\u00ebve dhe k\u00ebrc\u00ebnimi i lirive dhe t\u00eb drejtave fetare t\u00eb tyre, p\u00ebrmes zaptimit t\u00eb pronave t\u00eb huaja, kulitvimi dhe treg\u00ebtimi drogave, varsjet me pages\u00eb, dhuna monstruoze n\u00eb familje e deri te heqja dor\u00eb me leht\u00ebsi nga identiteti komb\u00ebtar. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb shenja t\u00eb qarta q\u00eb ka l\u00ebn\u00eb si blana t\u00eb pashlyera njeriu i ri socialist, i prodhuar nga ideologjia absurde e barazimtaris\u00eb n\u00eb gjith\u00e7ka.<\/p>\n\n\n\n<p>Hafiz Ali Kor\u00e7a argumentonte se barazia e plot\u00eb e njer\u00ebzve n\u00eb pasuri, do t\u2019i b\u00ebnte ata p\u00ebrtac\u00eb e nuk do t\u00eb lejonte kurr\u00eb lindjen e qytet\u00ebrimit, q\u00eb vjen edhe si p\u00ebrpjekje e parreshur e njeriut p\u00ebr vet\u00ebrealizim. Ali Kor\u00e7a shkruan me nota patetike: \u201c \u00c7\u2019dobi ka nj\u00eb shtet kur fuqia rrjepacake p\u00ebrlan gj\u00ebn\u00eb e bot\u00ebs pa nj\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe e g\u00ebrmadhon krejt shtetin? Vall\u00eb si t\u00eb g\u00ebrmadhohet nj\u00eb shtet e si t\u00eb shkretohet nga pasuria e nga gjith\u00eb nd\u00ebrtesat mjesht\u00ebrore, edhe si t\u00eb zhduket feja e morali, at\u00ebhere nga ana e kujt do t\u00eb ndreqen? Vall\u00eb si t\u00eb theren e si t\u00eb farohen ulemat\u00eb, m\u00eb t\u00eb dishmit, m\u00eb t\u00eb famshmit mjeshtra t\u00eb nj\u00eb shteti sipas programit t\u00eb Karlit (Marksit, plot\u00ebs. imi), qysh u mir\u00ebsoka vetvetiu nga ajo diktatura e proletariatit? (f. 25) T\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb ai paralajm\u00ebroi, edhe ndodh\u00ebn: rjepacak\u00ebt mor\u00ebn pushtetin e pasurin\u00eb, shtetin e sh\u00ebnd\u00ebrruan n\u00eb g\u00ebrmadh\u00eb, zhduken fet\u00eb dhe moralin, persekutuan e vran\u00eb dijetar\u00ebt, (ulemat\u00eb), pik\u00ebrisht sipas programit t\u00eb Marksit e praktikave t\u00eb Leninit e Stalinit p\u00ebr trajtimin e armiqve t\u00eb klas\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto parashikime t\u00eb hidhura hafiz Ali Kor\u00e7a, i b\u00ebri nj\u00ebzet vjet para se t\u00eb fillonin t\u00eb zbatoheshin n\u00eb shtetin shqipar e n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Po ta kishin d\u00ebgjuar me v\u00ebmendje dhe po t\u00eb mos ishin kacafytur me aq eg\u00ebrsi elitat poliitke, intelektuale e fetare, mbase edhe mund t\u00eb b\u00ebnin di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr parandlimin e zezon\u00ebs. Por, nuk e d\u00ebgjuan.<\/p>\n\n\n\n<p>Z\u00ebrin e Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs nga traktati \u201cBolshevizma a \u00e7kat\u00ebrimi i nje\u00ebrzimit\u201d ne duhet ta d\u00ebgjojm\u00eb edhe sot. Traktati i tij edhe sot na e thot\u00eb esencialisht t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb: bot\u00ebs mund t\u2019i vij\u00eb shkat\u00ebrrimi nga ekstremizmi ideologjik-fetar, nga konspiracionet dhe p\u00ebrgjith\u00ebsisht nga ideologjia e terrorit. Sikur na thot\u00eb q\u00eb farkuesit e bolshevizmit ajn\u00eb treguar kameleonik: kan\u00eb nd\u00ebrruar ngjyr\u00eb, por taktikat e terrorit kund\u00ebr liris\u00eb dhe dinjitetit njer\u00ebzor, jan\u00eb aktuale edhe sot. Edhe sot ka disa qendra t\u00eb fuqis\u00eb q\u00eb marrin vendime n\u00eb konspiracion t\u00eb plot\u00eb dhe q\u00eb e terrorizojn\u00eb bot\u00ebn me dhun\u00ebn e tyre, t\u00eb motivuar nga ideologjia e terrorit, qoft\u00eb fetar, qoft\u00eb racor, qoft\u00eb etnik. Ideologjit\u00eb e sotme t\u00eb terrorit kan\u00eb natyr\u00eb t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt me bolshevizmin: esencialisht jan\u00eb t\u00eb shk\u00ebputura nga programi Hyjnor q\u00eb udh\u00ebzon p\u00ebr jet\u00ebn e njer\u00ebzimit n\u00eb paqe. K\u00ebto ideologji t\u00eb terrorit, edhepse p\u00ebrpiqen t\u00eb maskohen pas besimit fetar, si\u00e7 p\u00ebrpiqen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb organizatat terroriste Al Kaida, Boko Haram, Nusra, ISIS, Al-Shabab e shum\u00eb t\u00eb tjera, n\u00eb fakt jan\u00eb antifetare dhe antinjer\u00ebzore. Ato me brutalitetin e vet e k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb natyrshm\u00ebrin\u00eb e njeriut, me synimin q\u00eb ta shnd\u00ebrrojn\u00eb n\u00eb bish\u00eb, n\u00eb makin\u00eb vras\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb shoq\u00ebri e kombe ku ka ekzistuar bolshevizmi, e ku pasojat e tij ende jan\u00eb t\u00eb forta, si\u00e7 jan\u00eb nd\u00ebr ne shqiptar\u00ebt, rreziku nga ideologjit\u00eb dhe nga organizimet ekstremiste \u00ebsht\u00eb i madh, sepse jan\u00eb d\u00ebmtuar vlerat e mir\u00ebfillta morale e fetare dhe ka r\u00ebn\u00eb imuniteti nacionalist i kombit. Manipulimi dhe rekrutimi i t\u00eb rinjve shqiptar\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb lloj vakumi ideologjik, moral e fetar, \u00ebsht\u00eb m\u00eb i leht\u00eb, se sa po t\u00eb ishim nj\u00eb shoq\u00ebri e nj\u00eb komb stabil, q\u00eb do ta kish t\u00eb ruajtur t\u00eb pac\u00ebnuar kontinuitetin e mendimit t\u00eb vet intelektual e t\u00eb zhvillimit komb\u00ebtar. Prandaj, duhet t\u00eb rikthehemi te m\u00ebsimet esenciale si ky i hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs, q\u00eb e denoncon me forc\u00eb ideologjin\u00eb globale t\u00eb terorit, q\u00eb t\u00eb aft\u00ebsohemi p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga k\u00ebrc\u00ebnime e sotme.<\/p>\n\n\n\n<p>Disa mendime t\u00eb autorit lidhur me rolin e \u00e7ifut\u00ebve n\u00eb promovimin e bolshevizmit dhe t\u00eb disa praktikave t\u00eb kontrolit t\u00eb bot\u00ebs e t\u00eb terrorit, nga perceptimet e sotme mund t\u00eb duken t\u00eb sforcuara. Por, traktati \u00ebsht\u00eb shkruar dy decenie para konstatimit t\u00eb holokaustit. Fatkeq\u00ebsisht, edhe veprimet brutale t\u00eb shtetit t\u00eb Izraelit k\u00ebto dit\u00eb n\u00eb Gaza, ku po b\u00ebhen bombardime joselektive, nga t\u00eb cilat tashm\u00eb e kan\u00eb p\u00ebsuar mij\u00ebra civil\u00eb palestinez\u00eb, ka mund\u00ebsi t\u00eb riaktualizojn\u00eb n\u00eb shum\u00eb qarqe dyshimet n\u00eb q\u00ebllimet cioniste p\u00ebr dominim dhe imponim t\u00eb ndonj\u00eb ideologjie t\u00eb re globale t\u00eb terrorit.<\/p>\n\n\n\n<p>18 korrik 2014<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga: Milazim Krasniqi Traktati \u201cBolshevizma a \u00e7kat\u00ebrimi i njer\u00ebzimit\u201d i Hafiz Ali Kor\u00e7\u00ebs \u00ebsht\u00eb botuar n\u00eb mars t\u00eb vitit 1925, por ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb vesh t\u00eb shurdh\u00ebr si n\u00eb koh\u00ebn&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28533,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-28532","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-histori"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28532"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28532"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28532\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28534,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28532\/revisions\/28534"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28533"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28532"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28532"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28532"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}