{"id":28845,"date":"2019-10-11T18:54:35","date_gmt":"2019-10-11T16:54:35","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=28845"},"modified":"2019-10-11T18:54:36","modified_gmt":"2019-10-11T16:54:36","slug":"kurti-arkivat-e-stambollit-te-nevojshme-per-cmontimin-e-mitit-te-serbise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=28845","title":{"rendered":"Kurti: Arkivat e Stambollit t\u00eb nevojshme p\u00ebr \u00e7montimin e mitit t\u00eb Serbis\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"1024\" height=\"609\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Screenshot_20191011_185105-1024x609.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-28846\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Screenshot_20191011_185105-1024x609.jpg 1024w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Screenshot_20191011_185105-300x179.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Screenshot_20191011_185105-768x457.jpg 768w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/10\/Screenshot_20191011_185105.jpg 1047w\" sizes=\"(max-width: 1024px) 100vw, 1024px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Kandidati i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr kryeminist\u00ebr, nj\u00ebher\u00ebsh dhe kryetar i partis\u00eb, Albin Kurti, ka deklaruar se procesin e dialogut Prishtin\u00eb-Beograd do ta filloj\u00eb s\u00eb pari nga integrimi i qytetar\u00ebve serb\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa m\u00eb pas do t\u00eb rishikoj\u00eb 33 marr\u00ebveshjet e n\u00ebnshkruara q\u00eb nga fillimi i dialogut dhe do t\u00eb formoj\u00eb ekipin negociues, p\u00ebrfshir\u00eb edhe opozit\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare t\u00eb 6 tetorit n\u00eb Kosov\u00eb, Kurti grumbulloi 25,49 p\u00ebr qind t\u00eb votave nd\u00ebrsa Lidhja Demokratike e Kosov\u00ebs (LDK) siguroi 24,83 p\u00ebr qind t\u00eb votave. K\u00ebto dy parti politike pritet q\u00eb t\u00eb formojn\u00eb qeverin\u00eb e re t\u00eb vendit, t\u00eb kryesuar nga Kurti.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Anadolu Agency (AA), Kurti flet p\u00ebr bisedimet p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet me fqinj\u00ebt, procesin e dialogut Prishtin\u00eb-Beograd, si dhe p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet me Turqin\u00eb dhe ndikimin e arkivave t\u00eb k\u00ebtij vendi n\u00eb zbardhjen e historis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket qeveris\u00eb s\u00eb re dhe ndarjes s\u00eb pushtetit me LDK-n\u00eb, Kurti thekson se ende nuk \u00ebsht\u00eb vendosur cili subjekt sa ministri do t\u00eb udh\u00ebheq, por shton se do t\u00eb reduktojn\u00eb numrin e ministrive, pasi sipas tij, numri i tanish\u00ebm i tyre \u00ebsht\u00eb i panevojsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cU dakorduam q\u00eb t\u2019i zvoglojm\u00eb ministrit\u00eb nga 21 sa kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb keqqeverisjen e kaluar, t\u2019i sjellim diku n\u00eb 12. Por, edhe t\u00eb mos jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e treta e z\u00ebvend\u00ebsministrave nga keqqeverisja e kaluar dy vje\u00e7are, t\u00eb mos jen\u00eb rreth 80 prej tyre, por nj\u00eb e treta e asaj \u00e7far\u00eb kishim. Gjithashtu u dakorduam q\u00eb 30 p\u00ebr qind edhe t\u00eb ministrave dhe t\u00eb z\u00ebvendsministrave t\u00eb jen\u00eb gra n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpjekjeve tona p\u00ebr barazi gjinore&#8221;, tha Kurti, duke komentuar takimin e djesh\u00ebm me LDK-n\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Lista Serbe nuk \u00ebsht\u00eb e preferuara e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb, por parti nga Beogradi&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket partis\u00eb fituese n\u00eb komunitetin serb t\u00eb Kosov\u00ebs, List\u00ebs Serbe, Kurti thot\u00eb se kjo parti nuk \u00ebsht\u00eb e preferuara e komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb, por \u00ebsht\u00eb parti e krijuar nga Beogradi. Ai thot\u00eb se do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues tjer\u00eb nga ky komunitet p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cPara se t\u00eb arrijm\u00eb tek Lista Serbe, ne kemi serb\u00ebt e tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb politikan\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsues, t\u00eb cil\u00ebt e pranojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs, e njohin republik\u00ebn ton\u00eb dhe e respektojn\u00eb Kushtetut\u00ebn dhe ligjet e vendit ton\u00eb. Prandaj nuk mund t\u00eb shkojm\u00eb te Lista Serbe pa takuar e kontaktuar e bashk\u00ebpunuar me k\u00ebta serb\u00eb q\u00eb jan\u00eb autentik n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe jasht\u00eb diktatit t\u00eb Beogradit n\u00eb veprim\u201d, tha Kurti p\u00ebr AA, i cili shtoi se do t\u00eb flasin me deputet\u00ebt e List\u00ebs Serbe sepse ata do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb Kuvend, megjith\u00ebse k\u00ebt\u00eb fakt ai e quan fatkeq\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket ides\u00eb s\u00eb shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, Kurti thot\u00eb se kjo ide nuk ka vdekur ende, por me ardhjen e tij n\u00eb qeveri kjo ide nuk do t\u00eb mbijetoj\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cM\u00eb duhet t\u00eb pranoj se ideja p\u00ebr shk\u00ebmbim territorial nuk ka vdekur ende. Meqen\u00ebse edhe presidenti i Kosov\u00ebs, edhe presidenti i Serbis\u00eb, e preferojn\u00eb at\u00eb. Por me qeverin\u00eb e re, p\u00ebrve\u00e7se projekti i d\u00ebshtuar t\u00eb vuloset si i d\u00ebshtuar, edhe ideja e till\u00eb po ashtu vdes. Ato jan\u00eb solucione t\u00eb shekullit t\u00eb 19-t\u00eb, ne jemi n\u00eb shekullin 21 dhe duhet q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb zhvillohemi ekonomikisht, t\u00eb kemi shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, t\u00eb kemi luftim t\u00eb korrupsionit dhe sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohemi n\u00eb BE, t\u00eb gjitha vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d, thekson Kurti.<\/p>\n\n\n\n<p>Me gjith\u00eb kund\u00ebrshtimin q\u00eb ka p\u00ebr iden\u00eb e shk\u00ebmbimit t\u00eb territoreve, Kurti thot\u00eb se ai do ta udh\u00ebheq\u00eb dialogun me Serbin\u00eb dhe nd\u00ebrmjet\u00ebsimin e Bashkimit Evropian (BE), por shton se pjes\u00eb e ekipit negociator do t\u00eb jet\u00eb edhe opozita e ardhshme e vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMe mua si kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs do t\u00eb fillojm\u00eb qysh n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb dialogun me serb\u00ebt e Kosov\u00ebs nga posht\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr zhvillim, p\u00ebr integrim shoq\u00ebror. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, e pranoj. Por, do ta fillojm\u00eb sepse asnj\u00eb kryeminist\u00ebr deri m\u00eb sot nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb\u201d, thot\u00eb ai, duke shtuar se pas k\u00ebsaj do ta b\u00ebj\u00eb bilancin e 33 marr\u00ebveshjeve t\u00eb deritanishme q\u00eb jan\u00eb n\u00ebnshkruar midis Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb dialogut gjasht\u00ebvje\u00e7ar 2011-2017 n\u00eb Bruksel, p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se sa jan\u00eb zbatuar k\u00ebto marr\u00ebveshje dhe cili ka qen\u00eb ndikimi i tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa tek pas k\u00ebtij procesi, Kurti thot\u00eb se do t\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr dialogun me Serbin\u00eb, me parime t\u00eb qarta dhe ekip negociator t\u00eb Kosov\u00ebs me platform\u00eb dhe k\u00ebrkesa ndaj Serbis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cUn\u00eb nuk do t\u00eb lejoj arroganc\u00eb qeveritare ndaj partive opozitare dhe gjithashtu nuk do t\u00eb lejoj\u00eb q\u00eb Serbia t\u00eb na futet si pyk\u00eb n\u00eb sken\u00ebn politike kosovare dhe t\u00eb na ndaj\u00eb e t\u00eb na p\u00ebr\u00e7aj\u00eb. Ne duhet t\u00eb jemi bashk\u00eb kundruall Serbis\u00eb dhe marr\u00ebveshja q\u00eb do t\u00eb vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb me Serbin\u00eb do ta p\u00ebrfshij\u00eb njohjen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ndryshimin e kushtetut\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb dhe suksesionin e pasuris\u00eb e reparacionit t\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb jet\u00eb e till\u00eb q\u00eb si\u00e7 e p\u00ebrshkrova e ndryshon pakrahasimisht m\u00eb shum\u00eb Serbin\u00eb sesa Kosov\u00ebn. P\u00ebr marr\u00ebveshje duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb Serbia dhe jo Kosova\u201d, deklaron Kurti p\u00ebr AA.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke folur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, Kurti thot\u00eb se ato nuk mund t\u00eb krahasohen me marr\u00ebdh\u00ebniet me shtetet tjera fqinje. Kurti tha se ndryshe do t\u00eb jen\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me nj\u00eb \u201cSerbi q\u00eb e ka shpallur veten armik t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs dhe popullit shqiptar\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Dua q\u00eb Shqip\u00ebria ta shoh\u00eb Serbin\u00eb me syt\u00eb e Kosov\u00ebs&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>I pyetur se a do t\u2019i bashkangjitet t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs \u201cShengeni i vog\u00ebl\u201d, q\u00eb u inicua n\u00eb takimin e fundit n\u00eb Novi Sad midis kryeministrit shqiptar, Edi Rama, atij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentit serb, Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7, Kurti u p\u00ebrgjigj se nuk i kund\u00ebrshton iniciativat rajonale dhe se Kosova nuk duhet t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga iniciativa t\u00eb tilla.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke theksuar se duhet t\u00eb takohet me kryeminsitrin Rama q\u00eb t\u00eb informohet rreth ides\u00eb, planit dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj iniciative, Kurti thot\u00eb se, \u201cUn\u00eb dua q\u00eb Shqip\u00ebria ta shoh\u00eb Serbin\u00eb me syt\u00eb e Kosov\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 thot\u00eb Kurti, Kosova \u00ebsht\u00eb i vetmi vend n\u00eb rajon q\u00eb nuk ka liberalizim t\u00eb vizave dhe q\u00eb ka nevoj\u00eb p\u00ebr liberalizim e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cE p\u00ebrmendi k\u00ebt\u00eb sepse kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb mini Shengen ballkanik kur n\u00eb fakt k\u00ebto tre vende tashm\u00eb e kan\u00eb liberalizimin e vizave. Poenta \u00ebsht\u00eb si ta marr\u00eb Kosova, jo k\u00ebta q\u00eb tashm\u00eb e kan\u00eb ta krijojn\u00eb mini Shengenin ballkanik. Nuk i kund\u00ebrshtoj n\u00eb parim iniciativat rajonale, por Kosova duhet t\u00eb jet\u00eb aty e respektuar dhe aktive. P\u00ebr t\u00eb arritur aty, un\u00eb edhe do ta ngre k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje n\u00eb takimin e par\u00eb q\u00eb do ta kem me kryeministrin e Shqip\u00ebrsi\u00eb, z. Edi Ram\u00ebn\u201d, deklaroi Kurti.<\/p>\n\n\n\n<p>I ashtuquajturi \u201cShengeni i vog\u00ebl\u201d synon leht\u00ebsimin e kufijve midis gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, duke mund\u00ebsuar lirin\u00eb e l\u00ebvizjes s\u00eb kapitalit, mallrave, sh\u00ebrbimeve dhe njer\u00ebzve. Serbia, Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut n\u00eb Novi Sad n\u00ebnshkruan nj\u00eb marr\u00ebveshje mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe u b\u00ebn\u00eb thirrje Kosov\u00ebs, Bosnj\u00eb e Hercegovin\u00ebs dhe Malit t\u00eb Zi t\u2019i bashkangjiten \u201cShengenit t\u00eb vog\u00ebl\u201d n\u00eb Ballkan.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Arkivat e Stambollit t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar pretendimet e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Kurtit, arkivat nga Perandoria Osmane q\u00eb ndodhen n\u00eb Stamboll, kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr mitin e Serbis\u00eb. Ai thekson se rreth 15 p\u00ebr qind e arkivave n\u00eb Stamboll, q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me viset ku jetojn\u00eb shqiptar\u00ebt dhe q\u00eb n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane kan\u00eb qen\u00eb vilajete, ende nuk jan\u00eb hapur.<\/p>\n\n\n\n<p>Si\u00e7 thot\u00eb Kurti, nevojitet nj\u00eb num\u00ebr i konsideruesh\u00ebm i osmanolog\u00ebve dhe historian\u00ebve q\u00eb t\u00eb hulumtojn\u00eb n\u00eb k\u00ebto arkiva, t\u00eb gjeturat dhe studimet e t\u00eb cil\u00ebve do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar pretendimet e Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cN\u00eb arkivat e Stambollit ndodhet nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme ende e pa zbuluar e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb vilajeteve shqiptare n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane, ku d\u00ebshmohet dhe tregohet se shqiptar\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb edhe me prani t\u00eb popullsis\u00eb, edhe me kultur\u00ebn dhe veprimtarin\u00eb e tyre gjithmon\u00eb popullsi d\u00ebrrmuese jo vet\u00ebm n\u00eb Kosov\u00eb e Shqip\u00ebri, por edhe rrotull k\u00ebtyre dy vendeve\u201d, shpjegon Kurti p\u00ebr AA.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas tij, nuk mjafton vet\u00ebm pavar\u00ebsia e Kosov\u00ebs, por nevojitet edhe dekolonizimi, q\u00eb si\u00e7 thot\u00eb ai, \u201cn\u00eb zem\u00ebr e ka historin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb popullit autokton i cili nuk ka rreshtur asnj\u00ebher\u00eb kryengritjet, por t\u00eb cilit i \u00ebsht\u00eb imponuar e v\u00ebrteta e pushtetit t\u00eb huaj\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cBesoj se Serbia e ka nj\u00eb trajektore fatkeqe e tragjike, e cila ka qen\u00eb tejet e dhimbshme p\u00ebr neve dhe q\u00eb kalon prej mitit n\u00eb gjenocid. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kemi m\u00eb kurr\u00eb gjenocid duhet ta \u00e7montojm\u00eb mitin dhe miti \u00e7montohet me histori t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ku pjes\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme jan\u00eb arkivat e Stambollit\u201d, thot\u00eb Kurti.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;Pes\u00eb milion\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Turqi, ur\u00eb lidh\u00ebse midis Kosov\u00ebs dhe Turqis\u00eb&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke folur p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet midis Kosov\u00ebs dhe Turqis\u00eb, Kurti duke u bazuar n\u00eb qasjen e Turqis\u00eb ndaj vendit t\u00eb tij shpreh bindje se marr\u00ebdh\u00ebniet midis dy vendeve mund t\u00eb thellohen dhe zgjerohen edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe i kemi rreth pes\u00eb milion\u00eb shqiptar\u00eb n\u00eb Turqi dhe mendoj se ata mund t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb ur\u00eb e fuqishme p\u00ebr bashk\u00ebpunim ekonomik midis Kosov\u00ebs dhe Turqis\u00eb, si n\u00eb aspektin ekonomik po ashtu edhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb mbrojtjes, besoj se nuk jan\u00eb shfryt\u00ebzuar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin midis dy vendeve tona mike\u201d, deklaron Kurti.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai po ashtu kujtoi se Turqia \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet e para q\u00eb e ka pranuar pavar\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs dhe se aeroplan\u00ebt e Turqis\u00eb e kan\u00eb bombarduar Serbin\u00eb n\u00eb pranver\u00ebn e vitit 1999 n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb NATO kund\u00ebr \u201cJugosllavis\u00eb s\u00eb Milloshevi\u00e7it q\u00eb po kryente masakra e po ushtronte gjenocid mbi popullin e pambrojtur civil e shqiptar n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>&#8220;\u00c7mimi Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsi p\u00ebr Peter Handke, nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe let\u00ebrsin\u00eb&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Laureat i \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Let\u00ebrsi p\u00ebr vitin 2019 \u00ebsht\u00eb zgjedhur shkrimtari austriak Peter Handke, i cili \u00ebsht\u00eb eksponent i shquar i ideve fashiste t\u00eb n\u00ebnshtrimit dhe rob\u00ebrimit t\u00eb popujve si dhe mb\u00ebshtet\u00ebs i pasionuar i Milloshevi\u00e7it dhe luft\u00ebrave t\u00eb tij gjenocidale n\u00eb Ballkan, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Kosov\u00ebn. Sipas Kurtit, p\u00ebrzgjedhja e tij p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb \u201ce \u00e7uditshme\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebret\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb vler\u00ebsimi i Komitetit t\u00eb Nobelit t\u00eb ket\u00eb kaq pak konsiderata etike at\u00ebher\u00eb kur shp\u00ebrblen laureat\u00ebt p\u00ebr let\u00ebrsi. Besoj q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person i cili e ka dashur Milloshevi\u00e7in shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa populli serb. Prandaj nuk mendoj se \u00ebsht\u00eb mir\u00eb as p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb, por as p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb q\u00eb fitues t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb shkrimtar si Petar Handke\u201d, shprehet Kurti p\u00ebr AA.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas tij, p\u00ebrzgjedhja e k\u00ebtij emri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zhvillim fatkeq p\u00ebr \u00e7mimin dhe p\u00ebr mesazhin q\u00eb duhet t\u00eb jepte nj\u00eb \u00e7mim kaq prestigjioz.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kandidati i L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje p\u00ebr kryeminist\u00ebr, nj\u00ebher\u00ebsh dhe kryetar i partis\u00eb, Albin Kurti, ka deklaruar se procesin e dialogut Prishtin\u00eb-Beograd do ta filloj\u00eb s\u00eb pari nga integrimi i qytetar\u00ebve serb\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28846,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-28845","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28845"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=28845"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28845\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28847,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/28845\/revisions\/28847"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28846"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=28845"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=28845"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=28845"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}