Me 10 tetor, Mbreti diskutoi seriozisht me te shoqen… <\/p>\n\n\n\n
TRANSFERIMI I  PUSHTETEVE N\u00cb SHQIP\u00cbRI, DHJETOR 1912- SHTATOR 1914 \u00bb<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n
Objekti i trajtes\u00ebs \u00ebsht\u00eb shqyrtimi i procesit t\u00eb nd\u00ebrtimit…<\/p>\n\n\n\n
M\u00eb 10 tetor, Mbreti diskutoi seriozisht me t\u00eb shoqen rreth problemeve me Italin\u00eb. Tani ai ishte thell\u00ebsisht i p\u00ebrkushtuar p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me ta dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb argumentoi se, s\u00eb paku, ky qet\u00ebsim i marr\u00ebdh\u00ebnieve duhej t\u00eb b\u00ebhej  me nder dhe integritet.
Duhet t\u00eb d\u00ebrgoj gjeneral Serreqin t\u2019i \u00e7oj\u00eb, personalisht, nj\u00eb mesazh \u00c7ianos me udh\u00ebzime p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim q\u00eb konfirmon deklaratat q\u00eb e kam urdh\u00ebruar t\u00eb b\u00ebj\u00eb, \u2013 i tha Mbret\u00ebresh\u00ebs. \u2013 Sot Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb n\u00eb duart e italian\u00ebve q\u00eb kontrollojn\u00eb \u00e7do sektor jet\u00ebsor  t\u00eb shtetit. Mbreti i nderon ata dhe i d\u00ebgjon. Populli t\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs. E \u00e7\u2019k\u00ebrkon m\u00eb tep\u00ebr Italia? Italian\u00ebt ia d\u00ebgjojn\u00eb shum\u00eb fjal\u00ebn Serreqit, ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb filoitalian.
Ai \u00ebsht\u00eb i bindur se n\u00eb kushtet q\u00eb jemi nuk kemi se \u00e7\u2019q\u00ebndrim t\u00eb mbajm\u00eb ve\u00e7 miq\u00ebsis\u00eb dhe aleanc\u00ebs me Italin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, me kusht q\u00eb ata t\u00eb mos k\u00ebrkojn\u00eb asgj\u00eb kund\u00ebr pavar\u00ebsis\u00eb dhe sovranitetit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo ishte periudha m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb  gjith\u00eb jet\u00ebn time, p\u00ebr shkak t\u00eb tensionit q\u00eb mbizot\u00ebronte n\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb mendonim dhe b\u00ebnim. Ishte nj\u00eb periudh\u00eb q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb maturohesha. P\u00ebrve\u00e7 an\u00ebs njer\u00ebzore, m\u2019u \u00e7el\u00ebn syt\u00eb ndaj intrigave t\u00eb bot\u00ebs politike dhe kjo m\u00eb afroi edhe m\u00eb shum\u00eb me tim shoq. Isha  ende nj\u00ebzet e dy vje\u00e7e dhe ai kishte nj\u00eb durim t\u00eb pap\u00ebrshkruesh\u00ebm kur uleshim s\u00eb bashku n\u00eb mbr\u00ebmjet e gjata dhe un\u00eb d\u00ebgjoja z\u00ebrin e tij t\u00eb qet\u00eb e autoritar. Ndoshta k\u00ebnaq\u00ebsia e pafundme e t\u00eb pasurit t\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb bark me jepte qet\u00ebsi dhe mir\u00ebkuptim, \u00e7ka  e ndihmonte shum\u00eb tim shoq dhe mua m\u00eb b\u00ebri ta dashuroja k\u00ebt\u00eb vend dhe k\u00ebt\u00eb popull p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn.
<\/p>\n\n\n\n
K\u00ebshilli i Ministrave vendosi q\u00eb duhej t\u2019i d\u00ebrgonin nj\u00eb not\u00eb zyrtare proteste Italis\u00eb dhe se fashisti Xhiro dhe vasali i tij Ko\u00e7i, s\u00eb bashku me konspirator\u00eb t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb, duhet t\u00eb demaskoheshin dhe t\u00eb d\u00ebboheshin publikisht. P\u00ebr shkak t\u00eb veprimtaris\u00eb  s\u00eb k\u00ebtyre konspirator\u00ebve, Mbreti i k\u00ebrkoi Mbret\u00ebresh\u00ebs t\u00eb ndryshonte rutin\u00ebn e saj t\u00eb p\u00ebrditshme. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shkonin n\u00eb fshatrat aty rrotull pas gjumit t\u00eb pasdites, nuk duhej t\u00eb largohej nga parku. Nj\u00eb pasdite, teksa po sh\u00ebtisnin n\u00eb park, Mbreti i tha Mbret\u00ebresh\u00ebs:  Shiko vet\u00ebm p\u00ebrpara dhe pa nxituar b\u00ebj mbrapsht se do t\u00eb kthehemi n\u00eb pallat. Kur ata hyn\u00eb n\u00eb pallat, Mbret\u00ebresha i k\u00ebrkoi shpjegim rreth atij urdhri t\u00eb pazakont\u00eb, por Mbreti iu p\u00ebrgjigj vet\u00ebm me fjal\u00ebt: M\u00eb von\u00eb, dhe shpejtoi drejt zyr\u00ebs.\u00a0
At\u00eb mbr\u00ebmje Mbreti i tregoi se kishte shum\u00eb koh\u00eb q\u00eb kishte marr\u00eb vesh rreth nj\u00eb orvatjeje p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb jet\u00ebn. P\u00ebrderisa ishte e v\u00ebshtir\u00eb ta gjenin vet\u00ebm, elementet fashiste q\u00eb ishin ngarkuar me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb plane t\u2019i jepnin fund jet\u00ebs s\u00eb Mbretit dhe  t\u00eb pasardh\u00ebsit t\u00eb tij n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb. Pran\u00eb parkut ishte nj\u00eb ngrehin\u00eb e lart\u00eb dhe ai kishte v\u00ebn\u00eb re q\u00eb n\u00eb dritaren e papafingos nj\u00eb arm\u00eb kishte vezulluar n\u00ebn drit\u00ebn e diellit. Kur u kthye n\u00eb zyr\u00eb, Mbreti menj\u00ebher\u00eb kishte d\u00ebrguar rojat e tij, q\u00eb e kishin  kapur atentatorin e mundsh\u00ebm dhe e kishin \u00e7uar n\u00eb zyr\u00ebn e tij.\u00a0
Burri i kishte rr\u00ebfyer gjith\u00e7ka, p\u00ebrfshir\u00eb edhe shum\u00ebn e parave q\u00eb i kishin ofruar. Ashtu si\u00e7 ishte karakteristike p\u00ebr Mbretin, ai i kishte th\u00ebn\u00eb burrit t\u00eb mbante floririn, por ta njoftonte p\u00ebr \u00e7do lloj plani tjet\u00ebr q\u00eb mund t\u00eb thurej. Dy dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, Jak Ko\u00e7i,  dikur njeri i besuar i Mbretit, por q\u00eb tani na doli se ishte nj\u00eb tradhtar me dy fytyra, erdhi p\u00ebr drek\u00eb. Teksa po hanin \u00ebmb\u00eblsir\u00ebn, Mbret\u00ebresha e p\u00ebshtyu pjes\u00ebn e vet. Ko\u00e7i u zbeh. U drodh, kur tha: Mos hani m\u00eb! Mbret\u00ebresha nuk e kuptoi dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb shpjegonte  se gjith\u00e7ka ishte nj\u00eb keqkuptim, se, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte strudel me moll\u00eb, kuzhinierja kishte p\u00ebrdorur lak\u00ebr, nj\u00eb gatim hungarez q\u00eb Mbret\u00ebresha s\u2019e honepste dot. Mbreti reagoi menj\u00ebher\u00eb, e t\u00ebrhoqi Ko\u00e7in p\u00ebr veshi, e nxori nga dhoma dhe p\u00ebrplasi der\u00ebn pas vetes.  Mbret\u00ebresha e pa teksa Mbreti i tha dy fjal\u00eb dhe me nj\u00eb shkelm e shtyu Ko\u00e7in posht\u00eb shkall\u00ebve. Kur u kthye, pa pik\u00ebn e acarimit n\u00eb fytyr\u00eb, tha vet\u00ebm k\u00ebto fjal\u00eb:
Pas dy or\u00ebsh, ai njeri nuk ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb m\u00eb n\u00eb territorin e Shqip\u00ebris\u00eb.
Ko\u00e7i i kishte dh\u00ebn\u00eb ryshfet kuzhinieres dhe gruas hungareze q\u00eb punonte n\u00eb kuzhin\u00eb, duke u k\u00ebrkuar t\u00eb hidhnin helm n\u00eb strudel. T\u00eb dyja, me q\u00ebllim q\u00eb ta paralajm\u00ebronin, i kishin shkuar Mbretit me qeset me flori q\u00eb u kishte dh\u00ebn\u00eb Ko\u00e7i, por e pat\u00ebn t\u00eb pamundur  t\u00eb flisnin me t\u00eb.
Brenda dy dit\u00ebsh, Mbreti dhe Mbret\u00ebresha i mbijetuan nj\u00eb orvatje tjet\u00ebr p\u00ebr t\u2019i vrar\u00eb. Ishte e kuptueshme se Mbret\u00ebresha ishte n\u00eb ang\u00ebshti p\u00ebr sigurin\u00eb e tyre, por n\u00eb paraqitje ajo u mundua t\u00eb tregohej e qet\u00eb, duke e mb\u00ebshtetur sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb shoqin.
Dit\u00ebn e dasm\u00ebs Hitleri na dhuroi nj\u00eb mercedes t\u00eb kuq<\/strong>
Jav\u00eb para martes\u00ebs, vazhdonin t\u00eb mb\u00ebrrinin dhurata nga e gjith\u00eb bota. Admiral Horthi, regjenti i Hungaris\u00eb, d\u00ebrgoi si dhurat\u00eb personale nj\u00eb pajton t\u00eb bukur q\u00eb t\u00ebrhiqej nga kat\u00ebr kuaj t\u00eb bardh\u00eb Lipizaner, mjaft lozonjar\u00eb. Pajtoni do t\u00eb p\u00ebrdorej p\u00ebr t\u00eb mbartur  nusen drejt pallatit dit\u00ebn e dasm\u00ebs. Hitleri d\u00ebrgoi nj\u00eb Mercedes t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb kuq flak\u00eb, mjaft t\u00eb fuqish\u00ebm, trecilind\u00ebrsh t\u00eb kromuar, me tavan t\u00eb l\u00ebvizsh\u00ebm dhe me tapiceri t\u00eb bardh\u00eb l\u00ebkur\u00eb. Ishte nj\u00eb kopje e makin\u00ebs s\u00eb vet, e vetmja e till\u00eb. Familja Aponyi  u dhuroi nj\u00eb servis t\u00eb mrekulluesh\u00ebm en\u00eb kuzhine prej bronzi t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, nj\u00eb portret t\u00eb gjyshit t\u00eb Mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb re, kontit Lajos Aponyi t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga Lazlo dhe nj\u00eb set nga porcelani i famsh\u00ebm hungarez Herendi. Kishte lloje t\u00eb ndryshme qilimash dhe rrugicash,  prej miqve q\u00eb kishin dijeni p\u00ebr koleksionin personal t\u00eb Mbretit. Dhurata e Musolinit ishin kat\u00ebr vazo shum\u00eb t\u00eb bukura prej bakri, nd\u00ebrsa dhurata e mbretit Viktor Emanuel, statuja prej bronzi e
nj\u00eb ushtari vigan. Dhuratat nuk u ekspozuan, por u vendos\u00ebn t\u00eb pahapura n\u00eb burgun e garnizonit pran\u00eb pallatit t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb pap\u00ebrfunduar, t\u00eb cilin Mbreti po e nd\u00ebrtonte p\u00ebr nusen e tij, lart mbi Tiran\u00eb. Sot, teksa kthehet prapa n\u00eb kujtime, mbret\u00ebresha Geraldin\u00eb  tregon se shum\u00eb prej dhuratave nuk pati mund\u00ebsin\u00eb t\u2019i shoh\u00eb.
Tani kur shoh ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb bukur, m\u00eb p\u00eblqen ta kundroj, pasi nj\u00eb prej k\u00ebnaq\u00ebsive m\u00eb jetike q\u00eb Zoti na ka dh\u00ebn\u00eb, \u00ebsht\u00eb t\u00eb par\u00ebt. Them me vete q\u00eb \u00ebsht\u00eb e bukur, e k\u00ebndshme, e lezetshme, por m\u00eb mir\u00eb q\u00eb nuk m\u00eb p\u00ebrket mua. Me sa duket, un\u00eb jam destinuar t\u00eb humbas  gjith\u00e7ka me vler\u00eb materiale dhe k\u00ebt\u00eb e pranoj si vullnetin e Zotit. <\/p>\n\n\n\n
Prof. Eroll Veliu<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Me 10 tetor, Mbreti diskutoi seriozisht me te shoqen… TRANSFERIMI I PUSHTETEVE N\u00cb SHQIP\u00cbRI, DHJETOR 1912- SHTATOR 1914 \u00bb Objekti i trajtes\u00ebs \u00ebsht\u00eb shqyrtimi i procesit t\u00eb nd\u00ebrtimit… M\u00eb 10…<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29278,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[],"class_list":["post-29279","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-reflektim"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29279"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29279"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29279\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29283,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29279\/revisions\/29283"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29278"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29279"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29279"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29279"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}