{"id":29291,"date":"2019-10-30T17:50:29","date_gmt":"2019-10-30T16:50:29","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=29291"},"modified":"2019-10-30T17:50:30","modified_gmt":"2019-10-30T16:50:30","slug":"operacioni-burimi-i-paqes-prishi-harmonine-e-kongresit-amerikan","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=29291","title":{"rendered":"Operacioni &#8220;Burimi i Paqes&#8221; prishi harmonin\u00eb e Kongresit Amerikan"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"625\" height=\"357\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/copyright_aabadoluajansi_2015_201509011144242-e1487937240674.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-2351\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/copyright_aabadoluajansi_2015_201509011144242-e1487937240674.jpg 625w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2015\/09\/copyright_aabadoluajansi_2015_201509011144242-e1487937240674-300x171.jpg 300w\" sizes=\"(max-width: 625px) 100vw, 625px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p>Dhoma e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb SHBA-ve me miratimin e dy projektligjeve me objektiv Turqin\u00eb ka vendosur nj\u00eb njoll\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe dhe ka humbur sensin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrball\u00eb operacionit &#8220;Burimi i Pasqes&#8221;, shkruan AA.<\/p>\n\n\n\n<p>Forcat e Armatosura t\u00eb Turqis\u00eb (TSK) me mb\u00ebshtetjen e ushtar\u00ebve t\u00eb Ushtris\u00eb Komb\u00ebtare Siriane (SNA) n\u00eb veri t\u00eb Siris\u00eb filluan operacionin kund\u00ebr organizatave terroriste YPG\/PKK dhe DEASH me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb eliminuar korridorin terrorist q\u00eb planifikohej t\u00eb krijohej n\u00eb kufirin e saj jugor dhe p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb paqen dhe qet\u00ebsin\u00eb n\u00eb rajon.<\/p>\n\n\n\n<p>Data 29 tetor 2019 ku u miratuan dy projektligjet kund\u00ebr Turqis\u00eb \u00ebsht\u00eb regjistruar si nj\u00eb dit\u00eb e zez\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet turko-amerikane.<\/p>\n\n\n\n<p>Projektiligji nr. 296 p\u00ebr t\u00eb ashtuquajturin &#8220;gjenocidi armen&#8221; dhe projektiligji nr. 4695 q\u00eb parashikon sanksione ndaj Turqis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb operacionit t\u00eb saj n\u00eb Siri, u miratuan dje me shumic\u00eb t\u00eb madhe votash n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb SHBA-ve.<\/p>\n\n\n\n<p>Fakti q\u00eb k\u00ebto dy projektligje kund\u00ebr Turqis\u00eb t\u00eb cilat n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kan\u00eb histori t\u00eb ndryshme, kan\u00eb &#8220;p\u00ebrkuar&#8221; pik\u00ebrisht me dat\u00ebn 29 tetor n\u00eb dit\u00ebn e themelimit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Turqis\u00eb, \u00ebsht\u00eb kuptimplote nga pik\u00ebpamja p\u00ebr t\u00eb treguar atmosfer\u00ebn psikologjike n\u00eb Kongresin e SHBA-ve.<\/p>\n\n\n\n<p>Projektligji armen i shtruar n\u00eb rend dite n\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb, \u00ebsht\u00eb projektligj jo detyrues. Edhe n\u00ebse ai pranohet n\u00eb Senat ai do t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb vendim n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e rekomandimit q\u00eb tregon se Kongresi Amerikan njeh t\u00eb ashtuquajturin &#8220;gjenocidin armen&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe projektiligji tjet\u00ebr p\u00ebr &#8220;sanksione ndaj Turqis\u00eb&#8221; n\u00ebse miratohet n\u00eb Senat dhe n\u00ebse n\u00ebnshkruhet nga presidenti amerikan Donald Trump \u00ebsht\u00eb poashtu nj\u00eb tekst q\u00eb do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb ligj.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>T\u00eb hutuar nga operacioni n\u00eb Siri, Dhoma e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve p\u00ebrqafoi projektligjin armen<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>I propozuar n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve m\u00eb 8 prill nga deputeti demokrat Adam Schiff, projektligji armen deri pak jav\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte vet\u00ebm nj\u00eb nga projektligjet q\u00eb kishte nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr t\u00eb ardhur n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme ashtu sikurse projektligjet e ngjashme m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, operacioni q\u00eb Turqia filloi m\u00eb 9 tetor n\u00eb verilindje t\u00eb Siris\u00eb kund\u00ebr organizat\u00ebs terrosite YPG\/PKK, b\u00ebri q\u00eb t\u00eb rritet n\u00eb maj\u00eb kund\u00ebrshtimi ndaj Turqis\u00eb n\u00eb dy krah\u00ebt e Kongresit, si n\u00eb Senat ashtu dhe n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rend dite ka patur shum\u00eb drafte me objektiv Turqin\u00eb, por gjat\u00eb k\u00ebtij procesi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb ashp\u00ebr ndaj Turqis\u00eb gjeti vend edhe projektligji nr. 296 i cili mbahej n\u00eb pritje m\u00ebnjan\u00eb q\u00eb nga muaji prill.<\/p>\n\n\n\n<p>Projektligji i d\u00ebrguar n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme pasi u miratua m\u00eb 28 tetor nga Komiteti Rregullator i Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, n\u00eb po t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb u vendos n\u00eb axhend\u00ebn e rendit t\u00eb dit\u00ebs t\u00eb Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme nga kryetarja e Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb SHBA-ve, demokratja Nancy Pelosi.<\/p>\n\n\n\n<p>Procesi i projektligjit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i natyrsh\u00ebm dhe q\u00eb pritej t\u00eb zgjaste m\u00eb shum\u00eb, u shqyrtua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb shpejt\u00eb sepse b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr projektligjin armen p\u00ebr t\u00eb cilin u sigurua votimi n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme dit\u00ebn e 29 tetorit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kongresi i cili mendon se administrata e Trumpit nuk ka hedhur hapat e mjaftueshme p\u00ebrball\u00eb hapit t\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb Siri, vendosi brenda dy dit\u00ebve n\u00eb axhend\u00ebn e Asambles\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve projektligjin armen me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb &#8220;l\u00ebnduar&#8221; Ankaran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb projektligji armen, \u00e7far\u00eb n\u00ebnkupton?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Projektligji armen nr. 296 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb projektligji q\u00eb nuk ka detyrim nga pik\u00ebpamja ligjore dhe se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tekst me &#8220;natyr\u00eb k\u00ebshilluese&#8221;. Me form\u00ebn aktuale n\u00ebnkupton q\u00eb Dhoma e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve njeh &#8220;t\u00eb ashtuquajturin gjenocidin armen&#8221; t\u00eb parashikuar nga ky projektligj.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse ky projektligj miratohet me k\u00ebt\u00eb form\u00eb edhe n\u00eb Senat, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb thuhet se Kongresi Amerikan njeh si &#8220;gjenocid&#8221; pretendimet armene lidhur me ngjarjet e vitit 1915. Por, n\u00eb \u00e7do rast ky projektligj nuk ka ndonj\u00eb detyrim ligjor dhe sanksione.<\/p>\n\n\n\n<p>Republikan\u00ebt dhe Demokrat\u00ebt n\u00eb Kongres, t\u00eb cil\u00ebt koh\u00ebt e fundit kan\u00eb patur nj\u00eb ndarje serioze n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme (shembulli m\u00eb i mir\u00eb i k\u00ebsaj \u00ebsht\u00eb tabloja n\u00eb hetimin q\u00eb Demokrat\u00ebt filluan p\u00ebr shkarkim), jan\u00eb bashkuar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb kund\u00ebrshtimin ndaj Turqis\u00eb pas operacionit &#8220;Burimi i Paqes&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb till\u00eb, projektligji armen u paraqit n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve me 435 vende dhe u pranua me 405 vota &#8220;pro&#8221; dhe 11 vota &#8220;kund\u00ebr&#8221;, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 3 deputet\u00eb kan\u00eb abstenuar dhe 13 t\u00eb tjer\u00eb nuk mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb votim.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga Partia Demokratike e cila ka 234 vende n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve votuan &#8220;pro&#8221; 226 an\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrsa nga Republikan\u00ebt q\u00eb kan\u00eb 197 vende votuan &#8220;pro&#8221; 178 an\u00ebtar\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00ebra nga deputetet q\u00eb ka abstenuar ka qen\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e Minnesota-s, nj\u00ebra nga dy deputetet muslimane n\u00eb Kongres, Ilhan Omar, si dhe deputetja demokrate Eddie Bernice Johnson dhe deputeti republikan Paul Gosar.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen se 11 deputet\u00ebt q\u00eb kan\u00eb votuar &#8220;kund\u00ebr&#8221; kan\u00eb qen\u00eb plot\u00ebsisht nga republikan\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>Projektligji armen u miratua me mb\u00ebshtetjen e qart\u00eb nga t\u00eb dy partit\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Si rezultat, projektligji armen i parashtruar n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve u miratua me mb\u00ebshtetjen e qart\u00eb nga t\u00eb dy partit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo tablo \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi p\u00ebr t\u00eb treguar se &#8220;armiq\u00ebsia&#8221; e akumuluar n\u00eb vitet e fundit kund\u00ebr Turqis\u00eb, me operacionin &#8220;Burimi i Paqes&#8221; ka arritur kulmin, si dhe ka treguar zhdukjen e racionalitetit t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme n\u00eb Kongres.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb t\u00eb mos thuhet se ky hap i nd\u00ebrtuar mbi llogaritjet ditore politike, por q\u00eb n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb emocional, nuk i sh\u00ebrben asnj\u00eb q\u00ebllimi tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se rritjes s\u00eb anti-amerikanizmit n\u00eb Turqi.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>Projektligji p\u00ebr &#8220;sanksione ndaj Turqis\u00eb&#8221;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr menj\u00ebher\u00eb pas projektligjit armen n\u00eb Asamblen\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve \u00ebsht\u00eb parashtruar dhe \u00ebsht\u00eb pranuar me 403 vota &#8220;pro&#8221; dhe 16 &#8220;kund\u00ebr&#8221; projektligji tjet\u00ebr i cili parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj Turqis\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb operacionit &#8220;Burimi i Paqes&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb projektligji n\u00eb fjal\u00eb ka ngjashm\u00ebri t\u00eb m\u00ebdha me projektligjin e sanksioneve ndaj Turqis\u00eb, i cili u paraqit n\u00eb Senat jav\u00ebn e kaluar nga Lindsey Graham dhe Chris Van Hollen, por q\u00eb u pezullua p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb me marr\u00ebveshjen e arritur mes Turqis\u00eb dhe SHBA-ve.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb projektligjin e propozuar n\u00eb mesin e muajit nga kryetari demokrat i Komitetit t\u00eb Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, Eliot Engel dhe an\u00ebtari republikan i Dhom\u00ebs s\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, Mike McCaul, parashikohen sanksione ndaj disa zyrtar\u00ebve turq lidhur me operacionin &#8220;Burimi i Paqes&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Poashtu n\u00eb projektligj parashikohet edhe pezullimi i shitjes s\u00eb arm\u00ebve ndaj Turqis\u00eb dhe disa sanksione financiare.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndaj k\u00ebtij projektligji dhan\u00eb mb\u00ebshtetje me vot\u00ebn &#8220;pro&#8221; 226 deputet\u00eb demokrat\u00eb dhe 176 nga republikan\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb votimin e zhvilluar votuan &#8220;kund\u00ebr&#8221; gjithsej 16 deputet\u00eb, ku ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen se p\u00ebrfaq\u00ebsuesja muslimane Ilhan Omar ka qen\u00eb deputetja e vetme nga demokrat\u00ebt q\u00eb ka votuar &#8220;kund\u00ebr&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>Duhet t\u00eb miratohet edhe n\u00eb Senat<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb projektligjit t\u00eb b\u00ebhet ligj \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebyr\u00eb i nj\u00ebjti t\u00eb miratohet edhe n\u00eb Senat dhe t\u00eb miratohet m\u00eb pas nga presidenti Trump.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse Senati kalon nj\u00eb version t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb projektligjit \u00ebsht\u00eb i nevojsh\u00ebm eliminimi i ndryshimeve dhe paraqitja n\u00eb nj\u00eb tekst t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt nga nj\u00eb komision q\u00eb do t\u00eb formohet nga t\u00eb dy dhomat e Kongresit. M\u00eb pas ky tekst i p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00ebse kalon n\u00eb Senat dhe n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve at\u00ebher\u00eb kalon tek presidenti Trump.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00ebse projektligji n\u00eb fjal\u00eb miratohet me shumic\u00eb mbi dy t\u00eb tretat nga t\u00eb dy an\u00ebt, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb ligj\u00ebrohet direkt pa patur nevoj\u00eb p\u00ebr firmosjen e Trumpit.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211;&nbsp;<strong>Aritmetika e Kongresit do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb fatin e projektligjit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb brenda mund\u00ebsive q\u00eb n\u00eb kushtet aktuale n\u00eb Senat t\u00eb miratohet ky projektligj ose ndonj\u00eb projektligj i ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb &#8220;sanksioneve ndaj Turqis\u00eb&#8221;, por gjithashtu \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb edhe t\u00eb mos miratohet ose t\u00eb mos arrij\u00eb shumic\u00ebn e dy t\u00eb tretave edhe n\u00ebse miratohet.<\/p>\n\n\n\n<p>Pavar\u00ebsisht marr\u00ebveshjes s\u00eb arm\u00ebpushimit t\u00eb arritur mes SHBA-ve dhe Turqis\u00eb dhe pavar\u00ebsisht pauzimit aktualisht t\u00eb operacionit ushtarak, disa senator\u00eb republikan\u00eb (p\u00ebrve\u00e7 demokrat\u00ebve) ende mendojn\u00eb se duhet t\u00eb d\u00ebnohen hapat e Turqis\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmarra kund\u00ebr YPG\/PKK-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrball\u00eb k\u00ebsaj duket se ka nj\u00eb zbutje nga disa senator\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi si Graham brenda republikan\u00ebve, pas pauzimit por edhe pas deklaratave t\u00eb b\u00ebra dit\u00ebt e fundit nga Trump p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb ushtar\u00eb n\u00eb disa rajone.<\/p>\n\n\n\n<p>Theksohet se republikani Rand Paul, i cili ka bllokuar dy her\u00eb n\u00eb Senat projektligjin p\u00ebr Sirin\u00eb n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, mund t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 s\u00ebrish n\u00eb projektligjin e &#8220;sanksioneve ndaj Turqis\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm edhe q\u00ebndrimi i liderit t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb republikan\u00ebve n\u00eb Senat, Mitch McConnell. N\u00eb fjalimin e tij t\u00eb fundit jav\u00ebn e kaluar n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb kund\u00ebr t\u00ebrheqjes nga Siria e cila u njoftua nga Trump, senatori McConnell p\u00ebrdori nj\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb kujdesshme ku vuri n\u00eb dukje se duhet t\u00eb distancohen nga hapat q\u00eb mund &#8220;t\u00eb shtyjn\u00eb Turqin\u00eb n\u00eb krah\u00ebt e Rusis\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur k\u00ebto element\u00eb vendosen pran\u00eb nj\u00ebri tjetrit, projektligji n\u00eb Senatin me 100 vende duhet t\u00eb miratohet me t\u00eb pakt\u00ebn 67 vota mbi mas\u00ebn e vetos. Nga republikan\u00ebt q\u00eb kan\u00eb 53 senator\u00eb \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 20 prej tyre t\u00eb votojn\u00eb &#8220;pro&#8221; k\u00ebtij projektligj.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse emra si Graham, McConnell dhe Paul shfaqin nj\u00eb orientim p\u00ebr nj\u00eb projekligj m\u00eb t\u00eb leht\u00eb n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb projektligji q\u00eb parashikon sanksione t\u00eb r\u00ebnda ndaj Turqis\u00eb, at\u00ebher\u00eb edhe projektligji i fundit i miratuar nga Dhoma e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve do t\u00eb mbetet pa rezultat.<\/p>\n\n\n\n<p>Projektiligji armen q\u00eb nuk ka ndonj\u00eb zbatim detyrues n\u00ebse ligj\u00ebrohet, si dhe projektligji p\u00ebr sanksione ndaj Turqis\u00eb i cili \u00ebsht\u00eb detyrues n\u00ebse ligj\u00ebrohet, t\u00eb cil\u00ebt u miratuan n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb SHBA-ve ka sjell\u00eb n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb rruge pa fund marr\u00ebdh\u00ebniet turko-amerikane t\u00eb cilat aktualisht ndodhen n\u00eb nj\u00eb balanc\u00eb t\u00eb ndjeshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet mund t\u00eb shp\u00ebtohen pa hyr\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb rrug\u00ebn pa fund n\u00ebse Senati ndjek nj\u00eb rrug\u00eb ndryshe dhe n\u00ebse projektligjet q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb situat\u00ebn aktuale q\u00eb ndodhen. Por, n\u00eb rast se edhe n\u00eb Senat miratohen projektligjiet dhe ndiqen hapa t\u00eb ngjash\u00ebm me ato n\u00eb Dhom\u00ebn e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve, at\u00ebher\u00eb do t\u00eb filloj\u00eb nj\u00eb proces i ri ku rregullimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve dypal\u00ebshe do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dhoma e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb SHBA-ve me miratimin e dy projektligjeve me objektiv Turqin\u00eb ka vendosur nj\u00eb njoll\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet dypal\u00ebshe dhe ka humbur sensin e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebrball\u00eb operacionit&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":2351,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-29291","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29291"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29291"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29291\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29292,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29291\/revisions\/29292"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/2351"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29291"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29291"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29291"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}