{"id":29449,"date":"2019-11-06T17:22:53","date_gmt":"2019-11-06T16:22:53","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=29449"},"modified":"2019-11-07T17:26:31","modified_gmt":"2019-11-07T16:26:31","slug":"lajmi-i-fundit-king-kongu-ishte-shqiptar-dhe-ka-jetuar-ne-troje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=29449","title":{"rendered":"\u2018Lajmi i fundit\u2019: King Kongu ishte shqiptar dhe ka jetuar n\u00eb Troj\u00eb!"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"904\" height=\"539\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Screenshot_20191107_171947.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-29450\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Screenshot_20191107_171947.jpg 904w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Screenshot_20191107_171947-300x179.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/11\/Screenshot_20191107_171947-768x458.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 904px) 100vw, 904px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><em>(Ca fjal\u00eb rreth shkrimit&nbsp;\u201cP\u00ebrball\u00eb neo-otomanizmit\u201d, i publikuar n\u00eb portalin Telegrafi, m\u00eb 6 n\u00ebntor 2019)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Vitin e kaluar \u2013 kryesisht n\u00eb mediat e Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 plasohet nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cmargaritar\u201d nga Fahri Xharra, se Troja e lasht\u00eb gjendet n\u00eb Shkod\u00ebr! Shkrimin ai e fillon k\u00ebshtu: \u201c\u00cbsht\u00eb shum\u00eb e \u00e7uditshme sesi serb\u00ebt kan\u00eb fakte dhe kan\u00eb guxim t\u00eb shkruajn\u00eb ato gj\u00ebra historike q\u00eb ne as q\u00eb kemi guxuar t`i p\u00ebrmendim deri m\u00eb sot\u201d. Xharra gjoja flet p\u00ebr librin \u201cTroja n\u00eb Shkod\u00ebr\u201d, t\u00eb serbit Millutin Ja\u00e7imoviq, p\u00ebr t\u00eb cilin thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar korrespondent i Akademis\u00eb Ruse t\u00eb Shkencave n\u00eb Sh\u00ebn Petersburg. Sipas tij, Ja\u00e7imoviqi \u2013 t\u00eb cilin e cil\u00ebson shkenc\u00ebtar, autor t\u00eb nj\u00eb \u201cvepre t\u00eb madhe historike\u201d \u2013 \u201cme fakte dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb bind\u00ebse e shpjegon q\u00eb Troja e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr\u201d dhe se \u00ebsht\u00eb falsifikim Troja q\u00eb Shlimani (Heinrich Schliemann) e zbuloi n\u00eb Anadollin e sot\u00ebm. Madje, shton se ky autor serb \u201cna bind\u00eb q\u00eb edhe Dardania nuk p\u00ebrkon me gjetjen e Shlimanit, sepse Dardania ka dalje n\u00eb Adriatik\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shkruan: Agron Shala<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fakt, libri i Ja\u00e7imoviqit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr produkt i mediokritetit dhe i fantashenc\u00ebs serbe. N\u00eb shqip titulli i bie: \u201cTroja \u2013 kryeqendra serbe, Shkodra\u201d. Ai thot\u00eb se ilir\u00ebt dalin nga serb\u00ebt, e se serb\u00ebt nga sllav\u00ebt dhe se \u201ctrojan\u00ebt jan\u00eb bart\u00ebsit e civilizimit serbo-sllav n\u00eb koh\u00ebt antike, nd\u00ebrsa Troja \u00ebsht\u00eb Shkodra, kryeqendra antike serbe\u201d. Ja\u00e7imoviqi nuk \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i Akademis\u00eb Ruse t\u00eb Shkencave n\u00eb Sh\u00ebn Petersburg, sepse ekziston ve\u00e7 Akademia Ruse e Shkencave me seli n\u00eb Mosk\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar i nj\u00eb OJQ-je koti t\u00eb themeluar m\u00eb 1991, q\u00eb quhet Akademia e Petrovsk\u00ebs n\u00eb Sh\u00ebn Petersburg, an\u00ebtar i s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb b\u00ebhet kushdo.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, lajmi i plasuar nga Fahri Xharra u p\u00ebrhap si p\u00ebrher\u00eb nga shumica e mediave t\u00eb etura p\u00ebr \u201csensacion\u201d, dhe sot \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e debateve \u2013 si\u00e7 vazhdon t\u00eb jet\u00eb \u201czbulimi\u201d i m\u00ebhersh\u00ebm i nj\u00eb boshnjaku se kinse Troja gjendet n\u00eb Bosnje, meq\u00eb me anije druri Eneu do ta kishte fort problem t\u00eb shkonte nga Azia e Vog\u00ebl n\u00eb Apenine p\u00ebr ta themeluar Rom\u00ebn! Nd\u00ebrkaq, keqkuptohet \u00e7do tentim p\u00ebr ta demantuar k\u00ebt\u00eb mediokritet sepse, n\u00eb epok\u00ebn e injoranc\u00ebs, p\u00ebr \u00e7far\u00ebdo teme faktet nuk kan\u00eb m\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. N\u00eb t\u00eb tilla raste, p\u00ebr ballkanasit vlen th\u00ebnia e filozofit francez, Denis Diderot: \u201cE g\u00eblltisim me qejf \u00e7do g\u00ebnjesht\u00ebr q\u00eb na b\u00ebn\u00eb lajka, por n\u00ebse i hedhim pak e nga pak t\u00eb v\u00ebrteta, na duket e hidhur\u201d!<\/p>\n\n\n\n<p>Faktet dhe e v\u00ebrteta nuk kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi fare p\u00ebr durr\u00ebsakun Dorian Hatibi (q\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera actek\u00ebt i quan kanibal\u00eb primitiv\u00eb, teksa bota flet p\u00ebr Civilizimin Actek), i cili kur e p\u00ebrkujton Sk\u00ebnderbeun i liston gj\u00ebrat q\u00eb \u201cv\u00ebllez\u00ebrit\u2019 turq, nga dahuria p\u00ebr ne, na i hoq\u00ebn p\u00ebr pes\u00eb shekuj\u201d. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, sipas tij, Perandoria Osmane ua paska ndaluar shqiptar\u00ebve, sidomos qytetit t\u00eb tij t\u00eb Durr\u00ebsit, vazhdimin e tregtis\u00eb me Tunizin\u00eb, Franc\u00ebn e bile Ukrain\u00ebn, tregti kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb shekujt V-VII?! Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, sipas tij, gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe \u201cvendet skandinave jetonin akoma duke adhuruar pem\u00ebn apo malin\u201d! Nj\u00eb sqarim ve\u00e7 p\u00ebr Ukrain\u00ebn: tek n\u00eb vitin 882 n\u00eb histori p\u00ebrmendet Kievi, i themeluar nga fisi viking i quajtur Rus (pra nga skandinav\u00ebt primitiv\u00eb t\u00eb Hatibit), nd\u00ebrkaq emri Ukrain\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb shekullin XII. Me k\u00eb pra shqiptar\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb tregti n\u00eb vitet 400-600? Shqiptar\u00ebt q\u00eb fillimisht si fis ilir i quajtur Alban \u2013 i p\u00ebrmendur nga Plini n\u00eb shekullin e I-r\u00eb \u2013 nuk kan\u00eb jetuar n\u00eb Durr\u00ebs; shqiptar\u00ebt q\u00eb si popull p\u00ebrmenden nga Mihail Ataliati m\u00eb 1042 e nga Ana Komnena m\u00eb 1081; ata q\u00eb p\u00ebr dallim nga skandinav\u00ebt ishin t\u00eb krishter\u00eb e nuk adhuronin pem\u00ebn e malin, por q\u00eb, \u00e7udit\u00ebrisht, para se fisi ilir Alban t\u00eb p\u00ebrmendet si etnonim p\u00ebr nj\u00eb popull, p\u00ebrmenden si grup heretik\u00ebsh (albanens\u00ebt) q\u00eb kan\u00eb jetuar n\u00eb Shqip\u00ebri rreth shekullit VIII (Enciklopedia e Krishter\u00eb)? Shqiptar\u00ebt q\u00eb periudh\u00ebn m\u00eb t\u00eb panjohur t\u00eb historis\u00eb e kan\u00eb pik\u00ebrisht at\u00eb t\u00eb sundimit bizantin, e jo osman?<\/p>\n\n\n\n<p>Hatibi reagon ndaj shkrimit \u201cUniversiteti mesjetar i Durr\u00ebsit dhe Jafeti biblik q\u00eb i krijoi shqiptar\u00ebt mitik\u00eb\u201d&nbsp;(publikuar te Telegrafi, m\u00eb 5 n\u00ebntor 2019), shkrim ky q\u00eb synonte t\u00eb tregonte se shtremb\u00ebrimi i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs ka shkaktuar p\u00ebrher\u00eb vuajtje. Shembujt e till\u00eb jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb edhe nga historia shqiptare, sidomos ajo e Kosov\u00ebs, sepse mitet e rrejshme serbe kan\u00eb nxitur p\u00ebrher\u00eb krime. Ndaj, p\u00ebr ata q\u00eb duan sot nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb ngritur shqiptare, shqiptar\u00ebt q\u00eb ja fusin kot si Xharra apo Hatibi jan\u00eb nj\u00eb me Ja\u00e7imoviqin apo Jovan Deretiqin.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, n\u00eb replik\u00ebn e quajtur \u201cP\u00ebrball\u00eb neo-otomanizmit\u201d, Hatibi nuk ofron as mendim e as nj\u00eb d\u00ebshmi q\u00eb mb\u00ebshtet \u201ctezat\u201d e tij. Por, krijon insinuata. Sipas tij, kush nuk pajtohet me t\u00eb \u00ebsht\u00eb neo-otoman apo bashk\u00ebmendimtar me tezat antishqiptare serbe! Ai pra del patriot, luft\u00ebtar, e madje n\u00eb fund deklarohet se ve\u00e7 po e do N\u00ebn\u00ebn Shqip\u00ebri. Po ku ka dashuri kur N\u00ebna g\u00ebnjehet?<\/p>\n\n\n\n<p>Meq\u00eb reagimi i tij nuk \u00ebsht\u00eb reagim, pasi merret me ca citate dhe insiston n\u00eb postimin q\u00eb i dha \u201cfam\u00eb\u201d e q\u00eb nxit debate koti fetare, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb t\u2019i shtrohen disa pyetje q\u00eb nd\u00ebrlidhen me ato q\u00eb ai p\u00ebrmend te \u201clista\u201d e tij:<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 A e di se m\u00eb 1384 Topiajt ftojn\u00eb osman\u00ebt p\u00ebr ta luftuar Balsh\u00ebn II dhe se Beteja e Savr\u00ebs e vitit 1385 sh\u00ebnon fillimin e fundit t\u00eb principatave shqiptare dhe momentin vendimtar q\u00eb i b\u00ebn shqiptar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb nga forcat kryesore t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane?<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 A e di se Arianit\u00ebt (Komnen\u00ebt) e Topiajt\u00eb e mohonin origjin\u00ebn shqiptare, se thirreshin si trash\u00ebgimtar\u00eb t\u00eb aristokracive bizantine apo franceze, e se Milan Shuflaj p\u00ebr familjet Balsha dhe Shpata p\u00ebrmend origjin\u00ebn shqiptaro-vllahe?<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 A e di se Dukagjin\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ve\u00e7 interesat e tyre u b\u00ebn\u00eb Begoll\u00eb, se Topiajt\u00eb u b\u00ebn\u00eb Toptan\u00eb, dhe se t\u00eb dy familjet i shkel\u00ebn shqiptar\u00ebt mos m\u00eb shum\u00eb se osman\u00ebt?<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 A e di se n\u00eb shumic\u00ebn e 25 betejave t\u00eb Heroit ton\u00eb Komb\u00ebtar, Gjergj Kastriotit \u2013 Sk\u00ebnderbeut, trupat osmane kishin ushtar\u00eb shqiptar\u00eb e komandoheshin po ashtu nga shqiptar\u00ebt?<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 A e di se Dukagjinasit kan\u00eb tentuar ta vrasin Sk\u00ebnderbeun dhe se Sk\u00ebnderbeu \u00ebsht\u00eb tradhtuar edhe nga familjar\u00ebt e tij?<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 A e di se m\u00eb 1912 trupat osmane u larguan nga Ballkani dhe se politikan\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb luftuan dhe luftojn\u00eb ve\u00e7 p\u00ebr pushtet?<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 A e di se Shqip\u00ebria e pavarur ka prodhuar figurat m\u00eb kontroverse q\u00eb s\u2019jan\u00eb par\u00eb gjat\u00eb 500 vjet\u00ebve t\u00eb sundimit osman?<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 A e di se gjat\u00eb Perandoris\u00eb Osmane, Shkodra dhe Kor\u00e7a b\u00ebhen vatra t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare (natyrisht, me merita t\u00eb shkodran\u00ebve e t\u00eb kor\u00e7ar\u00ebve), porse shqiptar\u00ebt m\u00eb t\u00eb men\u00e7ur, m\u00eb human\u00eb e m\u00eb patriot\u00eb i ka likuiduar Shqip\u00ebria q\u00eb k\u00ebtyre dy qyteteve ua dha tat\u00ebpjet\u00ebn?<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 Kur i p\u00ebrmend kardinal\u00ebt, a e di se Shqip\u00ebria ka vrar\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb ajk\u00ebn intelektuale shqiptare, prift\u00ebrinjt\u00eb fran\u00e7eskan\u00eb e jezuit\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>\u2013 Kush e ka shkat\u00ebrruar dhe po e shkat\u00ebrron sot trash\u00ebgimin\u00eb antike t\u00eb Durr\u00ebsit dhe kush po e pengon Shqip\u00ebrin\u00eb sot, teksa k\u00ebt\u00eb n\u00ebntor sh\u00ebnon 107 vjet pavar\u00ebsi, t\u00eb jet\u00eb shtet normal e per\u00ebndimor e jo vat\u00ebr e krimit dhe e varf\u00ebris\u00eb?\u2026<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNdonj\u00ebher\u00eb njer\u00ebzit nuk duan ta d\u00ebgjojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, meq\u00eb nuk duan t\u00eb shkat\u00ebrrohen iluzionet e tyre\u201d, ka th\u00ebn\u00eb filozofi gjerman, Friedrich Nietzsche. Asnj\u00eb shqiptar normal nuk \u00ebsht\u00eb neo-otoman. Asnj\u00eb shqiptar i ndersh\u00ebm nuk ia do t\u00eb keqen vendit e popullit t\u00eb tij. Por, asnj\u00eb shqiptar nuk mund t\u00eb jet\u00eb patriot e njeri i mir\u00eb n\u00ebse i mbron iluzionet e mediokr\u00ebve e n\u00ebse nuk lufton p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Hatibi n\u00eb fund t\u00eb shkrimit t\u00eb tij citon vargjet e Vaso Pash\u00ebs: \u201cTi ke pas\u00eb ken\u00eb nj\u00eb zoj\u00eb e rand\u00eb\/burrat e dheut t\u00eb thirrshin nan\u00eb\u201d. Autori i k\u00ebtyre vargjeve ka qen\u00eb n\u00ebpun\u00ebs i lart\u00eb i Perandoris\u00eb Osmane \u2013 Guvernator i Libanit. Vaso Pasha ishte njeri me fat, se po t\u00eb jetonte n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e pavarur, p\u00ebr vargjet \u201cO moj Shqypni, e mjera Shqypni\/ kush te ka qit\u00eb me krye n\u2019hi?\u201d, nga njer\u00ebzit si Dorian Hatibi q\u00eb shkruajn\u00eb me \u201cemocion\u201d e jo rezon, do t\u00eb shpallej o tradhtar o do t\u00eb ekzekutohej.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe, p\u00ebr fund: N\u00ebse Durr\u00ebsi (q\u00eb sot e ka nj\u00eb kinse Universitet q\u00eb Webometrics e rangon n\u00eb vendin 12 284 n\u00eb bot\u00eb, t\u00eb dhjetin n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb q\u00ebndron m\u00eb keq se Kosova n\u00eb nivel global \u2013 Universiteti i Tiran\u00ebs n\u00eb vendin 4 735 e ai i Prishtin\u00ebs n\u00eb vendin 2 776) kishte universitet shqiptar m\u00eb 1380, at\u00ebher\u00eb edhe King Kongu ka gjasa t\u00eb ket\u00eb q\u00ebn\u00eb shqiptar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Ca fjal\u00eb rreth shkrimit&nbsp;\u201cP\u00ebrball\u00eb neo-otomanizmit\u201d, i publikuar n\u00eb portalin Telegrafi, m\u00eb 6 n\u00ebntor 2019) Vitin e kaluar \u2013 kryesisht n\u00eb mediat e Shqip\u00ebris\u00eb \u2013 plasohet nj\u00eb tjet\u00ebr \u201cmargaritar\u201d nga Fahri&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29451,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-29449","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29449"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29449"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29449\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29452,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29449\/revisions\/29452"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29451"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29449"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29449"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29449"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}