{"id":29842,"date":"2019-11-23T21:07:00","date_gmt":"2019-11-23T20:07:00","guid":{"rendered":"http:\/\/shekulliagency.com\/?p=29842"},"modified":"2019-11-24T21:09:55","modified_gmt":"2019-11-24T20:09:55","slug":"nje-mosmarreveshje-dhe-nje-marreveshje-qe-do-ta-ndryshojne-kosoven","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/?p=29842","title":{"rendered":"Nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje dhe nj\u00eb marr\u00ebveshje q\u00eb do ta ndryshojn\u00eb Kosov\u00ebn"},"content":{"rendered":"\n<figure class=\"wp-block-image size-large\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" width=\"961\" height=\"605\" src=\"http:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190926_211855.jpg\" alt=\"\" class=\"wp-image-28492\" srcset=\"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190926_211855.jpg 961w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190926_211855-300x189.jpg 300w, https:\/\/alb.shekulliagency.com\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Screenshot_20190926_211855-768x483.jpg 768w\" sizes=\"(max-width: 961px) 100vw, 961px\" \/><\/figure>\n\n\n\n<p><em>Kur m\u00eb 2017 Vet\u00ebvendosje kishte fituar 32 deputet\u00eb e LDK 29, k\u00ebto dy parti s\u00eb bashku kishin shumic\u00ebn e duhur prej 61 deputet\u00ebve p\u00ebr ta formuar qeverin\u00eb. Por, p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Behxhet Pacollit p\u00ebr t\u2019i takuar Albin Kurtin e Isa Mustaf\u00ebn, Albin Kurti i dehur nga suksesi q\u00eb pa koalicione kishte dale partia e par\u00eb (e dyta pas koalicionit PAN) ishte kryefort\u00eb dhe nuk donte t\u00eb p\u00ebrulej n\u00eb biseda p\u00ebr koalicione<\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Shkruan:&nbsp;Nexhmedin SPAHIU<\/p>\n\n\n\n<p>Rezultati i zgjedhjeve komb\u00ebtare t\u00eb 6 tetorit 2019 n\u00eb Kosov\u00eb tregoi se shoq\u00ebria kosovare nuk ka ndryshuar. Ajo \u00e7far\u00eb ka ndryshuar ishte dalja pak ma e madhe n\u00eb zgjedhje dhe, rrjedhimisht, t\u00eb gjitha partit\u00eb shtuan numrin e votuesve, por proporcionet u ruajt\u00ebn. K\u00ebshtu p\u00ebrqindjet e partive politike, pak a shum\u00eb, ngel\u00ebn po ato t\u00eb dy viteve m\u00eb par\u00eb. Numri i votave t\u00eb pavlefshme u shtua po ashtu. Mbi 42.000 vota t\u00eb pavlefshme (mbi 5% t\u00eb numrit total t\u00eb votave) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fenomen q\u00eb tregon p\u00ebr analfabetizmin e shoq\u00ebris\u00eb kosovare pasi po me k\u00ebt\u00eb sistem votohet tashm\u00eb 12 vite. Sipas z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit t\u00eb Komisionit Qendror Zgjedhor t\u00eb Kosov\u00ebs, dy problemet kryesore jan\u00eb: zgjedhja e numrave t\u00eb kandidat\u00ebve n\u00eb an\u00ebn e djatht\u00eb, pa e zgjedhur subjektin politik (45.8%), dhe zgjedhja e m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb subjekti politik (32.3%). Pak\u00ebnaq\u00ebsia e votuesve me ofert\u00ebn politike \u00ebsht\u00eb reflektuar n\u00eb analiz\u00eb p\u00ebrmes flet\u00ebvotimeve t\u00eb b\u00ebra t\u00eb pavlefshme me q\u00ebllim (12%), si dhe flet\u00ebvotimeve t\u00eb zbraz\u00ebta (9.2%). N\u00ebse k\u00ebto p\u00ebrqindje jan\u00eb t\u00eb sakta, at\u00ebher\u00eb del q\u00eb nga k\u00ebta 42.000 e kusur votues rreth 5.000 veta nuk kan\u00eb dashur t\u2019ia japin vot\u00ebn askujt, nd\u00ebrsa 37.000 veta thjesht nuk kan\u00eb ditur t\u00eb votojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrkund\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebsaj opinioni publik n\u00eb Kosov\u00eb e jasht\u00eb saj e sheh ndryshimin. Por, \u00e7far\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ka ndryshuar?<\/p>\n\n\n\n<p>Kur m\u00eb 2017 Vet\u00ebvendosje kishte fituar 32 deputet\u00eb e LDK 29, k\u00ebto dy parti s\u00eb bashku kishin shumic\u00ebn e duhur prej 61 deputet\u00ebve p\u00ebr ta formuar qeverin\u00eb. Por, p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve t\u00eb Behxhet Pacollit p\u00ebr t\u2019i takuar Albin Kurtin e Isa Mustaf\u00ebn, Albin Kurti i dehur nga suksesi q\u00eb pa koalicione kishte dale partia e par\u00eb (e dyta pas koalicionit PAN) ishte kryefort\u00eb dhe nuk donte t\u00eb p\u00ebrulej n\u00eb biseda p\u00ebr koalicione.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb mandatit q\u00eb shkoi Albin Kurti u p\u00ebrball me rrezikun q\u00eb t\u2019i ikte nga dora partia q\u00eb e kishte themeluar vet\u00eb me sakrifica t\u00eb m\u00ebdha. Shok\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt i kishte ngritur n\u00eb pozita, t\u00eb lodhur nga diktati i tij si njeri i sakrific\u00ebs, tani q\u00eb ishin partia m\u00eb e madhe n\u00eb Parlamentin e Kosov\u00ebs, ishin lodhur nga sakrifica, donin komoditet dhe nuk ishin t\u00eb gatsh\u00ebm ta ken\u00eb Albin Kurtin n\u00eb krye t\u00eb partis\u00eb. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb Albin Kurti arriti ta rimarr\u00eb partin\u00eb, por humbi 13 deputet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt u an\u00ebtar\u00ebsuan n\u00eb Partin\u00eb Socialdemokrate t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb udh\u00ebhequr deri m\u00eb at\u00ebher\u00eb nga Kaqusha Jashari. Albin Kurti e p\u00ebrjetoi k\u00ebt\u00eb si goditje t\u00eb madhe dhe nuk e mori vet\u00ebn p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb. Por, fati n\u00eb k\u00ebt\u00eb fatkeq\u00ebsi t\u00eb tij ishte se i mblodhi mendt\u00eb se nuk mund t\u00eb pres\u00eb derisa partia e tij t\u00eb fitoj\u00eb mbi 50% dhe ta marr\u00eb pushtetin. Andaj u b\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr marr\u00ebveshje me LDK-n\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn deri dje e kishte konsideruar \u201cpateric\u00eb t\u00eb PDK-s\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli arrit\u00ebn deri n\u00eb pik\u00ebn ku m\u00eb nuk mund t\u00eb merreshin vesh. Kjo mosmarr\u00ebveshje mes tyre i prodhoi zgjedhjet e parakohshme. Rezultati i mosmarr\u00ebveshjes Ramush-Kadri dhe marr\u00ebveshjes Albin-Isa e prodhoi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb Albin Kurti t\u00eb jet\u00eb kryeminist\u00ebr i Kosov\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Me Albin Kurtin kryeminist\u00ebr Kosova do t\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr nga ajo e k\u00ebtyre 20 vjet\u00ebve q\u00eb shkuan. Kosova do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi sociale, nd\u00ebrsa kjo gj\u00eb do t\u00eb reflektoj\u00eb edhe n\u00eb Shqip\u00ebri. Do t\u00eb ket\u00eb luft\u00eb t\u00eb hapur korrupsionit dhe burgjet do t\u00eb mbush\u00ebn. Autoriteti i Albin Kurtit n\u00eb hapat e par\u00eb t\u00eb qeverisjes s\u00eb tij do t\u00eb ngrihet n\u00eb kulm. Diktati i tij do t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb \u00e7do pore t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kosovare. Liria e medies nuk do t\u00eb cenohet, jo p\u00ebr ndonj\u00eb arsye tjet\u00ebr, por sepse shumica e medies n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb jet\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb pushtetit. Ato do t\u2019i p\u00ebrshtatet realitetit t\u00eb ri. Nd\u00ebrkaq, mediet e pakta, q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebrkrahur Albin Kurtin kur ai arrestohej gjat\u00eb dy dekadave t\u00eb kaluara, do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vetmet kritikuese t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb planin e jasht\u00ebm Albin Kurti nuk do t\u2019i ket\u00eb pun\u00ebt mir\u00eb. Amerikan\u00ebt do ta tolerojn\u00eb at\u00eb derisa t\u2019i shkel\u00eb n\u00eb kallo n\u00eb ndonj\u00eb moment. N\u00eb momentin q\u00eb do t\u2019i shkel\u00eb n\u00eb kallo amerikan\u00ebt, ata thjesht\u00eb do t\u2019i sugjerojn\u00eb lidershipit t\u00eb LDK-s\u00eb ta prish\u00eb koalicionin me Vet\u00ebvendosjen dhe LDK-ja do ta prish\u00eb koalicionin menj\u00ebher\u00eb. Por, ka nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb goxha t\u00eb madhe mes shkeljes n\u00eb kallo t\u00eb amerikan\u00ebve dhe nj\u00eb politike t\u00eb jashtme t\u00eb gabuar, e cila mund t\u2019i sjell\u00eb d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha Kosov\u00ebs. Arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb droj\u00eb \u00ebsht\u00eb formimi i tij si nx\u00ebn\u00ebs shembullor i nj\u00eb shkolle t\u00eb keqe. Brezat e shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb edukuar nga vitet e 70-ta e k\u00ebndej, jan\u00eb t\u00eb indoktrinuar me filozofin\u00eb politike t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs. Librat e historis\u00eb e t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb kan\u00eb qen\u00eb po ato si n\u00eb Tiran\u00eb, me dallim q\u00eb n\u00eb faqen e par\u00eb ato n\u00eb Tiran\u00eb e kishin foton e shokut Enver, kurse ato n\u00eb Kosov\u00eb e kishin foton e shokut Tito. Por, p\u00ebrmbajtja ishte enveriste. P\u00ebr dallim nga nx\u00ebn\u00ebsit e student\u00ebt n\u00eb Shqip\u00ebri, q\u00eb e g\u00eblltisnin propagand\u00ebn enveriste, por q\u00eb syt\u00eb i kishin n\u00eb ball\u00eb p\u00ebr ta par\u00eb rezultatin e asaj propagande, koleg\u00ebt e tyre n\u00eb Kosov\u00eb nuk e shihnin as nuk e ndjenin realitetin e Shqip\u00ebris\u00eb, por shihnin RTSH-n\u00eb dhe shijonin g\u00ebnjeshtrat enveriste n\u00eb tekstet shkollore t\u00eb historis\u00eb e let\u00ebrsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Albin Kurti, duke qen\u00eb inxhinier i elektroteknik\u00ebs, nuk ka pasur rastin t\u00eb tejkaloj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se formimin baz\u00eb \u00e7far\u00eb na \u00ebsht\u00eb ofruar n\u00eb shkolla fillore e t\u00eb mesme nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e shokut Enver. Prej k\u00ebtu edhe mund t\u00eb kuptohet fakti se Albin Kurti e konsideron Enver Hoxh\u00ebn vet\u00ebm si nj\u00eb diktator, por jo edhe si antishqiptarin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb histori.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb bisedimet me Beogradin, Albin Kurti do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb kreativ e m\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs dhe jo kot\u00ebsir\u00eb, si\u00e7 ishin ata q\u00eb dialoguan deri m\u00eb tani me Beogradin (me p\u00ebrjashtim t\u00eb Ramush Haradinajt q\u00eb ishte m\u00eb serioz, por jo edhe n\u00eb nivelin q\u00eb e k\u00ebrkonte puna). Por, kam frik\u00eb se Albin Kurti do ta kaloj\u00eb n\u00eb ekstremin tjet\u00ebr dhe, ashtu si pararend\u00ebsit e tij, do t\u00eb ngelet pa rezultat.<\/p>\n\n\n\n<p>Me mend\u00ebsin\u00eb politike t\u00eb Enver Hoxh\u00ebs p\u00ebrfundon n\u00eb izolim. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ekziston rreziku real q\u00eb gjat\u00eb qeverisjes s\u00eb tij Kosova t\u2019i acaroj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Shqip\u00ebrin\u00eb. Autoriteti q\u00eb do t\u00eb fitoj\u00eb Albin Kurti n\u00eb faz\u00ebn fillestare t\u00eb luftimit t\u00eb korrupsionit n\u00eb Kosov\u00eb dhe q\u00ebndrimi i tij se me Edi Ram\u00ebn jan\u00eb kryeministra t\u00eb nj\u00eb kombi do t\u00eb krijoj\u00eb simpatizant\u00ebt e vet n\u00eb Shqip\u00ebri e, rrjedhimisht, do t\u00eb krijoj\u00eb rivalitet me klas\u00ebn politike t\u00eb Tiran\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb reflektohet n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes dy qeverive dhe dy shteteve. Tani p\u00ebr tani, Albin Kurti ndjehet i barabart\u00eb me Edi Ram\u00ebn, por s\u00eb shpejti do t\u00eb ndjehet superior karshi tij. Kjo do ta t\u00ebrheq\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb drejt projektit t\u00eb bashkimit mes dy vendeve, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb shkaktoj\u00eb tensione e rezistenc\u00eb nga ana e Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Derisa Albin Kurti ishte n\u00eb opozit\u00eb, q\u00ebndrimet e tij karshi Shqip\u00ebris\u00eb ishin zbavitje flladit\u00ebse p\u00ebr Tiran\u00ebn, por n\u00ebse ai nuk i ndryshon k\u00ebto q\u00ebndrime si kryeminist\u00ebr, at\u00ebher\u00eb q\u00ebndrimet e tij do t\u00eb jen\u00eb kok\u00eb\u00e7arje p\u00ebr Tiran\u00ebn. Natyrisht, ajo \u00e7far\u00eb ndodh\u00eb mes Kosov\u00ebs e Shqip\u00ebris\u00eb afekton edhe komunitetet shqiptar n\u00eb Maqedoni e Mal t\u00eb Zi e, rrjedhimisht, edhe k\u00ebto dy shtete.<\/p>\n\n\n\n<p>Kosova nuk ka dalje n\u00eb det. E vetmja frym\u00ebmarrje p\u00ebr Kosov\u00ebn jan\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e mira me 4 fqinj\u00ebt e saj. Sfida e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me Serbin\u00eb. Acarimi i raporteve me 3 fqinj\u00ebt e tjer\u00eb (Shqip\u00ebri, Maqedoni e Mal t\u00eb Zi) mund t\u00eb jet\u00eb fatal p\u00ebr Kosov\u00ebn. Garanci q\u00eb kjo nuk do t\u00eb ndodh\u00eb do t\u00eb jet\u00eb at\u00ebher\u00eb kur Albin Kurti t\u00eb deklaroj\u00eb se antishqiptari m\u00eb i madh n\u00eb histori \u00ebsht\u00eb Enver Hoxha dhe at\u00ebher\u00eb kur flamurin e Kosov\u00ebn ta quaj\u00eb flamur komb\u00ebtar (si\u00e7 edhe e ka quajtur Ahtisaari n\u00eb Nenin 1. Paragrafi 7, n\u00eb Planin Gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr Kosov\u00ebn) e jo si deri m\u00eb tani vet\u00ebm \u201cflamur shtet\u00ebror\u201d ose \u201cflamur administrativ\u201d. Albin Kurti duhet ta kuptoj\u00eb se flamur shtet\u00ebror ka edhe Teksasi, Kolorado etj., por ato nuk kan\u00eb flamur komb\u00ebtar, sepse flamur komb\u00ebtar amerikan \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm flamuri me 50 yje dhe se Teksasi, Kolorado etj., nuk jan\u00eb subjekte nd\u00ebrkomb\u00ebtare, por vet\u00ebm SHBA. T\u00eb thuash se Kosova ka vet\u00ebm flamur administrativ dhe jo flamur komb\u00ebtar e, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb k\u00ebrkosh t\u00eb krijosh marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrKOMB\u00ebtare, t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohesh n\u00eb Kombet e Bashkuara etj., k\u00ebshtu vet\u00ebm mund t\u2019i b\u00ebsh t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb qeshin me mjerimin t\u00ebnd intelektual.<\/p>\n\n\n\n<p>Ideja q\u00eb Kosova ta pushtoj\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb \u00ebsht\u00eb po aq idioteske sa edhe ajo q\u00eb Kosova t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga shtet\u00ebsia e vet dhe territorin e saj t\u2019ia dhuroj\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Natyrisht, n\u00eb instanc\u00ebn e fundit, k\u00ebt\u00eb nuk do ta lejojn\u00eb amerikan\u00ebt, sepse asnj\u00eb prind nuk lejon q\u00eb f\u00ebmija i vet t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebvrasje, por agjendat n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim do t\u00eb mund t\u2019i sjellin d\u00ebme t\u00eb m\u00ebdha Kosov\u00ebs.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kur m\u00eb 2017 Vet\u00ebvendosje kishte fituar 32 deputet\u00eb e LDK 29, k\u00ebto dy parti s\u00eb bashku kishin shumic\u00ebn e duhur prej 61 deputet\u00ebve p\u00ebr ta formuar qeverin\u00eb. Por, p\u00ebrkund\u00ebr p\u00ebrpjekjeve&#8230;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":28492,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[6],"tags":[],"class_list":["post-29842","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinionanaliza"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29842"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29842"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29842\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29844,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29842\/revisions\/29844"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/28492"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29842"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29842"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29842"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}