Nj\u00eb raport i ri inkurajoi OKB-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur lidhur me vdekjen e Mohamed Morsit, presidentit t\u00eb par\u00eb i zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike n\u00eb Egjipt, i cili u rr\u00ebzua n\u00eb nj\u00eb grusht shteti ushtarak n\u00eb vitin 2013 dhe nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb seance gjyq\u00ebsore.<\/p>\n\n\n\n
Raporti i publikuar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn dhe i p\u00ebrpiluar nga “Guerica 37” – Dhoma Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e Drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Lond\u00ebr (pjes\u00eb e Grupit Guernica, ekip i p\u00ebrzier i avokat\u00ebve t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga Britania e Madhe, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs), me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb familjes Morsi dhe K\u00ebshillit Revolucionar Egjiptian “shqyrtoi rrethanat rreth arrestimit, gjykimit dhe vdekjes s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb ish- presidentit n\u00eb paraburgim”.<\/p>\n\n\n\n
Ajo nxit p\u00ebr nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur t\u00eb udh\u00ebhequr nga OKB-ja p\u00ebr vdekjen e Morsit e cila “mori nj\u00eb hov t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm m\u00eb 9 n\u00ebntor 2019, nga Raportuesi Special i OKB-s\u00eb p\u00ebr ekzekutime jasht\u00ebgjyq\u00ebsore dhe Grupi i Pun\u00ebs i OKB-s\u00eb mbi paraburgimin, duke k\u00ebrkuar nj\u00eb hetim m\u00eb efektiv t\u00eb pavarur dhe t\u00eb paansh\u00ebm p\u00ebr vdekjen e paligjshme t\u00eb Dr. Morsi dhe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurve t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kishin vdekur n\u00eb paraburgim q\u00eb nga viti 2012\u201d.<\/p>\n\n\n\n
Toby Cadman, bashk\u00ebthemelues dhe drejtues i “Guernica 37”, tha se Agnes Callamard, raportueses s\u00eb posa\u00e7me t\u00eb OKB-s\u00eb p\u00ebr ekzekutimet jasht\u00ebgjyq\u00ebsore, i \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar nj\u00eb kopje e raportit dhe ai do ta takoj\u00eb at\u00eb brenda dy jav\u00ebve t\u00eb ardhshme p\u00ebr t\u00eb diskutuar t\u00eb gjitha hapat q\u00eb OKB-ja mund t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Mungesa e kujdesit t\u00eb duhur mjek\u00ebsor \u00ebsht\u00eb tortur\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Duke folur p\u00ebr Anadolu Agency (AA) n\u00eb nisjen e raportit, Cadman tha se Callamard “deklaroi shum\u00eb qart\u00eb se duket se ka elemente t\u00eb vdekjes s\u00eb Dr. Morsit q\u00eb tregojn\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfshirjen e shtetit dhe n\u00ebse ka p\u00ebrfshirje t\u00eb shtetit, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vrasje e sanksionuar nga shteti, sigurisht se duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb hetim penal\u201d.<\/p>\n\n\n\n
Cadman hodhi posht\u00eb kushtet dhe rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat Morsi ishte mbajtur brenda, duke th\u00ebn\u00eb se nj\u00eb num\u00ebr i kushteve mjek\u00ebsore para-ekzistuese kishin b\u00ebr\u00eb q\u00eb Morsi t\u00eb futet n\u00eb gjendje kome diabeti edhe kur “ne kishim k\u00ebrkuar nga K\u00ebshilli Revolucionar Egjiptian dy vjet m\u00eb par\u00eb q\u00eb t\u00eb paralajm\u00ebroj\u00eb OKB-n\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb”.
“Ai po humbiste shikimin n\u00eb nj\u00ebrin sy dhe jeta e tij ishte n\u00eb rrezik”, tha ai.
Cadman tha se autoritetet egjiptiane nuk nd\u00ebrmor\u00ebn asnj\u00eb hap p\u00ebr ta korrigjuar k\u00ebt\u00eb dhe madje refuzuan nj\u00eb kontroll t\u00eb pavarur mjek\u00ebsor nga nj\u00eb mjek i paansh\u00ebm.
N\u00ebse autoritetet nuk nd\u00ebrmarrin asnj\u00eb veprim kur gjendja sh\u00ebndet\u00ebsore e nj\u00eb personi p\u00ebrkeq\u00ebsohet p\u00ebrderisa ndodhet n\u00eb burg “autoritetet jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr vdekjen”, tha ai. “N\u00ebse pengoni trajtimin e nevojsh\u00ebm nga dikush q\u00eb k\u00ebrkon trajtim mjek\u00ebsor, sipas ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, kjo paraqet tortur\u00eb”.<\/p>\n\n\n\n
Morsi “jo vet\u00ebm q\u00eb u vra nga shteti egjiptian, por ajo q\u00eb u b\u00eb ndaj tij ishte tortur\u00eb”, shtoi Cadman.<\/p>\n\n\n\n
Cadman gjithashtu tha se e kishte shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb besonte se vdekja e djalit t\u00eb Morsit, Abdullah n\u00eb shtator, ishte rezultat i nj\u00eb sulmi n\u00eb zem\u00ebr, si\u00e7 pretendohet nga shteti egjiptian.
Cadman tha se kishte biseduar me Morsin e ri dy jav\u00eb para vdekjes s\u00eb tij dhe ai kurr\u00eb nuk u ankua p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje sh\u00ebndet\u00ebsore, por tha se ai kishte frik\u00eb p\u00ebr sigurin\u00eb e tij sepse e kishte akuzuar Ministrin\u00eb e Brendshme t\u00eb Egjiptit p\u00ebr vdekjen e babait t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n
Ish-presidenti flinte n\u00eb dyshemen\u00eb prej betoni<\/strong>
Duke p\u00ebrshkruar kushtet e Morsit derisa ishte n\u00eb burg, Maha Azzam, kreu i K\u00ebshillit Revolucionar Egjiptian, tha se ish-presidentit iu mohuan t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat sipas ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe statutit t\u00eb OKB-s\u00eb.
Azzam p\u00ebr AA tha se Morsi ishte v\u00ebn\u00eb n\u00ebn “presion psikologjik” dhe “tortur\u00eb” sipas konventave nd\u00ebrkomb\u00ebtare.
\u201cAi u mbajt n\u00eb vetmi dhe iu mohuan t\u00eb drejtat themelore si\u00e7 jan\u00eb vizitat nga familja e tij. Atij iu mohua m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ila\u00e7et kund\u00ebr diabetit. Ai fjeti n\u00eb dysheme prej betoni pa asnj\u00eb shtrat ose batanije”, tha ajo.
Ai iu n\u00ebnshtrua “tortur\u00ebs sistematike” n\u00eb duart e forcave t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb regjimit egjiptian, shtoi Azzam.
“Ne i b\u00ebjm\u00eb thirrje Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb OKB-s\u00eb (Antonio Guterres) dhe Callamard q\u00eb t\u00eb marrin shum\u00eb seriozisht vdekjen e nj\u00eb presidenti t\u00eb zgjedhur p\u00ebrmes zgjedhjeve t\u00eb ndershme dhe t\u00eb lira”, tha Azzam.<\/p>\n\n\n\n
“Ata po e injorojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fakt dhe nuk e ndjekin at\u00eb plot\u00ebsisht n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb hetimi t\u00eb pavarur dhe i d\u00ebrgojn\u00eb mesazh gjeneralit (Abdel Fattah) Sisi dhe regjimit egjiptian se ata realisht mund t\u00eb mosnd\u00ebshkohen p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb popullin egjiptian prej 100 milion\u00eb dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 60 mij\u00eb t\u00eb burgosurve politik\u00eb sot n\u00eb burgjet e Egjiptit, t\u00eb burgosur politik\u00eb q\u00eb vuajn\u00eb tani n\u00eb burgje drejt nj\u00eb vdekje t\u00eb ngadalt\u00eb”.<\/p>\n\n\n\n
\u201cNe i dim\u00eb emrat e k\u00ebtyre njer\u00ebzve, shum\u00eb prej tyre jan\u00eb gjithashtu gra q\u00eb vdesin p\u00ebr shkak t\u00eb neglizhenc\u00ebs mjek\u00ebsore dhe p\u00ebr shkak t\u00eb kushteve shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda johumane”.<\/p>\n\n\n\n
Hapi i par\u00eb p\u00ebr hetim<\/strong><\/p>\n\n\n\n
Anas Altikriti, kreu i Fondacionit Cordoba, nj\u00eb grup me seli n\u00eb Britani t\u00eb Madhe q\u00eb punon p\u00ebr arritjen e mir\u00ebkuptimit midis Bot\u00ebs Muslimane dhe Per\u00ebndimit, e quajti raportin e ri “hapin e par\u00eb” drejt nj\u00eb hetimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr rrethanat e vdekjes s\u00eb Morsit.
Duke folur p\u00ebr AA, Altikriti tha se “ajo q\u00eb ndodhi ishte nj\u00eb fatkeq\u00ebsi n\u00eb \u00e7do aspekt q\u00eb mund t\u00eb imagjinohet”.
“P\u00ebr vite me radh\u00eb, nj\u00eb president i zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike mbeti n\u00eb burg n\u00ebn autoritetin e nj\u00eb diktature t\u00eb nj\u00eb regjimi t\u00eb grusht shtetit, t\u00eb nj\u00eb regjimi ushtarak, jo-demokratik”, tha ai.
“T\u00eb drejtat e tij njer\u00ebzore u abuzuan \u00e7do dit\u00eb dhe sipas t\u00eb gjitha llogarive ai u vra n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive”, shtoi ai.
Altikriti n\u00ebnvizoi se shpresonte q\u00eb raporti t\u00eb “hapte kutin\u00eb” p\u00ebr nj\u00eb seri hetimesh jo vet\u00ebm p\u00ebr vdekjen e Morsit, por edhe p\u00ebr rrethanat e dhjet\u00ebra mij\u00ebra t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb ende mbahen n\u00eb burgjet e Egjiptit.
“OKB-ja mbetet nj\u00eb instrument shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb rrit presionin ndaj regjimeve t\u00eb brishta, t\u00eb dob\u00ebta dhe shpesh patetike, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb kemi n\u00eb Kajro. Dhe, gj\u00ebja m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb se bota duhet t\u00eb d\u00ebshmoj\u00eb faktin se krimet si k\u00ebto kurr\u00eb nuk p\u00ebrfundojn\u00eb pa llogari”.<\/p>\n\n\n\n
Morsi, nj\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt kryesor t\u00eb V\u00ebllaz\u00ebris\u00eb Muslimane n\u00eb Egjipt, fitoi zgjedhjet e para t\u00eb lira dhe demokratike p\u00ebr president n\u00eb Egjipt n\u00eb vitin 2012.<\/p>\n\n\n\n
Pas vet\u00ebm nj\u00eb viti n\u00eb detyr\u00eb, ai u rr\u00ebzua dhe u burgos n\u00eb nj\u00eb grusht shteti ushtarak t\u00eb udh\u00ebhequr nga ministri i at\u00ebhersh\u00ebm i Mbrojtjes dhe presidenti aktual, Abdel-Fattah al-Sisi.
N\u00eb koh\u00ebn e vdekjes s\u00eb tij n\u00eb qershor, Morsi u p\u00ebrball me nj\u00eb mori akuzash ligjore, t\u00eb cilat ai, s\u00eb bashku me grupe t\u00eb shumta p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut dhe v\u00ebzhgues t\u00eb pavarur, than\u00eb se ishin t\u00eb motivuara politikisht.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Nj\u00eb raport i ri inkurajoi OKB-n\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar nj\u00eb hetim t\u00eb pavarur lidhur me vdekjen e Mohamed Morsit, presidentit t\u00eb par\u00eb i zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike n\u00eb Egjipt, i…<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":29489,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[4],"tags":[],"class_list":["post-29948","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29948"}],"collection":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=29948"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29948\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29949,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/29948\/revisions\/29949"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/media\/29489"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=29948"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=29948"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/alb.shekulliagency.com\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=29948"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}